Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Question Krishterimi - gënjeshtra që verboi njerëzimin, apo rruga e "zotit"?

    Qellimi i kesaj teme, nuk ka te beje aspakt me mendimin tim rreth Bibles dhe Krishterimit, por thjeshte per te ndare bashke me ju ne Teori, e cila mund te shkaktoje pakenaqesira tek disa nga lexuesit! Ne videon qe do shikoni (solla nje video sepse redukton goxha mundimin e te shpjeguarit me fjale) argumentohen detajisht dhe c'perdosen disa fakte (nese mund ti quajme te tille) te cilat te krishteret i kane besuar me qindra e qindra shekuj. Te jete valle Bibla genjeshtra me e madhe dhe me e qellimshme qe iu be njerezimit?! Pse dhe kush e pati kete qellim? Mos valle te gjitha fete monoteiste kane bazen vetem tek paganet? Kjo do ishte e pamundur, sepse bien ne kontradikte me thelbin e tyre...(!!!) Pra, kjo eshte ajo qe une kerkoj te ndaj dhe te diskutoj (mesoj nga ju) me ju, qofshi agnostike, ateiste apo besimtare te feve te ndryshme.

    Do ju keshilloja te evitonit 10 minutat e para te videos dhe te hidheni tek minuta e 11-te deri ne fund! Fillimi flet (dhe reklamon libra) vetem per Rendin e Ri Boteror, Illuminatin etj, te cilat nuk mendoj se vlejne te diskutohen ketu...Atehere klikoni me poshte...

    - Ancient Belief Systems -

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nje kristian pyeta sonte ne pune:
    C'te ben te besosh kaq shume?
    Bibla dhe Jezusi - mu pergjigj prere!

    - The Naked Truth -

    Nje video tjeter, me te njejten propagande!
    C'po ndodh? C'duhet te besoje njeriu i gjore?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DeuS : 24-11-2006 më 02:50

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    islami dhe krishterimi rrjedhin nga judaizmi,
    sepse historite e dhjates se vjeter me historite qe tregohen ne kuran jane pothujase te njejta, ndryshojne vetem emrat(shqiptimi i tyre).

    A ka ekzistuar me te vertete moisiu çifut, abrahami, sol-om-on-i (sulejmani)(SOL=DIELL(latin),OM=DIELL,ON=DIELL(egj ipt))
    nga e ka prejardhjen emri Is-Ra-El(ISIS(isis dhe osiris, zota egjiptian) ,RA(i biri isis), EL(planeti saturn ).

    çfare eshte gjeneza(zanafilla) , GENESIS, qe ne egjiptin e lashte quhej GEN-ISIS , libri i krijimit i ISIS.

    çfare eshte trinia, Dielli ne lindje,dielli ne dreke dhe dielli ne perendim, Ati biri dhe shpirti i shenjte.

    çfare eshte kryqi, çfare simbolizon, pse sot kishat perdorin kryqin me nje rreth , A ka ekzistuar me te vertete jezusi?
    Si ka mundesi qe nje shpetimtar i quajtur Krishna ne indine e lashte u lind nga nje virgjereshe, nisi predikimin ne moshen 30 vjeçare, vdiq ne moshen 33 vjeçare, u gjit ne qiell fizikisht dhe premtoi se nje dite do te vinte per te sjelle paqe dhe drejtesi mbi toke? Flasim per mijera vjet perpara Jezusit,
    Jo vetem krishna por jane edhe 15 zota apo bij zoti te tjere qe kane te njejten histori te ngjashme.

    Arka me dhjete urdherimet qe ju dha Moisiut, eshte koncept qe vjen nga egjipti, araka e beselidhjes me zotin ka ekzistuar perpara se populli çifut te ekzistonte,
    Perse masonet, okultistet perdorin simbole egjiptiane, mbase sepse ata e dine te verteten qe rri fshehur nga besimtaret.

    Pse judenjte kane si dite te shenjte "satur-day" diten e shtune , sepse adhurojne saturnin.
    Pse te krishteret ne pergjithesi te gjithe kane si dite te shenjte "diten e diel-l" sepse adhurojne diellin,
    pse ne islam dita e shenjte eshte e premte , "vener-di" venus, sepse adhurojne afersiten,venusin,yllin e sabahut.
    Ndoshta besimtaret kujtojne se po adhurojne Zotin e vertete qe ka krijuar boten, por po adhurojne nje zot nga shume zotat pagan.

    Judaizmi nuk eshte fe monotesite, por nje fe qe adhuron nje zot midis shume te tjereve.

    Ne kuran dhe ne bibel nuk eshte e rralle te thuhet "ne e beme njeriun, ne beme kete , ne beme ate" fjala NE, nuk thuhet UNE por ne.

    Paganet nuk adhuronin doemos shume Zota, Egjipti siç e thashe me siper adhuronte RA=AMEN-RA (amen pas çdo lutje, Pse?)=HORUS.
    ishte nje Zot per ta.

    Citim Postuar më parë nga EVISA BICI
    PAGAN ESHTE KUSHDO QE NUK VENDOS NE VEND TE PARE ZOTIN POR VENDOS GJERAT E TJERA SI PUSHTETIN PASURIN EPSHIN ETJ SA PER VIDJO LLAFE ME MIRE NJERIU E KUPTON ZERIN E ZOTIT KUR I FLET NE ZEMER
    Varet ke cileson ti si Zot, eshte relative, me pare duhet percaktuar se kush eshte ky zot , pastaj percakto se kush quhet pagan.
    Ata qe vendosin ne vend te pare pushtetin,pasurine dhe epshin e tyre historikisht dihen, dhe nuk jane paganet por kokat e feve te ashtuquajtuara "monoteiste".



    per me shume kerkoni dokumentare qe flasin gjere e gjate mbi keto çeshtje, ne bittorrent ose emule, ose ne google video kerkoni per Jordan Maxwell.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 28-11-2006 më 05:52

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    me shume dhe me qarte http://www.truthbeknown.com/footnote3.htm

    ne kto perfshihen edhe budha, ca mite te tjera egjiptiane me te njejten histori te merzitshme te nje femije te lindur nga nje virgjereshe qe u ngjiz nga nje force hyjnore, qe u fsheh sepse nje mbret ne ate kohe donte te vriste te gjithe femijet e vegjel te asaj moshe, qe nis predikimin apo misionin 30 vjeç dhe qe vdes 33 vjeç, dhe qe premton se nje dite do te vije ne toke per te mbreteruar e per te sjell paqen.

    Dyshoj se Jezusi ishte person historik.

    perseri
    http://www.geocities.com/inquisitive79/godmen.html

    mjafton te kerkosh ne google dhe gjen material te mjaftueshem,
    problemi qendron se askujt nuk i shkon mendja qe historia e jezusit eshte nje histori e vjeter sa njerezimi qe tregohet e ritregohet duke u pershtatur sipas kohes dhe vendit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 04-12-2006 më 14:15

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,951
    Që ungjijtë nuk jan historikë dhe nuk tregojnë ngjarjet e vërteta,jan detyruar ta pranojnë shpesh herë edhe "etërit e kishës".Kështu një nga teologët e mëdhenj të shek. IV - V,peshkopi Bonifaci VIII (për të cilin kan thënë se erdhi në fuqi si dhelpër,drejtoi si luan,kurse vdiq si qen) një herë, në mënyrë cinike,u ka thënë ndihmësve të tij të afërm:" Asnjë përrallë nuk ka sjell kurrë kaq të ardhura,se sa përralla mbi Krishtin" Të njëjtat fjalë ka thënë edhe papa Leoni X-të.

Tema të Ngjashme

  1. 1 Prilli, gënjeshtra dhe mëkati i rrenës
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-03-2012, 11:00
  2. Filozofia E Martesës Në Islam
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 15:20
  3. Ftesa e Jisu Krishtit për njerëzimin
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-04-2007, 15:41
  4. Gënjeshtrat
    Nga DeuS në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 13-08-2004, 18:22
  5. Genjeshtra... Pse Shpesh Eshte Zgjidhje E Lehte...
    Nga ABIGAIL në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •