Close
Faqja 34 prej 39 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 385
  1. #331
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Dëshmi të forta për Remzi Hoxhën


    Nga Express më 19.05.2009 në ora 22:01
    Ish-roja i vilës në Vain të Lezhës që shfrytëzohej si bazë e Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH) zbulon detajet e forta për zhdukjen e biznesmenit nga Maqedonia, Remzi Hoxha.

    Në seancën gjyqësore të radhës, për çështjen “Hoxha” ka dëshmuar sot ish-roja i vilës në Vain të Lezhës që njihej si bazë e SHIK-ut.

    Viktor Sokoli, ka dhënë sot një dëshmi të fortë në procesin për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha.

    Sokoli ka dëshmuar pa praninë e kamerave, duke treguar para Gjykatës së Krimeve të Rënda, se ka qenë dëshmitar dhe në këtë vend silleshin persona të mbuluar me thes në kokë.

    Në dëshminë e tij, roja i bazës ka përmendur edhe emra konkrete. Sokoli ka deklaruar para trupit gjykues se kishte parë një oficer të SHIK-ut me emrin Budjon që kërcënonte Remzi Hoxhën.

    Madje këtë dëshmi roja tha në gjykatë, se ia kishte treguar edhe drejtorit të bazës së Vainit, dy vjet më vonë.

    Dëshmia e ish-rojës së bazës është cilësuar si më e forta dhënë deri më tani para trupit gjykues për procesin gjyqësor për zhdukjen e biznesmenin shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha i cili u zhduk në rrethana misterioze në vitin 1995.

    Mësohet se në procesin gjyqësor ndaj ish-punonjësve të SHIK-ut, prokurori i çështjes kërkoi dëshmitar, shtetasin kosovar Shaqa Shatri, kërkesë të cilën gjykata nuk e pranoi. (INA)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #332
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    kush ishte ky njeri kujt i ndihmonte a kan dokumente te kontributit te tije per qeshtje kombetare ku kishte pasuri thuhet 2oooooo nga i kishte ai ato athua nje puntori ne ferizaj i beka aq para ken e kishte mik te ; lpk pasi po thuet a ashte gjall ai njeri a mos kishte lidhje me nje abdyl hogja qe aksidentalisht humbi jeten ne turqi edhe ai biznismen i njohur apo ka lidhje te ngushta me mangatin e ndertimeve rubin invest qe bleu 25h fabriken e drurit dhe me nje puntori te vockel mbetej gjall humbja e qdo njeriu eshte tragjedi po ata shoke te remziut qe jan gjall te tregojne per te bemat e tij dhe kontributin pastaj edhe ne ta shpallim hero se qdo kontribues shum i madhe eshte edhe hero andaj vetem nje njeri te na tregoj se clit i beri mire ne ate koh sado qe te jet ju lutem mos hezitoni se ashtu jemi shum mbrapa po si zbuluam sidomos keto familje qe te ne nuk kan qen te njoura pra ferizaj folni qfar kontributi kan keto familje ju dini se e keni bashkepuntor dhe bashkqytetar ju uroj qe e verteta edhe nese essht e hidhur te jet ashtu si eshte ju pershendes dua nje pergjigjje sa me te shkurter.

  3. #333
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga shalja1 Lexo Postimin
    kush ishte ky njeri kujt i ndihmonte a kan dokumente te kontributit te tije per qeshtje kombetare ku kishte pasuri thuhet 2oooooo nga i kishte ai ato athua nje puntori ne ferizaj i beka aq para ken e kishte mik te ; lpk pasi po thuet a ashte gjall ai njeri a mos kishte lidhje me nje abdyl hogja qe aksidentalisht humbi jeten ne turqi edhe ai biznismen i njohur apo ka lidhje te ngushta me mangatin e ndertimeve rubin invest qe bleu 25h fabriken e drurit dhe me nje puntori te vockel mbetej gjall humbja e qdo njeriu eshte tragjedi po ata shoke te remziut qe jan gjall te tregojne per te bemat e tij dhe kontributin pastaj edhe ne ta shpallim hero se qdo kontribues shum i madhe eshte edhe hero andaj vetem nje njeri te na tregoj se clit i beri mire ne ate koh sado qe te jet ju lutem mos hezitoni se ashtu jemi shum mbrapa po si zbuluam sidomos keto familje qe te ne nuk kan qen te njoura pra ferizaj folni qfar kontributi kan keto familje ju dini se e keni bashkepuntor dhe bashkqytetar ju uroj qe e verteta edhe nese essht e hidhur te jet ashtu si eshte ju pershendes dua nje pergjigjje sa me te shkurter.
    I nderuar
    ke matrial sa te duash ne ket tem
    per jeten e vepren e Remzi Hoxhes
    hulumto pak kur te kesh koh dhe i gjen ato.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #334
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    a ka ndoni dokument qe ai eshte apo seshte spiun i udb apo ndoni deshmi se ka kontribuar per kosove edhe nje metelik te vetem

  5. #335
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    SHUM NJERZ NE FERIZAJ TE LEVIZJES SHUM EDHE ATA QE NUK JAN NDER NE SI REGJEP BISLIMI QE SESHT ME EKREM JASHARI [BACI] NAZMI KRASNIQI KRYETAR I SHVL TE UQK E SHUM TE TJER NGA PRISHTINA SI SKENDER HAJDARI SADIK JASHARIN ILIR KONUSHEVCIN E KAM NJOHUR PO PER KETE VEPRIMTAR TE LPK QE ESHT FORMUESE E UQK NUK KAM DEGJUAR PO ME MIRE E DIN EMRUSH GJEMAJLI OSE DAsht zoti e sherohet edhe bajrush gjemajli se ai ka qene kordinator i lpk per ferizaj e ndoshta edhe ai din per aeroplanat dhe raketat qe kan ardhe ne kosov nga ky patriot qe paska qene ne eresir edhe te ldk edhe te lpk pra mbetet te sqarohety vetem nje kontribut sa me i vogel me dokument e jo si thon familja apo kafeneja se cilit person i ka ndihmuar nese eshte gjall e mos ta zgjatim, punen e keti far demopatrikerkushhiqi nga ferizaj

  6. #336
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o shalja..numer uan..

    ktu po flitet dhe per remzi..dhe per ismet..

    komentet e tua per kend i ke or shoq..

    nejse..

    kur vritet ose zhduket nji shqiptar.. dalin me rendesi shum gjana..

    e fundit eshte se cili ishte personi.. cfar vlera kishte etjetj..
    kryesore eshte ajo qe..
    e duam nji shtet si ne kosov si ne shqiperi..
    nji shtet me ligje.. me rregulla me barazi e drejtesi e demokraci..
    nji shtet qe gjoben per parkim te gabuar te kerrit ta ban polici i parkingave e jo kasapi i lagjes.. apo lahperi qe han fara lule dielli..tek cepi rruges te feneri.. qe dritat vjen i ndreq elektricisti i Ndermarrjes elektrike.. ne banes e lagje e jo demlushi kerkushi qe nuk di cka eshte kirkofi e amperi.. e sdin cka eshte wati e kosinus fi-ati.. qe mishin qe ta shet kasapi e ka kontrollue dhe veteriner xhevati.. qe milionat qe shkojn ne shtet i kontrollon dhe revizori hyqmet.. qe kush gruen e rreh me dru.. i thot shteti ..ti mor m.ut ke pun me mu.. e qe e vendos nji gjykat se a meriton x-i burg a pun me lopat.. dikush qe ka gabue.. e jo me pas drejt cdo LPK-ash meqe moti ka lexu libra te trash.. me enver stalin e mao ce dun.. e thot ligji jam un.. e un vras ne llapushnik ate cfar celula e ka etiketue armik.. e un vras ne vlor dyzet e dy.. e tre.. ata qe shoki dushan ka than me i ba pleh..

    pra duam..sic i thon teorikisht..shtet ligjor..e ne kte shtet ligjor askush nuk guxon me vra a me zhduk dikend..
    prandaj i kerkojm shtetit ti zbardh krimet..

    kjo ka rendesi..

    tjerat vijn ma von..

  7. #337
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Djali i Remzi Hoxhës: Presione politike mbi Gjykatën e Lartë


    TIRANË – Heqja e masës së sigurisë për Ilir Kumbaron, e cila vë në pikëpyetje ekstradimin e tij nga Londra, ka sjellë reagimet e familjes së Remzi Hoxhës. Vetëm pak orë pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Lartë, ka reaguar djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, i zhdukur 14 vjet më parë. Adrian Hoxha dhe vëllai i viktimës, Nexhmedin Hoxha, në një prononcim për mediat shprehën rezervat e tyre për Drejtësinë në Shqipëri duke akuzuar edhe zyrtarë të qeverisë si të implikuar në rrëmbimin dhe zhdukjen e njeriut të tyre në vitin 1996. Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Lartë mund të jetë i pritshëm një ndryshim në vendimin për ekstradimin e ish-shikasit, i cili akuzohet për përfshirje në zhdukjen e Hoxhës në tetorin e vitit 1995.

    Deklarata
    “Duket qartë se politika qeveritare ka direkt gisht ndaj personave që pa kompromis janë të implikuar në krime të papara dhe tani dëshirojnë të lirohen nga proceset gjyqësore", - tha Nexhmedin Hoxha, vëllai i të zhdukurit. Ai shtoi se Drejtësia në Shqipëri nuk po funksionon. Më tej ai shoi se pavarësisht rrethanave dhe proceseve gjyqësore, familja nuk do të ndalet së kërkuari drejtësinë dhe varrin e njeriut të tij të dashur. "Ne nuk do të hakmerremi ndaj atyre që pranojnë të rrëfejnë ngjarjen e vërtetë dhe ndoshta kanë qenë të detyruar ta bënin nga eprorët e tyre, ne do i falim, por me një kusht: që të na tregojnë eshtrat e tij që ta varrosim", - shprehet i vëllai i të zhdukurit, Nexhmedin Hoxha, duke cilësuar çështjen e tyre si një lojë të politikës qeveritare.
    I biri i Remzi Hoxhës, Ardiani, në reagimin e tij akuzon Drejtësinë dhe politikën në Shqipëri se po shpërblejnë kriminelet. "Vendimi i Gjykatës tregon edhe njëherë se sa e brishtë dhe jo e drejtë është Drejtësia dhe politika në Shqipëri. Krimineli shpërblehet për krimet e kryera. Avokatët e ‘të fshehurit, gënjeshtarit dhe kriminelit’, kanë arritur që përkohësisht të gjejnë një hapësirë ligjore, të cilën e ka krijuar qeveria ‘Berisha’ për t'i falur kriminelet për krimet e kryera", - theksoi Ardian Hoxha. Ai paralajmëroi se Ilir Kumbaro dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të lirohen nga përgjegjësia.
    Djali i Remzi Hoxhës vë në dukje provat e akuzës, të cilat, përveç se kanë provuar se babai i tij është rrëmbyer nga punonjësit e SHIK-ut të asaj kohe, kanë faktuar se i fundit që është parë më të zhdukurin ka qenë i pandehuri Ilir Kumbaro që është në proces gjyqësor ekstradimi në Angli drejt Shqipërisë. "Ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë se Ilir Kumbaro ka qenë personi i fundit i që e ka pasur ‘në dorë’ babanë tim para se t'i mbeste në to. Ky vendim, për mua personalisht nuk ka ndonjë peshë të veçantë, përveçse na tregon edhe njëherë se në Shqipëri nuk ka drejtësi të mirëfilltë,- theksoi Ardian Hoxha për një media. Ai shprehu bindjen se pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, ngjarja do të zbardhet dhe autorët do të marrin dënimin e merituar dhe se nuk do ndalen se kërkuari eshtrat e njeriut të tyre të dashur të rrëmbyer nga punonjësit e SHIK-ut në tetor të 1995-s në punishten e tij në Tiranë.

    Vendimi
    Katër ditë më parë, Gjykata e Lartë hoqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-shikasin Ilir Kumbaro. Me vendimin e kësaj gjykatë, me pretendimin se masës së marrë në vitin 2003 i kanë humbur efektet, të akuzuarit kryesorë për rrëmbimin dhe torturimin me pasojë zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas Remzi Hoxha i lind e drejta të kërkojë lirimin në Gjykatën e Londrës, vend ku dhe po mbahet për qëllime ekstradimi.
    Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen pas rrëzimit që Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit i bënë kërkesës së avokatëve mbrojtës të Ilir Kumbaros. Ish-oficeri i lartë i shërbimit sekret, Ilir Kumbaro, që është nën akuzë për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, u arrestua në Londër në muajin tetor të 2008-s, pas një kërkimi ndërkombëtar nga Interpoli. Kumbaro kishte ndërruar disa herë adresën e banimit në kryeqytetin britanik për të mos rënë në gjurmët e policisë, ndërsa jetonte me identitet të rremë.


    Albania

  8. #338
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2009
    Postime
    28
    Citim Postuar më parë nga shalja1 Lexo Postimin
    kush ishte ky njeri kujt i ndihmonte a kan dokumente te kontributit te tije per qeshtje kombetare ku kishte pasuri thuhet 2oooooo nga i kishte ai ato athua nje puntori ne ferizaj i beka aq para ken e kishte mik te ; lpk pasi po thuet a ashte gjall ai njeri a mos kishte lidhje me nje abdyl hogja qe aksidentalisht humbi jeten ne turqi edhe ai biznismen i njohur apo ka lidhje te ngushta me mangatin e ndertimeve rubin invest qe bleu 25h fabriken e drurit dhe me nje puntori te vockel mbetej gjall humbja e qdo njeriu eshte tragjedi po ata shoke te remziut qe jan gjall te tregojne per te bemat e tij dhe kontributin pastaj edhe ne ta shpallim hero se qdo kontribues shum i madhe eshte edhe hero andaj vetem nje njeri te na tregoj se clit i beri mire ne ate koh sado qe te jet ju lutem mos hezitoni se ashtu jemi shum mbrapa po si zbuluam sidomos keto familje qe te ne nuk kan qen te njoura pra ferizaj folni qfar kontributi kan keto familje ju dini se e keni bashkepuntor dhe bashkqytetar ju uroj qe e verteta edhe nese essht e hidhur te jet ashtu si eshte ju pershendes dua nje pergjigjje sa me te shkurter.
    une sa e di Remzi Hoxha eshte vllau i Abdyl Hoxha-s qe humbi jeten ne nje akcident komnikacioni ne Turqi, Familja Hoxha jane te njohur si familje e ndershme, jane biznismene shume te sukseshem, dhe punojne me nder.

  9. #339
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kumbaro, Krimet e Rënda rrëzojnë Gjykatën e Lartë

    Gjykata: Arrest me burg për Ilir Kumbaron, është person me rrezikshmëri


    Sokol Çobo

    Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda e konsiderojnë ish-shikasin Ilir Kumbaro një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nisur edhe nga fshehja për një kohë të gjatë në Angli me identitet të rremë. Ai akuzohet për rrëmbim dhe torturë të trefishtë dhe nisur nga rrezikshmëria e veprave penale që kanë një minimum prej 10 vitesh burg, gjykata ka rivendosur ndaj personit në fjalë masën "arrest me burg", duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit, në fillim të këtij muaji, do të lironte nga burgu Kumbaron, i arrestuar në Angli dhe me procedura ekstradimi në vendin tonë.

    Kërkesa e prokurorisë

    Prokurori Xhevat Hana, në një kërkesë prej 11 faqesh, iu drejtua Gjykatës së Krimeve të Rënda për rivendosjen e masës "arrest me burg" për Ilir Kumbaron. Duke u bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë, që linte "shtigje" për një tjetër kërkesë, prokuroria i parashtroi gjykatës argumentet pse duhet që Kumbaro, i arrestuar në Angli me emrin Shaqa Shatri, duhet të qëndrojë në burg. Madje, e ka konsideruar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërie. "Mbi bazën e rekursit të bërë nga mbrojtësit e të pandehurit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin numër 274 datë 2 dhjetor të këtij viti, ka vendosur prishjen e masës së sigurisë për arrestin në burg. Nga materialet e administruara në dosje rezulton se i pandehuri Ilir Kumbaro është larguar nga Shqipëria në vitin 1996. Kërkesa për ekstradimin e shtetasit Ilir Kumbaro nuk u bë deri në përfundimin e hetimeve paraprake në prill të vitit 2008, pasi nuk ishim në dijeni të adresës së tij të saktë. Kishte vetëm dyshime se ai ndodhej në Angli, por asgjë të zyrtarizuar", tha dje prokurori Hana, duke saktësuar më tej se ky ishte shkaku që menjëherë sapo u vendos nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë në vitin 2003, masa e sigurimit personal ndaj tij "arrest në burg" në mungesë, iu kërkua nga Prokuroria e Përgjithshme me shkresën numër 7 datë 21 janar 2004, Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë Kriminale e Zyrës së Interpolit: shpalljen e kërkimit ndërkombëtar të shtetasit Ilir Kumbaro, e cila konfirmoi zyrtarisht se kjo shpallje u realizua në datë 5 shkurt 2004. "Duke iu referuar materialeve që ndodhen në dosje, çmojmë se në ngarkim të të pandehurve të kësaj çështje ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ata kanë kryer veprat penale të ‘rrëmbimit të personit‘ në tri raste dhe ‘torturës me pasoja të rënda‘ në tri raste në bashkëpunim", detajoi prokurori.

    Masa e arrestit
    Pasi dëgjoi palët në proces, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi se pavarësisht se masa e sigurimit "arrest në burg" e ka humbur fuqinë, përsëri ekzistojnë ende arsyet për të cilat ishte vendosur paraburgimi dhe për këtë shkak është e domosdoshme që ndaj këtij të pandehuri duhet të caktohet përsëri si masë e sigurimit personal po ajo e arrestit në burg, përderisa kjo masë nuk është ekzekutuar gjatë fazës së hetimeve paraprake. Në fjalën e tij, prokurori tha se "kjo masë duhet caktuar, duke pasur parasysh shkallën e nevojave të sigurimit, rëndësinë e faktit se ndodhemi para veprave penale të kryera në bashkëpunim për një kohë të gjatë, rrezikshmërinë e veçantë të veprave që përmbajnë një sanksion në minimum secila 10 vjet burg, si dhe mundësinë për të prishur provat apo fshehjes së të pandehurit Ilir Kumbaro, gjë e cila provohet më së miri nga dokumentet e dërguara prej organeve kompetente të Mbretërisë së Bashkuar, ku ky i pandehur fshihej prej vitesh në Angli, duke ndryshuar emrin e identitetin e tij dhe duke u paraqitur me emrin Shaqa Shatri, me origjinë nga fshati Kushnin, Komuna Prizren, Kosovë". Përfaqësuesi i organit të akuzës i kërkoi gjykatës se kjo masë duhet të caktohet për t‘i dhënë mundësi organit të akuzës që gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes të ketë mundësi të plotë për të kryer veprime me kërkesat procedurale, për të arritur në konkluzione të plota për fajësinë apo pafajësinë e të pandehurve. Në lidhje me kërkesat e mësipërme të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që ndaj personit Ilir Kumbaro të caktohet masa e sigurimit personal, "arrest me burg".

    Shqip

  10. #340
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165
    Shkaqet e lirimit te Ilir Kumbaros



    Zbulohen shkaqe te reja qe cuan ne mos-ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Britania e Madhe. Krahas vendimit te kolegjit penal te gjykates se larte qe pushoi masen e arrestit me burg, nje rol vendimtar ne vendimarrjen e dy gjykatesve britanike ka patur mosparaqitja nga perfaqesuesja e shtetit shqiptare te mases se re te arrestit me burg, kerkuar nga gjykata e krimeve te renda ne Tirane.Burime nga organi i akuzes ne Shqiperi thane se vendimi numer 154 i dates 15 Dhjetor 2009 i eshte derguar nepermjet kanaleve diplomatike drejtesise britanike.

    Por Top Channel ka mundur te zbuloje se ky vendim nuk ka mberritur ne Londer deri mesditen e se premtes kur u zhvillua seanca gjyqesore ne gjykaten e apelit “Royal Court of Justice”.Prokuroria britanike ka konfirmuar mosmarrjen e vendimit apo venies ne dijeni te nje vendimi te tille, qe do t’i kalonte me pas per ekzekutim departamentit te ekstradimeve ne “Home Office”.E gjithe kjo situate ka kapur te papergatitur ne sallen e gjykates se apelit perfaqesuesen e shtetit shqiptare ne kete proces Claire Dobin.Bllokimi i ekstradimit nga Ilir Kumbaro shenon fitoren e dyte per ate duke mbajtur firmen e gjykates se apelit ne Londer.

    Dhjete vjet me pare dy djemte e Ilir Kumbaros fituan lejen e qendrimit ne Britani nga kjo gjykate pasi sipas tyre ata kishin qene te persekutuar per lidhjet qe kishte patur familja e tyre me regjimin komunist.Nepermjet avokateve ata i kane argumentuar gjykates me 7 maj te vitit 1999 se familja e tyre ishte e kercenuar me vdekje, ishin rrahur disa here dhe si pasoje kishin patur nevoje per nderhyrje mjekesore, e gjitha kjo pasi babai ishte njeri prej zyrtareve te larte ne regjimin komunist.Si justifimin per te vazhduar qendrimin ne Angli, Endrit dhe Evin Kumbaro i paraqiten ate kohe, gjykates se apelit edhe faktet qe kishin te benin me zhdukjen e prinderve te tyre dhe mbajtjen nen survejim nga regjimi i Sali Berishes pasi ky regjim sipas tyre perdorte metoda survejimi ndaj kundershtareve.

    Top Channel
    Think inside the box

Faqja 34 prej 39 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  5. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •