
Postuar mė parė nga
Seminarist
Kam pershtypjen se, bazuar neper ato qe shkruani ne forum (plus pergjigjes qe jep ne kete teme) plus faktit qe ungjilloret jane mos-njohesa ne kulm te historise, duhet ta di me mire historine kishtare apo te krishterimit se sa ti.
1. Abuzimi me emrin e krishterimit, historikisht, por edhe logjikisht, nuk e ka burimin me shek.4, ose me lidhjen politike-fe.
Abuzim me emrin e krishterimit ka pasur qe nga fillimi i tij, madje ne vete rradhet e apostojve shohim qe Juda te abuzoje me pershpirtshmerine per te justifikuar natyren e tij prej vjedhesi.
Pra, ti GABON historikisht duke na dhene iden se abuzimi me emrin e krishterimit i ka fillesat ne lidhjen politike-fe ne shek.4. Per me teper, shume grupime protestante e ungjillore, pa qene grupime fetare te lidhura me politiken, kane qene abuzuese me emrin e krishterimit. Nuk besoj se ke nevoje per shembujte shumte qe njeh historia qe nga 1517 e deri sot!!!
2. Kur ti thua se Kisha (Ortodokse) ka kryer mekate te renda perpara Perendise, ti je duke folur po nga aq pozita anti-kristiane, sic jane ata qe akuzojne Krishtin apo Krishterimin per cfaredo ngjet ne ata qe mbajne emrin e krishtere.
Por fakti qe ti u shfajesohesh atyre jo te krishtereve duke u thene se shiko, jo te gjithe qe thone se jane te krishtere jane te tille, dhe fakti qe ti se perdor te njejtin meter me Kishen (Ortodokse), TE BEN TY NE BZE TE UNGJILLIT NJE HIPOKRIT.
3. Cfare falje ke kerkuar ti per krimet e protestanteve qe ne porsalindje te tij? Apo nuk je ne dijeni se kalvinistet kane djegur njerez ne stiven e druve, apo per thirrjet e famshme te Luterit per gjakderdhje?
Se fundmi, duhet te mesohesh Peniel, qe kur te flasesh ne nje teme, te sjellesh ndonje fakt konkret per ato qe thua. Per anti-patite e tua personale te thena ashtu ne pergjithesi, nuk ka nevoje njeri.
Ne kur ju jemi drejtuar juve evangjelisteve, ju kemi folur me fakte. Kemi hapur tema te tera, kur ish-pastore jo me pak emer qe jane kthyer ne ortodoks e klerike ne ate kishe kane deshmuar FALSITETIN edhe CEKTESINE e mesimeve protestante e ungjillore ne vecanti.
Une sot degjova nje pastor tuajin, ish sekretar i VUSH-it, ne TV qe, pyetjes prej gazetarit nese ekziston djalli, te pakten keshtu u shpreh pastori, iu pergjigj se, perderisa ekziston Zoti dhe e mira, automatikisht duhet te ekzistoje edhe e keqa, djalli.
U SKANDALIZOVA dhe me te drejte them se ky edhe kushdo njeri si ky qe beson ne kete menyre eshte ne KULM te herezise Manikeiste eshte nje Zoroastrian i mirefillte, por asesi i krishtere!
Po deshe emrin, mund te ta jap ne privat bashke me detaje se ku e tha.
Te gjitha keto ngjasin nga CEKTESIA qe keni ju ne njohjen e krishterimit te vertete dhe abuzimit skandalozo-amatoresk qe i beni Bibles!
Krijoni Kontakt