Close
Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 195
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pershendetje me vargje, chakra...

    Sërish shtrëngatë

    Vetëtimë e natës dita u bë
    Diellin eklipsoi shtrëngata e shpirtit
    Mërmëritja ime mbeti pa zë
    Si ditën e parë të apokalipsit.

    U zhduk ditnata në kohën e saj
    I vetëm jetoj kohën midis
    Shtrëngata m'u shfaq ujvar' në parajs'
    Parajsa në ferr, m'u kthye sërish.
    ----------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  2. #92
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Pershendetje me vargje, chakra...

    Sërish shtrëngatë

    Vetëtimë e natës dita u bë
    Diellin eklipsoi shtrëngata e shpirtit
    Mërmëritja ime mbeti pa zë
    Si ditën e parë të apokalipsit.

    U zhduk ditnata në kohën e saj
    I vetëm jetoj kohën midis
    Shtrëngata m'u shfaq ujvar' në parajs'
    Parajsa në ferr, m'u kthye sërish.
    ----------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.
    Ne do te jetosh parajse te vertete,
    Mermeritjen zhduke nga ty,miku im.
    Nese kerkon nje fije shprese ne jete,
    Shtrengaten hiqe,gje me shume gezim.


    Ne lodhemi shume per pak diell me teper
    Disa te tjere e kane,por nuk e meritojne.
    Kerkojne parajsen ,e therrasin me emer.
    Ne gjak e djerse derdhim,vete e ndertojme.


    Me shkronja jeshile po shkruaj keto caste.
    Jeshilja eshte shprese,kte ndoshta ti e di.
    Ne shprese fshihet parajsa,besoji kto pak vargje
    Te pershendes dhe une,me kte pothuaj poezi.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga chakra Lexo Postimin
    E etur per shi kete nate te erret qe yje nuk ka,
    I kerkova qiellit te dergoje shtrengate mbi dhe.
    Nese fjalen degjoi nuk di akoma te them,sepse
    Nje stuhi te vertete mbi floke e mbi trup me dha.


    Mermeritje ishte lutja drejtuar qiellit te pafund.
    Po thuaj as vetja ime nuk pati fuqi ta degjoje.
    Por ky qiell vendosi shume re mes tij te bashkoje,
    Te jape vetetime rreth meje,pa meshire,gjithkund.


    Eshte keshilltare e keqe nata pa yje,me stuhi
    Per dike qe dhimbje ka nga nje e humbur dashuri.

    Mos degjo mermeritjen time perseri,o qiell!
    Por degjo nje lutje,per nje mengjes plot diell.
    Për Mondin, jam deklaruar shumë e shumë herë, ndoshta në masë edhe ndonjëherë e kam tepruar...e meriton Mondi të gjitha komplimentet e thënur e të pa thënur...

    Me shumë kënaqësi ilexova e i rilexova vargjet e Juaj z. Chakra, më ngazëllyen sinqerisht...
    Frymëzime edhe më të thella...

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me shumë kënaqësi ilexova e i rilexova vargjet e Juaj z. Chakra, më ngazëllyen sinqerisht...
    Frymëzime edhe më të thella...(Agim Metbala)
    -----------------------------------------------
    Firmos dhe une bashke me mikun e nderuar, Agim.

    Dhe kur...

    Dhe kur era më çon tutje
    Çoroditur ndër mendime
    Unë shtrëngatës s'i bëj lutje
    "Ik, aman, nga jeta ime!"

    As mallkoj, as nuk rënkoj
    As nuk trembem mes shtrëngatës
    Nëse natë ditës shikoj
    Di t'i sjell shkëlqimin natës.
    ----------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ah, ëndërr!

    Ëndërra u zgjua
    Në gjumë më la
    Ajo iku pa mua
    Unë renda pas saj.

    Pas pak e arrita
    Ta prekja doja
    Nga gjumi u ngrita
    Nga ëndërra dola.
    ----------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Duke shëtitur në faqen tënde,gjej rastin të të uroj për krijimtarinë dhe duke ju uruar gjithë të mirat!
    Me respekt

  7. #97
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Shtrëngata

    Tërbuar natyra nevrike
    Harbuar mes erës e shiut
    Shtrëngatën ka zënë për mike
    Mërinë i mban njeriut.

    Në sy e shikon e vrenjtur
    Në vesh i flet suferinë
    Në trup minusgradën veshur
    Në shpirt i fryn vetminë.

    Vetmuar njeriu nevrik
    Natyrës ja ka inatin
    Shtrëngatë bëhet në shpirt
    Dhe s'di nga të hedhë hapin.

    Kështu të dy mes shtrëngatës
    Kërkojnë beharin e jetës
    Natyra e gjen të sajën
    Njeriu-një shtrëngatë tjetër!
    ----------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.
    Pershendetje Mondi! Sot po hedh nje mendim per kete poezi dhe per krijimet ne vijim,por per te lexuar dhe rilexuar i ndjek ne vazhdimesi.Kete poezi e kane komentuar dhe antare te tjere,por ja vlen shume te shkruash per te.Eshte nje nga nder poezite me te mira qe ke postuar ne forum(Kjo eshte shija ime).Te falenderoj per kete kenaqesi qe me ke dhene dhe te uroj muze pa fund.Me teper respekt Rizai

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te falenderoj dhe pershendes i dashur Riza, me vargjet e meposhtme...



    Ende grimcë

    Ec mes njerëzve
    S'shikoj njerëz
    Veten e dyshoj.
    Ah, moj kohë
    Ku më ktheve
    Rroj, apo nuk rroj?

    Mos jam grimcë
    Universi
    Ende në formim?
    Që gabuar
    Botës erdhi
    Të takoj njerin'?

    Më ço prapa
    Koha ime
    Të kem ment fëmije.
    Ndryshe lemë
    Ende grimcë
    Për kohë ardhmërie!
    ----------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Duke shëtitur në faqen tënde,gjej rastin të të uroj për krijimtarinë dhe duke ju uruar gjithë të mirat!
    Me respekt
    Pershendetje Beso me pak vargje...

    Sepse jam Njeri!

    S'e ndjej veten inferior
    Sepse jam Njeri
    Servilizmin shekullor
    E kam alergji!

    S'e ndjej veten superior
    Sepse jam Njeri
    Hundpërpjetin shekullor
    E kam alergji!

    E ndjej veten ky që jam
    Sepse jam Njeri
    Gjithë ata që maskë mbajn'
    I kam alergji!
    --------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Lutem Zotit!

    Lindi ëndërra bashkë me mua
    Së bashku u rritëm
    Brenda meje ka jetuar
    Jashtë nga pak e vdiqën.

    Linda unë bashkë me ëndërrën
    Njeri-tjetrin ndoqëm
    Veç në gjumë u ndjemë ëmbël
    Zgjuar e burgosën.

    Prapë me ëndërrën vazhdoj jetën
    Deri sa të mbyll sytë
    Lutem Zotit, askush tjetër
    Mos iktë si unë!
    --------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •