Kjo teme eshte hapur per te pasqyruar librin me te njejtin titull te historianit Perikli Ikonomi, veper te cilen ai e shkroi ne vitin 1936.
Perikli Ikonomi, jeta dhe vepra e njė iluministi tė viteve 30!
Origjina. Ēaush Prifti i Hormovės dhe familja Ikonomi
Tė llojllojshme janė opinionet dhe konsideratat qė i mvishen rėndom intelektualit nė kėtė botė; jetės, punės dhe veprės sė tij. Natyrisht, disa dhe mund tė jenė vėrtetė tė drejta, por shumė prej tyre ndodh qė janė me dashje pėrēmuese e denigruese. Pa kėrkuar tė hyj kėtu nė polemikė me asnjė rast, unė do konstatoja se intelektuali i vėrtetė ėshtė bash si ai prifti, i cili me besnikėri, pėrkushtim tė plotė dhe me dashuri i shėrben pėr gjithė jetėn e vet altarit tė fesė. Tė tillė e pėrfytyroj edhe Perikli Ikonomin, njėrin prej intelektualėve iluministė, tė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar. Nė fakt, lidhur me rastin e Perikliut, edhe pėr nga geni familjar mund tė themi se ai kishte trashėguar diēka nga pėrkushtimi priftėror, mbasi ky intelektual rridhte nga njė derė qė kishte nxjerrė tė paktėn dymbėdhjetė breza priftėrinjėsh. I biri i tij, Sotiri, njė qytetar i thjeshtė dhe i nderuar i cili banon nė qytetin e Fierit, ndėrsa bashkė me njė mikun tim historian i kemi vajtur pėr vizitė nė shtėpi, na vė pėrpara pemėn gjenealogjike tė familjes, e cila ėshtė punuar, gjithashtu, shumė vite mė pėrpara prej vetė babait tė tij, Perikliut.
Janė dymbėdhjetė breza priftėrinjėsh qė arrijnė tė mbajnė mend nė familjen Ikonomi, gjashtė duke filluar numėrimin nga mė i fundit Papa Pavli (brezi i gjashtė), i ati i Perikliut, dhe duke shkuar tek mė i pari, dmth., tek Ēaush Prifti (brezi i parė), si dhe gjashtė breza tė tjerė priftėrinjėsh pėrpara Ēaush Priftit. Po kush ishte ky, Ēaush Prifti? Ky stėrgjysh i familjes Ikonomi ka jetuar aty rreth mesit tė shekullit XVIII - tė, dhe pėrveēėse prift, ishte i pari i fshatit Hormovė nė Tepelenė. Sipas thėnieve, nė shtėpinė e tij gjeti mbrojtje nėna e Ali Pashė Tepelenės, Hankoja bashkė me Aliun e vogėl, kur u pėrzunė forcėrisht nga prona e tyre qė kishin nė Tepelenė. Ēaush Priftin dhe mardhėniet e Hankos e tė Ali Pashės me Hormovėn, fatmirėsisht i gjejmė tė pėrmendura edhe nė faqet e romanit historik, “Ali Pashė Tepelena” tė shkrimtarit Sabri Godo.
Kur Aliu u rrit dhe u bė prijės i njė ushtrie tė armatosur, i shkoi nė thikė tė gjithė burrat e Hormovės, sepse nuk i nėnshtroheshin si krahinat e tjera dhe se nuk ia dorėzonin parinė. Ja sesi e pėrshkruan S. Godo nė romanin e tij historik kėtė moment. “Fshati i madh (Hormova - shėn. P.N) qe grindur tri ditė, se njė pjesė nuk e pranonin dėbimin e parisė. Mė nė fund fshati kėrkoi tė kuvendonte me Aliun, qė tė gjendej njė ujdi pėr tė dy palėt. Ushtarėt e fshehur gjatė natės nė kodrat me shkurre tė forta rreth manastirit e lanė parinė e Hormovės tė hynte nė avllinė e madhe dhe u turrėn aty duke i masakruar tė gjithė. Mbajtėn gjallė vetėm Ēaush Priftin.” (fq. 42). Shkrimtari, megjithėse nuk e pėrshkruan nė romanin e tij vrasjen e Ēaush Priftit (ose Dhimitrit, siē quhej ai nė tė vėrtetė), ia lė nė dorė lexuesit qė tė nėnkuptojė kėtu njė vrasje mizore. Ajo qė ka pėr tė thėnė Sotiri pėr kėtė vrasje i kalon caqet e ēdo parashikimi pėr nga makabriteti. Sipas rrėfimit tė tij, Ali Pashai, pasi e shkoi nė thikė edhe Ēaush Priftin (Dhimitrin) si tė tjerėt, pėr tė kėnaqur sedrėn e tij mizore e futi si bagėtinė nė hell dhe e vu tė piqej nė zjarr. Vėrtetėsinė e pohimeve tė tij mbi ngjarjen, Sotiri na e pėrforcon, duke pėrmendur vagjet e njė kėnge tė vjetėr; “Ēaush Prift, Ēaush Hormova,/ gjallė nė lėmė nė hell tė shkova,/ gjak e dhjamė t’i kullova,/ besėn dot nuk t’a ndėrrova.” Pikėrisht mbas kėsaj ngjarjeje, Papa Jani, i biri i Ēaush Priftit (Dhimitrit) bashkė me pasardhėsit e tjerė tė priftit tė Hormovės, shpėrngulen pėrgjithmonė nga vendlindja e tyre, pėr t’u vendosur kėsaj radhe nė Vokopolė tė Beratit, asokohe njė fshat i humbur, vetėm me pesė shtėpi - (shkruhet nė njė shėnim tė lėnė nga Perikliu), - ku merren nė mbrojtje nga Ahmet Kurt Pasha, sundues nė kėtė rrethinė dhe armik i betuar i Ali Pashės. Sipas shėnimeve tė lėna nga vetė Perikliu, kjo mund tė ketė ndodhur aty rreth vitit 1778.
Ndėrkohė, familja e Hormovės edhe nė vendbanimin e saj tė ri do tė vazhdonte tė ishte derė e pėrkushtuar me besnikėri ndaj priftėrisė. Kohė mė vonė, falė zellit dhe meritimeve tė tyre nė shėrbesė, do tė fitonin edhe titullin mė tė lartė tė priftėrisė, - atė tė Ikonomit. Tani e tutje familja Prifti do tė fillonte tė njihej kudo me mbiemrin e saj tė ri: Familja Ikonomi. Nė kėtė mjedis familjar, u lind Perikliu, nė Vokopolė tė Beratit, me 25 mars tė vitit 1892
Shkollimi dhe puna si mėsues
Mėsimet e para Perikliu i mori nė Berat, nga patrioti i shquar Babė Dudė Karbunara (1842 – 1917/ rilindas i shquar dhe themelues i shkollės sė parė shqipe nė Berat), mandej njohuritė e tij mbi shkencėn, shoqėrinė dhe jetėn do t’i shtonte e prefeksiononte nė Korfuz e mė vonė nė Janinė, nė gjimnazin e njohur grek, “Zosimea”, ku kishin studiuar mė parė edhe disa figura tė tjera tė Rilindjes dhe tė Iluminizmit shqiptar, ndėr tė cilat vlen tė pėrmendim dy nga figurat e ndritura tė vėllezėrve Frashėri; Naimin dhe Samiun. Nė kėtė shkollė, sipas tė birit (nė materialin publicistik qė munda tė siguroj nuk pėrmendet), fillimisht ai ndoqi dy specialitete; respektivisht, degėn e psikologjisė dhe atė juridike. Nė fund tė studimeve diplomohet specialist i psikologjisė dhe kthehet nė atdhe pėr t’u bėrė kėshtu, njė ndėr mėsuesit e parė tė shquar, nė atė kohė kur mėsuesit nė Shqipėri numėroheshin ende me gishtėrinjtė e dorės. Tashmė do tė fillonte rruga e gjatė e mėsuesisė pėr Perikliun. Fillimisht emėrohet mėsues i shkollės sė djemve nė Berat, ku do tė jepte lėndėn e gjuhės shipe dhe tė leximit. Ishte viti 1916.
Mė vonė do tė bėhej drejtues i shkollės qytetėse nė Berat, ku ushtron profesionin e tij derisa e dėrgojnė nė njė shkollė tjetėr nė zonat minoritare tė jugut tė Shqipėrisė, nė Delvinė. Duke qenė se nė kėto shkolla mėsohej asokohe vetėm greqishtja, mėsuesi i ri beratas, insiston qė krahas greqishtes nxėnėsit e kėsaj shkolle tė merrnin edhe njohuritė e shqipes. Pėr kėtė gjė, siē na thonė familjarėt, banorėt e zonės minoritare e shpallin antigrek dhe kėmbėngulin qė qeveria ta largojė. Qeveria e kohės e dėgjon ankesėn dhe e dėrgon Perikliun tė punojė nė Kavajė, ku do tė rrinte dy vjet. Nė vitin 1934, Perikliu pėrsėri do tė lėvizej. Kėsaj radhe do tė caktohej nė Fier drejtues i shkollės femėrore tė qytetit. Kjo shkollė femėrore do tė hapej me kėrkesėn e tij, sepse pėr tė ishte e padrejtė qė femrat tė mos kishin edhe ato njė mundėsi ku tė arsimoheshin, ndėrkohė qė pėr mentalitetin e kohės, ishte akoma shpejt pėr t’i dėrguar tė mėsonin nė tė njėjtėn shkollė bashkė me djemtė. Nė kėtė qytet Perikliu do tė rrinte deri nė fund tė jetės.
Mėsuese tė stafit tė tij pedagogjik tė asaj kohe, ishin tri figura tė nderuara tė arsimit nė kėtė qytet; Vangjeli Kola, Sotira Kusta, Dhimitra Kushi (nėna e Vojo Kushit). Nga fotografitė e pakta qė posedon familja nga ajo kohė, ekziston njė foto ku Perikliu ka dalė bashkė me tre koleget e tij tė punės dhe me njė grup tė madh nxėnėsesh tė shkollės. Fotoja ėshtė njė riprodhim dhe nė familje na sqarojnė se kjo foto ėshtė bėrė aty rreth vitit 1934. Pavarėsisht vėshtirėsive tė shumta qė u dilnin para pėrhapėsve tė arsimit shqip nė ato kohėra, Perikliu do ta vazhdonte me kėmbėngulje dhe pėrkushtim tė plotė punėn e tij si mėsues pėr 42 vjet me radhė, derisa tė dilte nė pension, nė vitin 1958, nė moshėn 66 vjeēare.
Kėtij mėsuesi tė palodhur dhe me njė pregaditje shkencore jo tė zakontė pėr ato kohėra, vetėm nė vitin 1956, qeveria e kohės do t’i jepte titullin “Mėsues i Merituar”. Mė pas, Perikliu do t’i kalonte vitet e fundit tė pleqėrisė nė Fier, ku pėr vite me radhė i kishte shėrbyer me aq besnikėri e pėrkushtim altarit tė dijes, pranė familjes dhe miqve tė tij tė jetės, nė heshtjen e zakonshme me tė cilėn i rrethon zakonisht shoqėria dhe pushteti intelektualet e mirfilltė tė punės dhe tė studimit, ata inteletualet “priftėrinj” qė i pėrmenda mė sipėr, - derisa u shua pėrgjithmonė, me 23 maj tė vitit 1977.
Formimi atdhetar. Vepra didaktike dhe shkencore.
Perikli Ikonomi u lind nė njė familje tė njohur, familja e Ikonomeve tė Beratit; u edukua fillimisht nga njė personalitet e atdhetar i njohur, Babė Dudė Karbunara e, mė pas, studioi dhe u formua nė njėrėn prej shkollave mė prestigjioze qė njihte Ballkani i asaj kohe, nė gjimnazin “Zosimea” tė Janinės. Sigurisht, formimi i tij ishte nė tė gjitha pėrmasat e veta, atdhetar e iluminist. Njohja rastėsore qė pati me Ismail Qemalin, nė Korfuz, nė vitin 1910 do t’ia zgjonte tė riut student mė me forcė shpresat dhe dashurinė ndaj atdhetarisė dhe ēėshtjes kombėtare. Por, mesa duket, “Zosimeas” s’i mjaftonte fama e saj tė ishte plotėsisht e tillė edhe pėrpara njė tė riu nga Shqipėria. Sadoēė qe shkollė klasike dhe e njė niveli tė lartė arsimimi, pėr njė tė ri shqiptar, gjithėsesi, “Zosimea” duket se ishte e destinuar tė servirte njė realitet jo fort dashamirės ndaj historisė dhe qenėsisė shqiptare, siē ishte nė ato kohėra dhe opinioni i pėrgjithshėm midis fqinjėve ballkanikė tė shqiptarėve. Kjo gjė do tė bėhej njė shkak i fortė pėr t’ia pėrforcuar edhe mė tepėr djaloshit bindjet dhe vetėdijen atdhetare e iluministe. Keqinterpretimet e historisė dhe tė mitologjisė nė disfavor tė vjetėrsisė dhe tė rolit qė ka luajtur faktori pellazgo - iliro - shqiptar nė gadishull, e nxitin Perikliun t’i futej studimit tė dėshmive tė autorėve antikė dhe tė faktonte kėshtu duke pėrmendur njė sėrė argumentesh tė mbėshetura mbi dokumente tė vjetra se; “Dodona pelazgjike e Toskėrisė ka qenė rrėnja e burim’i qytetėrimit pelazgo - ilirianė dhe greko - romakė”, nė librin historik, “Dodona pellazgjike dhe Tomor’i Zotit tė pelazgjėvet”, shtypur me shpenzimet e veta nė shtypshkronjėn “Atdheu”, Vlorė 1936.
Njohja e mirė e disa gjuhėve tė huaja, qė i kishte mėsuar dhe praktikuar qė nė “Zosimea”, duke filluar nga greqishtja e re dhe e vjetėr, italishtja, frėngjishtja e deri tek anglishtja, do t’i krijonin Perikliut mundėsinė qė t’i shtonte vazhdimisht njohuritė e tija duke u mbėshtetur direkt nė materiale autentike. Kėshtu, pas njė pune tė gjatė studimore me dėshmitė e mundshme historike, Perikliu arrin nė sintezėn se; “Shėnimet historike tė Herodotit, Hesiodit, Plinius-it, Pindarit, Plutarkut, Dionys Perigjitiut, Athanas Stragjiritit, Didymosit, Eustathit dhe shėnimet gjeografike tė Strabonit, Skymnos Hios - it, tė Meletios e Barthelemeyt e largojnė nga Janina vetiu Dodonėn dhe e bjenė kėtej nė veri tė Toskėrisė”. (P. Ikonomi, Dodona pellazgjike…, fq. 6, Vlorė 1936) Nė kėtė vepėr historike, pėrveē argumenteve shumė interesante qė autori ka arritur tė mbledhė dhe t’i rendisė bashkė me shėnimet pėrkatėse tė referencave, mjaft me interes janė edhe kapitujt me, “Kallėzime, gojėdhėna, betime dhe vėnde shėmbėllime rreth Tomorit”, si dhe, “Gojėdhėna e kallėzime rreth Shpiragrit dhe Beratit”, tė cilat i ka vendosur nė fund tė librit tė tij. Sot kjo vepėr, sipas familjarėve, rrezikon tė shkojė drejt zhdukjes, ngase ekziston vetėm nė dy kopje; njė qė e posedon muzeu historik i qytetit tė Fierit dhe njė fotokopje qė e ruajnė vetė familjarėt.
Pėrveē historisė mbi Dodonėn pellazgjike, Perikliu ka lėnė edhe disa vepra tė tjera me karakter mirfilli shkencor e didaktik. Tė tilla janė; “Atdheshkronja e plotė”, libėr shkollor i cili synonte t’i pajiste nxėnėsit me njohuritė e nevojshme pėr vendlindjen, botuar nė vitin 1912; “Atdheshkronja praktike”, botuar nė vitin 1926, e cila sipas autorit, “ka me pėrmbushė mė plotėrisht mėsimin atdheshkrimor”; “Mineralogjia dhe mėsime kimike”, e pėrfunduar nė Berat, me 25 korrik 1933, e cila ėshtė ndėr tė parat vepra nė fushėn e mineralogjisė nė Shqipėri, dhe si e tillė ajo ka shėrbyer pėr dofarė kohe edhe si tekst mėsimor nė shkollat teknike tė kėtij specialiteti.
Studiuesi Bardhosh Gaēe, nė njė shkrim kushtuar Perikliut botuar te gazeta “Kombi” e datės 24 qershor 1994 (“Perikli Ikonomi, enciklopedi e gjallė e kulturės shqiptare”), shkruan se: “Vlera tė reja sjell ky libėr (Mineralogjia… - shėn. P.N.) sidomos nė emėrtimin e mineraleve, me shumė fjalė tė brumit tė shqipes”. Duke qenė se nuk arritėm ta siguronim dot librin pėr ta shfletuar dhe pėr t’iu referuar drejtpėrdrejt, iu referuam njė shkrimi mė tė vjetėr (referues) tė botuar nga Llazar Moja (“Mendimi patriotik dhe pedagogjik nė veprat e botuara tė “Mėsuesit tė Merituar” Perikli Ikonomi”) nė “Fieri”, almanak, 1977, - i cili thotė se: “Vihet re nė kėtė libėr njė prirje mjaft kuptimplote siē ėshtė ajo e zėvendėsimit tė emėrtimeve tė mineraleve dhe elementeve kimike me fjalė tė brumit tė shqipes.” Dhe mė poshtė; “Ndėr kėto zėvendėsime tė tėrheqin vėmendjen kėto fjalė; Ligniti - thėngjilli i dheut, kuarci - gurėzjarri, zhiva - engjerdhija, fermentimi - pėrmbrumėsimi etj.” (Fq. 120)
Pėrveē kėtyre veprave qė janė tė botuara, ekziston edhe njė dorėshkrim, gjithashtu nė dy kopje (njė e mban muzeu i qytetit dhe njė fotokopje familjarėt), i cili ėshtė kristalizim i punės sė tij disavjeēare kėrkimore - shkencore mbi historikun e Fierit dhe tė Apollonisė. Ky libėr titullohet; “Historiku i rrethit tė Fierit”, dhe ėshtė pėrfunduar nė vitin 1957. Punimi nė fjalė i Perikliut, jo vetėm qė nuk u botua asnjėherė dhe ėshtė me i rrezikuari pėr tė humbur nga ē’janė gjithė librat e tjerė, por sipas familjarėve, ka tė dhėna se me tė kanė abuzuar nė mėnyrė tė pandershme edhe studiues tė ndryshėm. Sidoqoftė, pamvarėsisht se Perikliu nuk rron me qė prej 28 vjetėsh, nė qytetin e Fierit akoma ndihet njė respekt i thellė pėr punėn dhe personalitetin enciklopedik tė kėtij njeriu. Nė shenjė nderimi pėr tė, njėri nga gjimnazet shtetėrore mė cilėsorė tė kėtij qyteti, qė nga viti 1996, mban emrin e tij; Shkolla e mesme e pėrgjithshme “Perikli Ikonomi”. Por, qė t’iu jepet fund abuzimeve tė mundshme me veprėn e tij dhe tė ēohet nė vend respekti dhe vlerėsimi ndaj punės dhe veprės sė kėtij intelektuali iluminist, duhet qė dikush tė merret me mbledhjen dhe botimin e veprės sė tij (kuptohet; duke i njohur dhe respektuar tė drejtat e trashėgimisė), qoftė dhe nė njė tirazh fare tė vogėl ekzemplarėsh, sa pėr t’ua dorėzuar bibliotekave tė qyteteve pėr objektiva studimorė.
Si e kujtojnė Perikliun familjarėt
Gjatė pėrgatitjes sė kėtij shkrimi ne komunikuam vetėm me Sotirin, njėrin nga tė bijtė e Perikliut. Sotiri ėshtė njė burrė i moshuar, 74 vjeēar. Ėshtė mė i vogli i tre djemve tė Perikliut. Nuk ka marrė ndonjė arsim tė lartė dhe ėshtė vetėmse njė qytetar i thjeshtė, por nga biseda qė zhvilluam me tė, duket se e njeh mirė dhe se di ta ēmojė si duhet punėn shkencore tė babait tė tij tė njohur. “Ishte pedagog edhe nė familje, “ - shprehet Sotiri. “Asnjėherė nuk na sillej vrazhdė, pėrkundrazi ishte shumė metodist nė detyrėn e vet si prind dhe njėkohėsisht, shumė i dashur me tė gjithė.” Kur arkeologu francez Leon Rey erdhi nė Fier nė krye tė njė ekspedite qė do tė hulumtonte mbi rrėnojat e qytetit antik, duke qenė njohės i mirė i disa gjuhėve dhe i kulturės sė lashtė greko - ilire, Perikliut i kėrkojnė qė tė bashkėpunojė me ta. “Ka qenė viti 1936”, - thotė Sotiri. Nė fakt, sipas dėshmive tė vetė Perikliut tek “Historiku i rrethit tė Fierit”, ekspedita e Leon Rey - it i ka filluar gėrmimet nė Apolloni nė vitin 1924. (fq. 11) Por, (prapė sipas tij) kėto gėrmime kanė vazhduar me ndėrprerje deri nė vitin 1939, kohė kur Shqipėria u pėrfshi nė listėn e vendeve tė pushtuara nga invadimet e Luftės sė Dytė Botėrore, kėshtuqė kujtimet e Sotirit, megjithė moshėn e madhe, duket se ruajnė njė saktėsi tė mrekullueshme lidhur me kėtė.
Nė vitin 1939, menjėherė mbas pushtimit, edhe Perikliut, siē ndodhi me tė gjithė kudrot e tjerė tė kohės, iu kėrkua nga autoritetet fashiste qė tė antarėsohej nė radhėt e partisė sė tyre, gjė qė ai e refuzoi nė mėnyrė tė prerė, - kujton i biri. “Pas kėsaj, babai do tė ndjehej pėrherė e mė i pasigurtė, nga ndonjė hakmarrje e mundshme e autoriteteve”. Mė pas, njė incident tjetėr do ta vinte emrin e Perikliut nė listėn e tė internuarve, por me ndėrhyrjet e miqve tė tij tė shumtė dhe kryesisht tė Jakov Milajt, arrin t’i shpėtojė kėtij kalvari.
“Gjatė vizitės sė Kontit Ciano nė Fier, Major Mesina, organizon pritjen e autoritetit fashist, duke i shtruar nė rrugė flamurin shqiptar pėr ta shkeluar. Kėtė poshtėrim s’mundi ta gėlltiste Perikliu, kėshtuqė ndėrhyn, duke e rrėmbyer flamurin dhe duke e futur nė gji.” - thotė Sotiri. “Pas kėsaj ngjarjeje, forcat fashiste e arrestuan dhe e mbajtėn nėn vėrejtje pėr 24 orė. Rrezikonte ta internonin nė Itali”.
Pavarėsisht respektit qė e rrethoi pėrherė Perikli Ikonomin, duket se ai nuk pati ndonjė pėrkrahje kushedi nga shteti, apo nga rrethe tė caktuara intelektuale. Titulli “Mėsues i Merituar”, sadoqė ėshtė njė titull i nderuar prejse ka tė bėjė drejtpėrdrejt me figurėn e mėsuesit, prapė se prapė ishte njė shpėrblim-lėmoshė pėr ta vlerėsuar nė zenitin e vet kėtė figurė. Heshtjen pėr’rreth tij e pėrforėcon edhe fakti se ne, megjithė interesimin tonė jo tė vogėl (ndonjė tjetėr qė mund tė gjejė akoma, urime, i lumshin tė dyja duart!), - arritėm tė siguronim gjithė - gjithė vetėm tre artikuj publicistikė qė vinin nė qendėr personalitetin dhe punėn e tij.
Nė kohėn tonė kur nė media u kushtohen faqe tė tėra dosierėsh bėmave makabre tė funksionarėve tė lartė tė shtetit komunist, mė preku heshtja qė e rrethon ende ketė figurė, punėn e vyer tė kėtij intelektuali tė viteve ’30, dhe pikėrisht kjo u bė shtysa pėr ta bėrė kėtė shkrim, pa pretenduar nė asnjė mėnyrė, se me kaq i kemi dalė borxhit.
Ndėr tre artikujt qė merren me figurėn e Perikliut ekziston njė shkrim i njė korrespondenti tė ish-gazetės lokale (tė Fierit) “Drapėr e ēekan”, autori i tė cilit pėr ta pėrkujtuar mėsuesin pensionist, me rastin e 7 marsit tė vitit 1973, i kushtonte njė shkrim kėtij, ku e pėrshkruan me respekt burrin 81 vjeēar: “Ecėn ngadalė, bastunin nuk e ndan asnjėherė nga dora. Por, megjithė peshėn e pleqėrisė ėshtė i sigurtė nė lėvizjet, kurrė nuk harron t’u kthejė pėrshėndetjen ish nxėnėsve tė tij.” Ndėrsa nė kujtimet e tė birit Perikliu vazhdoi tė rrinte zgjuar pėrsėri gjatė orėve tė vona tė natės i rrethuar nga librat, derisa e lanė forcat e jetės dhe mbeti qepur mbi krevatin e vdekjes. “Edhe atėherė kur s’dilte dot nga shtėpia pėr ta marrė shtypin, mė kėrkonte t’i sillja revista nė gjuhė tė huaja, tė cilat i lexonte ngadalė, shtrirė nė krevat.” - kujton Sotiri.
Kėshtu do tė shuhej dal-e-ngadalė intelektuali Perikli Ikonomi, me dashurinė e madhe tė atdheut nė zemėr, me dashurinė e thellė pėr dijen dhe njeriun nė tėrė qenien e tij. I fundmi i gjithė atyre prifterinjėve qė i kishin shėrbyer dy shekuj e mė, faltores sė Perėndisė, kishte zgjedhur pėr t’iu shėrbyer njerėzve, duke i grishur pėr shėrbesė tė pėrjetshme nė altarin e dijes dhe tė atdhedashurisė. Bash si njė iluminist i vėrtetė.
Shkruar nga Petrit Nika
Krijoni Kontakt