Close
Faqja 33 prej 39 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 385
  1. #321
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Ismet Kryeziu
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    QYSH MA VRAU BABËN SHIK I SHQIPËRISË


    Nga RROKUM.TV - Renata Kolndrekaj & Valon Krasniqi
    May 26, 2008, 14:38


    Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhes


    RROKUM.TV: A ju kujtohet ku keni qenë kur është rrëmbyer baba juaj, Remzi Hoxha, dhe nga kush e keni marrë lajmin?



    Ardian Hoxha: Në fakt, shkollat patën filluar në shtator, mirëpo unë pata shkuar në shkollë private derisa u renovu një objekt; patëm filluar me 16 tetor (me një muaj e gjysmë vonesë) edhe 5 ditët e para të javës baba më ka çu me kerr n’shkollë. Në ditën e 6 (më 21 tetor) atëherë e morën, e zhdukën. Faktikisht, nga ajo ditë që pata shku n’shkollë nuk e kam pa ma. Se natën është kthy vonë, të nesërmen n’mëngjes ka shku n’punë. N’ora 13 e 30 minuta të ditës (n’zyrë) kanë shku 9 persona me tri vetura dhe janë prezentuar si persona të policisë financiare (me dokumenta të rrejshme). I kanë thënë se duhet të të marrim për bisedë informative për verifikim personi, ndërsa nga ana e babës tim, ai ka thënë: “Mirë…n’rregull…”. Pra, nuk ka rezistuar dhe ka pranuar. Qysh e spjegoi edhe ky z. Avni Kolldashi, ai vet e ka marrë bashkë me personat e tjerë, ia vendosin prangat n’duar e qesin jashtë, dalin krejt punëtorët, sepse në vendin e babës ku ka punuar ka pasur rreth 20 punëtorë.



    RROKUM.TV: Nga kush e morët lajmin…?



    Ardian Hoxha: Punëtorët menjëherë, që nga momenti i arrestimit të tij, kanë shkuar në polici e kanë denoncuar rastin, masanej i kanë thirrë axhallarët n’Shkup. Ndërsa n’mbramje, t’shtunën, lajmrohet halla, se nana veç kish dalë me u informu nga disa miq t’babës. Na fmija n’shpi (atëherë isha 14 vjeçar). I kishim kojshit shumë t’mirë – edhe sot hyjmë me ta e dalim, ata rrishin me neve. As nana e as halla nuk e kishin të qartë se çka ka ndodhur. Në polici, në Stacionin Nr. 3 n’Tiranë, nanës i kanë thonë se mbrenda 48 orësh do lirohet. Ne filluam të presim 24 orë – 48 orë – prit 72 orë…pra, kaloi një javë, kaloi një muaj, tash bëhen 13 vjet dhe hala nuk dihet ku është personi.



    RROKUM.TV: Çka ka punu në atë kohë prindi juaj dhe me çfarë aktivitetesh është marrë?



    Ardian Hoxha: Baba është marrë me argjentari, ai ka qenë në studime në Universitetin e Prishtinës – ka studiu për Kimi dhe për dy provime nuk ka arritë ta përfundojë, sepse vitet e fundit filloi të merrej me çështjen kombëtare. Në vitet e 80-ta kthehet n’Shkup, shkon n’Zvicër për pak kohë, më pas familja vendosin me ja hap një argjentari n’Ferizaj, e blejmë një shtëpi me dyqan së bashku. Derisa ka filluar ma intezivisht me u marrë me çështje kombëtare dhe fillon me aktivitete të tilla. Dikund në vitet e 90-ta e themelon Sindikatën për ekonomi t’vogël dhe zejtari të Kosovës dhe fillon anëtarësimi i zejtarëve. Ndoshta po i bie shkurt, por, sipas një liste të një shoku të babës Shefqet Maliqi, dikund rreth 54 aktivitete janë të njohura të babës tim Remzi Hoxha.



    RROKUM.TV: Prej kujt keni kërkuar informacion se ku asht prindi juaj dhe çfarë informacione keni marrë?



    Ardian Hoxha: Natyrisht, unë kam qenë i vogël në atë kohë dhe të gjitha informacionet i kemi pritur nga axhallarët. Mund të them se po ashtu axhallarët kanë pas maltretime nga ma barbaret, thuajse je në Afrikë; maltretime nga policia, nga mafija dhe konkretisht nga SHIK-u (Shërbimi Informativ Kombëtar). Ka pas po ashtu dezinformata nga më të ndryshmet për babën tim: jo është marrë me drogë, jo është marrë me prostitucion, jo është spiun i UDB-së, jo atentatori i Kiro Kligorovit…Politika ka qenë shumë e keqe në atë kohë.


    Remzi Hoxha me te shoqen

    RROKUM.TV: A ka qenë në atë kohë Remzia, pjesë e njerëzve që kanë ba përpjekje me themelu UÇK-në?



    Ardian Hoxha: Po, në fakt, është ba ai grupi që kanë menduar që me luftë mundet me u mposhtë regjimi i Beogradit mbi Kosovën, por, natyrisht edhe me ndihmën e shteteve pro perendimore demokratike. Dhe ka dalë tamam ashtu qysh edhe ishte menduar, përfundimisht realiteti u pa, se vërtet kanë pas të drejtë baba im me të gjithë veprimtarët tjerë për çlirimin e Kosovës nga okupimi.



    RROKUM.TV: Çfarë lidhje ka pas Remzi Hoxha me Hashim Thaçin, sepse në atë kohë Thaçin e patën mbajtë 24 orë n’burg për zhdukjen e Remzi Hoxhës?



    Ardian Hoxha: Unë nuk e di a janë njoftë. Edhe Hashim Thaçi, edhe Adem Jashari edhe Zahir Pajaziti edhe Ilir Konushevci janë arrestuar dhe janë marrë në biseda informative për aktivitetet e tyre. P.sh. krejt bota e dinë për biznisin që e ka ba Sali Berisha me Serbinë në lidhje me shitjen e naftës. Po ashtu, dua të theksoj se Remzija ka qenë personi kryesor që i ka pas të gjitha kontaktet në lidhje me armatimin; bile, tregon një mik i babës, se ka qenë i vetmi person që edhe me aeroplan ka mundur t’i sjellë armët. Dhe, po ashtu, kontigjentet e para të armatimit si n’Kosovë apo edhe n’Shqipni baba im i ka sjellë. Asokohe ka qenë ideja se qysh me luftu Serbinë.



    Mst: Prejse baba im i tregon Pjetër Arbnorit për lëvizjet e Arkanit n’Shqipëri, baba pëson…



    RROKUM.TV: A ju kanë ndihmu institucionet e Kosovës juve si familje për me zbardhë rastin e Remzi Hoxhës?



    Ardian Hoxha: Ne kemi pas ba kërkesa edhe tek i ndjeri, ish-presidenti Rugova, për me u marrë me këtë çështje. Interesimi nga ana e tij ishte konstant, por i pasuksesshëm. Edhe i ndjeri Fehmi Agani, po ashtu pat shprehur vullnetin e tij intelektual dhe moral për të ndihmuar në këtë çështje, por pa sukses. Edhe z. Adem Demaçi, edhe z. Pajazit Nushi…të gjithë janë përpjekur, por kanë patur vetëm një përgjegje nga personat e tjerë: “…leje këtë çështje, harroje, se të shkon koka…”.

    Në vitin 2003 avokati i popullit z. Ernel Tobjani e rihap çështjen (pas 8 vitesh).



    RROKUM.TV: A mendoni se ka dorë në zhdukjen e Remzi Hoxhës edhe ish-shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede?



    Remzi Hoxha me te shoqen
    Ardian Hoxha: Me duar e me këmbë, me krejt trupin ai është njëri nga fajtorët kryesor. Z. Fatos Klosi ka qenë mbas Gazidedes dhe ky i fundit faktikisht i prezenton dosjen. Në fakt, këta persona shpallen të akuzuar dhe mbahen në paraburgim: Avni Koldashi 6 muaj, Arben Sefgjini dhe Budion Meçe nga një vit. Rasti jonë ka ndodhë në vitin 1995: këta fillimisht akuzohen me një akuzë, masanej, kryeprokurori z. Theodori Sollaku e ndrron akuzën me një akuzë tjetër, e cila ka qenë Amnesti e vitit 1997. Aty vërtetohet se e ka marrë SHIK-u, ndërsa kjo nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 1997 – kjo ka ndodhë në paqë, në vitin 1995. Një gjë që nuk kanë arritur më shpejt se na është tabela e veturës që e kanë marrë.



    RROKUM. TV: A ka pas tentime nga ana e Shtetit Shqiptar që të mbyllet rasti Hoxhaj?



    Ardian Hoxha: Jo që janë munduar për ta zbulu rastin, por ka ndodhë e kundërta, janë përpjekur me fsheh rastin. Ka patur rast kur njëri shkon tek axha dhe i thotë hajde qitma një kafe se vllau tash t’lirohet. Dhe, Remzia nuk u kthye kurrë! Tash jemi në një situatë tjetër politike, por do të vijë ajo ditë që do të dal historia e vërtetë për çdo gjë. Lufta e UÇK-së nga miq të babës mësojmë se është penguar shumë.





    RROKUM.TV: Flitet po ashtu se Remzi Hoxha e ka zbulue edhe rastin e lëvizjes së ARKANIT në territorin shqiptar dhe ndalesën e tij në një hotel n’Shkodër për një natë, ku edhe ka patur takime me pjestarë të SHIK-ut?



    Ardian Hoxha: Në fakt, dëshmi nuk kam, por sipas një storie, thuhet se: njerëzit e babës tim e kanë incizu takimin mes ARKANIT dhe z. Bashkim Gazidedes (lëvizjet e tyre n’Shkodër, n’Sarandë…). Baba im meqenëse ka pas raporte t’mira me Kryetarin e Kuvendit Popullor t’Shqipnisë (m’duket që ka qenë Pjetër Arbnori), i thotë: “…A e dini ju se në çfarë situate jena na…na jena n’luftë me Serbinë, e ju çka jeni ka boni…!”. Dhe, me siguri, këto informata i shkojnë z. Gazidede dhe z. Sali Berisha. Tash alarmohet Remzi Hoxha si person! Unë them: krejt kanë me dalë n’shesh! Ne të gjitha si familje i dijmë, janë personat e gjallë, qoftë nga SHIKU-u, qoftë edhe persona që kanë qenë të maltretuar si z. Ziso Kristopulli.





    Sot më vjen turp me ju kallxu ndërkombëtarëve se babën tim ma kanë zhduk shqiptarët n’Shqipni





    RROKUM.TV: A ka qenë presioni ndërkombëtar për riphapje të çështjes Hoxha…?



    Ardian Hoxha: Ne kemi pas durim maksimal: një nga gjërat që s’kemi dashtë me ba është se nuk kemi dashtë me njollos shtetin shqiptar. Sot më vjen turp me ju kallxu ndërkombëtarëve se babën tim ma kanë zhduk shqiptarët n’Shqipni. Normal, rasti ka qenë i paraqitur që n’fillim në Amnesty International, në Human Rights Watch, dhe në organizata të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pra, filloi edhe opinioni edhe ne në veçanti të merremi me zbardhjen e fatit të babës tim z. Remzi Hoxha.



    RROKUM.TV: A mendoni se është në rrugë të mbarë procesi aktgjykues ndaj të akuzuarve në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe zgjidhja finale e rastit?



    Ardian Hoxha: Arben Sefgjini është personi që ka dhënë urdhër për me marrë Remziun, ai e ka marrë urdhërin prej shefave të tij (shef e ka pas z. Bashkim Gazidede), ndërsa z. Bashkim Gazidede e din qysh ka arritur deri aty – pse e ka marrë atë vendim ose nga kush ka marrë urdhër. Tash, ky i fundit po thotë: s’e njoh, nuk kam dëgju kurrë për Remzi Hoxhën... Thotë ai kështu, sepse këta mendojnë se i kanë zhdukë të gjitha gjurmët e rrëmbimit. Po ashtu, është personi tjetër, i cili është pjesmarrës në rrëmbimin e babës, i cili thotë: “…unë nuk dua me qenë i akuzuar, sepse, unë nuk kam faj. Mua qysh m’ka thonë shefi jem z. Arben Sefgjini, unë ashtu kam vepruar…”. Çka nuk ka treguar drejt, është që nuk i ka përmend emrat e pjesëmarrësve në rrëmbim të babës tim”. Janë 102 dëshmitarë pothuajse në lidhje me rastin Hoxhaj dhe po ashtu ndaj të gjithëve ka pas kërcënime. Ne tash ishim n’Shqipni dhe nga 20 e 30 persona na përcillshin. Unë edhe e di se Qeveria apo ekzekutivi është i ndarë nga sistemi gjyqsor. Normal, tash gjërat dihen. Së pari duhet të zbulohet definitivisht personi (baba im, trupi i tij), e me u varros dhe të vazhdojë procesi gjyqësor. Me këtë çështje është duke u marrë shteti shqiptar dhe besoj se kanë vendosë me çu drejtësinë përpara…
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #323
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ndoj fjal a gjurm per ismetin kryzi a ka o llap?

    Cka thojn ne Kosov ata qe e njohin ket Ismetin?

  4. #324
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londër, Ilir Kumbaro javën e ardhëshme vendimi ekstradimit

    Londër, Ilir Kumbaro javën e ardhëshme vendimi ekstradimit

    Nga gjykata “City of Westminster Magistrate Court”
    Muhamed Veliu

    Pas 9 seancash gjyqësore, drejtësia britanike do ta thotë fjalën e saj, javën e ardhëshme nëse Ilir Kumbaro do të ekstradohet në Shqipëri.
    Kështu ka vendosur gjykatësi Haward Riddle, në senacën e fundit në këtë proces ektradimi, një prej më të rëndësishmëve për drejtësinë shqiptare, këto vitet e fundit.
    “Janë një sër materialesh, të reja për tu lexuar, përfshi një mori provash të cilat duan kohën e tyre për t’u shqyrtuar me kujdes nga ana ime. Kështu për këtë cështje do të lexoj vendimim të martën e ardhshme 24 Mars” ka deklaruar gjykatësi Riddle.
    Edhe kjo seancë është shfrytëzuar nga avokati, Kumbaros, Xhon Xhons, për të paraqitur disa prova të reja të cilat sipas tij hedhin poshtë ligjshmërinë e kërkesës së ekstradimit nga shteti shqiptarë.
    Sipas avokatit Xhons, kërkesa e ekstradimit bazohet në akt-akuzën e vitit 2003 e ngritur për Ilir Kumbaron, Budion Mecen, Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin, ndërkohë kur këta tre të fundit, atëkohë janë liruar nga këto akuza madje kanë marrë dëmshpërblim.
    Në mbrojtje të këtij argumenti, avokati Kumbaros ka përdorur dy materiale të dërguara nga avokati Fadil Kaloshi dhe kolegu i tij me mbiemrin Stafa të cilët thonë se kërkesa e ekstradimit e Ilir Kumbaros bie ndesh me nenin 261 të kodit penal, i cili flet për pushim e një cëshje penale.
    Gjykatësi Riddle ka kërkuar shpjegime se cilët janë këta avokatë dhe si ka nisur bashkëpunimi mi tyre me avokatët anglez.
    Për këtë avokati kumbaros u shpreh, se ata janë thjesht mbështetës të zotit Shaqa Shatri, të cilët na kanë kontaktuar privatish.
    Claire Dobbin përfaqësuese e shtetit shqiptarë ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes duke argumentuar ligjshmërinë e kërkesës për ekstradim.
    Gjatë të gjithë seancës Ilir Kumbaro ka treguar shenja nervozizmi kur prokurorja Dobin fliste përpara gjykatës. Kumbaro ka ndërhyrë disa herë duke kërkuar konsultime me avokatin Xhons.
    Procesi është ndjekur edhe nga gazetarë të BBC dhe një përfaqësuese e “Amnesty International” , organizatatë e cila ka ushtrur presion mbi qeverinë shqiptare, për zbardhjen e vrasjes dhe më pas zhdukjen e Remzi Hoxhës.

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po ndonje investigim per nerjakun e altin arapin a do besh o shit-jagu i chanallit te nexhit?
    ata a do i sjelle kush te japin llogari ne shqiperi?
    si thua ti..

  6. #326
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po ndonje investigim per nerjakun e altin arapin a do besh o shit-jagu i chanallit te nexhit?
    ata a do i sjelle kush te japin llogari ne shqiperi?
    si thua ti..
    po don me thon se ashtu si nerjak e altin arapa qenkan per njeren pale, keshtu qenka edhe kumara per palen tjater, rrot-starat ...

    medet ...

  7. #327
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po ndonje investigim per nerjakun e altin arapin a do besh o shit-jagu i chanallit te nexhit?
    ata a do i sjelle kush te japin llogari ne shqiperi?
    si thua ti..

    Ky shijaksi i nexhit tend, apo Muhamed Veliu (imagjino se c'emer ka dhe ja kupton edhe origjinen edhe qellimin e tij) ashtu sic keni bere ju per vite e vite, ashtu ka bere edhe ky ne vendin e Mbretereshes se Anglise, ku shqiptaret e varfer, shkuan te permiresonin jeten e tyre, te dilnin nga kthetrat e Berishizmit dhe te jetonin, packa se me vuajtje, por me nje shprese qe femijet e tyre do behen dikushi.

    Ky, ka marre ne qafe me mijera familje ne Angli. Me spiunimet dhe pislliqet e tija. Eshte nje fakt, qe cdo shqiptar ta reciton, mjafton ta pyesesh per Muhamed Veliun. Dhe, nqs do ta shikojme demin e tij, ne nje spekter me te madh, dmth jo ne demet e familjeve, por ne ate demin kombetar, atehere do kuptoni akoma me teper.

    Lexojini te tera shkrimet e tij. Ne te gjitha, vetem shkruan keq e me keq, ndaj shqipetareve dhe veprimtarise se tyre. Si ka mundesi qe nuk e lexuam diku, te shkruaje nje artikull ku te mbroje disi kombesine e tij, ku te shkruaje edhe per ato vlera qe bijte e shqipes kane dhe qe ua dhurojne shteteve ne te cilat jetojne.

    Spiunin tere bota e pagoi me shtrenjte se kedo. Shqiptarin, historikisht e gjeti 'free'

    Te dy ju, njelloj jeni, nje surrat keni dhe historikisht te njejten propagande demtuese keni bere...

    Ju doni vetem nje Brar n'bith e te mos dhjetni me tere jeten!

  8. #328
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Gjykata vendos për ekstradim të ish-zyrtarit të SHIK-ut

    Një Gjykatë në Londër ka vendosur që të ekstradojë një ish-zyrtar të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë i cili akuzohet për rrëmbim dhe torturë me pasoja të rënda të një biznesmeni në Shqipëri.

    Nga Express më 24.03.2009 në ora 17:53
    Vendimin përfundimtar për ekstradimin e tij duhet ta marrë sekretarja e Brendshme britanike. Zoti Kumbaro ka të drejtë ankese pas vendimit të sekretares së Brendshme.

    Ilir Kumbaro së bashku me 3 ish-zyrtarë të lartë të SHIK-ut akuzohet për rrëmbimin dhe vdekjen e biznesmenit shqiptar me origjinë kosovare, Remzi Hoxha.

    Rrëmbimi i biznesmenit ka ndodhur në Tiranë në vitin 1995. Disa procese gjyqësore janë zhvilluar që nga ajo kohë por ende nuk është gjetur se ku ka përfunduar biznesmeni dhe as nuk janë përcaktuar fajtorët.

    Në Tiranë procesi është rihapur në prill të vitit 2008 dhe Ilir Kumbaro konsiderohet prej akuzës si njeriu që ka ekzekutuar rrëmbimin e Remzi Hoxhës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #329
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Miku i Hoxhës: Remziu la Kosovën t'i shpëtonte UDB-së


    Dy ish- agjentë të SHIK-ut, dëshmojnë arratisjen e Avdyl Loshajt nga godina e shërbimit sekret të degës së Tiranës

    Në procesin ndaj ish- krerëve të SHIK-ut, ka dëshmuar edhe ish- kryesocialisti i Sarandës: Kristopulli, me shenja dhune në trup

    TIRANE- Katër persona kanë dhënë dëshminë e tyre dje përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda në lidhje me zhdukjen e tregtarit shqiptaro maqedonas, Remzi Hoxha në vitin 1995, krim për të cilin akuzohet ish- drejtori i SHIK-ut të kryeqytetit dhe tre ish- vartës të tij.

    Mes dëshmitarëve të thirrur dje nga gjykata, ka qenë ish- sekretari i Përgjithshëm i Sindikatave të Kosovës, Bazri Hyka, njëkohësisht mik i ngushtë i Remzi Hoxhës.

    Ai ka pohuar se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Remzi Hoxha, ishte ndjekur nga shërbimi sekret jugosllav, UDB-ja dhe për këtë ishte deyturuar të largohej në drejtim të Shqipërisë për të shpëtuar.

    Ai dëshmoi për Gjykatën e Krimeve të Rënda se e kishte marrë vesh, rrëmbimin e Remzi Hoxhës, nga Avdyl Loshaj, personi tjetër që pretendohet se....................................... së bas është rrëmbyer nga SHIK-u në vitin 1995, bashkë me Hoxhën dhe Ziso Kristopullin.

    Sipas Hykës, ai ishte takuar me Loshajn në vitin 1997, në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Gjatë këtij takimi, sipas dëshmitarit, Loshaj i kishte rrëfyer, se Remzi Hoxha ishte mbajtuar i izoluar dhe ishte keqtrajtuar në një nga bazat e SHIK-ut, (aktualisht SHISH).

    Pas dëshmisë së mikut të Hoxhës, Bazri Hyka, ka dëshmuar ish- kreu i Partisë Socialiste të Sarandës, Astrit Llanaj. Ky i fundit rrëfeu një moment të një takimi të tij që kishte pasur me Ziso Kristopullin, pasi ky i fundit kishte dalë nga izolimi ku ai mbahej në Vain të Lezhës.

    Në këtë vend pretendohet nga prokuroria se janë mbajtur dhe keqtrajtuar tre të dëmtuarit, Remzi Hoxha, Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj.

    Sipas dëshmisë së ish- kryesocialistit, ai kishte parë Kristopullin, të kishte shenja dhune në trup, ndërsa kishte mësuar se ai sapo kishte dalë nga izolimi ku ishte mbajtur.

    Pas dëshmisë së Llanajt, seanca e djeshme ka vijuar me marrjen e dëshmive të dy ish- agjentëve të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Petraq Xhorxhi dhe Anesti Selimi të cilët në kohën që ka ndodhur zhdukja e Hoxhës, kanë qenë efektivë të SHIK-ut të Tiranës.

    Dëshmia e tyre kishte të bënte më shume me largimin nga drejtoria e SHIK-ut të Tiranës e Avdyl Loshajt, ku ai mendohet se po merrej në pyetje. Sipas dëshmisë së tyre, ishte hedhur nga kati i dytë i godinës së SHIK-ut ku po mbahej, nga policia. Edhe pse ata treguan këtë fakt, ish- agjentët e SHISH-it, nuk dhanë detaje të tjera mbi rrethanat e largimit.

    Ata pohuan se nuk kanë qenë dëshmitarë okularë të kësaj ngjarjeje dhe se për këtë shkak nuk kishin shumë dijeni mbi këtë situatë. Në dëshmitë e seancave të ardhshme pritet të dëshmojnë edhe ish- efektivë dhe funksionarë të tjerë të SHIK-ut, në lidhje me këtë histori.

    Në procesin e zhdukjes së tregtarit Remzi Hoxha, janë katër ish-punonjës të SHIK-ut, 94- 97, Arben Sefgjini në rolin e ish- drejtorit të SHIK-ut, për Tiranën, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi, Budjon Meçe.

    Ata akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, afro 14 vjet më parë në Tiranë. Trupi i këtij të fundit edhe sot e kësaj dite mbetet mister përsa i përket vendndodhjes së mundshme të tij. Veç rrëmbimit e zhdukjes së Hoxhës, katër personat akuzohen edhe për rrëmbimin e shtetasve Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj. SH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dëshmia: Remzi Hoxhës i bëri shantazh UDB-ja
    » Dërguar më: 08/04/2009 - 14:06



    Klodiana Lala

    Remzi Hoxha përndiqej nga UDB-ja serbe e maqedonase. Basri Zyka nga Kosova, një prej miqve të shqiptaro-maqedonasit të zhdukur prej 14 vitesh, u shpreh para trupit gjykues se “Remzi Hoxha persekutohej nga organet serbe, pasi përgatiste kosovarët kundër okupatorit serb”. Zyka është personi që ka mundur të kontaktojë me Avdyl Loshajn, një prej të mbijetuarve nga torturat e SHIK-ut. “Loshaj na tregoi se e kishin torturuar. Atje ku mbahej i izoluar, kishte dëgjuar zërin e Remziut. Bisedën me të e kam zbardhur unë dhe e kam dërguar në prokurori”, - u shpreh dëshmitari. Më poshtë do të botohet rrëfimi i plotë që dha dje në procesin penal ndaj tre ish-shikasve; Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, të akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
    Më thoni dëshmitar, nëse jeni pyetur më parë nga organet kompetente?
    Po. Nga prokuroria.
    Na thoni dëshmitar, nëse në rastin që jeni pyetur ju kanë thirrur apo jeni paraqitur vetë në organet kompetente?
    Jam paraqitur vetë me vullnetin tim.
    Në thoni dëshmitar, nëse e keni njohur shtetasin Remzi Hoxha, nëse po, në çfarë rrethanash jeni njohur?
    Po, e kam njohur. E kam njohur Remzi Hoxhën në vitin 1990. Më saktësisht në muajin shkurt. Më është paraqitur bashkë me një shokun tim Shefqet Maliqi, dhe kanë kërkuar nga unë të anëtarësohem në Sindikatën e Ekonomisë së vogël dhe Zejtarisë së Kosovës.
    Na thoni dëshmitar, në kohën që jeni njohur me Remzi Hoxhën, ishte në marrëdhënie pune?
    Remziu ishte zejtar dhe merrej me argjendari. Veç kësaj merrej me çështjen e organizimit dhe formimit të sindikatave në Kosovë. E kam njohur në Ferizaj. Më saktë, në një ndërmarrje private. Aty isha i punësuar.
    Më thoni dëshmitar, gjatë kohës që jeni njohur me Remzi Hoxhën, nëse është thirrur nga organet e shtetit serb. Nëse po, në çfarë kohe?
    Ka qenë i thirrur nga organet shtetërore të Serbisë, fillimisht në vitin 1989, kur ka përkrahur grevën e minatorëve dhe është solidarizuar me ta me atë lokalin e tij të argjendarisë në Ferizaj. E kanë thirrur në gjykatë dhe veç kësaj ka qenë thirrur nga organet shtetërore të Serbisë në vitin 1991. Më saktë, muaji i 12-të i vitit 1990.
    Më thoni dëshmitar, nëse jeni në dijeni të largimit të Remzi Hoxhës nga Kosova dhe për çfarë arsye?
    Remzi Hoxha meqë merrej me veprimtari sindikale dhe përveç asaj merrej me ndihmën e popullatës, që ishte larguar nga puna në atë kohë. Merrej me ballafaqimin e shqiptarëve me okupatorin serb. Prej kësaj ai ra në sy. Në vitin 1991, siç e përforcova dhe më lart, thirret nga organet disa herë dhe i bëhen shantazhe nga më të ndryshmet duke e kërcënuar se, do të të vrasim, do të djegim shtëpinë, do të qëllojmë me top banesën, e kështu me radhë. Mesa kam kuptuar, ia bënë këtë që të largohej nga vendbanimi. Kishte lindur në Shkup, jetonte në Ferizaj, familjen e kishte në Prishtinë.
    Më thoni dëshmitar, nëse gjatë kohës që Remzi Hoxha qëndronte në Shqipëri, e keni takuar?
    Jo, nuk kam kontaktuar me të gjatë kohës që qëndronte në Shqipëri.
    Më thoni dëshmitar, nëse jeni vënë në dijeni të ngjarjes që i ka ndodhur Remzi Hoxhës në Shqipëri, nëse po, në çfarë rrethanash?
    Për rastin çfarë i ka ndodh Remziut, jam njoftuar nga vëllai i tij më datë 31.10.1995. nuk më kujtohet cili vëlla ka qenë. Mund të jetë Et’hem Hoxha, Nexhmedin Hoxha. Desha të them, në kuadër të sindikatave në Kosovë, Remziu ishte i interesuar të krijonte dhe sindikata në Shqipëri. Në kuadër të kësaj kanë qenë disa vizita të sindikatave të Shqipërisë në Kosovë në vitin 1992. Në kuadër të kësaj ka mbajtur një varg takimesh me sindikatat e Shqipërisë në vitin 1992-‘93.
    Na thoni dëshmitar nëse jeni njohur me shtetasin Avdyl Loshaj. Nëse po, në çfarë rrethanash?
    Shtetasin Avdyl Loshaj e kam takuar për herë të parë në vitin 1997, në janar në mos gabohem. Në Prishtinë. Më ka njoftuar familja e Remzi Hoxhës. Ishte interesuar për artikujt e gazetës “Zëri”, që ishin shkruar atëherë në Kosovë.
    Nëse ju kujtohet kur jeni takuar me Avdyl Loshajn, keni qenë vetëm apo me persona të tjerë?
    Kam qenë i shoqëruar dhe me persona të tjerë. Ka qenë Afrim Morina, Nuri Paçarizi.
    Ku jeni takuar?
    Jemi takuar tek zyrat e Onikombit në Prishtinë.
    Cila ishte arsyeja që Avdyl Loshaj po takohej me ju?
    Arsyeja ishte siç i ishte prezantuar familjes, ishte njohur me shkrimet dhe donte t’i njoftonte lidhur me Remziun. Ishte dëshira dhe vullneti i tij për t’u takuar me familjen dhe me ne. Familja e kishte adresuar tek ne.
    Nëse ju kujtohet çfarë keni biseduar konkretisht?
    Meqë ishte hera e parë dhe nuk e njihnim, e zhvilluam bisedën me të dhe unë kam mbajtur shënim me dorën time. Kam bërë përpjekje me shënu fjalët që ai ka thënë dhe i kam deponuar në prokurori. Shënimet mund tua dorëzoj, se e kam origjinalin me vete.
    Cila ishte tema e bisedës?
    Tema ishte rreth Remziut. Përmendte disa emra. Pretendonte se ka dëgjuar britmat e Remziut, se ka qenë i mbyllur bashkë me të. Emrat që ka përmendur nuk më kujtohen. Ishte në gjendje jo fort të mirë shpirtërore. Përmendte dhe disa emra të tjerë, si Ali Aliu, nuk e di përse i përmendte ato.
    Nëse nga ana juaj është pyetur Avdyl Loshaj, nëse e njihte Remziun?
    Po. Ai deklaroi se e njihte Remziun nga një vizitë që i kishte bërë Remziu diku në spitalin nr.2 apo 5 në Tiranë.
    Në çfarë viti?
    Në vitin 1993.
    E pyetët nëse kishte dijeni për ngjarjen e Remzi Hoxhës?
    Sipas bisedës që kam bërë me të, kishte dijeni ngase e kishin pyetur organet hetuese që e kishin marrë. E kishin pyetur, a e njeh Remziun, me çfarë merrej.
    E keni pyetur rreth vetes së tij nëse kishte pasur ndonjë ngjarje?
    Na tha që ishte torturuar. Me një çarçaf të bardhë e kanë mbështjellë dhe kishin afruar para një grope. I kanë fut revolen në gojë dhe e kanë shkrep, por nuk ka shkrepur. Një nga rrethanat që ka përshkruar.
    E pyetët ju Avdyl Loshajn nëse e kishin pyetur për Remzi Hoxhën dhe nëse po, çfarë qëndrimi kishte mbajtur?
    Lidhur me Remziun thotë se e ka takuar për herë të parë në spital. Remziu e kishte shprehi që t’i afrohej çdo kosovari, sidomos student dhe t’i qëndronte pranë.
    Gjatë marrjes në pyetje, ju ka thënë që e ka parë Remzi Hoxhën?
    Na ka pohu që e ka njohur zërin e Remziut, ishte një zë i trishtue.
    Ju ka pohuar rrethanat në të cilat ishte marrë?
    Jo, nuk na ka folur.
    Nëse keni dijeni, është zhvilluar ndonjë bisedë me Avdyl Loshajn dhe të afërmit e Remziut?
    Po është zhvilluar një bisedë dhe është regjistruar në magnetofon. Ajo bisedë më është afruar mua dhe e kam shkruar.
    Çfarë bëtë me të?
    Është dorëzuar në prokurori. Por nuk e di nëse është dorëzuar e plotë apo vetëm një pjesë e saj.
    Na thoni nëse njihni ndonjë pjesëtar të familjes së Avdyl Loshajt, nëse po, në çfarë rrethanash i keni njohur?
    Vetëm një herë kam qenë së bashku me Et’hem Hoxhën, kam takuar nënën e tij.
    Nëna e Loshajt ju foli rreth problemit?
    Nëna e tij ka deklaruar se Avdyl Loshaj jeton në Holandë dhe se në momentin kur është kthyer prej Shqipërisë, i ka pasur dhëmbët e thyer. Këtë na e ka pohuar në vitin 2003 në korrik.
    Na thoni nëse nga ana juaj është dorëzuar ndonjë material në prokurori?
    Po, është dorëzuar në muajin korrik të vitit 2003.
    Ju kujtohet për çfarë bëhet fjalë në atë material?
    Po. Bëhej fjalë për takimin e kryetarit të Sindikatës së Ekonomisë së vogël dhe Zejtarisë së Kosovës me dy apo tre persona të organizatës për të drejtat e njeriut.
    Keni ndonjë gjë për të shtuar për ngjarjen?
    Nuk kam për të shtuar asgjë, veç kisha pasur dëshirë që ngjarja të zbardhej.
    Av. Z.Nikaj: Çfarë lidhjesh keni me familjen e Remzi Hoxhës?
    Nuk kam asnjë lidhje familjare, veç miqësore.
    Çfarë pune keni kryer?
    Nga viti 1990 kam qenë sekretar i Sindikatës së Ekonomisë së vogël dhe Zejtarisë së Kosovës. Punë private kam bërë.
    Përse të janë ngarkuar të gjitha këto punë?
    Interesimi im ka qenë për shkak se u zhduk një person që ishte aktivist i çështjes kombëtare, që ka qenë i përndjekur dhe persekutuar që nga UDB-ja sllave, serbe dhe nga UDB maqedonase. Jam interesuar për shkak të lidhjeve shoqërore.
    Kur ka nisur interesimi?
    Që kur jam njoftuar për ngjarjen nga vëllai i tij.
    Ju dini gjë çfarë është bërë me Remzi Hoxhën?
    Nuk di asgjë.
    Për ngjarjen ke mësuar prej të tjerëve?
    Prej njerëzve të Remziut kam mësuar për zhdukjen.
    Në takimin që keni pasur me Loshajn, thatë që nuk ishte normal?
    Ishte normal si person. Por ishte i shqetësuar. Në një moment u shpreh se po frikem prej punëtorëve të SHIK-ut se po më përndjekin. Jam munduar ta qetësoj.
    Ju vetë keni qenë i ingranuar në strukturat e UDB-së jugosllave?
    Jo, në asnjë strukturë.
    Av.A.Hadëraj: Gjatë takimit që keni pasur me Loshajn, ju ka folur për ndonjë mik shqiptar?
    Po, për Dhurata Sinën, i ka ndihmuar.
    Ju ka folur për lëvizjet e tij në Shqipëri dhe kontaktet që ka pasur?
    Jom nuk më kujtohet.
    Po emri i Ziso Kristopullit ju kujton gjë?
    Po, atë emër e kam dëgjuar. E ka përmendur te regjistrimi, që e kam lexuar e transkriptuar dhe e kam nxjerrë në letër. Nuk ma ka thënë drejtpërdrejt, por nga regjistrimi.
    Kur takuat Loshajn, sa kohë kishte në Kosovë?
    Gjatë deklarimit që kam marrë, mbaj mend që më ka thënë që ka bujtur në Recaj.
    Gjyqtari: Kur e takuat Avdylin patë gjë ndonjë dëmtim?
    Nuk kam vërejtur asgjë.
    Përse ju zgjodhi ju familja?
    Mendoj se familja ka kujtuar se mos ishte ndonjë person që kërkonte përfitim.
    Loshaj ju kërkoi ndonjë shpërblim?
    Jo.
    Gjatë takimit me Loshajn, ju tha gjë kush e kishte mbyllur brenda?
    Mbaj mend që e ka pyetur një person tullac. Por s’ka përmendur emra të tjerë. S’na tha asgjë për ata që e rrëmbyen. Rrëmbyesit u kanë thënë Avdylit dhe Remziut, që keni tentuar të vrisni Agron Musarajn si dhe kanë përmendur dhe disa emra të tjerë.
    Ju tha si ka mundur të largohet?
    Na tha që ka mundur të hidhet nga kati i tretë i ndërtesës që është marrë në pyetje, ka thyer këmbën.

    gsh balkanweb

Faqja 33 prej 39 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  5. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •