Close
Faqja 71 prej 230 FillimFillim ... 2161697071727381121171 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 701 deri 710 prej 2300
  1. #701
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Kosova dhe Shqipëria, janë si dy gishta te një dore. Sapo e dëgjova ne lajme e ka then Princi Leka I.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #702
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shqipëria Etnike është reale, realiste, realitet dhe e realizueshme.

    Shqipëria Etnike është edhe ëndërr, edhe zhgëndërr, edhe realitet.

    Shqipëria Etnike është rrugëtimi i pandalshëm dhe titanik mijëvjeçar i ëndrrës drejt realitetit.

    Ëndrra për Shqipërinë Etnike është fillimi, kurse realiteti është përfundimi i këtij rrugëtimi të gjatë e maratonik për bërjen e Shqipërisë Etnike e të Ribashkuar.

    Është fatkeq vendi që nuk ka heronj. Një komb nuk mund të vdesë, vetëm nëqoftëse bën vetëvrasje. E ardhmja e kombit tonë duhet të mbillet në të tashmen, sot, tani. Ardhmëria jonë është në të tashmen, varet nga ajo, por është edhe në të kaluarën. Jemi ne ata që e krijojmë atë. Po të jetë ardhmëria jonë e keqe, atëherë jemi ne fajtorë për këtë.

    Shqipëria Etnike është plagë e hapur që kullon gjak pellazgjik, ilirik e shqiptar. Êshtë lapidar i ngritur ndër mijëvjeçarë nga eshtrat e mijëra e miliona luftëtarëve, dëshmorëve dhe heronjve të saj.

    Shqipëria Etnike është shtiza, mburoja, shpata dhe përkrenarja e Akilit, Hektorit, Pirros, Lekës së Madh, Bardhylit, Teutës e Gjergj Kastriotit.

    Shqipëria Etnike është kandili, qiriri, pena, pushka e pishtari i Rilindasëve tanë, që nuk kursyen as jetën, as pasurinë e tyre për ta bërë Shqipërinë.

    Shqipëria Etnike është katakomb, varr gjigant, terr, ferr e skëterrë për barbarët, pushtuesit, sundimtarët, kolonizatorët dhe armiqtë e saj të të gjitha kohërave.

    Shqipëria Etnike është e pavdekshme, është Feniks që përgjaket, plagoset, rrëzohet e për liri bëhet pluhur e hi dhe nga hiri i vet ngritet, ringjallet dhe bëhet sërish Shqipëri.

    Shqipëria Etnike është e pavdekshme, sepse i pavdekshëm është kombi shqiptar me rrënjë pellazgo-ilire.

    Ëndrra për Shqipërinë Etnike është një ëndërr njerëzore e mbarëkombëtare, që do të shndërrohet në një realitet tokësor, me një bukuri engjëllore dhe madhështi hyjnore.

    Të gjitha rrugët çojnë drejt Shqipërisë Etnike.

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #703
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga AjSi Lexo Postimin
    sepse kosova sapo eshte formuar si shtet
    nese shqiperia do te bashkohej me kosoven do te ndodhte nje percarje e madhe ne rajon edhe shum vende te tjera te botes do te kerkonin te benin te njejten gje...
    m'fal por tema nuk eshte pikrisht "a duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine 'NESER'?"

    ....edhe une e di qe Kosova sapo eshte formuar.

    kush t'tha ty qe do t'ndodhte nje percarje e madhe ne rajon?! Nese nuk gaboj ata qe than te tillen, ata u shprehen ne te njejten menyr kur ishte fjala per shtetin kosovar. Argomentuan qe do ndodhte percarje ne rajon dhe sipas shembullit te Kosoves kishte has ne probleme edhe Spanja me Basket, etj.

    ...mos ja vno veshin gjithkujt.

    pyetja e temes eshte e hapur dhe nuk flitet per ndonje date, duhet te kemi nje qëndrim positiv per nje qeshtje qe na karakterizon si komb.

    Edhe qe normalisht duhet te ballafaqohemi me ca pengesa, kjo nuk do t'thot qe un si individ nuk dua te kem deshir, besim dhe shpres. Po, un jam per nje bashkim.

  4. #704
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    per ate ruge jemi nisur,por edhe gjysa e maqedonise shpresojm.

  5. #705
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Karakteret natyrore e historike të Shqipërisë së Madhe

    MUSTAFA KRUJA

    Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj,

    Duhet të filloj me një falënderim të thellë e të përzemërt Shkëlqesisë Federzoni për nderimin që më bëri, duke më ftuar të mbaj këtë Konferencë të shkurtër nën patronazhin e Akademisë Mbretërore t'Italisë, që ai denjësisht kryeson.
    Do t'u flas për karakteret natyrore e historike të Shqipërisë së Madhe, temë kjo që një shqiptar nuk mund ta trajtojë pa një emocion të thellë e të justifikuar. Por kur flitet në një vend si ky, që përfaqëson artin dhe shkencën, të bukurën e të vërtetën, duhet bërë gjithshka për të përmbajtur të gjitha pasionet, edhe më të ligjshmet, për të qënë të paanshëm në shkallën më të lartë njerëzisht të mundshme.

    Pra, më së fundi është e lejueshme të flitet publikisht e solemnisht për Shqipërinë e Madhe. E....për Shqipërinë e Madhe të gjallë, të gjallë në realitetin e saj më të shkëlqyer. Sepse për një Shqipëri të madhe t'ëndërruar thjesht nga poetët tanë, të dëshiruar nga atdhetarët e dëshmorët, të kënduar nga rinia jonë e zjarrtë, është folur prej kohësh.
    Cili ishte synimi i Lidhjes Kombëtare të Prizrenit veçse Shqipëria e madhe? I qartë e pa mëdyshje ishte programi i saj: të shpëtohej mbi të gjitha Atdheu nga gjymtimet e vendosura në Kongresin e Berlinit në dobi të fqinjëve të saj.
    Së dyti të detyronte qeverinë otomane të njihte autonominë e Shqipërisë brënda kufijve administrativë të katër vilajeteve ose guvernatorateve të Janinës, Manastirit, Shkupit dhe Shkodrës me Ohrin kryeqytet. Së fundi të pregatiste Kombin për luftën supreme për pavarësinë e plotë.

    Nga shumë anë u kërkua të shihej në Lidhjen e Prizrenit një manovër turke për dështimin e vendimeve që Fuqitë e Mëdha kishin marrë në dëm të trevave të Perandorisë.
    Ndërsa ne pohojmë, me dokumenta në dorë, se lëvizja shqiptare e shpërthyer në Lidhjen e Prizrenit ka qenë krejtësisht spontane e me karakter kombëtar.
    Që Turqit fillimisht t'a kenë parë me sy të mirë dhe të kenë dashur të përfitojnë për qëllimet e tyre, s'ka asgjë për t'u mrekulluar; por nuk ka as dyshimin më të vogël se ideja, për të organizuar Kombin për qëndresën me armë ndaj çdo përpjekjeje ndarjeje apo cungimi të tokës shqiptare, lindi vetvetiu tek të gjithë krerët e Jugut e të Veriut të Shqipërisë, fill mbas nënshkrimit të traktatit ruso-turk të Shën Stefanit dhe gjeti një terren tepër të favorshëm në ndjenjën e gjithë popullit, pa dallim krahine e besimi fetar.
    Në një raport, të dërguar n'atë kohë Foreing Office-it nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Stamboll, lexojmë, mes të tjerash, pjesët e mëposhtme:

    "Gjëndja është ndërlikuar nga një lëshim i parë i tokave shqiptare Malit të Zi dhe, nga ana tjetër, nga dëshpërimi që ka shkaktuar ndërmjet shqiptarëve propozimi që t'i jepet Greqisë një pjesë e vilajetit të Janinës dhe të tjera vise të Shqipërisë".
    "Megjithëse thuhet se kjo lëvizje është nxitur nga Autoritetet Turke, është e sigurtë se zjarri, sido që të jetë ndezur, është i një lloji që djeg, pa dëshirën e tyre, vetë turqit." "Nuk mund të mohohet se kjo lëvizje është krejtësisht e natyrshme.
    Racë e lashtë e më e shquar se ato që e rrethojnë, shqiptarët kanë parë kombet fqinje të mbrojtura nga fuqitë evropjane dhe aspiratat e tyre për një gjëndje më të mirë kombëtare drejt pavarësisë, të mbështetura po prej tyre.
    Shqiptarët kanë parë bullgarët krejtësisht të çliruar në Bullgari e zotër të Rumelisë Lindore. Shqiptarët kanë parë dëshirën e zjarrtë t'Evropës të çlirojë nga zgjedha turke tokat e banuara nga Grekët, kanë parë sllavët e Malit të Zi të mbrojtur me entusiazëm nga perandoria e madhe sllave e Veriut.
    Tani shohin se çështja e Lindjes vihet në rrugën e zgjidhjes simbas parimit të kombësive e gjysishulli Ballkanik i sistemuar gradualisht, gjithmonë mbi atë bazë, simbas racave të ndryshme që banojnë aty. Nga ana tjetër shohin se çdo herë ata përjashtohen nga ky parim.
    Kombësia e tyre nuk njihet dhe tokat e banuara krejtësisht prej shqiptarësh i janë dhënë Malit të Zi për t'i bërë qejfin mbrojtësit rus dhe Greqisë, nga ana e saj, e mbrojtur nga Anglia dhe Franca." "Pra qëndresa e shqiptarëve kundra vullnetit t'Evropës nuk më duket as e krijuar, as e qortueshme."

    Deri këtu diplomati anglez. Më tutje ai mbështet haptas formimin e një Shqipërie të madhe autonome n'emër të së drejtës, të drejtësisë dhe t'interesit të përgjithshëm evropian.
    Lidhja e Prizrenit, edhe se në fillim nuk iu duk keq Qeverisë Turke për qëllimet e saj karshi Evropës, është e njohur në mënyrë të pakundërshtueshme, se më vonë u luftua prej saj e të gjithë krerët e saj u përndoqën. Nëse qeveria Turke ishte e kënaqur që Shqiptarët të vriteshin për të shpëtuar tërësinë tokësore të Perandorisë Osmane, së paku aty ku ishin drejtpërdrejt t'interesuar, sigurisht u zhgënjye, kur kuptoi se populli shqiptar shqetësohej vetëm për fatin e lirinë e tij.
    Thashë se pjesa e parë e programit të Lidhjes dhe qëllimi i saj i menjëhershëm qëndronte n'organizimin e Kombit për një kundërshtim t'armatosur ndaj cungimeve të trevave shqiptare.
    Për këtë mjaftoi një kushtrim i thjeshtë, pra alarm i hedhur gjithë burrave t'aftë për luftë, që nga të gjitha anët e vendit të vraponin mijra vullnetarë e të viheshin në gatishmëri të vetë Lidhjes.
    Betejat e ashpra, të zhvilluara ndërmjet vullnetarëve të Lidhjes dhe ushtrisë malazeze për Plavën e Gucinë, krahinën katolike të Hotit, Grudën e Triepshin në malësit e Mbishkodrës, janë përjetësuar nga poezia m'e bukur epike fishtjane dhe nga rapsodia popullore.
    Një nga shumë këngë popullore të frymëzuara nga ato bëma tingëllon kështu: "Evropa dhe Sulltani kanë vendosur t'i japin Malit të Zi malet tona.
    Por nuk ka ndërmjet nesh njerëz të poshtër që të lenë të përdhosen varret e të parëvet nga i huaji. Hoti e Gruda kanë dhënë besën të mos braktisin malet pa derdhur gjithë gjakun e tyre. Do t'i tregojmë botës vendosmërinë tonë të patundur. Ajo do të kuptojë se ne jemi të gjithë të bashkuar si një njeri i vetëm."
    Në fakt Kombi shqiptar asnjëherë nuk iu paraqit botës më i njëzëshëm në qëllimet e tij e më i bashkuar në veprimet e tij. Mjafton të kujtojmë emrat e qyteteve dhe krahinave, të përfaqësuara zyrtarisht në Lidhjen e Prizrenit.
    Ato janë: e gjithë krahina e Shkodrës, Plava, Gucija, Gjakova, Peja, Senica, Novipazari, Mitrovica, Vuçiterni, Prishtina, Gjilani, Shkupi, Prizreni, Dibra, Tetova, Gostivari, Ohri, Manastiri, Veles, Korça, Kolonja, Frashëri, Leskoviku dhe të tjera vënde të Jugut.

    Lidhja e Prizrenit kishte hartuar aktin e saj formues në tre pika të shkurtra themelore. Po i citoj ato nga libri i Vico Mantegazza-s me titull "Albania":

    Lidhja Shqiptare është formuar për mbrojtjen dhe rivendikimin e territorit kombëtar.
    Çdo Shqiptar mund të bëjë pjesë në Lidhje duke u betuar, në çastin e pranimit, se do të mbrojë, me të gjitha mjetet, autonominë e plotë t'Atdheut.
    Cilido antar i Lidhjes që, duke mos kryer detyrën, do të bëhet fajtor për tradhëti ndaj Atdheut, do të vritet pa mëshirë.

    Tani mund të përfytyrohet se si një organizatë e tillë mund t'ishte rrezatim i vullnetit turk.
    Jo! Lidhja e Prizrenit ka qenë shfaqja më e qartë e ndërgjegjes së pjekur kombëtare shqiptare. Ajo vërteton se shqiptarët, megjithëse në dukje të përçarë nga ndryshime fetare e krahinore, përballë armikut e rrezikut ndjehen vetëm shqiptarë, të gjithë të bashkuar nga zëri i gjakut dhe gjuhës së përbashkët.

    Por mendimin dhe aspiratën e Shqiptarëve për Shqipërinë e madhe e të lirë ne nuk e gjejmë të shprehur vetëm nga Lidhja e Prizrenit. Atëherë çfarë, në mos Shqipërinë e Madhe, të lirë e të pavarur, kishin ndërmend 500 krerët e parisë shqiptare, të thirrur e të masakruar tradhëtisht në qytetin e Manastirit nga Veziri i Madh Reshit Pasha më 3 korrik 1830?

    Cila mund t'ishte arsyeja e vërtetë e 54 kryengritjeve të krahinave të ndryshme të Shqipërisë së Madhe, gjatë katër shekujve e gjysmë kundër kolosit turk, veçse mosdurimi i zinxhirëve dhe vullneti për t'i thyer?
    Historia nuk mund të mos i njohë Ali Pashë Tepelenës, guvernator pothuaj i pavarur i Janinës, dhe dinastisë së Bushatlinjve të Shkodrës, qëllimin e fshehtë të formonin Shqipërinë e madhe, të lirë nën sovranitetin e saj.
    Poeti dhe shtetari Vaso Pasha prej Shkodre ka shkruar kështu:

    "
    Gjityshë prej Tivarit deri në Prevezë
    Gjithkund lshon dielli vapë e rrezë
    Ấsht toka e jonë; t'Parët na kanë lanë;
    Kush mos t'përkasë se desim t'tânë."


    Po! Populli shqiptar ka derdhur përrenj gjaku gjatë shekujve, herë për ta mbrojtur lirinë e herë për ta rifituar atë. Betejat e tij fillojnë në histori që nga kohët e lashta, kur quhej ilir. Ai humbi ndeshjet me romakët, si me Pirron, si me mbretërit e Veriut, ishte diçka e pashmangshme. U bë pjesë e pandashme e Perandorisë së cilës, nëpër shekujt e gjatë, i dha legjione të pathyeshme, gjeneralë me shumë vlera e, madje, një sërë perandorësh të mëdhenj.
    Mbas rënies së Perandorisë së Romës, të parët tanë ilirë qenë të detyruar të përballonin hordhitë barbare, të ardhura nga veriu e Veri-Lindja. Disa orteqe kalojnë e largohen mbas dhjetëvjeçarësh, herë herë mbas ndonjë shekulli masakrash e shkatërrimi, duke lënë mbrapa zbrazësirën, gërmadhat, terrorin. Ata janë pasuar nga dallga sllave që gjeti një terren të përgatitur për një hyrje të lehtë.
    Populli ilir, shumë i pakësuar në numur, ishte i mbaruar, i raskapitur. Damari i tij luftarak, aftësia e tij e qëndresës ishin mpakur.. Mundet dhe nënshtrohet. Sllavët vendosen përfundimisht në viset tona të bukura.
    Ishte pushtimi më i zymtë, më i rëndi për nga pasojat për racën tonë. Një pjesë e madhe popullsish ilire u thith nga fuqia asimiluese e jashtëzakonshme sllave. Ende sot, të shqyrtuara në dritën e shkencës antropologjike dhe etnologjike, shumë sllavë duken qartë se janë nga racë ilire. Asimilimi sllav i elementëve shqiptarë mund të thuhet se ka vazhduar deri në ditët tona.
    Do t'u jap pak shembuj: fisi i Kuçit në Mal të Zi, që deri para pak qindvjetësh fliste vetëm shqip dhe ushtronte besimin katolik roman, sot nuk flet veçse sllavisht dhe i përket Kishës së ndarë.
    Krahinat e Plavës dhe Gucisë, në Veri-Lindje të Malit të Zi, që gjysmë shekulli më parë nuk njihnin asnjë fjalë sllave, sot janë dygjuhëshe dhe do të mjaftonte një tjetër pesëdhjetëvjeçar, që të sllavizoheshin krejtësisht nëse do të mbeteshin nën një zotërim jo shqiptar.
    Së fundi një tjetër shëmbull që i takon një familjeje të shkëlqyer: simbas rrëfimit të vetë Mbretit të vdekur Aleksandër dhe Princit të gjallë e të shëndetshëm, Pavel, dinastia e Karagjorgjeviçëve i përket fisit të njohur shqiptar të Kelmendit.

    Shkurt, mund të themi pa frikë se gabojmë, se nëse mbas kaq peripecish mijravjeçare, ka ende sot një popull shqiptar, që rrjedh nga fiset ilire, kjo i detyrohet kryesisht forcës së brëndshme të racës sonë e, më pas, një faktori historik e gjeografik, duke qënë bregdet Adriatik, sot i banuar nga shqiptarët, relativisht më pak i arritshëm nga mvatjet barbare e, në të njëjtën kohë, në kontakt të vazhdueshëm, nëpërmjet detit me botën italike.
    Thotë Pouqueville: "Ky popull herojsh që shpeshherë, gjatë shekujve, u desh të mbrohej në malet e tij të paarritshme për të ruajtur lirinë e tij, shikonte nga lart perandoritë që lindnin dhe vdisnin, për të rizbritur e rifituar tokat e braktisura." Mund edhe të shtohet se pushtimi dhe zotërimi pasues turk i rrëmbyen popullit shqiptar lirinë po, nga ana tjetër, e ndihmuan të ruante individualitetin e tij kombëtar nga rreziku i asimilimit sllav.
    Në Mesjetë Kombi Shqiptar, mbasi kishte pësuar për një kohë të gjatë zotërimin bullgar e sërb, me vdekjen e Dushanit dhe shpërbërjen e perandorisë së tij, mundi të organizohet në principata të ndryshme të pavarura dhe nën dinastinë Balsha të Shkodrës shohim Shtetin më të fuqishëm shqiptar që kujton historia: kufijt e tij arrinin deri në zemrën e Bosnjës nga njëra anë dhe përtej Gjirokastrës dhe Kastories, nga ana tjetër. Historianët sërbë të pretendojnë sa të duan se Balshajt ishin me origjinë sllave. Ata kishin në dej gjakun më të pastër shqiptar.
    Aq sa Balsha I, për të theksuar më mirë shkëputjen dhe pavarësinë e tij nga bota sllave e lindore, madje do të thosha zvjerdhjen dhe kundërshtinë ndaj tyre, u kthye shpejt në katoliçizëm, pra në besimin që ushtronte atëherë Populli Shqiptar, në shumicën dërmuese të tij, në besimin që e çonte drejt Romës e drejt Perëndimit.
    Të tjerë princa shqiptarë si Shpatajt e Loshajt zgjeruan zotërimin e tyre në jug mbi gjithë Epirin, Akarnaninë dhe Etolinë.
    Por një tjetër stuhi do të vinte nga Lindja për të shkallmuar gjithshka që gjente në këmbë në Ballkanet. Një popull aziatik plot fuqi dhe entusiazëm fetar kërcënonte gjithë qytetërimin e krishterë. Perandoria e Lindjes, tashmë pa gjak dhe e ligështuar nga luftërat e gjata nga të gjitha anët gjatë një mijëvjeçari, merr goditjen vdekjeprurëse nga turku.
    Gjysmëhëna përparon fuqishëm drejt perëndimit. Bullgaria është tashmë përtokë mbas pak vitesh që turqit kanë vënë këmbë n'Evropë.
    Bizanti i drejtohet Papës. Evropa mallëngjehet por nuk lëviz! Thirrjes së Urbanit V i përgjigjet bujarisht Amedeo VI i Savojës dhe Venediku që transporton me det ushtrinë e Princit Sabaud. Luigji i Madh i Hungarisë, ziliqar për Venedikun, ndihmon, por pak e pa bindje.
    "Duka i Savojës pushton Galipolin, dhe nëse nuk arrin gjë tjetër për mungesë forcash, kaq larg bazave të tij e i papërkrahur prej popullit mosmirënjohës grek, - janë fjalët e një autori italian - bën sa mjafton për të treguar rezultatin e madh që mund të kishte korrur nëse me të do të bashkoheshin populli sërb o, së paku, Luigji i Hungarisë."
    Por sërbët kanë tjetër gjë në dorë, kanë grindjet e brëndshme, dhe nuk kuptojnë se vërshimi aziatik po hapet në mënyrë të pandalshme e shpejt do të arrijë në shtëpinë e tyre.
    Në fakt më 1389 vjen ndeshja fatale në fushën e Kosovës ndërmjet gjysmëhënës dhe një besëlidhjeje të krishterë nën komandën eprore të një mbreti sërb. Gjatë kësaj beteje të famshme bie në luftim mbreti Lazër të cilit, mbas përfundimit të betejës, i merret haku nga një bujar sërb që me tradhëti vret sulltanin Murat I.
    Shumë kanë folur sërbët për këtë betejë të humbur, duke përvetësuar gjithë sakrificat, mbasi për merita nuk është rasti të flitet.
    Është e nevojshme të sqarohet se ndeshja në Kosovë nuk është përballuar vetëm nga sërbët, por nga e gjithë besëlidhja e krishterë, e përbërë nga sërbët, boshnjakët, dalmatët, hungarezët dhe shqiptarët, këta të fundit të komanduar nga princi Gjergj Kastrioti, gjyshi i heroit tonë, Skënderbeut.
    Nëse komanda eprore iu besua nga aleatët mbretit sërb, kjo ndodhi për arsyen e thjeshtë se asnjë tjetër ushtri besëlidhëse nuk kishte në krye një mbret dhe se ushtria sërbe ishte më e shumtë se ato të aleatëve.
    Për ne gjëja më e rëndësishme është fakti se nëse mbretëria sërbe u shëmb përballë kolosit turk në një të vetme betejë sado madhështore, populli shqiptar ua mbylli turqve rrugët e Perëndimit edhe për 76 vite të tjera.
    Nëse populli sërb mund të mëtojë një të drejtë historike përballë Evropës thjesht për vdekjen e një mbreti të tij në një betejë kundra turqve, aq më tepër duhet t'i jepet popullit shqiptar e drejta për mirënjohje nga qytetërimi i krishterë perëndimor, që për tre të katërta qindvjeti, ka patur në të një gardh të pakapërcyeshëm kundra barbarisë aziatike.
    Por këtë borxh mirënjohjeje Evropa e harroi për një kohë të gjatë. Populli shqiptar, i nënështruar peshës së stërmadhe të forcës turke, mbas një qëndrese të gjatë e heroike, në shumicën e madhe të tij, ka kryer përballë Krishterimit krimin e mohimit të fesë të cilën më parë e kishte mbrojtur me aq zell e heroizëm.
    Nuk do të flasim këtu për këtë dukuri shumë të rëndësishme shoqërore e për faktorët e saj përcaktues, as për të gjitha pasojat e saj.
    Themi vetëm se dënimi i dhënë popullit shqiptar nga Evropa e krishterë për këtë faj të tij ka qënë me të vërtetë i ashpër, i papërshtatshëm, i padrejtë.
    Ai u braktis në fatin e tij të dhimbshëm, puthuajse i mallkuar, i përjashtuar nga bashkësia evropiane. Gjithë përpjekjet e tij për t'u çliruar nga zgjedha otomane kanë mbetur pa jehonë n'Evropë, janë quajtur një çështje e brëndshme, shkurt një grindje në familje.
    Ç'rëndësi ka, mendohej, nëse të pafetë mbysin njëri tjetrin? E kur shqiptarët ortodoksë të Sulit japin ndihmesën e tyre vendimtare për lirinë greke, vetë Greqia e me të, një pjesë e madhe e Perëndimit, gjejnë rast nga kjo vepër bujare të pohojnë se ortodoksët shqiptarë ndjehen grekë, madje janë grekë.
    Kur malsorët heroikë katolikë të Mirditës, të Hotit e të Grudës rrëmbejnë armët për të luftuar bri vëllezërvet myslimanë të Plavës e Gucisë, për të përzënë së bashku trupat malazeze që donin të merrnin në zotërim tokat shqiptare të caktuara nga Kongresi i Berlinit shtetit fqinjë, Evropa do të çonte një flotë të fuqishme ndërkombëtare, për të frikësuar mbrojtësit e Ulqinit e për të shtrënguar Sulltanin të çonte një ekspeditë ndëshkuese kundra kryengritësve shqiptarë që duan të vdesin dhe vdesin më parë se të lëshojnë edhe një pëllëmbë të atdheut të tyre.

    Ja sepse, ndërsa popujt e tjerë ballkanikë të përkrahur, të ndihmuar, të mbështetur me të gjitha mjetet nga fuqitë e krishtera, kanë fituar lirinë e tyre një shekull para shqiptarëve, këta të fundit kanë duruar zotërimin e huaj deri më 1912, kur Roma e Vjena u kujtuan se në bregun lindor t'Adriatikut kishte interesa jetësore për t'u mbrojtur kundër rrezikut sllav e grek dhe që mënyra m'e mirë për të pajtuar këta me drejtësinë ishte mbështetja e aspiratave të shenjta të popullit shqiptar për pavarësinë e tij.
    Kështu, në sajë të mbështetjes së fuqishme të dhënë nga dy fuqitë mike, Italia dhe Austro-Hungaria, ne mundëm që më 28 nëndor 1912, mbas katër shekujsh e gjysmë skllavërie, të ngremë në Vlorë flamurin tonë kombëtar, flamurin e Skënderbeut, mbrojtësit të qytetërimit perëndimor.
    Lejomëni të shmangem pak nga biseda, mbasi nuk dua të largohem nga periudha e zotërimit turk mbi Shqipërinë pa thënë asnjë fjalë mbi rolin pozitiv të shqiptarëve në këtë shtet. Kemi jetuar më shumë se katër qindvjetorë nën Turqinë. Jemi mundur e kemi kaluar nën zotërimin e saj.
    Kemi humbur lirinë tonë kombëtare. Jemi trajtuar, në kohët e para, si popull i mundur e si të pafé, si gjithë popujt e tjerë të krishterë të Perandorisë otomane, pa asnjë të drejtë politike, shkurt si rais, siç na quanin pushtuesit në gjuhën e tyre, si njerëz pa asnjë pjesëmarrje në strukturat civile e ushtarake të Shtetit.
    Turqit, deri në shekullin XIX e ndanin gjithë kombin në dy kategori: quanin popull sovran pjesën myslimane dhe popull të nënshtruar masën e të pafeve që nuk gëzonin asnjë të drejtë politike, madje nuk kryenin as shërbimin ushtarak. Për gjithshka tjetër turqit kanë treguar tolerancën më të gjërë karshi nënshtetasve të krishterë, simbas mësimeve të Kuranit.
    Me sa duket, këtë gjëndje përulësie dhe tolerance të thjeshtë, pjesa m'e madhe e shqiptarëve nuk ka mundur ta durojë gjatë. Prandaj janë shndërruar në myslimanë. Që nga ai çast kanë hyrë menjëherë në kategorinë e popullit sovran, politikisht të barabartë në gjithshka me turqit vetë, si popujt e tjerë myslimanë të Perandorisë: arabët, kurdët, etj.
    Duke përshkuar historinë politike, administrative e ushtarake të Turqisë së vjetër, shihet se ndërmjet burrave të mëdhenj të shtetit e gjeneralëve të saj me vlerë, numri i shqiptarëve, në përpjestim me popullsinë, i kalon të gjithë popujt e tjerë, përfshirë edhe atë turk.
    Është kjo një dukuri që, ndoshta, mund të studiohet edhe nga pikëpamja racore, duke vërejtur që, ndërmjet popujve otomanë pjesëmarrës në pushtetet shtetërore, vetëm shqiptarët i përkisnin racës ariane, nëse përjashtojmë kurdët, të pakët në numur e më pak të arsimuar se të tjerët.
    Sidoqoftë perandoria otomane, ashtu si në lashtësi ajo romake, i ka shërbyer shqiptarëve si fushë sprove për të treguar dhuntitë e mëndjes në të gjitha fushat, megjithë numrin relativisht të pakët.
    Nga ana tjetër njerëz të mëdhenj, që i përkasin racës sonë, gjejmë gjithkund nëpër botë ku ka vendosje shqiptarësh: mjaft të kujtojmë Tuajin e tonin Krispin e madh, emri i familjes së të cilit është një fjalë shqiptare që do të thotë kryetar shtëpie.
    Tani të kthehemi tek shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Nëse Italia dhe Austro-Hungaria, të mbështetura nga Gjermania, arritën të merrnin edhe nga armiqtë e Shqipërisë njohjen e një shteti shqiptar të pavarur, kufijtë e njohura këtij shteti nuk i përgjigjeshin asnjë kriteri të drejtë, as etnik, as historik, as gjeografik.
    Nga dy milionë shqiptarë të pastër, që banonin së bashku në siujdhesën ballkanike, që dikur mbante emrin e gjyshërve të tyre e quhej siujdhesa ilirike, gjysma u lanë jashtë nën sundimin sërb e grek.
    Një milion njerëz, që flasin të njëjtën gjuhë, që kanë të njëjtat doke e mënyra jetese, të njëjtat zakone në të gjitha shfaqjet e jetës, të njëjtat ndjenja, nga çamët tek kosovarët, nga suliotët heroj të pavarësisë greke, tek fatosat e Hotit e të Grudës, janë detyruar të njohin tridhjetë vite skllavëri që i bënë të kujtojnë me mall katërqind vitet e zotërimit të Sulltanëve.
    E tokat më të mira, më pjelloret e më të shëndoshat e Kombit shqiptar, iu dhuruan sërbëvet me një arbitraritet të padëgjuar.

    Ishte epoka kur sundonte diplomacia e Parisit dhe Londrës, e frymëzuar jo nga kritere drejtësie, por nga interesa të ngushta egoiste që arritën kulmin në traktatin e mallkuar të Versajës, mishërim i përbindshëm i të gjitha poshtërsive.
    Vetëm një burrë ndjeu dhe paditi i pari në botë padrejtësitë e traktateve të ndryshme të paqes, dhe mbështeti me forcë t'admirueshme, me ngulm të pathyeshëm nevojën e ndryshimit për të mirën e të gjithëvet: Benito Mussolini, që lëshoi fjalinë e famshme paralajmëruese: "Traktatet nuk janë të përjetshme".
    Por nuk u ndigjua. I bëri jehonë vetëm miku i tij i madh, udhëheqësi i kombit të madh gjerman Adolf Hitleri. Në rendin e ri që do të dalë nga fitorja e Boshtit, populli shqiptar, më së fundi, do të ketë bashkimin kombëtar në kufijtë e Shqipërisë më të madhe të pavarur, të bashkuar pazgjidhshmërisht me Italinë e Mussolinit nën skeptrin e M. T. Viktor Emanueli III.
    Ky është fruti më madhështor që kombi shqiptar korr sot nga bashkimi me Italinë. Populli shqiptar nuk do të harrojë kurrë se sendërtimi i idealit të tij më të lartë kombëtar i detyrohet vlerës dhe sakrificës së ushtarit italian, gjenisë dhe vullnetit të Duçes, krijuesi i Shqipërisë së re, të Madhe e të pavarur.

    E përktheu nga italishtja Eugjen Merlika
    .
    Themi vetëm se dënimi i dhënë popullit shqiptar nga Evropa e krishterë për këtë faj të tij ka qënë me të vërtetë i ashpër, i papërshtatshëm, i padrejtë.
    Ai u braktis në fatin e tij të dhimshëm, puthuajse i mallkuar, i përjashtuar nga bashkësia evropiane. Gjithë përpjekjet e tij për t'u çliruar nga zgjedha otomane kanë mbetur pa jehonë n'Evropë, janë quajtur një çështje e brëndshme, shkurt një grindje në familje.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #706
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-05-2008
    Vendndodhja
    Danmark
    Postime
    41
    Si gishtat e dores s´mund te jemi ,se nuk shkruajme te gjithe arabisht , i bie si me te futme gishti mesit ....!!!!

    ( 17 shkurt 2008 dhe 100 vite te tjera do shkojne duke filluar nga kjo date )
    Ndryshuar për herë të fundit nga Askushius_DK : 14-04-2009 më 20:12

  7. #707
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    i vetmi shpetim esht bashkimi kombetar se edhe ashtu sjemi as kund

  8. #708
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shteti i Kosovës dhe fuqizimi i shqiptarëve në Ballkan

    Nëse në këto rrethana, sado të vështira që janë, ne, qyshdoqoftë, rikthejmë temën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ne shfaqim dyshimin në mbijetesën e shtetit të Kosovës, ne e marrim si akt të kryer humbjen e Veriut të Kosovës, ne kontestojmë konceptin euro-amerikan të zgjidhjes së problemeve madhore në Ballkan.

    Nga Blerim Shala më 13.04.2009 në ora 11:48
    Në vitet 1989-1991 është zgjidhur çështja e cila po na rikthehet në vitin 2009, në trajta të ndryshme, para së gjithash, përmes debateve të zjarrta, përplot emocione, zëra të ngritur, në përplasjet e pakursyera të botëkuptimeve përjashtuese.

    Kosova shtet i pavarur, apo, bashkimi i Kosovës, dhe i trojeve të tjera me shumicën shqiptare, që janë pjesë përbërëse e shteteve të krijuara në vitet nëntëdhjetë, pas shpërbërjes së ish-RSFJ-së, me Shqipërinë?

    Kjo është tema. Kjo është pyetja. Kjo është çështja politike.
    E rëndësishme për shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë, për pozicionin e tashëm dhe për perspektivën afatgjatë të kombit shqiptar në Ballkan dhe në Europë? Jo.
    E domosdoshme për adresimin e problemeve me të cilat përballet shteti i Kosovës, që prej pranverës së vitit 2008? Jo. Aspak.
    Një tjetër rast kur ne spikatemi me aftësinë tonë për t’u shpërqendruar prej kryeçështjeve që preokupojnë Kosovën, në pranverën e vitit 2009, në vitin e dytë të ekzistimit të shtetit të Kosovës, i cili do të jetë shumë më i vështirë sesa viti i parë? Po. Gjithsesi.

    U përmendën vitet 1989-1991, si kornizë kohore kur mori udhë (të drejtë) çështja e Kosovës, e zgjidhjes së saj.
    Muri i Berlinit nuk ndante vetëm Europën dhe Botën në dysh botëkuptimesh politike, nuk ishte vetëm themel mbi të cilin funksiononte një Rend Ndërkombëtar, por, për më tepër, ishte një verdikt i keq për çështjen shqiptare, e cila, që prej formimit të shtetit shqiptar, në vitin 1912, mbeti e pazgjidhur, para së gjithash, për shkak që e drejta jonë për vetëvendosje, nuk korrespondonte me rrjedhat historike, apo, asnjëherë nuk ishte arritur të ngritet në nivelin kur adresimi i saj merrej si një interes primar për Perëndimin.

    E drejta për vetëvendosje e shqiptarëve kishte mbetur në margjinat e historisë së re të Europës – sepse ajo nuk mbrohej nga interesat rajonale dhe ndërkombëtare të shteteve të mëdha.
    Shqiptarët mbetën të ndarë nëpër disa shtete të Ballkanit, sepse, në anën tjetër, edhe vetë Ballkani ishte i ndarë, në zona të veçanta të interesit – si pasojë e Luftës së Ftohtë dhe e Rendit Ndërkombëtar të krijuar pas rënies së Berlinit, dhe humbjes së Gjermanisë naziste, në majin e vitit 1945, i cili përfundoi me prishjen e Murit të Berlinit, me disfatën politike dhe ideologjike të Komunizmit dhe me shkatërrimin e federatave komuniste shumetnike në Bashkimin Sovjetik, në Çekosllovaki dhe në Jugosllavi.

    Mbi gërmadhat e Komunizmit do të ndodhë krijimi i shteteve të reja, në kuadër të valës së radhës të formimit të shteteve, ku bashkoheshin e drejta për vetëvendosje e kombeve, me kufijtë e jashtëm dhe të brendshëm, me territoret e lëna si trashëgimi të këtyre federatave, si dhe me synimin e Perëndimit që të ruhet, sa më shumë që është e mundur, stabiliteti i Europës – në tërësi.
    Kjo ishte korniza globale e zgjidhjes së çështjeve kombëtare, të cilat mbaheshin dhunshëm, nën regjimet komuniste, për dhjetë-vjetësha të tërë.

    Kështu ishte edhe me Kosovën dhe me të gjitha ish-njësitë tjera federale, të ish-RSFJ-së, të cilat shpallën vullnetin e tyre për t’u bërë shtete të pavarura.
    Në rastin e Kosovës, realisht, kjo kornizë ndërkombëtare e zbardhjes dhe e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, koincidonte, apo, ishte në përputhje me një traditë të gjatë të formësimit politik dhe institucional të Kosovës, i cili na ishte imponuar, si pasojë e zhvillimeve tashmë të përmendura historike.

    Kosova kishte krijuar një identitet të veçantë politik me dhjetëra vjet, i cili duhej të mundësonte, në rast të thyerjes së madhe historike, çfarë ndodhi në vitet 1989-1991, që ne të vendosim për fatin tonë.
    Kështu edhe do të bëhet. E drejta jonë, në teori e justifikueshme qyshmoti, arriti të sendërtohet në praktikë, në realitet, sepse u zhbënë pengesat e mëdha ndërkombëtare (në Europë), rajonale (në Ballkan) dhe lokale (vetë RSFJ), sepse e drejta jonë u lidh, natyrshëm, përmes kahjes që mori historia e re europiane, me forcën e shteteve të mëdha perëndimore, me fituesit në Luftën e Tretë Botërore (çfarë ka qenë Lufta e Ftohtë), me Rendin e ri Ndërkombëtar, i cili kërkonte përqafimin e demokracisë dhe të liberalizmit si udhërrëfyes politik për secilin komb, secilin shtet.

    Shqipëria përqafoi këtë realitet dhe mirëpriti sendërtimin e vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Kështu ndodhi edhe me elitat politike shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi.
    Kështu u bëmë shtet. Me të gjitha rëniet dhe ngritjet e njohura në vitet nëntëdhjetë, në Lëvizjen për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

    Kjo përvojë historike, tok me kornizën globale ndërkombëtare, u bënë bashkë në Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, i cili shërbeu si bazë legale për shpalljen e shtetit të Kosovës, për ruajtjen e tërësisë territoriale të këtij shteti, për funksionalizimin e tij, dhe për trajtimin e veçantë të komuniteteve pakicë.

    Ky është një proces i pakthyeshëm, me gjithë problemet e shumta me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, e të cilat, në masë të madhe, nuk trajtohen si duhet prej udhëheqësisë së tanishme të Kosovës.

    Nëse në këto rrethana, sado të vështira që janë, ne, qyshdoqoftë, rikthejmë temën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e cila gjë jo vetëm që është sanksionuar me Rendin e ri Ndërkombëtar, por edhe me Pakon e Ahtisaarit dhe me Kushtetutën e Kosovës (Neni 1.3), atëherë, ne, dashtë e pa dashtë, paraqesim qëndrime politike, që janë, së paku, trefish problematike:
    Së pari, ne shfaqim dyshimin në mundësinë e mbijetesës së shtetit të pavarur të Kosovës.

    Së dyti, ne e marrim si akt të kryer humbjen e Veriut të Kosovës, mbase, edhe të një pjese në Lindje të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
    Së treti, ne kontestojmë konceptin euro-amerikan të zgjidhjes së problemeve madhore në Ballkan.

    Kemi të bëjmë, pra, me një temë shumëfish problematike, aspak të bazuar në realitetin e krijuar në Ballkanin Perëndimor dhe tërësisht konfrontuese me agjendën perëndimore.
    Çka është më e rëndësishmja, kjo agjendë është në raporte përjashtuese edhe me interesat kombëtarë të shqiptarëve, të cilët, si kurrë më parë, që prej Lëvizjes nacionale për çlirim dhe bashkim, në vitet kur u kuptua domosdoshmëria e shkatërrimit të Perandorisë Otomane, janë faktorizuar në Ballkan – pikërisht për shkak të bashkimit të agjendës së tyre kombëtare me atë ndërkombëtare (Perëndimore).

    Krijimi i shtetit të Kosovës është fuqizim i shqiptarëve në Ballkan, në të gjitha fushat e mundshme. Dhe, ky fakt patjetër që do të ndikojë edhe në forcimin e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe në Mal të Zi – në dy shtete të cilat janë gjithnjë e më të vetëdijshme për rolin që Shqipëria dhe Kosova mund ta luajnë në rajon – gjithsesi, në kuadër të agjendës ndërkombëtare të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Paktin NATO dhe në Bashkimin Europian.

    Shqipëria tashmë është në NATO. E NATO është në Kosovë tash e dhjetë vjet.
    E sa për bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik të Kosovës dhe të Shqipërisë, në të gjitha lëmitë e mundshme, pos atyre që spikasin elementet e shtetësisë, kush na pengon që atë ta bëjmë realitet? Askush.

    (Blerim Shala është Nënkryetar i Parë i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #709
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Standard Filozofia" e mbrapshtë "kosovaro"- integracioniste e blerim shalës kundër ribashkimit

    REPLIKË


    "FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QËNDRON !


    (Një komb i ndarë dhe i pushtuar kurrë nuk mund të fuqizohet. Ai përherë do të mbetet i mjeruar dhe i skllavëruar.)


    Mona Agrigoroaiei


    Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës (AAK), Blerim Shala trajton në artikullin "Shteti i Kosovës dhe fuqizimi i shqiptarëve në Ballkan", i botuar në gazetën Express, më 13 prill 2009 problemin e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë: "Nëse në këto rrethana, sado të vështira që janë, ne, qyshdoqoftë, rikthejmë temën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ne shfaqim dyshimin në mbijetesën e shtetit të Kosovës, ne e marrim si akt të kryer humbjen e Veriut të Kosovës, ne kontestojmë konceptin euro-amerikan të zgjidhjes së problemeve madhore në Ballkan". Ai pohon se vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, e drejta e tyre të vetëvendosjes, është sendërtuar me krijimin e shtetit të Kosovës dhe se "krijimi i shtetit të Kosovës është fuqizim i shqiptarëve në Ballkan, në të gjitha fushat e mundshme. Dhe, ky fakt patjetër që do të ndikojë edhe në forcimin e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe në Mal të Zi – në dy shtete të cilat janë gjithnjë e më të vetëdijshme për rolin që Shqipëria dhe Kosova mund ta luajnë në rajon – gjithsesi, në kuadër të agjendës ndërkombëtare të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Paktin NATO dhe në Bashkimin Europian. "

    Nuk pajtohem me këto përfundime të tij. Duke parë në këndvështrim më të gjerë gjeografik, edhe Moldavia (që pas vitit 1944 u pushtua nga Bashkimi Sovjetik, "vëllai më i madh" i Serbisë) u krijua (pas rënies së komunizmit) për të mos u ribashkuar me Rumaninë. Rusia, duke e humbur Moldavinë, kishte qëllim t'ia ndalë ribashkimin me Rumaninë. Tanimë, midis të dy vendeve jo vetëm se qëndron një perde të hekurt, me një regjim pro-rus autarkik, që mohon të drejtat e njeriut për popullsinë e vet, që e gjakos dhe dërgon "shigjete të helmuara" se paska një komb moldav, i ndryshëm nga ai rumun.

    Pra, edhe në rastin e Kosovës, Beogradi sado i pakënaqur mund të jetë me humbjen e kolonizimit të drejtpërdrejtë të Kosovës, është thellësisht i kënaqur nëse Kosova nuk ribashkohet me Shqipërinë dhe nëse krijohet një komb "kosovar", i ndryshëm nga ai shqiptar, sipas përcaktimeve të vjetra titiste. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shteti i Kosovës është ende i pakonsoliduar, nën ndikimin e UNMIK-EULEX-it, me një administratë që nuk mund të shtrihet deri në veriun e Kosovës. Kosova është shtet, aspak nuk është i pa varur, por qëndron me duart të lidhura me pranga nga vendimmarrja e Brukselit.

    Por, zoti Shala duhet të kuptojë një gjë: duke u pajtuar vetëm me rrjedhat kryesore e Fuqive të Mëdha, kurrë një komb nuk mund të zhvillohet dhe të përparojë. Fuqitë të Mëdha kanë interesin e tyre, shqiptarët duhet të kenë interesin e tyre kombëtar. Ka një ndalim midis të qenit pjesëtar të BE-së dhe të qenit koloni të BE-së. Ai shteti që është pjesë e barabartë me shtetet e tjera brenda BE-së, ka të drejtë të marr pjesë në vendimmarrjen e Bashkimit Evropian, të negociojë dhe, sipas aftësive të veta negociuese, të përfitojë më shumë brenda këtij organizimi. Bashkimi Evropian është bashkim shtetesh kombëtare. Atje merret parasysh përmasat gjeografike të shtetit, numri i popullsisë, dhe fuqia ekonomike. Një Shqipëri e copëtuar, një Kosovë e pakonsoliduar me rrezik permanent ndarjeje, çfarë peshë do të ketë brenda BE-së?! Pasi të bëjnë shqiptarët hapin integrues për në BE, duhet të integrohen në vetveten, duke u ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar, duke u bërë komb balancues me kombe të tjera të Ballkanit, me krijimin e një shteti të vetëm etnik kombëtar shqiptar.

    Nga ana tjetër, nëpërmjet "pakos Ahtisari" është krijuar një mekanizëm, që popullit ia ndalon të drejtën e vetëvendosjes dhe të referendumit. Politikanët servilë "yesmen" mund të pajtohen me këtë pako, sepse e kanë më të mirë të jenë të parët në katund se sa të dytët në qytet. Atyre nuk u konvenon një shtet i bashkuar shqiptar, sepse do të humbasin postet dhe kolltukët që ua ofruan të huajt, por ashtu siç ka pohuar edhe Departamenti i Shtetit në një raport të tij të vitit të kaluar, midis popullit dhe politikanëve të Kosovës ka një greminë të thellë. Çfarë është më e rëndësishme, populli kurrë nuk u pyet nëse pajtohet apo jo me pakon Ahtisari dhe me mosbashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Politikanët mund të mashtrojnë një - dy vite popullin, por nuk mund ta mashtrojnë përgjithmonë. Sot, lëvizja kombëtare po fuqizohet gjithnjë e më shumë, ajo ka këmbët te themeli, brenda popullit, sepse bijat e bijtë që janë në gjirin e tij janë bij e bija të popullit shqiptar dhe kërkesa e tyre kryesore është çlirimi dhe ribashkimi i Shqipërisë. Ky është një realitet që nuk mund të mohohet dhe që e shqetëson gjithnjë e më shumë politikanët që kanë pranuar kompromise, duke filluar me Grupin e Unitetit e deri në nënshkrimet për pranimin e zbatimit të pakos Ahtisari. Këta politikanë mendojnë gjithmonë se si të bëjnë keq, se si të sabotojnë dhe të ndalojnë procesin e pandalshëm të ribashkimit të kombit shqiptar, duke sajuar edhe disa pseudoargumente të tipit "me bashkimin e Kosovës me Shqipëri, veriu i Kosovës do të ndahet" apo "kombi shqiptar fuqizohet në Ballkan me krijimin e shtetit kosovar, duke mbetur i ndarë.".

    Këto janë qëndrime propagandistike për të hedhur hi syve të popullit, që të mos shikojë më aspiratën e tij shekullore, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, për ribashkim kombëtar. E para, për humbjen e veriut të Kosovës mund të akuzohet vetëm pushtetin e tanishëm, që ka pranuar institucionet paralele të Serbisë në Kosovë, krijimin e enklavave serbe, "decentralizimi" i tyre dhe lidhjet të veçanta horizontale midis tyre dhe vertikale, me Beogradin. Ata kanë bërë këto kompromise, të papranueshme për të gjithë atdhetarët që duan dhe pranojnë idenë e ribashkimit kombëtar.

    E dyta, kombi shqiptar nuk mund të fuqizohet në Ballkan duke mbetur i ndarë. Një komb i ndarë dhe i pushtuar kurrë nuk mund të fuqizohet. Ai përherë do të mbetet i mjeruar dhe i skllavëruar, në mëshirën e të tjerëve. Kombi shqiptar sot, nuk është vetëm i ndarë. Një pjesë është "në mbikëqyrje", një pjesë gjendet nën pushtim dhe kolonizim klasik nën Maqedoni dhe nën Serbi, popullit të të cilëve u është hedhur kurthin e disa "të drejtave" (të cilat edhe ashtu nuk respektohen), për t'ua mohuar çlirimin nga pushtuesi dhe kolonizatori

    Si përfundim, sot, e vetmja trajtesë korrekte e çështjes kombëtare shqiptare është se kjo është çështje koloniale, që zgjidhet vetëm me respektimin së drejtës për vetëvendosjes dhe dekolonizimit të kombit shqiptar. "Fuçia e barutit" e Ballkanit do të shuhet vetëm me krijimin e shteteve etnike në Ballkan, që nënkupton një Shqipëri Etnike, një Bullgari Etnike, pse jo edhe një Serbi Etnike. Është koha që edhe politikanët të mendojnë me të vërtet ta fuqizojnë kombin shqiptar, duke respektuar amanetin dhe programin e Lidhjes së Prizrenit dhe jo duke përqafuar pozita "sulltaniste" antishqiptare, për përforcimin e kufijve artificiale shqiptaro-shqiptare dhe dobësimin e vazhdueshëm deri në asimilimin e plotë kombit shqiptar.


    Rumani, 15 prill 2009
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #710
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-05-2008
    Vendndodhja
    Danmark
    Postime
    41
    BENI 33 ...o dylber pse kaq te trashe i di shqiptaret ti, qe te bejne neshtas te Shqiperise edhe 2 500 000 musliman te tjere ??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!....

    pffff....Gabohesh shume rende !!!!!

    ps. vazhdoni mbushni forumin me fjale boshe

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •