Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet largohet Janullatos?

Votues
279. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PO

    236 84.59%
  • JO

    43 15.41%
Faqja 99 prej 102 FillimFillim ... 4989979899100101 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 981 deri 990 prej 1014
  1. #981
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Pergjigje Kristo Frasherit

    --------------------------------------------------------------------------------

    Zoti historian!
    Jam Aleko Dhima, dhe ju shkruaj nga Amerika, pėr t’ju pėrgjigjur disa akuzave e tė pavėrtetave ndaj meje, nė artikujt tuaj te “Gazeta Shqiptare”.
    Mė akuzoni si njė grekoman tė vendosur pėr t’i shėrbyer Kishės greke. Unė kam lindur nė fshatin Nokovė-Lunxhėri-Gjirokastėr, fshat jo minoritar dhe krejtėsisht shqipfolės. Asnjė nga fshati ynė nuk flet greqisht, as edhe prindėrit e mi, qė mė edukuan qė tė vogėl me dashurinė dhe besimin ndaj Zotit. Nė vitin 1944, kur isha 6 vjeē, u vendosėm nė Tiranė dhe sa mbusha 8 vjeē, fillova tė shėrbeja ne ajodhimėn e kishės me priftėrinjtė shqiptarė - me Kryepiskopin Kristofor Kisi, episkopėt Irine Banushi, Sofron Borova. Mė vonė edhe me Kryepiskop Pais Vodicėn, me episkopėt e rinj Dhanil Ēuli e tė fundit Damiano. Vazhdova pa ndėrprerje duke i shėrbyer Kishės sonė me besim e dashuri gjatė gjithė
    regjimit komunist, edhe kur isha student jashtė shtetit. Edhe kur u mbyllėn ato pas vitit 1967, vazhdova tė shkoja jashtė Tiranės pėr t’u lutur nė ato kisha e manastire qė ruheshin si monumente kulture, me gjithė rrezikun qė kjo paraqiste.
    Nė vitin 1991, me rihapjen e kishave, u afruan nė kishė shumė besimtarė orthodhoksė e madje me origjinė nga besime tė tjera. Njė numėr i madh i tyre u mblodhėn pėr tė formuar njė kėshill kishtar, qė do tė drejtonte e do tė zgjidhte problemet qė dolėn, mė propozuan edhe mua nė kėtė kėshill. Si kėrkesė e parė nė kėtė kėshill, doli nevoja pėr tė ndihmuar ringritjen e Kishės sonė me mjete
    monetare dhe materiale. Pėr kėtė kėshilli mė ngarkoi t’u drejtohesha ambasadave tė vendeve tė Lindjes, por asnjė nga ato nuk na premtoi ndonjė ndihmė, duke na thėnė se tė njėjtat probleme kanė edhe ata me kishat. Pas kėsaj kėshilli mė caktoi tė shkoja nė Athinė pėr kėtė qėllim, por dhe atje nuk na premtuan asnjė lloj ndihme.
    Kur ndodhesha nė Athinė mė thanė se ėshtė caktuar si Eksark nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit, pėr tė ndihmuar nė ringritjen e Kishės suaj, Episkopi Anastas Jannullatos, i cili ėshtė njė nga mė tė pėrgatiturit dhe mė me reputacion jo vetėm nė Greqi, po nė gjithė botėn. U takova me tė, ndėrsa priste marrjen e vizės pėr tė ardhur.
    Mė bėri pėrshtypje, personaliteti i tij, thjeshtėsia dhe pėrkushtimi i tij pėr tė ndihmuar nė ringritjen e Kishės sonė. U ktheva dhe ia raportova tė gjitha kėto kėshillit kishtar.
    Nė qershor tė atij viti erdhi nė Tiranė njė delegacion i Kishės Shqiptaro- amerikane tė Bostonit. I pritėm dhe i shoqėruam nė shumė qytete tė vendit. I kėrkuam pėr t’i dalė zot Kishės sonė pėr ta ringritur, por na thanė se kjo qe e pamundur, se ata ishin tė zėnė me kishat e tyre. Edhe ata na thanė se pėr tė ndihmuar Kishėn tonė, qe caktuar Episkopi Anastas Jannullatos, qė pret vizėn pėr tė ardhur.
    Pas njė muaji, me aprovimin e organeve tona qeveritare erdhi Episkopi Anastas, tė cilin e pritėn me shpresa shumė tė mėdha pėr t’i vėnė shpatullat ringritjes sė kishave tona. Ai menjėherė, me pėrvojėn e tij, thirri nė Tiranė gjithė anėtarėt e kėshillave kishtare tė rretheve tė vendit, si dhe rreth 15 klerikėt e mbijetuar. Me propozimin e kėtyre pjesėmarrėsve u zgjodh njė kėshill i pėrgjithshėm provizor, qė do koordinonte punėt pėr tė gjitha problemet kishtare. Nė kėtė kėshill u zgjodhėn intelektualė tė njohur si mjekė, inxhinierė, ekonomistė e pedagogė, specialistė pėr tė cilėt kishte nevojė Kisha jonė.
    Ky ėshtė realiteti z. Historian dhe kėto janė faktet kokėforta e tė pakontestueshme dhe jo ato qė thoni ju konkretisht pėr mua, qė u vetėzgjodha qė t’i shėrbeja si grekoman Kishės greke. Tė lutem thuaja kėto fakte atyre qė iua kanė servirur ato qe thoni, qė janė sa jo reale aq edhe tė mbrapshta. Por shpifjet e tė pavėrtetat tuaja nuk pėrfundojnė me kaq, se mė poshtė thoni se “Kryepiskopi Anastas, unė e Sebastiani paskemi nėnshkruar njė marrėveshje ogurzezė”.
    Ku e keni parė, lexuar dhe e keni gjetur dhe nė cilin sirtar tė zi e kini nxjerrė kėtė z. Kristo, e cila ėshtė sa e shpifur, e sajuar, jo e vėrtetė dhe servirur pėr qėllime jo tė mira dhe qė ndoshta i shėrben disa personave tė veēantė. Keni parė vallė nė kėtė pseudomarrėveshje firmėn time ose tė Kryepiskopit?
    Po t’i kini besuar kėsaj qė para 18 vjetėve, pse nuk erdhėt njė herė me krenarinė dhe shqetėsimin tuaj si historian qė jeni, pėr cenimin e fakteve historike tė vendit tonė nga kjo marrėveshje dhe tė na vinit me shpatulla pas murit, po tė kishim bėrė njė marrėveshje tė tillė e cila me tė vėrtetė do tė qė ogurzezė siē thoni ju, por e ngrini kėtė sajim fallco pas 18 vjetėve?
    Unė Episkopin Sebastian as e kam parė dhe as e kam takuar ndonjėherė dhe nuk kisha arsye ta bėja kėtė, se unė i shėrbeja Kishės sonė Orthodhokse e nuk mė lidhte asgjė me tė, jo pastaj pėr fjalėt dhe pėrshtypjet negative qė ishin pėrhapur nė atė kohė pėr atė person.
    Diēka z. Historian, si e kam njohur unė Kryepiskopin Anastas, qė bashkėpunova me tė pėr rreth 5 vjet.
    Ai qė ditėn e parė tė mbėrritjes nė Tiranė iu pėrkushtua natė e ditė ringritjes sė kishės tonė, tė shkatėrruar totalisht. Kėtė aksion sa madhor aq dhe tė vėshtirė filloi ta kryejė me pėrvojėn e tij dhe mundin e tij. Kėto panė besimtarėt orthodhoksė nė mbarė Shqipėrinė tek ai, qė nuk la pa shkelur qytet, fshat, kodėr ku kanė qenė vendet e shenjta tė Kishės sonė, e si pasojė brenda njė viti ai fitoi dashurinė e besimin pėr veprėn e filluar prej tij.
    Kėtė e treguan qindra letra e telegrame tė ardhur nga kėta besimtarė nė Kryepeshkopatė, duke e falėnderuar pėr punėn e tij dhe duke shfaqur dėshirėn e kėrkesėn qė ai tė mbetej dhe tė bėhej Kryepiskop i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
    Kjo ishte arsyeja kryesore qė Kisha jonė, i propozoi Patriarkanės qė ai tė dorėzohej si Kryepiskop i Shqipėrisė. Ai u fronėzua mė 2 gusht 1992, pasi u miratua nga besimtarėt orthodhoksė tė Shqipėrisė, nga Patriarkana dhe nga Qeveria Shqiptare, e ky fronėzim u bė brenda nė kishėn katedrale tė Tiranės,
    nėn thirrjet e zjarrta tė besimtarėve qė mbushnin kishėn “i denjė”, pa ua vėnė veshin pak personave, mė tė shumtėt tė njė besimi tjetėr, qė thėrrisnin kundėr nė fund tė kishės.
    Ky fronėzim solemn u krye nė kishė e jo nė Hotel Tirana, siē jua kanė servirur juve z. Kristo.
    Tani pas 19 vjetėve ai e ka justifikuar emėrimin, veprėn dhe dorėzimin e tij, me punėn, besimin, mundin, sakrificėn, pėrvojėn, zgjuarsinė, reputacionin e djersėn e tij dhe pėr kėtė flasin veprat e tij ngado qė tė shkosh nė Shqipėri e madje dhe nė Kosovė.
    Para njė viti, kur u pyet Episkopi i Kishės Shqiptaro-amerikane, nga njė dėgjues nė njė konferencė nė New York, se “ēdo na thoni pėr Kryepiskopin Anastas qė po drejton Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė”, ai u pėrgjigj: “Bėni njė udhėtim nėpėr Shqipėri e do bindeni pėr punėn e veprėn e tij qė nuk ka nevojė pėr komente e fjalime.”

    Aleko Dhima
    Ish-Sekretar i Pėrgjithshėm i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nga viti 1991-1995.
    Boston, USA
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #982
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Lėreni diellin te shkėlqejė

    - Deklaratė e Lidhjes sė Grave Orthodhokse tė Tiranės -

    Me dhimbje tė thellė kemi lexuar kohėt e fundit nė gazeta, disa artikuj jo serioz dhe t gėnjeshtėr mbi figurėn e nderuar tė Fortlumturisė sė tij, Kryepiskopit Anastas nga njerėz qė nuk kanė fare dijeni pėr ato qė shkruajnė. Por e shohim tė arsyeshme t’ju parashtrojmė disa fakte reale tė kontributit tė tij tė ēmuar shumė vjeēar nė aspektin shpirtėror e social nė ndihmė tė komunitetit besimtar dhe njerėzve nė nevojė.

    1. Ai ringjalli nga themelet besimin e krishterė nė zemrat e besimtarėve tė tronditur shumė rėndė nga regjimi ateist.
    Kėtė ka bėrė nė radhė tė parė duke ofruar veten e tij nė frymė e nė trup me tė gjithė kapacitetin e tij intelektual,shpirtėror e fizik, duke ndjekur njė udhė tė gjatė plot mundime e sakrifica dhe duke shfaqur kėshtu shembullin e gjallė tė njė kryebariu qė e do dhe kujdeset pėr tufėn e tij.

    2. U restauruan dhe u ngritėn nga fillimi dhjetėra e qindra kisha e disa manastire ku besimtarėt ushtrojnė jetėn e tyre shpirtėrore,bėjnė pelegrinazhe dhe mėsohen e aftėsohen tė vendosin marrėdhėnie tė drejta e mirėkuptimi nė familje dhe nė shoqėri.

    3. U hapėn shkolla tė nivelit tė mesėm e tė lartė ne mėnyrė qė brenda vendit tė pėrgatitėn klerikė e theologė pr t’i shėrbyer sa mė mirė komunitetit besimtar nė gjuhėn amtare.

    4. U pėrgatit dhe vazhdon tė pėrgatitet njė literaturė e pasur fetare si gazeta, revista e libra me tė cilat besimtarėt ushqejnė shpirtrat pėr tė mbajtur gjallė nė breza besimin e tyre tė shenjtė.
    Pra nga sa u tha mė lart del se Kryepiskopi Anastas ka ndikuar dhe ndikon drejtpėrsėdrejti nė rritjen e emancipimit shpirtėror tė njė pjese tė madhe tė shoqėrisė shqiptare, e cila reflekton vlera tė larta morale e shpirtėrore nė mbarė ambientin rrethues.

    Gjithashtu njė kontribut jashtėzakonisht i madh ėshtė ndihma qė jep Kryepiskopi Anastas pėr njerėzit nevojtarė tė kryeqytetit dhe tė fshatrave pėrreth Tiranės. Qė nė vitin 1992 me bekimin e tij,u krijua nė Kishė Grupi i Grave orthodhokse i cili prej fillimit ka zhvilluar njė aktivitet tė madh nė njerėzit nė nevojė duke shpėrndarė pako me ushqime e veshmbathje nga ndihmat e shumta qė vinin nė fillim nga vende tė tjera si Greqia e Qipro e nė vijim,nga vende tė tjera. Grupi ushtron veprimtari tė larmishme nė familje tė varfra, nė burgje dhe azile, nė fėmijė jetim e gra tė veja, tė pastrehė e persona tė braktisur, tė sėmurė nė spitale dhe nė shtėpi, tė moshuar dhe persona tė vetmuar, tė paaftė pėr punė e tė depresuar, lypsa etj. Kėto shėrbime drejtohen nga njė zyrė e cila shpeshherė kooperon me zyra sociale shtetėrore duke shkėmbyer pėrvoja nė dobi tė nevojtarėve. Ndihmat janė tė llojeve tė ndryshme si ushqime, veshmbathje, ndihmė financiare etj. Vlen tė pėrmenden vizitat qė bėhen nė persona tė sėmurė qė lėngojnė nė shtrat, bisedat qė zhvillojmė me tė moshuar tė vetmuar qė kanė ėndje pėr njė fjalė tė ngrohtė. Tė burgosurit shijojnė lirinė kur marrin mesazhin e shpresės dhe fjalėn e shpėtimit. Lypėsit fitojnė dinjitet dhe provojnė barazinė kur dikush ndan bukėn me ta. Ēdo javė njerėz nevojtarė ndihmohen nga zyra e grave qė financohet nė masėn 70% nga Kryepiskopi Anastas.

    Pėr tė gjitha kėto qė parashtruam a mund ta quajmė tė huaj pėr Shqipėrinė kėtė personalitet qė ka kontribuar pėr 18 vjet radhazi pėr pėrparimin, qytetėrimin dhe transformimin shpirtėror,kulturor e social tė shoqėrisė shqiptare? A nuk e meriton me tė vėrtetė titullin Qytetar nderi i Tiranės, qė e gėzon prej disa vjetėsh, ky pėrhapės i njė paqeje tė vėrtetė mes flakėve tė zjarrit? Dihet se misionarėt fetarė zhvillojnė misionin e tyre apostolik, tė lirė nė tė gjithė botėn sepse Krishterimi nuk njeh kufi territorial.

    Nė mbyllje shprehim pėrkufizimin e fundit se pėr ne, Kryepiskopi Anastas mbetet njė udhėheqės i pazėvendėsueshėm qė me hir Perėndie, menēuri dhe plot vizion drejton Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė me vėrtetėsi dhe pa u lėkundur nga furtuna e stuhitė sepse timonin e tij e lėviz dora e pagabueshme e Perėndisė.


    Me respekt
    Gratė e Lidhjes Orthodhokse tė Tiranės
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #983
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Keqinterpretimet dashakeqe tė njė historiani

    Ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė sulmet e radhės tė shpifjeve dhe trillimeve denigruese kundėr primatit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė vihet emri i njė historiani, i cili pėr detyrė ka tė paraqesė faktet sikurse janė dhe jo ti shtrembėrojė ato. Ėshtė e ēuditshme qė nė veprėn e prekshme dhe tė dukshme tė Kryepiskopit Anastas tė vlerėsuar brenda dhe jashtė vendit, z. Kristo Frashėri nuk gjen asgjė pozitive, por shpreh vetėm mllef, sajime, akuza dhe merr pėrsipėr tė shpjegojė ēėshtje tė cilat nuk i njeh mirė: siē ėshtė legjitimiteti i fronėzimit tė Kryepiskopit Anastas, apo vlerėsimet mbi funksionimin e statuteve dhe kanoneve tė Kishės Orthodhokse.


    Statuti i vitit 1929 ishte antikanonik sepse Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė nuk ishte njohur ende si autoqefale as nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojės, as nga kishat e tjera orthodhokse autoqefale.


    Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė iu dha autoqefalia nga Mater Ecclesia (Kisha Mėmė), Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojės, mė 12 prill 1937. Pas kėsaj edhe Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė, tashmė Autoqefale, duhej tė kishte statutin e saj, pasi jo vetėm statuti i 1929, por edhe tė gjitha aktet dhe veprimet qė ishin bėrė deri nė vitin 1937 nė emėr tė Kishės sė vetėquajtur autoqefale shqiptare nuk kishin autoritet kanonik. Sqarojmė se statutet e kishave lokale shėrbejnė pėr organizimin e jetės shpirtėrore brenda kėsaj Kishe konform kanoneve tė shenjtė ekumenikė, organizimin administrativ dhe institucional tė saj si dhe rregullimin e marrėdhėnieve tė saj me kishat e tjera, shtetin dhe institucionet e ndryshme. Pėrgjithėsisht shėrben si rregullator i raporteve brenda dhe jashtė Kishės, duke marrė parasysh zhvillimet historike dhe sociale te vendit.


    Jeta e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nuk u zhvillua normalisht pasi nė 1939 Shqipėria u pushtua nga Italia, nė 1943 nga Gjermania. Statuti tjetėr pas shpalljes sė autoqefalisė ėshtė ai i 1950, i cili u abrogua nga pushteti totalitar i Enver Hoxhės ku me ligj u ndalua ēdo lloj shprehje e jetės fetare.
    Persekutimi i egėr ndaj fesė pėr 23 vjet tė tėrė shkatėrroi tėrė strukturėn dhe infrastrukturėn kishtare. Pra mungonin gjėrat mė themelore si: Sinodi i Shenjtė episkopal, klerikėt, shkolla teologjike pėr formimin e kuadrove tė rinj, pėr tė mos thėnė se edhe gjurmėt e shumė kishave ishin zhdukur. Episkopė nuk kishte dhe priftėrinjtė e mbijetuar prej persekutimit ishin nė moshė tė thyer. Por dihet qė nuk mund tė ekzistojė njė kishė lokale pa episkop. (Shėn Ignati nė letrėn drejtuar Smirneasve 8:2, shek I-II).


    Kjo gjė u bė e mundur me nismėn e Patriarkanės Ekumenike nė janar tė 1991, me vendim tė Sinodit tė Shenjtė tė Patriarkanės Ekumenike u caktua Eksark Patriarkal pėr Kishėn e Shqipėrisė episkopi i Andrusės, imzot Anastasi.


    Mė 30 Maj 1992 prej Kėshillit tė Pėrgjithshėm Kishtar tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Patriarkanės Ekumenike iu kėrkua zyrtarisht, zgjedhja e episkop Anastasit nė krye tė Kishės sonė. Kėtė kėrkesė ia dorėzoi Patriarkanės Ekumenike njė pėrfaqėsi e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Kishtar e pėrbėrė prej Atė Gaqo Petri, Atė Kozma Qirjo dhe nga besimtarėt e devotshėm z. Dhimitėr Beduli dhe z. Aleko Dhima. Nė kėtė kėrkesė vihet nė pah kontributi i Eksarkut tė Patriarkanės Ekumenike, Mitropolitit Prof. Anastasit, i cili pėr mė pak se njė vit arriti suksese tė dukshme nė rikonstruksionin e njė sėrė ndėrtesash kishtare, dorėzimin e 26 priftėrinjve dhe dhjakonėve tė rinj, krijimin e Seminarit Teologjik-Hieratik pėr pėrgatitjen e priftėrinjve, tė psaltėve e tė kuadrove tė tjerė qė i nevojiten Kishės.


    Mė 24 Qershor 1992 Sinodi i Shenjtė i Patriarkanės Ekumenike zgjodhi me vota unanime Kryepiskop tė Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė Fortlumturinė e tij Anastasin. Vetė Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė z. Sali Berisha me dashamirėsi u kishte deklaruar tė deleguarve tė Patriarkanės Ekumenike Kr. H. tė tyre Mitropolitit tė Pergjit imz. Evangjelos dhe tė Filadelfisė imz. Meliton mė 4 Korrik 1992, se nuk ekziston asnjė kundėrshtim ose kufizim pėr vendosjen e Kryepiskopit Anastas si primat kanonik i Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė.


    Mė 2 Gusht tė 1992 nė kishėn e Ungjillėzimit nė Tiranė u krye ceremonia e fronėzimit tė Kryepiskopit Anastas. Kjo gjė qė i dha mundėsinė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė tė jetė e barabartė me tė gjitha kishat e tjera orthodhokse nė botė.


    Pėr sa i pėrket atyre parullave qė u dėgjuan nė ceremoninė e fronėzimit ndjejmė detyrėn, si dėshmitarė okularė tė asaj shėrbese kishtare, tė sqarojmė se si qėndron e vėrteta historike dhe ajo kanonike. Thirrjet kundėr fronėzimit u dėgjuan nga fundi i shėrbesės kishtare, prej njė grupi tė vogėl njerėzish qė qėndronin nė fund tė kishės, tė pėrgatitur pėr tė krijuar trazira, nė momentin kur po lexoheshin fjalimet pėrshėndetėse tė rastit. Ajo qė i bėn tė pavlefshėm kanonikisht kėto zėra ėshtė edhe fakti se anėtarėt e kėtij grupi ishin jo besimtarė praktikantė orthodhoks dhe pėr mė tepėr disa prej tyre nuk i pėrkisnin fare fesė sė krishterė. Duke qenė se nuk ia arritėn qėllimit pėr tė cilin kishin ardhur nė kishė, pasi zėrat e tyre u mbytėn nga thirrjet e njėzėshme “aksios” (i denjė) tė besimtarėve orthodhoksė tė ardhur nga gjithė Shqipėria, ata u larguan. Kėshtu qė shėrbesa e fronėzimit u krye e plotė nė kishė dhe zėrat e atyre qė nuk janė besimtarė praktikantė nė kishė nuk kanė asnjė vlerė kanonike (Sinodi II Ekumenik, kanoni 6; Sinodi i Kartagjenės, kanoni 50).


    E shohim tė nevojshme nė kėtė pikė tė sqarojmė ata tė cilėt, megjithėse nuk kanė njohuri tė koncepteve teologjike, guxojnė tė na mėsojnė ēka ėshtė kanonike dhe jo kanonike nė Kishėn Orthodhokse.
    Nė statutin e njė kishe orthodhokse autoqefale nenet tė cilėt nuk mund tė ndryshohen janė vetėm ato qė rikonfirmojnė kanonet e shtatė Sinodeve tė Shenjtė Ekumenikė, tė cilėt nė mbarė Kishėn Orthodhokse janė pėrjetėsisht tė pandryshueshėm. Sipas besimit orthodhoks vetėm vendimet e Sinodeve Ekumenike janė tė pagabueshme dhe kanė autoritet absolut, sepse shprehin pagabueshmėrinė e Kishės sė Krishterė “qė ėshtė Kisha e Perėndisė sė gjallė, shtylla dhe mbėshtetja e sė vėrtetės” (1 Timotheut 3:15). Tė gjitha dispozitat e tjera tė statutit mund tė ndryshohen me vendim tė njė kongresi tjetėr kishtar duke iu pėrshtatur ndryshimeve historike dhe sociale nė vend me qėllimin sublim tė organizimit sa mė tė mirė tė jetės shpirtėrore dhe asaj organizative tė Kishės.


    Kėshtu, duke iu referuar nenit 50 tė statutit tė 1950 “kėshilli mikst mund tė modifikojė nene tė kėtij Statuti qė nuk u referohen dogmave, kanoneve dhe Traditės sė Shenjtė; gjithashtu mund tė bėjė edhe shtesa nenesh. Por, pėr tė qenė kėto modifikime dhe shtesa tė vlefshme, duhet njė kuorum prej shtatė anėtarėsh dhe njė vendim marrur, tė paktėn, prej gjashtė anėtarėsh”.
    Pse duhet tė ofendohet z. Frashėri kur i vihet nė dukje se ėshtė duke shtrembėruar faktet historike, madje duke pėrdorur edhe argumente tė gėnjeshtėrta, siē ėshtė teza e fronėzimit tė Kryepiskopit Anastas jo nė katedrale, por nė hotel “Tirana” etj.


    Si ėshtė e mundur qė tė konsiderohet si tinėzare dhe e pabesė vepra e Kryepiskopit Anastas, e cila ėshtė evidente dhe e faktuar? Mund tė thonim logjikisht se vepėr tinėzare ėshtė ajo qė po bėni ju, qė pas 18 vitesh “kujtoheni” tė flisni pėr gjėra tė paqena, tė cilat kaq shumė ju paskan lėnduar. Siē e cilėsoni edhe vetė ato qė thoni mbeten vetėm dyshime, shtrembėrime qė bien ndesh me realitetin, si p.sh. keqinterpretimi i deklaratės sė Kryepiskopit Anastas lidhur me ngjarjet e kohėve tė fundit nė Himarė pėr ruajtjen e gjakftohtėsisė dhe tė paqes. Deklarata kėto tė cilat jemi mėsuar t’i dėgjojmė sa herė qė vendi ndodhet nė kohė trazirash dhe krizash. Kėshtu, mund tė pėrmendim deklaratat e Kryepiskopit gjatė krizės sė marrėdhėnieve shqiptaro-greke. Ai deklaroi se merrte pjesė nė dhimbjen e gjithė njerėzve tė pėrndjekur pavarėsisht nga origjina apo traditat fetare dhe se vihej nė dispozicion tė ēdo autoriteti kompetent pėr gjetje zgjidhje me frymė mirėkuptimi tė ndėrsjellė. Kėto pėrpjekje tė tij ndikuan nė uljen e toneve nga ana e palės greke. Vetė Parlamenti Evropian nė njė rezolutė qė u votua nga shumica absolute e Asamblesė (4-07-1993) theksoi pėrpjekjet e Kryepiskopit Anastas pėr zgjidhjen e krizės ndėrmjet dy vendeve.


    Gjatė krizės sė vitit 1997 pėrmes trazirės sė madhe tė pakontrolluar politike ai i drejton thirrje popullit: jo mė gjak, jo konfliktit, jo urrejtjes, jo armėve. Nė momentet e vėshtira tė emigrantėve dėgjohet thirrja e tij nė median dhe shtypin grek: jo fushatave dėbuese “fshesa”. Kjo lutje u transmetua nga Televizioni Shtetėror Shqiptar nė emisionin kryesor tė lajmeve, nga agjenci shtypi dhe RTV tė huaja. Nė vitin 1998 ai bėn apel pėr tė ndihmuar vėllezėrit nė vėshtirėsi tė ardhur nga dhuna nė Kosovė. Ndihmė kjo e cila mori pėrmasa tė mėdha kur gjatė krizės sė vitit1999, 500 mijė shqiptarė erdhėn nga Kosova nėn trysninė e dhunės. Ndihmė kjo qė arriti nė rreth 12 milion dollarė, ofruar konkretisht 33 mijė vėllezėrve kosovarė tė vendosur nėpėr mjedise tė ndryshme, kryesisht familjare, por edhe me anė tė kampeve tė hapura.


    I papėrgjegjshėm ėshtė dhe ofendimi juaj se Kryepiskopi Anastas ėshtė kryepiskop i pleqve dhe i plakave. Sė pari sqarojmė se Kisha ėshtė njė dhe e pėrbashkėt, nuk ka Kishė diskriminuese dhe pėrjashtuese, nuk ka “Kishė tė tė rinjve” dhe “Kishė tė tė moshuarve”, “Kishė tė grave” dhe “Kishė tė burrave”, “Kishė tė tė bardhėve” dhe “Kishė tė tė zinjve”. Si mund tė quhet njė Kryepiskop i pleqve dhe i plakave ndėrkohė qė faktet flasin ndryshe. Nė Maj tė 1993 kur u krijua prej tij shoqata rinore orthodhokse shqiptare “Bijtė e dritės”, ai theksoi se “rinia nuk ėshtė vetėm shpresa e sė ardhmes, por nė radhė tė parė ėshtė forca e sė tashmes”. Nė gjithė vendin numėrohen 52 grupe rinore, tė cilat kanė formuar kėshillat rinore dhe organizojnė veprimtari tė ndryshme dhe kulturore si: kampingjet verore dhe dimėrore, ku marrin pjesė rreth 1600 tė rinj nga i gjithė vendi, konferenca, olimpiada, aktivitete me tė rinj me aftėsi tė kufizuara, festivale rinore etj. Njė punė e veēantė po bėhet me tė rinjtė e universiteteve, Tiranė, Elbasan dhe Vlorė, me tė cilėt organizohen veprimtari tė ndryshme, si studime biblike, Liturgji Hyjnore, kurse tė gjuhėve tė huaja, ekskursione etj. Njėherazi funksionojnė edhe disa shoqata tė tjera si ajo e gruas, intelektualėve orthodhoksė etj, tė cilat janė pjesė aktive e jetės sė kishės.
    E vėrteta nuk mund tė fshihet prej trillimeve dhe shpifjeve.

    Nga Violeta Plepi dhe Vlash Plepi
    Teologė nė Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #984
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    E vėrteta rreth Fronėzimit tė Kryepeshkopit Anastas

    Nga Teodor Papapavli †
    Botuar mė parė tek "Rilindja Demokratike", 16 shtator 1992, faqe 4.

    Mė 2 gusht 1992, nė Kishėn e Ungjillėzimit tė Tiranės, u zhvillua ceremonia e fronėzimit tė Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Por, mė parė, pak retrospektivė.


    Rivendosja e besimeve fetare nga demokracia e gjeti Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė tė shkatėrruar tėrėsisht, pa lokale kulti dhe pa kler. Pėr ringjalljen e besimeve fetare nė vendin tonė, nė kushtet e varfėrisė sė pėrgjithshme postkomuniste, u desh ndihma e qendrave botėrore tė Islamizmit, Katolicizmit dhe Ortodoksisė. Patriarkana Ekumenike e Kostandinopolit, e preokupuar pėr ringjalljen Kishės Ortodokse Shqiptare, caktoi pėr kėtė qėllim, nė fillim tė vitit 1991, si pėrfaqėsues tė saj nė Shqipėri (eksark) prof. dr. Hirėsinė e Tij, Anastas Janullatos, i cili atė kohė ndodhej nė Afrikėn Lindore, i ngarkuar me detyrėn e Kryepeshkopit aktiv, pėr rimėkėmbjen e Kishės Ortodokse tė Kenias, Ugandės dhe Tanzanisė, me qendėr nė Nairobi. Caktimi i tij u miratua nga presidenti i mėparshėm i Republikės.
    Hirėsia e Tij, kur erdhi nė Shqipėri, u prit me interes tė veēantė dhe u rrethua me dashuri e respekt nga besimtarėt ortodoksė, jo vetėm nė Tiranė, por tė gjithė Shqipėrisė. I frymėzuar nga idealet e larta tė Ortodoksisė, qė e kishin ēuar aq larg vendit tė tij me ndihmėn e bashkėpunėtorėve shqiptarė dhe tė aktivistėve tė Kishės iu pėrvesh punės me pėrkushtim veprės sė vėshtirė pėr ringjalljen e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė.


    Nė fillim eksarku thirri Konferencėn Kombėtare tė KOASH nė Tiranė, nė tė cilėn morėn pjesė 15 klerikė dhe 30 laikė, pėrfaqėsues tė katėr Mitropolive tė Shqipėrisė. Konferenca zgjodhi Kėshillin e Pėrgjithshėm tė Kishės tė pėrbėrė nga 9 vetė, qė tė gjithė shqiptarė, pėrveē eksarkut. Gjithashtu u krijuan kėshillat kishtare nė qytetet kryesore tė vendit. Nė vazhdim eksarku nisi punėn pėr restaurimin e Kishės sė Ungjillėzimit nė Tiranė dhe mė vonė hapi Seminarin Teologjik pėr pėrgatitjen e kuadrove tė parė priftėrinj, dhiakonė e psalltė. Porositi jashtė shtetit kisha tė parafabrikuara, montimi i sė cilave ka pėrfunduar si nė Fier, Sarandė etj, mori masa pėr restaurimin e kishave dhe manastireve tė dėmtuara, solli ndihma nė medikamente, ushqime dhe veshmbathje. Dhe tė gjitha kėto u bėnė dhe po bėhen falas, vetėm me subvencionet e Patriarkanės sė Konstandinopolit, me donacionet e kishave tė tjera Ortodokse dhe tė miqve tė eksarkut nė botė. Si rezultat i kėtyre masave tė para, brenda vitit u ringjall shėrbimi fetar ortodoks nė tėrė vendin, pas njė nate tė gjatė ateiste. Kjo ėshtė nė radhė tė parė, merita e eksarkut.
    Por, pas kėtyre rezultateve tė mira, procesi i ringjalljes sė Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė kishte nevojė tė domosdoshme tė plotėsohej nė planin organizativ, sepse asaj i mungonte hierarkia, kryepeshkopi, episkopėt, dhe sinodi i shenjtė, qė janė atributet (veti tė pandara) tė ēdo kishe ortodokse autoqefale. Pa dyshim mė e mira e tė mirave, zgjidhja ideale do tė ishte qė nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare tė ishte njė kryepeshkop shqiptar. Pėr kėtė qėllim Patriarkana e Konstandinopolit, me propozimin e kryesisė sė Kishės Ortodokse Shqiptare, bėri tė gjitha pėrpjekjet pėr tė gjetur nė diasporėn shqiptare nė botė njė kandidat tė mundshėm. Nga kėrkimet rezultoi se klerikėt me origjinė shqiptare, ndonėse tė pakėt, qė meshonin nė gjuhėn shqipe dhe ishin me arsim tė lartė teologjik, tė gjithė ishin tė martuar. Nė bazė tė kanuneve tė Ortodoksisė, tė aprovuar nga sinodet ekumenikė episkopėt dhe kryepeshkopėt, zgjidhen vetėm nga radhėt e klerit murg.


    Nė kėto kushte, nė mungesė tė ndonjė alternative tjetėr, Sinodi Ekumenik i Konstandinopolit, nė bazė tė kanumeve tė Kishės, zgjodhi eksarkun nė postin e Kryepeshkopit tė Shqipėrisė. Pėr t’ua parashtruar zgjedhjen e tij autoriteteve tė larta shqiptare erdhi nė vendin tonė njė delegacion i nivelit tė lartė nga Patriarkana e Konstandinopolit. Pas bisedimeve paraprake nė Sekretariatin e Fesė nė Ministrinė e Kulturės, delegacioni u takua me Presidentin e Republikės. Nė pėrfundim tė bisedimeve u dha pėlqimi. Gjatė mė tepėr se njė viti, eksarku kishte dhėnė prova si organizator i zoti dhe me pėrvojė, kishte arritur rezultate konkrete nė drejtimet kryesore dhe nė plotėsimin e kėrkesave imediate, njihte zakonet, traditat, kishte nisur tė mėsonte dhe tė meshonte shqip. Me njė fjalė e kishte justifikuar plotėsisht veten. Kėtu ėshtė vendi tė theksohet se pėr zgjidhjen e kėtij problemi nė tė ardhmen e afėrt, eksarku ka treguar njė interesim tė veēantė. Nė mbarim tė seminarit, sė bashku me Atė Ilia Ketrin, drejtor i seminarit, seleksionoi nga elementėt me arsim tė mesėm e tė lartė njė grup tė rinjsh qė do tė dėrgoheshin jashtė shtetit pėr studime teologjike. Disa nga kėta (tre vetė), fill pas mbylljes sė seminarit, u nisėn pėr nė Manastiret e Malit tė Shenjtė.


    Sipas Statutit tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė tė vitit 1929 Kryepeshkopi dhe episkopėt duhet tė jenė prej gjaku dhe gjuhe shqiptarė, tė kenė shtetėsinė shqiptare dhe aprovimin e mbretit. Ky statut, nė vitin 1950, kur besimet fetare ishin akoma tė lira dhe institucionet fetare bėnin njė jetė normale, u zėvendėsua me njė statut tjetėr, tė aprovuar nga Kongresi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe i miratuar me dekretin nr. 1065, datė 4 maj 1950. Statuti i ri ndryshe nga statuti i vitit 1929, parashikon si kusht pėr kryepeshkopin vetėm shtetėsinė shqiptare. Nė kėtė kontekst duhet theksuar se me dekretin nr. 4337, dt. 13 nėntor 1967, janė shfuqizuar tė gjithė statutet e komuniteteve fetare. Shteti i sotėm demokratik shqiptar nuk ka akoma Kushtetutė. Dispozitat Kryesore Kushtetuese, tė miratuara nga Parlamenti pluralist nuk e trajtojnė kėtė ēėshtje. Nė boshllėkun legjislativ ekzistues, pėr mendimin tonė, vlejnė kanunet e Sinodeve Ekumenikė dhe aktet ndėrkombėtare qė garantojnė lirinė e besimeve fetare dhe institucionalizimin e tyre. Shqipėria demokratike ka aderuar nė kėto akte ndėrkombėtare.


    Mė 2 gusht 1992, mbi bazėn e marrėveshjes sė arritur midis Presidentit tė Republikės dhe delegacionit tė Patriarkanės sė Konstandinopolit, u bė fronėzimi i eksarkut nė kryepeshkop i Shqipėrisė nga hirėsitė e tyre, mitropolitėt e Pergit Evangjellos dhe Meliton i Filadelfias, nė prani tė episkopėve ortodoksė tė vendeve tė tjera tė ftuar nė kėtė ceremoni, tė klerikėve shqiptarė, pėrfaqėsues tė kėshillave kishtare tė rretheve dhe tė njė publiku qė mbushte kishėn e Ungjillėzimit plot e pėrplot, si kurrė ndonjėherė. Nė kėtė ceremoni isha vetė prezent.


    Ēėshtja e fronėzimit u shtrua padrejtėsisht sikur u bė me nxitim dhe fshehtazi. Nė fakt ajo u zvarrit. Nga data kur vendosi Sinodi Ekumenik, mė 24 qershor 1992 (pėrfshirė dhe aktin e pranimit nga ana e eksarkut) dhe deri mė 2 gusht 1992, kaluan pothuajse 6 javė dhe pra, nuk kishte nxitim. Pėrkundrazi kishte njė vonesė tė theksuar, krejt anormale pėr traditėn e fronėzimeve, tė cilat bėhen vetėm disa ditė pas dhėnies sė pėlqimit tė kandidatit, siē u veprua p.sh. pak vjet mė parė me fronėzimin e patriarkut tė Rusisė, tė Serbisė, etj. Gjithashtu nuk u bė fshehtazi, pėrderisa ishin nė dijeni organet mė tė larta shtetėrore, qeveria dhe Presidenti i Republikės, qė kishin dhėnė edhe miratimin dhe njėkohėsisht ishin shpėrndarė ftesat 10 ditė para ceremonisė sė fronėzimit.


    Nė ceremoninė e fronėzimit merrnin pjesė qindra besimtarė. Ajo u zhvillua nė mes tė thirrjeve, brohoritjeve dhe duartrokitjeve tė pandėrprera pėr Kryepeshkopin Anastas. Kėtė atmosferė u pėrpoq ta prishė njė grup i vogėl njerėzish, ku bėnin pjesė edhe disa myslimanė, pėrfshirė edhe njė deputet tė kėtij besimi. Prandaj, protesta e kėtij grupi tė vogėl, e cila mendoj se nuk qe spontane po ta gjykosh nga pėrbėrja e tij, nuk mund tė ketė prevalencė mbi vullnetin e shumicės dėrmuese qė aprovonte si njė kor gjigant fronėzimin e Kryepeshkopit.


    Hirėsia e Tij, nuk ėshtė njė prift i thjeshtė, por njė klerik i rangut tė lartė, mitropolit i Dioqezės sė Andrucės, profesor doktor nė shkencat teologjike, pedagog i historisė universale tė fesė nė Universitetin e Athinės. Ai bėn pjesė nė plejadėn e teologėve mė tė mėdhenj tė Kishės Ortodokse greke dhe ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Athinės. Ėshtė autor i shumė veprave dhe shkrimeve nė fushėn e teologjisė. Njėkohėsisht ėshtė autor i njė studimi voluminoz dhe interesant mbi islamizmin. Ka qenė president i Kėshillit Botėror tė Kishave pėr Ungjillėzimin dhe siē u theksua nė fillim edhe Kryepeshkop aktiv i Kishės Ortodokse tė Afrikės me qendėr nė Nairobi.


    Hirėsia e Tij ėshtė figurė e ndritur e mbarė Ortodoksisė, i nderuar dhe i respektuar nga kleri i lartė mbarėkristian i gjithė botės. Nė njė nga numrat e Buletinit Britanik "Keston News Service", i specializuar pėr lajmet e Evropės Lindore (Keston College, information Department, Kent, United Kingdom), thuhet tekstualisht pėr mitropolitin Anastas: "Ėshtė shumė i admiruar nga tė gjithė udhėheqėsit e kishave nė mbarė botėn".

    ----------------------------
    † z. Teodor Papapavli, teolog dhe jurist, nga tė vetmit tė mbijetuar pas regjimit komunist, pedagog nė Seminarin Teologjik-Hieratik tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė 1992-2001, ndėrroi jetė nė 2001.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #985
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Disa argumente qė kundėrshtojnė tezat e z. Kastriot Bezati.

    Lexuam me habi artikullin e botuar nė gazetėn tuaj, dt. 10 tetor 2010, ku rreshtoheshin pėr tė disatėn herė njė seri numrash dhe datash vendime gjyqesh, tė ndėrthurura kėto edhe me komente tė njėanshme dhe larg sė vėrtetės, midis rreshtave tė tė cilit ndihej njė dėshirė e vjetėr e autorit pėr tė goditur Komunitetin Orthodhoks tė qytetit tė Pėrmetit.
    Autori qė shfaqet herė pas here nė shtypin shqiptar, as kėtė herė nuk thotė ndonjė gjė tė re, vetėm se bėn thirrje pėr rishtetėzim tė Kishės Orthodhokse “Shėn Maria e Pazarit” nė Pėrmet dhe pėr rikthimin e saj nė shtėpi kulture, veprim ky i ngjashėm me praktikat komuniste tė shkatėrrimit tė tempujve tė vitit famėkeq 1967. Do tė mundohemi tė radhisim shkurtimisht disa argumente qė hedhin poshtė tezat e z. Bezati pėr tė kuptuar qėllimin e vėrtetė tė fushatės sė tij antiorthodhokse.
    1. Argumenti historik. Dihet botėrisht nė qytetin e Pėrmetit se brenda ndėrtesės sė ish shtėpisė sė kulturės ėshtė e pėrfshirė edhe Kisha, pikėrisht aty ku mė vonė do tė adoptohej skena e koncerteve. Tė vjetrit e qytetit, librat historikė, madje dhe gurėt e mbuluar nga suvaja komuniste flasin pėr kishėn e vjetėr, qė u ndėrtua nė fund e shek. XIX me shpenzimet e besimtarėve orthodhoksė tė qytetit. Edhe pse abuzohet nga autori pėr ngjyrėn e gurėve me tė cilat ndėrtoheshin kishat (thua se ai paska interes tė madh pėr arkeologjinė kristiane), nga ekspertizat qė janė bėrė nga ekspertė shqiptarė, arktitektė, bizantinologė, madje edhe ekspertiza ndėrkombėtare, kanė vėrtetuar se kisha ėshtė pėrfshirė brenda ndėrtesės, ajo zė rreth 60% tė ndėrtesės aktuale, ku janė shtuar anekset e tjera tė nevojshme. Kushdo qė ka dėshirė ta verifikojė kėtė fakt, le tė bėjė njė vizitė nė kishėn orthodhokse nė qendėr tė qytetit.
    2. Argumenti ligjor. Autori akuzon nė artikull komunitetin orthodhoks tė Pėrmetit se paska uzurpuar pronėn qė prej shekujsh i takon atij dhe thotė se paska njė vendim tė Gjykatės sė Lartė qė i urdhėron besimtarėt tė braktisin kishėn e tyre. Por harron tė thotė se besimtarėt u futėn nė kishė, pas njė vendimi tė po kėsaj Gjykate tė Lartė dhe tė Kolegjeve Seleksionuese nė vitin 2003, vendim, i cili detyroi z. Bezati dhe autoritetet e Bashkisė tė bėnin dorėzimet. Paradoksalisht e njėjta Gjykatė e Lartė mbas tre vjetėsh ndryshon qėndrim duke vendosur tani tė kundėrtėn. Po cila Gjykatė nė botė merr dy vendime tė kundėrta, tė cilat tallin njė komunitet tė tėrė, duke i thėnė praktikisht tė shkulin ikonat dhe tė heqin sendet e shenjta dhe tė shkulin nga themelet altarin e shenjtė, aty ku pėr vite i janė drejtuar lutje Perėndisė? Kjo na bėn tė dyshojmė pėr efektivitetin e drejtėsisė shqiptare, fakt qė pranohet pėrditė edhe nga vetė zyrtarėt mė tė lartė tė KLD, por edhe nga raportet qė vijnė nga organizmat ndėrkombėtare.
    3. Argumenti i mosbindjes. Kisha nuk i pėrket vetėm Kryepiskopit Anastas, ajo i pėrket tė gjithė besimtarėve orthodhoksė, kėshtu qė thirrjet drejtuar Primatit tonė janė thjesht njė diversion i ulėt dhe dashakeq i z. Bezati, i cili i fryn zjarrit tė urrejtjes. Tė krishterėt kanė qenė shembull nė bindjen dhe pėrkushtimin ndaj detyrimeve tė tyre shtetėrore dhe ata i binden me dėshirė, vendimeve tė drejta tė drejtėsisė shqiptare, por edhe asaj evropiane dhe ndėrkombėtare, por nuk mund tė bien dakord me vendime qė synojnė qė tė shkelen liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut, si dhe tė drejtės pėr tė besuar nė zot. Ne jemi gati qė nėse nevojitet t“i drejtohemi edhe Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut, e cila kohėt e fundit po kthen njė sėrė pronash tek pronarėt ligjorė, tė cilėt nuk e kanė gjetur dot tė drejtėn e tyre nė vend.
    4. Argumenti ekonomik. z. Bezati shqetėsohet pėr fatin e kulturės nė Pėrmet, por ai harron se nėn drejtimin e tij, nė qendėr tė Pėrmetit luheshin prej tė rinjve bilardo, lojėra fati dhe aktivitete tė tjera private, qė ishin njė burim i mirė fitimi dhe se prej pėrmetarėve ky aktivitet shihej me dyshim. Nė qendėr tė Pėrmetit ndodhej njė Shtėpi Antikulture, e cila prodhonte thjesht njė rini pasive qė humbte kohė tė dobishme dhe harxhonte tė holla tė nevojshme duke humbur pėrqendrimin dhe drejtimin e saj. Ndėrsa sot, Kisha pėrbėn edhe njė vatėr kulture me kurset e saj tė gjuhėve tė huaja, sallėn e informatikės, rrethet artistike, mjediset nė dispozicion tė tė rinjve, kopshtin e fėmijėve etj.
    5. Argumenti kulturor. Vihet re njė shqetėsim i pabazuar nė realitetin pėrmetar, kur thirret pambarimisht mėrzitshėm pėr humbjen e vlerave kulturore tė Pėrmetit, tė cilat gjoja humbėn kur ndėrtesa u kthye tek pronarėt e saj tė ligjshėm. Por edhe sikur tė ishte ky problemi, qėllimisht lihet mėnjanė fakti qė tashmė kjo gjė ėshtė zgjidhur nga autoritetet lokale tė Bashkisė Pėrmet. Nuk besojmė se z. Bezati ka nevojė pėr orientim, por do t“i duhet vetėm ta kthejė kokėn nga ana tjetėr e trotuarit tė pazarit tė Pėrmetit pėr tė parė se ndėrtesa e ish Shtėpisė sė Oficerėve, ka kaluar pas vendimeve tė duhura tė organeve kompetente nė dispozicion tė Bashkisė dhe ėshtė nė fazėn e fundit tė rikonstruksionit pėr t“u pėrdorur si Qendėr Kulturore. Atėherė nėse ky problem ėshtė zgjidhur tashmė pėrfundimisht, ēfarė e shqetėson realisht z. Bezati? Ose dėshiron qė Pėrmeti tė ketė dy shtėpi kulture (!!!), ose i vret sytė, si pasojė e bindjeve tė tij tė vjetra, Katedralja Orthodhokse nė qendėr tė Pėrmetit.
    Si konkluzion mund tė themi se pėrpjekja e vazhdueshme e disa qarqeve tė caktuara antiorthodhokse nė Pėrmet, pėrfaqėsues i tė cilave ėshtė z. Bezati ka si synim vetėm njė qėllim: Tė mos shikojnė tė realizuar ndėrtimin e njė Katedraleje nė qendėr tė Pėrmetit. Argumentet false ligjore, arkitektonike, kulturore apo tė tjera qė ai paraqet dalin bllof dhe shkrihen si kėshtjella rėre pėrpara tė vertetės qė qėndron si shkėmb prej shekujsh dhe nuk mund tė fshihet me artikuj tė tipit copy-paste qė shfaqen periodikisht. Tashmė z. Bezati nuk pėrfaqėson mė asgjė. Edhe vetė nė artikullin e tij, pa dashje ai na jep argumentin e argumenteve qė rrėzojnė pretendimet e tij dhe dhimbjen e madhe qė ai ndjen pėr kulturėn e Pėrmetit. Nė fund ai sqaron se ėshtė ish-drejtori i ish-Pallatit tė Kulturės. Atėherė nėse deri dje ai kishte detyrė institucionale tė mbronte institucionin qė drejtonte, le tė na shpjegojė se ēfarė pėrfaqėson sot dhe cilave interesave mundohet t“u shėrbejė?
    Rinia e Pėrmetit nuk jeton nė tė shkuarėn, ajo jeton tė tashmen me sytė drejt tė ardhmes, mezi pret tė lėvizė e lirė nė Evropė dhe nė tė gjithė botėn. Por ajo trishtohet kur shikon ish-nostalgjikė tė ish-sistemit komunist, tė cilit i kanė shėrbyer me besnikėri si ish-drejtorė tė ish-pallateve tė kulturės, tė cilėt shėrbenin dikur si ish-tempuj tė komunizmit, faktorit kryesor historik tė izolimit tonė. Kėto copėza tė sė kaluarės edhe pse mundohen ta ndėrpresin rininė nė kėtė marshim tė pandalshėm nuk do t“ia arrijnė dot qėllimit sado qė tė harxhojnė energjitė dhe mundin e tyre.

    Lidhja Rinore Orthodhokse
    “Bijtė e Dritės”,
    Pėrmet
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #986
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Lėreni diellin te shkėlqejė

    - Deklaratė e Lidhjes sė Grave Orthodhokse tė Tiranės -

    Me dhimbje tė thellė kemi lexuar kohėt e fundit nė gazeta, disa artikuj jo serioz dhe t gėnjeshtėr mbi figurėn e nderuar tė Fortlumturisė sė tij, Kryepiskopit Anastas nga njerėz qė nuk kanė fare dijeni pėr ato qė shkruajnė. Por e shohim tė arsyeshme t’ju parashtrojmė disa fakte reale tė kontributit tė tij tė ēmuar shumė vjeēar nė aspektin shpirtėror e social nė ndihmė tė komunitetit besimtar dhe njerėzve nė nevojė.

    1. Ai ringjalli nga themelet besimin e krishterė nė zemrat e besimtarėve tė tronditur shumė rėndė nga regjimi ateist.
    Kėtė ka bėrė nė radhė tė parė duke ofruar veten e tij nė frymė e nė trup me tė gjithė kapacitetin e tij intelektual,shpirtėror e fizik, duke ndjekur njė udhė tė gjatė plot mundime e sakrifica dhe duke shfaqur kėshtu shembullin e gjallė tė njė kryebariu qė e do dhe kujdeset pėr tufėn e tij.

    2. U restauruan dhe u ngritėn nga fillimi dhjetėra e qindra kisha e disa manastire ku besimtarėt ushtrojnė jetėn e tyre shpirtėrore,bėjnė pelegrinazhe dhe mėsohen e aftėsohen tė vendosin marrėdhėnie tė drejta e mirėkuptimi nė familje dhe nė shoqėri.

    3. U hapėn shkolla tė nivelit tė mesėm e tė lartė ne mėnyrė qė brenda vendit tė pėrgatitėn klerikė e theologė pr t’i shėrbyer sa mė mirė komunitetit besimtar nė gjuhėn amtare.

    4. U pėrgatit dhe vazhdon tė pėrgatitet njė literaturė e pasur fetare si gazeta, revista e libra me tė cilat besimtarėt ushqejnė shpirtrat pėr tė mbajtur gjallė nė breza besimin e tyre tė shenjtė.
    Pra nga sa u tha mė lart del se Kryepiskopi Anastas ka ndikuar dhe ndikon drejtpėrsėdrejti nė rritjen e emancipimit shpirtėror tė njė pjese tė madhe tė shoqėrisė shqiptare, e cila reflekton vlera tė larta morale e shpirtėrore nė mbarė ambientin rrethues.

    Gjithashtu njė kontribut jashtėzakonisht i madh ėshtė ndihma qė jep Kryepiskopi Anastas pėr njerėzit nevojtarė tė kryeqytetit dhe tė fshatrave pėrreth Tiranės. Qė nė vitin 1992 me bekimin e tij,u krijua nė Kishė Grupi i Grave orthodhokse i cili prej fillimit ka zhvilluar njė aktivitet tė madh nė njerėzit nė nevojė duke shpėrndarė pako me ushqime e veshmbathje nga ndihmat e shumta qė vinin nė fillim nga vende tė tjera si Greqia e Qipro e nė vijim,nga vende tė tjera. Grupi ushtron veprimtari tė larmishme nė familje tė varfra, nė burgje dhe azile, nė fėmijė jetim e gra tė veja, tė pastrehė e persona tė braktisur, tė sėmurė nė spitale dhe nė shtėpi, tė moshuar dhe persona tė vetmuar, tė paaftė pėr punė e tė depresuar, lypsa etj. Kėto shėrbime drejtohen nga njė zyrė e cila shpeshherė kooperon me zyra sociale shtetėrore duke shkėmbyer pėrvoja nė dobi tė nevojtarėve. Ndihmat janė tė llojeve tė ndryshme si ushqime, veshmbathje, ndihmė financiare etj. Vlen tė pėrmenden vizitat qė bėhen nė persona tė sėmurė qė lėngojnė nė shtrat, bisedat qė zhvillojmė me tė moshuar tė vetmuar qė kanė ėndje pėr njė fjalė tė ngrohtė. Tė burgosurit shijojnė lirinė kur marrin mesazhin e shpresės dhe fjalėn e shpėtimit. Lypėsit fitojnė dinjitet dhe provojnė barazinė kur dikush ndan bukėn me ta. Ēdo javė njerėz nevojtarė ndihmohen nga zyra e grave qė financohet nė masėn 70% nga Kryepiskopi Anastas.

    Pėr tė gjitha kėto qė parashtruam a mund ta quajmė tė huaj pėr Shqipėrinė kėtė personalitet qė ka kontribuar pėr 18 vjet radhazi pėr pėrparimin, qytetėrimin dhe transformimin shpirtėror,kulturor e social tė shoqėrisė shqiptare? A nuk e meriton me tė vėrtetė titullin Qytetar nderi i Tiranės, qė e gėzon prej disa vjetėsh, ky pėrhapės i njė paqeje tė vėrtetė mes flakėve tė zjarrit? Dihet se misionarėt fetarė zhvillojnė misionin e tyre apostolik, tė lirė nė tė gjithė botėn sepse Krishterimi nuk njeh kufi territorial.

    Nė mbyllje shprehim pėrkufizimin e fundit se pėr ne, Kryepiskopi Anastas mbetet njė udhėheqės i pazėvendėsueshėm qė me hir Perėndie, menēuri dhe plot vizion drejton Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė me vėrtetėsi dhe pa u lėkundur nga furtuna e stuhitė sepse timonin e tij e lėviz dora e pagabueshme e Perėndisė.


    Me respekt
    Gratė e Lidhjes Orthodhokse tė Tiranės


    E kam thene une, qe ti Ilia Spiro je i madh! Me shkriu fare reagimi i grave orthodhokse!
    A i lexojne ato se cfare shkruajne?
    Kush e ka shkruar? Se grate, te gjitha bashke, nuk mund te bejne nje shkrim Dikush e ka shkruar dhe me pas eshte aprovuar me firma. Kush?

    Nje gje e them me siguri, te pakten keshtu pretendoj.

    Kryetarja e lidhjes se grave, te cilen e njoh, eshte nje grua shume besimtare, me besim te shendetshem dhe dinjitoz. Po ashtu, kam besimin se K/peshkopi vete nuk do binte dakord me nivelin e ketyre lloj reagimeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 18-01-2011 mė 09:57

  7. #987
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Le te lutemi per ata qe kane dale nga rruga e Zotit, qe shajne e pergojosin Kryepiskopin tone. Ata padashur ndofta jane bere pjese e rruges sataniste qe te con ne ferr. Ne rradhe te pare per ata qe e quajne veten orthodhokse dhe luftojne kunder vete Kishes sone, denimi do te jete shume me i rende. Keshtu thone Eterit tane te Shenjte. Por le te lutemi edhe per ata qe nuk jane te besimit tone, qe te clirohen nga kthetrat "nacionaliste" dhe te gjykojne gjerat me gjak te ftohte e mendje te kthjellet.
    E konfirmoj me sinqeritetin me te madh se askujt s`ja kam patur me te keq, ne mbrojtjen e bere per Kryepiskopin, pasi edhe vete Kryepiskopi eshte ketu per te miren e te gjithe neve, pavaresisht nga besimi apo origjina etnike, pavaresisht se sa mekatare apo "te drejte" jemi ne te forumit apo jashte tij dhe pavaresisht mirenjohjes qe duhet te na karakterizoje te gjitheve. Per te gjithe pra punon Kryepiskopi yne i dashur Anastas, sepse per te gjithe "Krishti vdiq".
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #988
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Hipokrizia dhe Injoranca krah per krah ēojne ne mekat dhe ne mynxyre.
    Si pseudoZoti dhe shpirtSkllavi jane njelloj mekatare.

  9. #989
    Ja ty monikal do te propozojme per krye(pe)shkop ...
    kurse ty o seminarist, kryeredaktor, kontrollor cilesie...
    Po si ore nuk kenaqeni nje here!
    Hajde se nuk do te largohet me ter mend, mos u lodhni kot, se nje teme e formit demokratik shqiptar , eshte ...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #990
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Arbereshi Niko, me mu mos e zgjat muhabetin shum, se nuk hyn ne ate pjese njerezish me te cilet merrem. Dhe kete ta them seriozisht! Palaco!

Faqja 99 prej 102 FillimFillim ... 4989979899100101 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Lajme nga Bota Orthodhokse
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •