Close
Faqja 89 prej 148 FillimFillim ... 3979878889909199139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 881 deri 890 prej 1475
  1. #881
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Lisi gjigand ne Apolloni rastesi?

    LISI

    sic dihet "zgjidhja" e nje deshire-enigme-parashikimi --jepej nga Lisi i shenjt--shih Dh Piliken,por ajo qe dua te theksoj ketu eshte vete fjala greke "lisi" e cila perkthehet si "zgjidhje"

  2. #882
    “ HISTORIA E TOMORIT ”

    DODONA PELAZGJIKE
    DHE
    TOMOR’I ZOTIT TË PELAZGËVET



    PREJ
    PERIKLI IKONOMIT

    HISTORIAN

    Vlorë 1936



    “Tomarus mons centum fondibus circa radices,
    (Theopompo Celebratur),
    Plinius, lib. VI, 7 e VIII, 8, 17”

    “Këtë vepër ia kushtoj vendlindjes sime, katundit Vokopola, që për bukuri sheh nga lindja, ditë e natë në madhështi piktoreske, qëndrimin viganor të Tomorit, të veshur me rrobën hyjnore të Natyrës, që ia dhurojnë stinët e motit me ndërrimet e tyre.”
    “Këndonjësve të ndershëm të kësaj brochure u kërkoj ndjesë, nëse lënda në disa vende ndoshta se ka renditjen e mirë, gjë që mund të rrjedhë nga shtojcat e mëpastajme, që i janë bërë kësaj vepre gjatë 8 vjetëve punimi, me studime librash përkatëse e gjurmime të ndryshme.
    P. I.


    TOSKËRIJA E VJETËR ME KRAHINAT E SAJ.
    EPIR’I KOHËS SË VJETËR.


    PARATHËNIE


    Shumë historishkrues dhe disa gjeografë, grekë e romakë të kohës së vjetër, kanë bërë fjalë për Dodonën e Pelazgëve si edhe për malin Tomor, mbi ose praën të cilit ka qenë ky tempull historic në Toskëri (Epir i koës së vjetër). Mirëpo ndonjë gjë e vërtetë dhe e sigurtë nuk u caktua për vendin e kësaj faltoreje në kohët e pastajme, nga se mendimi i disa historishkruesve të rinj e ka kufizuar dhe e ka caktuar atë vis të Dodonës andej nga Janina, pa nxjerr në shesh mirë gjurmimet përkatëse si edhe vërtetimet historiko-arkeologjike.
    Habia është se për Tomorin e Shqipërisë së lirë nuk është bërë fjalë aspak, jo më nga të interesuarit e përparshëm (të shekullit të 19-të), por as nga arkeologë të tashëm, as nga shkrimtarë Shqiptarë. Njëfarë mërije me padashje i është kthyer këtij mali në lindje të Beratit, së paku emrit të tij t’i bindeshin, që tingëllon gjerë e gjatë Shqipërisë e që është përmendur nëpër gjeografitë e ndryshme dhe duke ndjekur këtë emër, që s’e ka tjetër mal në Toskëri, të gjurmonin e të kontrollonin shënimet historike të ndryshme, që janë thënë e shkruar për Dodonën e famshme praën ose mbi këtë mal, që ka emrin Tomor.
    Nëse Olimpi, mali i përmendur i Greqisë së vjetër, ka rëndësi historike sot, ca më shumë Tomori i Shqipërisë duhet të jetë më i përmenduri si selija parahistorike e Perëndive të vjetra të stërgjyshëve tanë Pellazgo-Illyrianë dhe duhet të ketë një rëndësi historike më shkëlqyese për kohën e vjetër.
    “Tomori për shqipërinë e lirë është monument i madh kombëtar”.
    Ky libërth është shkruar, jo për tjetër gjë, po vetëm e vetëm për të vërtetën përkatëse. Dihet mirë, se mund të kritikohet guximi i hartimit të tij, pse 75% janë bindur, bota historiko-arkeologjike, që Dodona ka qenë andej nga Janina, se ka mbetur 25% një gjë e metë, që rrëzon edhe pjesën tjetër më të madhe të bindjes, me qenë se janë të meta argumantat për në Janinë.
    Shënimet historike të Herodotit, Hesiodit, Pliniusit, Pindarit, Plutarkut, Dionys Perigjitiut, Athanas Stagjiritit, Didymosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hiosit, të Meletios e Barthelemyt e largojnë nga Janina vetiu Dodonën dhe e sjellin këtej në veri të Toskërisë.
    Po të studiohen mirë ato shënime si edhe shënimet e gojëdhënat e këtij libërthi si mjet argumentesh, atëherë mund të merret vesh më mirë e vërteta përkatëse, që deri sot ende nuk është ndriçuar plotësisht.
    Zbulimi i sigurtë i vendit të Dodonës është një nga bazat më të para e më të vërteta të historisë pellazgjike dhe rrënja e historisë së rracës sonë iliro-pelazgo-ariane shumë të vjetër, gjë nga e cila po kërkojnë të përfitojnë të tjerë me heshtjen tonë të vazhdueshme, që duhet të bëjmë dhe që po i lëmë pas dore.
    Dodona Pelazgjike e Toskërisë ka qenë rrënja e burimi i qytetërimit pelazgo-ilirian dhe greko-romak.

    Autori
    PERIKLI IKONOMI

  3. #883
    Për të njohur më shumë autorin e këtij libërthi Perikli Ikonomi, ndiqni lidhjen
    http://www.fieri.com/news/131/ARTICL...008-06-25.html
    Materialin po e hedh si tekst në mënyrë që të jetë lehtësisht i lexueshëm por edhe i shfrytëzueshëm nga hulumtuesit e kësaj teme.
    Lexim të këndshëm ...

  4. #884
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Dalan ,librin e Perikli Ikonomit mundet ta gjej panvarsisht se jane vetem dy kopje,cudi e madhe eshte qe keto gjera na jane mshehur kaq kohe .........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #885
    DODONA PELAZGJIKE DHE TOMORI I SAJ


    Plotë fjalë janë thënë dhe janë shkruar për tempullin e Dodonës, por ende nuk është vërtetuar me argumenta vendi i kësaj faltoreje historike, që përmendet prej epopes s’Omirit, prej atit të historisë Herodotit, dhe prej të tjerëve historishkrues të vjetër.
    Sipas mitologjisë së vjetër, kjo faltore e ka marrë emrin nga Dodoni, bir i Zeusit dhe Evropës si edhe prej Dodonës, bijës së Oqeanit e Tithies, e cila ka qenë e bija e Qiellit dhe e Dheut, që adhuroheshin si Perëndi prej Pelazgëve.
    Aqilehti, i biri i Pileut dhe i Perëndeshës Deti, kryetar i Lapathëve (1) në Luftën e Trojës, i çoi aso kohe një përshëndetje Zeusit të Dodonës Pelazgjike e i thotë në formë lutjeje:
    “O Zot, mbret Dodonas Pelazgjik, që banon (2) në ato vende të largta e sundon mbi Dodonën dimër-keqe, për rreth teje banojnë Selijtë, Dragomanë (fat-thënës) këmbëzbathur e gjumpërdheas…”
    Sipas historishkruesve të vjetër priftërinjtë ose fatthënësit e Dodonës quheshin Tomuri dhe fatthënat e tyre quheshin Tomure dhe Tomuros ose Tmaros quhej mali, pranë ose mbi të cilin ndodhej Dodona, d.m.th. faltorja e famshme e Pelazgëve, afër së cilës gjendej edhe burimi me ujë shumë të ftohtë dhe ku përmendet se gjendeshin në kohëra të vjetra edhe luanë. Prej malit Tomuros kish pasë marrë emrin edhe rrethina e tij, që quhej Tomuriasë. Ashtu tregohet prej disa historishkruesve, se ky mal i shenjtë i Pelazgëve ndodhet në krahinën e Thesprotisë (Çamëri), që është pranë bregdetit dhe se prej majës së tij duket një pjesë e madhe deti.

    (1) - Lapathët – stërgjyshët e Lapëvet të sotëm
    (2) - Iliada e Omerit XVI.234

    Historishkrues dhe Gjeografë të vjetër e shënimet e tyre

    1 – Herodoti (libër IV-33) bën fjalë për fatthënësit e Dodonës, të cilët i ka parë edhe vetë (libër II, 53-59) kur ka vizituar Dodonën, e thotë:
    se ky tempull ka qenë i vetmi më i vjetri i gjithë të tjerëve; në këtë binin konsakrime (afieroma) dhe popuj të Evropës nga vende veriore të Ilirisë. (3)
    2 – Hesiodi (libër VII, 16) dhe Straboni (libër VII, 19) përmendin qytetin Sella (4) të Sellopisë si vend të tempullit të Dodonës dhe thonë, se Sellopija është vend me plot dhera (ara) pjellore në drithra, me plotë livadhe të mira për kullotje, ka tufa të mëdha dhensh e me shumicë, ka tufa qesh e lopësh nga ata që i përdredhin ose i heqin zvarrë këmbët, kur ecin; këtu banojnë dhe burra të pasur shumë me dhënë (d.m.th. dhënarë të pasur në bagëti) dhe të pasur në gjë të trashë (qe e lopë) dhe në kullotje (mushara). Ashtu thonë se më të parët e këtij vendi kanë qenë loparë (vuvote) “sipas skolastiut Traqin. Sofokl. 1174 të Hesiodit” dhe përmendin, se Dodona qytet gjendet në anët e tejme, larg në kufijt e fundit të Epirit (Toskërisë), “d.m.th. nga ana e këtejme.”
    3 – Straboni (gjeograf, libër VIII, 7 dhe në shënime, ku bën, fjalë për Thesalët dhe Epirotët) thotë:
    “Po edhe disa të tjerë e vënë Dodonën në vend më të lartë nga vendet veriore të Thesprotisë (Çamërisë) dhe mali i Dodonës është Tomori, rrëzë të cilit gjendet faltorja e Zeusit; Dodona është vend i fortë…
    Talarët, (5) fis Molosije, janë nga ata që banojnë praën këtij mali; rreth këtij vendi janë dhera moçalishte; mali Tomor në rrëzët e tij ka shumë burime”.
    4 – Apollodhor Tekniku (libër VIII, 13) dhe Eustathi (libër V, 12 dhe libër VIII, 2) thonë, se lumi Dodon ose lumi Selijvet shkon pranë këtij Tempulli, që është në një vend moçalor, jashtë qytetit të Dodonës; tjetër është faltorja (hijerorja) dhe tjetër është shtëpija hijerore (e shenjtë).
    5 – Athanas Stagjiriti (faqe 304) thotë:
    Dodona dimër-keqe (dhisqimeros), malësore gjendet nga Jugu (mesimvrija) e Molosijve, praën malit Tomor, ka lumin Dodon pranë dhe një burim, që bën çudira, si edhe pyll lisash dhe moçale; burimi i Dodonës kishte cilësinë, që të zbrazeshin ujërat e tij në kohë mesdite dhe të mbushej prapë me ujra deri në mesnatë; kjo farë çudije përsëritjej gjithnjë. “Këto përmend edhe Plinius, libër 11, 107”.
    6 – Gjeografi Meletios (faqe 214) thotë:
    pëllumba (pelje) quheshin gratë e tempullit, të cilat ishin barbare (me gjuhë jo greqishte) dhe dukeshin si zogj ndër të huajt, që vinin si pyetësa për fatin; pranë Dodonës ishte pyll me lisa e me vëgjej (6) (dhryes qe figji).
    7 – Titus Libius (libër VII, 3) thotë:
    se banorët e rrethit të Dodonës hanin lënde lisash e vallangjidhash në fillim e pastaj nga priftërinjtë e tempullit nxunë të lërojnë tokën e të mbjellin drithra.
    8 – Plinius (libër VI, 7 e VIII, 8, 17) thotë:
    Tomarus mons centum fondibus circa radices (Theopompo Celebratur) d.m.th. se mali Tomor i Dodonës ka përqark njëqind burime ndër rrëzët e tij.

    (3) - Sipas shënimeve të historishkruesit grek Aravantinoit nga Janina (më 1859).
    (4) - Qyteti Sella i Sellopisë përmendet edhe me emrin Ella; shih në faqen 10 të k. 1.shënime dhe në fq.Nr.30.
    (5) - Talarët e Talarija - Lalarët e Lalërija. Këto fjalë në krahasim rrokimi mjaft përngjajnë. Pra mund të thuhet, se, Talarët e athershëm mund të kenë qenë stërgjyshët e popullsisë së sotme të Myzeqesë - (Lalërija)
    (6) - Vëgje – pishë e butë ose koçimarja që bën fistiqet; me këtë emër quan rrethi i Tomorit pishën e butë që bën kokrra. Fjalët - vëgjeu dhe figji - kanë afrim të math rrokimi. greq.figji.
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 07-01-2009 më 18:25

  6. #886
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Dalan ,librin e Perikli Ikonomit mundet ta gjej panvarsisht se jane vetem dy kopje,cudi e madhe eshte qe keto gjera na jane mshehur kaq kohe .........
    Materialin mund ta hidhja të tërin të skanuar, por për t'u ardhur në ndihmë lexuesve dhe për të respektuar punën disa vjeçare të autorit po e sjell si tekst, aq më tepër që ky libërth është vetëm në dy kopje.

  7. #887
    Atehere dalan meqe eshte liberth do ishte me shume vend qe ta postoje vecan nga kjo teme. Se kam hallin tek fakti qe mund te zgjatet shume por do ishte me e lehte per tu gjetur nga ata qe kerkojne informacion.

  8. #888
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Faleminderi Faleminderit Nje Mij Here Te Gjithve Atyre Qe Kan Postuar Fakte Shume Te Rendesishme E Me Vend.
    Fakti Me I Forte E Me I Besueshmi Qe Tregon E Na Bind Se Grekt Na Kan Vjedhur Gjithcka Nga Historia Jon Per Mua Jan Emertiemet E Vjetra .fakti Qe Gjithcka E Vjeter Deshifrohet Ne Shqip Dhe Vetem Ne Shqip Mua Me Ben 1ooo Here Te Ndihem Krenar Per Gjakun Tim. Qe Te Huajt Na Kan Vjedhur Gjithcka Kjo Dihet .po Cfare Duhet Te Bejm Ne Ketu Qe Keto Gjera Te Botohen E Te Percillen Ne Brezat E Rinj.

    A Do Ishte Me Vend Qe Te Gjithe Ketu Ne Forum Te Benim Dicka Qe Keto Vlera Te Medha Per Kombin Te Botohen Nje Dite Per Femijet Tan. Se Kjo Eshte Historia E Vertet E Jo Perradhat Me Mbret Qe Na Kan Mesuar Ne Kohen E Xhaxhit.ju Falenderoj Te Gjithve Per Punen E Palodhshme Qe Beni Me Perjashtim Te Ndonjerit Qe Nuk I I Merr Te Mireqena Postimet Ketu Ne Kete Tem.

  9. #889

  10. #890
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Lisi

    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    LISI

    sic dihet "zgjidhja" e nje deshire-enigme-parashikimi --jepej nga Lisi i shenjt--shih Dh Piliken,por ajo qe dua te theksoj ketu eshte vete fjala greke "lisi" e cila perkthehet si "zgjidhje"
    Lisi eshte nderuar kudo,shikoni objektet zbukurues
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •