Përshëndetje Mondi!
Ke një fjalor të pasur në poezi, gjë që e bën të veçantë.
Këtu ambient dëbore dhe ka pothuajse 6 orë që bie pa pushim.
Kalofsh një ditë të bukur!
Përshëndetje Mondi!
Ke një fjalor të pasur në poezi, gjë që e bën të veçantë.
Këtu ambient dëbore dhe ka pothuajse 6 orë që bie pa pushim.
Kalofsh një ditë të bukur!
Pershendes me vargje forumistet qe jane kete cast ne linje.
Mund
Mund të shkruash gaxhimixhi
S'të ndalon njeri
Porsi femrën veshur mini
Apo lakuriq.
Mund të marësh dhe një titull
Pare mund të marësh
Porsi këngëtari i ngjirur
Madhuar reklamës.
Mund të jesh ai që s'je
Mjafton dhe një maskë
Porsi kurva që e fsheh
Tradhëtinë e sajë.
Mund të mundesh e të tjera
Koha tënde është
Që të mirën hedh në plehra
Se kaq i ka mëntë.
Mund të shkruaj e më tej
Të të them se ç'mundesh
Po të shoh dhe president
Ferrin shoh ku futesh.
----------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
Shtrëngata
Tërbuar natyra nevrike
Harbuar mes erës e shiut
Shtrëngatën ka zënë për mike
Mërinë i mban njeriut.
Në sy e shikon e vrenjtur
Në vesh i flet suferinë
Në trup minusgradën veshur
Në shpirt i fryn vetminë.
Vetmuar njeriu nevrik
Natyrës ja ka inatin
Shtrëngatë bëhet në shpirt
Dhe s'di nga të hedhë hapin.
Kështu të dy mes shtrëngatës
Kërkojnë beharin e jetës
Natyra e gjen të sajën
Njeriu-një shtrëngatë tjetër!
----------------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
Dhe sa e gjej shpirtin tim ketu ne keto caste!!!!! chakra
Kurse une ne dashamiresine e shpirtit tend. Faleminderit, mike!
E etur per shi kete nate te erret qe yje nuk ka,
I kerkova qiellit te dergoje shtrengate mbi dhe.
Nese fjalen degjoi nuk di akoma te them,sepse
Nje stuhi te vertete mbi floke e mbi trup me dha.
Mermeritje ishte lutja drejtuar qiellit te pafund.
Po thuaj as vetja ime nuk pati fuqi ta degjoje.
Por ky qiell vendosi shume re mes tij te bashkoje,
Te jape vetetime rreth meje,pa meshire,gjithkund.
Eshte keshilltare e keqe nata pa yje,me stuhi
Per dike qe dhimbje ka nga nje e humbur dashuri.
Mos degjo mermeritjen time perseri,o qiell!
Por degjo nje lutje,per nje mengjes plot diell.
Ndryshuar për herë të fundit nga chakra : 22-03-2009 më 19:51
Krijoni Kontakt