Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1

    Hetim i BBC për krimet në Kosovë - Thaçi i hedh poshtë ato

    Kryeministri Thaçi hedh poshtë akuzat

    Nick Thorpe

    Korrespondent i BBC-së



    Dëshmitarët thonë se disa viktima të UÇK-së janë varrosur në Kukës.

    Një hetim i bërë nga BBC-ja ka zbuluar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka rrëmbyer civilë, të cilët më pas janë keqtrajtuar dhe në disa raste janë vrarë.

    Burimet i kanë thënë BBC-së se serbë, shqiptarë dhe romë ishin në mesin e 2000 personave që u zhdukën.

    Kjo ka ndodhur si gjatë ashtu edhe pas luftës në Kosovë që përfundoi në qershor të vitit 1999.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ish Drejtori Politik i UÇK-së i ka hedhur poshtë këto akuza.

    Zoti Thaçi ka thënë se mund të ketë patur individë që e kanë "keqpërdorur uniformën e UÇK-së", por ka shtuar se UÇK-ja e ka distancuar vetveten nga këta individë.

    Dëshmia

    Hetimi i kryer nga BBC News, mori në shqyrtim edhe pretendimet se disa prej personave që u mbajtën në Shqipëri, ishin vrarë për t'u marrë organet dhe se faktet e mbledhura nga hetues të OKB-së në Shqipëri ishin shkatërruar nga Gjykata për Krimet e Luftës në Hagë.

    Një ish i burgosur i UÇK-së, një shqiptar i Kosovës që është mbajtur në burgjet e UÇK-së në Kukës, në veri të Shqipërisë, ka pranuar të flasë, por me kusht që emri i tij të mos jepet.

    Familja e tij ka frikë për jetën etij.

    "Ata i keq-trajtuan njerëzit në korridor", tha ai.

    "Ata gjithashtu hynë në dhoma në grupe pesë apo gjashtë vetësh për të na marrë në pyetje. Dhe ata përdorën thika, pushkë dhe armë automatike".

    Dëshmia e tij konfirmon që njerëz me prejardhje të ndryshme etnike u mbajtën këtu, përfshirë edhe serbët.

    Ai i tha BBC-së:"Kur një person keqtrajtohet ....ai rënkon "oh nëne" në gjuhën e tij.

    "Netët ishin shumë të qeta, ndaj edhe mund t'i dëgjoje kur bërtisnin.... kur i rrihnin, ose pas kësaj".

    Burimet në Kukës sugjerojnë se deri në 18 të burgosur që janë mbajtur në kampe janë vrarë.

    Të zhdukurit

    Në anën tjetër të kufirit në Prizren, në perëndim të Kosovës, Brankica Antiç ndez një qiri për bashkëshortin e saj Zllatko.

    Një serb i Kosovës, për të cilin ajo thotë se u rrëmbye në korrik të vitit 1999 në Prizren nga persona të veshur me uniforma të UÇK-së dhe gjashtë javë pas përfundimit të luftës, kur paqeruajtës të udhëhequr nga NATO ishin të vendosur në vend.

    Në manastirin Shën Arkangjëlli pranë Prizrenit, sipas traditës ortodokse serbe, ndizen qirinj për personat e dashur.

    Qirinj ndizen ose në pjesën e sipërme për të gjallët, ose në pjesën e poshtme për të vdekurit.

    Brakica ende i ndez qirinjtë për Zllatkon në pjesën e sipërme.

    "Ne gjithmonë ndezim një qiri për shëndetin e tyre dhe mirëqënien dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, derisa të gjenden trupat e tyre dhe ne e dimë se është fakt që ata kanë ikur", thotë ajo.

    Zllatko është një prej 400 serbëve të Kosovës që janë rrëmbyer në fund të luftës dhe që ende nuk janë gjetur, sipas Shoqatave të Familjeve të të Zhdukurve në Serbi.

    Rreth 150 persona nuk gjenden që prej kohës së luftës.

    Nga koha e luftës rezultojnë të zhdukur 1500 shqiptarë, kur forcat serbe të sigurisë kryen disa krime lufte të faktuara mirë, kundër popullsisë shqiptare që përbën shumicën.

    Qindra trupa u gjetën në varre masive në Serbi.

    Hetimi ynë tregon se luftëtarë të UÇK-së, gjithashtu ishin fajtorë për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut.

  2. #2
    Një raport për Ballkanin thotë se UÇK-ja kishte burgje sekrete në rajon


    Besim Abazi

    Zëri i Amerikës

    09-04-2009


    Përfaqësues politikë dhe humanitarë në Kosovë, thanë të enjten se do të mbështesin çfarëdo hetimesh që mund të bëhen për ndriçimin e pohimeve mbi ekzistimin e burgjeve dhe kampeve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Komentet e tyre pasuan shkrimet e shërbimit botëror të BBC-së dhe Rrjetit Ballkanik për gazetari hulumtuese, sipas të cilave Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka abuzuar me të drejtat e civilëve në Kosovë, ka keqtrajtuar dhe në disa raste edhe ka vrarë.

    Hulumtimet e gazetarëve morën në shqyrtim edhe pretendimet se disa prej personave që u mbajtën në Shqipëri, ishin vrarë për t'u marrë organet, një pohim ky i ngritur me herët edhe nga ish kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Karla del Ponte në librin e saj “Gjuetia“.

    Në fund të muajit të kaluar, u tha se një dosje e hartuar nga prokurorë serbë në Beograd rreth kësaj çështjeje, u është dorëzuar zyrtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë. Përgjegjësi për çështje të drejtësisë në misionin e EULEX-it, Alberto Perducca nuk ka pranuar të flasë me hollësi nëse një dosje e tillë është apo jo në duart e këtij misioni, por ka nënvizuar se krimet e luftës janë në përgjegjësi të misionit të tij. Përfaqësuesit politikë në Kosovë, kanë hedhur poshtë pohimet për ekzistimin e kampeve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Një nga ish udhëheqësit politikë të kësaj ushtrie Xhavit Haliti i tha “Zërit të Amerikës” se ka pasur mundësi të gabimeve të bëra nga individë gjatë luftës, por duhet pasur parasysh se zinxhiri komandues i ish Ushtrisë Çlirimtare nuk ishte i njëjtë me ushtritë e tjera si ta zëmë asaj serbe me të cilën është luftuar në Kosovë.

    “Me sa di unë si përfaqësues politikë i UCK-së ne nuk kemi pasur raste të tilla, ose nuk kemi pasur vendime të tilla në nivelet të lartë komanduese, ose në nivelet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës”.

    Zoti Haliti thotë se do të ishte shumë me rëndësi sikur institucionet e vendit të kishin mundësi për të ndihmuar ndriçimin e fatit të të gjithë atyre që kanë pësuar gjatë luftës së fundit.

    ”Situatë është e tillë se duke mos pasur shënime të sakta dhe duke qenë i shkëputur nganjëherë zinxhiri komandues, ose komandat lokale nga veprimet individuale, sjellin probleme që na e vështirësojnë edhe neve si institucione me thënë që ka ngjarje të tilla, ka raste të tilla, apo nuk ka raste të tilla."

    Zëri i Amerikës: Por, a jeni të gatshëm të bashkëpunoni në një hetim të mundshëm për këto raste?

    “Unë jam i bindur se institucionet e Kosovës edhe ato të Shqipërisë, duhet të bashkëpunojnë me gjykatat ndërkombëtare, duhet që maksimalisht të përpiqen me i zgjidhë këto probleme, sepse është në interesin e Kosovës, është në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe në këtë rast po them jo vetëm të shqiptarëve, por edhe në interesin e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë sepse ne bashkë me ta duhet të punojmë dhe duhet të jetojmë këtu...Unë në këtë rast do të përfitojë nga besimi që kam tek njerëzit tanë që edhe në rrethanat kur ata nuk kanë guxim që të thonë ‘këtu gjenden eshtrat e dikujt’, është mënyrë që në mënyrë anonime institucioneve të Kosovës t’ju ndihmojnë për vendet se ku mund të jenë personat, në qoftë se janë diku të vendosur ose të varrosur, siç po pretendohet”.

    Zoti Haliti hodhi sërish poshtë çdo mundësi të trafikimit të organeve të peronave të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Këto pohime janë hedhur poshtë edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe lirive të njeriut i cili është duke përgatitur një monografi për viktimat e luftës në Kosovë. Behxhet Shala nga ky Këshill thotë se monografia sjellë të dhëna të sakta për të gjitha palët.

    ”Në Kosovë gjatë luftës fundit janë vrarë 297 serb, janë të zhdukur diku afër 400 serb dhe dikush duhet të jap llogari edhe për vrasjen e civilëve serbë, por edhe të jap informacione se çfarë fati kanë pësuar serbët e zhdukur. Është interesant se kurrë nuk ka qenë një interesim kaq i madh i bashkësisë ndërkombëtare ta zëmë për identifikimin e shqiptarëve, për shqiptarët e zhdukur, po tash është një angazhim jashtëzakonisht i madh i të gjithëve... Te shqiptarët llogaritet që kanë së paku 1500 të zhdukur, janë të vrarë 8509 civilë shqiptarë. E kam fjalën për periudhën 1 janar 1998 e deri ne ditën kur ka hyrë KFOR-i në Kosovë (12 qershor 1999).”

    Autoritetet në Kosovë i kanë hedhur poshtë në vazhdimësi pohimet e nxjerra nga ish kryeprokurorja Carla del Ponte, aktualisht ambasadore e Zvicrës në Argjentinë. Ata thonë se do të bashkëpunojnë me këdo që dëshiron të kryejë hetime të paanshme rreth kësaj çështjeje, një kërkesë kjo e përfshirë edhe në raportet e disa organizatave ndërkombëtare.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe luftë për ekzistencën e qenies sonë”
    Prishtina hedh poshtë akuzat ndaj UÇK-së


    Ish-pjesëtarët e UÇK-së
    10.04.2009
    Zijadin Gashi


    “Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe luftë për ekzistencën e qenies sonë”, tha sot presidenti Fatmir Sejdiu, duke iu referuar disa shkrimeve në media të caktuara, për, siç thuhet, krimet e UÇK-së të bëra gjatë konfliktit të armatosur.



    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe ajo nuk mund të njolloset me spekulime, ka thënë sot presidenti Fatmir Sejdiu. Këto komente, Sejdiu i bëri duke iu referuar disa shkrimeve në media të caktuara, për siç thuhet, krimet e UÇK-së gjatë kohës së konfliktit të armatosur.

    Sejdiu tha se Kosova është para proceseve shumë të rëndësishme të njohjeve ndërkombëtare dhe ngritjes së kapaciteteve shtetërore demokratike. Andaj, sipas tij, në këtë rrugë mund të ketë edhe tentime për ta penguar atë në arritjen e këtyre qëllimeve.

    “Dua ta them atë që e ka thënë populli i Kosovës gjithmonë, se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe luftë për ekzistencën e qenies sonë. Çdo gjë të paargumentuar, duhet marrë jashtë reales. Unë e them atë shprehjen: më sjell faktet, atëherë del drejtësia. Andaj, s’dua të merrem me kurrfarë spekulimesh. Kemi mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare, të arsyeshme, me bazë, dhe sigurisht që dikujt mund t’i teket në forma të ndryshme që të krijojë dëme të veçanta për Kosovën. Por, mendoj se nuk do t’ia dalë”, tha Sejdiu.


    Presidenti Sejdiu tha se Kosova i ka bërë të qarta synimet e saj në politikë si shtet, për një Kosovë demokratike, të integruar në BE dhe në NATO. Ndërkaq, rikujtoi se është Serbia ajo, e cila, përkundër prezantimit të saj si një shtet demokratik, vazhdon me politikat e njëjta, si në kohën e Millosheviqit. Politikat e Serbisë kanë një ambicie - mbajtjen e tensioneve në rajon dhe destabilizimin e Kosovës, tha Sejdiu.

    “Ambicia e saj e çmendur që të jetë bosht dirigjues i rrjedhave e zhvillimeve të përgjithshme në rajon, nuk mund të jetë më. Një Serbi që mban në gjirin e saj kriminelët e luftës e nuk i dorëzon. E them se nuk ka qeveri serbe, edhe ajo e Millosheviqit, edhe ato të mëvonshmet, që nuk e dinë se ku janë kriminelët e luftës, ku është Mlladiqi dhe ku janë të tjerët që kanë bërë krime edhe në Kosovë. Dhe, natyrisht një Serbi që dëshiron ta mbajë pezull një shtet sovran, duke parë se dëshiron apo ambicien të krijojë tensione, flas për Kosovën në këtë rast, sigurisht që nuk është e përputhshme me politikat evropiane”, tha Sejdiu.

    Ndërkohë, ish-eprori i lartë i UÇK-së, Bislim Zyrapi, thotë se shkrimet për krimet e UÇK-së nuk janë tjetër veç përpjeke për të njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës.
    Nuk mund të qëndrojnë ato shkrime dhe të dhëna që jepen... Shihet që ka qëllim të njolloset UÇK-ja për diçka që nuk ka bërë.
    “Nuk mund të qëndrojnë ato shkrime dhe të dhëna që jepen. Sa është e njohur për mua si ish-epror i lartë i UÇK-së dhe qëndrimi im në maj e qershor të vitit 1999 në Shqipëri, mund të vërtetojnë në drejtim që nuk ka mundur të ekzistojë ndonjë kamp apo burg këso lloji. Sigurisht, shihet që ka qëllim në drejtim që të njolloset UÇK-ja për diçka që nuk ka bërë”, u shpreh Zyrapi.

    Bislim Zyrapi thotë se territori i Kukësit në Shqipëri, për të cilin flitet në artikujt për krimet e UÇK-së, është shfrytëzuar për ruajtjen e popullatës së përndjekur nga ushtria serbe dhe për hapjen e korridoreve për furnizim të UÇK-së në luftën e saj në Kosovë.

    Ndërkaq, sipas tij, në ato territore ka qenë e pamundur të hapen burgje apo kampe, siç pretendohet të vërtetohet në këto shkrime.

    “Vendet ku ka qenë UÇK-ja ishin vende për trajnime e përgatitje të tyre për kryerjen e detyrave operative që kanë pasur. Por, është e pamundur, edhe 10 veta me i pasur (në burg) me një vend, është vështirë të mbahen në ato territore, po flas në aso situate, në ato territore ku ka qenë UÇK-ja e vendosur”, thekson Zyrapi.

    Edhe udhëheqës të tjerë të institucioneve dhe ish-eprorë të lartë të UÇK-së kanë reaguar këto ditë, duke i hedhur poshtë pohimet për ekzistimin e kampeve e burgjeve të UÇK-së, duke e cilësuar edhe një herë të drejtë luftën e zhvilluar për çlirimin e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krasniqi: UÇK s’ka pasur burgje

    Nga Express më 10.04.2009 në ora 11:17
    Përfaqësues të institucioneve të Kosovës hedhin poshtë akuzat që dalin nga një hulumtim i bërë nga BBC-ja ku thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka rrëmbyer civilë, të cilët më pas janë keqtrajtuar, disa prej tyre edhe vrarë, në burgje që kontrolloheshin nga UÇK-ja.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, thotë se burgje të tilla ka qenë e pamundur të kontrollohen nga UÇK-ja në atë kohë.

    “Unë nuk besoj se ka pasur burgje të tilla në atë kohë. Sikur BBC-ja të shfrytëzonte arkivin e pasur të saj të asaj kohe, do të shikonte se si ka qenë ajo luftë. Unë besoj se ka përpjekje të qarqeve të caktuara dhe individë të caktuar të BBC-së që duan të njollosin luftën tonë, sepse edhe në demokraci ka persona dhe individë që mund të jenë të qarqeve të ndryshme”, i ka deklaruar Krasniqi, Express-it.

    Ish-eprori i lartë i UÇK-së ka theksuar se lufta çlirimtare nuk ka qenë kundër popullatës civile, por kundër policisë, ushtrisë dhe administratës okupuese serbe.

    “Edhe 10 vjet pas luftës, shfrytëzoj rastin të falënderoj BBC-në e atëhershme për informimin shumë korrekt për luftën tonë të drejtë për ndikimin e madh që ka pasur në krijimin e opinionit pozitiv për UÇK-në dhe luftën tonë çlirimtare. BBC-ja ishte kurdo dhe kudo dhe atëherë informonte shpejt e saktë. Ajo informonte për terrorin (serb) dhe luftën e UÇK-së. Ky informim i drejtë bëri që UÇK-ja të vlerësohej drejt dhe të vlerësohej mbështetja e SHBA-së, Britanisë së Madhe e deri edhe NATO-ja”.

    Ai ka shtuar se sikur të sillej në atë kohë BBC-ja në këtë mënyrë, populli i Kosovës nuk do të kishte atë mbështetje.

    Edhe zyrtarë të Qeverisë i hedhin poshtë pohimet e gazetarëve të BBC-së.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, tha se ky hulumtim i BBC është bazuar në të dhëna anonime dhe të pakonfirmuara, ndërsa edhe disa gazetarë kanë rënë pre e propagandës serbe dhe pohimeve spekulative të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi hedh poshtë pohimet e BBC-së
    Prishtinë, 10 prill - Sipas një hetimi të BBC së, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka rrëmbyer civilë, të cilët më pas janë keqtrajtuar dhe në disa raste janë vrarë. Burimet i kanë thënë BBC së se serbë, shqiptarë dhe romë ishin në mesin e 2000 personave që u zhdukën. Kjo ka ndodhur si gjatë ashtu edhe pas luftës në Kosovë që përfundoi në qershor të vitit 1999. Mirëpo Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-drejtor politik i UÇK së i ka hedhur poshtë këto akuza. Thaçi ka thënë se mund të ketë patur individë që e kanë "keqpërdorur uniformën e UÇK së", por ka shtuar se UÇK ja e ka distancuar vetveten nga këta individë. Edhe, ish komandanti i UÇK së Agim Çeku ka thënë se nuk ka dëgjuar për këto kampe, dhe ka shprehur bindjen se drejtësia është në anën e Kosovës. Sipas tij UÇK ja ka qenë ushtri e pastër dhe ka bërë një luftë të pastër. Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi citohet të ketë thënë se është e pamundur të ndodhë një gjë e tillë, duke u nisur nga fakti se dëshmitë të cilat Del Ponte i përmend në librin e saj janë të bazuara jo në fakte praktike, por në shkrime të gazetave. Hetimi i kryer nga BBC News, mori në shqyrtim edhe pretendimet se disa prej personave që u mbajtën në Shqipëri, ishin vrarë për t'u marrë organet dhe se faktet e mbledhura nga hetues të OKB së në Shqipëri ishin shkatërruar nga Gjykata për Krimet e Luftës në Hagë. Një ish i burgosur i UÇK së, një shqiptar i Kosovës që është mbajtur në burgjet e UÇK së në Kukës, në veri të Shqipërisë, ka pranuar të flasë, por me kusht që emri i tij të mos jepet. Familja e tij ka frikë për jetën e tij. "Ata i keqtrajtuan njerëzit në korridor", tha ai. "Ata gjithashtu hynë në dhoma në grupe pesë apo gjashtë vetësh për të na marrë në pyetje. Dhe ata përdorën thika, pushkë dhe armë automatike". Dëshmia e tij konfirmon që njerëz me prejardhje të ndryshme etnike u mbajtën këtu, përfshirë edhe serbët. Ai i tha BBC së: "Kur një person keqtrajtohet ....ai rënkon "oh nëne" në gjuhën e tij. "Netët ishin shumë të qeta, ndaj edhe mund t'i dëgjoje kur bërtisnin.... kur i rrihnin, ose pas kësaj". Burimet në Kukës sugjerojnë se deri në 18 të burgosur që janë mbajtur në kampe janë vrarë. Nga koha e luftës rezultojnë të zhdukur 1500 shqiptarë, kur forcat serbe të sigurisë kryen disa krime lufte të faktuara mirë, kundër popullsisë shqiptare që përbën shumicën. Qindra trupa u gjetën në varre masive në Serbi. Sipas BBC-së, luftëtarë të UÇK së, gjithashtu ishin fajtorë për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut.
    -------------------

    Qeveria hedh poshtë pohimet e BBC-së

    Qeveria ka hedh poshtë akuzat rreth një hetimi të bërë nga BBC ku thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjoja ka rrëmbyer civilë të cilët më pas janë keqtrajtuar dhe në disa raste janë vrarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
    Zëdhënësi i Qeverisë Memli Krasniqi tha se ky hulumtim i BBC është bazuar në të dhëna anonime dhe të pakonfirmuara ndërsa edhe disa gazetarë kanë rënë pre e propagandës serbe dhe pohimeve spekulative të ish kryeprokurores Karla Del Ponte .
    10 prill 2009 - 10:53:38
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol


    llap..


    jam shum kurioz te degjoj per "trimerite" e ca enveristeve ne kukes aso kohe..
    i kishin ik luftes vet..e kur vijshin katundar te mjere me fmi e gra e pleq.. prej kufinit..e ne kuks..kta i dilnin para e u ulerinin..pse kin ardh..kthehuni shkoni luftoni or pisa..

    nejse..
    po bbs.. ja fut kot kur thot se ju kini kidnapu serb..
    nuk ishit aq trejma..
    ama shqiptareve hakut ju kini ardh..



    ..

    mbani mend at luft qe kini ba me shqiptar,.. se serbise kurgja nuk mujtet me i ba..
    prandaj..lavdi natos..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fushata mediale KUNDËR UÇK-së
    Publikimi nga BBC-ja dhe BIRN-i, që i
    faturon ish-Ushtrisë Çlirimtare të
    Kosovës fajësinë për torturimin dhe vrasjen
    e civilëve, nuk është i pari. Në mediet
    serbe, por edhe në mediume të njohura
    në Evropë, në momente të ndjeshme për
    fatin e vendit tonë, janë botuar ose
    transmetuar përmbajtje që baltosin
    luftën e UÇK-së në tërësi.
    Është e vështirë ta besosh gjithmonë një
    artikull apo kronikë hulumtuese, që
    bazohet mbi burime "të njohura" për
    autorin. Edhe më e zorshme është kur
    bëhet fjalë për një periudhë para disa
    vjetësh. Kur mediet prestigjioze kanë
    raportuar për skandale të ndryshme, ato
    kanë qenë të besueshme nëse kanë
    paraqitur argumente serioze. Kështu, për
    shembull, kur raportohej për torturat e
    ushtarëve amerikanë në Irak, mediet
    botuan fotografitë që e ilustronin
    besnikërisht përmbajtjen. Asnjë argument
    i tillë nuk na vjen në raportin e
    fundit për "anën e errët", siç thuhet, të
    UÇK-së.
    Sikur të shihnim ndonjë fotografi, të
    kishim ndonjë incizim, apo rrëfime autentike
    nga burime serioze, të besueshme,
    të pavarura, atëherë do të tingëllonte
    ndryshe edhe publikimi në fjalë, edhe
    arsyeja e jehonës që ka "ekskluzivitetin"
    medial.
    Libri i Karla del Pontes, që akuzon luftëtarët
    shqiptarë dhe Shqipërinë për
    trafikim organesh të serbëve, ka qenë një
    pretekst i mirë për nismat investigative
    në gazetari. Fondet që ndahen në raste të
    tilla janë të konsiderueshme dhe kushdo
    që e merr barrën për të hetuar, në fund
    duhet ta japë një përfundim. Megjithëse
    as vetë hetuesit e Tribunalit të Hagës nuk
    arritën të vërtetojnë se serbët u torturuan,
    u vranë dhe atyre ua morën organet
    në Shqipëri, BBC-ja me bashkëpunëtorë,
    ndonjë emër lokal anonim në botën e
    medieve, "vërtetuan" dy të parat, për t'i
    hapur rrugë akuzës së fundit.
    Prokuroria serbe duket se nuk e ka pasur
    të vështirë të dalë me shpejtësi për të
    ritheksuar edhe një herë "argumentet" e
    saj, pas këtij publikimi.
    Në prag të hapjes së betejës juridiko-politike
    në Gjykatën Ndërkombëtare të
    Drejtësisë, një orientim i tillë i së
    shkuarës së Kosovës, s'na bën nder aspak.
    Por, Sejdiu mirë e tha: Na jepni faktet!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    prandaj..lavdi natos..
    nato na ka çliru.... por me duket esht ende duke na sundu ....

    mu me ka then dikush qe ka dhendrin mjek qe shkonte ne bosne me marr organe (shuuuut top sekret nuk e din carla se dot flet ) po me guxu prej natos....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 10-04-2009 më 18:30
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    lol


    llap..


    jam shum kurioz te degjoj per "trimerite" e ca enveristeve ne kukes aso kohe..
    i kishin ik luftes vet..e kur vijshin katundar te mjere me fmi e gra e pleq.. prej kufinit..e ne kuks..kta i dilnin para e u ulerinin..pse kin ardh..kthehuni shkoni luftoni or pisa..

    nejse..
    po bbs.. ja fut kot kur thot se ju kini kidnapu serb..
    nuk ishit aq trejma..
    ama shqiptareve hakut ju kini ardh..



    ..

    mbani mend at luft qe kini ba me shqiptar,.. se serbise kurgja nuk mujtet me i ba..
    prandaj..lavdi natos..
    brari keshtu edhe serbet po thon si ti qe dhjet vite
    mire po ju shkoin punet mire po i kordinoni
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llap..

    ne llapushnik nuk kini rrahur serb..as keni vra serb.. por vetem shqiptar..sepse si enverista ju nuk kishit b.ith me luftu me serb e gjetet nji rrug ma te lehte.. me rrah shqiptarin e pambrojtur..
    gjergj deda me politikan te tjere jan shqiptar..e ju ata e gjetet me i rras neper qenmefa e stalla te klatundit.. e me i ba hetuesi.. e me qesh bota me ju me deklarato-komunikatat qe leshonte kupa.. ku thosh..se policia e uck-se ne burgun me nr aq e kaq mori kte nr vendimi aq e kaq..etjera e tjera pallavra te turpshme..

    ne kukes gjithashtu ju skini pas rast me rreh serb..sepse nuk i kishit at forc e mundesi..por atyre qyqareve..por qe un i konsideroj burra trima..qe morren grat e fmit e i shpetuan nga genocidi duke i kalue ne tok te shqiprise.. juve ju a lujtet rolin e arkanit..
    njesitet enveriste te uck-s me mbeshetrjen e lahperave te klos mejdanit.. ne kukes e tropje e gjetke.. i dolen para ktyre burrave shqiptare qe vinin me njerez te raskapitur e i kercenonin.. e i kan rrahur e me ta kan lujt.. ujkun me kingjin..

    llap..sa her ta ermendesh fjalen serb..mendo mire..qe athere serbet dhe ju ishin ne nji front.. kush mujke me rreh e me vra sa ma shum shqiptar..

    kishit vec nji dallim..qe serbi i masakronte krejt shqiptaret..pa dallue a jan enverista a rugovista.. kurse ju e kishit kte komoditet..qe gjujshit rugovistat.. qofshin ata katundar drenice apo politikaj prishtine.. apo luftar farku ne tropoj kukes e tiran..

    pikerisht se.. ju e shiquat luften si luft kunder rugoves.. deshtuat ne cdo pikpamje..

    prandaj do mbetet nderhyrja e natos kaq e lavdishme sepse pa ate sot ne kosov as pula e qen shqiptar nuk do te kishte pas ma e le ma shqiptar..

    pse drini eshte i paharrueshem..

    sepse u perpoq qe me ju a ndalue juve marrine e pa degjume kurre.. qe njesitet enveriste ne uck..ne vend me luftue serbin.. merreshin me arrestime te rugovistave ne radhet e luftareve.. e drini i ngrate..qe ju ma von e vrate.. nuk i desh kto metoda enveriste.. e ju tha..mos mi prekni luftaret..o pisa..
    mu per kte ju e paguat njesitin me ningja lahperesh.. e ata e vrane drinin.. poliglot.. kur u nis me shkue ne punen e tij te lavderushme per rindertimin e Kosoves..

    prandaj sapo u cfaqet ju kryecorapzinjt brari e dinte se enverizma juaj do jete nji xerro ushtarake.. e nji drit jeshile per ushtrin serbe.. e qashtu ndodhi..

    lavdi natos dhe i her e mijra here..

    enverizma ne shqiperi e coj nji popull ne eksod tragjedi.. ne vitin 90 90nji..
    enverizma ne 97-te e coj shqiperine.. ne qorrsokak.. e ja ndali hapin dhe e shkrumboj.. e ne kte m.utsihane dhe lpk kontriboj..
    e enverizma perseri kur e shpalli nji ushtri qe ish vec nji daut e selim.. vec me ja lehtesue.. selis roz pushtetin ne shqipri..pa e ca kryet se 3 milion ne kosov po i con ne tragjedi.. ishte perseri nji poshtersi..

    e ngrata kosov.. ka hall me e sanksionue sa me fuqishem pamvaresine..mirpo perseri i del pun me mu.tsihanlliqet e jueja.. e duhet perseri me sakrifikue per ju.. pisat..
    jo me i dal para ju atyre burrave trima qe me nji mij halle ja mbrriten me dal ne kuks tuj perballu bajoneten arkane.. e me i pru gjall femij e gra.. e me i dhan streh e buk e uj..e tesha .. e me ja than nji fjal te mire.. por jo.. i dul pun me ju qatyne te ngratve.. me ju uckashet ne kukes.. qe u leshuat si ujqit mbi ta tuj i poshtnue.. e tu i rreh e tu plackit.. sepse skishit beth me dal 500 metra ma tutje e me ja shpraz bataret arkanve..
    jo pse.. partia mezi ju kish ju per pun ma speciale..
    shoki klos me ju kish tjera pun.. pun 97 tshe..

    pun zan caush mu.takshe..

    prandaj dhe sot ju na hapni pun.. se kurr skini dasht me punu per mir..




    ..

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albin Kurti (1975 - )
    Nga ILovePejaa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 305
    Postimi i Fundit: 04-06-2017, 20:47
  2. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  3. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •