
Postuar më parë nga
BARAT
Une kam degjuar nje fakt interesant, prandaj e bera ate pyetje me pare. Ne veri, ne majen e nje mali te shenjte (sepse ka shume te tille nga veriu ne jug), ne nje vend te mire
(vendet e mira kryesisht jane vende ku njerezit bejne tip pelegrinazhi, nese mund ta quajme te tille dhe ndezin qirinj apo hedhin te mira te tjera, me qellim sherimin nga semundjet, fatmbaresi apo edhe thjesht respekt per te miren e qielloren e shenjte)
..pra ne nje maje mali, ne nje vend te mire ku ndodhet nje varr, disa persona u nisen qe te kerkonin per thesare, ashtu si shpesh kane bere ne Shqiperi neper vende te tilla. Ne ate vend ndodhej nje varr i lashte dhe ata shkuan dhe e hapen me synim qe te gjenin ndonje arturine, por varri nuk kishte asnje thesar ne brendesi. Gjeten vetem nje skelet njeriu me permasa jo te zakonshme si dhe berthama qershie...kaq gjeten.
E vecanta eshte permasa e skeletit dhe etiketimi i atij personi si njeri i mire...pra:
1-Skelet i madh
2-Njeri i mire, qe dmth njeri me dhunti ose me dituri me te perparuara se te humaneve te zakonshem
Krijoni Kontakt