Close
Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 195
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    C'kenaqesi pershendetja me vargje. Faleminderit Syku! Vazhdoj te njejten gje dhe une....

    Po ikën!

    Dhe na le të çuditur
    Më shumë nostalgjik'
    Prap' se prap' të paditur
    Dhe më shumë, të liq.

    Ajo po ikën, o njerëz!
    Më pas? S'ka më pas!
    E di, do vinë të tjerët
    Por Ti dhe Unë, S'KA!

    Gjithmonë do ketë, S'KA
    Po pse para saj, ligësi?
    Më mirë jetofsha më pak
    Veç iksha në fund, më i mir'!

    ---------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mesnata

    Pas luftrash, betejash, fitoresh, tërheqjesh
    Mesnata u ul tryezës së paqes
    Pranoi nga mua kushtet e fjetjes
    Pranova dhe une, ndalimin e talljes.


    Qysh atëhere mesnata s'më ndahet
    Unë më shumë s'i ndahem asaj
    Përcjellim gjumit dhimbjet e hallet
    Dhe mbajmë zgjuar, iluzionin e madh!

    ---------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Mesnata

    Pas luftrash, betejash, fitoresh, tërheqjesh
    Mesnata u ul tryezës së paqes
    Pranoi nga mua kushtet e fjetjes
    Pranova dhe une, ndalimin e talljes.


    Qysh atëhere mesnata s'më ndahet
    Unë më shumë s'i ndahem asaj
    Përcjellim gjumit dhimbjet e hallet
    Dhe mbajmë zgjuar, iluzionin e madh!

    ---------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.
    Përshëndetje mik i respektuar, u ktheva nga puna me vonesë të ha kaftjallin - drekën, dhe në vend të bukës, u ngopa me këto vargje të bukura...

  4. #24
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Citim Postuar më parë nga Syku Lexo Postimin
    Te pershendes o Mondi me nje "sonet" me te njejten tematike qe une kam shkruar qyshkur.
    Duhet luftuar ky problem shekullor qe po na shkund thelle ketej nga veriu i shqiperise.


    Ngujuar

    Rrime ngujuar me kafet e hidhura,
    karabinat varun tek kullojne gjak,
    brez pas brezi me oxhaqe t’fikura,
    trim pas trimi me lepurin ne bark.

    Pjellen e vet mallkojne ne ngjizje
    nenat shpirtshkreta pa drite ne sy,
    rubzeza qe nuse, orezeza ne lindje
    me djepin mes lotesh e varrin ne gji.

    Femijet e padijes me lugeter lozin
    kater qosheve te errta te konakut.
    Rrezet pirate doçkat s’ua ngrohin.
    U thyhen endrrat ne lugun e harkut.

    Gjaku qe derdhet eshte i yni gjak,
    o vellezerit e mi, qe po merrni hak.

    urime te dyve ... per poezite e kesaj tematike.
    Tek poezia e mondit, do te kisha zevendesuar fjalen "mosekzitence " me nje tjeter fjale (me poetike) sinonime. Dhe edhe pse rimon, i prish ritmin strofes se pare.
    Strova e fundit, (nga poezia e Mondit) eshte shume shume e bukur.
    ....
    Urime sykut gjithashtu, per poezine e realizuar
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Përshëndetje mik i respektuar, u ktheva nga puna me vonesë të ha kaftjallin - drekën, dhe në vend të bukës, u ngopa me këto vargje të bukura...
    Aah, miku im, sa rruge e veshtire eshte "gatimi" poetik per te kenaqur shpirtin e njeriut. Nese arrijme sadopak te shuajme sadopak urine shpirterore ndaj njeri-tjetrit, s'ka pse mos ndjejme kenaqesi, por me shume ama duhet ndjere pergjegjesi per ne vazhdimesi. Dashamiresia nuk perjashton, perkundrazi ndihmon edhe kur largohesh i pangopur nga sofra poetike dhe le "verejtjet" ne librin e ankesave. Je i mirepritur dhe ne kete liber.

    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga macia_blu Lexo Postimin
    urime te dyve ... per poezite e kesaj tematike.
    Tek poezia e mondit, do te kisha zevendesuar fjalen "mosekzitence " me nje tjeter fjale (me poetike) sinonime. Dhe edhe pse rimon, i prish ritmin strofes se pare.
    Strova e fundit, (nga poezia e Mondit) eshte shume shume e bukur.
    ....
    Urime sykut gjithashtu, per poezine e realizuar
    E dashur macja_blu!
    Kam shkruar dhe kohe me pare, shkrojta dhe pak me lart, per mirepritjen time ndaj cdo verejtjeje dhe sugjerimi dashamires, gje qe jo vetem thyen monotonine standarte te vleresimeve ne te njejtin kah, por c'eshte me e rendesishmja, ndihmon ne permiresimin e fjales, vargut, poezise...
    Te falenderoj per sugjerimin dhe vleresimin.

    ------------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kjo shtrigë!

    I ngjeshem vetes
    Më tej s'më nxe
    Nga erdhi teprica, s'e di.
    Jashtbrenda mbetem
    Ç'të mbaj, ç'të le
    Në mes? S'dua gjysëm njeri!

    M'u ngjesh vetja
    Më tej hapësirë
    Ç'është kjo tepricë boshe?
    Kur linda eca
    Me veten i lirë
    Tani rri strukur në qoshe.

    Tepricën e flaka
    Në shtrigë u kthye
    Veten ma ndjek për ta vrarë.
    Larg botës ika
    Diku mes yjesh
    Sa kohë kjo shtrig' të jet' gjallë!

    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    I ngjeshem vetes
    Më tej s'më nxe
    Nga erdhi teprica, s'e di.
    Jashtbrenda mbetem
    Ç'të mbaj, ç'të le

    Në mes? S'dua gjysëm njeri!

    M'u ngjesh vetja
    Më tej hapësirë
    Ç'është kjo tepricë boshe?
    Kur linda eca
    Me veten i lirë
    Tani rri strukur në qoshe.

    Tepricën e flaka
    Në shtrigë u kthye
    Veten ma ndjek për ta vrarë.
    Larg botës ika
    Diku mes yjesh
    Sa kohë kjo shtrig' të jet' gjallë!
    Mond, "me goditi fort" filozofia e kesaj poezie.
    Te uroj frymezim i dashur mik!

    Perqafime
    Su
    E bardha eshte pak...

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Duke zbatuar mareveshjen me mesnaten, munda te kapja freskine shkruese te fjaleve te tua, e dashur Su. Para te thenit naten e mire, nje falenderim miku.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Zhgënjimi

    Ooh, sa ka kjo jet' zhgënjime
    Që shkrijn' gurin, jo më burrin
    Më çorbosin në mendime
    Dhe nuk di ku e kam uni-n!

    Si ciklon më flakin tutje
    As andej dhe as këtej
    S'ka mëshirë, falje, lutje
    S'di ç'mendoj e s'di ç'të them!

    Pak t'i huaj mençurisë
    Drejt çmendisë rrugën mar
    Ky zhgënjim qenka i pistë
    Dhe pa luajtur, më ze mat!

    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •