-
Lajme nga Bota Orthodhokse
U pėrurua katedralja "Ngjallja e Krishtit" nė Korēė

Nė datėn 7 gusht, besimtarėt Orthodhoksė tė Korēės morėn pjesė nė pėrurimin dhe shenjtėrimin e Katedrales sė tyre, i cili u krye nga Kryepiskopi Anastas, me pjesėmarrjen e Hirėsisė sė Tij Ignatit, Mitropolit i Beratit dhe Hirėsisė sė Tij Joanit, Mitropolit i Korēės, nė prani edhe tė pėrfaqėsive nga tė gjitha mitropolitė e vendit, tė autoriteteve shtetėrore e fetare tė Korēės. Tė ftuar nė kėtė shenjtėrim ishin edhe Mitropoliti i Follorinės, Hirėsia e Tij Theokliti dhe disa klerikė si edhe miq tė Kryepiskopit, donatorė dhe arkitektė, nga Greqia fqinje.
Katedralja e Korēės "Ngjallja e Krishtit" ėshtė ndėrtuar nė formė kryqi, me katėr apsida , me njė kupolė qendrore, e rrethuar me hajat dhe me dy kambanore tė larta. Ajo zė njė sipėrfaqe prej 1100 m2, ka volum rreth 12500 m3, lartėsi 28 m. Nė katin e nėndheshėm (970 m2), ka mjedis pėr pagėzimet, paraklis dhe sallė mbledhjesh. Pėr ndėrtimin e saj u shpenzuan mė shumė se 2.5 milion USD.
Mė 2 gusht tė vitit 1994, u bė bekimi i gurit tė themelit tė Katedrales sė re tė Korēės, "Ngjallja e Krishtit", e cila do tė plotėsonte boshllėkun e madh qė la prishja e shumė kishave nė kėtė qytet me tradita tė shquara orthodhokse. Ai ishte paraprirė nga njė odise e zgjatur pėr vendin ku ajo do ngrihej. Vendimi pėr sheshin e parė tė ndėrtimit u anullua nga ndėrhyrje keqdashėse dhe ishte protesta e vendosur dhe energjike e besimtarėve korēarė, qė detyroi autoritet shtetėrore tė kohės tė jepnin njė truall edhe mė tė pėrshtatshėm se i pari. Fondet pėr ndėrtimin e saj u siguruan tėrėsisht nga Kryepiskopi Anastas, i cili do tė deklaronte nė atė kohė, se "Kur na gjuajnė me gurė, ne i mbledhim ato pėr tė ndėrtuar". Nisėn punimet, tė cilat patėn edhe ato peripeci e ndėrprerje nė periudhėn e krizave tė viteve 97-98 etj. Punimet mbaruan nė vitin 2000 dhe nė fillim nisi tė shėrbejė si kishė mjedisi i poshtėm, ndėrkohė qė punohej pėr pajisjen e kishės me tė gjitha mjetet e nevojshme.
Paralelisht, nė tė gjithė vendin punohej pėr ngritjen nga themelet tė 84 kishave tė reja, ndėrtoheshin mbi 20 godina administrative e ndihmėse, riparoheshin rreth 150 kisha, si dhe restauroheshin mė shumė se 75 kisha e manastire monumente kulture.
Pas Shenjtėrimit tė Kishės u shtrua njė drekė nė restorantin e qendrės polifunksionale kishtare "Shėn Gjergji" pėr tė gjithė tė ftuarit.

©Ngjallja
-
-
Kisha: Po Na Dhunohet Liria Fetare
E Merkure, 29 Shtator 2004
Kisha Ortodokse Autoqefale reagoi dje pas dhunes qe sipas saj eshte ushtruar mbi nje grup te rinjsh ortodokse te cilet kishin ngritur nje kamping prane Manastirit te Shen Gjergjit, ne Cuke te Sarandes. Po keshtu, Kisha Ortodokse reagoi edhe per dhunen qe sipas saj eshte ushtruar ne kishen e Bularatit, e cila u thye dhe u grabit nga persona te maskuar. Duke marre shkas nga keto akte, kjo kishe ka kerkuar nga shteti shqiptar te nderhyje ndaj dhunes se ushtruar ndaj simboleve te ortodokse gjate ketyre diteve. "Ne kuader te fushates se nxitur kunder simboleve ortodokse, qe nisi me kryqin e Fikasit dhe vazhdoi me kryqin e Xares, por qe nuk u mjaftua vetem me kaq, perseri ka ndodhur nje ngjarje e dhunshme", thuhet ne njoftimin per mediat te Kishes Shqiptare. Dy dite me pare, u demtua kampingu i te rinjve ortodokse, i ngritur prane Manastirit te Shen Gjergjit ne Cuke te Sarandes. Sipas njoftimit te Kishes, "keqberesit fillimisht demtuan terrenin sportiv, duke rrezuar tabelen e basketbollit dhe duke shkulur shtyllat e volejbollit. Pas kesaj vandalet rrezuan nje pjese te rrethimit, hyne ne dhomen e rojes, te cilin e lidhen, e kercenuan qe te mos guxonte te fliste. Ata shanin dhe ulerinin se nuk do t'iu leme te ngrini kryqe e te ndertoni kisha apo objekte te tjera ortodokse. Dhuna vazhdoi duke shkulur mbulimet e dhomave te fjetjes, dyert e banjave, te cilat i kishin marre me vete, ndoshta per te krijuar pershtypjen e grabitjes, sepse nje pjese i kishin hedhur rruges".
Sipas deklarates se Kishes, po ne te njejten zone, pak dite me pare ishte organizuar dhunimi i disa kishave. Madje nder te tjera ne kete deklarate nenvizohet dhe neni 24 i Kushtetutes, ne te cilin theksohet se "Liria e ndergjegjes dhe e fese eshte e garantuar". E duke u bazuar ne kete nen, Kisha Ortodokse shprehet mosbesuese, lidhur me faktin se "kush e garanton" kete liri. "Te gjitha keto u shtohen akteve te dhunes e vjedhjeve ndaj kishave ortodokse edhe ne mitropoli te tjera, si vjedhja skandaloze e 17 ikonave dhe e nje pjese te ikonostasit ne kishen e Shen Thanasit ne Voskopoje apo grabitja e sendeve te shenjta dhe parave ne kishen e Ersekes", thuhet ne njoftimin per mediat. Ne kete menyre, Kisha Ortodokse Autoqefale, me ane t` kesaj deklarate kerkon nga shteti qe te nderhyje per t'i dhene fund ketyre akteve vandale, qe kerkojne te dhunojne lirine fetare.
©KJ
-
-
KISHAT, VAZHDOJNE REAGIMET NGA PRIFTERINJTE ORTODOKSE
Ende nuk eshte mbyllur ceshtja e dhunimit te kishave
Precedenti
Ngjarja e fundit qe rindezi shpirtin fetar ortodoks ishte vjedhja e ikonave apo baltakinit ne kishen e Shen Athanasit ne Voskopoje, autoret e te ciles nuk jane zbuluar e kapur ende. Ky incident erdhi pas debateve per ngritjen e kryqit ne Krrabe te Elbasanit, dhe u mbajt gjalle edhe nga qendrimet pro e kunder per prishjen e kryqit ne Xare te Sarandes. Komuniteti ortodoks i dioqezes se Korces ishte i vetmi qe reagoi serish publikisht, me nje leter proteste drejtuar mediave. Ne vazhden e ketyre perpjekjeve per sensibilizim te ruajtjes se vlerave fetare ortodokse, nga ana e komunitetit te tij jane sinjalizuar rregullisht ne polici edhe vjedhje te nje kishe ne Erseke, apo e nje tjetre ditet e fundit ne Pogradec ku jane grabitur vlera monetare
Korce - Kapitulli ende i pambyllur i dhunimit te kishave, prishjes se simboleve fetare apo ruajtjes se tyre, hapet me nje faqe te re nga reagimi i vete prifterinjve ortodokse te Mitropolise se Korces. Ne dy ditet e fundit, nje perfaqesi prifterinjsh te Mitropolise se Shenjte, mesohet se kane zhvilluar takime me drejtorin e policise te qarkut dhe prefektin Paqesor Zeneli. Ne keto takime te mbyllura, ka te dhena se shqetesimi kryesor qe kane bere prezent prifterinjte ishte ai qe ka te beje me ekzistencen dhe vlerat e objekteve fetare te kultit ortodoks si dhe simboleve te tij. Burime te rezervuara nga keto takime, thane se njerezit institucionale te Zotit jane mbeshtetur tek faktet qe sipas tyre deshmojne herezine ndaj ortodoksise. Duke renditur para autoriteteve rajonale te policise dhe qeverise shembuj te ndryshem qe nga viti 1990 e ketej. Dhe ne fakt, rastet e dhunimit, vjedhjes apo demtimit te objekteve fetare ortodokse ne rajonin e Korces nuk mungojne. Qe nga me banalet ne aspektin e vjedhjes se vlerave te pakta monetare, deri tek gervishtja e afreskeve te nje kishe ne Voskopoje dhe shkrimi i mesazheve islame mbi afreske. Here pas here komuniteti ortodoks ka denoncuar publikisht cenimin e interesave te tij tek objektet e kultit. Ngjarja e fundit qe rindezi shpirtin fetar ortodoks, ishte vjedhja e ikonave apo baltakinit ne kishen e Shen Athanasit ne Voskopoje, autoret e te ciles nuk jane zbuluar e kapur ende. Ky incident erdhi pas debateve per ngritjen e kryqit ne Krrabe te Elbasanit, dhe u mbajt gjalle edhe nga qendrimet pro e kunder per prishjen e kryqit ne Xare te Sarandes. Komuniteti ortodoks i dioqezes se Korces, ishte i vetmi qe reagoi serish publikisht, me nje leter proteste drejtuar mediave. Ne vazhden e ketyre perpjekjeve per sensibilizim te ruajtjes se vlerave fetare
ortodokse, nga ana e komunitetit te tij jane sinjalizuar rregullisht ne polici edhe vjedhje te nje kishe ne Erseke, apo e nje tjetre ditet e fundit ne Pogradec ku jane grabitur vlera monetare. Nuk dihet nese perfaqesia e prifterinjve te Mitropolise se Shenjte ka mare shkas edhe nga vjedhja e kishes ne ytetin e Pogradecit per te kerkuar serish ndihmen e institucioneve shteterore. Megjithate, reagimet ne mbrojtje te ortodoksise nuk kane reshtur nga perfaqesues te ketij komuniteti qe duket se kerkojne pergjegjesi per demtimin e kishave apo dhunimin e tyre nga policia dhe shteti.
G.Ashimi
KJ
-
-
Mes kremtimesh grabitin kishen ortodokse
E Diele, 26 Dhjetor 2004
Persona qe nuk u arrit te identifikohen, perfituan ne kohen kur lumi i njerezve zbrazi kishen ne hyrje te qytetti te Patosit, per ta grabitur ate. Pasi shqyen tre portat te "Ngritja e Kryqit", keqberesit rrembyen 4 ikona te lashta si dhe te gjitha parate e hedhura nga besimtaret. Tregimi i famulltarit dhe thirrja: "Dorezoni ikonat se nuk ju bejme asgje"
FIER - Ne naten e madhe te Krishtlindjes, kur te gjithe kremtonin lindjen e profetit ne Betlehem, disa keqberes kishin planifikuar te grabisnin ikona te lashta dhe para ne kishen e qytetit te Patosit. Ata kane perfituar nga minutat kur salla kryesore e kishes "Ngritja e Kryqit" u zbraz nga besimtaret, pas perfundimit te sherbeses fetare, duke rrembyer kater ikona si dhe te gjitha kursimet e mbledhura ne ditet e kaluara si dhe ne naten kremtuese, e po ashtu edhe fitimet nga shitja e qirinjve tradicionale.
Intervali nga mesnata ne mengjes, ishte shume i pershtatshem per personat qe mendohet se njohin mire veprimtarine e kishes se dhunuar, sepse akti i shemtuar eshte zbular vetem ne vigjilje te 25 dhjetorit. Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes, tha se po heton per te gjetur autoret e grabitjes ne naten festive. Shume shoqerime u kryen dje nga agjentet policore, por ende nuk raportohet per persona te ndaluar.
Flet at Konstandini
Kisha "Ngritja e Kryqit, ndodhet ne hyrje te qytetit te Patosit dhe prej shume vitesh frekuentohet nga besimtaret e krishtere ortodokse. Ne te kryhen rregullisht sherbesa fetare. Besimtaret hedhin shpesh shuma simbolike, si dhe kontribuojne duke blere qirinj per ritet e tyre kristiane. At Konstandini drejton prej kohesh kete kishe. Dje ne mengjes, ai isjhte i pari qe zbuloi grabitjen e shemtuar sic e cileson, se bashku me disa besimtare te tjere qe renden atje. "Erdha si cdo mengjes edhe kete te sotmin rreth ores 6 e 30 minuta. Sapo u futa ne oborrin e kishes pashe se tre portat kryesore te saj, ishin shqyer. Menjehere u futa brenda dhe e mendova se cfare kishte ndodhur, nderkohe qe njoftova me ane te telefonit edhe policine".
Ikonat, te dhuruara
At Konstandini pohon faktin se vjedhesit kishin marre nga mjediset e brendeshme te saj kater ikona te lashta, shumen monetare ende te pasaktesuar, qe ndodhej ne kasen metalike ku blihen qirinjte si dhe disa pije te cilat stafi i sherbeses se kishes i kishte ruajtur per sherbesen e dites se djeshme. Nderkohe per kater ikonat, At Konstandini pohoi, se ato ishin shume te vjetra dhe i ishin bere dhurate kishes prej emigranteve shqiptare te cilet kishin shkuar te punojne dhe jetojne jashte kufijve te vendit. Ndersa per vleren monetare te ndodhur ne kasen metalike At Konstandini pohoi se nuk ishin llogaritur, se sa mund te kete qene shuma brenda ne te.
"Dorezoni ikonat"
Megjithese, te tronditur para nje fakti te tille, qe naten e madhe te ndodhe nje ngjarje e shemtuar, njerezit e kishes kane zhvilluar paraditen e djeshme meshen normalisht. Nderkohe qe gjate zhvillimit te saj At Konstandini u ka bere thirrje vjedhesve qe te kthehen ne pendim dhe te rikthejne ikonat, sepse "ndaj tyre nuk do te marrim asnje mase".
Denohet akti i vjedhjes
Besimtaret te cilet ndodheshin dje ne kishe e kane denuar kete akt dhe ne te njeten kohe edhe atat kane bere thirrje qe hajdutet te kthejne ato qe kane marre ne kishe. "Eshte shume e turpshme qe ne naten e Krishtlindjeve te ndodhe nje gje e tille. Ata te cilet e kane kryer kete veprim, kane bere nje akt jo njerezor"- pohon nje nga besimtaret qe ndodhej paraditen e djeshme ne meshe. Nga ana e saj, policia me te marre njoftimin ka shkuar ne vendin e ngjarjes ku ka marre edhe shenjat e lena ne mjediset e brendshme dhe te jashtme te kishes. Burimet e policise bene te ditur per gazeten se po punojne per identifikimin e autoreve te vjedhjes dhe per kapjen e tyre.
Xhemil Beharaj
-
-
Myslimane e kristiane, bashke ne mesha
E Diele, 26 Dhjetor 2004
ELBASAN - Kane qene te paket ne numer, por mesazhi eshte domethenes nga qyteti qe prej disa muajsh zien nga ceshtja e Kryqit ne Qafekrrabe te rruges kombetare Elbasan-Tirane. Myslimanet marrin pjese ne meshat e organizuara nga prifterinjte ne kisha. Ne fakt prej kohesh ky qytet ka rrezatuar mesazhe paqe e bashkepunimi mes besimtareve. Sepse ka ndodhur shpesh qe ne ritet fetare te myslimaneve te jene te pranishem te krishtere e ortodokse. Bajram Idrizi nje besimtar mysliman ishte dje i pranishem ne nje nga kishat e Elbasanit. "Jam ketu te uroj vellezerit e mi te krishtere, shprehet Bajrami. Edhe ata me kane uruar kur ne kishim festen e Bajramit. Djali im e ka gruan Ortodokse. Gjysma e rrethit tim miqesor jane te krishtere e ortodokse. Festojme te gjithe se bashku ne rast festash. Jemi miq, por me shume vellezer sepse na ka bashkuar feja. E rendesishme per mua eshte qe te gjithe te besojme ne Zot". F.Salliu
-
-
Moisiu, meshe ne shqip per Krishtlindje
E Diele, 26 Dhjetor 2004
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, e ka kaluar festen e Krishtlindjeve mes banoreve te qytetit te Gjirokastres. Gjate vizitave ne Gjirokaster, Moisiu shoqerohej nga vajza e tij e vogel, Mirela. Mengjesin e djeshem, Kreu i Shtetit ka qene i pranishem ne sherbesen fetare per diten e Krishtlindjeve ne kishen e Metamorfozes ne lagjen Pazari i Vjeter. Mesha per besimtaret e pranishem eshte mbajtur nga pater Anathanaili. "Ndodhem ne qytetin e Gjirokastres per t'u uruar besimtareve te krishtere dhe gjithe banoreve te rrethit te Gjirokastres, 'Gezuar' dhe per shume vjet Krishtlindjet", ka pohuar pas mbylljes se meshes Presidenti Moisiu. "Me vjen shume mire, - tha Kreu i Shtetit, - qe degjova lutjet ne gjuhen shqipe, sepse shqiptari do qe ta degjoje fjalen e Zotit ne gjuhen e tij. Ashtu ato i kupton me mire, ashtu e ndihmojne ate, qe jo vetem t'i degjoje fjalet e Zotit, por t'i kete parasysh dhe t'i zbatoje ato".
Me pas, gjate nje takimi ne bashkine e qeytetit, Presidenti i Republikes, e ka vecuar bashkejetesen fetare ne Shqiperi si nje prej virtyteve me te cmuara te kombit tone. "Personalisht festat fetare, - vijoi Moisiu, i kam zhvilluar ne qytete te ndryshme. Pashket i kam zhvilluar ne Korce, Festen e Bajramit ne Shijak dhe per Krishtlindje jam ne Gjirokaster".
-
-
Tė dielėn mė 12 dhjetor, celebroi
nė Liturgjinė Hyjnore nė Kishėn
e Ungjillėzimit At Artur Liolini,
Kryekancelar i Dioqezės
Shqiptare tė Kishės Orthodhokse
nė Amerikė. Ai mbajti edhe predikimin
e ditės, pjesė nga i cili po e
japim mė poshtė.
Disa javė mė parė festuam
Ditėn e Flamurit, Pavarėsisė sė
kombit tonė ashtu siē e festuat dhe
ju. Nė Amerikė nė Boston kremtuam
me bankete, me valle, me
ngazėllim. Edhe disa javė mė pas
do tė kremtojmė Krishtlindjet me
festė, me darka, me tė ngrėna tė
veēanta, tė cilat mbeten nė mendjen
e fėmijėve si kujtime tė paharruara.
Njė shenjtor ka thėnė, se
nė moshėn e njomė, kur jemi ushqyer
nga kujtime tė mira, tė bekuara
shpėtohemi pėr tėrė jetėn. Por
edhe kujtojmė darkėn, mikpritjen
e Abrahamit dhe Sarėn, kur ftuan
tre nė veēanti qė shėmbėllejnė
Shėn Trininė tonė, Atin, Birin dhe
Shpirtin e Shenjtė, kujtohen nė
Dhiatėn e Vjetėr. Pra, kujtojmė
edhe Darkėn Mistike, kur Zoti
vetė mblodhi dishepujt e Tij rreth
tavolinės dhe mė shumė kujtojmė
kėtė darkė qė u shtrua sot brenda
shenjtėrores, nė ajodhimė, darkėn
e trupit tė Shpėtimtarit tonė Jisu
Krisht, tė cilėn duke e ngrėnė shpėtohemi,
nė qoftė se pendohemi
dhe jemi tė sinqertė me zemėr dhe
ndėrgjegje tė pastėr dhe me bekimin
dhe zemrėn e Fuqimadhit.
Gjithashtu, Ungjilli qė lexuam
ishte i ditės sė diel, kurse Apostulli
ishte nga shenjti i ditės, Shėn
Spiridhoni, i cili kujtohet sot, njė
shenjt qė vazhdon edhe sot pas
1700 vjetėsh tė bėjė ēudira. Nė
leximin e Apostullit kėtė ditė, Shėn
Pavli na sugjeron qė tė kemi kujdes
pėr ushqimet. Nuk e ka fjalėn pėr
ushqimet e trupit, tė tavolinės, por
e ka fjalėn pėr ushqimet shpirtėrore,
ēfarė librash lexojmė ose programesh
televizive shohim, miqtė
tanė ēfarė njerėzish janė. Shokėt
dhe shoqet a na ushqejnė me sjellje
etike tė lira? Edhe ne si pėrgjegjės
tė tė gjithė brezave, ne vetė ushqejmė
fėmijėt tanė ose rininė e mėhallės,
tė lagjes i ushqejmė me shembuj
tė tillė.
Mė vjen shumė mirė qė me
pėrulėsi tė ndodhem kėtu bashkė
me ju edhe njėherė me lejen e
Kryepiskopit Anastas dhe me mirėsjelljen
e At Justinit dhe kolegėve
priftėrinj tė tij, qė tė marr nė
kėtė meshė tė shenjtė bashkė me
ju.
Ju sjell edhe urimet tona nga
Bostoni, nė Kryekishėn e Shėn
Gjergjit, atje ku shėrbej edhe unė,
nga im vėlla peshkop Nikoni, tė
Kryepiskopatės Orthodhokse tė
Amerikės. Gjithashtu uroj psaltėt
qė me korrektėsi plotėsojnė shėrbesėn.
Ju uroj ju, si edhe korin, (kam
njė dashuri tė veēantė pėr korin,
sepse nė moshėn e njomė unė i
bija organos nė Kishėn tonė. Ju
keni kapėrcyer edhe korin tim nė
Boston dhe do tiua them kur tė
kthehem), nxėnėsit e shkollės suaj,
mėsuesit dhe nė veēanti priftėrinjtė
e Enorisė tė Kryekishės Ungjillėzimi
i Hyjlindėses kėtu. Kėrkojmė
edhe lutjen tuaj qė nė kėtė
ditė tė shėnuar pėrkujtoni Shėn
Spiridhonin e Madh, nė emrin e
Atit Birit edhe tė Shpirtit tė Shenjtė.
Amin.
-
-
Denoncohen 3 kisha te vjedhura brenda nates
E Merkure, 29 Dhjetor 2004
VLORE - Brenda nje nate, bastisen tre kisha ne zonen e Himares. Policia e Vlores, konfirmoi dje se ka marre nej denoncim mbi demtim kishash ne rajonin jugor. "Kujdestari i kishave ne Himare, denoncoi se jane vjedhur kishat e Shen Pantes ne Himare, Shen Marise ne fshatin Spiles dhe Shen Dhimitri ne Qeparo, ku jane marre nga nje sasi lekesh ne secilen prej tyre". Policia tha se po heton per gjetjen e autoreve te vjedhjes ne seri. M.Merkuri
-
-
Kreu i Kishės Orthodokse Shqiptare u operua nė sy dhe grykė. Kishėn e drejtojnė mėkėmbėsit e tij
Janullatosi i sėmurė, kishėn e drejtojnė mėkėmbėsit e tij
Lindita Ēela
TIRANĖ - Kryepeshkopi i Kishės Orthodokse, Anastas Janullatos ndodhet nė gjendje kritike shėndetėsore. Para pak ditėsh, Janullatosi i ėshtė nėnshtruar njė ndėrhyrje kirurgjikale nė sy dhe nė fyt. Zyrtarėt e Kishės Orthodokse janė tejet tė rezervuar, pėr tė dhėnė informacione mbi gjendjen shėndetėsore tė kryepeshkopit, por mungesa e tij gjatė tre muajve tė fundit, nė ceremonitė fetare mė tė rėndėsishme, nuk ka kaluar pa u vėnė re. Prej kohėsh ka munguar nė ceremonitė zyrtare fetare, ndėrkohė qė mė shumė se kurrė, mungesa e tij u vu re nė festėn e Krishtlindjeve. Edhe nė ditėn qė besimtarėt ortodoksė kremtonin ujin e bekuar, udhėheqėsi i tyre shpirtėror, Janullatos ndodhej kilometra larg Shqipėrisė. Gjendja e tij shėndetėsore e ka detyruar kryepeshkopin e Kishės Orthodokse tė rikthehet nė vendin e tij, ku i ėshtė nėnshtruar njė operacioni kirurgjikal. Sipas zėdhėnėsit tė Kishės Orthodokse, Thoma Dhima, Kryepeshkopi ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Dhima nuk jep detaje tė hollėsishme mbi shėndetin e Janullatosit, por thotė se kryepeshkopi i ėshtė nėnshtruar njė operacioni kirurgjikal dhe aktualisht ėshtė nė periudhė kovaleshence nė Athinė.
Shėndeti i Kryepeshkopit
Gjendja e rėnduar shėndetėsore e Kryepeshkopit ėshtė mbajtur e fshehtė nga drejtuesit e Kishės Orthodokse Shqiptare. Ajo qė dinė klerikėt e kėsaj kishe ėshtė fakti qė pėr njė kohė tė gjatė, Janullatosi nuk ndodhet nė Shqipėri. Askush nuk di tė thotė mė shumė, pėrveē faktit qė Kryepeshopi nuk ėshtė parė pėr njė kohė tė gjatė nė zyrėn e tij, aty ku ndodhet edhe selia e Kishės Ordhodokse Shqiptare. Burime tė besueshme pranė kėsaj selie i thanė gazetės Shekulli se gjendja shėndetėsore e Kryepeshkopit ka qenė kritike. Sipas tė njėjtave burime mėsohet se fillimisht Janullatosi i ėshtė drejtuar njė klinike nė Vjenė dhe mė pas nė Athinė, ku ka kryer operacionet nė sy dhe nė grykė. Por zėdhėnėsi i kishės Orthodokse, Thoma Dhima, nuk sqaron arsyet se pėrse numri njė i Kishės Orthodokse i ėshtė nėnshnshtruar operacionit kirurgjikal. Qė Kryepeshkopi ėshtė i sėmurė, kjo dihet nga tė gjithė, por tani gjendja e tij shėndetėsore ėshtė drejt pėrmirėsimit. Ka qenė sėmurė dhe ka kryer njė operacion. Aktualisht ndodhet nė njė periudhė pushimi dhe nėn mbikėqyrjen e mjekėve nė Athinė,-thotė zėdhėnėsi i Kishės Ordhodokse.
Kisha, nėn drejtimin e mėkėmbėsve tė Janullatosit
Edhe pse i sėmurė, Janullatos e ka drejtuar Kishėn Orthodokse Shqiptare nėpėrmjet mėkėmbėsve tė tij. Sipas zėdhėnėsit tė Kishės Orthodokse, Kryepeshkopi vazhdon tė drejtojė Kishėn Orthodokse Shqiptare. Dhima saktėson se edhe nė ceremoninė e fundit tė besimit orthodoks, atė tė kremtimit tė ujit tė bekuar, ka qenė Janullatosi ai qė ka pėrcaktuar drejtimin e kėsaj ceremonie nga mėkėmbėsit e tij. Ndėrkohė qė thuhet se prej tė paktėn 3 muajve, kryepeshkopi Janullatos nuk ka shkelur nė Shqipėri. Gjendja e rėnduar shėndetėsore e ka detyruar Kryepeshkopin tė largohet, pėr tiu nėnshtruar ndėrhyrjeve kirurgjikale. Gjatė gjithė kėsaj kohe, ceremonitė fetare dhe drejtimi i Kishės Orthodokse ka qėnė nė duart e At Jovan Karaveshit dhe At Jani Trebickės. Sipas zėdhėnėsit tė kishės Orthodokse, janė kėta dy klerikė tė lartė qė nė mungesė tė Janullatosit drejtojnė jo vetėm ritet fetare, por edhe detyrat administrative tė Kishės Orthodokse. Por Dhima saktėson se dy klerikėt e lartė, gjatė gjithė kohės janė nė komunikim tė vazhdueshėm me kryepeshkopin Janullatos, megjithėse ky i fundit nuk ėshtė ndierė mirė nga ana e shėndetit. Zėdhėnėsi Dhima shton se gjendja shėndetėsore e Kryepeshkopit nuk ka ndikuar nė vijimėsinė e punės administrative tė Kishės Orthodokse dhe se pritet shumė shpejt rikthimi i tij nė krye tė Kishės Orthodokse Shqiptare.
Kush ėshtė Anastas Janullatos
Para se tė vinte nė Shqipėri me detyrėn e Kryepeshkopit tė Kishės Orthodhokse, Anastas Janullatos ka dhėnė mėsim nė njė nga universitetet e Athinės, nė lėndėn Historia e Feve. Mė pas, ai emėrohet numri njė i Kishės Orthodhokse nė Shqipėri, duke mbajtur tė njėjtin pozicion, pa ndryshim, edhe sot e kėsaj dite. Nė vitin 2001 ka qenė kandidat pėr ēmimin Nobel pėr Paqen. Po nė tė njėjtin vit, ėshtė dekoruar me titullin Nderi i Kombit. Aktualisht, ai vazhdon tė jetė Kryepeshkop i Kishės Orthodokse. Ardhja njė kleriku grek nė shkallėn mė tė lartė tė hierarkisė sė Kishės Ortodokse Shqiptare ėshtė komentuar me faktin se nė vendin tonė, mungonte njė Kryepeshkop me njohuri dhe grada shkencore tė mjaftueshme. Qendrimi i tij pėr shumė kohė ėshtė protestuar nga Kisha Orthodokse e shqiptarėve tė Amerikės dhe Kanadasė. Sipas tyre, tashmė ka ardhur koha qė drejtimin e kishės duhet ta marrė njė kryepeshkop shqiptar. Megjithatė, ėshtė vlerėsuar fakti se Janullatos ka ditur tė gjejė gjuhėn e bashkėpunimit me tė gjithė pėrfaqėsuesit e feve tė tjera, lidhur me zhvillimin e shoqėrisė shqiptare. Nė Shqipėri janė rreth 80 kisha tė reja tė ndėrtuara gjatė 10 vjetėve tė drejtimit tė Janullatosit, pesė manastire tė restauruara, 70 kisha monument kulture. L.Ē
PATRIARKU
Kompromisi qė solli Janullatosin nė Shqipėri
Anastas Janullatos ka ardhur nė Shqipėri mė 16 korrik 1991, pas njė kompromisi tė bėrė nė Korfuz, mė 2 korrik 1991 midis ministrave tė jashtėm tė Shqipėrisė dhe Greqisė, pėrkatėsisht mes Muhamet Kapllanit dhe Antonios Samaras. Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojės, qė ėshtė froni i parė i njohur zyrtarisht nga tė gjitha kishat ortodokse (ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativėn e emėrimit tė Janullatosit nė Shqipėri si patriark. Sipas At Artur Liolinit, Janullatosi erdhi nė Shqipėri si misionar i pėrkohshėm, ndėrkohė qė prej mė shumė se njė dekade ai drejton Kishėn Orthodokse Shqiptare. Emėrimi i Janullatosit nė krye tė Kishės Orthodokse ėshtė shoqėruar me reagime tė orthodoksėve shqiptarė, sidomos tė atyre me banim nė Amerikė. Kulmi i kėtij konfliki ka qėnė viti 2001, kur komuniteti grek i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės shpalli Kryepeshkopin Janullatos si fitues tė njė ēmimi tė pėrvitshėm pėr tė drejtat e njeriut. Motivacioni i kėtij ēmimi ishte: "pėr impenjimin misionar tė Anastasios nė Afrikė dhe pėr "rikostruktimin e mrekullueshem tė Kishės Autoqefale Orthodokse Shqiptare".
-
-
Sipas zyrės sė shtypit tė Kishės Ortodokse, Janullatosi nuk ėshtė shkėputur nga drejtimi i kishės
Kryepeshkopi Janullatos, nė gjendje tė mirė shėndetėsore
Shekulli
Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka qenė i sėmurė, por pas njė ndėrhyrjeje kirurgjikale gjendja e tij shėndetėsore ėshtė e mirė . Kėshtu thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė bėrė nga zyra e shtypit pranė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Deklaratė e bėrė pas njė shkrimi tė botuar vetėm pak ditė mė parė nė gazetėn Shekulli. Sipas zyrės sė shtypit, kryepeshkopi nuk ka qenė nė Shqipėri vetėm gjatė njė periudhe tė muajit dhjetor, por pėr Krishtlindje ai i uroi besimtarėt dhe gjithė popullin nėpėrmjet ekraneve televizive. Nė fund tė dhjetorit kryepeshkopi Anastas ndodhej nė Tiranė dhe drejtoi Liturgjitė Hyjnore tė datave 1 dhe 2 janar 2005, si dhe mbledhjen e Sinodit tė Shenjtė tė datės 3 janar, duke u larguar mė pas pėr disa kontrolle rutinė mjekėsore,- thuhet nė deklaratė, ku shtohet se kryepeshkopi Anastas, pėr asnjė ēast nuk ėshtė shkėputur nga drejtimi i kishės. Sipas tė njėjtit burim sqarohet se organi mė i lartė i kishės ėshtė Sinodi i Shenjtė, i pėrbėrė nga kryepeshkopi Anastas, mitropoliti i Beratit Ignati, mitropoliti i Korēės Joani, Imzot Ilia dhe nga kryesekretari, Protopresviter Jani Trebicka. Ndėrsa, tė gjitha detyrat e tjera tė drejtimit janė administrative dhe nuk zėvendėsojnė funksionet e kryepeshkopit dhe tė anėtarėve tė Sinodit tė Shenjtė. Fakti se At Jani Trebicka kryesoi ceremoninė e Ujit tė Bekuar nė Tiranė, nuk do tė thotė se ai drejton nė vend tė kryepeshkopit,- theksohet mė tej nė tė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt