Kryeministri Berisha priti sot, ish të dërguarin e posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner. Berisha i shprehu mirënjohje ambasadorit Wizner, për kontributin tij gjatë bisedimeve për statusin final të Kosovës.
TIRANE- Ish i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner është pritur në një takim nga kryeministri Berisha.
Gjatë këtij takimi kreu i qeverisë i shprehu mirënjohje të thella ambasadorit Wizner, për kontributin tij, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë bisedimeve për statusin final të Kosovës.
“Shqiptarët do t’u mbeten përjetë mirënjohës ju, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentëve amerikanë për kontributin dhe përkushtimin ndaj çështjes së tyre të drejtë, që bëri të mundur shpalljen e pavarësisë se Kosovës më 17 shkurt” u shpreh kryeministri Berisha.
Nga ana e tij Ambasadori Wizner uroi kreun e qeverisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, cka do të ndikojë sipas tij akoma më shumë në rritjen e stablilitetit dhe sigurisë në rajon.
Berisha dhe Wizner diskutuan gjithashtu edhe për përfundimin e rrugës Durrës-Kukës, e cila do t’i japë një dimension të ri bashkëpunimit me Kosovën, si edhe me pjesë të tjera të rajonit.
Krijoni Kontakt