Close
Faqja 35 prej 39 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 385
  1. #341
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqiptare, 17/01/2010

    SHIK-asi: Sefgjini tha, “Remziu është terrorist”
    Klodiana Lala

    Remzi Hoxhën e kemi vëzhguar 16 orë në ditë. Urdhrin ma dha eprori, Arben Sefgjini, në prani të Ilir Kumbaros. Mbaj mend që në vendim thuhej se Remzi Hoxha ndiqej për spiunazh. E kam shoqëruar deri në periferi të Tiranës. Atje ia kam dorëzuar Ilir Kumbaros, me urdhër të Arben Sefgjinit". Avni Koldashi, një prej të akuzuarve për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha, ka pranuar para hetuesve se ka shoqëruar biznesmenin.

    Duke iu referuar procesverbalit të marrjes në pyetje të Avni Koldashit, rezulton që ai ka deklaruar se: "Një ditë më kërkoi urgjent zv/drejtori Arben Sefgjini, i cili më tha se, 'shteti demokratik është në rrezik. Rrezikohet pushteti nga një terrorizëm në shkallë të gjerë. Për të shmangur këtë, duhet të merret urgjent në bisedë operative një person', duke më thënë pseudonimin (bëhet fjalë për Remzi Hoxha)". Ish-shikasi ka bërë edhe më parë deklarime në media, duke pranuar hapur se ka bërë shoqërimin e dy personave (Remzi Hoxhës dhe Ziso Kristopullit), por para hetuesve, i pandehuri Koldashi ka nxjerrë në dritë mjaft detaje të rëndësishme që i shërbejnë zbardhjes së një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura ndër vite, ku të implikuar janë ish-punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar.

    Rrëmbimi i Remzi Hoxhës

    Në vitin 1995 unë isha shef i bazës së vëzhgimit nr.10 të SHIK-ut, Tiranë. Një ditë, aty nga vera apo vjeshta, më ka thirrur zv/drejtori Arben Segjini apo drejtori Mehmet Hoxholli, në prani edhe të Ilir Kumbaros, ku më kanë dhënë si objekt në vëzhgim një person që më vonë mësova se quhej Remzi Hoxha, i cili kishte dhe pseudonimin, por nuk e kujtoj. Mbaj mend se në vendim shënohej se ndiqej për spiunazh. Inspektor zone ishte Qerim Cenko, ku figuronte emri i tij dhe si kryetar dege ishte Ilir Kumbaro, ku figuronte emri i tij dhe ishte prezent në këtë bisedë. Mbi bazën e këtij urdhri unë caktova si vëzhgues dy grupe nga 8 orë, sepse më thanë që vëzhgimi do bëhej 16 orë; në punë dhe në shtëpi. Caktova nga dy vëzhgues për grup. Vëzhgimi zgjati 3 ose gjashtë ditë, dhe pas kësaj është ndërprerë.

    Një ditë më kërkoi urgjent zv/drejtori, Arben Sefgjini i cili më tha se, "shteti demokratik është në rrezik. Rrezikohet pushteti nga një terrorizëm në shkallë të gjerë. Për të shmangur këtë, duhet të merret urgjent në bisedë operative një person", duke më thënë pseudonimin (bëhet fjalë për Remzi Hoxha). Kërkoj punonjësit që e njihnin objektin dhe ia dërgova Arben Sefgjinit. Aty Arbeni më tha se do t'i afroheshin objektit me tre makina dhe do të vepronin sipas urdhrave të mia. Operacionin e drejtonte Arben Sefgjini me radio në kanalin "0", i cili ishte dhe kanali i parë (kryesor) i SHIK-ut qendër. Unë isha me Riza Shehun e Bajram Bulicën. Si makinë përdorëm 'Tipo' ngjyrë ulliri me shofer Shpëtim Pasholli. Kjo makinë na u dha nga Arben Sefgjini dhe ishte makina e kryetarit të Degës së II-të, Kadri Rrapi, i cili vetë nuk ishte prezent. Bashkë me ne ishte edhe një makinë ose dy makina të tjera. Një 'Audi' i bardhë i Ilir Kumbaros, i cili ishte me shoferin e tij dhe tjetra 'Fuoristradë' ngjyrë gri ose blu. Kur ju afruam objektit, dikush ka verifikuar nëse ishte personi brenda dhe në radio Arbeni tha se objekti ishte brenda, dhe dy vëzhguesit që e njohin ta marrin e ta fusin në makinë. E futëm në makinë Remzi Hoxhën, dhe Arben Sefgjini urdhëroi të udhëtonim drejt Lezhës. Në Laprakë na tha ta kontrollonim dhe t'i zinim sytë. Kur mbërritëm në Institutin Bujqësor, Arbeni na urdhëroi me radio që të ndalonim, objektin t'ia kalonim kryetarit të degës së Parë, Ilir Kumbaro, i cili erdhi vetë dhe e mori. Deri tek makina e Ilirit, që ishte ngjitur me tonën, e çuan Bajrami dhe Riza Shehu.

    Kontrolli i makinës

    Pas kësaj na u dha urdhri që në 'Tipo' të kalojë inspektori Qerim Cenko dhe nën drejtimin e tij të bëhet kontrolli i makinës së Remziut para punishtes. Shkuam atje dhe kontrollin e bëri Qerim Cenko me Riza Shehu dhe Bajram Bulicën. Se çfarë u bë më gjatë me Remzi Hoxhën nuk di gjë, pasi nuk ishte detyra ime, por kam dëgjuar se u shpall person i padëshirueshëm, u nxor jashtë, por na u tha të mos flisnim se ishte sekret shtetëror. Se kush mi ka thënë këto nuk di gjë, sepse nuk e mbaj mend.

  2. #342
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    cfare duan kuqaloshet me keto shpifurina ,gjoja ju intereson kushe ashete vra e kushe ashete zhduk!
    Nuk dua te spekuloj me kete negjareje te Remzi Hoxhes, ashete ne hetime.
    Gjanat nuk pastrohen si mbas deshires ishe-sigurimsave udbash te ish ppsh-es dhe leckave tyne , Remzi Hoxha ka jetu dhe ka punu ne Tirane, me cfare ashete marre me cilen ak pas takime,nga kush i ka marre uredhenat dhe te kushe ka raportu, shiku ka pas detyre me i ndjeke keto sene e vene me njerez te dyshimet si lprkista Xhavit Haliti e Ibrahim Kelemendi
    me shok e shoqe nen drejtimin e gjinush klosit, klosi ndoshta din me shum se cdonjeri per remzi hoxhen,cdo prind ose femi ka te drejte te interesohet per fatin e te dashemive vete.
    Por jo te perdoren gjanat per qefet e edvinave e gjinushave.
    Eh kushe nuk ju turre shqypnis Demokratike ate kohe, greko-serbet u bene basheke me mbeturinat lperkisteo-enveriste, sala dhe shiku jan fajtor qe se kryn punen si duhet, kjo ashete shanca e funedit, dhashet zoti kan mesu nga revolucucioni 3 gishtave , revolucioni i vonum negjmije- kloso-gjinusho-nanoisto-qose?
    Te vetemin gabim e shof ketu, pse nuk e kan sqaru kete pune me kohe?
    Ndoshta ju ka mbete ne dore me pa hiri?
    Shiku ta ksihte kry punen si duhet, sdo te kishe ndodhe revolucioni 3 gishtave me kapedanet jah salijat e qaushot, sot nuk duhej te bin e te zgjohen shume familje me hamendeje e me dhimbje, kush nai vrau e pse nai vran?Arben Brocin me shok Azem Hajdarin, Ahmet Krasniqin,
    Enver Malokun, Smail hajdarin e shume tjere...... vetem desha tua kujtoj se populli ka fillu me i qel syt. Kjo ashete dekada e fundit qe perballemi me sojin e sorrollapin miladino enverist.

  3. #343
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ke te drejte, braris, ke te drejte te llomotisesh shatra-patra per te mbjelle tym ...

  4. #344
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    'Remzi Hoxha', Zhduket letër-porosia për Avdyl Loshajn

    Skandal në procesin penal ndaj tre ish-shikasve të akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Letërporosia për marrjen e dëshmisë së Avdyl Loshajt, pengut të SHIK-ut që mundi t’u mbijetonte torturave, ka humbur, dhe e gjithë procedura duhet të vazhdojë nga e para. Lajmi u bë i ditur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kur kryesuesi i trupit gjykues që po shqyrton dosjen penale ndaj Arben Sefgjinit, Ilir Kumbaros dhe Avni Koldashit, relatoi një shkresë për palët, të mbërritur nga Ministria e Drejtësisë. Sipas shkresës së ardhur nga Ministria e Drejtësisë së shtetit holandez, ku ndodhet Avdyl Loshaj, dhe që i është përcjellë gjykatës së Krimeve të Rënda, informohej se letërporosia është marrë në dorëzim nga një punonjës i ministrisë së Drejtësisë së Holandës, por më pas ka humbur. E ndodhur përballë një fakti të tillë, pesëshja gjykuese vendosi ta rinisë sërish të njëjtën letërporosi, pasi dëshmia e Loshajt konsiderohet kyçe për çështjen. Ai dyshohet të jetë personi që ka dijeni për fatin e biznesmenit Remzi Hoxha të zhdukur 15 vite më parë, ndaj thëniet e tij shihen si vendimtare për zbardhjen e së vërtetës. Gjykata bëri të ditur vetëm faktin se letërporosia ka humbur në Ministrinë e Drejtësisë së Holandës, por nuk dha asnjë detaj për mënyrën se si ka ndodhur një gjë e tillë, që duket se do të jetë një shkak i fortë për shtyrjen e procesit për një kohë të gjatë.
    Letërporosia
    Më 6 nëntor 2009, Gjykata e Krimeve të Rënda i dha rrugë letërporosisë për marrjen në pyetje në shtetin e Holandës të Avdyl Loshajt, i konsideruar si dëshmitari kyç në procesin penal ndaj tre ish-shikasve. Drejt Holandës ishin nisur 58 pyetje të prokurorisë së Krimeve të Rënda, si dhe pyetje të tjera të bëra nga avokatët mbrojtës të të pandehurve. Ndërsa pritej konfirmim për zbatimin e letërporosisë, kur Ministria e Drejtësisë së Holandës përmes një shkrese të mbërritur në gjykatë më 17 shkurt 2010, njoftonte se letërporosia kishte mbërritur nga autoritetet e Drejtësisë shqiptare dhe pasi është marrë në dorëzim, është humbur. Ndaj kërkohej një përgjigje nëse Drejtësia shqiptare është sërish e interesuar për dëshminë e Avdyl Loshajt. Në një tjetër shkresë, atë të datës 3 shkurt 2010, ministria e Drejtësisë së Holandës njoftonte se letërporosia nuk kishte mbërritur fare. Pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se letërporosia për marrjen e dëshmisë së ish-pengut të SHIK-ut kishte mbërritur, por ka humbur. Pasi mori mendimin e palëve, gjykata vendosi ta dërgojë edhe njëherë letërporosinë me të njëjtat pyetje të pandryshuara.
    Shqiptaro-maqedonasi Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995, në ambientet e punishtes së tij të duraluminit në rrugën “Siri Kodra në kryeqytet. Sipas prokurorisë, biznesmeni është torturuar në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës. Nën akuzë janë vënë ish-zyrtarët e SHIK-ut, Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro. (bw)

    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1268134166
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 09-03-2010 më 07:25

  5. #345
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Skandal në procesin penal ndaj tre ish-shikasve.

    Tiranë, 9 mars


    Skandal në procesin penal ndaj tre ish-shikasve të akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Sipas medieve të Tiranës, letërporosia për marrjen e dëshmisë së Avdyl Loshajt, pengut të SHIK-ut që mundi t’u mbijetonte torturave, ka humbur, dhe e gjithë procedura duhet të vazhdojë nga e para. Lajmi u bë i ditur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kur kryesuesi i trupit gjykues që po shqyrton dosjen penale ndaj Arben Sefgjinit, Ilir Kumbaros dhe Avni Koldashit, relatoi një shkresë për palët, të mbërritur nga Ministria e Drejtësisë. Sipas shkresës së ardhur nga Ministria e Drejtësisë së shtetit holandez, ku ndodhet Avdyl Loshaj, dhe që i është përcjellë gjykatës së Krimeve të Rënda, informohej se letërporosia është marrë në dorëzim nga një punonjës i ministrisë së Drejtësisë së Holandës, por më pas ka humbur. E ndodhur përballë një fakti të tillë, pesëshja gjykuese vendosi ta rinisë sërish të njëjtën letërporosi, pasi dëshmia e Loshajt konsiderohet kyçe për çështjen. Ai dyshohet të jetë personi që ka dijeni për fatin e biznesmenit Remzi Hoxha të zhdukur 15 vite më parë, ndaj thëniet e tij shihen si vendimtare për zbardhjen e së vërtetës. Gjykata bëri të ditur vetëm faktin se letërporosia ka humbur në Ministrinë e Drejtësisë së Holandës, por nuk dha asnjë detaj për mënyrën se si ka ndodhur një gjë e tillë, që duket se do të jetë një shkak i fortë për shtyrjen e procesit për një kohë të gjatë.
    Më 6 nëntor 2009, Gjykata e Krimeve të Rënda i dha rrugë letërporosisë për marrjen në pyetje në shtetin e Holandës të Avdyl Loshajt, i konsideruar si dëshmitari kyç në procesin penal ndaj tre ish-shikasve. Drejt Holandës ishin nisur 58 pyetje të prokurorisë së Krimeve të Rënda, si dhe pyetje të tjera të bëra nga avokatët mbrojtës të të pandehurve. Ndërsa pritej konfirmim për zbatimin e letërporosisë, kur Ministria e Drejtësisë së Holandës përmes një shkrese të mbërritur në gjykatë më 17 shkurt 2010, njoftonte se letërporosia kishte mbërritur nga autoritetet e Drejtësisë shqiptare dhe pasi është marrë në dorëzim, është humbur. Ndaj kërkohej një përgjigje nëse Drejtësia shqiptare është sërish e interesuar për dëshminë e Avdyl Loshajt. Në një tjetër shkresë, atë të datës 3 shkurt 2010, ministria e Drejtësisë së Holandës njoftonte se letërporosia nuk kishte mbërritur fare. Pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se letërporosia për marrjen e dëshmisë së ish-pengut të SHIK-ut kishte mbërritur, por ka humbur. Pasi mori mendimin e palëve, gjykata vendosi ta dërgojë edhe njëherë letërporosinë me të njëjtat pyetje të pandryshuara.
    Shqiptaro-maqedonasi Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995, në ambientet e punishtes së tij të duraluminit në rrugën “Siri Kodra në kryeqytet. Sipas prokurorisë, biznesmeni është torturuar në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës. Nën akuzë janë vënë ish-zyrtarët e SHIK-ut, Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro.



    koha.net
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #346
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a u gjet ai njeriu qe kishte qen mik me remziun e ngrate?
    ja harrova emrin.

    ne nji foto qe e kishin sjelle ketu kishte dal me prof hamit beqen.

    ..


    as myftiu i gostivarit nuk po gjindet.

    turp per shtetin e kosoves e te shqiperise.

    duhen cuar gjerat ne fund.

  7. #347
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Ajo foto kur është publikuar , dhe a eshte pas zhdukjes se tij ?

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dosja ‘Hoxha’, tregon në Itali, ish-shefi i SHIK të Lezhës

    Dosja ‘Hoxha’, tregon në Itali, ish-shefi i SHIK të LezhësTIRANE-Martin Miraj, ish-shefi i SHIK-ut të Lezhës është rrëfyer në Gjykatën e Romës, në Itali, për llogari të procesit penal ndaj tre ish-shikasve të akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit, Remzi Hoxha. Seanca për pyetjen e dëshmitarit të kërkuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda, është zhvilluar paraditen e 8 korrikut, dhe Miraj, u është përgjigjur dhjetëra pyetjeve të autoriteteve gjyqësore, që kanë ekzekutuar në këtë mënyrë, letër-porosinë e drejtësisë shqiptare. Për të marrë pjesë në seancën ku do të pyetet ish-kreu i SHIK-ut të Lezhës, nga Tirana drejt Romës ka udhëtuar Nertina Kosova, anëtarja e trupit gjykues që po shqyrton dosjen ndaj Arben Sefgjinit, Avni Koldashit dhe Ilir Kumbaros. I pranishëm ka qenë dhe prokurori i çështjes, Xhevat Hana. Burime për "GSH" kanë bërë të ditur se Miraj ka pranuar se na Vain janë shoqëruar persona të ndryshëm që ishin objekt i punës së SHIK-ut, por nuk kishte dijeni nëse ndonjëri prej tyre ishte shqiptaro-maqedonasi Remzi Hoxha.
    Ish-drejtori
    Ish-shefi i SHIK-ut të Lezhës, është pyetur për më shumë se katër orë në Gjykatën e Romës, për të gjitha detajet që kanë lidhje dhe hedhin dritë mbi rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit, Remzi Hoxha, 15 vjet me parë. Ai ka dhënë mjaft detaje që ngarkojnë me përgjegjësi të akuzuarit, Sefgjini, Koldashi dhe Kumbaro. Letër-porosia me dëshminë e tij, pritet të mbërrijë në rrugë zyrtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku procesi ndaj tre ish-shikasve po zhvillohet prej tri vitesh. Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, akuzohen për rrëmbimin, torturimin me pasojë zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit, Remzi Hoxham, si dhe për rrëmbimin e torturimin e Ziso Kristopoullit dhe Avdyl Loshajt. Pas pyetjes së Martin Mirajt, prova e fundit që do të shënojë dhe fundin e shqyrtimit gjyqësor, është marrja e dëshmisë së ish-pengut të mbijetuar të SHIK-ut, Avdyl Loshaj, i cili ka gjasa të pyetet në Kosovë.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #349
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Ndoj fjal a gjurm per ismetin kryzi a ka o llap?

    Cka thojn ne Kosov ata qe e njohin ket Ismetin?

    05 Tetor 2002

    Cfare Perfaqsojne Ismet Kryeziu e Nevzat Halili?

    "www.balkanweb.com"

    Kosovë, në pranga ish-shoku i qelisë së Nanos

    Ismet Kryeziu ka qenë në të njëjtën qeli me kryeministrin Fatos Nano gjatë kohës së burgut në Bënçë. I arrestuar me Kryeziun dhe Nevzat Halili. Drejtuesi i "Iliridës" Ismet Kryeziu akuzohet për lëvizje të armatosur

    Entela Sula,
    PRISHTINE

    Policia e UNMIK-ut deklaroi dje se ka marrë nën kontroll dy drejtuesit e lëvizjes së armatosur "Ilirida" Nevzat Halili dhe Izmet Kryeziu. Dy drejtuesit e kësaj lëvizjeje, Halili 58 vjeç nga Maqedonia dhe Kryeziu 50 vjeç nga Kosova, gjenden të arrestuar në bazën amerikane ushtarake të Bone Steel në Ferizaj që prej muajit gusht nga forcat amerikane të KFOR-it.

    Dy të arrestuarit dyshohen si drejtues të lëvizjes së armatosur "Ilirida", për transportim të një sasie armësh me destinacion Maqedoninë, si dhe për akte ekstremiste në prag të zgjedhjeve të shtatorit në Maqedoni. Halili dhe Kryeziu janë figura aktive në politikë.

    Ismet Kryeziu

    Në fillim të viteve '90 ishte në krye të radhëve të frontit kombëtar shqiptar, që e kishte qendrën e vet në perëndim. Gjatë këtyre viteve kolegët e drejtuesit të "Iliriadës" u arrestuan në Kosovë, ndërsa Ismet Kryeziu u arrestua në 1995 në Shqipëri nga përfaqësues të Partisë Demokratike kompetent të asaj kohe me akuzë: veprimtari spiunazhi. Gjatë kohës së burgut ai ka qëndruar në Bënçë, ku ka pasur raporte miqësore me kryministërin Fatos Nano, ish-presidentin Ramiz Alia dhe ish-politikanë të tjerë të njohur të asaj kohe. Pas daljes nga burgu emri i Kryeziut u bë i njohur në Shqipëri, pasi ai u akuzua për lidhje me shërbimin sekret serb.

    Kryeziu u njoh jo vetëm brenda kufirit shqiptar, por edhe nga instancat ndërkombëtare, pasi prezantonte një figurë të dyshimtë, lidhjet e të cilit fillonin nga shërbimet sekrete iraniane deri tek akuzat për të cilat ai është arrestuar: destabilizim politik në rajon.

    Nevzat Halili

    Eshtë themeluesi i parë i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni, themeluar në vitin 1990 si dhe deputet në parlamentin maqedonas. Në fillim të këtij viti ai është deklaruar si lideri politik i armatës kombëtare shqiptare dhe i frontit mbarë shqiptar për bashkimin e trojeve shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 09-10-2010 më 18:03

  10. #350
    Avokati Idajet Beqiri deklaron se Ismet Kryeziu per here te fundit eshte takuar me nje punonjes te ambasades se Iranit ne Tirane, te cilit i kishte sjelle nje pako nga Turqia.

    http://video.aol.ca/video-detail/ish-eksponent-t-uck-s-ismet-kryeziu-avokati-i-familjes-idajet-beqiri-i-remzi-hoxha/752861736

Faqja 35 prej 39 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  5. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •