Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet largohet Janullatos?

Votues
279. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PO

    236 84.59%
  • JO

    43 15.41%
Faqja 37 prej 102 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 1014
  1. #361
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepiskopi Anastas merr titullin "Qytetar Nderi i Tiranės"


    Tė premten paradite, mė datė 23 dhjetor 2005 nė hotel “Sheraton” nė kryeqytet, Bashkia e Tiranės organizoi ceremoninė e dhėnies sė titullit “Qytetar Nderi i Tiranės”, krerėve tė komuniteteve fetare nė Shqipėri, me shėnimin: “Krerėve fetarė nė Shqipėri pėr kontributin e tyre tė jashtėzakonshėm pėr harmoninė ndėrfetare, rikthimin e besimit nė mbarė vendin si dhe pėr kapėrcimin me urtėsi tė situatave tė vėshtira politike”.

    1) Ish-kryetari i Komunitetit Musliman nė Shqipėri, Haxhi Hafiz Sabri Koēi (pas vdekjes).

    2) Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Prof. Dr. Anastasi

    3) Monsinjor Rrok Mirdita, Arqipeshkv i Mitropolitisė sė Tiranės dhe Durrėsit

    4) Baba Reshat Bardhi, Kryetar i Komunitetit Bektashi



    Kjo ceremoni u kryesua nga Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, z. Edi Rama. Nė fjalėn e tij, kryetari Rama ndėr tė tjera tha: “… Pėrfaqėsuesit e klerit shqiptar janė njerėz qė meritojnė jo thjesht dhe vetėm nderimin e kryeqytetasve pėr ēka bėjnė nė suazėn e besimit qė ata pėrfaqėsojnė. Ata meritojnė nderimin e kryeqytetasve nė radhė tė parė pėr sakrificat dhe durimin e pashoq pėrmes tė cilėve ata mundėn tė ngrenė tempujt e besimit nė shkretėtirėn morale tė fillimviteve 90-tė. Unė besoj qė qėndrimi i kėtyre qytetarėve mė tė rinj tė nderit tė Tiranės, ėshtė njė qėndrim qė i kapėrcen kufijtė e ēdo komuniteti fetar dhe ēdo vathe besimtarėsh, ėshtė njė qėndrim qė reflekton dashuri dhe tolerancė edhe tek qytetarėt laikė, tė cilėt falė kėsaj bashkėjetese dhe kėsaj paqeje tė garantuar brenda dhe ndėrmjet komuniteteve fetare ndjehen jo vetėm tė pakėrcėnuar nga ato simptoma destabiliteti qė gjenden rėndom nė botėn e sotme, nė ato vende ku besime tė ndryshme pėrplasen me njėra-tjetrėn pėr shkak devijacionesh, por mbi tė gjitha gjenden tė rrethuar nga dashuria dhe paqja qė pėrēojnė fjalėt e kėtyre katėr figurave”.

    Kryetari i Bashkisė Rama, pasi sqaroi se biografia e kėtyre njerėzve nė asnjė rast tjetėr nuk u lexohet, pasi ajo ēka ata bėjnė nė tė pėrditshmen ėshtė e vetmja gjė qė ėshtė e rėndėsishme pėr ta dhe ajo qė ka tė bėjė me tė kaluarėn mbetet diēka thjesht vetėm e shkruar tė cilėn nuk mund tė presim tė na i thonė kėta njerėz qė janė madhėshtorė, pėr faktin se karakterizohen nė radhė tė parė nga ajo modesti intelektuale dhe shpirtėrore aq shumė e munguar nė qytetin tonė, lexoi pėrpara tė pranishmėve biografinė e katėr krerėve tė komuniteteve fetare nė Shqipėri, tė cilėt morėn titullin “Qytetar Nderi i Tiranės”.

    Gjatė paraqitjes sė biografisė sė Fortlumturisė sė Tij, Kryepiskopit Anastas, Kryetari i Bashkisė Rama tha ndėr tė tjera: “Nė biografinė e shkruar qė mua ma kanė sjellė, kanė harruar tė thonė se ai zotėron mirė, madje mjaft mirė edhe gjuhėn shqipe. Dhe kjo tė them tė vėrtetėn ėshtė njė harresė qė mua mė pėlqen. Pėr tė ėshtė shkruar kėtu si tė ishte njė shqiptar qė zotėron dhe greqishten. Si kryetar i komunitetit orthodhoks, ai ka dhėnė vlera tė jashtėzakonshme pėr ripėrtėritjen e komunitetit orthodhoks, pėr ndėrtimin e objektit tė kultit, edhe ato tė rrėnuara dhe tė dėmtuara gjatė periudhės sė brutalitetit komunist, si dhe pėr rikthimin e besimit nė mbarė vendin. Komuniteti orthodhoks ashtu si edhe komunitetet e tjera fetare nė Shqipėri kanė ndihmuar pėr zbutjen e traumave nė vitin 1997 dhe pėr qetėsimin e shpirtrave tė trazuar, tė tė pėrzėnėve nga dhuna e Milosheviēit nė vitin 1999 dhe kontributi i Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė ėshtė njė kontribut qė shtrihet edhe pėrtej kėtyre qė thashė, pėrmes shumė e shumė konferencave e seminareve, pėr tė bėrė tė njohura besimet fetare nė Shqipėri nė plot auditorė universitetesh dhe auditorėsh tė botės, gjė qė rithekson edhe njėherė qė harmonia ndėrfetare dhe njohja e respekteve reciproke mes besimeve nė qytetin tonė ėshtė nė radhė tė parė njė vetėdije e rrėnjosur thellė nė zemrat dhe mendjet e kėtyre katėr burrave…”.

    Mė pas Kryetari i Bashkisė sė Tiranės z. Edi Rama iu dorėzoi simbolet katėr kryetarėve tė komuniteteve fetare. Nė momentin e marrjes sė simbolit “Qytetar Nderi i Tiranės: Kryepiskopi Anastas tha: “I nderuar zoti Kryetar i Bashkisė dhe Kryetar i Partisė Socialiste, zoti Edi Rama dhe tė nderuar tė pranishėm. Me gjithė zemėr do tė dėshiroja tė shprehja falėnderimet e mia tė sinqerta ndaj jush dhe anėtarėve tė nderuar tė Kėshillit Bashkiak pėr vendimin tuaj fisnik, duke mė dhėnė titullin, “Qytetar Nderi i Tiranės”. Pohoj se ndihem qytetar i Tiranės qė nga viti 1991 kur pėr herė tė parė erdha nė kėtė qytet. Jam duke qėndruar kėtu gjatė kėtyre 15 vjetėve tė fundit dhe deklaroj se: Jam njė tiranas i vogėl pesėmbėdhjetė vjeēar. Gjithė kėto vite qė kam jetuar kėtu kam marrė pjesė nė vėshtirėsitė, problemet, shpresat e njerėzve, vuajtjet dhe gėzimet e tyre. Dhe sė bashku me drejtuesit e tjerė tė dashur fetarė jemi pėrpjekur tė kontribuojmė nė harmoninė fetare, nė bashkekzistencėn paqėsore pėr zhvillimin e jetės sė qytetit, duke ndarė fjalėn dhe dashurinė e Perėndisė nėpėrmjet iniciativave nė sektorėt e shėndetit, edukimit, shėrbimeve sociale etj. Duke shprehur pėrgėzimet e mia tė sinqerta ndaj Bashkiakut tonė tė aftė dhe bashkėpunėtorėve tė tij tė shkėlqyer, pėr arritjet e tyre tė mrekullueshme nė kėto vitet e fundit, uroj nga thellėsia e zemrės sime, shėndet, fuqi, vizion dhe durim nė pėrmbushje tė planeve tė tyre ndaj qytetit tonė tė dashur. Perėndia le tė na ndihmojė tė gjithė ne pėr tė vazhduar me iniciativa krijuese pėrpjekjet tona, qė ta bėjmė Tiranėn njė qytet tė bukur, ku tė sundojė harmonia ndėrfetare, krijimtaria, pėrparimi, solidariteti, dashuria dhe shpresa. Edhe njė herė falėnderime tė ngrohta nga njė Tiranas pesėmbėdhjetė vjeēar.”

    Nė ceremoni merrnin pjesė poeti dhe shkrimtari Dritėro Agolli, si “Qytetar Nderi i vjetėr i Tiranės”, kryetari i Komitetit tė Kulteve, kėshilltari i Presidentit, pėrfaqėsues nga Kėshilli Bashkiak, rektori i Universitetit tė Tiranės, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Shqipėri, klerikė dhe laikė pėrfaqėsues tė katėr komuniteteve fetare nė Shqipėri, pėrfaqėsues tė medias, etj.



    Julia Pjetri

    Korrespodent i Radios “Ngjallja”

  2. #362
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    “Duhet tė fuqizojmė zėrin e kishave nė Evropė”

    Kryepiskopi Anastas zgjidhet Zėvendėspresident i Konferencės Evropiane tė Kishave

    Siē ju kemi informuar nė njė nga numrat e kaluar, nga data 25 qershor deri mė datėn 2 gusht 2003, nė Trondheim tė Norvegjisė u zhvillua Asambleja e 12-tė e Konferencės Evropiane tė Kishave (CEC). Ajo zgjodhi Komitetin Qendror, ku ishte dhe Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė Anastasi.

    Ky organizėm drejtues u mblodh nė Gjenevė, nga data 13- 18 dhjetor 2003, pėr tė zhvilluar mbledhjen e tij tė parė. Anėtarėt e Komitetit Qendror tė Konferencės Evropiane tė Kishave zgjodhėn Presidencėn e re, prej 9 anėtarėsh. Pėr vendin e Zėvėndėspresidentit (post, i cili sipas njė rotacioni, i takonte kėtė radhė anėtarėve tė Kishave Orthodhokse pjesmarrėse, sepse nė gjashtė vitet e mėparshme Presidenti CEC-ut kishte dalė nga ato) ishte propozuar Kryepiskopi i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė Pr. Dr. Anastasi. Nė fjalėn para zgjedhjes sė tij si Zėvendėspresident, Fortlumturia e Tij Anastasi tha ndėr tė tjera:

    “Ishte njė surprizė pėr mua, kur Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit Evropian tė Kishave Dr. Keith Klements mė telefonoi dhe mė pyeti, se a do tė dėshiroja tė shėrbeja nė kėtė post. Unė i thashė, se si ėshtė e mundur kjo gjė. … Por, ndihesh mė i ēliruar, kur tė tjerėt tė kėrkojnė diēka, tė cilėn nuk e ke menduar mė parė. Siē ishte dhe rasti pėr tė kandiduar dhe kėrkuar njė post tė tillė. Por, nėse ju mendoni se unė mund tė shėrbej, jam i hapur pėr kėtė. Ju dėgjuat tė pėrmbledhur biografinė time, por doja tė theksoja se janė katėr fusha specifike, nė tė cilat unė shoh shėrbimin tim nė Kishė:
    a) Dekada e para studimeve tė mia nė teologji ishte puna me tė rinjtė,
    b) sė dyti, puna nė Universitet, si pedagog,
    c) mė vonė misionarizmi, nė fillim nė Afrikė dhe tani nė Shqipėri,
    d) dhe sė fundi, angazhimi dhe mėsimi i vazhdueshėm nė Lėvizjen Ekumenike, sepse personalisht e konsideroj lėvizjen ekumenike si njė universitet tė vėrtetė, i cili na ndihmon ne pėr tė na hapur horizonte tė reja dhe pėr tė qėndruar gjithmonė student…

    Pėr sa i pėrket detyrės sime tė re, nė radhė tė parė mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme, qė tė pėrqendrojmė pėrpjekjet dhe gjithė fuqitė tona pėr unitet midis kishave, pėr tė kuptuar njėri - tjetrin. Dihet se kjo gjė nuk ėshtė njė detyrė e lehtė, sepse tashmė ne kemi humbur entuziazmin e parė dhe ndodhemi nė njė periudhė tė vėshtirė tranzicioni, por unė mendoj se ėshtė e domosdoshme tė vazhdojmė pėrpjekjen tonė.

    Sė dyti, duhet qė zėri ynė tė dėgjohet mė fort nė Evropė. Sepse ēdokush flet sot nė Evropė pėr ēėshtje tė ndryshme, por zėri i kishave nė shumė raste ėshtė i dobėt. Prandaj ne duhet ta fuqizojmė kėtė zė. Sė treti, duhet tė shtojmė ndjeshmėrinė tonė pėr njė kėndvėshtrim mė universal. Ne bėmė shumė gjėra tė mira, por nė tė njėjtėn kohė dhe shumė dėme ndaj kontineteve tė tjerė dhe kemi njė pėrgjegjėsi shumė tė madhe nė kėtė periudhė tė re tė globalizmit.

    Dhe natyrisht, ajo qė duhet tė karakterizojė organizata si kjo e jona, ėshtė nevoja qė tė shohim tė rinjtė qė tė marrin mė shumė pėrgjegjėsi nė strukturat drejtuese dhe nė pėrgjithėsi nė Kishė. Unė besoj, se kėto janė pėrparėsi shumė tė rėndėsishme, qė duhet tė kemi parasysh nė pėrpjekjen tonė nė Konferencėn Evropiane tė Kishave dhe pėr sa kohė qė Zoti do tė na japė fuqi dhe shėndet, ne duhet tė bėjmė mė tė mirėn pėr t’iu pėrgjigjur kėtyre sfidave. Unė mendoj gjithashtu, se liria pėr tė pranuar “Zėrin” e Perėndisė ėshtė gjithmonė njė ēėshtje kritike dhe them se ēdo gjė qė bėmė nė Shqipėri gjatė kėtyre viteve tė fundit, nuk ishte thjesht njė gjė personale, por ishte nė emėr tė tė gjithėve ju. Dhe CEC-u ishte gjithmonė pranė nesh nė kėtė periudhė tė vėshtirė. Ēdo gjė qė ne do tė bėjmė kėtu, nė kėtė detyrė qė kėrkon pėrgjegjėsi, nuk do tė jetė gjė tjetėr veēse tė veprojmė dhe tė mendojmė nė emėr tė tė gjithė juve dhe tė shėrbejmė sipas fuqisė qė Zoti do tė na japė. Pėrsėri po ju them, se ėshtė njė surprizė. Faleminderit dhe jam gati qė tė pranoj vendimin tuaj.

    Gjatė votimit ra nė sy se Kryepiskopi Anastas ishte i vetmi nga tė 9 anėtarėt e Presidiumit, qė u votua unanimisht, nga anėtarėt e Komitetit Qendror, tė pranishėm nė kėtė mbledhje, pa pasur asnjė votė kundra.

    Presidiumi, sė bashku me Komitetin qendror dhe stafin e ri tė CEC-ut, do tė shėrbejnė deri nė Asamblenė e ardhshme tė Konferencės Evropiane tė Kishave, qė do tė mbahet nė vitin 2009.

    Komiteti Qėndror gjatė mbledhjes sė tij tė parė aprovoi dhe dy deklarata. E para, lidhej me njė apel ndaj qeverive dhe Kishave tė Evropės, pėr forcimin e tė drejtave tė emigrantėve, duke marrė shkas nga Dita Ndėrkombėtare e Emigracionit, e cila ėshtė mė 18 dhjetor dhe sė dyti, aprovoi njė letėr tė drejtuar Kishave tė Evropės pėr vitin 2004. Nė kėtė letėr theksohen dhe disa nga sfidat, me tė cilat do tė pėrballet Evropa gjatė vitit 2004 dhe sidomos situata e re qė do tė krijohet nė Kėshillin e Evropės sė Bashkuar pas zgjerimit tė saj me anėtarė tė rinj, zgjedhjet pėr Parlamentin Evropian, vazhdimin e diskutimeve pėr Kushtetutėn e nė proces aprovimi tė Evropės sė Bashkuar etj.

    Letra tregon edhe se cili ėshtė roli i Kishave nė kėto sfida tė reja: Pėr vite me radhė Kishat kanė punuar papushim pėr tė forcuar lidhjet midis popujve dhe kulturave nė Evropė… Ato kanė theksuar se procesi i Evropės sė Bashkuar ka kuptim vetėm nese ai pėrfshin nė njė mėnyrė tė pėrshtatshme gjithė kontinentin evropian dhe duhet tė pėrfshijė jo vetėm dimensionin politik dhe ekonomik…. Kishat duhet tė vazhdojnė tė jenė instrumente paqeje dhe pajtimi nė Evropė dhe nė mbarė botėn” Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas, si Zėvendėspresident i Konferencės Evropiane tė Kishave ėshtė njė ngjarje historike jo vetėm pėr Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, por dhe mė gjerė. Kjo zgjedhje ėshtė gjithashtu njė nder i madh qė i bėhet Kishės sonė, sepse do tė ketė nė kėtė institucion prestigjioz mbarevropian ambasadorin e saj, i cili do tė ēojė nė kėtė organizatė problemet dhe zėrin e vendit tonė.


    Konferenca Evropiane e Kishave

    Konferenca Evropiane e Kishave ėshtė njė organizatė e themeluar qė nė vitin 1959, nė tė cilėn marrin pjesė 126 kisha, si orthodhokse, protestante, anglikane dhe kishat e vjetra anglikane nga e gjithė Evropa si dhe 43 organizata nė asocim. Anėtare e saj me tė drejta tė plota ėshtė dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė. CEC ka edhe njė bashkėpunim tė ngushtė me Konferencėn Evropiane tė Episkopėve Katolikė. Nė kėtė organizatė tė krishterė, pėrfaqėsues tė komuniteteve tė ndryshme janė angazhuar qė tė jetojnė dhe tė dėshmojnė sė bashku nėn frymėn e ekumenizmit, mirėkuptimit, shkėmbimit tė mendimeve e respektit reciprok. Zyrat e saj gjenden nė Gjenevė, Bruksel dhe Strasburg.

  3. #363
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepeshkopi Anastas zgjidhet president i Kėshillit Botėror tė Kishave

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kryepeshkopi i Ortodoksėve shqiptarė nė aktivitetin nė Brazil


    Janullatos, President pėr 7 vjet

    Zgjidhet nė krye tė Kėshillit Botėror tė Kishave




    --------------------------------------------------------------------------------



    Pėr 7 vitet e ardhshme, nė krye tė Kėshillit Botėror tė Kishave do tė jetė pėr herė tė parė edhe njė pėrfaqėsues i kishės ortodokse shqiptare. Kryepeshkopi Anastas, kreu i kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, ėshtė zgjedhur nė mėnyrė unanime president i kėtij organizmi kaq tė rėndėsishėm nė botėn e kishės ortodokse. Vendimi ėshtė marrė nė mbledhjen e asamblesė sė kėtij kėshilli ku kanė qenė tė pranishėm pėrfaqėsues tė 348 kishave( ortodokse, anglikane, luterane, baptiste, etj) nga 120 vende tė ndryshme tė botės, nė universitetin katolik tė Porto Alegre nė Brazil. Gjatė kėtij takimi, Asambleja ka zgjedhur edhe 150 anėtarė tė komitetit qendror si dhe 8 presidentė nga kontinente tė ndryshme, tė cilėt do tė drejtojnė Kėshillin Botėror tė Kishave nė shtatė vitet e ardhshme dhe kanė pėr detyrė tė promovojnė lėvizjen ekumenike dhe punėn e Kėshillit nė rajonet nga vijnė. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ėshtė anėtarėsuar nė Kėshillin Botėror tė Kishave qė nė vitin 1994, por kjo ėshtė hera e parė qė ajo pėrfaqėsohet nė njė rang kaq tė lartė, gjė qė do ta bėjė tė njohur atė edhe rangjet kishtare e politike kudo nė botė. Ndėrsa vetė kryepeshkopi Anastas, ka qenė qė nga viti 1963 anėtar i mjaft komisioneve dhe kryetar i tyre madje, shpeshherė, ka qenė edhe referues nė aktivitete mjaft tė rėndėsishme tė kėtij kėshilli.

    KATOLIKET
    Caritasi Shqiptar, IOM dhe Shoqata “Ambasadorėt e Paqes”, organizojnė nė daten 3 Mars Konferencen Kombetare “Kemi nje detyrim mirėnjohjeje. Eshtė koha pėr tė thėnė faleminderit! Konferenca organizohet nė mbeshtetje tė luftės kundėr trafikimit te qėnieve njerezore, nė tė do tė marrė pjesė dhe i dėrguari i Selisė sė Shenjtė Kardinali Martins

  4. #364
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    KRYEPISKOPI ANASTAS SHPALLET ANĖTAR NDERI I AKADEMISĖ SĖ ATHINĖS

    Akademia e Athinės, institucioni mė i lartė shkencor i Greqisė pas votimit tė fshehtė tė anėtarėve tė saj, shpalli mė 20.10.2005 Anėtar Nderi tė saj Kryepiskopin e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė, Anastasin. Nė pėrputhje me statutin e Akademisė, Anėtarė Nderi, shpallen qytetarė grekė ose tė huaj, qė kanė ofruar me anė tė veprimtarisė sė tyre ose me ēdo lloj mėnyre tjetėr, shėrbime tė rėndėsishme pėr njerėzimin. Me kėtė titull, janė nderuar deri tani nėntė personalitete, midis tė cilėve mjeku shumė i njohur Georgios Papanikolau, muzikanti Dhimitris Mitropoulos, politikanėt Ajzenhauer, Zhiskar D’Esten, Vajceker, Patriarku Ekumenik Vartholomeu.
    Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė Anastasi, ishte edhe mė parė Anėtar Korrespondent i Akademisė sė Athinės (1993-2005). Ai ka qenė midis tė tjerave: Profesor i Historisė sė Feve dhe Dekan i Fakultetit tė Theologjisė tė Universitetit tė Athinės, Kryetar i Asamblesė sė Veprės Apostolike tė Kėshillit Botėror tė Kishave, Anėtar i Kėshillit Administrativ tė Qendrės pėr Studime Mesdhetare e Arabe. Ėshtė Anėtar Nderi i Kuratoriumit tė Fondacionit Romanokatolik “Pro-Oriente” (Vienė 1989), Anėtar Nderi i Akademisė Theologjike tė Moskės (1998). Nė vitin 2003 iu dha “Diploma Atė Dhimitėr Stanilae”, titulli mė i lartė theologjik, qė u vendos kohėt e fundit nė Rumani. Nė vitin 2004 u zgjodh Zėvendėspresident i Konferencės Evropiane tė Kishave.
    Ėshtė Doktor Nderi i Theologjisė dhe i Filozofisė i pesėmbėdhjetė fakulteteve ose degėve universitare. Kryepiskopi Anastas nė veprėn e tij shkencore, nuk u kufizua vetėm nė studimin e fenomenit tė fesė nė dimensionet e saj botėrore, por u zgjerua nė analizėn theologjike tė krishterimit nė lidhje me botėn jo tė krishterė, nė problemet theologjike, qė krijon kontakti i krishterimit me fetė e tjera dhe kryesisht nė mirėkuptimin theologjik tė sistemeve tė tjera fetare nga kėndvėshtrimi i krishterė me objektivitet dhe respekt pėr identitetin e qytetėrimit dhe tė popujve qė pėrfaqėsojnė. Pjesa mė e madhe e veprės sė tij ėshtė e botuar - nė origjinal ose e pėrkthyer - nė revista prestigjioze dhe nė gjuhė tė ndryshme, (anglisht, gjermanisht, frėngjisht, spanjisht, finlandisht, suedisht, serbisht, rumanisht, bullgarisht, shqip).
    Kryepiskopi Anastas, kombinon mė sė miri, kėrkimin shkencor, praktikėn dhe mendimin theologjik. Siē e ka theksuar ish-Kryetari i Akademisė sė Athinės prof. Konstantin Despotopulos, nė fjalimin e tij (1994) pėr nder tė Kryepiskopit Anastas: “…Ngritja morale dhe pasuria juaj shpirtėrore, hapėn pėr jetėn Tuaj njė horizont pėrkujdesjeje pėr njerėzit e ēdo race, pėrtej kufijve tė Greqisė dhe tė Evropės…”
    Njoftimi zyrtar pėr shtyp i Akademisė sė Athinės, (21.10.2005) pėrfundon: “Ajo qė karakterizon kontributin e Kryepiskopit Anastas nė pėrpjekjen e tij pėr paqen dhe ndihmėn pėr ata qė vuajnė padrejtėsisht, ėshtė kombinimi i kontributit shpirtėror dhe praktik me njė pjesėmarrje personale tė drejtpėrdrejtė, vendosmėri tė heshtur, iniciativa krijuese dhe vetėsakrifikim tė ndėrgjegjshėm”.

  5. #365
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ēmim i madh rus pėr Kryepiskopin Anastas

    - Pėr kontributin e tij pėr paqen, dialogun dhe mirėkuptimin -

    Nga data 20 deri mė 24 janar, Kryepiskopi i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė Prof. Dr. Anastasi, i shoqėruar nga Mitropoliti i Korēės Imzot Joan Pelushi, si dhe Arkimandrit Andon Merdani ishte i ftuar nė Moskė, me rastin e akordimit tė ēmimit pėr vitin 2005 nga “Fondacioni Ndėrkombėtar pėr Unitetin e Popujve”.
    Ky ēmim i jepet ēdo vit njerėzve qė kanė dhėnė kontribute tė mėdha tė pėrmasave botėrore. Pėr vitin 2005 ai iu akordua Kryepiskopit Anastas me motivacionin: “Pėr pėrpjekjet e tij tė jashtėzakonshme pėr ringritjen nga gėrmadhat tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe pėr kontributin e tij tashmė tė njohur botėrisht pėr paqen, dialogun dhe mirėkuptimin ndėrmjet popujve dhe komuniteteve tė ndryshme”. Ky ēmim iu dha gjithashtu Presidentit tė Republikės sė Qipros, Kryetarit tė Bashkisė sė Moskės dhe Universitetit tė njohur tė Balamandit, Liban.

    Nė mėngjesin e ditės sė shtunė, 21 janar, Patriku i Moskės dhe gjithė Rusisė Aleksi II priti nė rezidencėn e tij Kryepiskopin Anastas dhe grupin qė e shoqėronte. Gjatė takimit qė u zhvillua nė njė frymė vėllazėrore dhe tė ngrohtė u bisedua rreth ngjashmėrisė qė tė dyja Kishat, si ajo ruse ashtu dhe ajo shqiptare kishin midis tyre gjatė periudhės sė vėshtirė qė kaluan. Gjithashtu vend zuri dhe roli qė duhet tė luajė Kisha Orthodhokse nė pėrgjithėsi nė shoqėri, por dhe nė nivelin e bashkėpunimit dhe bisedimit dhe me kisha tė tjera jo-orthodhokse. Tė dy, si Patriku i Moskės ashtu dhe Kryepiskopi i Tiranės kanė pasur njė pėrvojė tė madhe nė organizma tė ndryshėm ndėrfetarė, si nė Kėshillin Botėror tė Kishave (KBK) dhe Konferencėn e Kishave Evropiane (KKE) etj.
    Gjithashtu, u theksua nevoja e njė sintonizmi tė pėrpjekjeve tė pėrbashkėta pėr tė ballafaquar sfida tė reja me tė cilat duhet tė ndeshet sot Kisha Orthodhokse. Ceremonia e dorėzimit tė ēmimeve u organizua po mė 21 janar, nė sallėn e njohur tė Katedrales sė Moskės “Krishti Shpėtimtar”, nė praninė e 2500 vetave, pėrfaqėsues tė nderuar tė klerit, artit, shkencės, kulturės, si dhe tė pėrfaqėsive diplomatike nė Moskė. Ceremonia ishte konceptuar nė formėn e njė spektakli nė praninė e Patrikut tė Moskės dhe gjithė Rusisė, Aleksi II si dhe tė presidentit tė Fondacionit pėr Unitetin e Popujve Orthodhoksė, prof. Aleksei.
    Nė fjalėn e Tij nė nė Kishėn katedrale, Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas theksoi: “Horizontet e Kishės Orthodhokse janė universale, kėtu duhet tė tregojmė njė kujdes tė veēantė dhe nė teologjinė orthodhokse, dhe nė mėsimin pastoral. Kjo duhet tė rrėnjoset nė ndėrgjegjen e gjithė besimtarėve orthodhoksė dhe gjithė popujve orthodhoksė. Ruajtja e besnikėrisė sė popullit tė vet e ndėrthurur me ndėrgjegjen e pėrgjegjėsisė mbarėbotėrore ėshtė detyra kryesore dhe problem i pėrhershėm i tė gjithė popujve, me besim tė krishterė. Me njė fjalė domosdoshmėri kryesore dhe kėrkesė e ngutshme pėr tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale ėshtė solidariteti dhe bashkėpunimi dhe njėkohėsisht pėrsosmėria e vetėdijes dhe pėrgjegjėsisė sė Orthodhoksisė.
    Nė periudhėn e re tė globalizmit pėrpara Orthodhoksisė qėndrojnė probleme nga mė tė ndryshmet. Unė mendoj se i pari problem, qė duhet tė mbetet mė i rėndėsishmi, ėshtė pėrhapja e mesazhit tė krishterė nė tė gjithė botėn me tėrė seriozitetin dhe dinamizmin. Falėnderimi i Zotit, Eukaristia e Shenjtė - qendra e unitetit tonė - dhe trashėgimia e episkopėve mbeten njė bazė e rėndėsishme dhe forcė e Orthodhoksisė. Ne duhet tė theksojmė se Orthodhoksia nuk ėshtė “konfederatė e Kishave Orthodhokse Lokale”, por njė “Kishė e Vetme, e Shenjtė, Katholike dhe Apostolike” dhe se tė gjitha komunitetet eukaristike janė shprehje e njė Kishe tė Vetme nė njė vend konkret.
    Mė nė fund unė dua edhe njėherė tė shpreh falėnderimin tim pėr nderin dhe besimin, qė treguan kaq pėrzemėrsisht ndaj meje pėr shėrbimin shėrbimin tim modest ndaj Orthodhoksisė mbarėbotėrore. Unė sinqerisht besoj nė atė, qė orthodhoksėt duhet tė bėjnė para sė gjithash ē’ėshtė e mundur, pėr forcimin e unitetit tė Kishės sonė Orthodhokse dhe pėrgjegjėsisė apostolike mbarėbotėrore”.
    Pėr tė katėr laureatėt e ēmimit u lexua njė biografi e plotė dhe mė pas iu dorėzua ēmimi nga Patriku i Moskės dhe Presidenti i Fondacionit. Nė fjalėn e tij Kryepiskopi u ndal nė sfidat e reja qė i dalin Kishės Orthodhokse dhe nė problemet dhe kėrkesat e reja me tė cilat ajo ballafaqohet.
    Pas ndarjes sė ēmimeve, nė sallėn e ceremonisė u zhvillua njė koncert me pjesė tė ndryshme instrumentale dhe korale nga autorė rusė. Menjėherė pas shfaqjes, nė njė nga sallat e brendshme tė Katedrales u mbajt njė konferencė shtypi me tė katėr laureatėt e ēmimit, nė prani tė Patrikut tė Moskės dhe Presidentit tė Fondacionit.
    Ditėn e nesėrme, mė 22 janar, nė Katedralen historike “Fjetja e Shėn Marisė” nė Kremlin, u krye Liturgjia Hyjnore e kryesuar nga Patriku i Moskės dhe gjithė Rusisė Aleksi II dhe Kryepiskopi i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė Prof. Dr. Anastasi. Nė kėtė katedrale, e cila ėshtė zemra e historisė dhe kulturės sė popullit rus, aty ku janė kurorėzuar carė dhe patrikė, u dėgjuan pėr herė tė parė gjatė Liturgjisė edhe lutjet nė shqip. Duhet theksuar se nė kėtė katedrale pas Revolucionit nuk lejohej tė meshohej, pasi ishte kthyer nė muze, por vitet e fundit ajo i ėshtė kthyer pėrsėri Kishės Orthodhokse Ruse. Kėtu meshohet gjatė tė kremteve tė shenjtorėve vendės dhe tė kremteve tė mėdha. Mbas Liturgjisė, nga Patriku u shtrua njė drekė nė Kremlin pėr nder tė laureatėve tė ēmimit dhe tė pjesėmarrėsve nė Liturgjinė Hyjnore, ku kishte dhe personalitete e pėrfaqėsues tė trupit diplomatik.
    Nė mbrėmje, Presidenti i Federatės Ruse, Vladimir Putin priti nė njė takim qė zgjati njė orė e pesėmbėdhjetė minuta Patrikun Aleks dhe Kryepiskopin Anastas, si dhe laureatėt e tjerė tė ēmimit. Presidenti Putin nė bisedėn me Kryepiskopin Anastas u shpreh se nėpėrmjet tij sheh dinamizmin dhe frymėn krijuese tė Shqipėrisė. Ky takim shumė i ngrohtė dhe miqėsor u shoqėrua dhe me ēajin tradicional rus. I ngarkuari me punė i Ambasadės Shqiptare nė Moskė z. Halit Furriku, i cili ishte i pranishėm nė ceremonitė e rastit, shtroi njė darkė nė ambientet e ambasadės pėr tė nderuar Kryepiskopin Anastas. Nė darkė ishin tė pranishėm gjithashtu pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Jashtme Ruse dhe tė Patriarkanės sė Moskės.
    Tė gjithė tė pranishmit theksuan rolin e madh dhe pėrpjekjet e Kryepiskopit pėr njohjen e vlerave tė popullit shqiptar kudo nė botė dhe pėrmirėsimit tė imazhit tė Shqipėrisė. Ditėn e nesėrme Kryepiskopi Anastas u ftua pėr njė intervistė nė agjencinė e dėgjuar ruse tė lajmeve “Novosti”, ku morėn pjesė pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė mediave ruse. Kjo intervistė, si dhe ceremonia e dhėnies sė ēmimit, fjalimet dhe intervistat e tjera tė Kryepiskopit u pasqyruan gjerėsisht nė gazetat dhe televizionet kryesore tė Rusisė.
    Nė mbasditen e kėsaj dite Kryepiskopi Anastas ishte i ftuar nė Universitetin e Shėn Tihonit, Moskė, ku u prit me shumė ngrohtėsi nga studentėt dhe stafi pedagogjik nė ambientet e kishės sė universitetit. Mė pas u zhvillua njė takim i ngrohtė e miqėsor nė njė nga sallat e universitetit. Me interes ishin dhe pyetjet e drejtuara Kryepiskopit nga studentėt. Mė pas Kryepiskopi pati njė takim me dekanin dhe pedagogėt, ku biseduan rreth jetės dhe aktivitetit tė shkollės, pėr programin si dhe lėndėt qė zhvillohen nė tė. U theksua nevoja e kontaktit tė vazhdueshėm midis studentėve dhe pedagogėve lidhur me botimet dhe studime tė ndryshme. Fortlumturia iu pėrgjigj pyetjeve tė pjesėmarrėsve nė lidhje me gjendjen e sotme tė Kishės Orthodhokse Autoqefale nė Shqipėri, marrėdhėnieve ndėrmjet komuniteteve tė ndryshme fetare nė Shqipėri, zhvillimit tė fesė, misionit tė Kishės Orthodhokse nė botėn e sotme perėndimore, jetės monakale.
    Paraditen e sė martės Patriku i Moskės takoi Kryepiskopin dhe delegacionin qė e shoqėronte, pėrpara largimit nga Moska. Ata patėn njė diskutim tė ngrohtė e miqėsor mbi shumė ēėshtje tė Kishės dhe tė shoqėrisė sė sotme.

  6. #366
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepeshkopi Anastas shpallet “Qytetar Nderi” nė Korēė

    --------------------------------------------------------------------------------

    24 Dec 2006
    Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces miratoi jashte rendit te dites propozimin e perkrahur nga PS, por te refuzuar nga PD, per te nderuar kryepeshkopin e Kishes Autoqefale Shqiptare.

    Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces ka miratuar dje mes debatesh te shumta, dhenien e titullit “Qytetar Nderi”, kryepeshkopit te kishes ortodokse shqiptare, Evangjelos Janullatos.

    Si nisi

    Debatet ne Keshillin Bashkiak te Korces per kryepeshkopin Janullatos erdhen pas nje kerkese per t’i dhene titullin me te larte si qytetar nderi i qytetit te kitarave. Ne mbledhje u pa se ky titull shkaktoi habi, por dhe debate te forta nga te dyja krahet e keshilltareve, ndonese “rebelet” kane qene pak ne numer, vetem pese te tille. Jashte rendit te dites, Keshilli Bashkiak i Kores ka propozuar dhe hedhur per votim propozimin per titullin me te larte si qytetar i nderit per kryepeshkopin Janullatos. Kerkesa ka mberritur fillimisht ne degen vendore te Partise Demokratike te Korces, por nuk eshte pranuar nga kjo e fundit. Nderkohe ajo ka gjetur mbeshtetjen e kryetarit te grupit te keshilltareve socialiste Niko Pandeli.

    Pro dhe kunder

    Ne fakt nisma ka ardhur nga nje grup qytetaresh korcare te komunitetit ortodoks, nje pjese e te cileve intelektuale te njohur te ketij qytetit. Ata, ne prag te Krishtlindjeve kane dashur t’i bejne nje dhurate te vecante Kryepeshkopit grek Anastas Janullatos. Debatet kane mbeshtjelle keshillin bashkiak. Ai qe kundershtuar me force kete vendim para votimit te tij, ka qene kreu i partise se Ballit Kombetar dhe njekohesisht sekretar i pergjithshem i PBK-se, Arben Hoxha duke dhene voten e tij kunder. Nderkaq kane dale jashte grupit te majte me abstenimin e tyre dhe keshilltaret socialiste Fehmi Xhemi dhe Gezim Spaho.

    Votimi

    Pavaresisht nga keto zhvillime, me shumice votash kreu i kishes Autoqefale shqiptare u vendos qe te nderohet me titullin e larte. Keshilli bashkiak i qytetit te Korces, ne mbledhjen e djeshme, ka votuar me shumice votash zgjedhjen si "Qytetar Nderi" Kryepeshkopin e kishes ortodokse shqiptare, Hiresine e tij Evangjelos Janullatos. Motivacioni i titullit, ishte per: "Rizgjim madhor te ortodoksise dhe ringritje te institucioneve fetare". Kryepeshkopi Janullatos eshte votuar pro me vota nga 21 anetare te keshillit bashkiak te Korces per titullin " Qytetar Nderi". Burime nga mbledhja e ketij keshilli, bene te ditur se nga 24 keshilltare te pranishem ne mbledhje, perfaqesuesi i Ballit Kombetar Arben Hoxha ka votuar kunder dhenies se ketij titulli, kurse dy keshilltaret socialiste kane abstenuar. Keshilltari tjeter i majte Sytki Mulla dhe perfaqesuesi i Partise Komuniste Gjerak Larti braktisen mbledhjen ne castet e votimit, duke mos pranuar te votojne nje vendim te cilin e kane cilesuar si shume te dyshimte. Ne kete menyre, ata kane dale kunder dhe keshilltarit te majte Niko Pandeli qe hodhi propozimin ne keshill, pa qene ne rendin e dites. Duket se dhe ata qe abstenuan me vote ose me largimin e tyre nuk kane pasur guximin te dalin fare hapur kunder, ndaj kane gjetur nje zgjidhje me origjinale sipas tyre. Gjithsesi shumica ka vendosur njezeri dhe tashme Korces i eshte shtuar si qytetar nderi dhe kreu i kishes ortodokse autoqefale Janullatosi. Dhenia e titullit, mesohet se do te behet me nje ceremoni te posacme, ne ditet ne vazhdim ne prag te Krishtlindjes.

  7. #367
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Rumani

    Kryepiskopi Anastas nderohet pėrsėri me titull nderi “Honoris Causa”

    U nderua nga Fakulteti Teologjik i Universitetit tė Krajovės dhe mori pjesė nė 600-vjetorin e rigjallėrimit tė jetės murgėrore tė Rumanisė.

    Nga 21-25 shtator Kryepiskopi Anastas vizitoi Kishėn Orthodhokse tė Rumanisė, i ftuar nga Patriarku i saj, Fortlumturia e Tij Teoktisti dhe nga Mitropoliti i Oltenias Teofani, pėr tė marrė pjesė nė festimet panagjirike tė 600-vjetorit tė themelimit tė Manastirit tė Shėn Nikodhimit tė Tismanės, si edhe pėr t’u nderuar nga Fakulteti Teologjik i Universitetit tė Krajovės me Doktor “Honoris Causa” *. Kjo ėshtė e 14-ta herė e nderimit tė Kryepiskopit Anastas me kėtė titull.

    Mė datėn 21 ai u prit nė aeroportin e Bukureshtit nga Patriarku i Rumanisė Teoktisti, nga Mitropoliti i Oltenias Teofani, nga disa hierarkė dhe disa klerikė tė tjerė. Pritja ishte mjaft e ngrohtė dhe shumė vėllazėrore. Sapo mbėrritėn nė sallėn e pritjes sė personaliteteve primatėt dhanė edhe intervistat e tyre tė para pėrpara medias. Kryepiskopi Anastas pasi shprehu falėnderimet pėr dashurinė e mikpritjen dhe ftesėn pėr kremtimin e Shėn Nikodhimit tė Tismanės, theksoi se “figura si ajo e Shėn Nikodhimit tė Tismanės edhe pas 600-vjetėsh vazhdojnė tė frymėzojnė e bashkojnė orthodhoksėt. Ajo qė mendoj se ėshtė karakteristike pėr tė ėshtė ndjesia e tij, se tė gjithė orthodhoksėt nė Ballkan duhet tė jenė tė bashkuar,dhe njėri tė mbėshtesė tjetrin. Dhe kyhorizont i hapur i tij ėshtė njėkohėsisht i lidhur me ndjesinė e thellė shpirtėrore qė ka jeta asketike. Kėto figura na drejtojnė edhe nė shekullin e ri qė ėshtė pėrpara nesh dhe qė pritet tė futemi nė Evropėn e Bashkuar. Kisha e Rumanisė, me traditėn, rrezatimin e madh dhe organizimin kaq tė plotė qė ka sot, si dhe me horizontin e hapur drejt Perėndimit, mendoj se do tė kontribuojė shumė nė kėtė Evropė dhe zėri i Orthodhoksisė do tė jetė shumė mė i fuqishėm dhe mė i shquar”.

    Ndėrsa Patriarku Teoktist u shpreh: “Shėn Nikodhimi i Tismanės ėshtė njė shenjt qė e nderojnė shumė jo vetėm nė Rumani, por edhe nė vendet e tjera orthodhokse tė Ballkanit. Pėr kėtė arsye Mitropolia e Oltenias dhe Manastiri i themeluar nga ky shenjt organizuan Simpoziumin pėr nder tė tij dhe tė gjithė vitin ia dedikuan Shėn Nikodhimit tė Tismanės. Ndaj jemi shumė tė gėzuar qė Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė na nderoi me ardhjen e tij nė kėtė aktivitet tė madh. Ai pėrfaqėson jo vetėm njė Kishė Orthodhokse Autoqefale, por edhe kulturėn e teologjinė orthodhokse botėrore...”.

    Mė pas, Kryepiskopi i shoqėruar nga atė Spiridhon Simandiri dhe hierodhjakon Asti Bakallbashi udhėtuan drejt Krajovės, ku pas disa orėve udhėtimi nė darkė u prit nė kishėn e qendrės Mitropolitane me rėnien e kambanave dhe me qirinj nė duar nga klerikėt dhe murgeshat. Pas pėrshėndetjeve tė rastit pėr mirėseardhjen dhe mikpritjen u shtrua njė darkė nė Selinė e Mitropolisė sė Oltenias, nė Krajovė.

    Tė nesėrrnen, mė datė 22 nė mėngjes, erdhėn mitropolitė dhe episkopė lokalė tė krahinave jugore dhe jugperėndimore tė Rumanisė pėr tė takuar Kryepiskopin Anastas dhe pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e dhėnies sė titullit “Honoris Causa” nga Fakulteti i Teologjisė i Universitetit tė Krajovės. Ceremonia filloi me pėrshėndetjen e Rektorit tė Universitetit z. Mircea Ivanescu, dhe nė vazhdim episkopi Irine Popa prezantoi biografinė e Kryepiskopit Anastas, duke pasuar me njė minutazh filmik rreth veprės apostolike nė Afrikė dhe Shqipėri. Mė pas Kryepiskopi Anastas mori fjalėn dhe mbajti kumtesėn me temė: “Orthodhoksia nė Evropėn e Bashkuar ndėrfetare” (lexoni nė numrin e ardhshėm tė gazetės). Kumtesa, qė pati jehonė shumė tė madhe tek pjesėmarrėsit universitarė, klerikė e laikė, u ndoq me shumė interes e vėmendje. Pas duartrokitjeve tė shumta tė pjesėmarrėsve rektori i dorėzoi Kryepiskopit diplomėn e titullit.

    Kjo ceremoni pėrfundoi edhe me njė kokteil pėr tė pranishmit.

    Pas ceremonisė Mitropoliti Teofan shtroi njė drekė nė Selinė Mitropolitane tė Krajovės, pėr tė nderuar Kryepiskopin Anastas pėr titullin qė iu akordua. Morėn pjesė rektori i Universitetit, dekani i Fakultetit Teologjik, mitropolitė e episkopė tė Sinodit tė Shenjtė tė Rumanisė etj., profesorė tė Senatit tė Universitetit, autoritetet lokale tė Krajovės, si edhe dekani i Fakultetit Teologjik tė Bukureshtit, z. Konstantin Koman etj. Mitropoliti Teofan theksoi se “Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas ėshtė njė zė i ndritshėm, i shquar, besnik, i mbushur me pėrulėsi. Misioni i tij i madh ėshtė njė fjalė bindėse qė bazohet nė jetėn mė Krishtin, nė fjalėn e Perėndisė, duke e pėrēuar nė vende qė nuk mundeshin dot ta dėgjonin kėtė fjalė, nė xhunglat e Afrikės... dhe duke vazhduar veprėn apostolike me bagazhin e tij shkencor, universitar, baritor, teologjik ia doli mbanė edhe nė Shqipėri, ku nuk ekzistonte mė jeta kishtare, qė fjala e Perėndisė tė dėgjohej, tė bėhej e kuptueshme dhe e nderuar, dhe ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė se shumė njerėz dėgjuan dhe ndoqėn fjalėt e Kryepiskopit. Dhe me tė vėrtetė fjala e Tij bazohet nė pėrpikmėrinė shkencore, nė analiza dhe pikėsėpari nė pėrvojėn e shembullin personal.

    Ai pėrjetoi dhe pėrjeton predikimin e Ungjillit brenda ngjitjes drejt Krishtit si pėrvojė personale dhe e jeton sigurisht kėtė me gėzim, dhimbje, pėrulėsi, me jetė asketike, realitet, ku ne e kuptuam dhe fjala e tij na bindi, ia doli mbanė dhe ia del mbanė tė lidhė vazhdimisht njohjet universitare me jetėn e Kishės”.

    Mė pas pėrshėndeti edhe Kryepiskopi ynė, duke falėnderuar Mitropolitin dhe pėrpjekjen e tė gjithė atyre qė punojnė dhe kontribuojnė nė zhvillimin e Kishės Orthodhokse tė Rumanisė: “E vetmja gjė qė mund t’ju them pėr identitetin tim ėshtė se unė jam njė vėlla i juaj, qė besoj nė unitetin e Kishės Orthodhokse, ku Kishat Orthodhokse nė vende tė ndryshme nuk janė njė konfederatė Kishash, por ėshtė njė Kishė, e Shenjtė, Katholike dhe Apostolike. Ēdo gjė qė i ndodh dikujt ka pasoja tek tė gjithė. Unė e ndiej gėzimin tuaj si gėzimin tim dhe gėzohem veēanėrisht pėr kėtė, pėr aq sa shoh dhe ndjek...”. Me bashkėpunimin dhe bashkėveprimin e orthodhoksėve: nė ndarjen e besimit me tė tjerėt, ndihmėn pėr njėri-tjetrin, kemi mundėsinė ta shumėfishojmė atė pasuri qė na dha Perėndia: “Kjo ėshtė pėr tė gjitha marrėdhėniet njerėzore, pėr familjen, pėr komunitetin, pra ajo qė marrim dhe e mbajmė pėr vete e humbim, por kur e ofrojmė e shumėfishojmė. Pra Kisha Orthodhokse nė epokėn e sotme nė Evropė duhet tė pushojė sė qeni njė geto, duhet tė bėjmė njė dalje, dalje me kuptimin ungjillor do tė thotė apostullim, mision, tė dalim nga vetja jonė. Krishti nuk tha qė tė shijojmė kėnaqėsinė e Tij, por ftoi dhe pastaj dėrgoi. Dalje do tė thotė rrezik, nuk ėshtė e lehtė tė ndihesh nė ambiente tė tjera, por dalje do tė thotė edhe liri, dhe sidomos besim ndaj Atij qė na dėrgoi. Unė besoj se lulėzimi i Orthodhoksisė do tė vijė me dy krahė: me praninė e jetės murgėrore, por gjithashtu edhe me njė prezencė tė gjallė apostullimi. Tė mos kėmbėngulim tė fluturojmė vetėm me njė krah, sado qė mund tė jetė e mundur dhe e bukur. Uroj qė Kisha e Rumanisė tė jetė gjithnjė pararojė e evoluimeve nė Rumani edhe nė Evropė”.

    Pasdite Kryepiskopi vizitoi njė vėllazėri murgeshash pranė kishės katedrale “Kryeengjėjt Mikael dhe Gabriel” tė Krajovės, ku u njoh me punėn e tyre tė veēantė sociale, edukative kishtare me fėmijėt, tė rinjtė dhe tė rriturit, trajnim katekistėsh, kurse trajnimi, edukimi social dhe psikologjie etj., si dhe komunikimi i tyre nėpėrmjet internetit me tė rinj qė kėrkonin tė dinin rreth besimit dhe jetės orthodhokse, udhėzimeve shpirtėrore e edukative. Me tė vėrtetė ishte njė vėllazėri motrash shumė e gjallė dhe e gjendur nė problemet e ndihmėn sociale tė komunitetit tė Krajovės. Shembull me tė vėrtetė i zellshėm e aktiv ishte nėna e tyre, igumene Siluana, qė kishte njė ndjesi tė madhe, horizont mjaft tė gjerė e tė thellė.

    Nė mbrėmje nė Teatrin Kombėtar “Marin Soresku” tė Krajovės u dha programi artistik me rastin e 600-vjetorit tė fjetjes sė Shėn Nikodhimit (1406-2006), program i pėrgatitur nga aktorėt profesionistė tė teatrit me recitime, kėngė, poezi, dialogje shpirtėrore, poema, tė psalura kishtare bizantine nga kori 50-vetėsh i Dioqezės, njė film pėr manastirin e shenjtin. Nė fund pėrshėndetėn Mitropoliti Teofan dhe Kryepiskopi Anastas.


    * * *

    Tė nesėrmen, mė 23 shtator, programi ishte edhe mė i ngjeshur. Kryepiskopi dha njė intervistė nė Televizionin Kombėtar Rumun TVR e mė pas u vizitua qendra e Mitropolisė, kisha-historike tė qytetit, monumente nė qytetin Tagu Jiu etj. Nė Manastirin e Shėn Nikodhimit tė Tismanės Kryepiskopin e pritėn nė hyrje tė gjitha murgeshat, me ceremoninė kishtare tė pritjes sė njė hierarku tė lartė: me himnin “Kryezotin dhe Kryepriftin...”, si dhe episkopi i zonės Nikodhimi me Ungjill bashkė me klerikėt dhe besimtarėt e ardhur nė prag tė kremtimit madhėshtor. Pas pritjes u bėnė pėrshėndetjet dhe u shtrua dreka e rastit. Pasdite mbėrriti edhe Patriarku Teoktist, tė cilit iu bė e njėjta pritje, duke pasuar nė vazhdim me disa aktivitete, njėri prej tė cilėve ishte edhe simpoziumi pėr jetėn murgėrore, vendosur nga Sinodi i Shenjtė i Rumanisė, ku u bė edhe promovimi i librit tė Mitropolitit tė Nafpaktos Hierotheu, i ftuar nė kėtė kremtim, pėrkthyer nė rumanisht.

    Ishte me tė vėrtetė njė takim historik sepse u mblodhėn pėr herė tė parė pėrgjegjėsit e jetės murgėrore tė Rumanisė. Nė fund tė promovimit Kryepiskopi Anastas tha se pasi kemi shijuar dhe siguruar drejtimin drejt Perėndisė duhet qė ta dėshmojmė kėtė besim e ta japim kėtė pėrvojė edhe tek tė tjerėt, duke theksuar rolin dhe mundėsinė e sotme pėr ungjillėzim: “Kisha Orthodhokse ka si detyrė qė tė ungjillėzojė, dhe nė shek. 21 provokimi pėr zhvillimin mė tė madh tė Orthodhoksisė do tė vijė nga 2 burime: nga drejtimi vertikal - ne me Perėndinė nga ku varet edhe thellėsia e jetės murgėrore dhe nga drejtimi horizontal - ne me njėri-tjetrin, duke dalė nga vetja jonė. Nė kėtė formė kryqi edhe Kisha e Rumanisė ka tė gjitha mundėsitė tė jetojė kėtė hapėsirė tė apostullimit, edhe nė drejtim tė Evropės sė Bashkuar qė pritet tė jetė pjesėtare..., duke kujtuar edhe shembullin e Shėn Nikodhimit, i cili u largua nga vendi i tij dhe erdhi kėtu nė Rumani, ai nuk lindi kėtu. Ai jep njė mesazh tė gjallė tek kleri dhe populli rumun duke riorganizuar kėtu edhe jetėn murgėrore.”

    * * *

    Tė dielėn, mė datė 24, u celebrua Liturgjia Hyjnore Arkihieratike nė sheshin jashtė manastirit, pėr arsye tė mijėra e mijėra pelegrinėve tė ardhur pėr tė marrė pjesė nė kremtimet madhėshtore. Mė parė u zhvillua litania e ikonės sė shenjtit, shoqėruar me flamuj tradicionalė kishtarė (lavare), nga psaltėt, nėndhjakonėt, dhjakonėt, priftėrinjtė, episkopėt, mitropolitėt dhe primatėt e Rumanisė dhe Shqipėrisė. Ajo qė e shtonte madhėshtinė e kremtimit, ishte edhe muzika bizantine qė pslnin koret e tė dy katedraleve, tė Mitropolisė sė Krajovės dhe Episkopatės sė Tismanės, muzikė qė jehonte nė qetėsinė rrėzės sė Karpateve, tė zonės sė Gorshit, plot me gjelbėrim, pyje dhe ujė tė bollshėm, duke tė tė ngritur akoma mė lart shpirtėrisht. Pėr herė tė parė nė kėtė vend tė Rumanisė u thanė nė shqip thirrjet dhe lutjet nga Kryepiskopi Anastas, si edhe lutjet dhjakonore e fragmenti i Ungjillit tė ditės: peshkimi i mrekullueshėm dhe dishepujt e parė. Pas komentit tė shkurtėr pėr fragmentin ungjillor, bėrė nga Mitropoliti i Kluzhit Bartolomeo, Kryepiskopi Anastas i shprehu pėrgėzimet e tij Patriarkut tė Rumanisė Teoktist, Mitropolitit tė Oltenias Teofan, si edhe tė gjithė vėllezėrve klerikė dhe gjithė besimtarėve tė pranishėm. Pastaj Kryepiskopi theksoi rolin e apostujve nė apostullimin e kombeve pėrtej Izraelit, sipas detyrės tė ngarkuar nga Jisui, “kėtė gėzim tė Ngjalljes nuk mund ta mbanin vetėm pėr vete, por duhet ta transmetonin kudo nė botė. Edhe ne si Kishė Orthodhokse nė tėrėsi nuk jemi muze i tė vėrtetave tė besimit, por jemi pararoja dhe shpallja e besimit. Sot kemi bekimin qė jemi mbledhur pėr tė nderuar Shėn Nikodhimin, i cili e jetoi gjallėrisht Ungjillin e Krishtit, erdhi nė njė kohė tė vėshtirė tė kohės pėr tė shpallur Ungjillin, ai erdhi nė kėtė vend duke kujtuar dhe imituar apostujt, duke rigjallėruar murgėrinė”. Nė fund, Kryepiskopi tha se “Pėr pak kohė Rumania do tė hyjė si anėtare e Evropės sė Bashkuar. Ajo nuk vjen nė Evropė si e varfėr, por si njė vend i pasur me jetė shpirtėrore, qė ėshtė mjaft e domosdoshme nė kohėn e sotme pėr Evropėn. Ndaj mos kini frikė nė kėtė hap tė ri, sepse keni shumė pėr tė dėshmuar pėr tė vėrtetėn...”.

    Mė pas Patriarku Teoktist foli pėr ditėn kremtuese dhe rėndėsinė e saj historike “...Pėr ne ky manastir ėshtė Sioni i Ri, sepse kėtu rrezaton Shėn Nikodhimi, i cili na lartėson tek thellėsia dhe mendimi i Filokalisė me veprėn e tij... kėtu gjejmė faqe nga historia e hegjemonėve tė Vllahisė, emrat e tė cilėve pėrkujtuam nė kėtė Liturgji. Shenjti ishte njė lidhje midis Orthodhoksisė sė Malit tė Shenjtė dhe tė Ballkanit... nė Moldavi, nė Transilvani dhe kudo do tė gjejmė frutat e veprės sė Shėn Nikodhimit. Dita e sotme na mbledh tė gjithėve qė tė jetojmė vlerat e Orthodhoksisė sonė, ashtu siē dėgjuat edhe fjalėn e Kryepiskopit Anastas, i cili ėshtė bariu i Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, ku erdhėn komunistėt dhe e bėnė shtet pa kisha, pa fe, pa besim dhe shkatėrruan gjithēka fetare. Dhe erdhi Fortlumturia e Tij, qė me hirin e Perėndisė, me veprėn e tij apostolike bėri tė mundur ringritjen e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nga zeroja. Dhe prandaj Fortlumturia e Tij i Shenjtė iu foli me njė mėnyrė qė mundėn ta dėgjojnė edhe universitetet mė tė dėgjuara, madje atė mundi ta dėgjojė edhe Universiteti i Oksfordit. Fortlumturia ėshtė njeri i shkencės, jetoi fenė si prof. universiteti por dhe si hierark jeton pėrvojėn e komunikimit me - Perėndinė.” Nė fund pėrshėndetėn edhe pėrfaqėsuesi i Presidentit tė Republikės, si dhe i Ministrisė sė Arsimit dhe Fesė. Pasoi kungimi i popullit tė shumtė pjesėmarrės, qė bashkė me priftėrinjtė e zonės mbushėn sheshin e madh. Ky aktivitet u pasqyrua edhe nga mediat kombėtare e lokale.

    Nė fund tė kėtij aktiviteti 2-ditor kremtues u shtrua edhe dreka festive pėr tė ftuarit e shumtė. Mė datėn 25 Kryepiskopi dhe ata qė e shoqėronin u nisėn drejt Bukureshtit, ku gjatė rrugės vizituan edhe disa manastire. Mė pas u pritėn nga Fortlumturia e Tij Teoktist nė Selinė Patriarkale, ku u shtrua edhe njė drekė, e mė pas u pėrcollėn pėr nė aeroport.

    Hierodhjakon Asti Bakallbashi


    * Kujtojmė qė nė nėntor 2003, delegacioni i Kishės sonė, i pėrbėrė nga Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti Joan dhe klerikė tė tjerė, kreu vizitėn e parė zyrtare pas ringritjes nga themelet, nė Kishėn Orthodhokse tė Rumanisė. Gjatė saj Kryepiskopi Anastas u nderua me medaljen dhe titullin akademik mė tė lartė tė Fakultetit Teologjik tė Universitetit tė Bukureshtit “Dumitru Staniloae” dhe u dekorua nga Presidenti i Republikės sė Rumanisė Iliesku. (shih “Ngjallja”, dhjetor 2003).

  8. #368
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Misteret e kryepeshkopit Janullatos

    Intervistė ekskluzive e Kryepeshkopit tė Tiranės, Durrėsit dhe tė gjithė Shqipėrisė, prof. dr. Anastasit, dhėnė ABC-sė. Njė rrėfim interesant, pėrmes pyetjeve tė plota, ku Hirėsia ėshtė shmangur (i pėrket argumentit historik-ėshtė shprehur) vetėm pėr problemin e arvanitėve.

    Nga Mentor Nazarko


    Ka qenė njė dėshirė e kahershme pėr t’u pėrballur me argumentet e tij. Tė njė niveli sipėror, ato pėrbėjnė gjithmonė njė grishje intelektuale pėr atė qė pėrfaqėson ai nė tė vėrtetė...Dhe, kjo, ishte hera e dytė pėr gazetarin M.Nazarko, qė gjendej para tij. Kuptohet, pas plot njė muaj e gjysmė pėrpjekje dhe pėrpjekje dhe respektime institucionesh....qė qėndronin para tij tė ngurta. Njė lojė e vėshtirė, por qė gjithsesi tek hierarku i lartė fetar fashitej, sepse... ishte i matur dhe i pėrgatitur gjatė. Objeksionet ndaj Nazarkos, qė i ka pohuar se ai pėrfaqėson sensibilitete shqiptaresh, Fortlumturia e tij u heziton. Ndaj, nė ēdo moment, biseda ėshtė e vėshtirė, por edhe shumė interesante, dhe rrok tema tė ndryshme. Por, pėr shumė gjėra syresh, pėrgjigja e tij ndaj Nazarkos ėshtė e lexueshme dhe tepėr e parashikuar. Nuk heziton tė thotė pse e kėrkon shtetėsinė shqiptare, miqėsinė personale me Stefanopulosin dhe qėndrimin ndaj Fan Nolit... “Jo, ne nuk e kemi greqizuar arkitekturen e kishave”, i thotė gazetarėve, ndėrsa nė pėrgjigje duket se rreket tė pohojė qė po punon qė tė ketė njė pasardhės shqiptar. Pyetur pėr librin e tij tė fundit dhe angazhimet, atėhere ai i pėrqėndruar...shprehet se ka ndėrmend dhe botime tė tjera...Ndėrsa pyetjeve pėr shkollat shqipe dhe pėr fėmijėt e emigrantėve, ai i shpreh sipas mėnyrės sė tij bizantine: “Pėr vendimet institucionale, e pėrsėris, kompetentė janė shėrbimet e tė dy vendeve, ndėrmjet tė cilėve ekzistojnė marrėdhėnie miqėsore, qė duhet tė zhvillohen edhe mė shumė”, shprehet. Insistimit pėr pasardhėsin shqiptar, ai arrin ta pohojė se po punohet...por “mos harroni nga ku filluam dhe ku, me hirin e Perėndisė dhe mbėshtetjen e mijėra miqve, kemi arritur vetėm brenda pak vitesh”...



    1.U bėnė shumė vite, qė ju jeni nė krye tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė. Cilat do tė konsideronit arritjet tuaja mė tė rėndėsishme?

    Faktin qė, me ndihmėn e Perėndisė, arritėm tė ringremė plotėsisht nga gėrmadhat, Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, e cila ishte tėrėsisht e shpėrbėrė pėr mbi 23 vjet me radhė. Nė tė njėjtėn kohė ndėrmorėm njė veprimtari tė gjerė sociale, me anė tė programeve tė zbatuara pėr herė tė parė nė vend, nė fushat e shėndetėsisė, arsimit, pėrkujdesjes sociale, kulturės, mjedisit, gjė qė kontribuoi ndjeshėm nė progresin e vendit. Gjithashtu, konsideroj arritje faktin qė jetoj pėr 14 vjet nė Shqipėri, duke marrė pjesė nė vuajtjet, privimet, problemet e njerėzve, duke shėrbyer me vepra dashurie pėr banorėt e fshatrave dhe tė qyteteve, duke kultivuar besimin, kreativitetin, reciprocitetin dhe shpresėn. Dhe pėr tė mos ngelur vetėm nė konstatime tė pėrgjithshme, dua tė theksoj: U pėrkujdesėm pėr arsimimin e brezit tė ri tė klerikėve shqiptarė. Themeluam Akademinė Theologjike Orthodhokse dhe gjer mė sot kemi dorėzuar 135 klerikė shqiptarė. U pėrkujdesėm pėr ndėrtimin e 85 kishave tė reja, restaurimin e 80 monumenteve tė kulturės dhe riparimin e mbi 140 kishave tė tjera. U ndėrtuan gjithashtu 20 ndėrtesa tė reja, pėr tė strehuar mitropolitė, shkollat, klinikat, laboratorėt dhe konviktet. Nė kėto vepra tė mėdha ndėrtuese, iu ofrua punėsim mijėra njerėzve. Arritėm tė kemi shtypshkronjėn tonė, njė punishte qirinjsh, njė punishte zdrukthėtarie, atelie tė ikonografisė dhe tė restaurimit tė ikonave. Iu dha hov veprimtarisė botuese dhe sot kemi tė publikuara shumė vepra origjinale dhe tė pėrkthyera si dhe njė gazetė tė pėrmuajshme, revista pėr tė rinj dhe fėmijė etj. Nė shumė qytete janė hapur qendra rinore dhe organizohen kampingje verore e dimėrore tė rinisė, ku zhvillohen aktivitete shpirtėrore dhe kulturore.
    Gjatė krizave politiko-shoqėrore qė ka kaluar vendi, ndihmuam nė mbledhjen dhe ndarjen e mijėra tonėve ndihma, veshmbathje, ilaēe, pėr lehtėsimin e dhimbjes sė tė varfėrve dhe tė refugjatėve. Nė fushėn e shėndetit njė arritje e rėndėsishme ėshtė Qendra Mjekėsore Diagnostike nė Tiranė, qė pėrfshin 24 specialitete, me njė personel tė pėrgatitur mjekėsor, me aparatura moderne, qė u shėrben 5-6 mijė tė sėmurėve nė muaj. Kohėt e fundit asaj iu shtua edhe njė prej skanerave mė modernė, me 32 prerje. Klinika u ngritėn edhe nė Kavajė, Korēė, Jergucat. Sot kemi dhe njė njėsi stomatologjike tė lėvizshme. Nė fushėn e arsimit, pėrveē dy shkollave fetare, themeluam 14 kopshte nė qytete tė ndryshme, njė shkollė pilot amerikano-shqiptare, si dhe dy institute tė formimit profesional, me gjashtė specialitete, tė cilat janė tė parat e kėtij lloji qė funksionojnė nė Shqipėri. U pėrkujdesėm gjithashtu pėr ndėrtimin e ujėsjellėsave, rrugėve rurale, pėr furnizimin me energji elektrike dhe lidhjen telefonike tė fshatrave. Kur Shqipėria u pėrball me valėt e refugjatėve nga Kosova, Kisha Orthodhokse, nė bashkėpunim me organizma tė ndryshėm ndėrkombėtarė, ndėrmori njė program tė gjerė ndihme, qė i tejkaloi tė 12 milionė dollarėt. Nė kėtė mėnyrė u ndihmuan mbi 33.000 refugjatė. U zhvilluan marrėdhėnie harmonike me komunitetet e tjera fetare, duke mbėshtetur tolerancėn fetare dhe bashkėpunimin. Kisha jonė, duke u bėrė anėtare e Kėshillit Botėror tė Kishave, u bė edhe njė ambasadore shpirtėrore e Shqipėrisė nė ambientet fetare, tė cilat nuk kishin asnjė njohje tė realitetit tonė kishtar. Me tė gjitha kėto, Kisha Orthodhokse u shfaq njė faktor serioz shpirtėror dhe zhvillimi i Shqipėrisė.


    2.Identiteti juaj njerėzor dhe fetar ėshtė i ndarė midis dy popujve, atij grek dhe atij shqiptar. Ēfarė keni fituar dhe ēfarė keni lėnė prej kėtyre pėrbėrėsve?

    Nuk mendoj se fjala “i ndarė” ėshtė e saktė. Njė urė pėrmbi njė lumė, nuk do ta quaja tė ndarė midis dy brigjeve. Pėrkundrazi ajo i bashkon tė dy brigjet, duke u mbėshtetur fort si nė njėrėn anė, ashtu edhe nė tjetrėn. Nė masėn e mundėsive tė mia, pėrpiqem tė funksionoj si urė pėrmbi murin ndarės tė vjetėr tė dyshimit dhe nė kohė tė ndryshme tė antipatisė. Besoj thellėsisht nė unitetin e natyrės njerėzore, nė nevojėn e bashkėpunimit dhe tė marrėdhėnieve tė ndėrsjella tė popujve tė Ballkanit. Nė kėtė epokė tė re ku ne jetojmė, duhet tė tejkalohen sa mė shpejt qė ėshtė e mundur tė gjitha stereotipet negative tė vjetra dhe ideologjitė e sė kaluarės, tė cilat u kultivuan prej qarqeve tė ndryshme nė tė dy popujt. Nuk mė pėlqejnė pėrgjithėsimet. Nė tė dy popujt ekzistojnė njerėz tė mrekullueshėm, sikundėr ekzistojnė edhe tė tjerė, qė nuk janė nė lartėsinė e situatave. Tė dy popujt jetuan dhe bashkėpunuan nėn sundimin e tri perandorive tė ndryshme: nėn Perandorinė Romake, Bizantine dhe Osmane. Bashkėjetesa harmonike dhe bashkėpunimi janė gjėra qė jemi tė detyruar t’i zhvillojmė mė tej nė periudhėn e re tė Evropės sė Bashkuar. Pėr kėtė pajtim dhe besim tė ndėrsjellė punoj nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme dhe me durim, me besim dhe shpresė.


    3. Ka pasur njė dogmė dominante nė kulturėn greke se ortodoksėt e Shqipėrisė janė grekė. Ē’mendoni rreth saj?

    Ėshtė e qartė qė nuk ėshtė e saktė. Tėrėsia e Orthodhoksėve tė Shqipėrisė, pėrveē shqiptarėve qė pėrbėjnė shumicėn, ka grekė, sllavė dhe orthodhoksė me prejardhje tė ndryshme, qė jetojnė nė vend. Pėr kėtė arsye dhe Patriarkana Ekumenike njohu nė mėnyrė kanonike Autoqefalinė e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė. Gjatė gjithė kėtyre viteve kultivojmė nė mėnyrė sistematike frymėn e pėrbashkėt dhe bashkėpunimin vėllazėror midis tė gjithė orthodhoksėve tė Shqipėrisė, pavarėsisht prejardhjes qė ata kanė.


    4. Ju doni shtetėsinė shqiptare edhe nė respekt tė grigjės qė ju drejtoni shpirtėrisht, komunitetit ortodoks, por ndėrkohė jeni njė figurė e respektuar dhe e popullit grek. E imagjinoj qė temė e rėndėsishme bisede nė takimet me bashkėbiseduesit grekė janė dhe problemet e shqiptarėve dhe qė ju pėrpiqeni qė marrėdhėniet midis fqinjėve tė pėrmirėsohen. Por nuk ka asgjė publike rreth kėtyre pėrpjekjeve; a mund tė na ndriēoni rreth tyre? – Pėr shembull kur ka largime tė sforcuara njerėzish, kur ka bllokime nė kufi, raste keqtrajtimesh. Shohim shpesh njerėz tė kultit nė vende tė tjera qė thėrrasin pėr tolerancė ndaj tė huajve. Ju, a bėni tė tilla?

    Sigurisht. Duke filluar qysh nė vitet e para tė dhjetėvjeēarit tė 90-tė e kam ngritur zėrin nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe kam ndėrmarrė hapa tė ndryshėm, apo kam bėrė deklarata nė intervistat e mia nė Greqi pėr nevojėn e respektimit tė emigrantėve dhe tė mbėshtetjes sė tyre. P.sh. kur nė vitin 1993, pas dėbimit tė njė bashkėpunėtori tim, qeveria greke kishte vendosur tė ndėrmerrte masa ndėshkuese, e lartėsova zėrin tim, duke protestuar nė mėnyrė tė vendosur dhe duke thėnė se nėse hapi i parė ishte njė gabim i kryer nga ana e palės shqiptare, veprimi i dytė, pėr tė dėbuar qytetarėt shqiptarė qė punonin nė Greqi, do tė ishte njė gabim shumė herė mė i madh nga ana e qeverisė greke. Nė vitin 1996 shkova nė burgjet e Koridhalosė (Athinė) pėr tė mbėshtetur tė dėnuarit shqiptarė. Disa kohė mė vonė, kur filloi tė pėrdoret nė mediat greke termi “fshesė” pėr dėbimin e qytetarėve shqiptarė, bėra udhėtime enkas pėr kėtė gjė dhe takime me politikanėt kompetentė dhe me drejtues tė ndryshėm tė mediave tė mėdha, duke protestuar pėr termin e pėrdorur prej tyre. Nuk vonoi shumė dhe ky pozicion i imi u pranua. Parlamenti evropian me njė vendim tė tijin mė 14.7.1993, theksonte faktin se “mbėshtet fuqimisht veprėn e Kryepiskopit orthodhoks tė Tiranės, Anastasit, i cili po bėn shumė pėrpjekje pėr zgjidhjen e krizės midis dy vendeve”. I njoftuar nė mjaft raste pėr sjelljen e papranueshme tė nėpunėsve grekė nė pikėkalimet kufitare, vura nė dijeni organet e larta kompetente. Janė tė shumta rastet, gjatė tė cilave duhet tė veprosh me takt, pa zėvendėsuar shėrbimet e ndryshme qeveritare kompetente dhe kuadrin e institucionalizuar ndėrkombėtar.
    Ekziston nga tė dyja anėt njė shtet i organizuar kompetent dhe Kisha nuk mund tė ndėrhyjė pėr ēdo ēėshtje tė ngritur. Unė besoj dhe respektoj rolet e ndara tė Kishės dhe tė Shtetit. Megjithatė nė intervistat e mia tė vazhdueshme nė mediat televizive greke e kam dėnuar ksenofobinė dhe kam theksuar detyrimin pėr tė pasur drejtėsi dhe respekt ndaj personalitetit tė emigrantėve dhe nevojėn e bashkėpunimit dhe besimit reciprok midis popujve tanė. Sa i takon pikės sė parė tė pyetjes suaj pėr nėnshtetėsinė shqiptare, me tė vėrtetė e quajta detyrimin tim qė vite mė parė, tė jem i integruar edhe nė mėnyrė tė ligjshme nė vendin qė i shėrbej me dashuri dhe kreativitet pėr tėrė kėto vite. Por mjerisht disa gjėra nė Shtet lėvizin me ngadalė.


    5. Fortlumturi, ėshtė shėnuar nė publik se ju shoqėroni rregullisht presidentėt grekė apo zyrtarė tė lartė qė vizitojnė Shqipėrinė, veēanėrisht nė vizita nė vende simbolike pėr grekėt. A nuk ju duket se ka njė shpėrpjesėtim nė imazhin tuaj publik nė lidhje me kėto shfaqje? Pra, ju qė shoqėroni presidentėt grekė pėr ditė me radhė, qė merrni pjesė nė promovime shkollash greqisht, etj., a nuk mendoni se sedra e shqiptarėve mund tė preket nga ky privilegjim i kėtyre lloj aktiviteteve? A ka ndonjė pėrpjekje tuajėn pėr shembull qė edhe nė Greqi tė ketė ndonjė shkollė shqipe pėr fėmijėt e emigrantėve?

    Mendoj se e keni fjalėn pėr vizitėn e ish-presidentit z. Stefanopulos, sepse nuk mbaj mend tė kem shoqėruar tė tjerė “presidentė grekė”. Ju kujtoj se ai ishte i ftuar zyrtarisht nga Qeveria shqiptare, si mik. Si Primat i Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė nuk kisha asnjė arsye qė tė shqetėsohesha pėr keqkuptime, kur u desh, vetėm pėr njė ditė, ta shoqėroj bashkė me pėrfaqėsues tė tjerė zyrtarė tė shtetit shqiptar. Veē kėsaj, me z. Stefanopulos na lidh njė miqėsi e vjetėr personale. Ai ėshtė orthodhoks i devotshėm. Gjithashtu, edhe fshatrat e minoritetit grek bėjnė pjesė nė juridiksionin kishtar tė Kishės, Primat i sė cilės jam. As qė e mendova se “kėshtu mund tė preket sedra e shqiptarėve”. Pėr sa i pėrket pjesėmarrjes nė pėrurime shkollash greke, imagjinoj, se i referoheni shkollės greko-shqiptare “Homeri”, qė u hap nė Korēė nė prani edhe tė Ministrit tė Arsimit tė Shqipėrisė. Nuk kuptoj pse nė pėrurimin e kėsaj shkolle, qė nė shumicė ka fėmijė orthodhoksė, ndalohet pjesėmarrja e Kryepiskopit orthodhoks, dhe gjoja kėshtu “mund tė preket sedra e dikujt”. Unė besoj se nė epokėn e re nė tė cilėn pėrparon Shqipėria, mėsimi i gjuhėve tė huaja, dhe sidomos tė fqinjėve, ėshtė veēanėrisht i dobishėm pėr brezin e ri. Ekzistojnė shumė shkolla nė gjuhė tė huaj. Nuk konsideroj se funksioni i tyre pėrbėn kėrcėnim. Pėrkundrazi, ėshtė avantazh dhe bekim pėr perspektivat kulturore dhe tregtare tė vendit. Nuk ėshtė e saktė qė “u jap pėrparėsi” kėtyre aktiviteteve. Pėrparėsitė e mia i pėrshkrova me ato qė thashė shkurtimisht nė pyetjen tuaj tė parė. Kam marrė shumė herė pjesė nė pėrurime institucionesh arsimore shqiptare, kopshtesh, shkollash nėntėvjeēare, tė mesme, institutesh tė formimit profesional qė Kisha jonė ka pėruruar, gjithashtu edhe nė sa aktivitete institucionesh e organizmash tė tjerė shqiptarė qė mė ftojnė. Pėr sa i pėrket Greqisė, sa herė qė vizitoj dhe takohem me persona tė ndryshėm kompetentė, mbėshtes tė drejtėn dhe nevojėn e ruajtjes sė gjuhės sė emigrantėve, pėr tė njėjtėn arsye qė thashė mė sipėr. Nė pėrgjithėsi besoj se njohja e shumė gjuhėve nga banorėt e njė vendi ėshtė avantazh dhe jo rrezik. Por pėr vendimet institucionale, e pėrsėris, kompetentė janė Shėrbimet e tė dy vendeve, ndėrmjet tė cilėve ekzistojnė marrėdhėnie miqėsore, qė duhet tė zhvillohen edhe mė shumė.


    6. Fortlumturi, gjatė drejtimit tė Kishės prej jush, ka pasur zėra autoritarė qė kanė folur pėr reduktim dhe minimizim tė rolit tė Nolit nė historinė dhe dokumentet e saj kishtare. Cila ėshtė e vėrteta, si e shihni ju figurėn e tij dhe kontributin e tij nė Kishėn tonė? A mendoni se duhet tė ketė ndonjė ndjeshmėri publike tuajėn mė tė zėshme ndaj figurave qė pėrbėjnė ndėrgjegjen kombėtare tė shqiptarėve?

    Informacionet tuaja nuk janė aspak tė sakta. Nga ēasti i parė qė arrita nė Shqipėri fola me respektin mė tė madh pėr personalitetin e Episkopit orthodhoks Theofan Noli. Qė atėherė nuk kam pushuar, nė ēdo Liturgji Hyjnore, nė kohėn e veēantė tė Paravėnies sė Blatės, kur kujtojmė persona tė respektuar dhe tė dashur, tė kujtoj vėllain nė Krishtin, Theofanin. Nė udhėtimin tim tė parė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si Kryepiskop i Shqipėrisė vizitova varrin e Theofan Nolit dhe kreva njė shėrbesė pėrkujtimore. Po pėrdorim shumė pėrkthime tė tij nė jetėn adhuruese tė Kishės sonė; nė zyrėn e Kishės Katedrale tė Ungjillėzimit tė Hyjlindėses Mari qė nė fillim ėshtė varur fotografia e tij. Sigurisht Noli dha shumė nė zhvillimin e Kishės sonė vendore. Ēdo personalitet qė ka kontribuar nė luftėn pėr lirinė dhe zhvillimin shpirtėror tė popullit ne e nderojmė dhe e respektojmė.


    7. Ka pasur zėra se ka ndryshim tė stilit arkitektonik tė kishave shqiptare nė procesin e rindėrtimit. Nuk dua t’ju pyes rreth kėtij spekullimi, por ndryshe. A ka njė stil tė veēantė ndėrtimi qė ka gjurmė shqiptare dhe nė ē’kishė pėr shembull e gjeni ju kėtė?

    Ju kujtoj se zona ku bėn pjesė Shqipėria nga ana kulturore i ka pėrkitur nė mėnyrė tė pandėrprerė tri perandorive. Edhe pamja arkitekturore e kishave ruan ndikime nga tė tri periudhat: paleokristiane, bizantine me kupolė, pasbizantine njėnefėshe ose trinefėshe. Pamja qė iu dha gjatė viteve tė sundimit otoman u pėrgjigjej urdhrave tė administratės otomane qė tė jenė ndėrtesa tė thjeshta dhe pa kupolė. Qė atėherė kur Shqipėria u bė shtet i pavarur, mė 1912, deri nė fillimin e pėrndjekjes, mė 1967, nuk mendoj qė u krijua ndonjė stil i veēantė arkitekturor shqiptar kishash. Madje, shumė pak u ndėrtuan, mė duket katėr, dhe tė gjitha me kupolė (nė Korēė, kisha katedrale e Burimit Jetėdhėnės, kopje e kishės katedrale tė Athinės; nė Pėrmet kisha e Shėn Marisė; nė Tiranė, kishat e Shėn Prokopit si dhe e Ungjillėzimit –pėr tė zėvendėsuar katedralen e vjetėr qė u shemb, pėr t’u ndėrtuar hotel “Tirana”). Periudha e re qė fillon me vendosjen e demokracisė nė Shqipėri (1991), nuk mė duket se duhet tė kopjonte kisha tė periudhės sė vjetėr tė robėrisė shekullore. Jetojmė nė njė epokė tė re me mundėsi tė reja ndėrtimore dhe zhvillimesh arkitekturore. Kėshtu, nga 85 kishat qė u ngritėn kėto 14 vjet kemi ndjekur edhe traditėn e vjetėr me bazilika tė thjeshta njėnefėshe ose trinefėshe, edhe tipin bizantin me kupolė; por kėrkojmė edhe njė shprehje tė re arkitekturore qė t’u pėrgjigjet prirjeve dhe kushteve tė shekullit tė 21-tė. Njė kishė e gjallė paralelisht me respektin ndaj traditės, guxon edhe krijimtari tė re.


    8. Jemi duke asistuar nė njė konflikt midis kishave serbe dhe maqedonase. Dhe nė debatin mbi vendosjen tuaj nė krye tė Kishės Shqiptare mund tė shtrohet njė pyetje: A ėshtė njė dėshmi e mungesės sė paragjykimeve tė shqiptarėve ky fakt? Pėr shembull nuk mund tė mendonim se nė krye tė Kishės greke tė vendosej njė serb, pale njė shqiptar...

    Ėshtė e ēuditshme qė harroni diēka themelore. Rasti i Kishės Orthodhokse nė Shqipėri ėshtė unik nė historinė e Krishterimit. Kjo Kishė ėshtė e vetmja qė iu nėnshtrua njė shkatėrrimi tė plotė nga shteti i vetėm ateist nė botė dhe mbeti e shpėrbėrė pėr 23 vjet. U shpėrbėnė gjithė strukturat drejtuese. Tė gjithė klerikėt pa pėrjashtim u zhveshėn nga funksionet e tyre klerikale me dhunė dhe tėrė prona kishtare, toka, enė tė shenjta, arkiva, u shtetėzuan. U shembėn pothuajse tė gjitha kishat, pėrveē disa tė paktave. Diēka e tillė nuk i ka ndodhur sigurisht as Kishės sė Serbisė, as Kishės sė Greqisė. Kur m’u kėrkua tė vij nė Shqipėri, nuk ishte ftesė pėr t’u ulur nė njė fron tė gatshėm tė ndonjė ndėrtese madhėshtore ose qoftė pėr tė drejtuar diēka ekzistuese, por ishte nxitje pėr njė punė misionare pėr ringritjen nga rrėnojat, pa asnjė ndihmė ose mbėshtetje shtetėrore, tė njė Kishe Orthodhokse Autoqefale. Nė vizitėn e parė, kėrkova me kėmbėngulje ndonjė shtetas shqiptar qė do tė mund tė merrte pėrsipėr kėtė detyrė dhe pėrgjegjėsi tė ndėrlikuar. Isha gati tė kthehesha nė detyrat e mia, sepse, siē dihet, isha mitropolit, pedagog i rregullt nė Universitetin e Athinės dhe kandidat pėr Akademinė e Athinės dhe me poste tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Atėherė orthodhoksėt, pavarėsisht nga prejardhja, m’u lutėn tė rri dhe tė marr pėrsipėr kėtė punė tė vėshtirė dhe tė paparė kishtare tė ringritjes nga themeli tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. E dija se nuk ishte fare e thjeshtė, se do tė pėrballoja dyshime tė vazhdueshme dhe armiqėsi nga qarqe tė ndryshme dhe se nuk ishte i sigurt pėrfundimi me sukses i kėsaj pėrpjekjeje. Megjithatė e pranova pėrgjegjėsinė dhe rreziqet me besim, dashuri dhe durim, si shėrbesė misionare. Ajo qė u bė, nuk gjeti thjesht miratimin dhe entuziazmin e orthodhoksėve nė Shqipėri, por edhe pranimin e pėlqimin e tė gjithė orthodhoksėve dhe gjerėsisht tė Kishave tė tjera nė tė gjithė botėn.

    9. Dhe nė fund: a po punoni ju qė drejtimi i Kishės tė jetė nė duar tė sigurta dhe ndjeshmėritė e shqiptarėve pėr tė pasur nė krye tė Kishės sė tyre Ortodokse njė shqiptar, do tė respektohen?

    Qė nga viti i parė pėrpjekja ime ishte krijimi i klerit vendės. Pėr kėtė themeluam Akademinė Theologjike dhe Liceun kishtar, nė mėnyrė qė tė pėrgatiten kuadrot e pėrshtatshėm pėr Kishėn tonė. Siē thashė, kam dorėzuar 135 klerikė, tė gjithė shqiptarė. Sot vetėm 5 klerikė tė huaj shėrbejnė nė Kishėn Orthodhokse tė Shqipėrisė, ndėrsa nė komunitetet e tjera fetare ka nė mėnyrė tė pakrasueshme mė shumė. Pėrgatitja e episkopėve tė pėrshtatshėm ėshtė diēka shumė kėrkuese, sepse duhet tė jenė nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme tė pamartuar dhe me edukim tė rėndėsishėm teologjik, kishtar dhe social. Qė prej 1998-ės ėshtė dorėzuar episkopi i parė, shtetas shqiptar, Mitropoliti i Korēės, Hirėsia e Tij Joani, dhe shumė shpejt do tė mbarojnė studimet dhe pėrgatitjen e pėrgjithshme disa kandidatė tė tjerė pėr episkopė, tė cilėt do tė pėrbėjnė kryesinė e Kishės, nė pėrputhje me sistemin e saj sinodik.
    Sė fundi, qė Kisha jonė tė durojė trysninė e kohėve dhe tė zhvillohet normalisht, duhen akoma pėrpjekje tė stėrmėdha, nė mėnyrė qė tė arrihet edhe autonomia e saj ekonomike – nėse doni ta quani ndryshe “autoqefalia ekonomike”. Nuk ėshtė fare e thjeshtė tė sigurohen rroga dinjitoze pėr episkopėt, pėr klerikėt dhe kuadrot e tjerė tė Kishės Orthodhokse pa pasur asnjė mbėshtetje ekonomike tė qėndrueshme, me pronat e Kishės tė shtetėzuara prej vitesh. Gjatė periudhės sė shėrbesės sime kėtu, arritėm tė krijojmė njė kapital shumė tė rėndėsishėm, qė do tė kontribuojė nė tė ardhmen si nė drejtimin ashtu edhe nė pavarėsinė ekonomike tė Kishės. Mos harroni nga ku filluam dhe ku, me hirin e Perėndisė dhe mbėshtetjen e mijėra miqve, kemi arritur vetėm brenda pak vitesh. Orthodhoksėt nė shumicėn e tyre e njohin gjithė kėtė punė qė u krye me njė mijė vėshtirėsi dhe pengesa. Dhe e dinė se kurrė nė tė kaluarėn Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė nuk kishte pasur gjallėrinė dhe krijimtarinė e viteve tė fundit.

    19 dhjetor 2005
    revista ABC

  9. #369
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ai i dha shpresė vendit tė tij

    Historia e Kryepiskopit Anastas Janullatos - Artikull i revistės sė njohur “Parade”, botuar nė SHBA

    - nga Nicholas Gage -

    “Ne nuk duhet tė humbasim asnjė ditė tė vetme.”

    Njė plumb ka mbetur nė dritaren e zyrės spartane tė Kryepiskopit Anastas nė Tiranė, i ndaluar nė fluturimin e tij nga xhami i dyfishtė. Ai ėshtė shtėnė nga njė snajper gjatė trazirave politike tė vitit 1997, qė e shtynė Shqipėrinė - njė vend me shumicė myslimane - nė kaos dhe kur jeta e Tij rrezikohej shumė. Kryepiskopi thotė: “E kam lėnė aty, pėr tė mė kujtuar sė jeta mund tė mbarojė nė njė sekondė. Ne nuk duhet tė humbasim asnjė ditė tė vetme’’. Pak njerėz i pėrdorin ditėt e tyre si Kryepiskopi Anastas. Delikat por energjik, hierarku 73-vjeēar i ka kaluar kėta 12 vjetėte fundit, duke kapėrcye r pengesat e pamata, pėr tė arritur njė mrekulli tė prekshme nė njė nga vendet mė tė varfra tė Europės.

    Gjatė regjimit komunist, qė zgjati nga 1944-1990, Shqipėria - njė vend me 3,5 milion banorė nė veri tė Greqisė, u bė vendi i vetėm nė botė qė ndaloi ēdo formė ushtrimi tė fesė. Edhe vetėm bėrja e kryqit mund tė tė ēonte nė burg. Ēdo kishė a xhami u shkatėrrua apo u kthye pėr pėrdorim sekular dhe Shqipėria u izolua nga pjesa tjetėr e botės.

    Nė dyzinėn e viteve qė Anastasi ndodhet nė Shqipėri, ai jo vetėm qė ringjalli Kishėn Orthodhokse, por dhe frymėzoi njė popull tė hidhėruar dhe tė keqtrajtuar. “Nuk mė vjen nė mend asnjė tjetėr qė tė ketė kontribuar mė shumė nė rilindjen e Shqipėrisė si njė vend i lirė Europian sesa Kryepiskopi Anastas”, - thotė Kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano.

    Si ish-profesor universiteti, qė ndihmoi tė rilindte njė popull tė goditur nga dekadat e diktaturės sė pamėshirshme, Ai u ofron njė mėsim tė fuqishėm amerikanėve, qė po pėrballen me tė njėjtėn sfidė nė Irak. “Tani, irakenėt, si shqiptarėt kur unė erdha kėtu, janė dyshues dhe jo miqėsorė, sepse ata kanė jetuar pėr shumė kohė nėn frikė dhe shtypje, - thotė Kryepiskopi Anastas. - Sekreti pėr tė ndryshuar kėtė sjellje ėshtė qė tė tregohet, se amerikanėt tregojnė kujdes dhe se amerikanėt tregojnė kujdes dhe respekt pėr ta. Respekti pėr tjetrin ėshtė njėkohėsisht esenca e Krishtėrimit dhe e Demokracisė. Ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme t’i qėndrosh besnik kėtij parimi nė vendet ku ka pėrplasje kulturash.”.

    Pas rėnies sė komunizmit, Kryepiskopi Anastas u dėrgua nė Shqipėri mė 1991 nga Patriarku Ekumenik i Konstandinopojės, lideri shpirtėror i tė Krishterėve Orthodhoksė, pėr tė parė gjendjen nė tė cilėn ndodhej besimi nė vend. Ai gjeti 1600 kisha tė shkatėrruara dhe vetėm 22 priftėrinj tė moshuar ende gjallė, nga 440 qė kishin shėrbyer nė Shqipėri para komunizmit.Por shqiptarėt ishin kaq tė dėshiruar pėr liri besi mi, dhe shumė prej tyre mblidheshin pėr shėrbesa nė vendet ku asgjė nuk kishte mbetur nga kishat e tyre tė mėparshme, veē kambanave tė thyera.

    Kėshtu, Patriarku i kėrkoi Anastasit tė qėndronte dhe tė rindėrtonte vetė ai Kishėn Orthodhokse. Kur propozimi i tij u bė i ditur, shumė dyshonin se shkollari delikat - i lindur Anastas Janullatos nė Pire tė Greqisė - mund ta pėrballonte sfidėn. Dy atake tė rėnda tė malaries e kishin detyruar tė linte misionin e Tij nė Afrikėn Lindore, por ai vazhdoi tė jepte mėsim dhe tėshkruante libra, pėrfshirė edhe njė studim tė respektuar pėr Islamin.

    Kur thirrja erdhi pėr tė shkuar nė Shqipėri, “tė gjitha arsyet mė thonin se ishte njė mision pa asnjė shans”, thotė Kryepiskopi Anastas, i cili flet pesė gjuhė tė huaja, pėrfshirė dhe anglisht. “Mua m’u kėrkua tė ringjallja Kishėn pa asnjė mbėshtetje financiare, nė njė vendnė nevojė, qė po kalonte njė tranzicion tė ashpėr politik. Unė duhet tė mėsoja njė gjuhė tė huaj tė vėshtirė nė moshė tė thyer, tė jetoja nė kushte tė vėshtira, pa pritur tė kisha siguri kundėr kėrcėnimeve pėr jetėn time. Ēdokush tha se do tė isha i ēmendur tė qėndroja .”

    Pastaj, thotė, ai pa dėshpėrimin nė fytyrat e shqiptareve qė takoi. “Mendova, Kush do t’i ndihmojė kėta njerėz? Kush do t’u japė atyre shpresė?” Unė e dija qė kjo ishte njė sprovė dhe unė i thashė vetes: “Nė qoftė se ti ke besim, qėndro dhe pėrpiqu. Nė qoftė se jo, kthehu nė shtėpi”.

    Kėshtu ai qėndroi. Gjatė dekadės nė vazhdim Kryepiskopi kapėrceu shekuj problemesh etnike dhe fetare, pėr tė ngritur njė Kishė tė re nė tė gjithė vendin. Ai ndėrtoi 83 kisha, restauroi 140 kisha tė tjera tė rrėnuara, restauroi pesė manastire dhe ndėrtoi njė seminar, njė shtėpi pėr murgeshat dhe njė seli pėr Kryepiskopatėn.

    “Qė nė fillim, ai u pėrpoq jo vetėm pėr ringjalljen e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, por edhe pėr t’u shėrbyer gjithė shqiptarėve - duke ndėrtuar shkolla, klinika mjekėsore, qendra rinie, shtėpi fėmijėsh, kopshte dhe kampingje, - thotė At Lukė Veronis, 38 vjeē, njė prift orthodhoks nga Pensilvania, qė ka punuar me Kryepiskopin pėr 9 vjet. - Tė gjitha janė tė hapura pėr tė gjithė - tė krishterė, myslimanė, jobesimtarė.”.

    ***

    “Pėrparėsia jonė mė e madhe ėshtė rinia”, shpjegon Anastasi, i cili po qetėsonte njė grup fėmijėsh fshati, tė cilėt po prisnin nė radhė tė mjekoheshin nė njė klinikė dentare lėvizėse, duke u ulur ai i pari pėr tė kontrolluar dhėmbėt.

    Admirimi qė ai ka fituar nga gjithė shqiptarėt e shpėtoi misionin e Tij - dhe ndoshta dhe jetėn e Tij - mė shumė se njė herė. Meqenėse ai erdhi nga Greqia, e cila ka probleme kufitare me Shqipėrinė dhe pse mbrojti tė drejtat e minoriteteve, duke pėrfshirė grekėt etnikė, ai ishte objekt i sulmeve tė egra.

    Nė vitin 1994 - nė njė pėrpjekjepėr ta larguar Anastasin - presidenti i parė i Shqipėrisė i zgjedhur nė mėnyrė demokratike, Sali Berisha, projektoi njė kushtetutė, nė tė cilėn kėrkohej qė kreu i Kishės Orthodhokse duhej tė ishte i lindur nė Shqipėri dhe tė jetonte atje prej 20 vjetėsh. Kushtetuta u hodh nė referendum; tė gjithė ishin tė sigurt qė do tė aprovohej, sepse kishte mbėshtetjen e qeverisė. Kryepiskopi bėri gati valixhet. Por, pėr ēudinė e tė gjithėve, kushtetuta u rrėzua; Shqiptarėt e tė gjitha besimeve tė mėdha kishin votuar kundėr saj.

    Me kalimin e kohės, Kryepiskopi fitoi dhe admirimin e Sali Berishės, i cili ėshtė edhe lideri aktual i partisė mė tė madhe opozitare. “Unė respektoj ato qė ai ka arritur, veēanėrisht pėr ringritjen e Kishės Orthodhokse”, - thotė tani dr. Berisha, njė kirurg zemre.

    Pasi i mbijetoi referendumit, Anastasi pėrballoi shumė problemenė kaosin e vitit 1997, kur nė Shqipėri ranė skemat piramidale, nė tė cilat shumica e shqiptarėve kishin investuar. Tė gjithė tė huajt, me pėrjashtim tė 20 vetėve, lanė vendin; mbisundoi anarkia; u shpėrthyen depot ushtarake dhe u morėn njė milion armė. Nata ndriēohej nga armėt qė shkreheshin. Kryepiskopi u shfaq nė radio e televizor, duke bėrė thirrje pėr qetėsi dhe nxitur shpresė. “Erdhėn punonjės ndėrkombėtarė tė ndihmave dhe tė gjithė ne, pėrfshirė edhe Kryepiskopin, shpėrndanim ushqime pėr familjet nė nevojė, nganjėherė duke udhėtuar tetė orė deri nė ndonjė fshat tė humbur”, - thotė Penny Deligiannis, e cila drejtoi ushtrinė humanitare tė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri.

    “Ēdo natė hapnin zjarr mbi zyrėn dhe rezidencėn time, - rikujton Kryepiskopi, - por, pėr fat asnjė nuk u godit, faleminderit Perėndisė”.

    Pavarėsisht nga rreziku, Ai beson se kjo pėrvojė e solli atė mė pranė shqiptarėve: “Ajo provoi se ne nuk jemi kėtu vetėm pėr tė luajtur Samaritanin e mirė, por pėr tė jetuar me ta, pėr tė ndarė rrezikun qė ata pėrballojnė dhe pėr t’u treguar, se dhe nė kohėn mė tė vėshtirė, kishte gjithmonė shpresė.”

    Dy vjet mė vonė, mijėra shqiptarė nga Kosova u derdhėn nė vend, kur forcat serbe i sulmuan. “Ne ndihmuam sa mė shumė tė ishte e mundur nga ata, duke ditur qė shumica ishin myslimanė”, - thotė Anastasi. - Mblodhėm mė shumė se 12 milion dollarė pėr tė ndėrtuar kampe pėr tė strehuar, ushqyer e kujdesur pėr rreth 33mijė refugjatė.

    Kėto pėrpjekje ndihmuan tė forcohen marrėdhėniet e Kryepiskopit Anastas me shqiptarėt myslimanė. “Ne pėrpiqemi tė tregojmė, se komunitetet fetare mund tė shkojnė sėbashku dhe tė ndihmojnė njėra-tjetrėn,- thotė Anastasi. - Islami ka mundėsi tė bėhet shumė agresiv ose shumė i moderuar. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė shmangim rėnien e institucioneve fetare nė duart e fanatikėve”.

    Sulmi ndaj Irakut ka shqetėsuar Arabėt, beson ai. “Ata ndihen tė prekur, por nėse Amerika tregon se ėshtė e sinqertė nė respektimin e lirisė dhe fesė sė popullit iraken, qėndrimi i botės myslimane do tė pėrmirėsohet ndjeshėm.”

    Pėr tė ndihmuar shqiptarėt myslimanė Kryepiskopi pėrdori deri nė limit burimet e Tij, tė cilat vijnė tėrėsisht nga donacione. Njė shembull ėshtė klinika mjekėsore nė Tiranė, ku kujdesen pėr 3000-4000 vetė nė muaj, shumica myslimanė. “Asnjė nuk ėshtė kthyer mbrapsht, - thotė Charles Linderman, 37 vjeē, mjek amerikan qė vjen nga Cleveland-i, i cili drejton sektorin e kirurgjisė, - dhe unė e di qė ende janė lėnė kisha tė pandėrtuara, nė mėnyrė qė tė funksiononte klinika.” Ndėrmjet pacientėve kanė qenė vejusha dhe vajzae diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili nxori tė jashtėligjshme fenė.

    Kryepiskopi Anastas ėshtė i guximshėm edhe me tė krishterėt e tij orthodhoksė: “Kur ne filluam seminarin tonė, tė gjithė u ēuditėn qė pranuam studente femra, - kujton Ai. - Ne na duheshin ato tė drejtonin programe dhe tė jepnin mėsim, por gjithashtu, unė besoj se gratė mund tė lozin njė rol mė tė madh nė jetėn e Kishės”.

    Si rezultat i kėsaj largpamėsie dhe arritjeve tė tij, Kryepiskopi ka tėrhequr nė Shqipėri amerikanė dhe evropianė - pėrfshi kėtu mjekė, infermiere, arkitektė, priftėrinj dhe deri ekspertė kompjuteri - qė e ndihmojnė nė punėn e Tij.

    Projekti mė ambicioz i Anastasit, tė cilin ai e sheh si kurorėzim tė misionit tė Tij nė Shqipėri, ėshtė tė rindėrtojė njė Katedrale Orthodhokse nė Tiranė, pėr tė zėvendėsuar atė qė ishte shkatėrruar nga komunistėt. Emri qė ka zgjedhur pėr katedralen mishėron atė ēka ai ka bėrė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt - “NGJALLJA’’.

    --------------------------------------------------------------------------------

  10. #370
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Nė 3-vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake

    “Mėngjes lutjesh pėr paqen”

    Mė 11 shtator, nė trevjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake tė Nju Jorkut, nė Galerinė e Arteve nė Tiranė, u zhvillua njė ceremoni pėrkujtimore. Ajo ishte titulluar “Mėngjes lutjesh pėr paqen” dhe u organizua nėn kujdesin e posaēėm tė Presidentit tė Republikės, z. Alfred Moisiu dhe tė Kryeministrit, z. Fatos Nano.
    Nė ceremoni morėn pjesė edhe Zv.Kryeministri, z. Namik Dokle, znj. Makbule Ēeēo, z. Pandeli Majko, i ngarkuari me punė i SHBA nė Tiranė Steven Zate etj. Merrnin pjesė edhe pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare, ku Kisha jonė pėrfaqėsohej nga Kryepiskopi Anastas dhe Protopresviter Jani Trebicka.
    Kryesekretari i Sinodit tė Shenjtė, Protopresviter Jani Trebicka, lexoi “Lutje” dhe “Mesazh” tė Kryepiskopit Anastas, hartuar me kėtė rast, tė cilat po i botojmė. Veprimtaria pėrfshinte pėrveē fjalėve tė tė pranishmėve edhe njė ekspozitė me foto nga ngjarjet e tmerrshme tė 11 shtatorit 2001 dhe prezantimin e librit “Mos harroni”, me materiale tė gazetės “New Jork Times” dhe tė revistės “Times”.

    LUTJE

    “Ēdo krim nė emėr tė fesė ėshtė krim kundėr vetė fesė”

    Nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė,
    Prof. Dr. Anastasi

    O Perėndi dhe Zot i gjithėsisė, Dritė dhe Gjykatės i botės, shpirti ynė, plot dhembje dhe shqetėsim, sjell ndėr mend ngjarjet tragjike tė 11 shtatorit 2001 nė Nju Jork dhe aktet e njėpasnjėshme tė dhunės qė pasuan qė atėherė, deri nė tragjedinė nė shkollėn e Beslanit tė Rusisė, ku terroristė mizorė u mbollėn tmerrin dhe vdekjen qindra fėmijve.

    O Zot i paqes dhe i dashurisė, prehu shpirtrat mijėra vėllezėrve tanė qė humbėn jetėn padrejtėsisht, duke u bėrė viktima tė kėsaj dhune tė tmerrshme; shėro plagėt qė shkaktuan kėto goditje nė zemrat e tė afėrmve dhe miqve. Dhembja dhe ankthi ynė, o Zot, arrin kulmin kur shohim terroristė qė pa ngurruar u marrin jetėn madje dhe fėmijve tė pafajshėm, qė pėrlyejnė edhe emrin Tėnd, duke iu referuar besimit tek Ti.

    Ruaje, o Zot, botėn tėnde nga kjo paranojė dhe egėrsi e frikshme. Na ndihmo tė gjithė pėr tė kuptuar se ēdo krim nė emėr tė fesė ėshtė krim kundėr vetė fesė dhe fyerje e Emrit Tėnd tė Shenjtė.

    O Zot, nė kėto ēaste, kur konflikte tė dhunshme, akte terroriste, padrejtėsi dhe hakmarrje lėndojnė njerėzimin, ku miliona njerėz tė tė gjitha moshave rrojnė nė varfėri, mjerim dhe pikėllim, Tė lutemi mos na braktis, edhe nėse ne, dashur ose padashur, Tė braktisim.

    O Zot mėshirues, zbute dhembjen qė shtrihet nė tokėn tonė. Na jep ndjeshmėrinė dhe guximin pėr tė ndihmuar atje ku bėhen pėrpjekje pėr paqen, mirėkuptimin, bashkėpunimin dhe pajtimin ndėrmjet njerėzve dhe popujve, qė ndodhen afėr ose larg nesh. Falna, o Zot, tė gjithėve njė paqe tė plotė. Paqe me Ty, paqe me veten tonė, paqe me njerėzit e tjerė, afėr ose larg. Paqe me tėrė krijimin Tėnd.

    Na bėj, o Zot, njerėz krijues, tė ndershėm dhe tė gatshėm pėr tė punuar pėr progresin, drejtėsinė, paqen dhe solidaritetin nė tė gjitha nivelet: lokal, ndėrkombėtar, mbarėbotėror.

    Na beko, o Zot i paqes, qė ta ndjejmė praninė tėnde ēdo ditė dhe na ndihmo qė me fjalėn dhe veprėn tonė tė jemi njė rreze qė pėrhap dritė shprese dhe paqeje. Amin.

    11 shtator 2004




    Nga Mesazhi

    “Asnjė luftė nuk ėshtė e shenjtė. Vetėm paqja ėshtė e shenjtė!...”


    Nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė,
    Prof. Dr. Anastasi


    E gjatė ėshtė lista e viktimave tė terrorizmit qė nisi mė 11 shtator 2001 nė Nju Jork, deri nė hekatombat e fėmijėve tė pafajshėm nė shkollėn e Beslanit tė Rusisė. Ndėrmjet tyre rrezikon tė gjendet edhe feja.

    Mė 5-7 shtator 2004 nė Milano, qindra burra e gra nga 60 vende tė ndryshme tė botės dhe nga fe tė ndryshme, morėn pjesė nė njė kongres tė madh ndėrfetar me temė: “Guxim pėr njė humanizėm tė ri, shpirtėror”. Thirrja pėr paqe, nėnshkruar nga tė gjithė pjesėmarrėsit, ndėrmjet tė tjerave thekson: “Paqe ėshtė emri i Perėndisė. Ndaj, ata qė shfrytėzojnė Emrin e Shenjtė tė Perėndisė pėr tė bekuar luftėrat e tyre, i japin mallkim kauzės pėr tė cilėn luftojnė dhe e largojnė veten e tyre nga Perėndia. Asnjė luftė nuk ėshtė e shenjtė. Vetėm paqja ėshtė e shenjtė!... Duke u thelluar nė traditat tona fetare, e kemi kuptuar mė mirė se frika, terrorizmi dhe lufta e vėnė njerėzimin nė rrezik vetėshkatėrrimi dhe se njerėzit pėrfundojnė t’i nėnshtrohen asaj sė keqeje, tė cilės synojnė t’i kundėrvihen... “.

    Stuhia terroriste dhe ajo e luftės qė ka shpėrthyer nė fillim tė shekullit tė 21-tė, nuk duhet tė marrė me vete edhe shenjtėrinė e fesė, duke infektuar zemrat e njerėzve me hidhėrim dhe armiqėsi ndaj fesė sė tjetrit. Shkatėrrime mė tė kėqija edhe se ato nga armėt e shkatėrrimit nė masė, mund tė shkaktojė nxitja e intolerancės fetare. Radioaktiviteti i urrejtjes, i pasuruar me “uraniumin” e pasionit fetar, zgjat edhe pas mbarimit tė akteve terroriste dhe konflikteve luftarake, pėr dhjetėvjeēarė, ndoshta pėr shekuj, siē ka ndodhur me kryqėzatat dhe “luftėrat e shenjta” tė sė kaluarės.

    11 shtator 2004

Faqja 37 prej 102 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Lajme nga Bota Orthodhokse
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •