Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 63
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Akuzat ndaj UÇK-së – shpifje qëllimkëqija, thotë Thaçi

    Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryekuvendari Jakup Krasniqi i kanë vlerësuar shpifje akuzat që vijnë për gjoja krimet e kryera nga ushtarët e UÇK-së. Kryeministri Thaçi tha se akuzat kanë ardhur në një moment të rëndësishëm për shqiptarët, siç është hyrja e Shqipërisë në NATO, dhe procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim denigrimin e shqiptarëve dhe sukseseve të dy vendeve.
    Në reagimin e tij të parë publik, që kur dolën edhe akuzat në BBC për ekzistimin e kampeve të UÇK-së, ku gjoja janë kryer krime lufte, kryeministri Hashim Thaçi i ka quajtur shpifje qëllimkëqija që kanë për synim denigrimin e shqiptarëve. Ai tha se nuk janë të rastësishme këto akuza që ndodhin tani, kur Shqipëria dhe Kosova po arrijnë sukseset më të mëdha, sikur që nuk është i rastësishëm as lokacioni që është përzgjedhur - Kukësi, për të përfshirë të dy vendet.

    Po kështu kjo kohë ndërlidhet edhe me procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, tha kryeministri, duke u shprehur i sigurt se, sikur edhe më përpara, këto pretendime do të përfundojnë të dështuara.


    | s.b & RTK staff |



    14 prill 2009 - 13:17:24
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Per ty qe i perket nji familje shpiunesh ska dyshim se kaher e kemi dit
    edhe qe ti e ndjek rrugen e te parve dhe vazhdon te jesh bashkpuntor
    i shkaut neper ambasadfa prap e dim
    po nji fjal popullore thot qka te lind prej macje han mi
    dhe per ata ti mua as me sy spo mumdesh ta durosh ket stemen e UÇK-se
    qe e mbaj
    dhe je aq i shfrenuar qe smundesh dot ta mshifesh mllefin urrejtjen qe e kie per
    UÇK-ne veq mos u anko pash neren se shpiertin na kpute prej gjynahi haaaaa
    te gjith bashpuntoret e shpiujat e shkaut heret apo von do te marrin
    ata qka e meritoin

    Veq nja se paske harrue se ne nji postim tjeter ke rrejt
    e ke than se i ke pas dy te familjes te ram kinse si pjestar te UÇPMB-se haaaaaaaaaaaa
    thua ti qe se dimi ne kush jeni ju
    Un s'kam nevoj te dal e te rreh gjyks ne emer te tyre :-) ata kan vdek per liri dhe per vend te vet edhe mua me behet qjefi dhe jam shum krenar kurse saper keto .. mundesh me pyet fort mire per familjen time ne Degen 5 te LDK-s ne Gjilan dhe drenicaket e llapushnikit / llaushes / mitrovices / gjakoves / dhe disa fshatrva andej ka PZ-ja .. ku kan qen nen kontrolln e vet familjes time .. ti qorr.

    ahh harrova..

    te fala ka shpia..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #43
    Kosovë: Vazhdojnë reagimet ndaj akuzave për krime të ish UÇK-së

    Besim Abazi, Prishtinë

    Zëri i Amerikës

    14-04-2009


    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi thanë sot se lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e drejtë, ndërsa hodhën poshtë pohimet për krime të saj ndaj civilëve.

    Komente të ngjashme janë bërë gjatë ditëve të fundit edhe nga udhëheqës të tjerë politike të vendit pas shkrimeve të shërbimit botëror të BBC-së dhe Rrjetit Ballkanik për gazetari hulumtuese sipas të cilave Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka shkelur të drejtat e civilëve në Kosovë, ka keqtrajtuar dhe në disa raste edhe ka vrarë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme.

    Hulumtimet e gazetarëve morën në shqyrtim edhe pretendimet se disa prej personave që u mbajtën në disa burgje të ish Ushtrisë Çlirimtare në Shqipëri, ishin vrarë për t'u marrë organet, një pohim ky i ngritur me herët edhe nga ish kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla del Ponte në librin e saj Gjuetia.

    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjatë luftës ishte drejtor politik i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se kjo ushtri nuk ka bërë krime, por ka zhvilluar një luftë të drejtë, të pastër duke respektuar konventat ndërkombëtare.

    “Është një fushatë me pretendime denigruese për luftën tonë të drejt, për shtetin tonë të ri që po ndërtojmë, për sukseset që po arrijmë dhe në prag të mbajtjes së procesit të Hagës lidhur me pavarësinë e Kosovës. Por, e vërteta dihet, është një e vërtetë: Serbia është ajo që ka kryer gjenocid në Kosovë. Prandaj, çdokush që pretendon për të rikthyer gjërat prapa do të jetë i dështuar”, tha kryeministri Thaçi.

    Në shkrimet e ditëve të fundit pretendohet se ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte kampe e burgje në rajonin e Kukësit në Shqipërinë veriore.

    Kryeministri Thaçi thotë se në këtë mënyrë po bëhet përpjekje për të denigruar të gjithë shqiptarët qoftë në Kosovë apo në Shqipëri.

    “Nuk është përzgjedhur rastësisht Kukësi për t’i përfshirë të dy vendet tona, për t’i sulmuar të dy vendet tona, për të sulmuar paqen, stabilitetin dhe progresin euroatlantik të Kosovës dhe Shqipërisë”, tha kryeministri Thaçi.

    Udhëheqës politikë të ish Ushtrisë Çlirimtare kanë hedhur poshtë pohimet për ekzistimin e kampeve të kësaj ushtrie, por kanë theksuar se ka pasur mundësi të gabimeve të bëra nga individë gjatë luftës. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur këdo që dëshiron të kryejë hetime të paanshme rreth kësaj çështjeje.

    Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u angazhua për hetim të paanshëm rreth kësaj çështjeje.

    “Po sigurisht që jo vetëm EULEX-i por edhe institucionet e Kosovës vërtetë duhet ta bëjnë një hetim. Dhe unë jam i bindur se rezultati i hetimeve ka me qenë pozitiv për Kosovën dhe UCK-në, pasi që gjithë ato që po thuhen këto ditë, vërtetë nuk kanë bazë reale dhe nuk janë diçka që neve na frikëson”, tha zoti Krasniqi.

    Një numër organizatash ndërkombëtare kanë bërë thirrje për hetime të paanshme lidhur me akuzat që i janë bërë ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Këshilli i Evropës, ka caktuar zotin Dick Marti që të hulumtojë vërtetësinë e tyre.

    Hetime rreth kësaj çështjeje ka paralajmëruar edhe misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, por siç thuhet vetëm nëse ekspertët binden nga faktet për një gjë të tillë.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Shpifjet ndaj UÇK-së, jo rastësi

    Nga Express më 14.04.2009 në ora 14:25
    Kryeministri Hashim Thaçi i hodhi poshtë të martën, të gjitha akuzat që i vihen në barrë ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke i konsideruar ato si akuza qëllimkëqija që pretendojnë të dëmtojnë procesin historik të Kosovës dhe imazhin çlirimtar të ish-guerilëve shqiptarë.

    Shefi i Ekzekutivit të Kosovës i bëri këto komente pas një takimi që zhvilloi sot në objektin e Qeverisë me një grup ligjvënësish të Kuvendit të Shqipërisë. Thaçi tha se akuzat e fundit ndaj UÇK-së, kanë për qëllim që të dëmtojnë Kosovën në prag të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    “Këto shpifje nuk janë të rastësishme, pikërisht në kulmin e suksesit të shtetit të Kosovës, një sukses i gjithanshëm dhe në momentet e integrimit të Shqipërisë në NATO. Pra janë denigruese për gjithë shqiptarët ku jetojnë, edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën”, tha Thaçi.

    Reagimi i kryeministrit të Kosovës vjen pas publikimit të disa mediave botërore, sipas të cilave, ish-guerilet e UÇK-së i kanë arrestuar e më pas i kanë dërguar në qytetin e Kukësit në Shqipërinë veriore, disa serbë të Kosovës, kur edhe i kanë vrarë dhe keqtrajtuar.

    “Nuk është zgjedhur rastësisht Kukësi, për t’i sulmuar dhe përfshirë dy vendet tona”, tha Thaçi, i cili gjatë luftës ishte shef i Drejtorisë Politike të UÇK-së.

    Gjithë kjo, siç tha më tej Thaçi, është bërë me qëllim që të sulmohet progresi integrues i dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë. Megjithatë kryeministri tha se shpifjet e tilla janë të dështuara dhe të tejkaluara, sepse UÇK dhe populli i Kosovës, siç saktësoi më tej ai, nuk kanë bërë krime.

    “UÇK ka zhvilluar luftë të drejtë, të pastër, ka respektuar konventat ndërkombëtare… por e vërteta dihet...është një e vërtetë që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, prandaj çdokush që pretendon për t’i rikthyer gjërat prapa, do të jetë i dështuar”, tha kryeministri i Kosovës.

    Përkundër akuzave që janë bërë, shefi i qeverisë tha se institucionet e Kosovës i kanë dhënë mbështetje të plotë drejtësisë dhe i ka besuar gjithmonë drejtësisë. Në çdo vend, siç tha Thaçi, drejtësia dhe populli i Kosovës kanë dalë fitues, përfshirë edhe drejtësinë në Tribunalin Penal të Hagës.

    Jo çdo kush, sipas kryeministrit Thaçi, i gëzohet faktit se shqiptarët tashmë janë bërë faktor stabiliteti në rajon. “Në Kosovë janë instaluar forcat e NATO-s, kurse Shqipëria tashmë është anëtare me të drejta të plota në NATO”, tha Thaçi, duke e konsideruar këtë të arritur të veçantë të shqiptarëve. (KosovaLive)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    http://www.youtube.com/watch?v=9BDKj...layer_embedded


    Kosovë: Vazhdojnë reagimet ndaj akuzave për krime të ish UÇK-së

    Besim Abazi, Prishtinë
    Zëri i Amerikës
    14-04-2009


    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi thanë sot se lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e drejtë, ndërsa hodhën poshtë pohimet për krime të saj ndaj civilëve.

    Komente të ngjashme janë bërë gjatë ditëve të fundit edhe nga udhëheqës të tjerë politike të vendit pas shkrimeve të shërbimit botëror të BBC-së dhe Rrjetit Ballkanik për gazetari hulumtuese sipas të cilave Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka shkelur të drejtat e civilëve në Kosovë, ka keqtrajtuar dhe në disa raste edhe ka vrarë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme.

    Hulumtimet e gazetarëve morën në shqyrtim edhe pretendimet se disa prej personave që u mbajtën në disa burgje të ish Ushtrisë Çlirimtare në Shqipëri, ishin vrarë për t'u marrë organet, një pohim ky i ngritur me herët edhe nga ish kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla del Ponte në librin e saj Gjuetia.

    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjatë luftës ishte drejtor politik i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se kjo ushtri nuk ka bërë krime, por ka zhvilluar një luftë të drejtë, të pastër duke respektuar konventat ndërkombëtare.

    “Është një fushatë me pretendime denigruese për luftën tonë të drejt, për shtetin tonë të ri që po ndërtojmë, për sukseset që po arrijmë dhe në prag të mbajtjes së procesit të Hagës lidhur me pavarësinë e Kosovës. Por, e vërteta dihet, është një e vërtetë: Serbia është ajo që ka kryer gjenocid në Kosovë. Prandaj, çdokush që pretendon për të rikthyer gjërat prapa do të jetë i dështuar”, tha kryeministri Thaçi.

    Në shkrimet e ditëve të fundit pretendohet se ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte kampe e burgje në rajonin e Kukësit në Shqipërinë veriore.

    Kryeministri Thaçi thotë se në këtë mënyrë po bëhet përpjekje për të denigruar të gjithë shqiptarët qoftë në Kosovë apo në Shqipëri.

    “Nuk është përzgjedhur rastësisht Kukësi për t’i përfshirë të dy vendet tona, për t’i sulmuar të dy vendet tona, për të sulmuar paqen, stabilitetin dhe progresin euroatlantik të Kosovës dhe Shqipërisë”, tha kryeministri Thaçi.

    Udhëheqës politikë të ish Ushtrisë Çlirimtare kanë hedhur poshtë pohimet për ekzistimin e kampeve të kësaj ushtrie, por kanë theksuar se ka pasur mundësi të gabimeve të bëra nga individë gjatë luftës. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur këdo që dëshiron të kryejë hetime të paanshme rreth kësaj çështjeje.

    Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u angazhua për hetim të paanshëm rreth kësaj çështjeje.

    “Po sigurisht që jo vetëm EULEX-i por edhe institucionet e Kosovës vërtetë duhet ta bëjnë një hetim. Dhe unë jam i bindur se rezultati i hetimeve ka me qenë pozitiv për Kosovën dhe UCK-në, pasi që gjithë ato që po thuhen këto ditë, vërtetë nuk kanë bazë reale dhe nuk janë diçka që neve na frikëson”, tha zoti Krasniqi.

    Një numër organizatash ndërkombëtare kanë bërë thirrje për hetime të paanshme lidhur me akuzat që i janë bërë ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Këshilli i Evropës, ka caktuar zotin Dick Marti që të hulumtojë vërtetësinë e tyre.

    Hetime rreth kësaj çështjeje ka paralajmëruar edhe misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, por siç thuhet vetëm nëse ekspertët binden nga faktet për një gjë të tillë. (ze)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Dick Marty, është mik i ngushtë i serbëve. Ka lobuar në Zvicër kundër njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ka kritikuar zonjën Michelin Calmy-Rey (Ministren e Punëve të Jashtme të Zvicrës) për njohje të shpejtë si dhe ka hetuar (po për llogari të Evropës) fluturimet pa leje të avionëve amerikanë ngarkuar me terroristë të mundshëm. Po të isha institucion i Kosovës do të kisha kërkuar një personalitet më neutral.

    Llapi të lutem përcille në qendrën tënde këtë informacion sepse kur është në pyetje Atdheu, ne të djathtët (për dallim nga ju kriptokomunistët) dimë t'i lëmë anash mëritë....

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Per ty qe i perket nji familje shpiunesh ska dyshim se kaher e kemi dit
    edhe qe ti e ndjek rrugen e te parve dhe vazhdon te jesh bashkpuntor
    i shkaut neper ambasadfa prap e dim
    po nji fjal popullore thot qka te lind prej macje han mi
    dhe per ata ti mua as me sy spo mumdesh ta durosh ket stemen e UÇK-se
    qe e mbaj
    dhe je aq i shfrenuar qe smundesh dot ta mshifesh mllefin urrejtjen qe e kie per
    UÇK-ne veq mos u anko pash neren se shpiertin na kpute prej gjynahi haaaaa
    te gjith bashpuntoret e shpiujat e shkaut heret apo von do te marrin
    ata qka e meritoin

    Veq nja se paske harrue se ne nji postim tjeter ke rrejt
    e ke than se i ke pas dy te familjes te ram kinse si pjestar te UÇPMB-se haaaaaaaaaaaa
    thua ti qe se dimi ne kush jeni ju


    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Ministrit te mbrojtjes Ahmet Krasniqit?

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Enver Malokut shefit te QIKUT?

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Agim Ramadanit(komandant i UQKse)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Salih Qekut?(komandant i UQKse)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Tahir Zemajt?(komandant i FARK-ut)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Enis Zemajt?(i biri i Tahir Zemajt komandant i FARK-ut)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Xhemail Mustafes?(keshilltari numer nje i presidentit Rugova)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Smail Hajdarajt?(komandant i UQKse dhe deputet i LDK antar i parlamentit te Kosoves)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Uke Bytyqit?(komandant i UQKse kryetar i komunes se Therandes LDK)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Ekrem Rexhes?(komandant Drini komandant i zo. Pashtrikut)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Ismet Racit?(kryetar i LDK dhe kryetar i komunes se Klines)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Hasan Zemajt?(komandant I UQKse)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Shaban Manajt?(antar i kryesise se LDK)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Shefki Popoves?(Gazetar)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Bardhyl Ajetit?( Gazetar)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Rexhep Lucit?(Arkitekt)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Bekim Kastratit(luftetar i UQKse dhe gazetar pasluftes i Bota Sot)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Sabahate Tolajt? (ushtare e UQKse)

    Kush eshte pergjegjes per vrasjen e Isuf Haklajt? (ushtar i UQKse)

    Kush eshte pergjegjes per vrsasjen e Besim Dajakut? (luftetar i UQKse dhe truproje e presidentit Rugova)



    Dikush dor ketu ka , un jo 100% as Brari jo por dikush prej partis juaj ka te boj me gjith keto vrasje qe po akuzojn te huajt!

    Pra edhe njeher them duhet te rishikohen keto akte gjithqysh!! Luften dhe pushken keta trima e kan pas kunder Shqiptarve.

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shpiunat lypin qi nanen plumb mu ne lule te ballit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #49
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Shpiunat lypin qi nanen plumb mu ne lule te ballit
    Pse nervozohesh Llapi? Ligji di te dalloje te fajshmin nga i pafajshmi!

    I pafajshmi nuk ka frike ne asnje rast dhe kjo u provua me gjyqet qe u zhvilluan deri tash ne Hage a nese me te vertete provohet se dikush ka luajtur gishtin per hesape te tjera atehere ai duhet te perballet me ligjin.

    Nese je (ni) per nje shtet te se drejtes athere s'ke (ni) pse te nervozohesh (ni)!

    Kosova do te dale dhe me e forte nese dikush qe ka kryer krime do te ndeshkohet sipas ligjit dhe kjo eshte shenje treguese e nje shteti dhe te nje shoqerie civile.

    Cdo krim apo kriminel qe mbetet pa u ndeshkuar, pavaresisht se kush eshte apo se cfare nacionaliteti ka, do te perbeje gjithmone nje rrezik potencial per shoqerine dhe do te jete nje shenje dobesie e nje shoqerie qe nuk ka guxim te perballet me te verteten!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Pse nervozohesh Llapi?
    jo Llapi nuk po nervozohet veq deshta te them se boll shum e shpiuni ka hanger plum siq e kan meritue
    por boll shum ende kan mbet gjall e lehin si qet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albin Kurti (1975 - )
    Nga ILovePejaa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 305
    Postimi i Fundit: 04-06-2017, 20:47
  2. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  3. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •