Ajo qė mė sė shumti vėrteton jo favorizimin, por diskriminimin shqiptar, ėshtė ndalimi i gjuhės sė shkruar shqipe dhe ndalimi i shkollave shqiptare. Asnjė gjuhė tjetėr dhe asnjė shkollim nė Europė nuk kanė pasur njė martirizim tė tillė: pesė shekuj dėnim. Pėr tė mos u zgjatur, mjafton njė statistikė tmerruese nxjerrė nga "Historia e shqiptarėve", e francezit Serge Metais, botuar nė vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit ėshtė e pabesueshme.
Mė 1887, nė Shqipėri kishte tre mijė shkolla. Prej tė cilave njė mijė e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollė shqipe vetėm njė, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati ēdo gjuhė lejohej tė mėsohej nė "perandorinė tolerante", pėrveē njėrės: gjuhės shqipe! Dhe historia smbaron me kaq. Katėr vite mė pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo ėshtė e vėrteta, qė ende nuk ėshtė shpalosur qartė pėrpara popullit shqiptar.
Krijoni Kontakt