Mendoj se njė temė e tillė ėshtė e nevojshme tė hapet e tė diskutohet. Qė ta sqarojmė s'dua tė mbroj Pangon as tė tjerėt qė e kanė ngrėnė nga kamerat e fshehta tė Fiksit (e qė e kanė merituar), hallin e kam te metodat qė pėrdor Fiksi tė cilat janė tė paligjshme dhe duan autorizim qė tė kryhen.
Mė hollėsisht, nuk ka tė drejtė askush tė pėrgjojė jetėn private tė njė personi, dmth nė mjediset e tij private (shtėpi psh). Qė tė kryhet pėrgjimi duhet marrė leje nga autoritetet e gjykatės, tė cilėt japin mandatin pėr vazhdimin e hetimeve (pėrgjimeve), po kjo zakonisht ėshtė praktikė e policisė. Dmth policia merr lejen nga gjykata dhe vazhdon hetimet, por jo e emisioneve televizive, e kam fjalėn pėr pėrgjimet audio apo video qė bėhen nė mjediset intime tė subjekteve, sepse ndonjė pėrgjim nė zyrat e administratės apo mjediseve spitalore mund tė klasifikohet si i ligjshėm, se zė ligj me pak fjalė.
Sė fundi, ajo ēka mė shqetėson mė shumė mua nė kėtė mes janė standardet e dyfishta qė aplikon ky emision ndaj subjekteve (viktimave) tė tij. Siē e dinte 'e gjith Tirona' qė Pango ishte kurvar e manjak seksual qė shfrytėzonte studentet e veta po ashtu tė gjithė e dinė qė Fiksi shumė raste si i Pangos i zgjidh nė mėnyrė private, qė do tė thotė qė subjekti (viktima) paguan haraēin e vet te Fiksi dhe ky i fundit nuk transmeton materialet kompromentuese. Kur them si rasti i Pangos nėnkuptoj pėr zyrtarė tė lartė tė shtetit tė implikuar nė raste korruptive (seksuale jo edhe aq shumė). Kėsaj si i vete halli? Kush duhet tė marrė masa ndaj kėsaj praktike tė ndyrė qė zhvillon Fiksi prej disa vitesh?
Edhe njė herė, shumė mirė bėn Fiksi qė publikon raste tė tilla e qė ējerr maska nė administratė apo institucione por...edhe vet Fiksit i duhet ējerrė njė maskė qė ėshtė po aq e pėshtirė sa edhe rastet qė transmeton.
Ju kujtoj qė diskutimin nė kėtė temė duhet ta zhvilloni sipas standardeve Euro-Atllantike.
Moderatori: Temės ju bashkangjit edhe njė sondazh ku mund tė votoni. Lexoni me vėmėndje pyetjen e sondazhit para se tė votoni. Ju kujtoj se mund tė votoni vetėm njėherė dhe vota juaj nuk mund tė ndryshohet mė.
Krijoni Kontakt