Bashkim dhe vetem bashkim!
Jo vetem kombetar.
me respekte
Rroni01
Bashkim dhe vetem bashkim!
Jo vetem kombetar.
me respekte
Rroni01
BASHKIM NDRYSHE SBEN O VLLEZER ideja rugovjane dhe berishjane dote mundohen ta ndalin por sdota arrin kurr ket qellim
duhet te bashkohet por eshte mision i pa mundur![]()
Edhe UÇK edhe pavarësimi i Kosovës, krejt këto kanë qenë të pamundura.duhet te bashkohet por eshte mision i pa mundur
Mbreti Leka I: Kosova dhe Shqipëria janë një
“Unë besoj se do të ketë një rezistencë nga shtet e BE-së që të ndryshojnë kufijtë, por një vizë në një hartë nuk është një ndryshim i madh. A hynë Kosova dhe Shqipëria në BE si dy shtete, a si një, nuk është ndonjë ndryshim i madh. Unë besojë se është e bashkuar, automatikisht është e bashkuara, është si dy gishta në një dorë”, tha Mbreti.
Mbreti Leka I: Kosova dhe Shqipëria janë një
Kosova dhe Shqipëria janë bashkuar, dhe ato tashmë janë të ndara vetëm nga vizat në harta, ndërsa me hyrjen në NATO, zgjerimi ka ndodhur, vlerësoi të dielën në Prishtinë, mbreti shqiptar Leka I.
“Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO-së dhe pavarësinë e Kosovës e quaj një vepër shumë të madhe, hyrjen tonë në NATO. Arsyeja është e thjeshtë, ky është një zgjerim i kufijve edhe do të jap zhvillim patjetër brenda Shqipërisë, sepse NATO nuk është vetëm një organizatë ushtarake, po është edhe një organizatë politike, që do të ketë zhvillime nga kjo”, tha Mbreti Leka I.
Duke folur në vizitën e tij të parë pas Pavarësinë së Kosovës, Mbreti Leka I, tha se ky akt për të ishte një gëzim i madh.
“Për sa i takon pavarësisë së Kosovës është gëzimi më i madh që mund ta ketë njeriu, kur erdh ajo ditë”, tha Mbreti Leka I.
Ai tha se bashkimi do të bëhet fillimisht me anë të interesit të tregtisë, si dhe në mes të lidhjeve shoqërore e vëllazërore që kanë dyja vendet. Ai tha se beson se edhe Kosova do të hyjë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
I pyetur se si e sheh Kosovën dhe Shqipërinë, të bashkuara apo si dy shtet të ndara, Mbreti Leka I tha se këto dy vende janë të ndara vetëm në hartë. “Unë besoj se do të ketë një rezistencë nga shtet e BE-së që të ndryshojnë kufijtë, por një vizë në një hartë nuk është një ndryshim i madh. A hynë Kosova dhe Shqipëria në BE si dy shtete, a si një, nuk është ndonjë ndryshim i madh. Unë besojë se është e bashkuar, automatikisht është e bashkuara, është si dy gishta në një dorë”, tha Mbreti.
Duke folur për zhvillimet pas pavarësisë së Kosovës, Mbreti Leka I tha se në përgjithësi ka lëvizje pozitive.
Ndërsa, Princi Leka, djali i Mbretit, duke folur rreth njohjeve të shtetit të Kosovës, tha se shumë shpejtë Kosovën do ta njohin edhe shtet tjera, duke premtuar se do të lobojë deri në Afrikën e Jugut që ky vend ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Në këtë shtet për disa vjet ka jetuar familje mbretërore, para se të vendoste të kthehej në Shqipëri, kur iu mundësua kthimi.
“Ne kemi qenë të detyruar të largohemi nga Afrika e Jugut, e cila ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës, kjo fatkeqësisht ka krijuar mjaftë pengesë, por jam i bindur se me komunikimin e vazhdueshëm jemi në proces të ngritjes së një lobimi shqiptarë edhe pse për momentin nuk është aq i fuqishëm siç e kemi ne”, tha Princi Leka. Ai tha se për pavarësinë e Kosovës ka lobuar edhe gjatë Konferencës Islamike.
“Ne kemi marrë përgjigje pozitive nga shumica e shteteve që janë, sidomos në Konferencën Islamike. Ne vazhdojmë lobimin tonë për pavarësinë e Kosovës, por është një proces që nënkupton se do të ketë mjaftë influenca. Por, unë e them se njohja e pavarësisë së Kosovës është duke ecur përpara dhe besoj se së shpejti do të shikojmë që edhe më shumë shtete do ta njohin Kosovën me të gjithë të drejtën e vet, legjitimitetin e saj në të gjitha aspektet ligjore botërore”, tha Princi Leka.
Në ditën e parë të vizitës tri ditëshe në Kosovë Mbreti Leka I do të vizitojë familjen Rugova, familjen Jasharaj në Prekaz dhe familjen e Haradinajt në Gllogjan.
Gjatë ditës së dytë, Mbreti Leka I do të takojë krerët me të lartë të shtetit, presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçin, kryekuvendarin Jakup Krasniqin si dhe përfaqësuesit e partive politike.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
A duhet të bashkohen Kosova dhe Shqipëria?
Mysafirë:
Albin Kurti - Lëvizja "Vetëvendosje"
Kim Mehmeti - Publicist shqiptar, Maqedoni
*Valon Murati - Lëvizja për Bashkim
*Halil Matoshi - Publicist
SHIKONI...
http://www.kohavision.net/index.php?...8080&Itemid=93
Ndryshuar për herë të fundit nga Faik : 12-04-2009 më 09:38
HISTORI E KESAJ TOKE
LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE
per pos Valonit te tieret se meritoin ti shiqosh
as te lexosh diqka prej tyre
falltor hesapi
teori te zbrazta patrotizum me baterija te zbrazta
ma mire than nji hiq gje jan
ndersa per Valonin kam konsiderat dhe respekt
Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 12-04-2009 më 10:01
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
te gjithe thone le te bashkohet po askush nuk ben asgje per ta realizuar kete bashkim
si gjithmone presim ta bejne te tjeret per ne
PO.Sepse jemi të të njejtes familje,flasim të njejtën gjuhë,kishim të njejtin flamurë,kishim të njejtin himn etj., POR në fillim duhet rregulluar disa probleme që tani i kemi të pranishme kudo.Shohim rivalitetin në mes politikanëve,shohim Edi Rama se si nga dita në ditë përgadit akuza të reja për Sali Berishën,shohim varfërinë,shohim krimet,shohim shkollimin etj etj etj .
Pasi që të bëhemi njerëz duhet të bashkohemi , mandej kur do rregullojmë këti probleme do bashkohemi dhe do kemi më dobi . Sepse me të vërtet na nevoitet por edhe më shumë na nevoitet menquria të kemi dhe ta shtijmë në përdorim at .
Me Rrespekt ILMGAP
Krijoni Kontakt