Sot isha duke ndjekur kete spektakel ne kanalin e trete te televizionit shteteror maqedonas,dhe do mundohem t`ju sjell ca pershtypje nga spektakli ne fjale.
Behet fjale per "Kafazi i arte" spektakel i cili eshte si nje fare live show ne te cilen disa persona ose me saktesisht 8 jetojne ne nje shtepi (doren ne zemer qe e kishin rregulluar mire) dhe qe kalojne caste njeri me tjetrin duke mos patur mundesine per te dalur asnje sekond jashte shtepise.
Dekori i shtepise ishte fantastik,kishin vendosur edhe ca kunguj per hire te Halloween.Brendesia dhe dhomat ishin shume te mira,si tek nje shtepi luksoze.
Udheheqesen e spektaklit nuk e njoh por me beri pershtypje te mire.
Cdo anetar apo kafazier sic i thonin ato kishte nga nje tutor,persona te estrades dhe te shoqerise shqiptare dhe qe ishin te rinj.
Ishin Eneida Tarifa,Olti Xhezo,Flori i telenoveles "Njerez dhe fate" dhe ca te tjere qe nuk ua mbaj mend emrat qe duheshte te ju ndihmojne anetareve qe te fitojne cmimin e "Kafazit te arte".
Njeherit,spektakli ka edhe web faqen e vete :
www.kafaziarte.com dhe nje web faqe tjeter ndihmese ne te cilen do kryhen edhe votimet: www.balkanweb.com
Keto jane ca grimca pershtypjesh qe permblodha une per hapjen e ketij manifestimi,njeherit qe mendoj se do jete shume i popullarizuar si ne Shqiperi njashtu edhe ne diasporen shqiptare.
Televizionet qe japin transmetim direkt jane : News 24 e Shqiperise,MTV3(kanali shqiptar prane radio televizionit maqedonas) dhe Tv 21 (ne Kosove).
Keto jane te gjitha qe permblodha sonte per ju,njeherit shpresoj qe edhe juve do jeni kurioz qe te ndjekni kete emision.
Ne web faqet e ofruara mund te gjeni edhe informata me te hollesishme rreth spektaklit si dhe rreth pjesmaresve ne te.
Cdo te mire
Stormi
Krijoni Kontakt