Nuk jam i verber une ndaj problemit, te cilin ti paraqet ketu. Por nuk pajtohem me pohomin tend se ky qenka problem apo dukuri vetem kosovare. Nese don t'i referohesh rrymave islamiste ne Kosove, konkretisht dukurive qe i ceke, atehere duhet te i referohesh Islamit ne pergjithesi. Sepse nuk ka Islam ne Bote (as ne Shqiperi), i cili nuk pretendon te vej ligjet dhe parimet e veta mbi gjitha tjerat, poashtu mbi ato kushtetutore. Keshtu qe edhe kete gje e kemi te perbashket qe te dy formacionet. Ndoshta ne ne Kosove pak me shume, nuk mund te mohoj kete gje. Por kjo shpjegohet sipas mendimit tim me te kaluaren e shkurter (50 vitet e fundit) te shqiptareve nga Shqiperia: Arsimimi si obligim i qytetarit, feja publikisht ne shenjester te klases intelektuale etc.
Rasti i Sh. Krasniqit edhe sipas mendimit tim do te duhej te rezultonte me zbarkimin e tij. Gazeten "Besa" nuk e njoh, por cdo gazete, cdo person, cdo klerik, i cili anashkalon ligjet kosovare kushtetutore, apo nxite ne anashkalimin e tyre, duhet te zbarkohet manjehere. Kjo vlere nuk eshte imja personale, por eshte postulat i Kushtetutes se Kosoves te pajisur me te gjitha dispozitat e nevojitura per nje sjellje te tille. Qe Kushtetuta e Kosoves nuk eshte akoma e zbatuar 100%, kete e dijme, dicka qe, sipas mendimit tim, nuk ndodhe per shkak se njerez si Sh. Krasniqi jane te deshiruar apo toleruar nga Shoqeria Kosovare, por thjesht per shkak se Kosova si shtet kushtetutor demokratik, akoma gjindet ne fillet e saj. Se cka mendon Shoqeria Kosovare mbi pohimet e Sh. Krasniqit eshte pergjegjur ne menyre te qarte nga cdo instance: Ato shteterore, ato te mediave, ato te klerit perkates (islam) si dhe nga shoqeria civile. Te gjitha kane shprehur mllefin e tyre ne menyren qe u takon (sic besoj une: ) per shkak te situates akoma kritike, ne te cilen ndodhemi.
Po shtepite u nderutan rreth kishes. Edhe qyteti pasoj me pas. Por keto gjera ndodhen edhe per rreth xhamive. Ky s'eshte argument. Ti deshe te na tregosh dicka mbi civilizimin kristian. Une mendova se ketij civilizimi i ateston ti vlerat te cilat ne sot i njohim si vlera demokratike perendimore, si p.sh. te drejtat e njeriut, ndarja e fese nga shtetudheheqja e organizimi, laicizmi etcetera. Problemi me deklarimin e traditave si pjese te identitetit kombetar, eshte diveziteti i tyre. Shembull: Cka per labet eshte tradite, nuk eshte patjeter tradite e elbasanasve. Cilen nga traditat e tyre do e deklarosh si pjese te identitetit? Ne kete kuptim mendova kur thash se traditat nuk jane patjeter pjese e identitetit kombetar. Misionareve te krishtere mund te u "mveshesh" gati tere katalogun e sjelljeve njerezore: prej vrajseve, masakrave e deri ne sjellje ne perputhje me ato te Krishtit (paqe- dhe njeridashese). Keshtu shkruajne enciklopedite, nese nuk i lexon vetem disa rreshta te caktuar te tyre.Si nuk paska te beje ""CIVILIZIMI me KRISHTERIMIN""" A nuk u ndertuar shtepite rreth kishes qe pastaj u ndertuan qytetet ????. Ku qe qendra qe i hapi rruge te gjere arsimit , po mjeksise po infrastuktura ?????E ve ne dyshim se feja bashke me kulture dhe traditat jane pjese e rendesishme te identitetit ??? A nuk qe detyre e misionerve te krishtere qe te perhapnin dijen dhe zhvillimin ...( hap me mire ndonje liber enciklobedie te lexosh pak me shume per civilizimin)
E pranoj.Vete meyra e jeteses se si jeton ti 24 ore qe ka dita te tregon identitet dhe civilizimim ....Mos shif shqiptaret qe nga injoranca ""MASHTROJNE VETVETEN"""dhe thone jane musliman kur 24 ore te dites jetojne si kristiane...
Me vjen cudi qe nuk ka daneze te papagezuar. Nese nuk gaboj, protestantet nuk pagezohen. Apo te pakten nuk praktikojne shumicen e sakramenteve te romano-katolikeve. Por s'ka lidhje, sepse danezet jane vetem faktor i zevendesueshem per pohimin tim. Gjermanet p.sh. shpesh nuk pagezohen. Por njihen prap se prap si te tille. Si te tille njihen per shkak te vlerave kushtetutore: demokracia liberale, ndarja e shtetit nga feja, liria e besimit dhe praktikimit te fese, mossanksionimi i atyre qe nuk praktikojne fene. Te gjitha keto vlera i gjen edhe ne kushtetutat e formacioneve tona. Kur danezet mesojne mbi religjionin, ata mesojne p.sh. sa per Krishtin dhe kleriket me rendesi apo ngjarjet fetare me rendesi aq edhe per refuzuesit e fese: Martin Lutherin, Imanuel Kantin, Thomas Hobbesin, etcetera, te cilet nuk i deklarojne si njerez pa identitet kombetar.Nuk ka danez qe nuk eshte i pagzuar , nuk ka danez qe ne shkolle te mos mesoj ne lende te vecante """HISTORI KRISTANE, CIVILIZIM dhe KULTURE KRISTIANE """ Jane lende qe kane te bejne me civilizimin , menyren e jeteses, edukaten familjare , traditatat ... Keto lende mesohen ne shkolle normale shteterore . Praktikat fetare ti meson prifti ..
Nese nuk te thote danezi i pari, mund t'i thuash. Nuk po flas per danezin me besim fetar tradicional, pra praktikues rigoroz te fese. Ka edhe te tille, pa dyshim. Por ne diskutonim mbi identitetin kombetar. Andaj pyetja jote do te duhej te shtrohej keshtu: "A mund t'i thuash nje danezi te papagezuar qe ai nuk eshte danez?", apo nje gjermani te papagezuar. Sigurisht qe nuk mundesh.A mund ti thuash nje danezi te papagzuar qe ti nuk je ""KRISTIAN""" .. ???
Tema mbi identitetin kombetar me duket e veshtire. Nuk jam ne gjendje te jap nje mendim permbledhes mbi te. Deri me tani ka deshtur Zoti nuk jam detyruar te bej nje gje te tille, por vetem kam veshtruar mendimet e njerezeve qe jane marrur me kete definim. Dhe pastaj kam pyetur veten, se a mund te jete ky definim i sakte. Keshtu bera edhe me ty.Ne shqiptaret ""IDENTITETIN """ e kemi humb pjeserisht qe ne kohen e turkut , tani po punojme qe ta kthejme ne ""ORIGJINE""" ..!!!
Nese mendon te thuash se te gjitha dukurite islame ne shqiptaret nuk do te kishim pa dhunen e pushtetit osman, kete t'a pranoj qe tani. Por se a e humbem identitetin, kjo me duket shkon me large sesa qe eshte e vertete. Nuk e di.
.
Krijoni Kontakt