Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Flet Lulzim Jashari:Klanet e FSK-së

    Nga Jeton Musliu më 10.03.2009 në ora 8:08
    Nuk do të jetë pjesë e FSK-së. Arsyet për këtë janë të shumta. Ato fillojnë nga parragullësitë që janë bërë në përzgjedhjen e pjesëtarëve të saj dhe përfundojnë në një forcë që nuk ka lidhje me ish-UÇK-në dhe TMK-në. Thotë se ashtu si në TMK, edhe në FSK, ka klane. Një prej tyre është ai i gjeneralëve Sylejman Selimi dhe Rrahman Rama. Për herë të parë, Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari, flet për këtë proces.

    Express: Pse nuk jeni në FSK?

    Lulzim Jashari: Ka shumë probleme që sillen në vazhdimësi, e që unë nuk jam në FSK. Janë disa parregullsi dhe shkelje të kritereve që janë bërë dhe për këtë arsye unë nuk kam aplikuar fare të jem pjesë e FSK-së.

    Çfarë shkeljesh?

    Lulzim Jashari: ...Kanë të bëjnë me kriteret që kanë qenë dhe shkeljet që u janë bërë atyre kritereve për seleksionimin dhe përzgjedhjen e pjesëtarëve të TMK-s në FSK. Aty shkruan se, edhe një dënim të veturës nëse e ka dikush, do të merret parasysh...

    Express: Nuk janë marrë parasysh këto kritere?

    Lulzim Jashari: Nuk janë marrë parasysh asnjë. Kriteri, mendoj që është shkelur prej së larti e poshtë dhe të mos keqkuptohemi dhe elaborojmë këtë për pjesëtarët me grada të ulëta, por tek ata me grada të larta, janë bërë shkelje të kritereve në rend të parë, e pastaj është vazhduar edhe te të tjerët.

    Express: Duke pasur parasysh emrin tuaj, mendoni se pas do t’iu vijnë edhe të tjerë, që do ta zhveshin uniformën dhe do ta lënë FSK-në?

    Lulzim Jashari: Ne kemi shumë pjesëtarë të cilët janë pranuar në FSK, e të cilët janë të shqetësuar për këtë që ka ndodhur. Të gjithë kanë menduar se do të ndodhë diçka tjetër. Këtu përkundrazi, vlerat e luftës dhe kontributet e njerëzve nuk janë respektuar askund. Kjo që është ndërtuar sot, nuk është ndërtuar mbi gjakun dhe sakrificën që është bërë më herët. Kjo është bërë në interes të bashkësisë ndërkombëtare, për interesa të veta, që është luftuar dhe po luftohet që ashtu siç është shprehur edhe Murati (Murat Jashari), në Kushtetutë, nuk janë përmendur as dëshmorët, asgjë tjetër. Dhe këtu ndodh një eliminim i elementit UÇK, i vlerave të luftës dhe gjithçka të kthehet në favorin dhe interesin e tyre.

    Express: Por fakti se FSK-ja nuk do të jetë pasardhëse e TMK-së, është ditur shumë kohë më parë. Pse nuk keni reaguar më herët por tash?

    Lulzim Jashari: Këtë nuk e kanë lejuar as ndërkombëtarët dhe as disa klane, që të mos ketë transformim....

    Express: Çfarë klanesh?

    Lulzim Jashari: Janë grupe të caktuara si udhëheqësit e TMK-së dhe FSK-së, të cilët në bashkëpunim me disa ndërkombëtarë, edhe i kanë krijuar ato klane qysh herët. Ata nuk i kanë treguar asnjëherë para komandantëve të zonave. Pastaj reagimet kanë qenë prej disa komandantëve të zonave që kanë qenë gjeneral brigade me grada dhe të cilët kanë qenë të shqetësuar. E ato shqetësime nuk kanë shkuar asnjëherë jashtë Shtabit të Përgjithshëm.

    Express: A kanë emra këto klane?

    Lulzim Jashari: Një prej tyre është gjeneral brigade Nuredin Lushtaku, komandant i Gardës së TMK-së, i cili më vonë ka dhënë dorëheqje, sepse nuk i ka marrë parasysh shqetësimet e këtyre të tjerëve. Këta që kanë shprehur shqetësimet, janë edhe gjeneral brigade si Bashkimi (Bashkim Jashari) e shumë të tjerë që kanë shprehur shqetësime rreth kësaj force që është duke u ndërtuar.

    Express: Por Nuredin Lushtaku në njëfarë forme është vetëdistancuar me largimin tij nga FSK-ja?

    Lulzim Jashari: Nuredin Lushtaku, kur e shikon që ka shkelje prej kreut të FSK-së që emërohet nga TMK-ja, dhe se nuk është duke u krijuar një forcë që kemi menduar se do t’i shërbejë vendit, Kosovës dhe qytetarëve tanë, e ka bërë këtë. Atëherë ne në atë moment e kemi parë, edhe klanet, edhe grupet e caktuara që kanë qenë dhe i kemi sot, në krye të FSK-së, e kemi parë se ata janë pjesë e asaj dhe janë përgjegjës për këtë tranzicion që është bërë.

    Express: E keni fjalën për gjeneral Sylejman Selimin?

    Lulzim Jashari: Rrahman Ramën, Sylejman Selimin..., e rend.

    Express: A keni pasur kontakte nga zyrtarët e lartë të vendit që ju të jeni pjesë e FSK-së?

    Lulzim Jashari: Unë personalisht kam pasur takime edhe me kryeministrin, z. Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, z. Krasniqi.
    Express: Ju kanë bërë ftesë që të jeni pjesë e FSK-së?

    Lulzim Jashari
    : Jo ftesë, por janë interesuar dhe më kanë pyetur Krasniqi dhe Thaçi se ku jam dhe si do të veproj. Unë u kam treguar me kohë se nuk do të jem pjesë e FSK-së.

    Express: Reagimi i tyre, cili ishte?

    Lulzim Jashari:
    Ka qenë bukur shqetësues. Por duke parë pozicionin tim personal dhe të familjes sime, ata kanë insistuar që unë të jem në këto procese. Ata ndoshta edhe e kanë ditur se çfarë force po ndërtohet dhe kanë insistuar shumë, se, siç thatë edhe ju, më parë është ditur se kjo nuk do të jetë vazhdimësi e UÇK-së dhe TMK-së.



    Express: Tash me çfarë do të merreni?

    Lulzim Jashari: Tash jam duke pushuar. Nuk po merrem me ndonjë aktivitet. Rri me shokët e mi, siç kam qëndruar edhe më herët. Po e shoh një situatë jo edhe aq të qetë. Duhet ta shoh situatën se si po rrjedh dhe disa gjëra të bien në vendin e vet. Të shoh nëse koha apo nevoja, mund të jem diku tjetër, por nuk e di.

    Express: Jeni ndier keq kur në “Epopenë e UÇK-së” nuk ka parakaluar FSK-ja?

    Lulzim Jashari: Tash ‘Epopeja e UÇK-së’ lidhet me familjen. Ndoshta po flas më shumë si qytetar i thjeshtë. Por kur luftohet me një uniformë dhe emblemë dhe mbi të ndërtohet gjithçka tjetër që vjen pas saj dhe i sheh ata djem, vajza, burra e gra që kanë dhënë jetën për Kosovën dhe ne sot nuk i nderojmë, kjo është bukur e rëndë. Ka qenë rëndë për të gjithë njerëzit. Për këtë nuk është faji te një person, por te të gjithë. Asnjë lule nuk e ka qitur mbi varret e dëshmorëve uniforma e FSK-së. Kjo të jep të kuptohet pse nuk jam brenda kësaj FSK-je.

    Express: Ka spekulime se ju nuk jeni në FSK, për shkak të mospajtimeve tuaja me kryeministrin Hashim Thaçi?


    Lulzim Jashari: Nuk ka të vërtetë këtu. Unë kam raporte shumë të mira me kryeministrin Thaçi. Ndoshta nuk pajtohemi në shumë gjëra, por nuk jam krejt në rrjedha që ta di se si i ka problemet. Por unë nuk kam ndonjë problem pse nuk jam në FSK. Kam raporte të mira të ndërtuara me kryeministrin, jo tash, por vite më parë, që nga koha e paraluftës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Hej a e ka par kush LLapin
    Jam kurreshtar me dit se qka mund te na thot llapi per Hashimin,sot lexova intervisten e Murat Jasharit ku tregoi qe edhe djali i Adem Jasharit ka mbet Jasht FSK-es.
    Express: A keni pasur kontakte nga zyrtarët e lartë të vendit që ju të jeni pjesë e FSK-së?


    Lulzim Jashari:Unë personalisht kam pasur takime edhe me kryeministrin, z. Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, z. Krasniqi.

    Express: Ju kanë bërë ftesë që të jeni pjesë e FSK-së?

    Lulzim Jashari: Jo ftesë, por janë interesuar dhe më kanë pyetur Krasniqi dhe Thaçi se ku jam dhe si do të veproj. Unë u kam treguar me kohë se nuk do të jem pjesë e FSK-së.

    Express: Reagimi i tyre, cili ishte?

    Lulzim Jashari: Ka qenë bukur shqetësues. Por duke parë pozicionin tim personal dhe të familjes sime, ata kanë insistuar që unë të jem në këto procese. Ata ndoshta edhe e kanë ditur se çfarë force po ndërtohet dhe kanë insistuar shumë, se, siç thatë edhe ju, më parë është ditur se kjo nuk do të jetë vazhdimësi e UÇK-së dhe TMK-së.


    Express:
    Ka spekulime se ju nuk jeni në FSK, për shkak të mospajtimeve tuaja me kryeministrin Hashim Thaçi?


    Lulzim Jashari:
    Nuk ka të vërtetë këtu. Unë kam raporte shumë të mira me kryeministrin Thaçi. Ndoshta nuk pajtohemi në shumë gjëra, por nuk jam krejt në rrjedha që ta di se si i ka problemet. Por unë nuk kam ndonjë problem pse nuk jam në FSK. Kam raporte të mira të ndërtuara me kryeministrin, jo tash, por vite më parë, që nga koha e paraluftës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Definitivisht jam me Albin Kurtin dhe sot per sot i vetmi ka vizion kombetar te tjeret kofshin per hise te leshit thon knej kah na.
    Haaaaa
    medet po posht ka ra Albini
    shifni kush e perkrah disa rugovnista qe kan mbet as me dacin-macin as me sejdiun-miun
    kah ne thon as me sheher as me barilev
    dhe prej inati qe u hupi LDK-ja e tyne tash kokan kthye nga albini
    po skan faj te shkretit se jan mesue tuj ndrrue partit e dimit her ne LKJ her ne LKK her ne LSPPJ her ne LDK e LDD
    Po ashtu Albinin po e perkrahshin
    edhe disa patriota te keti forumi te organizates patriotikepolitiko-ushtarake"DIMIJAT"
    qe ende u vjen era haaaa
    e more Albin po qpo me dhimbsesh per bes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga MmEeTtIi Lexo Postimin
    qe drenicak....


    Murat Jashari, përfaqësues i familjes Jashari nga Prekazi, në një intervistë për Bota Sot ka bërë të ditur ndër të tjera se, i biri i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulëzimi, tash për tash nuk është përfshirë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Duke folur në pjesën e fundit të kësaj interviste në vazhdime, Murati ka shpjeguar se burimet e të ardhurave të familjes Jashari janë kryekëput burime familjare.

    “Janë burime tërësisht familjare. Pushteti qendror nuk ka nxjerrë ndonjë ligj për këtë çështje, kurse ai lokal paguan 500-700 € në emër të shpenzimeve që bëhet për delegacione të ndryshme. Asgjë nuk është rregulluar ligjërisht. Babai im është në parapension dhe Bekimi në Aeroport… Lulëzimi deri tash ka qenë në TMK…”, ka thënë ai.

    I pyetur ndërkaq se ku është Lulëzimi tash, Murat Jashari ka thënë: “Për momentin Luli është pa punë, respektivisht nuk është inkuadruar në FSK…”

    Në insistimin e gazetarit për të treguar nëse nuk ka dashur apo nuk është zgjedhur në FSK Lulëzimi, Murati është përgjigjur: “Është një problem që nuk dihet ende se ç`ka ndodhur. Kishte disa bisedime ditëve të fundit, nuk e di si do të jetë nesër”.

    Në pyetjen se a do të thotë kjo se, edhe për djalin e Adem Jasharit ka dilema se mund të jetë në atë ushtri apo jo!!? Murat Jashari është shprehur: “Mund të thuhet kështu”.

    Ndërkaq për vetvete, Murati ka thënë se ai personalisht përfaqëson familjen, kryesisht kryen punët e shtëpisë, pret delegacionet prej më të ndryshme… dhe vazhdon me doktoraturën.

    I pyetur ndërkaq, nëse ka të ardhura, Murat Jashari është përgjigjur: “Të ardhura nuk kam. Babai investon ende në mua... E falënderoj. Ndonëse nuk e ndiej veten mirë, pasi jam edhe baba i tre fëmijëve. Le të shohim si do të jetë e ardhmja. Ardhtë si shpirti Juaj!”. /Telegrafi/
    TURP TURP TURP
    Nje popull qe e harron te kaluaren ,meriton ti perseritet.
    Pjestari i familjes JASHARI jashte FSK-se dhe ate tani i papune,e dalin disa te paskrupullte e kane fytyre ta mbrojne kete qeveri.
    Por duke menduar me shume vij ne perfundim se cdo popull e meriton gjendje qe ka.

  5. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Express: A keni pasur kontakte nga zyrtarët e lartë të vendit që ju të jeni pjesë e FSK-së?


    Lulzim Jashari:Unë personalisht kam pasur takime edhe me kryeministrin, z. Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, z. Krasniqi.

    Express: Ju kanë bërë ftesë që të jeni pjesë e FSK-së?

    Lulzim Jashari: Jo ftesë, por janë interesuar dhe më kanë pyetur Krasniqi dhe Thaçi se ku jam dhe si do të veproj. Unë u kam treguar me kohë se nuk do të jem pjesë e FSK-së.

    Express: Reagimi i tyre, cili ishte?

    Lulzim Jashari: Ka qenë bukur shqetësues. Por duke parë pozicionin tim personal dhe të familjes sime, ata kanë insistuar që unë të jem në këto procese. Ata ndoshta edhe e kanë ditur se çfarë force po ndërtohet dhe kanë insistuar shumë, se, siç thatë edhe ju, më parë është ditur se kjo nuk do të jetë vazhdimësi e UÇK-së dhe TMK-së.


    Express:
    Ka spekulime se ju nuk jeni në FSK, për shkak të mospajtimeve tuaja me kryeministrin Hashim Thaçi?


    Lulzim Jashari:
    Nuk ka të vërtetë këtu. Unë kam raporte shumë të mira me kryeministrin Thaçi. Ndoshta nuk pajtohemi në shumë gjëra, por nuk jam krejt në rrjedha që ta di se si i ka problemet. Por unë nuk kam ndonjë problem pse nuk jam në FSK. Kam raporte të mira të ndërtuara me kryeministrin, jo tash, por vite më parë, që nga koha e paraluftës.
    kjo gazet expres po tregohet si te ish e shkijeve , nuk pranohet , deshti te na prish me gjerman.
    Ndryshuar për herë të fundit nga injejti : 10-03-2009 më 16:57

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    kjo gazet expres po tregohet si te ish e shkijeve , nuk pranohet , deshti te na prish me gjerman.
    tjeter kun ty po te dhem se per gjerman tybe nta nien hiq
    po te mulla-shefqet-taliban-çetniku-serbo-ruso-arab e kie ti
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Haaaaaaaaaaaaaaaaa
    Dimijagjit qe u vjen era shurr te grave qe u hyn nen dimija grave i paskan shpall luft Kryeçlirimtarit Thaçi
    lane more ftyren gojen e trupin se na myti era e juaj ende
    pastronu niher e tani eja e bisedoim
    E kam nji pyetje per ty, znj. "dimijaxhi"...
    Pash nderen, - a je ti vellau i rrezonit, a rrezoni vet kur po harron me i pi ilacet?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #38
    ReaLmadriD
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    627
    Ket Llapi-n e morrem vesh te gjith se nuk esht as ne 7 as ne 8..
    e Ksaj Prishtinase-s ja paska len ambel thaqi me duket..
    “La filosofía del Real Madrid es tener a los mejores del mundo”

  9. #39
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ah nuk u kry or bac jo!
    Kjo u duk qart qysh nga pranimi i kushteve të ndërkombëtarëve për lejimin e Kosovës të kthehej në Protektorat ndërkombëtar, dhe sot Serbët kanë të drejta të barabarta me Shqiptarët që janë 95% e popullsisë.
    Nuk u paska kry or bac!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •