
Postuar më parë nga
mondishall
Ndryshe nga ajo shprehja, "Kush vjen pa ftuar e gjen pa shtruar", ne i dashur Riza e gjejmë gjithnjë shtruar sofrën e njeri-tjetrit, më shumë kur jemi pa ftuar. Ndjejmë si mirseardhjen e të zotit, ashtu dhe urimet e vizitorit, sepse jemi njëkohësisht pritësi dhe miku bashkë. Një përshëndetje tani, me pak vargje....
Thjesht…
Kush tha flokët m’u thinjën?
Thjesht thinjat u bënë flokë
Kush tha vitet u rritën?
Thjesht rritja u bë moshë.
Kush tha m’u shtuan rrudhat?
Thjesht rrudhat u bënë lëkurë
Kush tha më mbaroi udha?
Thjesht udha u bë, Unë.
-------------------------------------------
Të krijosh domethënë..të krijosh.
Krijoni Kontakt