Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Action
    Anëtarësuar
    20-11-2008
    Postime
    77

    A do të mund të jetojmë përgjithmonë në tokë ?

    Ne nuk mund të jetojmë në tokë përgjithmonë. Edhe nëse i jepet zgjidhje ngrohjes globale dhe tymrave në atmosferë, përsëri toka është e rrezikuar çdo ditë nga të tjera kërcënime natyrore, që do të bëjnë jetën në tokë të pamundur me kalimin e viteve.

    Na ndodh shpesh herë që të dëgjojmë për rënien e objekteve nga qielli në vende të ndryshme të tokës, si dhe në vendin tonë.

    Në fakt ato nuk janë yje por meteorë, thërrmija gurësh të vogla, nga disa mm deri në disa cm, të cilët i janë afruar tokës dhe kanë hyrë në atmosferën e saj, por duke pasur një shpejtësi nga 10 -70km/sek ose 250,000 km/orë, ata digjen nga fërkimi i madh me atmosferën në lartësi nga 90 deri në 50 km mbi sipërfaqen e tokës.

    Në përgjithësi madhësia e tyre nuk i kalon disa cm si pasojë ata digjen plotësisht në ajër pa arritur në tokë, por ka dhe disa prej tyre me përmasa më të mëdha, të cilët arrijnë të përplasen në sipërfaqen e tokës duke shkaktuar dhe dëme materiale të niveleve të ndryshme.

    Rreth dhjetë meteoritë të vegjël (deri një metër) godasin tokën çdo vit. Toka e shton masën e saj me rreth 100 ton në ditë nga rënia në të e meteoritëve.

    Të gjithë e dimë që Toka nuk mbështetet në asnjë vend, por rrotullohet rreth Diellit në hapësirë së bashku me hënën me planetët dhe me një mori trupash të tjerë më të vegjël si asteroide meteoritë kometa me madhësi nga disa dhjetëra km deri tek thërrmijat e pluhurit, si dhe gaz.

    Planetët dhe hënat e tyre e kanë të përcaktuar trajektoren që ndjekin. Kjo trajektore ka përafërsisht një formë rrethore rreth Diellit.

    Çdo planet ka një largësi të ndryshme nga Dielli dhe si rrjedhim asnjë planet nuk përplaset me njëri-tjetrin. Të gjithë këta trupa të sistemit diellor rrotullohen përafërsisht në një plan.

    Tek asteroidët shihet një ndryshim në orbitën e tyre në lidhje me atë të planetëve. Ata kanë orbita eliptike. Si pasojë ata mund ti largohen dhe afrohen Diellit. Trajektorja e tyre shpesh herë pret trajektoren e planetëve, duke çuar shpesh herë në përplasjen e tyre.

    Gjatë rrotullimit të tyre rreth Diellit ata mund të përplasen dhe me asteroidët e tjerë. Nga përplasja e dy asteroideve me njëri-tjetrin ndryshohet trajektorja e tyre.

    Kështu asteroidet të cilët janë objekte të ngurta të formuara nga akulli, pluhuri e materiale të tjera shkëmborë me orbitat e tyre të çrregullta mbushin të gjithë hapësirën në të cilën lëvizin planetët së bashku me Tokën.

    Përplasja e një asteroidi me tokën ka ndodhur gjatë gjithë historisë së Tokës që nga krijimi i saj, vazhdon në ditët tona dhe do të ndodhë dhe në të ardhmen.

    Kjo përplasje vjen duke u rralluar pasi shumica e gurëve janë përplasur me njëri tjetrin ose me trupat më të mëdhenj në fillimet e sistemit Diellor, por akoma dhe sot ka mbetur një numër shumë i madh prej tyre të cilët rrezikojnë seriozisht Tokën si dhe jetën në të.

    Nga Orjeta Zhupa

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Une nuk e di ku e sheh kjo gazetare kete risk prandaj ty si gjimnazist te sugjeroj te mos jesh pesimist per te ardhmen e planetit toke, sepse keto jane risqe pa ndonje vlere te madhe dhe nese bie ndonje meteor gjigand mire do te bente sepse si shume eshte shtuar popullsia e tokes. Pastaj nese duam deri diku edhe i kontrollojme me armet tona qe po zhvillohen perdite e me shume.

    Do jetohet ne toke gjer kur te shuhet dielli ose kur te ndodhe ndonje perplasje si rezultat i ndonje aktiviteti te fuqishem negativ te energjise se erret.

    Qe te jetohet gjer atehere duhen bere edhe luftra qe te heqim gjithe keto turma njerezish qe po harxhojne ne menyre te pakthyeshme token pa i dhene gje asaj.

    Prandaj rrofshin teorite Maltusiane , poshte ato gjoja humane qe shpiku Darvini.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e olsetto
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    170
    Neqoftese planeti yne do te nxehet shume atehere njerezimi dote shfarosej.
    Por flitet per dicka qe do te ndodhe ne nje te ardhme te larget,duhet te jemi optimist qe teknologjia do te jete zhvilluar shume atehere. Marsi do te jete bere nje planet si Toka sote me jete.Ose ndoshta do te popullojme henat e Jupiterit.

    Pas shuarjes se diellit do te kalojne akoma me shume vite, cdo planet ne sistemin diellor do te kete marre fund. Por nuk i dihet ,njerezimi mund te shkoje ne galaktika te reja per zbulime ku patjeter duhet te kete planete me jete.

    Sipas nje teorie pas 8mld vitesh universi do te mblidhet ne nje yll gjigand, ndoshta si Big Bang dhe dote perfundoje cikli 23mld vjecar. Do te filloje i riu...
    1,2 Freedy comes for you;
    3,4 Jason's at your door.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    I vetmi planet ku njerezit do te mund te jetojne eshte toka. Leri marrezirat e dokumentareve qe gjithe diten thone brockulla sikur gjoja me disa pasqyra dhe disa bime elementare e bejme marsin te jetueshem apo henat e jupiterit.

    Njeriu kemi harruar se ka edhe kufizime fiziollogjike jashte planetit Toke me te cilin ka themi ne thonjeza shpirtin pafundesisht te lidhur me te. Dyshohet qe njeriu te kete vajtur ne hene (megjithese si dyshim me duket absurd por ja qe ka edhe keshtu mundesi) dhe aq me pak nuk ka force fiziollogjike te udhetoje gjer ne mars. Shkencetaret po bejne shume perpjekje per ngadalesimin e metabolizmit te njeriut nepermes ngrirjes trupore por eshte proces me shume pikepyetje , gjithashtu po perpiqen te ndertojne familje brenda anijeve kozmike por edhe ky projekt me shume pikeyetje.
    Kurre njeriu nuk mund te dale nga kthetrat e ketij planeti. Pastaj nuk eshte serioze te mendojme se mund te shkojme nga nje galaktike ne tjetren , sepse keto jane poezi qe tregojne patetiket, idiotet, dhe injorantet...

    Sa i perket teorive te oshilasioneve universale, kjo eshte teori kote me dhjetra kundershtime mbi koke dhe sidomos te pretendojne rilindjen e njeriut pas ketij gjoja cikli ku mundesite jane mese zero per rilindjen e nje toke po nuk nderhyri Zoteruesi Suprem i Universit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e olsetto
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga G.D Lexo Postimin

    Te duken metafora,epitete,hiperbola poezish qe njeriu s'mund te dale nga kthetrat e ketij planeti?!
    Pra ti s'beson ne zhvillimin e teknologjise, ku dy shekuj me perpara njeriu as qe do ta imagjinonte shkeljen ne Hene,kompjuterat me teknologji te larte,Internetin... Epo ta them une qe astronautet kane jetuar shume kohe ne hapesire e kane dale nga kthetrat e Tokes. Ndoshta do te jene ata te paret qe do te shkelin ne nje planet tjeter blu. Une po flas per nje te ardhme me te larget se ajo e zgjidhjes se ngrohjes globale.Ti mund te kesh te drejte vetem nese njeriu behet me mendjemadh se c'eshte,dua te them prsh s'e perfill ngrohjen globale si nje problem madhor per momentin. Duhet te besosh me shume ne "endrrat e se ardhmes"
    1,2 Freedy comes for you;
    3,4 Jason's at your door.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Po te them une se jane poezi te paverteta. Se pari atmosfera e tokes quhet TOKE. Pra astronautet kane jetuar per dite te tera ne TOKE. Cfare enderrohej dhe cfare ndodhi e nuk ndodhi keto tashme nuk perbejne argumente ose jane argumente qe behen nga mediokrit, nuk dua tju fyej por mos i jep me keto lloje argumentesh. Kush mund te enderronte ne kohet e para dy shekujve se piramidat jane plot mistere e ligje shkencore qe para dy shekujve akoma nuk njiheshin?
    Sa i perket ngrohjes globale njeriu nuk eshte shkaktari kryesor i saj dhe gjithashtu bota nuk eshte ne ndonje risk te madh prej saj...

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga G.D Lexo Postimin
    Une nuk e di ku e sheh kjo gazetare kete risk prandaj ty si gjimnazist te sugjeroj te mos jesh pesimist per te ardhmen e planetit toke, sepse keto jane risqe pa ndonje vlere te madhe dhe nese bie ndonje meteor gjigand mire do te bente sepse si shume eshte shtuar popullsia e tokes. Pastaj nese duam deri diku edhe i kontrollojme me armet tona qe po zhvillohen perdite e me shume.

    Do jetohet ne toke gjer kur te shuhet dielli ose kur te ndodhe ndonje perplasje si rezultat i ndonje aktiviteti te fuqishem negativ te energjise se erret.

    Qe te jetohet gjer atehere duhen bere edhe luftra qe te heqim gjithe keto turma njerezish qe po harxhojne ne menyre te pakthyeshme token pa i dhene gje asaj.

    Prandaj rrofshin teorite Maltusiane , poshte ato gjoja humane qe shpiku Darvini.
    ehe idiotizmi fetar nxjerr krye,ky kujton se shpiku naj gjo t're,qenke bo maltusian ti re,iher myslymon,iher te pelqen teoria e Maltus priftit...e di ti qe planeti toke ka aftesine te mbaje me resurset e veta 35 here me shume sesa popullsia e tanishme boterore.

    po kur e nxorri teorine ai budallai Maltus e di ti sa ishte popullsia boterore!!!!ehe mos bej search fare,ta them une,disa qindra milione.pra toka u bo me miliarda tani dhe maltus keriçi hante *** kot.
    mund te thuash zotrote qe ka uri ne bote tek miliarda njerez,po,ka por jo per faj te resurseve...dhe njeri nga fajet gjigande te urise ne bote jane pikerisht kto religjionet ,me i dhjeri eshte islami jot(ku ka islam ka skamje,mjerim),si dhe per mjaft arsye te tjera politike ekonomike(nuk do rrime ti analizojme tani).

    dhe uria nuk zhduket me luftra ose me pakesim njerezish,apo me meteoritet e tua qe godasin token...uria zhduket duke ndryshuar shume gjona ne bote gjeja e pare qe duhet te beje njerezimi qe te shpetoje eshte pikerisht kjo,te zhduke religjionet....kte drogues te madh njerezish.

    "feja eshte opium per popullin"...une nuk jam marksist,por marksi kishte te drejte me kte qe tha.

    kurse darwinit i rob koti si ti nuk ka ca i bo,duhen kellqe kur te flasesh per darwin,nuk mjafton nje deklarate debileske..."poshte ato gjoja humane qe shpiku Darwini"
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #8
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Te mendohet se mund te jetohet ne nje planet tjeter dhe te gjeshe nje te tile eshte nje ide e cila e preokupu prej shekujsh njeriun por nje gje eshte shume e thjeshte se nje gje e tille eshte shume shume e veshtire te gjendet nje toke e dyte per njerzimin ku mund te kete elemente jete, e lere me te gjendet nje planet sikurse toka eshte nje gje e pamundur
    Toka eshte planeti me i mrekullueshem nga te gjithe te tjeret
    Ne ate se a do jetojme gjithmone ne toke nuk mund te theme qe po sepse sipas nje ligji te thjesht cdo ka nje fillim e perfundim pra edhe njeriu nuk mund te jetoje pergjithemone ne toke por do te mundohet qe te gjeje alternativa te ndryshme e nje nder to eshte planeti Mars,si dhe satelitet e Jupiterit por me kalimin e kohes njeriu do arrije nje teknologji aq te avancuar sa sot mund ti shohim neper filmat fanta-shkences,nuk eshte thene kote se cka enderrohet nje dite,nje dite mund te realizohet,shembulli me i mire per kete eshte shkelja e njeriut ne hene e shume arritje te tjera

    Ka nga ata qe mendojn ne menyra te ndryshme por besoj qe njeriu do te beje te pamunduren qe te kaloj kete penges dhe me kohe do kolinizoje Univerzine para se te perfundoj jeta ne toke
    Kjo gje do te quhet kaho e zbulimeve te medha sikur atehere kur u zbuluan kontinetet e reja

    MENDIM PERSONAL

  9. #9
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    A do të mund të jetojmë përgjithmonë në tokë ?
    Kjo teme eshte tek nen forumi Shkenca dhe jeta dhe jo tek Shkenca dhe jeta+feja
    Lerini jashte shpjegimet teologjike dhe merruni me ato shkencore,sepse po ndyhet c'do lloj teme me teorite fetare.

    Faleminderit paraprakisht.

    Sa per temen toka ka qene dhe do jete vazhdimisht e rrezikuar prej jashtqitjeve te hapesires.
    Por nuk e besoj se ka nje "pergjithmone" pasi c'do gje qe e ka nje fillim,e ka edhe nje mbarim.
    Ndoshta fundi mund te vije para kohe (meteore,asteroide,vrima te zeza e mish mash) por mund te vije edhe kur te vije koha,qe per mua eshte fundi i Diellit.Vdes Dielli,vdes edhe toka bashke me jeten e saj.
    Keshtu qe s'mund te jetojme pergjithmone ketu.

  10. #10
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anëtarësuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179
    Shkenca dhe filozofia duke bere gara njera me tjetren (sipas periudhave te ndryshme njehere ka mbizoteruar njera njehere tjetra, dhe keshtu ka per te qene). Problemi qendron qe nqs shkenca nuk mbeshtetet ne filozofi, atehere mund te kemi kriza boterore. Mjafton te shikosh te tanishmen, finacieret u larguan ca si shume nga filozofet dhe hengren preshin ne by....

    Filozofia thote qe : Asgje nuk eshte e perjetshme. Atehere sipas kesaj as jeta ne toke nuk eshte e perjetshme. Dhe kete shkenca e ka pranuar. Pyetja sic eshte formuluar nuk ka kuptim, do te kishte me teper kuptim po te ishte: Nga se do ti vi fundi tokes? A do te jete ne toke njerezimi kur kesaj ti vi fundi apo do te jemi larguar nga ky planet.

    Shkenca gabon, ndersa filozofia eshte me absolute ne te verteten e saj. (ketu nuk po flas per pseudo-filozof, por per personalitete te kesaj fushe).
    Nëse thonë se lufta dëmton paqen unë "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta për liri është paqia vetë!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të jetojmë sipas Kur’anit
    Nga intel inside në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:42
  2. Ne kemi jetuar me shqiptarë, dhe do vazhdojmë të jetojmë!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  3. Si ta jetojmë Javen e Madhe?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  4. Ja si jetojmë të ngujuar në kulla 140 vetë të një fisi"!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 21:19
  5. Pse jetojme?
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •