Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet largohet Janullatos?

Votues
279. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PO

    236 84.59%
  • JO

    43 15.41%
Faqja 49 prej 102 FillimFillim ... 3947484950515999 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 490 prej 1014
  1. #481
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    qu-qu (ku-ku) ... me duket se shkoi pergjithmone Kryepiskopi +Anastasios ?

    Kqyreni sondazhin ...

    Si te vazhdojme tani te jetojme pa Kryepiskopin tone te dashur...te vetmen drite qe kishim ne kete erresire shpirterore

  2. #482
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Te faleminderi KorcarL1!

    Te gjitha sa thote "shumica" jane thjesht zili dhe dashakeqesi ndaj nesh orthodhokseve. Kjo sepse akuzuesit e Kryepiskopit nuk po japin asnje fakt per te vertetuar akuzat e tyre te shumta. Por "shumica" le te mos gezohet me kot, pasi kjo eshte nje shumice fiktive. Mesa kuptoj nga dialekti jane kosovare ne pjesen me te madhe dhe kuptohet qe atje ka vetem myslimane. Pra ky sondazh eshte nje hic dhe nuk tregon asgje.
    Meqenese akuzuesit nuk mund t`i vertetojne dot (dhe s`ka se si) akuzat e tyre fallse, po paraqes me poshte te verteten mbi jeten e Kryepiskopit tone te dashurryepeshkopi Anastas, Apostull i ditėve tona
    (ju faleminderit per breshken qenkeni edhe pirate te forumit, por nuk i bie vlera Kryepiskopit tone te dashur nga nje breshke, vetem se tregoni veten tuaj)
    --------------------------------------------------------------------------------

    Anastas Janullatos, Apostull i ditėve tona

    Gjatė gjysmės sė parė tė shekullit XX, Kisha Orthodhokse ishte relativisht jo aktive nė misionarizėm. Pėrpjekjet e mėdha misionare tė Kishės Ruse shkuan drejt fundit, ndėrsa perdja komuniste e izoloi plotėsisht Kishėn. Ndėrkohė Kishat Orthodhokse tė Ballkanit u pėrpoqėn tė kapėrcenin pasojat e pesė shekujve tė regjimit Otoman. Megjithėse vendet orthodhokse si Greqia, Rumania, Bullgaria dhe Serbia fituan pavarėsinė, njė ndjenjė e fuqishme nacionalizmi mbizotėronte brenda Kishės dhe ideja e shėrbimit jashtė kufinjve tė vendit tė tyre ishte njė ide, tė cilėn pak njerėz e menduan thellė.

    Vetėm pėrpara fundit tė viteve 1950, njė numėr teologėsh tė rinj orthodhoksė filluan tė ngrenė zėrin pėr nevojėn e misionarizmit jashtė Kishės. Nga njė konferencė ndėrkombėtare e tė rinjve orthodhoksė qė u mbajt nė vitin 1958, filloi tė zhvillohet njė thirrje pėr misionarizėm. Kėta tė rinj, shprehėn idenė se pėrgjegjėsia e Kishės ndaj misionit nuk ishte thjesht diēka e sė kaluarės, por pėrkundrazi njė pėrgjegjėsi pėr Kishėn bashkėkohore. Pavarėsisht nga gjendja e vėshtirė e njė Kishe tė varfėr tė sapoēliruar nga nėnshtrimi, thirrja apostolike e Zotit kėrkonte njė pėrgjigje. Udhėheqėsi i kėtij grupimi shumė tė ri ishte Anastas Janullatos, njė i ri orthodhoks, teolog nga Greqia. Ai sfidoi Kishėn e Greqisė po aq sa dhe Kishėn Orthodhokse nė njė shkallė mė tė gjerė, qė tė ringjallte traditėn e dikurshme misionare.

    Nė vitin 1959, Anastasi ndihmoi nė themelimin e "Porefthentes" (Shkoni), njė lėvizje misionare qėllimi i sė cilės ishte tė rindizte ndėrgjegjien misionare tė Kishės Orthodhokse dhe gjithashtu tė edukonte botėn jo-orthodhokse pėr trashėgiminė e pasur misionare tė Kishės sė Lindjes. Kjo lėvizje filloi tė nxirrte njė revistė nė greqisht dhe anglisht qė titullohej "Porefthentes". Nė numrin e parė tė saj, Anastasi shkroi njė artikull nxitės tė titulluar "Urdhėresa e harruar", me tė cilin ftonte Kishėn pėr tė rizbuluar zellin misionar tė brezave tė mėparshėm. Nė kėtė artikull teologu i guximshėm vinte nė pyetje plogėshtinė e pranuar ndaj misionit qė mbizotėronte nė Kishėn bashkėkohore Orthodhokse:

    “Nuk ėshtė njė ēėshtje “a mundemi?”, por ėshtė njė urdhėrim i detyruar “ne duhet”: “Shkoni, pra, dhe mėsoni tė gjithė kombet! Shkoni nė tė gjithė botėn dhe predikojini Ungjillin ēdo krijese!” Nuk thuhet “shikoni nėse mundeni”, por ėshtė njė urdhėr i pėrcakuar, njė urdhėr i thėnė qartė nga Zoti ynė... Nėse e lėmė veten tė prehemi tė qetė nė kėtė ngurtėsi zakoni pėrsa i pėrket misionarizmit, jo vetėm qė po e fshehim dritėn e pastėr tė besimit “nėn tas”, por po tradhėtojmė njė nga elementėt bazė tė traditės sonė Orthodhokse. Sepse puna misionare ka qenė njė traditė brenda Kishės Orthodhokse... Aktiviteti misionar nuk ėshtė thjesht diēka “e dobishme” ose “e kėndshme”, por ėshtė njė urdhėresė, mbi tė gjitha na jep njė detyrė, nėse me tė vėrtetė duam tė kemi vazhdimėsi nė Besimin tonė Orthodhoks”.

    Anastasi, u bė i njohur si mbėshtetės dhe drejtues i misionarizmit nė vitet qė pasuan. Ai i nxiste besimtarėt orthodhoksė tė rigjenin kuptimin e pastėr tė “njė Kishe tė Shenjtė, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike”. Madje ai shpresonte tė ngrinte njė lloj qendre misionare orthodhokse tė jashtme. Megjithatė entuziazmi i tij u vu nė lojė prej shumicės sė qarqeve orthodhokse, si qėllim jo realist. Sipas njė thirrje qė ai u drejtoi studentėve tė teologjisė nė Universitetin e Athinės, nė janar tė vitit 1959, dikush nga salla bėri njė vėrejtje duke thėnė nė mėnyrė skeptike, se “organizimi i njė Qendre Misionare tė Jashtme ėshtė njėsoj si njė mrekulli”. Kėsaj, Anastasi iu pėrgjigj: “Jemi plotėsisht nė njė mendje, por si tė krishterė ne besojmė nė mrekullitė”. Jeta dhe vepra e Anastas Janullatosit, ndoshta misiologjistit mė tė rėndėsishėm nė botėn e sotme, tregon shembullin e realizimit tė njė mrekullie nė Kishėn Orthodhokse bashkėkohore.





    (Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.


    E kaluara historike

    Anastas Janullatos lindi mė 4 nėntor tė vitit 1929, nė njė familje besimtarėsh orthodhoksė nė Greqi. Ai u rrit me besim dhe gjatė viteve tė formimit merrte pjesė nė mėnyrė aktive nė Kishė. Nė fillim atij i pėlqente matematika dhe gjatė viteve tė adoleshencės ai dėshironte tė vazhdonte studimet nė kėtė shkencė. Idetė e tij ndryshuan me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore. Gjatė viteve tė luftės, Anastasi filloi tė pėrjetonte besimin e tij nė njė mėnyrė mė personale. Ai ishte dėshmitar i shumė vuajtjeve dhe shkatėrrimeve tė luftės. Brenda kaosit mundi tė gjente kuptim vetėm duke gėrmuar thellė nė besimin e tij. Qė bota dhe vendi i tij tė shpėtonte nga tė kėqijat e luftės si dhe nga pasojat e luftės civile nė Greqi, Anastasi kuptoi nevojėn urgjente pėr njė mesazh paqeje tė brendėshme, paqeje qė vjen nėpėrmjet Jisu Krishtit.

    Kjo pėrvojė e drejtoi Anastasin qė tė braktiste dėshirat e tij pėr fushat e tjera tė studimit dhe tė ndiqte teologjinė. Kaq drithėruese ishte kjo dėshirė sa qė ai thonte: ''Pėr mua nuk mjaftonte t'i jepja diēka Perėndisė, duhej t'i jepesha plotėsisht Atij. Doja qė e gjithė qėnia ime tė jetonte nė Krishtin''. Prandaj nė vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik nė Universitetin e Athinės, ku u diplomua shkėlqyeshėm nė vitin 1951.

    Pas shėrbimit ushtarak, Anastasi u bashkua me vėllazėrinė “ZOI” (JETA), njė organizatė fetare e pėrqendruar nė rilindjen shpirtėrore tė Kishės nė Greqi. Pėrgjegjėsitė qė kishte ai pėrfshinin misionin pėr tė rinjtė e vendit tė tij. Ai u bė udhėheqės i lėvizjeve studentore, kampeve tė adoleshentėve dhe luftoi ta bėnte besimin orthodhoks tė vėrtetė dhe tė prekshėm pėr tė rinjtė qė kishte pranė. Nėpėrmjet kėtyre pėrvojave, Anastasi zbuloi ndikimin qė patėn kėto programe mbi Kishėn nė njė shkallė tė gjerė. Ai kuptoi se pa njė shėrbim tė tillė misionar, Kisha Orthodhokse humbiste qėllimin dhe sė fundi zvogėlohej.

    Gjatė kėtyre viteve, Anastasi mori pjesė gjithashtu nė njė lėvizje ndėrkombėtare rinore orthodhokse tė quajtur “Syndesmos”. Ai shėrbeu si Sekretar i Pėrgjithshėm gjatė viteve 1958 – 1961 dhe pastaj si Zėvendėspresident nga viti 1964 – 1978. Gjatė kėsaj kohe u takua me udhėheqės tė tjerė tė rinj qė kishin tė njėjtin zell pėr tė shpallur Ungjillin. Sė bashku ata filluan tė kuptojnė se Krishti asnjėherė nuk mund tė kėnaqej nga shpallja e Ungjillit vetėm brenda Kishės. Urdhėrimi i Tij fillestar ishte qė tė shkonin nė tė gjithė kombet. Prandaj, misionet nuk janė vetėm tė brendshme, por edhe tė jashtme. Urdhėrimi i Madh i sė kaluarės ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe pėr tė tashmen. Nė atė kohė Anastas Janullatos shkruante:

    “Kisha pa mision ėshtė njė kundėrshtim termash... Nėse Kisha ėshtė moskokėēarėse ndaj punės apostolike qė i ėshtė besuar, ajo mohon veten, kundėrshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhėton betejėn qė bėn. Kisha qė qėndron nė vend, kisha sė cilės i mungon vizioni dhe pėrpjekja e vazhdueshme pėr tė shpallur Ungjillin tė pa pagėzuarve, vėshtirė se mund tė njihet si njė Kishė e Shenjtė, e Pėrgjithshme dhe Apostolike, sė cilės Zoti i besoi vazhdimėsinė e veprės sė Tij”.




    (Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.



    Vitet 60-tė - Duke ndjekur Thirrjen e Perėndisė

    Kuptimi i rėndėsisė sė misionit tė jashtėm tė Kishės e mbushi zemrėn e Anastasit. Pas dorėzimit tė tij nė dhjak, nė vitin 1960, ai themeloi njė qendėr misionare ndėrorthodhokse “Porefthentes” (Shkoni). Qėllimi i kėsaj qendre ishte tė edukonte Kishėn nė fushėn e misionit, si dhe tė nxiste dhe tė dėrgonte misionarė nėpėr botė.

    Vetė Anastasi po mendonte tė bėhej misionar nė njė vend tė huaj. Menjėherė pas dorėzimit tė tij nė prift, nė 24 maj 1964, ai u nis pėr nė Afrikėn Lindore dhe kreu liturgjinė e parė nė Uganda. Pak pas mbėrritjes, prifti i ri u sėmur nga malarja dhe u kthye nė Greqi. Pavarėsisht nga rekomandimi i mjekut pėr tė mos shkuar nė Afrikė, ai nuk e humbi guximin pėr t’u kthyer. Ai e kuptoi mė mirė se kurrė rėndėsinė e ngritjes sė ndėrgjegjes misionare nė Kishė dhe kėrkoi mėnyra tė reja pėr tė pėrmbushur Urdhėrimin e Madh tė Krishtit. Duke ndjekur kėshillėn e njėrit prej profesorėve tė tij, Anastasi, vendosi se mėnyra mė e mirė pėr tė pasur ndikim nė Kishė ishte duke dhėnė njė ndihmesė domethėnėse nė botėn akademike. Ai besonte se edhe nėse nuk mundej qė tė punonte drejtpėrdrejt nė fushėn e misionit, pėrsėri mund tė pėrpiqej tė hapte rrugėn pėr tė tjerėt. Ai vendosi tė bėnte studime tė tjera nė misiologji dhe nė historinė e feve.

    Nė vitet 1956 – 1969, Anastasi studioi Historinė e Feve nė Universitetin e Hamburgut dhe Marburgut, nė Gjermaninė Perėndimore, duke i vėnė mė shumė theksin ''Pluralizmit fetar dhe Kishės Orthodhokse''. Puna e tij u pėrqendrua nė historinė e pėrgjithshme tė feve, nė fetė afrikane, misiologji dhe etnologji. Ai shkoi nė Universitetin e Makererės, nė Kampala tė Ugandės, pėr tė bėrė kėrkime tė drejtpėrdrejta dhe pėr tė mbledhur materiale pėr tezėn e doktoraturės sė tij: ''Shpirti Mbandua dhe kuptimi i kulteve tė tyre. Njė kėrkim i pikėpamjeve tė fesė afrikane''. Mbi tė gjitha, ai dėshironte tė vendoste bazat e njė proēesi tė tėrė tė njė studimi serioz tė misionit nė Kishėn Orthodhokse. Nėpėrmjet kėtij studimi, ai kėrkoi pėrkrahje pėr tezėn e tij fillestare, sipas sė cilės ėshtė e pamundur qė tė jesh orthodhoks i vėrtetė pa treguar interesim pėr misionin.

    Bashkė me studimet e tij, Anastasi mori pjesė aktive nė lėvizjen Ekumenike mbarėbotėrore. Duke qenė pjesėmarrės nė Komisionin e Misionit Botėror dhe Ungjėllizimit (KMBU) tė Kėshillit Botėror tė Kishave (KBK), misiologu i ri kuptoi se mund tė mėsonte nga traditat e tjera tė krishtera, si dhe t'u prezantonte anėtarėve tė kėtyre traditave trashėgiminė e pasur misionare tė Kishės Orthodhokse. Nė vitin 1963, Anastasi u bė anėtari mė i ri i KMBU–sė nė konferencėn e Mexico City. Ai vazhdoi tė luajė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kėtė mjedis ekumenik, dhe sė fundi shėrbeu si President Koordinues nė vitet 1984 – 1991. Ai u bė misiologu i parė orthodhoks qė pati njė pozitė tė tillė udhėheqėse.



    Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994



    Vitet 1970-tė - Hedhja e Themeleve Misionare brenda Kishės

    Gjatė dekadės qė pasoi, Kisha e Greqisė filloi tė dėgjonte dhe t'i pėrgjigjej zėrit tė kėtij parashikuesi tė guximshėm. Nė vitin 1968, Anastasi dhe stafi i “Porefthentes” ishin nismėtarėt e parė tė Zyrės pėr Misionet e Jashtme brenda “Apostoliki Dhiakonia” (“Shėrbimi Apostolik”, njė degė shėrbimi e Kishės sė Greqisė). Themelimi i njė organizate misionare tė pėrhershme brenda Kishės zyrtare Orthodhokse nė Greqi ishte guri i qoshes. Kisha e njohu punėn e Anastasit, duke e ngritur nė vitin 1972 si Episkop tė Andrusės dhe duke e bėrė drejtor tė pėrgjithshėm tė gjithė departamentit tė Apostoliki Dhiakonisė. Nėn udhėheqjen e Episkopit Anastas, ky komision i Kishės sė Greqisė veproi si njė trup i vetėm pėr tė mbėshtetur tė gjitha pėrpjekjet misionare tė Kishės, si nė Greqi ashtu dhe nė botė.

    Bashkė me pėrgjegjėsitė kishtare, Episkopi Anastas vazhdoi tė jetė aktiv nė nivelin akademik. Nė vitin 1972 Universiteti i Athinės e zgjodhi atė si profesorin e saj tė Historisė sė Feve. Nė Universitet, ai themeloi dhe drejtoi njė qendėr pėr studimet misionare gjatė viteve 1971 – 1975. Kjo qendėr hapi rrugėn pėr njė tjetėr pikė referimi, ku u ngrit njė katedėr pėr misiologjinė, nė vitin 1976. Nė kėtė atmosferė akademike ai vazhdoi tė shpallė thirrjen e tij tė “zgjimit” pėr Kishėn, duke sfiduar vetkėnaqėsinė e saj nė shėrbimin misionar:

    “Plogėshti nė fushėn e misionit do tė thotė, nė analizėn e fundit, mohim i Orthodhoksisė, njė anė e errėt e herezisė praktike tė lokalizmit... Ėshtė e paimagjinueshme qė ne tė mendojmė pėr ''frymėn orthodhokse'' tė njė jete nė Krishtin, t'i ngjasojmė Apostull Pavlit, themeluesit tė Kishės sė Greqisė, dhe nė tė njėjtėn kohė tė vazhdojmė tė qėndrojmė tė ngurtė pėrsa i pėrket misionit. Ėshtė e pakuptimtė tė shkruash pėr jetėn intensive shpirtėrore tė Ngjalljes sė Zotit, kur ne jetojmė si dembelė dhe indiferentė ndaj thirrjes sė misioneve ekumenike, me tė cilėn ėshtė ndėrthurrur mesazhi i Ngjalljes”.

    Episkopi Anastas vazhdimisht u pėrpoq t’i edukonte besimtarėt orthodhoksė tė kuptonin plotėsisht Besoren dhe tė shpallnin se besonin nė ''njė Kishė, tė Shenjtė, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike''. Pėr Anastasin, tė shpallje njė besim tė tillė, ndėrsa qėndroje indiferent ndaj misionarizmit, ishte hipokrizi. Ai theksonte:

    “Vetėm atėherė kur kuptohet qė misioni ekumenik mbarėbotėror gjen zbatim tė rėndėsishėm dhe parėsor nė njė nga pjesėt themelore tė Simbolit tė Besimit, gjė qė ėshtė thelbėsore pėr kuptimin orthodhoks mbi Kishėn, dhe atėherė kur kuptohet se ai qė quhet ''mision i huaj'' nuk ėshtė ēėshtje “e jashtme”, por nevojė e brendshme, njė thirrje pėr pendim dhe njė bashkim i yni me shpirtin e Ungjillit dhe traditėn e Kishės sonė, vetėm atėherė do tė kemi njė fillim teologjik shpresėdhėnės pėr atė qė vjen mė pas”.

    Misionarizmi nė vende tė tjera nuk ėshtė thjesht njė degė autentike e jetės orthodhokse ose edhe e teologjisė orthodhokse, por ėshtė thelbi i kuptimit tė vėrtetė tė Kishės. Kur besimtarėt orthodhoksė rrėfejnė: "Unė besoj nė njė Kishė…Apostolike", kjo nuk do tė thotė vetėm qė prejardhja e saj ishte apostolike. Mė e rėndėsishme ėshtė pėrfshirja nė "pasjen e zjarrit dhe zellit apostolik pėr t'i predikuar Ungjillin ēdo krijese" (shiko Ungjillin sipas Markut 16: 15), sepse ushqen anėtarėt e saj, qė ata tė mund tė bėhen: “dėshmimtarė nė Jeruzalem dhe nė Jude, nė Samari dhe nė tė gjitha anėt e dheut” (Veprat e Apostujve1: 8). Episkopi Anastas vazhdoi tė sfidonte qėndrimin apatik tė Kishės ndaj misionarizmit kur shkruante:

    “Ungjilli u drejtohet tė gjithė njerėzve, prandaj dhe puna e Kishės mbetet e paplotė pėr aq kohė sa ėshtė e kufizuar nė zona gjeografike ose klasa sociale. Fusha e veprimit tė saj ėshtė universale dhe aktive nė tė dy grupet e njerėzve, tė atyre qė mirėpresin lajmin e mirė dhe tė atyre qė nė fillim ndoshta e kundėrshtojnė atė. Misioni nuk ishte vetėm detyra e brezit tė parė tė krishterė. Ajo ėshtė detyra e tė gjithė tė krishterėve tė tė gjitha kohėrave. Dėshmia ėshtė shprehja e jetės sė Kishės po aq sa edhe burimi i ripėrtėritjes dhe ripėrtėritja e forcės… Gjithsecili duhet tė japė ndihmėn e vet dhe tė marrė pjesė nė tė, si nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ashtu edhe jo tė drejtpėrdrejtė. Ėshtė njė shprehje thelbėsore e mėnyrės orthodhokse tė tė menduarit”.

    Pėrveē ndikimit nė botėn akademike nė Greqi dhe jashtė saj, Episkopi Anastas pati njė ndikim edhe nė shumė zona tė tjera nė Kishė. Nė vitin 1972, ai punoi bashkė me at Andon Romeos dhe ngriti njė manastir murge-shash, puna e tė cilit do tė pėrqendrohej tek misioni jashtė vendit. Ky ishte manastiri i Shėn Joan Pararendėsit, nė Kareas tė Greqisė. Episkopi Anastas ndihmoi qė t'i drejtonte kėto vajza tė bėheshin njė bashkėsi, qė do tė merrte pjesė nė mėnyrė aktive nė punėn misionare nėpėr botė. Aty pranoheshin vajza nga vende tė ndryshme tė botės, qė tė bashkoheshin me motrat dhe tė mėsonin pėr jetėn murgjėrore, me qėllim qė tė merrnin me vete kėtė mėnyrė jete murgjėrore kur tė ktheheshin nė vendet e tyre.



    Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.



    Vitet 80-tė - Teoria bėhet praktikė

    Nė vitet 60-tė kur Anastasi u sėmur pėr herė tė parė nga malarja, mjekėt i patėn thėnė se nuk do tė mund tė punonte asnjėherė si misionar nėpėr botė, por pėrkujdesja e Perėndisė nuk tha tė njėjtėn gjė. Nė vitet 80-tė, Kisha Orthodhokse e Afrikės Lindore po pėrballej me vėshtirėsi tė mėdha. Kjo zonė kishte qenė fusha misionare mė aktive nė botė dy dekadat e fundit. Themeli i Kishės ishte megjithatė nė rrezik nga probleme tė brendshme, qė mė sė fundi ēuan nė ēkishėrimin e Episkopit tė Kenias nga Patriarkana e Aleksandrisė. Kisha Orthodhokse e Afrikės Lindore dukej sikur ishte nė buzė tė dėshtimit.

    Gjatė kėsaj kohe Patriku Nikolla, kreu i Kishės Orthodhokse nė Afrikė, e ftoi Episkopin Anastas tė bėhej Kryepiskop i Kryepiskopatės sė Afrikės Lindore. Episkopi pranoi, por vazhdoi tė ruante pėrgjegjėsitė e tij nė Universitetin e Athinės edhe tek Apostoliki Dhiakonia. Gjatė kėsaj periudhe tranzicioni, ai vuri re se roli i tij ishte ai i riorganizuesit tė Kishės sė Afrikės Lindore. Qėllimi i tij kryesor ishte tė ngrinte njė bashkėsi tė fuqishme orthodhokse me udhėheqės vendas.

    Duke vėnė theksin nė pėrgatitjen dhe formimin e udhėheqėsve vendas, Kryepiskopi Anastas i mbeti besnik traditės misionare orthodhokse. Ashtu siē edhe thoshte nė njė shkrim tė mėparshėm:

    ”Mishėrimi” i fjalės sė Perėndisė, nė gjuhėn dhe zakonet e njė vendi, ka qėnė dhe duhet tė jetė shqetėsimi i parė i gjithė misionit orthodhoks. Qėllimi i tij ėshtė ngritja dhe rritja e njė Kishe kombėtare, tė vetfuqishme dhe vetqeverisėse, tė aftė pėr tė vėnė nė shėrbim tė gjitha copėzat e traditave kombėtare, duke i shndėrruar dhe shenjtėruar ato nė harmoni me natyrėn e njerėzve pėr lavdi tė Perėndisė”.

    Nė vitin 1972, Kryepiskopi Makarios III i Qipros, filloi tė ndėrtonte njė seminar orthodhoks nė Nairobi tė Kenias, por paqėndrueshmėria politike nė Qipro e pengoi Kryepiskopin tė pėrfundonte kėtė projekt. Shkolla mbeti e mbyllur pėr 10 vjet. Puna e parė e Kryepiskopit Anastas si udhėheqės i ri i Kishės ishte qė tė pėrfundonte sė ndėrtuari seminarin dhe ta hapte menjėherė. Gjatė viteve 70-tė shumė besimtarė tė Kishės Orthodhokse Afrikane u zhgėnjyen dhe u ligėshtuan pėr Kishėn, qė s'po bėnte pėrpara dhe filluan tė largohen. Anastasi kuptoi se, mėnyra e vetme pėr t'i kthyer kėta njerėz dhe pėr tė sjellė edhe besimtarė tė rinj, ishte pėrgatitja e udhėheqėsve dhe priftėrinjve vendas.

    Prandaj, Kryepiskopi hapi zyrtarisht Seminarin Patriarkal Orthodhoks "Kryepiskopi Makari III", nė vitin 1982. Gjatė dekadės qė pasoi, shkolla kishte mesatarisht 45 studentė nė vit dhe 12 profesorė nga Afrika Lindore, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Kryepiskopi nė fuqi, dorėzoi 62 priftėrinj dhe dhjakonė, si dhe 42 lexues dhe katekistė. Tė gjithė ata kishin mbaruar seminarin. Kėta udhėheqės vendas ishin nga 8 fise tė ndryshme tė Kenias, Ugandės dhe Tanzanisė. Ishin ata qė hodhėn themelet e rilindjes sė Kishės nė Afrikėn Lindore.

    Pėrveē pėrgatitjes sė udhėheqėsve vendas, Kryepiskopi gjithashtu pėrkrahu traditėn misionare Orthodhokse tė pėrkthimeve, pėr tė cilėn ai vetė besonte se ishte miratuar nga Krishti gjatė Pentikostisė. Prandaj, u vuri pėrparėsi botimeve dhe organizoi pėrkthime tė shėrbesave nė 7 gjuhė tė ndryshme. Ai u pėrpoq gjithashtu tė krijonte njė ndjenjė vazhdimėsie nė strukturat e Kishės, duke drejtuar ndėrtimin e 67 kishave, 23 prej tė cilave ishin prej guri dhe 44 prej druri dhe balte. Ai ndihmoi edhe pėr restaurimin e 25 kishave ekzistuese. Arritjet nė fushėn e ndėrtimeve pėrfshinin dhe 7 ndėrtesa pėr misionarėt, 7 qendra mjeksore, 5 shkolla fillore dhe 12 shkolla infermjerie.

    Puna e tij nė Afrikė tėrhoqi vėmendjen e mbarė botės. Kisha Orthodhokse Greke nė Amerikė e ndihmoi duke dėrguar misionarė nė Afrikėn Lindore. Ndikimi i fuqishėm i kėtyre misionarėve u ndje jo vetėm brenda Kishės sė Afrikės Lindore, por edhe nė tė gjithė Amerikėn. Shumė misionarė, qė qėndronin pėr njė kohė tė shkurtėr, u kthyen nė Amerikė dhe ndihmuan qė tė rritej ndėrgjegjia misionare nė dioqezat e tyre. Kisha Orthodhokse nė Greqi dhe nė Finlandė gjithashtu iu pėrgjigj njė serie leksionesh qė Kryepiskopi dha pėr urdhėrin e misionarizmit, duke dėrguar grupe misionarėsh nė Kenia.

    Aspekti mė i rėndėsishėm i punės sė Kryepiskopit Anastas nė Afrikėn Lindore, nuk ishte dorėzimi i klerikėve, as botimet dhe as interesi pėr mision qė krijuan grupet misionare, por pėrpjekjet e tij pėr t’u bashkuar me tė krishterėt vendas. Duke e personifikuar veten e tij me tė krishterėt orthodhoksė tė kėtij vendi ai i inkurajoi dhe i fuqizoi ata pėr tė pėrqafuar besimin, sikur ky tė ishte besimi i tyre. Si rezultat i kėsaj, Kisha nė Afrikėn Lindore vazhdoi tė rritej edhe pas largimit tė tij nė vitin 1991.

    Pėrveē arritjeve tė tij nė Afrikė, Episkopi Anastas ka lėnė gjurmė nė mėnyra tė ndryshme. Nė vitin 1981 Episkopi filloi tė botonte, nėn mbikqyrjen e Apostoliki Dhiakonia-s, revistėn e parė zyrtare misionarė tė Kishės sė Greqisė, tė titulluar ”Panda ta ethni” (Tė gjithė kombet). Kjo revistė vazhdon tė japė informacion pėr misionet dhe tė nxisė tė krishterėt orthodhoksė nė Greqi pėr t'ju pėrgjigjur urdhėrimit misionar.

    Gjithashtu gjatė viteve 80-tė Episkopi Anastas shtoi aktivitetin e tij me Kėshllin Botėror tė Kishave. Pas pjesėmarrjes sė tij nė Konferencėn pėr Misionin Botėror nė Melburn, nė vitin 1980, po ashtu dhe nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė KBK nė Vankuver, nė vitin 1983, Episkopi u bė Presidenti Koordinues i Kėshillit Botėror tė Misionit dhe Ungjillėzimit, gjatė viteve 1984 – 1991, dhe drejtoi Konferencėn pėr Misionin Botėror nė San Antonio, nė vitin 1989. Ndikimi i tij i fuqishėm misiologjik nuk frymėzoi vetėm botėn orthodhokse, por gjithashtu preku edhe qarqet e bordit ekumenik. Ashtu si ka thėnė dhe teologu i famshėm protestant dhe misionar David Bosch:

    “Anastasi ka mbetur forca qė drejton lėvizjen misionare nė Orthodhoksi dhe qė kur Kishat Orthodhokse u pranuan nė Kėshillin Botėror tė Kishave, nė vitin 1961, ai dhe tė tjerė i kanė dhėnė njė ndihmesė shumė tė madhe mendimit dhe praktikės misionare nė qarqet ekumenike. Takimi mes Orthodhoksisė dhe Protestantizmit nė fushėn e misiologjisė ka qenė me tė vėrtetė njė epokė e rėndėsishme e ripėrtėritjes teologjike nė Lėvizjen Ekumenike qė prej vitit 1961. Vetėm tre fjalime u lexuan gjatė seancave mė tė rėndėsishme tė konferencės gjatė ditėve tė para…, ndėrsa dy fjalimet e para ishin interesante dhe sfiduese, ishte prezantimi i Anastasit ai qė siguroi njė pėrkufizim teologjik pėr temėn e konferencės "U bėftė vullneti Yt". Nisma e pėrgjithshme e tij ishte me tė vėrtetė ekumenike nė kuptimin mė tė mirė tė fjalės.”


    Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.



    Vitet 90-tė - Pika kulmore e punės sė tij

    Fillimi i njė dhjetėvjeēari tė ri, e pėrballi Episkopin Anastas me njė sfidė tė re. Nė janar tė vitit 1991, Patriku i Kostandinopojės e zgjodhi Anastasin tė shkonte nė Shqipėri si “Eksark Patriarkal”, me mandatin qė tė takohej me orthodhoksėt, pavarėsisht nga origjina e tyre etnike dhe tė ringjallte Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Kisha Orthodhokse nė Shqipėri ishte shkatėrruar pothuajse prej dyzetė vjetėsh persekutimi tė ashpėr. Para se vendi tė hidhte tutje regjimin komunist, numri i klerikėve ishte zvogėluar nga 440 nė vitin 1940, nė 22 nė vitin 1991. Edhe njė herė, Episkopi Anastas u pėrball me mundėsinė pėr tė rilindur njė Kishė qė ishte shkatėrruar.

    Anastasi e pa kėtė sfidė tė re si njė mundėsi pėr tė mbledhur sė bashku tė gjitha pjesėt e jetės sė tij. Pėrpara komunizmit, Shqipėria ishte njė vend me 69% muslimanė. Episkopi Anastas kishte shkruar njė libėr dhe shumė artikuj pėr Islamin. Pasiguria politike me tė cilat pėrballej Kisha ishte diēka me tė cilėn ai ishte mėsuar tashmė nga puna e tij nė Afrikėn Lindore. Sfida pėr tė ringjallur njė Kishė lokale nė njė boshllėk ateist do tė kėrkonte njė mrekulli, tė ngjashme me atė tė fillimeve tė viteve 60-tė, kur ai kėrkonte tė ndėrtonte njė misionarizėm orthodhoks tė jashtėm. Por, ashtu siē kishte treguar jeta e tij, Episkopi Anastas besonte nė mrekullitė.

    Mbi tė gjitha, ai, gjatė dy viteve tė para i dha pėrparėsi pėrgatitjes sė udhėheqėsve vendas, u kujdes pėr 21% tė popullsisė, qė thoshte sė kishte trashėgimi orthodhokse, dhe pėr tė hapur dialogun dhe urat me njerėz tė besimeve tė tjera. Nėn udhėheqjen e tij, Kisha menjėherė hapi njė seminar. Numri i studentėve u rrit nga 11 nė 52 gjatė dy viteve tė parė tė punės sė tij dhe e ardhmja dukej e ndritshme nga numri i madh i tė pagėzuarve dhe nga puna e tij me tė rinjtė.


    Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.



    Pėrfundime

    Gjatė tridhjetė viteve tė fundit, ndikimi i Anastas Janullatosit ka qėnė shumė i madh. Si teolog i ri gjatė viteve 50-tė ai kishte si qėllim rindezjen e shpirtit misionar tė Kishės Orthodhokse. Tridhjetė vjetė mė vonė, ėshtė e qartė qė ai ia kishte arritur qėllimit tė tij. Nė tė vėrtetė misionet janė bėrė pjesa kryesore e jetės sė Orthodhoksisė nė shekullin XX. Vetė Kryepiskopi ka thėnė:

    “Ky ėshtė dhe kontributi mė i madh qė kam dhėnė, njė kontribut teologjik pėr tė ndihmuar Kishėn tė rizbuloj kush ėshtė nė tė vėrtetė. Eshtė njė kontribut jete. Pozicioni im teologjik ka qėnė gjithmonė tė jetoj nė misterin e njė Kishe tė Shenjtė, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike. Tė jetoj misionin e Kishės nė kėndvėshtrimin e saj tė saktė universal dhe eskatologjik”.

    Njė pėrmbledhje e jetės sė Kryepiskopit Anastas mund tė shihet nė dėshirėn e tij pėr tė punuar nė katėr fronte tė reja.

    Sė pari, ai e drejtoi vėmendjen tek vet Kisha Orthodhokse, duke kėrkuar tė ringjallte dėshirėn dhe ndėrgjegjen misionare, qė ka qenė pjesė e traditės sė saj prej shekujsh.

    Sė dyti, ai kėrkoi tė jepte njė ndihmesė prej akademiku nė fushėn e misiologjisė. Kryepiskopi Anastas ka shkruar 9 libra, 5 libra katekizmi dhe mbi 140 artikuj. Ai themeloi dhe botoi 2 revista tė ndryshme misionare “Porefthentes” (Shkoni, 1960 - 1970), dhe “Panta ta ethni”, (Gjithė kombet, 1981 - 1992), dhe qė nga viti 1981 ka dhėnė njė ndihmesė shumė tė madhe nė botimin e Buletinit Ndėrkombėtar pėr Kėrkimin Misionar. Pėrveē kėsaj, ai i ėshtė drejtuar sa e sa herė publikut nė televizion, pėr t'i thėnė atij tė pėrqafojė Jisu Krishtin dhe Kishėn e tij. Nė vitin 1989, Shkolla Teologjike Orthodhokse "Kryqi i Nderuar", nė Brookline, Massachusetts, e nderoi duke i dhėnė titullin “Doktor nė Teologji”. Nė vitin 1993 Kryepiskopi Anastas u zgjodh njėzėri anėtar korrespondent i Akademisė sė Athinės, e cila ėshtė shoqėria mė e lartė akademike nė Greqi.

    Sė treti, ka qėnė jeta e tij nė Afrikėn Lindore dhe nė Shqipėri. Ai dėshironte tė jetonte dhe tė ndante pėrpjekjet misionare nė vendet mė tė humbura tė botės. Kėtu ai shpresonte t'iu tregonte tė gjithė njerėzve tė botės pavarėsisht nga origjina e tyre, se Perėndia i donte dhe kujdesej pėr ta.

    Sė fundi ka qenė nė qarqet ekumenike. Nėpėrmjet Kėshillit Botėror tė Kishave Kryepiskopi Anastas ka dhėnė dėshmi pėr teologjinė e misionit orthodhoks dhe spiritualitetin nė botėn jo-orthodhokse. Ai punoi sė bashku me tė krishterė bashkėkohės pėr tė pėrkufizuar misionin e shekullit XX dhe pėr tė dėshmuar nė mėnyrė tė suksesshme besimin dhe traditat.

    Jeta e Kryepiskopit Anastas dhe puna e tij mund tė pėrmblidhen nė vetė fjalėt e tij. Gjatė shtatėdhjetė e dy viteve tė jetės sė tij ai ėshtė pėrpjekur tė jetojė dhe tė shpallė misterin e “njė Kishe tė Shenjtė, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike”. Ai u pėrpoq tė jetonte misionin e Kishės brenda kėndvėshtrimit tė duhur universal. “Misioni ėshtė njė shprehje e rėndėsishme e ndėrgjegjes orthodhokse, njė thirrje pėr tė plotėsuar me vepra vullnetin e Perėndisė nė tokė dhe nė qiell. Indiferenca ndaj misionarizmit ėshtė mohim i Orthodhoksisė.


    (Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.

    Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 14-03-2009 mė 11:35

  3. #483
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Si jo? I ka bere edhe himn Janulles. Ja:

    0 i ēgryer, i zhyer, i vyer pėr hu,
    Turp-e-ndot-kundėrmonjės tė krusen mbi gju
    Dallkaukėt, kopukėt e turmat pa tru,
    Zėmėr-krund-e-gėrdhu: Hosanna, Janulla!



    FAN NOLI
    Kjo tregon injorancen tende, kur nje vjershe e bere ne drejtim te Ahmet Zogut, ti ja mvesh Kryepiskopit. Ti nuk e ke mentalitetin e Nolit dhe as nuk e di se kush ka qene Baraba, prandaj shkruan thjesht per rime qe te te kuptojne mire injorantet e "shumices" se ketij sondazhi.
    Dhe me pas Noli u pendua per kete vjershe, e di ti? Se Zogu, i doli ndryshe nga c`kishte menduar ai.

  4. #484
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    spiro
    mos fillo me ofendime
    dhe boll me ket idiotllek se ata qe nuk dashkan janullatosin jane antiortodoks. shum nga keta qe po replikon jane te besimit ortodoks dhe e kane shprehe. por ndryshe ga ti, jane mbi te gjitha shqiptare.

  5. #485
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga dias10 Lexo Postimin
    Megjithese e kupton qe ne kemi te drejte, prape kembengul, duke na kujtuar ne, qe e ke thene mendimin tend disa here, a thua se perseritja e tij ja rrit vlefshmerine.
    Deri me tani, e ke thene 4 here, qe statusi i 1929 eshte zhfleftesuar prej ndryshimit qe ju be ne mbledhjen e 2006. Por, dhe sikur ta thuash 40000 here je prape gabim, ja sepse:
    Nje institucion qe te funksionoje(ne rastin tone Kisha), duhet te sanksionoje ca rregulla( te ngjashme me ligjet e shtetit), permbledhja e tyre ne formen e shkruar, perben ate qe quhet status. Nese veprimet dhe individet, nuk permbushin standartet qe percakton kjo regullore(statut), atehere, ato konsiderohen jashtestatutore, dhe si rrjedhim te pavlefshem. Ne rastin tone pika e statutit(neni i ligjit/ per paralelizem) thote:



    Pra, deri ne momentin 6 Nentor 2006, funksionon ky ligj, pra nese personat e autorizuar per ndryshimin e ketij statusi(ligji), nuk gezojne cilesite e vecanta te percaktuara nga ky ligj, ata konsiderohen jashtestatutore(te jashteligjshem), dhe automatikisht nuk kane te drejte, te jene pjesetare virtuale e fizike te ketij institucioni (kulti-ne rastin tone Kisha), dhe aq me pak kane te drejte te marrin pjese ne ndryshimin e ketij statuti ligji. Pra dhe vendimet qe marrin, konsiderohen jashtestatutore, aq me teper qe ndryshimi prek thelbin e funksionimit te institucionit, dhe parimet baze te tij.
    Kjo eshte me pak fjale nga ana juridike, shpjegimi per pavlefshmerine e ndryshimit te STATUTIT TE KISHES AUTOQEFALE SHQIPTARE.
    Sigurisht qe ti do besh sikur nuk kupton, ose do luash me lodra fjalesh pasketaj, sepse ti dhe ata qe e ben ate veprim, jeni apostujt e parimit: qellimi justifikon mjetin.
    Shiko nenin 17 te Statutit te vitit 1929. Ai thote se te paret e Kishes duhet te jene brenda kanoneve te Kishes Orthodhokse. Dhe e di ti qe sipas kanoneve te Kishes sone nuk mund te vihen kufizime per nacionalitetin e Kryepiskopit dhe Episkopeve.
    Per rrjedhoje neni 16 bie ne kundershtim me nenin 17.
    Pervec kesaj, vete statuti i 1929 nuk eshte njohur nga Patriarkana Ekumenike dhe pra edhe vete statuti eshte miratuar ne kundershtim me kanonet e Kishes Orthodhokse.
    Kleriket e asaj kohe e pranuan kete dhe ne Kongresin e III Kleriko-laik te Korces i kerkuan falje Patriarkanes per veprimet e tyre te kryera pa miratimin e saj.
    Pak a shume kjo eshte historia e statutit te 1929, megjithese une thashe se ai eshte shfuqizuar per te mos patur ndonje keqkuptim.
    Por mesa duket nga qendrimi i "shumices", duhej te isha treguar me i hapur me juve.
    Statuti i vitit 1929 nga ana juridike dhe nga kanonet e Kishes sone ka qene: NUL. Po te ishte ndryshe Patriarkana e Kostandinopolit nuk do te kishte miratuar zgjedhjen e tij Kryepiskop ne vitin 1992.
    Kryepiskopi ka qene ne vendin e tij qe ne vitin 1991, kur vuri kemben e tij te bekuar ne token tone.
    Dhe me ne fund e shoh se sharjet dhe mungesa e pergjithshme e kultures qenka pjese e shumices. Ajo nuk ka as normat me elementare te sjelljes dhe te argumentit.
    Po e mbyll postimin me fjalet: Larg duart nga Kisha Orthodhokse dhe Kryepiskopi +Anastas
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 14-03-2009 mė 12:06

  6. #486
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Aaaa si nuk e kam kuptuar qe Noli kete vjershe e ka shkruar kunder atyre qe shajne Janullen.
    A thua i tille te jete edhe ky artikull i Nolit, ku ngre lart madheshtine e peshkopeve greke dhe Patriakanes?

    Patriakana dhe Shqiptarėt.

    Kėnduam dje te "Liria" e Selanikut qė metropoliti i Korēės, paska dhėnė lejė tė predikohet ungjilli nė gjuhėn shqipe tė shtunave.
    Nuk mundim te kuptojmė cili ėshtė qėllimi i kėsaj mase. Nė qoftė se Patriakana, kėrkon t`i marrė me tė mirė shqiptarėt, predikimi i sė shtunės nuk do tė sjellė dhe shumė pemė, se tė shtunave njeri s`vete nė kishė. Po sido qė tė jetė kjo masė ėshtė njė shenjė e kohėrave. Tregon qė Patriakana do me njė menyre a me njė tjatėr t`i zbutė shqiptarėt. Gjer dje peshkopėt grekė nė Shqipėri, mallkonin gjuhėn shqipe, sot kthehen dhe e qasin nė kishėrat e tyre. Po s`ėshtė dhe shumė rėndė tė kuptohet si erdhi puna nė kėtė pikė.
    Grekėt, te humiluar (poshtėruar-shėnimi im) pėrpara Turqisė, dhe tė pazotėrit t`i bėjnė ballė, e panė veten tė shtrėnguar tė lidhin miqėsi me armiqtė e tyre tradicionalė, me bullgarėt. Qė tė lidhen me bullgarėt duhet jo vetėm tė thyejnė njė antipathi tė vjetėr dhe tė rrėnjosur, po duhet tė bėjnė edhe ēesa sakrifice. Duhet t`u apin stėrnipėrve tė Krumit ("mbreti" i mbretėrisė sė parė tė bullgarėve-shėnimi im), njė pjesė tė shėndoshė nga atdheu i Aleksandrit tė Math. Dhe kjo s`ėshtė gjė e vogėl, se grekėt i duan tė gjitha tė tyreve . Posa pra kuptuan qė marrėveshja kėrkon koncesje, munt tė themi qė nisnė tė kuptojnė elementet e politikės praktike. Kur u apin bullgarėve pėrse tė mos u apin dhe shqiptarėve? Dhe kėshtu i dhanė Korēės sė lumur, predikimin e sė shtunės.
    Po kėtu e shohim qė s`janė mėsuar tė apin; e ndehin dorėn me pahir dhe jo dorėn e djathtė po te mėngjėrėn; dhe nga frika se mos ndodhet nonjė qė tė marrė ato qė apin, zgjedhin tė shtunė, kur janė shigur (tė sigurtė-shėnimi im) qė do mos ketė njerės. Kėto munt t`i quajmė gjysmėmasa anadollake. Nė daēin, munt tė gjejmė dhe njė emėr mė tė lik; po jo, s`duhet tė jemi tė padrejtė. Le tė pėrpiqemi tė kuptojmė mirė psikologjinė e grekut, i cili gjer dje ėndėrronte dhe sot u squa (zgjua-shėnimi im) , a duket se u squa, nėn grushtin e turkut. Le tė ēmojmė faktin qė u squan dhe kuptuan qė ēeē duhet tė apin nė duan tė marrin. Le tė mos dėshpėrohemi para se tė kuptojmė ē`duan tė thonė me kėtė dhuratė. Nofta na apin sot tė shtunėn qė tė largojnė pak tė djelėn, se Ati ynė nėrmjet shėntorit Nikoll Makiaveli munt tu ketė pėshpėritur nė vesh qė duhet t`i apin tė mirat pak e nga pak; sot tė shtunė, pas pak kohe tė djelėn.
    Po ca pesimistė munt tė thonė qė nga e shtuna gjer te e djela ka njė natė tė tėrė dhe qė kur bien tė flenė grekėt, nuk gdhihet edhe aq shpejt. Kanė tė drejtė pesimistėt dhe, nė qoftė se turqit i marrin grekėt me tė mirė, s`ka dyshim qė e shtuna e Korēės do mos bėhet kurrė e djelė. Shpresa pra pėr sqojtjen e grekėve ėshtė te ēomangeja e turkut. Kjo e bashkuar me ēomangen mirėdashėse tė bullgarit do t`i kujtojė grekut dyke i rėnė kokės qė ėshtė kohė tė sqohet e t`i hapė sytė.

    Botuar nė "Dielli e flamuri" 1910, 30 dhjetor,nr 78.

    Noli. Vepra 2. fq 356.
    P.S. Shėnimet janė tė miat.

    Pyes veten valle me ke ta kete patur Noli? Mos valle me Ahmet Zogun qe me 1910? Apo me Mulla Omarin? Mos valle me luften ne Afganistan? Apo me krizen ekonomike te 2008?
    Nuk e di, po me siguri do na e sqaroje Iliaqis.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 14-03-2009 mė 13:00
    -

  7. #487
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Patriarku i ri i Rusise u takua me Kryepiskopin Anastas

    --------------------------------------------------------------------------------

    Me 2 shkurt 2009, ne rezidencen e Patriarkanes, u zhvillua takimi i Patriarkut te Shenjte te Moskes dhe te gjithe Rusise Kirillit me Fortumturine e Tij, Kryepiskopin e Tiranes dhe gjithe Shqiperise Anastasin.

    "Ju pershendes nga zemra Ju dhe delegacionin e Kishes se Shenjte Shqiptare qe ju shoqeron. Per ne eshte nje gezim i madh pjesemarrja Juaj ne fronezim", tha Patriarku i Shenjte Kirilli. Ai theksoi se me Fortlumturine e Tij Anastasin njihet prej 41 vjetesh. "Gjate ketyre viteve te gjata, se bashku shume here kemi dale ne mbrojtje te Orthodhoksise dhe kemi deshmuar perpara botes vlerat tona orthodhokse", theksoi Fortlumturia e Tij, duke permendur dhe pjesemarrjen e perbashket ne zhvillimin e dialogut ndermjet Kishave Lokale Orthodhokse, ne takime te ndryshme mbareboterore, dhe gjithashtu ne veprimarine e Lidhjes Mbareboterore te Rinise Orthodhokse "Sindesmos".

    "Kur u zhvillua Asambleja Mbareboterore e Rinise Orthodhokse une pata rastin te vizitoja Kishen Orthodhokse te Shqiperise",-nenizoi Patriarku Kirill.
    .................................................. .................................................. .............

    Fortlumturia e Tij shprehu besimin se edhe ne te ardhmen Kishat Orthodhokse, ajo Ruse dhe ajo Shqiptare, do te punojne, "....qe deshmia orthodhokse te forcohet gjithnje e me teper..."

    Patriarku Kirill u shpreh se "...Kisha sot i drejtohet botes, e cila ne me te shumten e rasteve i ka humbur rrenjet fetare....".
    .................................................. .................................................. ..............

    Fortlumturia e Tij Anastasi nder te tjera tha: "Un jam i gezuar serish qe po vizitoj token ruse e cila ka lindur kaq shume shenjtore, mes te cileve dhe misionare te shenjte".

    Gjate bisedes Fortlumturia e Tij shfaqi vizionin e tij per vazhdimin e konsultimeve mbarorthodhokse pas takimit te tetorit te krereve te Kishave Orthodhokse ne Fanar.

    Ne takim moren pjese edhe klerike ruse, si dhe anetaret e delegacionit te Kishes Orthodhokse te Shqiperise.

    (marre me shkurtime nga gazeta "Ngjallja", e muajit Shkurt 2009)

  8. #488
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #489
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepeshkopi Anastas: Nuk jeni komb tipik musliman

    --------------------------------------------------------------------------------

    Intervistoi: Auron Dodi
    18-05-2007


    Kryepeshkopi Janullatos, rrėfen ardhjen dhe arsyet e qėndrimit nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare dhe komenton pėrqindjet e pėrkatėsive fetare

    Janullatos: Pse rri nė drejtimin e Kishės

    "Unė pyeta vetėm ortodoksėt, nuk pyeta myslimanėt dhe ateistėt, nėse juve u pėlqen tė rri kėtu"

    Mė kėrkuan ortodoksėt shqiptarė qė tė rri kėtu". Kėshtu e nis rrėfimin kryepeshkopi Janullatos, nė lidhje me debatin qė ka nisur mes klerit Ortodoks pėr drejtimin e kishės nga njė kryepeshkop jo shqiptar. Nė njė intervistė pėr radion "Dojēe Vele", kryepeshkopi Janullatos rrėfen si rrallė herė arsyet qė e detyrojnė tė rrijė kėtu. Ndėrkohė qė shton se nuk mund tė flasin pėr punėt e kishės Ortodokse deputetėt apo njerėz qė janė myslimanė. Janullatos rrėfen edhe punėn e tij gjatė kėtyre viteve nė kishėn Ortodokse, duke hedhur poshtė dhe akuzat pėr greqizim tė kishės shqiptare. Sipas tij, numri i priftėrinjve grekė ėshtė shumė mė i vogėl nė krahasim mė ata shqiptarė.

    Fortlumtuaria juaj gjatė gjithė kohės qė ju keni qenė nė krye tė kishės shqiptare ka vazhduar tė jetė e pranishme nga zėra kritikė pyetja se: Pėrse nė krye tė Kishės Shqiptare Autoqefale duhet jetė njė grek? Kjo ėshtė shoqėruar me njė drojė se kisha shqiptare do tė humbas karakterin e saj autoqefal. Kritikėt kanė pėrmendur kohėt e fundit ēėshtje tė tilla si metropolitani i njė rrethi jugor tė Shqipėrisė ėshtė sėrish njė grek, tani grekėt po pėrpiqen tė vėnė njerėzit e tyre nė krye tė kishės dhe po e greqizojnė plotėsisht kishėn shqiptare. Cila ėshtė pėrgjigja juaj?



    Kur erdha nė Shqipėri, erdha nė kėtė vend si ambasador i patrikanės Igumenike pėr tė parė se ēfarė ka mbetur. Pastaj ishin shqiptarėt ortodoksė ata qė mė kėrkuan tė qėndrojė nė Shqipėri. Unė nuk qėndrova vetė. Kur erdhi koha qė tė kthehesha nė Greqi, sepse tashmė isha profesor i rregullt i universitetit tė Athinės, dhe isha edhe metropolitan, kisha njė punė tė tėrė pėr tė bėrė dhe do tė kandidoja pėr Akademinė e Athinės. Atėherė shqiptarėt mė thanė: "Do tė ikni tani, kur ju i dini hallet dhe vėshtirėsitė tona"?!. Kėshtu qė u ndodha pėrpara njė dileme. Nuk ishte diēka qė e zgjodha vetė. Dhe pėrgjigja ime ishte, e para, nėse ju vėrtet e doni kėtė? Dhe unė pyeta vetėm ortodoksėt, nuk pyeta myslimanėt dhe ateistėt nėse juve u pėlqen kjo.

    Dhe nėse Patrikana Igumenike e pranon vėrtet kėtė dhe nėse qeveria e pranon vėrtet kėtė. Atėherė kėto janė tri predispozita qė do tė mė drejtojnė mua pėr vendimin tim. Pastaj, njė pėrfaqėsi zyrtare e kishės sė Shqipėrisė shkoi te patrikana dhe i kėrkoi qė i dėrguari i patrikanės tė qėndrojė tek ne dhe tė na organizojė. Ky ishte fillimi. Nuk ishte njė situatė ku njeriu shkon tė marrė pushtet. Dhe kur ti nis kėtėdhe nuk gjen gjė, nuk ėshtė njė pozitė pushteti, ėshtė njė pozitė shėrbimi dhe sakrifice. Kjo ėshtė njė gjė qė ata nuk e kuptojnė. Ti nuk vjen nė Athinė ku ke tė gjitha mundėsitė financiare e kėshtu me radhė, e tė jesh i pushtetshėm, i fuqishėm. Ti vjen nė Shqipėri pėr tė ndėrtuar nga asgjėja. Asgjėja, ose ajo qė unė pėrshkrova mė parė. Dhe kjo ėshtė arsyeja se pėrse ortodoksėt e Shqipėrisė kur ne kishim kėtė plan pėr Kushtetutėn nė vitin 1994, e cila pėrmbante njė paragraf pėr kryepeshkopin ortodoks, ishin shqiptarėt qė mblodhėn mijėra, nuk mė kujtohet numri i saktė, qė mblodhėn shumė "jo", pėr tė kėrkuar qė ne nuk duhet tė votojmė pėr kėtė Kushtetutė. Kriza shumė herė nuk vjen nga komuniteti ortodoks. Kur ju flisni pėr autoqefalinė, meqenėse kjo ėshtė njė fjalė greke, le tė shohim se ēfarė do tė thotė ajo. Fjala ėshtė autosefalos edhe prej atyre qė nuk janė ortodoks ne nuk mund ta pranojmė se deputetėt, qė janė mysliman ose ateistė, t'i tregojnė rrugėn ose t'i japin kėshilla kishės ortodokse. Kisha ortodokse e Shqipėrisė ka shumė njerėz patriotė, shumė tė rėndėsishėm dhe shumė seriozė. Ata kanė mundėsi tė vendosin.

    Dhe kjo kritikė qė thatė ju vjen nga disa zėra tipikė pėr zėrat radikalė, qė shikojnė rreziqe dhe shikojnė armiq. Cila ėshtė saktėsisht kritika? Kam lexuar disa artikuj, jo shumė kohė mė parė nė ta thuhej, nuk dėshiroj tė pėrdor emra, por nė ta thuhej, se ka kaq shumė priftėrinj grekė. Sa priftėrinj grekė ka tani nė Shqipėri? Tre. Janė shumė kėta tre! Pyet sa ka nė kishėn Romano Katolike? Sa murgj dhe sa murgesha ka atje? Sa shumė mijėra janė nga Komuniteti mysliman? Ka njė tendencė pėr tė thėnė gėnjeshtra. Gėnjeshtra tė kulluara. Tė pyes sėrish, sa priftėrinjtė janė kėtu? Dhe kur flasim pėr kishėn, kisha nuk ėshtė vetėm Kryepeshkopi. Kisha janė peshkopėt, priftėrinjtė, 136 priftėrinj shqiptarė qė erdhėn prej asgjėsė. Kryepeshkopi i edukoi ata, u pėrpoq t'i mbėshtesė ata apo familjet e tyre gjatė kohės sė shkollimit, dhe tani ai ėshtė njė ndihmues pėr t'u ofruar atyre njė jetė me dinjitet, dhe pėr kėtė ēėshtje e gjithė kisha ortodokse, ne jemi njė e vetme. Atėherė ku ėshtė saktėsisht problemi. Kėshtu qė unė nuk i kuptoj frikėrat. Natyrisht le tė jemi pak mė tė saktė dhe mė provokativė. Natyrisht qė ka njerėz qė shohin nė mėnyrėn e vjetėr me dyshim qė kryepeshkopi ėshtė njė i huaj. Unė asnjė herė nuk i kam bėrė bisht tė them. Ėshtė e qartė se unė nuk kam lindur nė Shqipėri. Nganjėherė me humor unė them se nuk ėshtė faji im se ku kam lindur. Ishte ndoshta faji i prindėrve tė mi dhe prindėrit e mi, siē mund ta dini, vijnė nga Preveza.

    Megjithatė ku qėndron ekzaktėsisht problemi? Unė nuk jam nė Shqipėri pėr tė ngritur njė koloni. Tė gjithė njerėzit qė kanė qenė kėtu e dinė se nė kohė kritike unė e kam ngritur i vetėm zėrin tim kundėr shumė prej atyre gabimeve qė ata dėgjonin kėtu. Njerėzit qė i dinė punėt nga brenda, e kuptojnė shumė qartė se nuk ka kontribut mė tė rėndėsishėm se i kishės ortodokse dhe i kėtij kryepeshkopi. Unė jam i vetėm, vizioni im ėshtė saktėsisht tė shoh brezin e ri tė marrė udhėheqjen. Kjo ėshtė saktėsisht perspektiva. Mė thuaj sa njerėz nga Shqipėria janė graduar kryepeshkopė nė kishėn Romane Katolike apo te protestantėt? A mund t'i gjesh? Mua nuk mė pėlqen tė flas pėr kėtė. Unė kam njė dėshirė dhe respekt tė thellė pėr vėllezėrit dhe motrat e mia atje. Por e pėrmend kėtė pėr tė vendosur vetėm kontakte. Nuk kemi diēka specifike. Ka njerėz qė nuk mund t'i kuptojnė motivet se pėrse ndodhet kėtu kryepeshkopi. E vetmja mundėsi qė disa po pėrpiqen tė thonė tani ėshtė, nė mėnyrė qė tė kuptosh kryepeshkopin Anastasios ju duhet tė kuptoni qėndrimin e Nėnė Terezės. Nėnė Tereza e la Ballkanin dhe shkoi nė Indi. Ajo ishte njė person i besimit dhe i dashurisė. Kryepeshkopi la vendin e tij dhe mundėsitė e bukura qė kish nė Greqi dhe nė tė gjithė botėn dhe erdhi nė Shqipėri pėr tė ndarė me ne vėshtirėsitė, dhimbjen, problemet. Natyrisht, por njerėz qė nuk besojnė te Zoti dhe njerėz qė nuk besojnė te dashuria, ėshtė e pamundur tė kuptojnė. Ata pėrpiqen tė bėjnė analizėn e gjithė kėsaj me analizėn e teorisė marksiste.

    Mendoni se mund ta gjejmė shpjegimin nė histori me projektimin nga kritikėt tė njė tė kaluare historike nė situatėn aktuale?
    Ka gjithashtu njė shpjegim tjetėr, qė ata nuk janė shumė tė lumtur me zhvillimin e Kishės Ortodokse dhe gjithė zhvillimin qė ajo ka tani nė jetėn sociale. Shumė nga ata qė menduan se kisha ortodokse ka vdekur dhe le tė ecim nė kėtė drejtim, por kisha ortodokse ėshtė e gjallė. Ky ėshtė njė kontribut i madh pėr Shqipėrinė. Sepse tani nė Shqipėri ju nuk keni tė bėni me njė komb tipik mysliman. Ne jemi njė shoqėri multifetare dhe kjo madje e ndihmon Shqipėrinė drejt Bashkimit Evropian. I gjithė ky zhvillim ka qenė shumė i rėndėsishėm. Nė fillim tė viteve 1990 shumė njerėz, kuptohet, qė menduan se pėr tė pasur njė identitet duhet tė kemi njė identitet tė ndryshėm nga ai i fqinjėve tanė. Por ishte naive, Shqipėria nuk ėshtė nė Arabinė Saudite apo nė Afrikė, por ėshtė nė Ballkan dhe Kisha Ortodokse ėshtė njė urė me fqinjėt. Nuk ėshtė kėrcėnim, por ėshtė bekim, kur ne shkojmė pėr shembull nė Rumani dhe ata e shohin qė gjuha shqipe flitet nė Rumani, nė Rusi nga peshkopi grek, i cili flet shqip, kremton atje me patriarkun dhe me njerėzit e tjerė. Ēdo njeri qė e di, dhe ortodoksėt i dinė shumė mirė kėto detaje.

    Sa e fortė ėshtė nga pikėpamja islamike Shqipėria nė tė vėrtetė?
    Ne nuk kemi statistika. Ju e dini se statistikat e fundit zyrtare janė tė Luftės II Botėrore. Nė kėtė periudhė, nga burimet italiane jepen kėto shifra, 68 pėr qind myslimanė syni dhe bektashinj, 22 pėr qind ortodoksė dhe 10-11 pėr qind roman katolik. Por kėto shifra janė shumė relative. Ėshtė shumė interesante qė nė kujtimet e Stalinit ka njė diskutim mes Stalinit dhe Enver Hoxhės, ku Stalini e pyeti Hoxhėn se sa ortodoksė ndodhen nė vendin tuaj, dhe pėrgjigja e tij ishte rreth 30 pėr qind. Ata nuk kanė qenė kaq tė saktė nė shifra, dhe sot ka njerėz qė nuk janė kaq tė saktė nė shifra. Por ėshtė e qartė se pas periudhės sė komunizmit jo ēdo njeri u bė fetar. Ka shumė njerėz tani qė thonė "faleminderit, ne nuk u pėrkasim komuniteteve fetare".

    E kam fjalėn pėr qėndrimin e tyre jo vetėm nė shifra. Sa tė fortė janė myslimanėt shqiptarė nė qėndrimin e tyre?
    Besoj se pėr kėtė duhet pyetur Komuniteti Mysliman. Por ajo qė dua tė them se gjatė gjithė kėtyre viteve, ju folėt pėr kontributin tim qė nga fillimi nė njė kohė shumė kritike, unė insistova pėr vėllazėrinė mes udhėheqėsve tė ndryshėm fetarė. Gjatė periudhės qė kemi pasur gjithė kėto shqetėsime nė Bosnjė- Hercegovinė, nė Shqipėria pėrjetonte marrėdhėnie ekselente nėpėrmjet feve. Qė prej fillimit ne nisėm tė kemi jo vetėm tolerancė. Tolerancė tingėllon disi arrogante. Ē'domethėnė arrogancė tė tolerosh tė tjerėt, pse duhet tė tolerosh. Nuk duhet tė flas unė pėr tolerancė, ne folėm pėr bashkėpunim vėllazėrim. Dhe ky ėshtė me tė vėrtetė njė kontribut i madh pėr shoqėrinė shqiptare dhe natyrisht shumė njerėz thonė se ky ėshtė i vetmi vend nė Ballkan qė kemi kėto marrėdhėnie.

    Marrė nga Radio "Dojēe Vele"

  10. #490
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepiskopi Anastas i dhuron tė dėnuarve nė burgun 325 njė fushė sportive

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kryepiskopi Anastas i dhuron tė dėnuarve nė burgun 325 njė fushė sportive

    Gjatė vizitės nė periudhėn e Krishtlindjeve 2006, nė Institutin e Edukimit tė tė Dėnuarve Penalė, nė lagjen “Ali Demi” tė Tiranės, i njohur si Burgu 325, Kryepiskopi Anastas, pasi vizitoi mjediset e ndryshme shprehu dėshirėn pėr tė kontribuar nė pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės tė tė dėnuarve.

    Nga drejtuesit e Institutit iu kėrkua, nėse do tė ishte e mundur, qė tė financonte pėr ndėrtimin e njė fushe sportive, pėr rreth 160 burra, kryesisht tė moshave tė reja, qė vuajnė aty dėnimin.

    Kryepiskopi e pranoi me kėnaqėsi kėrkesėn dhe siguroi fondet e nevojshme pėr ndėrtimin e saj. Shpejt, nė njė mjedis tėrė gurė dhe qė pėrmbytej nga uji kur binte shi, u ngrit njė fushė bashkėkohore minifutbolli dhe pėr lojėrat me dorė, me tapet tė gjelbėr, e rrethuar me rrjetė dhe me sistem ndriēimi, e cila mund tė shėrbejė edhe pėr sporte e veprimtari tė tjera. Kostoja e saj shkoi rreth 20 mijė USD.

    Po kjo nuk ishte dhurata e parė e Kryepiskopit Anastas pėr kėtė institucion. Nė vitin 2001 ai kishte kontribuar edhe pėr ndėrtimin e njė serre lulesh dhe perimesh, nė regjimin e grave. Prodhimet nga ajo kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė ndihmė pėr vetė tė dėnuarat. Serra ėshtė njėkohėsisht edhe njė ndihmė nga ana psikologjike, pasi kalojnė edhe njė pjesė tė programit ditor me punė, por kjo edhe i ndihmon tė jetojnė mė ndryshe ēastet e vėshtira qė kalojnė.

    Por, kėto janė vetėm veprat mė tė dukshme qė Kisha jonė, me nismėn dhe kujdesin e vazhdueshėm dhe tė drejtpėrdrejtė tė Fortlumturisė sė Tij, ka bėrė pėr kėta njerėz me liri tė kufizuar. Vizitat dhe ndihmat pėr tė dėnuarit janė tė vazhdueshme, tė pėrmuajshme, sidomos nga Lidhja e Grave Orthodhokse “Pėrhapja e Dashurisė”, Tiranė dhe Rinia Orthodhokse.

    Janė rreth 10 vjet qė ka nisur bashkėpunimi me kėtė Institut, ku Kisha jonė ka ndihmuar materialisht e shpirtėrisht, duke bashkėpunuar me stafin dhe drejtorinė, bashkėpunim ky qė ka qenė pėrherė dhe mė i ngrohtė e rezultativ.

    Me rastin e pėrfundimit tė punimeve, drejtoria e IEDP “Ali Demi” organizoi nė njė atmosferė festive ceremoninė e pėrurimit tė fushės sportive nė regjimin e burrave. Nė tė mori pjesė njė pėrfaqėsi me klerikė e laikė nga Kisha Orthodhokse, e kryesuar nga Hirėsia e Tij Andoni, episkopi ndihmės i Kryepiskopit, Avokati i Popullit z. Ermir Dobjani, Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve, z. Arjan Shehri dhe pėrfaqėsues tė institucioneve qė ndjekin problemet e tė dėnuarve.

    Drejtoresha e kėtij instituti, znj. Marinela Sota, nė fjalėn e hapjes tha ndėr tė tjera: “Ne jemi shumė tė kėnaqur me kėtė qė ėshtė realizuar, sepse kėtu vuajnė dėnimin mosha tė reja qė kanė nevojė tė lėvizin fizikisht. Gjatė vizitės qė bėri Kryepiskopi Anastas pėr Krishtlindje nė institucionin tonė, tek regjimi i grave dhe i burrave, ne i kėrkuam tė na mundėsonte ndėrtimin e njė fushe, ku tė dėnuarit tė mund tė luanin dhe tė kalonin kohėn e lirė, duke pasur parasysh edhe veēantinė e kėtij institucioni, ku tė dėnuarit mund tė luajnė gjatė tė gjithė ditės dhe tė qėndrojnė nė mjedise tė hapura...”

    Shiritin e pėrurimit, nė emėr tė Kryepiskopit Anastas e preu Hirėsia e Tij Andoni, si edhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve, z. Shehri. Pas kėsaj, z. Shehri tha, duke pėrshėndetur tė pranishmit: “Falėnderoj Kishėn Orthodhokse dhe vetė Hirėsinė e Tij, zotin Janullatos pėr kėtė ndihmė tė ēmuar. Kjo hyn nė kuadrin e pėrpjekjeve tona tė vazhdueshme pėr tė lehtėsuar sa mė shumė jetesėn e tė dėnuarve nė burgjet shqiptare. Kjo ėshtė nė kuadėr tė reformės qė ne kemi ndėrmarrė nė sistemin penitenciar me fondet e qeverisė, me fondet e drejtorisė, por edhe me bashkėpunimin e ngushtė me donatorėt, siē ėshtė rasti konkret. Edhe njėherė falėnderoj Kishėn Orthodhokse qė ka bėrė kėtė dhuratė dhe ju ftoj qė ta shfrytėzoni maksimalisht kėtė ambient me tė vėrtetė shumė tė bukur”.

    Pastaj e mori fjalėn Episkop Andoni, i cili tha: “Sjell tek ju pėrshėndetjet dhe urimet e Kryepiskopit Anastas. Nė kėto ēaste nuk mund tė ndodhej me ju, por ashtu siē jua dha fjalėn, ndėrtimi i kėsaj fushe u realizua. Gėzohemi qė ėshtė e njė cilėsie tė mirė. Kisha Orthodhokse dėshiron t’ju tregojė edhe me kėtė investim tjetėr kėtu, se interesohet pėr ju. Ju nuk jeni vetėm nė kėtė ambient. Ėshtė detyra jonė dhe e ēdo besimtari qė tė jenė pranė atyre qė janė nė kushte dhe situatė tė vėshtirė.”

    Shefi i Kujdesit Social nė kėtė institut, z. Pėrparim Gjyshja, pyetjes sonė se sa i rėndėsishėm ėshtė ky terren nė punėn tuaj, na u pėrgjigj: “Nė fillim dua t`ju falėnderoj pėr kėtė investim qė ka bėrė Kisha Orthodhokse. Nuk ėshtė hera e parė qė Kisha bėn investime tė kėtij niveli. Ka bėrė njė investim tek regjimi i grave pėr ndėrtimin e njė serre dhe vazhdimisht na ndihmon me bazė materiale. Ky terren qė ėshtė tani, me tapet tė gjelbėr, dikur ishte me gurė dhe me ujė, ku tė dėnuarit shkonin qė tė argėtoheshin dhe dėmtoheshin. Mjedisi do tė na hyjė nė punė, sepse kėtu ka dėnime tė pakta dhe mosha pėrgjithėsisht tė reja dhe argėtimi kryesor i tyre janė aktivitetet sportive. Konkretisht, kemi filluar kampionatin e minifutbollit midis dhomave dhe nė vazhdim do tė pėrdoret edhe pėr volejboll dhe basketboll. Ju Faleminderit!”.

    Kisha jonė me anė tė kėtij investimi solli edhe njė pėrfitim tjetėr social pėr tė dėnuarit, sepse punėsoi disa prej tyre, tė cilėt punuan me shumė pėrkushtim, duke zhvilluar mė tepėr edhe ndjenjėn e ngrohtėsisė e miqėsisė midis tyre dhe njėkohėsisht pėrfituan njė pagė pėr punėn e bėrė.

    Ceremonia u mbyll me njė kokteil dhe njė ndeshje futbolli nė fushėn e re, midis njė skuadre tė kėtij instituti, me skuadrėn e njė burgu tjetėr.

    Ēuditėrisht, disa media televizive e tė shkruara, tė pranishme nė ceremoni, tė ftuara nga ky Institucion i Edukimit pėr tė bėrė tė njohur nė publikun shqiptar kėtė risi investimi social bamirės joshtetėror, pėr kėtė kategori njerėzish me liri tė kufizuar dhe nė njė institucion shtetėror, e anashkaluan prezantimin e rėndėsisė sė kėtij lajmi, duke u pėrqendruar vetėm tek mbipopullimi i burgut. Fatkeqėsisht, ata lanė kėshtu jashtė vėmendjes sė publikut edhe impulsin social, shpirtėror dhe human qė duhet tė transmetonin tek ai.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 14-03-2009 mė 15:07

Faqja 49 prej 102 FillimFillim ... 3947484950515999 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Lajme nga Bota Orthodhokse
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •