Kryepiskopi Anastas dhuron ndihma nė vazhdimėsi pėr banorėt e pėrfshirė nga tragjedia
Nė vazhdimėsi tė interesit tė treguar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė, nė dt. 24 mars Kryepiskopi Anastas shkoi nė Shtėpinė e Pushimit tė Ministrisė sė Brendshme (Kovaleshencės) nė Durrės, ku janė strehuar rreth 400 nga banorėt qė kanė humbur shtėpitė. Aty ai pati njė bisedė tė ngrohtė me drejtorin e kėtij institucioni, i cili e falėnderoi pėr interesimin e treguar dhe pėr ndihmat e dhėnė nga Kisha.
Prej ditėsh studentė dhe pedagogė tė Akademisė Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” nė Shėn Vlash dhe pėrfaqėsues tė rinisė orthodhokse, kanė qenė nė kėto mjedise, pėr t’u interesuar pėr nevojat e tyre mė imediate, por edhe pėr tė dhėnė njė mbėshtetje shpirtėrore, dukė organizuar veprimtari me fėmijėt dhe tė rinjtė e shumtė.
Nga kėto takime kanė dalė edhe disa nga nevojat mė imediate, ndaj Kryepiskopi Anastas dhuroi pėr ta 50 ngrohės, me vlerė 100 mijė lekė, tė cilėt me ftohjen e motit u bėnė tė nevojshėm sidomos pėr familjet me fėmijė tė vegjėl. Kryepiskopi ndau edhe dhurata pėr mė tė vegjlit.
Fortlumturia e Tij u interesua edhe pėr nevojat qė kanė dalė, dhe mbasi premtoi se shumė shpejt do tė jepen e edhe 100 kuverta, u shpreh se do shihte mundėsinė e plotėsimit edhe pėr kėrkesa tė tjera.
Gjithashtu, Kryepiskopi Anastas tha se ky interesim nuk do tė zbehet me kalimin e ditėve dhe se po bėhen pėrpjekje pėr tė siguruar fonde pėr tė rindėrtuar njė shkollė a kopsht nė zonėn e shkatėrruar nga shpėrthimi etj.
Nė njė takim qė ai pati me Ministrin e Arsimit z. Genc Pollo, Kryepiskopi shprehu dėshirėn qė tė kontribuojė pėrmes fondeve tė bashkėpunėtorėve tė Kishės nė botė, nė rindėrtimin e kopshtit ose shkollės sė fshatit Gėrdec. Ministri i Arsimit pasi shprehu falėnderimin pėr ndihmėn e ofruar, sugjeroi qė fillimisht Kisha mund tė ndihmojė nė rindėrtimin e kopshtit, meqenėse ėshtė kėrkesė mė imediate nga banorėt e zonės, ndėrsa mė vonė mund tė jepet ndihmė edhe pėr rindėrtimin e shkollės.
Ndihma e dhėnė nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė qė nė orėt e para pas tragjedisė sė Gėrdecit, do tė vazhdojė deri nė rehabilitimin e plotė tė banorėve.
Thoma Dhima
Krijoni Kontakt