Close
Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 195
  1. #111
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Harreskujtesa

    Harresa e flaku kujtesën
    Kujtesa harresës ju ngjit
    Në ndjekje gjith' jetën mbetën
    Njeriun e lanë midis.

    Kështu u bë historia
    Historia kështu dhe u shkrua
    Harresa krijoi çudira
    Kujtesa më shumë u harrua.

    Dhe bota ecën hutuar
    Nga erdhi, as Zoti s'e di
    Se vetë Zoti ka harruar
    Kujtesën për qënien-NJERI.
    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë..të krijosh.
    Pershendetje Mondi!Panvaresisht se veçoj dike nga poezite e tua,kjo sa per te bere adetin,por realisht te gjitha krijimet me kane pelqyer dhe vazhdoj te me pelqejne.Ndjej kenaqesi kur shkembej mendime me miqte e mi.Mondi te uroj shendet dhe gjith te mirat.Me rrespekt Rizai

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Gjithe te mirat te uroj dhe une Riza e bashke me to te pershendes me nje poezi...

    Rënkimi

    Na ndjek si epilog rënkimi
    Në mbyllje të ditës dhe çelje të saj
    I lashtë sa vetë njerëzimi
    Psherëtimë që shekuj s'ju nda.

    Frymëmarrje e dytë rënkimi
    Gjuhë botërore, që gjuhë nuk njeh
    Në çaste dhimbje e çaste gëzimi
    Prapë se prapë, me epilogun, eeh!

    Thua u lind bashk' me ne rënkimi
    Me qarjen foshnjore, thua u lind?
    Oh s'dua ta besoj, se del që shpëtimi
    Mos ketë kurrë fund, por as fillim!
    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë..të krijosh.

  3. #113
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Moj, zemër!

    Ç'më je bërë kaq xheloze
    Që t'vi pas mesnate?
    Unë i vetëm shkruaj llogje
    Dashnor pas çdo fjale.

    Veç për fjalën dashuruar
    Mund të bësh akuzë
    I pranoj prangat në duar
    Jo, aman, në buzë!

    Se aty belbëzon fjala
    Dhe për ty, moj zemër
    Vema gjithë trupin në pranga
    Pakëz lemë për penën!
    --------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.
    Mondi i dashur!
    Me pelqeu shume kjo poezi dhe tjetra para saj, shume shume te ndiera.
    Vazhdo keshtu e mos u ndal.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #114
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Gjithe te mirat te uroj dhe une Riza e bashke me to te pershendes me nje poezi...

    Rënkimi

    Na ndjek si epilog rënkimi
    Në mbyllje të ditës dhe çelje të saj
    I lashtë sa vetë njerëzimi
    Psherëtimë që shekuj s'ju nda.

    Frymëmarrje e dytë rënkimi
    Gjuhë botërore, që gjuhë nuk njeh
    Në çaste dhimbje e çaste gëzimi
    Prapë se prapë, me epilogun, eeh!

    Thua u lind bashk' me ne rënkimi
    Me qarjen foshnjore, thua u lind?
    Oh s'dua ta besoj, se del që shpëtimi
    Mos ketë kurrë fund, por as fillim!
    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë..të krijosh.
    S'mundja te heshtja per kete poezi.Po te heshtja do beja gabim.Me ke mbrekulluar Mondi.Shume faleminderit qe me relaksove.Po vi nga nje lodhje ditore, sa lexova poezine vetia mu duk ndryshe dhe kete kenaqesi ta japin ato poezi qe kane ndjenje.Mondi shume faleminderit.Me respekt Rizai

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    INDRITI dhe Riza, ju falenderoj per ndalesen ne kete teme dhe vleresimet dashamirese. Nese arrijme sadopak te ndjesojme me vargje njeri-tjetrin, dicka te mire kemi bere ne kete kohe dembelizmi per lexim.
    Para pak castesh perjetova javen e Pashkes. Sot ne dreke po te kesh sy satelitor e te veshtrosh gjithandej, do shikosh tymnaja qe dalin nga pjekja e shqerave, tavolina te shtruara me gjithfare gatimesh me baze mishin, gota me vere e birre, raki e pije freskuese, qe do perlahen nga mbllacitja e papertuar e nofullave dhe barqeve njerezore. Keshtu cdo vit. Nejse. E di qe pyesni: Po ti do besh perjashtim nga kjo dreke e sotme?
    Jo, miq, s'kam pse te genjej, sipas takatit dhe une familjarisht do kem nje pjese nga tymnaja dhe mbllacitja. Para saj ama, jam ulur ketu dhe s'di as vete si me erdhen vargjet e meposhtme, me te cilat ju pershendes...

    Dy mijë e ca vjet

    Krishti u ngjall!
    Rradhën e kemi ne
    Ç'do vijë më pas
    Parajsë, apo ferr?

    Çfarë them kështu
    Ringjallja s'ësht' ferr?
    Kam Krishtin këtu
    Që prapë po hesht!

    Dy mij' e ca vjet
    Ringjallja e Tij
    Njeriu veç pret
    Të njëjtën çudi.

    Dy mij' e ca vjet
    E njëjta këmbanë
    Ne zgjuar flemë
    Me ëndrrën parajsë.

    Dy mij' e ca vjet
    Me sytë lart
    Me shpresën në qiell
    Me shpirtin-mëkat.

    Dhe presim, veç presim
    Dhe lutemi, veç lutemi
    Me Krishtin veç qeshim
    Me Judën, puthemi!
    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë..të krijosh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 19-04-2009 më 04:54

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Miq te dashur! Ketu hedh se pari krijimet e mia, prandaj ketu po lajmeroj, qe nje pjese e tyre(72 poezi) te periudhes kohore nentor 2007-qershor 2008, porsa u botuan ne librin e ri, "Mos e ndiqni hijen!", nga Enti Botues:"D.I.J.A.-"Poradeci"
    Redaktore eshte Afroviti Gusho, korrektor Ilir Buzali dhe kopertina realizuar nga Edlir Poda.
    Kam kenaqesine te them, qe ne liber bashke me shume poezi, jane edhe pershtypjet e komentet e dashamiresve forumiste, ashtu sic jane shprehur me emrat apo kodet e tyre ne forum. Per hyrje eshte nje mendim i te njohurit e nderuarit Agim Metbala dhe ne mbyllje elozheja e shkrimtarit aktiv ne forum, Ferit Ramadani.
    Shpreh dhe njehere falenderimin dhe mirenjohjen per kete forum(adresa e te cilit pasqyrohet dhe ne liber), per qindra e mijra anetare lexues, qe me kane inkurajuar ne rrugen krijuese.
    Perqafime te gjitheve nga mondishall(Edmond Shallvari)

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Urime për librin Miku Im!

    Miku im i dashur!
    Nga ketu dua te uroi nga zemra per botimin e librit ...
    Te prifte e mbara me te tjera botime ......

    Miku Yt!
    Dhuro shumë...e prit pak!

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit Caush per urimin! E kam thene dhe e theksoj, qe ti e shume miq te tjere ketu, mbeteni jo vetem lexuesit, por edhe dashamiresit aktive me komentet e mendimet e dhena per krijimtarine time. Per me te rinjte anetare te forumit, po hedh disa poezi nga libri, pasi per ju veteranet jane te njohura. Keshtu qe mos harxhoni perseri kohen me to.

    Deri sa...

    Shpirtra hibridësh të vetëmbarsur
    Që pillni shterpësi dështake
    Humnerës mitrore të stërgjakur
    Tjetërsuar kurvërisht në piedestale!

    Mbetsha ende embrion i kohës
    Mes plazmës parajsore krijuese
    Deri sa ju fëlliqësira të kohës
    Të mbarseni përjetësisht me zhdukje!

    Kodi i shpëtimit

    Prapakthimi-Budallallëk!
    Paraecja-Çmenduri?
    Paraprapa një hendek
    Hendekosur Një Njeri.

    Ai, zbret në ngjitje
    Në zbritje ngjitet
    Sizif në dhimbje
    Rrokulliset...

    Majtasdjathtas tkurrur
    Djathtasmajtas bumyer
    Në zbritje përkulur
    Në ngjitje zhgënjyer.

    Budallallëk-Prapakthimi!
    Çmenduri-Paraecja?
    Kodi i shpëtimit
    Kyçosur tek vetja!

    Me Pak-un

    Me pak-un embrionin na lidhën
    Oksigjenuar me frymën e paktë
    Me pak-un një epokë na rritën
    "Sa e shumtë kjo qenka!", thamë.

    Zhdrejtësisht triumfalë ecëm
    Jeta na pakohej më pak
    Veç prapë besnikë të pak-ut mbetëm
    Ç'ti bëjmë, embrionit të pafaj?

    Antivargje

    Doni vargun hermetik
    Dhe mendja t'ju vijë vërdallë
    Doni të mos flini hiç
    Ngelur zgjuar në një fjalë?

    Doni stilin e pastilshëm
    Të më quani, "të madh"
    Doni që t'ju le çuditshëm
    Koklavitur në çdo varg?

    Ja u rregulloj unë qejfin
    Unë poeti-bojaxhi
    Po spërkas me penë-penelin
    Me stërkala poezin.

    Ç'faj kam unë se s'kuptoni
    Kur dhe unë asgjë s'kuptoj?
    Janë çaste, më besoni
    Mbase rrymë të re krijoj.

    Doni vargun antivarg
    Poezinë pa poezi?
    Ja t'i bëj fjalët mishmash
    Unë poeti-bojaxhi!

    I dytësuari njeri

    Ku hapat trupin e hedhin
    Ku truri mendjen e le pas
    Ku ëndërrat jashtë gjumit bredhin
    Ku vetja vetveten s'e qas...

    ...Aty i dytësuari njeri
    Truphijen e tij s'e mer vesh
    Kush vallë ekziston brenda tij
    Kush jashtë arratisur bredh.

    Aty është gjithshka e asgjësë
    Asgjëja e gjithshkasë gjithashtu
    As vetë nuk e di është a s'është
    Gjysmuar në ashtu edhe kështu

    Dhe ecën i paecuri njeri
    Dhe ndalën në pandalësinë e jetës
    Hije në trup dhe trup në hijesi
    I dytësuar jashtëbrenda vetvetes.

    Unë e ti, ti e unë

    Ti më prek e unë dridhem
    Unë dridhem, ti më ndjell
    Ti më ndjell e unë të sulem
    Unë të sulem, ti më ndez.

    Ti më ndez e unë s'duroj
    Unë s'duroj, ti mezi pret
    Mezi pret e unë rënkoj
    Unë rënkoj, ti më thërret.

    Më thërret e unë prapë
    Unë prapë e ti si unë
    Ti si unë e unë i zjarrtë
    Unë i zjarrtë, ti më shumë.

    Refreni im

    Le të zhgryhem, le të ndotem, i përzjerë djersë e pluhur
    Të pengohem, të rrëzohem, gjak koriçka në trup mbushur
    Nënë dhe a përmbi dhe, i llucuar, i baltuar
    Veshurzhveshur, mbathurzbathur, copra arnesh i arnuar!

    Ka burime Toka ime, të më lajë e të më shplajë
    Në mes pyjesh, në mes malesh, të më ndejë e të më thajë
    Peshën e dheut të ma bëjë dhe të rëndë dhe të lehtë
    Të më ngrohë në të ftohtë dhe freskojë në të nxehtë.

    Mos cënofsha, mos coptofsha, trupin e jetës-shpirtin tim
    Mos gabofsha dhe lëndofsha, asnjë qënie me qëllim
    Mos gëzofsha, u mallkofsha, nëse shpirtin tjetërsoj
    Në parajsë kurrë mos shkofsha, veten ferrit ja dhuroj!

    S'ke ç'e do një trup të larë, qelbur brenda nga një shpirt
    Për të qeshur, për të qarë, ekzistent më keq se hiç!

    Ku jam???

    Me zemër andej
    Ku trupi s'ka vend
    Me trupin këtej
    Ku zemra më dhemb.

    Me sytë pa sy
    Në të errtën dritë
    As këtu, as aty
    Ku rrojnë të gjithë.

    Ku jam, ku s'jam
    E gjitha më hesht
    I gjallë veç qaj
    I vdekur do qesh!

    Antistatukuo!

    As qiell, as tokë, as ditë, as natë
    Shikimi devijon ekzistencën e universit
    Konfiguracion i një materie amalgamë
    Pjellë hibride nga mitra e parajsferrit.

    As tingull, as zë, as zhurmë, as heshtje
    Dëgjimi devijon meloditë e botës
    Boshllëk shurdhues nga lindja në vdekje
    Simfoni pa orkestër e qeshqarjes së kohës.

    As para, as prapa, as ec, as ndal
    Hapat devijojnë trajektoren në hapësirë
    Nuk di në ka ndodhur shpërthimi i madh
    Veç di që në ndodhtë, do jetë më i mirë.

    Ç'u dashka nganjëher!

    S'më patë, s'më njohët? Çudi!
    I djeshmi, i pardjeshmi, sot jam
    Mbase ç'do jem nesër s'e di
    Veç Jounë, ndryshe shkofsha në djall!

    Kujtova se xheç dinit për mua
    Pa çka se unë shumë di për ju
    Prapë do rri mes jush i ngujuar
    Në qoshkën e qoshes, diku.

    Me qeshjen e mosqeshjes, qesh
    Me shikimin e mosshikimit-verbëri
    Me të folurën e mosfoljes-memec
    Me dëgjimin e mosdëgjimit-shurdhëri.

    Ç'pati vallë me mua Nastradini
    Që veshur sot më la xhyben e tij?
    Ç'patët që syhapur po më shihni?
    Ju betohem, nuk jam tjetër njeri!

    I djeshmi, i pardjeshmi, jam sot
    Mbase ç'do jem nesër s'e di
    Pa xhybe për ju qenkam një KOT
    Ç'u dashka nganjëher, Nastradin!

    LIRIFLAMA

    Shshsht, mos fol!!!
    I lirë je të flasësh!?
    Shshsht, mbyll goj!!!
    I lirë je ta hapësh!?

    Suus, mos lëviz!!!
    I lirë je të ecësh!?
    Suus, në do të pish
    Dy nëna njëherësh!!!

    Shshsht, ç'kujton
    Se deti u bë qumësht?
    Suus, o i gjor'
    Në mos të del për hundësh!!!

    Veç Një!

    Khajam, s'të kam zili!
    T'i kam falur gjithë çupat e botës
    Bëj siç të tha shpirti: Pi!
    Dhe fundin nxirrja gotës!

    Veη Një, ooh, veç Një, timja është
    Atë veç në vargje mund ta dehësh
    Të tjerat trup dhe shpirt të kan' dhënë
    Por timen, as me sy s'mund ta prekësh!

    Kënaqu me kaq, Khajam!
    Që dehe çupën time me vargje
    Të tjerat dhe në varr i ke pran'
    Veç Një, ooh, veç Një, kurrë s'e pate!

    Sikur...

    Sikur sytë të shikojnë,
    ç'dëgjojnë veshët.
    Sikur veshët të dëgjojnë,
    ç'shikojnë sytë.
    Urtësia e mbetur do ç'mendej
    Çmenduria, akoma më shumë.

    Sikur zemra të rrahë,
    ç'vuan shpirti.
    Sikur shpirti të vuajë,
    rrahjet e zemrës.
    Dashuria do ishte vetë njeriu
    Njeriu, dashuri e vetë jetës.

    Sikur jeta ta vdesë vdekjen
    Sikur vdekja jetën ta jetojë
    Bota do dojë më shumë vetveten
    Vevetja, më shumë botën do dojë.

    Po ngrij!

    U ktheva i ikur
    Tokës që lashë
    Pa e lëshuar kurrë.

    Ika i kthyer
    Tokës që gjeta
    Pa e gjetur kurrë.

    Përtej kufirit
    Rrezen diellore e zgjata
    O Zot, sa po ngrij
    Nga gjysmërreze akullnaja!

    Kohë tjetër

    Çomë shpejt e dashur, aty ku s'më ke çuar
    Të provojm' e dashur, ç'ka s'kemi provuar
    T'i largohem dua, kësaj kotësie
    Që kot na vërtit dhe kurkund s'na shpie.

    Mos më ler' e dashur, asnjë çast të pres
    Qenka kohë e poshtër, kohë e pabes
    Mbase ku do vemë, gjejmë kohë tjetër
    Qoftë dhe një çast, të jetojmë si njerëz.

    Loja e fundit

    S'më tërhoqët dot
    Mua jo e jo, por as jetën time.
    Duarve ju lashë një aktakuzë.
    Sot, luani me të
    Pokerin e jetës tuaj.
    Nesër dhe i vdekur, lojën e mbyll unë!

    Etj, etj, etj....
    ------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë..të krijosh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 21-04-2009 më 07:02

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Miq te dashur! Ketu hedh se pari krijimet e mia, prandaj ketu po lajmeroj, qe nje pjese e tyre(72 poezi) te periudhes kohore nentor 2007-qershor 2008, porsa u botuan ne librin e ri, "Mos e ndiqni hijen!", nga Enti Botues:"D.I.J.A.-"Poradeci"
    Redaktore eshte Afroviti Gusho, korrektor Ilir Buzali dhe kopertina realizuar nga Edlir Poda.
    Kam kenaqesine te them, qe ne liber bashke me shume poezi, jane edhe pershtypjet e komentet e dashamiresve forumiste, ashtu sic jane shprehur me emrat apo kodet e tyre ne forum. Per hyrje eshte nje mendim i te njohurit e nderuarit Agim Metbala dhe ne mbyllje elozheja e shkrimtarit aktiv ne forum, Ferit Ramadani.
    Shpreh dhe njehere falenderimin dhe mirenjohjen per kete forum(adresa e te cilit pasqyrohet dhe ne liber), per qindra e mijra anetare lexues, qe me kane inkurajuar ne rrugen krijuese.
    Perqafime te gjitheve nga mondishall(Edmond Shallvari)

    Mondi, mik shumë i nderuar, i nderuar nga të gjithë poetë e lexues të Forumit të mirënjohur shqiptar, nga zemra të përgëzoj e të uroj për botimin e librit të ri, past fat e jetë të gjatë në mesin e lexuesve...

    Mondi i dashur, edhe një herë urime, urime e urime pa kufi, dhashtë Zoti të pësojnë edhe botimet të tjera (nuk dyshoj në këtë dëshirë timen, meqenëse punoni në vazhdimësi), librat e rinj...

    Përqafime Mondi...

  10. #120
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Miq te dashur! Ketu hedh se pari krijimet e mia, prandaj ketu po lajmeroj, qe nje pjese e tyre(72 poezi) te periudhes kohore nentor 2007-qershor 2008, porsa u botuan ne librin e ri, "Mos e ndiqni hijen!", nga Enti Botues:"D.I.J.A.-"Poradeci"
    Redaktore eshte Afroviti Gusho, korrektor Ilir Buzali dhe kopertina realizuar nga Edlir Poda.
    Kam kenaqesine te them, qe ne liber bashke me shume poezi, jane edhe pershtypjet e komentet e dashamiresve forumiste, ashtu sic jane shprehur me emrat apo kodet e tyre ne forum. Per hyrje eshte nje mendim i te njohurit e nderuarit Agim Metbala dhe ne mbyllje elozheja e shkrimtarit aktiv ne forum, Ferit Ramadani.
    Shpreh dhe njehere falenderimin dhe mirenjohjen per kete forum(adresa e te cilit pasqyrohet dhe ne liber), per qindra e mijra anetare lexues, qe me kane inkurajuar ne rrugen krijuese.
    Perqafime te gjitheve nga mondishall(Edmond Shallvari)
    Urime Mondi per botimin e librit tend te ri:"Mos e ndiqni hijen".Eshte kenaqesi kur merr vesh se nje poet ka nxjerre ne drite krijimtarine e tia nepermjet librit qe ka qene dhe do te mbetet i pa zvendesushem me as nje lloi tjeter.Suksese te vazhduesme paç zoti Mondi,mos tu ndalte pena kurre.Me respekt Rizai

Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •