Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 195
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te dashur Agim dhe Riza! Ne mungese te qerasjes me c'ka pelqeni ne te ngrene e te pire, po vazhdoj qerasjen tone te njohur me vargje...


    Unë dhe jeta

    Nuk luaj unë me jetën
    Ajo me mua luan
    Si nuk ja gjej të fshehtën
    Ta kthej ashtu siç dua?

    Përballë kur më rri
    Nxjerr gjuhën me përqeshje
    Më keq dhe në profil
    Ç'më bën mos dua veten!

    Po shpinën kur ma kthen?
    Më vdes dhe mban të gjallë
    Si Krishti më mbërthen
    Çmbërthyer më heq zvarrë!

    Po kur zhduket papritur
    Dhe ndjehem i pajetë?
    Pse kthehet e uritur
    Dhe nuk më le të qetë?

    Ç'i mbetet të më marrë?
    Veç fundit të vetvetes
    Ç'më mbetet që t'i jap?
    Veç jetën përtej vdekjes!
    ------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë..të krijosh.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Te dashur Agim dhe Riza! Ne mungese te qerasjes me c'ka pelqeni ne te ngrene e te pire, po vazhdoj qerasjen tone te njohur me vargje...


    Unë dhe jeta

    Nuk luaj unë me jetën
    Ajo me mua luan (AJO LUAN ME MUA)
    Si nuk ja gjej të fshehtën
    Ta kthej ashtu siç dua?

    Përballë kur më rri
    Nxjerr gjuhën me përqeshje
    Më keq dhe në profil
    Ç'më bën mos dua veten!

    Po shpinën kur ma kthen?
    Më vdes dhe mban të gjallë
    Si Krishti më mbërthen
    Çmbërthyer më heq zvarrë!

    Po kur zhduket papritur
    Dhe ndjehem i pajetë?
    Pse kthehet e uritur
    Dhe nuk më le të qetë?

    Ç'i mbetet të më marrë?
    Veç fundit të vetvetes
    Ç'më mbetet që t'i jap?
    Veç jetën përtej vdekjes!
    ------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë..të krijosh.
    Duke pirë kafenë e mëngjesit, u freskova dhe u frymëzova me këtë poezi të bukur...
    Do të shkruaj edhe unë një të re në këtë temë...

    Përshëndetje Mondi!

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Here tjeter eja ta pime bashke kafene, Agim. Je i mirepritur.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    U thinj...

    U thinj bota
    Pa u plakur...
    U thinj koha
    E paardhur...

    U thinj jeta
    E pa nisur...
    U thinj zemra
    E paditur...

    U thinj shpirti
    I pa ndjerë...
    Kush s'u thinj
    Ta shoh njëherë!?
    ------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë..të krijosh.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nuk ka fjalë...

    E lashë trupit tënd, shijen e dashuris'
    Dhe morra me vete, veten e dehur
    Do kthehem përsëri që të rinis'
    Të shuaj etjen e re dhe të mbetur.

    Kështu jam gjithnjë tëndi, timja je
    Ç'të le, më pak ta marr për t'u rikthyer
    Ç'më jep, gjithnjë të dehur mua më le
    Ç'na ndodh, jo nuk ka fjal' për t'u rrëfyer!

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Veç me ty

    Veç me ty kuptova qejfin
    Qejfi, veç nga ty më lindi
    Veç me ty e preka diellin
    Dielli, veç nga ty më ndriti.

    Veç me ty s'njoh pleqërinë
    Pleqëria, veç nga ty m'largohet
    Veç me ty shijoj rininë
    Rinia, veç nga ty rinohet.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Veç me ty

    Veç me ty kuptova qejfin
    Qejfi, veç nga ty më lindi
    Veç me ty e preka diellin
    Dielli, veç nga ty më ndriti.

    Veç me ty s'njoh pleqërinë
    Pleqëria, veç nga ty m'largohet
    Veç me ty shijoj rininë
    Rinia, veç nga ty rinohet.
    e kendshme

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159
    Dhe kjo është ajo : "Të krijosh domethënë...të krijosh".
    I dashur Mondi, pranë sejcilit shkrim që ti bën, ia vlenë të thuhen nga disa fjalë miradie, por në pamundësi për të bërë këtë, them se shkrimet tuaja flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për komente.
    Frymëzim të vazhdueshëm dhe vlera të larta të uron i yti Ademi.
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me gjalleruan dhe inkurajuan me shume fjalet e tua, miku im Adem. Oh sa e perpjete rruga krijuese, por ja vlen te pengohesh, plagosesh dhe vazhdosh pa u dekurajuar, ngjitjen e saj. Perqafime, Mondi

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kërkimi i fjalës

    E kërkoja fjalën
    Me mua u tall
    U lodha, e lashë
    Dhe mbeta pa fjal'.

    Dhe kush, unë që di
    Me mijra fjalë
    Pa fjalën po rri
    Mes fjalësh vërdallë.

    Me veten qava
    Qesha me vete
    Përballë fjala
    Indiferente!

    E ndala kërkimin
    I mbajta mëri
    Dhe gjeta shpëtimin
    E fjalës në shpirt.

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •