
Postuar mė parė nga
Seminarist
Cfare do te kishte ngjare, nqs Krishterimi nuk do te ishte bere dot Fe shteterore prej shek.4?
Kjo pyetje shtrohet ne lidhje me dy format amorfe pak a shume qe mori krishterimi ne dy anet e perandorise te krishtere romake, asaj te perendimit, ku latinishtja, praktikticiteti, mentaliteti ligjor e organizativ latin, kulti i perandorit Hy bashke me senatin brenda qytetit te perjetshem (Romes), diktuan identitetin e kishes se perendimit, dhe lindjes, ku gjuha dhe kultura greke me qendra plurale, shpirti mistik filozofik e debatues, prania e perandorit, i dhane dalengadale forme krishterimit lindor, ashtu sic e kemi sot ne ortodoksi.
I pare nga ky ndikim i dukshem para-dhe jo-kristian i te dy llojeve te krishterimit, krishterimi i ketyre dy formave behet relativ, sepse perandoria romake, qofte edhe ajo e mevonshme ne formen bizantine mund edhe te mos ekzistonte dhe se ekzistenca e tyre nuk ka qene kusht per ekzistencen e krishterimit, lind pyetja se si do te kishte qene krishterimi pa keto ndikime?
Si rrjedhim, deri ne c'mase mund te demontohet krishterimi sotem i ketyre dy formave, aq sa ne menyre te ligjshme, pa prekur krishterimin, te arrije ne thelb te vet, aty ku te dyja bashkohen ne thelb te Besimit te Krishtere, duke lene menjeane ndasite qe erdhen si pasoje e te qenit pjese e ndasive te botes?
Jam i sigurte qe ne nuk e zgjidhim dot kete problem, prandaj me teper une po e parashtroj si ftese qe duke u perpjekur te arsyetojme te reflektojme se sa per gjetje zgjidhjeje.
Kuptohet qe nje teme e tille eshte e pershtatshme vetem per ata qe kane besimin e krishtere katolik dhe ortodoks. Megjithate, per aq kohe sa ka argumente te vlefshme, te gjithe mund te disktojne.
Krijoni Kontakt