Close
Faqja 15 prej 70 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 691
  1. #141
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25 Lexo Postimin
    Schmitt pėrpiqet me tė gjitha forcat me e paraqitė Skėnderbeun dhe kryengritjen e tij nė nji ambjent tė pėrziem sllavo-arbnor me besim ortodoks, pėr me i heqė karakterin thjeshtė arbnor kryengritjes sė tij.
    Kjo po iu pelqen te shkretve shum, per kete arsye po mundohen ta ngrisin ne qielle nje liber te nje far Schmitt-it, duke injoruar faktin qe ai eshte vetem nje zviceran i ndyre qe mundohet te hedhe balte mbi historine e "Scheiss Albaner" ose "Drecks Schipis" siē shprehen zviceranet kur flasin per neve.

    Ju nuk ia keni idene fare se ēfar ndikimi ka Lobby serb ne Zvicer dhe se sa na urrejne neve zviceranet.

    Pasha besen sikur serbet poashtu edhe zviceranet veq nuk munden dhe nuk guxojne se te gjithve ne qafe do te na kishin pre.

    Por si do qe te jete ... rrofshin sllavet dhe greket fallso, rroft vllaznim bashkimi ortodoks i ballkanit, vdekje e atyre qe jan kunder ... dhe rroft Josip Bros Tito qe e ka zbuluar kete fjali te mrekullueshme "vllaznim bashkim".

    (Ky Schmutt-i me siguri ka hanger shum djath t'zvicres qe ka mundur te beje keso zbulime t'hatashme)


    Ps.: Tash kemi ra ne hall e s'po dime a ta quajm Jovan Kastriotović apo Ioannis Kastriotis. Do t'na tregoni ju vllezerit tane ortodoks se cilin emer po jua don shpirti ma shum ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 31-12-2008 mė 00:31

  2. #142
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Per Shmitt-in eshte bere debat shume vjet me pare ne forum. Kam pershtypjen se nje nje teme mbi statutet e gjetura te Shkodres, ose ne teme e Skenderbeut.

    Pala qe mbronte origjinen serbe te Vojsaves dhe perkatesine ortodokse te Skenderbeut citoi Shmittin, i cili ne se me kujtohet korrekt ka nene sllave. Pervec kesaj Shmitt eshte anetar i forumit per Avancimin e Studimeve Sllave ne Amerike.

    Ne se ndokush mund te beje ndonje kerkim ne forum per te gjetur ndonje post te mbetur, do ndihmonte. Por te mos harrojme, se rreth 2/3 e temes se Skenderbeut ne te kohe shlyeshin ne mos brenda 2 minutave, atehere gradualisht pergjate muajve ne vijim po te mos konvenonin me pikepamjet internacionaliste ortodokse.

    Shpresoj qe materiali per Shmitt te kete mbijetuar ne temen mbi kanunet e Shkodres, shqiponjen me nje koke etj. Sic e dini, kanunet e Shkodres jane te stampuara me shqiponjen me nje koke.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 31-12-2008 mė 09:31

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    prap ma fshin postimin per Klosin mua ,ke ka mik ne forum Klosi qe ma fshin postimin ?
    Nuk kisha shkruajtur asgje jasht regullores te pakten te me japin ndonje shpjegim pse mi fshine .

  4. #144
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899

    Referenca

    Acta et Diplomata res Alabanie Illustrantia ( No. 133)

    "Fisnikut Demetrius, Princ i Albanise"

    Pope Innocent III - Viti 1216

    "Demetrius is djale i Progonit dhe velle i Gini, Kont i Albanise"

    Behet fjale per Gjin Dukagjinin I

  5. #145
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Hopf "Chroniques indedits Greco-Romanes" Berlin 1873

    "Tanusius I, Dux Ginus, Lord of Zadrima, Malit te ZI, Pulati dhe Shati"

    Duke ka kuptimin e udheheqes ose kryeatar. Titulli Duke perdoret nga vendiku ne kuptimin guvernator, dhe ne Mal te Zi si Kapedan.

    Acta e Dip.#413, Lezhe 1387:
    " zoterinjte fisnike, Progon dhe Tanush vellezer, bijte e ndjerit Lord Dukagin, zoter te keshtjelles se lezhes, ja dorezojne lezhen venecianeve sepse nuk jane ne gjendje ta mbrojne nga Turqit"

    Hopf mendon se tanushi eshte Lord i Fanir (sot ne Mirdite). Ai pati nje djale, Paul, Lord i Gurekuqit, Salites etj. Mnedohet se biri i ketij Pali, Leka II eshte ai i Kanunit. Hopf thote se Leka II DukeGjini ishte Lord i Danjes dhe Zadrimes nga 1444 deri 1459.

  6. #146
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Ne nje emision te "Opinion" ishin ftuar keta Klosi dhe Lubonja ne temen "Skenderbeu mit apo histori". Keta te dy qe ishin ne mbrojtje te ketij Schmittit , nuk ofronin asnje argument te fuqishem.

    Me qindra libra jane shkruar per Skenderbeun, e doli nje Schmitt e rilindi historine per te

    Nejse, une librin nuk e kam lexuar dhe nuk e kam ndermend ta lexoj!
    E pashe dhe une emisionin. Nese ishte dikush qe fliste kot se koti ishte ai Artur Zhei. Lubonja tha dicka shum me vler ne fund te emisionit. Se ne Shqiperi ka njerez qe kane idhull skenderbeun dhe te tjere qe kane Muhametin e keshtu me rradhe.Kjo s`ka kuptim per nje hero kombetar. Une per vete kam mit Muhametin.

    Eshte fakt se skenderbeu u mitzua me ane te statujave gjate komunizmit.

  7. #147
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga zerbina Lexo Postimin
    E pashe dhe une emisionin. Nese ishte dikush qe fliste kot se koti ishte ai Artur Zhei. Lubonja tha dicka shum me vler ne fund te emisionit. Se ne Shqiperi ka njerez qe kane idhull skenderbeun dhe te tjere qe kane Muhametin e keshtu me rradhe.Kjo s`ka kuptim per nje hero kombetar. Une per vete kam mit Muhametin.

    Eshte fakt se skenderbeu u mitzua me ane te statujave gjate komunizmit.
    Zerbina, ai Klosi nuk e besoj se mund te na krijoje histori te re per Skenderbeun duke u bazuar ne "faktet shkencore" qe vijne nga nje studiues zvicran, sepse ky studiues ne radhe te pare duhet te njoh mire kundertheniet ballkanike, e mandej te filloje te perdor referenca nga autoret ballkanike (si ne kete rast referencat sllave qe ai ka perdor).

    Ty te sugjeroj ta lexosh edhe artikullin e Ardian Ndreces, qe ke diku ne kete teme, ku ai e komenton librin e ketij fare Shmitit. Krahasimi qe ti dhe ai Lubonja beni me Muhametin, nuk o fort relevant, sepse muhameti mund edhe te jete mit - gojedhene, ndersa Skenderbeu eshte realitet faktografik dhe historik - e thene shume me perpara se te na dale ne sheh ky studiuesi "serioz", Schmitt, qe po na sjell "fakte shkencore".

    Une te kuptoj ty kur permend statujat e Skenderbeut, sepse shume njerez kane deshire, qe ne vend te tij sot te ishte statuja e ndonje Sulltan Hamiti a Pajaziti, por ja qe nuk jane dhe nuk e besoj qe do te jene ndonjehere.

    Krejt cfare verejta une ate nate gjate atij emisioni, pervec belbezimeve e skuqjeve, ofshamave e arrogances, asgje tjeter nuk u tha prej anes se tyre (klosit dhe lubonjes) - e gjoja se kishin dale ne mbrojtje te librit dhe autorit.

    Nejse une librin se kam lexuar dhe as qe e kam ndermend ta lexoj.

  8. #148
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it

    Fjalia e parė e parathėnies sė monografisė sė Oliver Schmitt-it, me titull "Skėnderbeu", paralajmėron se vepra ėshtė shkruar "pėr lexues joshqiptarė". Sigurisht qė kujdesi i autorit pėr tė bėrė tė qartė audiencėn e synuar prej tij meriton lodhjen pėrkatėse tė lexuesit pėr ta kuptuar, e pse jo, edhe pėr ta mirėkuptuar.

    Me drojėn normale se po hyja nė fushėn e lexuesve gjermanishtfolės, pėr tė cilėt thuhej se ishte shkruar "Skėnderbeu" i Schmitt-it, fillova leximin e librit. Por droja u shndėrrua nė habi, kur vetėm pak rreshta mė poshtė, nė libėr, lexova lajmin shumė interesant se libri ishte pėrkthyer dhe botuar para se ai t‘u kishte mbėrritur lexuesve pėr tė cilėt ishte shkruar. Pra, si rrallėherė, pėrkthimi i njė libri botohej pėrpara daljes sė tij nė gjuhėn origjinale.

    Pėrpara njė premtimi tė tillė, pra, pėrpara njė gjėje "tė rrallė", edhe interesi pėr tė lexuar u ngrit nė njė nivel jo tė zakonshėm. Megjithatė, nga fillimi e deri te faqja e 557-tė e librit nuk arrita tė kuptoj as bujarinė e autorėve pėr ndėrrimin e rrethit tė synuar tė lexuesve, as se pėrse gjermanishtfolėsit ende nuk e kanė marrė nė dorė veprėn e shkruar pėr ta.

    Duke besuar nė skrupulozitetin e shkollės sė autorit, vijova leximin pa i dhėnė rėndėsi tė tepruar luhatjes sė tij fillestare.

    Pretendimet e larta, ose

    guximi i skajshėm i Schmitt-it

    Libri i Schmitt-it fillon me njė titull qė thotė shumė, njė emėr prej dhjetė germash: "Skėnderbeu". Asgjė mė shumė e as mė pak.

    Shpeshherė, nė raste tė ngjashme, studiuesit, pėr hir tė rigorozitetit shkencor, u vendosin kufij veprave tė tyre. Schmitt-i duket se ka vendosur ta shmangė kėtė kėrkesė metodike dhe tė punojė nė njė fushė pa kufij tematikė, hapėsinorė, kohorė apo burimorė. Pra, edhe nė kėtė kėndvėshtrim duket se autori i ka hyrė njė sipėrmarrjeje ambicioze. Ai pretendon tė trajtojė krejt universin e Skėnderbeut, duke filluar nga parahistoria e tij pėr tė mbėrritur te ditėt e sotme.

    Schmitt-i e ka organizuar punimin e tij nė pesė pjesė. Pjesa e parė titullohet "Burri nga Dibra". Pjesa e dytė nuk ka titull. Pjesa e tretė titullohet "Njė hero i Rilindjes evropiane". Pjesa e katėrt i kushtohet luftės dhe duket se nuk mund ta shmangė titullin "Lufta totale". Pjesa e pestė, "Fama Perennis", plotėson skemėn organizative tė monografisė. Sigurisht qė libri i ka dhe aksesorėt e tjerė, si: parathėnien, pėrfundimet nė trajtė pėrmbledhjeje tė autorit, indekset e ndryshme, bibliografinė etj.

    Nė pėrpjekjen e autorit pėr tė organizuar lėndėn e tij bie nė sy fakti qė pjesa e dytė e librit ėshtė lėnė pa emėr. Nė fillim kjo mund tė konsiderohej si njė prej atyre mijėra gabimeve teknike, qė shoqėrojnė librin pothuajse nė tė gjitha faqet e tij. Por njė analizė mė e hollėsishme e kėsaj pjese jep tė tjera rezultate. Nė rastin e pjesės sė dytė duket se Schmitt-i nuk ka mundur tė gjejė njė titull pėr t‘i vėnė kufij metodikė shkapėrdamjes sė tij "tė paparė" tematike, e cila nė kėtė pjesė arrin kulmin e saj. Karizma, sundimi dhe pasuesit, lidhjet e gjakut, paraja, hapėsira, armiqėsitė, tradhtia, dy sulltanė, komandantėt e rajoneve kufitare, renegatėt, popujt ortodoksė dhe zhvillimi i luftės janė disa nga nėntitujt e pjesės pa emėr. Pra, kushdo e ka tė lehtė ta mirėkuptojė pamundėsinė e Schmitt-it pėr t‘i dhėnė qoftė edhe tė paktėn njė emėr kėsaj pjese tė librit tė tij.

    Prejardhja e familjes dhe emrit Kastriot, ose kastrimi i historisė nga Schmitt-i

    Pjesa e parė e librit i kushtohet prejardhjes sė Skėnderbeut. Schmitt-i shkon rreth njė shekull pėrpara lindjes sė heroit pėr tė kėrkuar rrėnjėt biologjike tė tij. Lidhur me origjinėn e emrit tė familjes Kastrioti, autori duket se e ka tė lehtė nxjerrjen e pėrfundimit. Atij i mjafton fakti se nė fjalorin e greqishtes ekziston njė fjalė, "kastron", e huazuar prej latinishtes, "castrum", qė do tė thotė kėshtjellė, pėr tė konkluduar: "Emri i familjes tregon njė trajtė greke; ai vjen pa dyshim prej greqishtes ‘kastron‘".

    Nė argumentimin e mėsipėrm, ajo qė tė bėn mė shumė pėrshtypje ėshtė fjala pa dyshim. Nė librin e Schmitt-it kjo fjalė ėshtė ndėr mė fatlumet pėr sa i pėrket dendurisė sė pėrdorimit tė saj. Pothuajse shumicės sė konkluzioneve tė tij nė libėr, Schmitt-i u bashkėngjit nė trajtėn e patericės kėtė fjalė. Shumėkush e ka tė qartė se nė shkencė kjo ėshtė njė ndėr fjalėt mė problematike, kur dihet se vetė shkenca ėshtė pa dyshim njė dyshim i mirėfilltė. Edhe nė shkencat ekzakte, madje dhe aksiomat apo teoremat e matematikės kanė njėfarė hije dyshimi dhe marrin trajtė tė padyshimtė vetėm nė kushte qartėsisht tė pėrcaktuara. Nė rastin e shkencave humane, dyshimi ėshtė rregull e mungesa e tij ėshtė pėrjashtim. Me keqardhje tė sinqertė konstatohet se siguria absolute, pra padyshimi, shoqėrojnė nga fillimi nė fund pėrfundimet e Schmitt-it nė libėr. Nė qoftė se ekzistenca nė fjalorin e greqishtes e fjalės "kastron" ėshtė e mjaftueshme pėr tė shpjeguar emrin e familjes shqiptare Kastrioti, mund t‘i lejojmė vetes naivitetin e padyshimtė pėr tė deduktuar se Kastriotėt vijojnė epokėn e tyre tė lavdisė sė radhės duke drejtuar Kubėn e sotme komuniste. Edhe atje janė disa Castro, tė cilėt, edhe nėse nuk kanė lidhje me Kastriotėt, tė paktėn emrin e familjes duhet ta lidhin me origjinėn greke tė kėsaj fjale, nė qoftė se i besojnė sigurisė sė Schmitt-it.

    Siguria e Schmitt-it kur trajton probleme tė origjinės sė familjes Kastrioti duket se lėkundet kur trajton prejardhjen e saj. Duke pėrjashtuar tė gjitha ato qė janė shkruar deri mė sot, Schmitt-it i mjafton pohimi retorik i njė fisniku arbėr dhe pohimet e murgjve grekė tė Manastirit Hilandar nė malin Atos pėr tė konkluduar se "Kastriotėt ishin parvėny". Duket se pėrkthyesi Klosi u drejtohet, me pėrkthimin e tij, atyre lexuesve shqiptarė qė e dinė kuptimin e fjalės "parvėny", ose kėrkon t‘i vendosė ata nė kontakt me fjalorėt. Pra, Schmitt-i me parvėny-nė e tij i vendos Kastriotėt nė malet e Dibrės, duke i shkėputur arbitrarisht e pa argument nga autoktonia, si dhe dinjiteti i fisnikėrisė. Me kėtė ai i bėn Kastriotėt ardhacakė, tė cilėt ishin pasuruar shpejt dhe nė mėnyrė tė paqartė. Pėr gjithė kėtė degradim rangu, Schmitt-i nuk jep asnjė provė. Nė vend tė provės, edhe nė kėtė ēėshtje i mjafton hamendja e tij.

    Karakteristikė e qartė e librit ėshtė preferenca e Schmitt-it pėr tė pėrmendur nė mėnyrė krejt specifike emra sllavė, toponime sllave apo pėr tė cituar autorė sllavė gjatė gjithė librit tė tij. Sa pėr ilustrim po jap dy shembuj:

    Shembulli i parė: "Pak kohė pas fillimit tė veprimeve luftarake, ai (Skėnderbeu, shėnimi im) dėrgoi familjen e vet, nė radhė tė parė tė birin, Ivanin, bashkėshorten dhe motrėn e tij, Mamicėn, si dhe pasuritė e tij tė tundshme nė mbretėrinė e Napolit".

    Shembulli i dytė: "Mė 26 tetor 1467 arqipeshkvi i Durrėsit dhe i biri i Skėnderbeut, Ivani, u paraqitėn para Senatit dhe u lutėn pėr furnizimin e Krujės, si dhe pėr ndihma pėr pėrforcimin e Rodonit, ku ishte strehuar Skėnderbeu".

    Nė tė dy shembujt e mėsipėrm bie nė sy fakti qė Schmitt-i pėrpiqet tė theksojė emrin "Ivan" tė tė birit tė Skėnderbeut. Po pėrse u dashka ta besojmė Schmitt-in pėr emrin e djalit tė Skėnderbeut, "Ivanit". Mirė babai i Skėnderbeut quhej Ivan, se u dashka bėrė medoemos ortodoks e sllav gjashtėqind vjet pas vdekjes, po pse u dashka qė edhe djali i njė njeriu tė lidhur ngushtė me besimin katolik, sikurse ishte Gjergj Kastrioti, tė quhet prapė Ivan?! Duket mjaft interesant kujdesi i Schmitt-it pėr ta shkruar emrin e djalit tė Skėnderbeut nė ēdo rast, ndėrkohė qė mjaftohet, pėr shembull, tė thotė thjesht gruaja e Skėnderbeut, por jo Donika, apo arqipeshkvi i Durrėsit dhe jo Pal Engjėlli. Nuk kuptohet kujdesi i Schmitt-it pėr t‘i lėnė pa emėr ata qė rreshton nė fjalitė e tij pėrkrah "Ivanit". Megjithatė, sado tė pėrpiqet Schmitt-i pėr t‘i lėnė pa emėr si nėnėn Donikė tė "Ivanit" tė tij, apo arqipeshkvin Pal, ēėshtja nuk zgjidhet nė favor tė Ivanit. Sipas tė gjitha rregullave, aty ku ėshtė njė Gjergj, njė Donikė apo njė Pal, nė mėnyrėn mė tė natyrshme gjendet njė Gjon. Schmitt-it i duhet qė tė gjejė prindėr tė tjerė pėr Ivanin e tij.

    Marramendja Kanunore

    Schmitt-i nuk humbet shumė kohė pėr tė zbuluar njė ndėr misteret e tij. Qysh nė fillim tė librit tė tij, krejt "padyshim" ai pretendon tė zgjidhė "rebusin" e librit, nėpėrmjet interpretimit tė njė dokumenti arkivor tė datės 10 janar 1454 nga arkivi i Milanos, nė tė cilin diplomatė milanezė raportojnė se Skėnderbeu i kishte transmetuar Papės informacionin pėr pėrfshirjen e tij nė vrasjen e njė vėllai tė Sulltan Mehmetit.

    I entuziazmuar nga ky dokument, Schmitt-i, me njė lehtėsi tė rrallė, nxiton tė pohojė pėrfundimin mė tė rėndėsishėm tė librit tė tij. Ai "zgjidh rebusin" dhe shpjegon motivin e kryengritjes sė Skėnderbeut. Gjakmarrja!

    Sė pari, ėshtė e nevojshme tė theksohet se dokumenti i cituar ėshtė mjaft i mjegullt pėr tė marrė atė vlerė qė i jep Schmitt-i. Vetė autori shkruan se njė fragment i dokumentit, pikėrisht ai qė e konsideron Skėnderbeun tė pafĆ©, ėshtė korrigjuar mė vonė nga vetė shkruesit e tij. Por ky fakt nuk luhat aspak besimin e Schmitt-it te pjesa tjetėr e kėtij dokumenti. As fakti se hartuesit e dokumentit nuk kanė asnjė ide pėr kė shkruajnė, se ata shkruajnė pėr njėfarė zoti Xandrebech, fakti se e gjithė kjo padije e diplomatėve milanezė ėshtė e vitit 1454 dhe se ajo kontraston me famėn e jashtėzakonshme qė gėzonte ndėrkohė Skėnderbeu jo vetėm nė Itali, por nė gjithė Evropėn e asaj periudhe, nuk e bėjnė aspak dyshues Schmitt-in rreth dokumentit tė tij tė dashur. Schmitt-in duket se nuk e ka shqetėsuar aspak padituria e thellė e hartuesve tė dokumentit tė tij tė preferuar. Vetėm katėr vjet mė parė, Skėnderbeu kishte thyer rėndė nė Arbėri Sulltan Muratin dhe ushtrinė e tij tė stėrmadhe. Lajmi i kėsaj fitoreje kishte marrė dhenė, ndėrkohė qė diplomatėt milanezė ende nuk dinin se kush ishte ky "njėfarė zoti Xandrebech". A thua janė aq tė besueshėm kėta diplomatė, saqė raporti i tyre tė mund tė hyjė pa koment nė qendėr tė trajtimit tė Schmitt-it?!

    Por megjithėse dokumenti i pėrdorur nga Schmitt-i, nė vetėm pesė rreshtat e botuar lė shkak pėr shumė dyshime, atij i ėshtė dhėnė statusi i njė fjalėkalimi pėr te "rebusi" i njė prej periudhave mė tė lavdishme tė historisė shqiptare dhe evropiane.

    Pėrdorja e gjakmarrjes si argument bazė duket mė shumė se romantike. Schmitt-i pretendon se e drejta zakonore shqiptare, qė sipas tij "gjėllonte nė mesjetė", ia pamundėsoi Skėnderbeut jetėn normale dhe e detyroi atė t‘u nėnshtrohej rregullave tė gjakmarrjes. (Shėnim: lexuesi lutet t‘i japė vetė fjalės "gjėlloj" kuptimin e pėrshtatshėm, pasi autori i kėtyre radhėve nuk arrin nė tjetėr pėrfundim tė saktė, pėrveē hamendjes se fjala mund tė jetė pėr "gjalloj".)

    Nė argumentimin e vet Schmitt-i vijon luhatjet e tij kur zhvendos tė drejtėn zakonore shqiptare nė njė hapėsirė kohore tė mesjetės, pa pasur nė favor fakte tė pranuara pėr kėtė. Pėr mė tepėr, Schmitt-i etiketon si aplikim tė sė drejtės zakonore shqiptare tė gjithė epopenė e Skėnderbeut kundėr Sulltanit. Pėr hir tė sė vėrtetės, edhe nėse do tė pranohej "padyshim" teza e Schmitt-it se Skėnderbeu vepronte nėn parimet e gjakmarrjes, logjika na kėrkon qė tė pretendojmė prej Skėnderbeut respektimin e rregullave tė kėtyre ligjeve tė kėsaj gjakmarrjeje. Nėse Skėnderbeu i Schmitt-it ishte i detyruar tė mbronte nderin e tij duke marrė gjakun e babait, ai nuk mund t‘i lejonte vetes dy gabime trashanike:

    Sė pari, gjakmarrja, pra vendosja e nderit nė vend, nuk bazohet mbi komplotin e fshehtė, por mbi efektin publik tė saj. Pra, Skėnderbeu i Schmitt-it nuk do tė mund tė kishte pėrfituar asnjė kompensim pėr nderin e tij tė dhunuar, nėse gjakmarrja e tij ndaj Sulltanit nuk do tė ishte bėrė publike. Pėrderisa princi i kurorės osmane ishte vrarė nga Kara Hidr Pashai, Skėnderbeu nuk mund tė kishte pėrfitim. Sipas rregullit elementar tė gjakmarrjes, Skėnderbeu do tė duhej t‘i kishte "ēue fjalė" Sulltanit. Pra, do tė duhej qė akti tė ishte bėrė publik. Pėrndryshe, akti nuk vlen, nuk sjell nder, tė paktėn sipas sė drejtės zakonore shqiptare.

    Sė dyti, Skėnderbeu nuk mund tė vijonte qė pėr njėzet e pesė vjet tė shkelte nė pėrmasa astronomike tė drejtėn, qė Schmitt-i i ka dhėnė nėpėrmjet sė drejtės zakonore. Sipas kėsaj tė drejte, Skėnderbeu do tė kishte shpaguar gjakun e babait tė vrarė me vrasjen e sulltanit ose tė ndonjėrit prej meshkujve tė afėrt tė tij, por kurrsesi tė fėmijėve ose grave. Mijėra osmanė tė tjerė, qė lanė jetėn nė tokat e Arbėrisė nė dekadat qė pasuan nuk parashikohen nė asnjė paragraf tė sė drejtės zakonore shqiptare. Aq mė tepėr qė ata nuk kishin lidhje gjaku me sulltanėt osmanė. E gjaku nuk merret as te shėrbėtorėt, as tek ushtarėt, as te fqinjėt e gjakėsit, por vetėm te rrethi i tij i afėrt i gjakut.

    Mund tė vazhdohej me radhitjen e dhjetėra argumenteve tė tjera, qė e rrėzojnė pėrpjekjen e Schmitt-it pėr ta shpjeguar epopenė e Skėnderbeut me ndihmėn e kriminalistikės apo gjakmarrjes shqiptare.

    Mbėshtetja e gjithė monografisė mbi njė argument kaq tė dobėt u ngjan atyre defekteve nė lindje, tė cilat zor se riparohen gjatė jetės. Kėshtu, vepra e Schmitt-it, pas shuarjes sė intrigės fillestare, bie nė konfuzion tė thellė dhe nė vijimin e saj ėshtė e vėshtirė tė ndiqen linja konsekuente tė trajtimit.

    Pėrpjekje pėr njė pėrfundim

    Edhe pse ka shkruar njė libėr prej 557 faqesh, Schmitt-i ende mbetet i munduar nga fakti se "do tė mbetet e hapur pyetja nėse ai (Skėnderbeu, shėnimi im) do tė kishte ngritur krye sikur sulltani tė mos ia kishte vrarė babanė". Sigurisht qė mund tė ndiesh keqardhje pėr njė harakiri tė kėsaj pėrmase. Kushdo mund ta pėrfytyrojė mundimin qė do t‘i jepte vetes njė shkencėtar, sikur tė pėrpiqej t‘i pėrgjigjej pyetjes: A do tė kishte pasur atė fat tragjik Pirroja i Epirit nėse gjyshja e tij do ta kishte kuptuar gravitetin mė parė sesa Njutoni?!

    Schmitt-i pėrpiqet tė bindė lexuesit se Skėnderbeu ishte njė figurė tragjike, qė nuk arriti tė fitojė, qė u mposht prej sulltanit, qė vdiq i vetmuar nė njė vend tė shkretuar. Mund tė listoheshin shumė prej barrėve qė Schmitt-i i lėshon mbi supe Skėnderbeut. Megjithatė, disa prej fakteve bazė janė pėrjetėsisht tė stampuara nė histori. Skėnderbeu luftoi dhe fitoi, duke u ndeshur me superfuqinė e kohės sė tij. Ai, nė krye tė ushtrisė sė tij, mbeti fitimtar. Vetėm vdekja natyrale arriti tė sundojė mbi heroin e madh. Pėr sa i pėrket Schmitt-it, mbetet pėr tė pyetur se si e pėrkufizon ai humbjen nė luftė? Me sa kuptohet nga analiza e tij, duket se Schmitt-i pretendon se nė vitet e fundit, pasi osmanėt kishin kuptuar mirė strategjinė e Skėnderbeut dhe kishin zhvilluar strategjinė e re, qė bazohej nė njė fushatė tė pandėrprerė, e cila mbėshtetej te kryerja e re ushtarake osmane nė Elbasan, shanset e Skėnderbeut pėr njė tjetėr fitore kishin mbaruar. Ndoshta Schmitt-i ka tė drejtė, ndoshta Skėnderbeu kishte mbėrritur nė limitin e rezistencės sė tij, ndoshta... Por askush nuk na jep tė drejtėn ta konsiderojmė atė si tė humbur, pėrderisa kjo gjė nuk ndodhi kurrė. Skėnderbeu ndėrroi jetė si hero fitimtar. Pas vdekjes ky status nuk mund tė ndryshojė prej asnjė lloj studimi apo studiuesi. Edhe kriminelėt qė vdesin pa marrė njė verdikt gjyqėsor, qė i shpall tė fajshėm, sigurojnė, tė paktėn de jure, njė pafajėsi formale tė pėrjetshme.

    Heronjtė qė vdesin pa humbur mbesin heronj pėrjetė. Edhe ata qė vdesin duke luftuar pėr liri po tė tillė janė.

    Vetė Schmitt-i, pasi shpall tė pavlerė pothuajse gjithēka qė ėshtė publikuar prej shqiptarėve pėr Skėnderbeun, thotė se "Numri i biografive tė Skėnderbeut ėshtė njė legjion i vėrtetė, megjithatė sasia e jetėshkrimeve nuk i pėrgjigjet aspak cilėsisė sė tyre shkencore e as nuk mund tė thuhet qė veprat mė tė reja pėrfaqėsojnė pėrparėsi nė zgjerimin e njohurive krahasuar me paraardhėset e tyre".

    Ky pohim duket se ėshtė ndėr mė tė saktėt nėse edhe librin e Schmitt-it e konsiderojmė si "njė ndėr veprat mė tė reja", ose veprėn mė tė re nė kėtė fushė.

    Ashtu siē thotė Schmitt-i pėr tė tjerėt mund tė konkludohet edhe pėr veprėn e tij. Ajo nuk sjell asnjė kontribut esencial pėr zgjerimin e njohurive pėr Skėnderbeun. Schmitt-i nuk arrin tė na japė asnjė fakt tė ri me peshė qė tė mund tė ndryshonte njohuritė tona pėr heroin. Ajo qė sjell Schmitt-i ėshtė pėrpjekja pėr tė relativizuar faktet e mėdha, siē janė betejat e Skėnderbeut, dhe pėrpjekja pėr t‘u dhėnė statusin e faktit "padyshimeve tė tij". Po ashtu mund tė thuhet, ndoshta me dhembje, se numri i konsiderueshėm i fletėve tė librit tė Schmitt-it ėshtė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me saktėsinė shkencore tė pėrmbajtjes sė tyre. Do tė mjaftonte vetėm ushtria e stėrmadhe e gabimeve nė argumente, nė fakte, nė fjalė, nė fjali, nė data, nė shifra etj., pėr tė justifikuar klasifikimin e librit tė Schmitt-it si njė ndėr kampionėt absolutė tė pasaktėsisė dhe mungesės sė korrektėsisė e tė seriozitetit ndėr radhėt e "legjioneve" tė botimeve rreth Skėnderbeut. Puna mė e mirė qė mund tė bėnin autori, pėrkthyesi dhe botuesi i librit do tė ishte tėrheqja e tij nga tregu, me qėllim rishkrimin e plotė tė tij ose lėnien nė magazinė. Analiza e mėsipėrme do tė mund tė plotėsohej vetėm pas shqyrtimit edhe tė versionit gjermanisht tė librit. Por duket se deri atėherė do tė duhet tė presim gjatė. Padurimi ynė pėr kėtė do tė ndeshė patjetėr nė rreptėsinė e botuesve gjermanė, tė cilėt, tė mėsuar me standarde tė tjera nė drejtim tė rigorozitetit, do ta kenė tė vėshtirė t‘i japin publikut tė tyre njė vepėr kaq problematike. Megjithatė, i mbetet Schmitt-it sfida pėr ta shkurtuar kohėn tonė tė pritjes.

    Shqip
    Sui generis

  9. #149
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga zerbina Lexo Postimin
    E pashe dhe une emisionin. Nese ishte dikush qe fliste kot se koti ishte ai Artur Zhei. Lubonja tha dicka shum me vler ne fund te emisionit. Se ne Shqiperi ka njerez qe kane idhull skenderbeun dhe te tjere qe kane Muhametin e keshtu me rradhe.Kjo s`ka kuptim per nje hero kombetar. Une per vete kam mit Muhametin.

    Eshte fakt se skenderbeu u mitzua me ane te statujave gjate komunizmit.

    Lubonja thiet gjithnje gjera me vlere. Tani qe nuk kemi komunizem une do i ngre Lubonjes nji shtatore ne fush te shtepise. Kurse lagjja per ka zgjedhur tani per tani Ardian Klosin.

    Ne fakt moda nder shqiptare eshte me mitizu te huajt per t'u kthey atyre nderimet e mitet qe i kane bere Skenderbeut tone, ne do mitizojme Shmuckun. Asnjehere nuk e kam marre vesh pse Princi Charles i Wellsit mburret me prejardhjne e larget nga Skenderbeu dhe recitoi Longfellow's "Skenderbeu" ne prezantimin e pare publik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 08-02-2009 mė 21:17

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Gazeta Shekulli

    Jo Ivan Kastrioti, por Gjon Kastrioti!

    Trajta sllave "Ivan" me tė cilėn ai quan tė atin e Skėnderbeut, ka shkaktuar me tė drejtė njė pėrshtypje tė hidhur nė opinionin shqiptar

    Kristo Frashėri

    Nė punimin e vet mbi Skėnderbeun, historiani zviceran Oliver Jens Schmitt ka pėrdorur nė shumė raste onomastikėn sllave. Nė pajtim me kėtė prirje, tė atin e Skėnderbeut nuk e quan Gjon, por Ivan Kastrioti. Trajta sllave "Ivan" me tė cilėn ai quan tė atin e Skėnderbeut, ka shkaktuar me tė drejtė njė pėrshtypje tė hidhur nė opinionin shqiptar nė pėrgjithėsi. Arsyeja nuk ėshtė vetėm fakti se opinioni shqiptar ėshtė mėsuar deri tani ta quajė tė atin e Heroit me emrin shqiptar Gjon Kastrioti, por edhe te ngarkesa e heshtur etnike qė nėnkupton pėrdorimi i pasaktė dhe i panevojshėm pėr shqiptarėt i njė trajte sllave qė ata s‘e kanė dėgjuar asnjėherė.

    Dimė se prapa emrave tė pėrveēėm nė trajta tė huaja qė kanė pėrdorur shqiptarėt, ka nė tė kaluarėn historianė qė janė pėrpjekur tė shohin kombėsinė e huaj. Kėshtu pėr shembull, nacionalistėt serbė kanė ngulur kėmbė nė tė kaluarėn pėr origjinėn sllave tė Skėnderbeut duke shfrytėzuar trajtėn qė ndeshet nė disa akte sllave Jovan pėr tė atin, Vojsava pėr tė ėmėn, madje dhe trajtėn serbe Gjuragj pėr vetė Gjergj Kastriotin. Me sa dimė ne, edhe serbėt e ditėve tona (p.sh. Jovan Radoviēi) e kanė hedhur poshtė kėtė tezė.

    Pėr hir tė madhėshtisė qė Skėnderbeu fitoi nė historinė evropiane, nuk janė vetėm serbėt, por edhe grekėt, qė u pėrpoqėn t‘i atribuonin Skėnderbeut origjinė helenike. Ndėrsa serbėt u kapėn pas emrit Jovan tė tė atit tė Skėnderbeut qė ndeshet nė aktet serbe dhe pas emrit Stanish qė mbante vėllai i tij i madh, - nacionalistėt grekė u kapėn pas mbiemrit Kastriot, tė cilin e lexuan Kastriotis, qė do tė thotė nė greqisht banor i Kalasė. Madje, historiani grek i shekullit XIX, M. Dimitzas dhe tė tjerė pas tij, pėr ta helenizuar njėqind pėr qind Skėnderbeun e modifikuan mbiemrin Kastriot nė Kastriotis, kurse emrin nga Gjergj nė Jorgo.

    Historiani zviceran besoj se e di, por nėse nuk e di do t‘ia kujtojmė prirjen proverbiale tė nacionalistėve serbė, tė cilėt i sllavizonin apo i serbizonin jo vetėm emrat e viseve tė sunduara prej tyre, por edhe emrat e qyteteve jo serbe qė lakmonin njė ditė t‘i pushtonin, pėr tė argumentuar aneksimin e tyre. Dihet pėr shembull, se serbėve mesjetarė nuk ua zinte goja ta quanin Venedikun - Venediko, por Mletac, Raguzėn - Dubrovnik, Selanikun - Solum, Stambollin - Carigrad, Durrėsin - Drraē, Shkodrėn - Skadar, Beratin - Beligrad, madje pėr tė mos u zgjatur, edhe Vjenėn ku zoti Schmitt jep mėsime, e quajtėn Beē.

    Mund tė thuhet se historiani zviceran paska bėrė njė "zbulim" shkencor, - paska zbuluar emrin e vėrtetė tė tė atit tė Skėnderbeut dhe se pėrpara kėtij zbulimi ne u dashkemi tė pėrulemi, tė korrigjojmė vetveten dhe tė qepim gojėn. Nėse historiani zviceran do tė ndjekė sėmundjen serbe, se lumi Danub i cili nė Antikitet quhej Ister, ne duhet ta quajmė Tunė, sepse kėshtu e quanin nė Mesjetė serbėt. Megjithatė, kėtu rasti i Danubit nuk ėshtė i ngjashėm me atė tė Gjon Kastriotit. Pyetja shtrohet: a ėshtė i vėrtetė pohimi qė ka bėrė historiani zviceran se nė burimet historike babai i Skėnderbeut shfaqet me emrin Ivan dhe se edhe vetė shqiptarėt e kohės sė tij e paskan quajtur Ivan Kastrioti, kurse forma Gjon nuk ndeshet, sipas tij, nė burimet historike? ("Gazeta Shqiptare", 21 dhjetor 2008).

    Nė intervistėn qė i dha "Gazetės Shqiptare" historiani zviceran thotė se, reagimi qė pati opinioni publik shqiptar ėshtė njė "keqkuptim thelbėsor", sepse, sipas tij, emri personal nuk nėnkupton kombėsi. Kjo dihet nga tė gjithė. Ky fenomen nuk ndodh vetėm te shqiptarėt, por te tėrė popujt e Evropės, sigurisht edhe jashtė saj. Le tė mos shkojmė mė tej, por tė kufizohemi vetėm te gjermanėt. Janė me mijėra e mijėra gjermanė qė mbajnė emra shenjtorėsh tė kishės sė krishterė me origjinė izraelite, greke, romake, madje edhe sllave, por askujt nuk i shkon ndėrmend tė mendojė se ata janė qytetarė me origjinė izraelite, greke, romake apo sllave. Vetė emri Oliver, qė mban historiani zviceran emėr tė cilin nė shek. XV e kanė pėrdorur edhe shqiptarė, sigurisht nuk nėnkupton kombėsi angleze. Kur shefi i propagandės hitleriane, Joseph Goebbels, akuzoi njė shkencėtar gjerman se ishte izraelit dhe kur si dėshmi i tregoi emrin hebraik Joseph - tė lutem, i tha shkencėtari, nėse mė gjykon nga emri, ē‘duhet tė them unė pėr ju zoti Goebbels qė mbani tė njėjtin emėr izraelit, Joseph! Kjo pėr arsye se kėto emra janė fosilizuar prej shekujsh nė onomastikėn gjermane, ashtu si janė fosilizuar prej shekujsh nėpėrmjet feve edhe te shqiptarėt emrat me origjinė hebraike, bizantine, latine, turke, aty-kėtu dhe sllave. Megjithatė, me emrin Ivan puna qėndron ndryshe. E para, emri Ivan nuk ėshtė pėrdorur asnjėherė nga shqiptarėt. Dihet se emri Ivan vjen nga emri antik i shenjtorit Johan. Emri Johan i shenjtorit te serbėt ka marrė trajtėn Jovan. Trajta Jovan ka hyrė nė disa vise dhe te shqiptarėt ėshtė shqiptarizuar aq thellė sa askujt nuk i shkon ndėrmend se kur ka pėrballė njė shqiptar me emrin Jovan (p.sh. Jovan Kosturi, Jovan Adhami) tė mendojė se ėshtė sllav. E dyta, deri sot askush pėrveē O. Schmitt-it, nuk e ka quajtur tė atin e Skėnderbeut Ivan - trajtė ruse dhe aty-kėtu malazeze e emrit Johan. Historiani zviceran thotė se ai zgjodhi trajtėn Ivan, mbasi ajo u gjetka nė tė gjitha burimet, jo vetėm sllave, por edhe latine. Kėtu ai me siguri qė e tepron. Trajta Ivan ndeshet vetėm nė tri raste - nė njė aktmarrėveshje tregtare nė sllavisht lidhur mė 1420 midis Gjon Kastriotit dhe Republikės sė Raguzės, redaktuar nga kancelaria sllave e Dubrovnikut dhe nė dy akte noteriale kishtare paleosllave, tė hartuara mė 1426, nė manastirin e Hilandarit tė malit Athos (mali i shenjtė), nė tė cilin kishte edhe murgj rusė.

    Pretendimi i historianit zviceran se emri Ivan ndeshet edhe nė burimet latinishte, ėshtė trillim. Nė korrespondencėn latinisht tė shkėmbyer me Republikėn e Venedikut, Gjoni quhet nė trajtėn latine, Juanum Castrioti (mė 1407), Johannes Castriot (nė tre akte: 1413, 1417, 1433), Yanus (1424) ose Juano Castrioth (1439), Juani (1445). Edhe humanisti italian, bashkėkohėsi i Skėnderbeut, Raphael Volaterranus, tė atin e Skėnderbeut e quan Johannes Dibras. Nė burimet osmane, emri i tė atit tė Skėnderbeut quhet Juvan (lexohet edhe Jovan, por jo Ivan) dhe zotėrimi i tij Juvan-ili (tokat e Juvanit ose Jovanit). Deri kėtu kemi tė dokumentuara tri trajta: Ivan, Johan, Juvan. Kėtu lind pyetja: Pėrse historiani zviceran nuk e pėrmend kronistin shqiptar, Gjon Muzakėn, bashkėkohės tė Skėnderbeut, madje kushėri i parė i Donikės, bashkėshortes sė Skėnderbeut, i cili nė memorandėn e vet italisht tė diktuar nė pleqėri tė thellė mė 1510, tė atin e Skėnderbeut nuk e quan as Ivan, as Johan, as Juvan, por Giovanni Castriota, trajtė italishte e emrit shqip Gjon. Kėto emėrtime tė ndryshme qė kanė lidhje me gjuhė tė huaja e nxisin historianin tė pyesė se cila ka qenė trajta shqipe e emrit tė tė atit tė Skėnderbeut. Nėse nuk e ditka trajtėn shqipe, pėrse zgjodhi trajtėn Ivan, e cila pėrmendet mė pak se trajta latine Johannes?

    Po tė ishte interesuar tė shihte regjistrat e trevės dibrane, hartuar nga administrata osmane mė 1467, kur Skėnderbeu ishte ende gjallė, do tė shihte se banorėt dibranė nuk pėrdornin as Ivan, as Juvan, as Johan, por trajtėn shqipe, Gjon. Pėr shembull, nė Rahonik (sot qyteti i Dibrės, nė cepin veriperėndimor tė Maqedonisė), gjejmė banorė me emrin Gjon (Gjoni, vėllai i Radecit, biri i Jankut); nė Jablanicė ndeshim njė fshatar me emrin Miho, biri i Gjonit; nė Banishtė, pranė qytetit tė Dibrės njė Gjon Popoviēi (Gjoni, biri i priftit); nė fshatin Majtarė, Miho, biri i Gjonit; nė Peshkopi: Gjon Supa; nė Brezhdan: Gjon Uraqi; nė Brestin e Epėrm: Gjon Mėlika; nė Shumbat disa Gjonė (Gjon Bardhi, Gjon Urugobrazi, Gjon Bullaēi, Gjoni i Ēalė, Gjon Zografi, Gjon Murrizi); nė Obok: Gjon Shtupjaku; nė Konjarė: Gjon Mesi e tė tjerė. Shtojmė me kėtė rast se nė shekullin XV nė trevėn dibrane ndeshim gjithashtu banorė me emra tradicionalė shqip - nė Bulqizė Gjin Kimėza, Gjin Kolandi, Gjergj i Glat(ė), (i Gjatė); nė fshatin Dekė: Bogjisha Gjin; nė fshatin Xhurati: papa Gjini, Gjergj Kuqi; nė fshatin Banishtė: Kajo, biri i Gjergjit; nė Kėrēisht tė Epėrm: Gjorgji, vėllai i Lije Kolecit, Gjorgji, biri i Dimitrit; nė Peshkopi: Pop Gjergji; nė Starovė: Martini biri i Gjinit, Lekė Gjergji; nė Ēerjan: Gjin Gjerasi, Gjergji biri i Gjin Gjerasit, Gjin Mazha, Gjergj Luga; nė Shumbat: Gjergj Bozi; nė Kovaēicė: Stepani i Gjinit.

    Nė shek. XV trajta shqipe Gjon nuk pėrdorej vetėm nė trevėn e Dibrės. Atė e ndeshim dhe nė vise tė tjera tė Shqipėrisė. Nė Katastėn e hartuar nga administrata e Venedikut nė vitet 1416-1417 pėr trevėn e Shkodrės, e cila ndodhej nėn zotėrimin e Republikės sė Shėn Markut, ndeshim njė mori fshatarėsh, madje edhe pronarėsh, pra feudalė tė vegjėl, tė cilėt mbanin emrin Gjon. Pėr shembull: Gjon Bardhi (nė fshatin Kukėl), Gjon Baksa (po aty), Gjon Bero (nė Dozan), Gjon Berri (nė Sordan), Gjon Bestole, proniar (nė fshatin Samrisht), Gjon Akela (nė Koplik), Dom Gjon Bafe, prift (nė Barbullush), Gjon Balori (po aty), Gjon de Bogosavo (nė Samrisht), Gjon Borri (nė Sakol), Gjon Dobranēi (nė Rrushkull), Gjon Brilja (nė Bulsar), Gjon Buba (nė Dar), Gjon Bulsari (nė Grizhė), Gjon Bushati (nė Sakol), Gjon Bushati (nė Serel), Gjon Butadosi (nė Shėn Vraē), Gjon Ēerga (nė Gur tė Zi), Gjon Dajēi (nė Barbullush), Gjon Dajēi (nė Samrisht), Gjon Domi (nė Zamarak) dhe me dhjetėra e dhjetėra tė tjerė Gjonė nė fshatra tė pellgut tė Shkodrės, kurse dy banorė me emrin Jovan (Jovan Novaku dhe Jovan Bozhidari) i ndeshim nė fshatin Bobrodol tė Pejės, tė cilėt duket se qenė me pėrkatėsi etnike serbe dhe dy fshatarė me emrin Ivan (Ivani biri i Radiēit dhe Ivani vėllai i Boshkos, gjithashtu nė rrethinat e Pejės), tė cilėt duket se qenė me pėrkatėsi etnike malazeze.

    Rreth gjashtėdhjetė vjet mė vonė, pra, pasi Shkodra kishte rėnė nė sundimin osman (1479), nė regjistrin e parė qė kreu gjashtė vjet mė vonė (1485) administrata perandorake nė sanxhakun veriperėndimor tė Shqipėrisė (sanxhaku i Shkodrės), ndeshim gjithashtu njė mori banorėsh tė trevės qė mbanin emrin Gjon. Vetėm nė fshatin Kuē tė rrethit tė Shkodrės lexojmė nėntė kryefamiljarė qė mbanin emrin ose mbiemrin Gjon (Gjon Andrija, Dedė Gjoni, Bogė Gjoni, Gjon Nikolla, Gjon Visha, madje edhe prifti i fshatit quhej Gjon). Pėr mė tepėr, nė kadastrėn osmane tė rrethit tė Shkodrės ndeshim edhe banorė tė myslimanizuar, tė cilėt kishin pėr mbiemėr emrin Gjon tė babait tė tyre.

    Emri Gjon qoftė si emėr i pėrveēėm, qoftė si mbiemėr familjar ka qenė i pėrhapur edhe nė krahinat jugore tė Shqipėrisė. Kėshtu pėr shembull nė regjistri mufassal tė Himarės, hartuar nga administrata osmane nė vitin 1583, ndeshim brenda nė kryeqendrėn e krahinės nė Himarė: Petri Gjoni, Mark Gjoni, Gjikė Gjoni, Gjon Palloshi, Pteri Gjoni, Gjin Gjon Aleksi, Gjon Pavllari Mėhilli, Dhimo Gjon Vllasi, Gjon Leondari, Dhima Gjon Meshi, Kont Gjoni, Gjon Mėnika, Todor Gjin Gjoni, Nikolla Gjoni, Merkul Gjoni, Zot Gjoni; nė fshatin Dhėrmi: Gjin Gjoni, Gjon Panoja; nė fshatin Palasė: Gjin Gjoni, Gjon Lehamo, Gjon Lohomo, Gjon Gjiraēe, Gjon Mihali, Gjon Shiko.

    Emri Gjon ishte aq tepėr i pėrhapur nė mbarė trevėn shqiptare, sa atė e morėn me vete dhe banorėt e viseve tė jugut, tė cilėt gjatė shek. XIV dhe XV mėrguan nė viset e Greqisė kontinentale dhe ishullore. Emrin Gjon e mbanin deri vonė, ndoshta edhe sot, arvanitėt si pėr shembull, nė ishullin Hidra (Gjon Gjika, Gjon Dhimitri, Gjon Mihaili e tė tjerė) ose nė ishullin Andros ku emri Gjon ndeshet krahas emrave tė tjerė shqiptarė si Gjin, Lekė, Pepė e tė tjerė, tė dhėna kėto qė i lexojmė nė trajtesat shkencore tė profesorit tė Athinės, Titos Johallas.

    Pėr ta mbyllur ēėshtjen e emrit Gjon, tė cilėn e provokoi, pa qenė nevoja, historiani zviceran O. Schmitt, do tė nėnvizojmė sė trajta shqipe Gjon si emėr i pėrveēėm, por edhe si mbiemėr familjar, lindi jo nė shekullin XV, por shumė mė herėt. Nuk do tė depėrtojmė thellė nė historinė e Mesjetės sė hershme kur nga trajta latine Johannes, Johan u formua sipas rregullave gramatikore dhe fonetike tė gjuhės shqipe, trajta Gjon. Si dėshmi tė sigurta qė tregojnė se pėrdorimi i emrit Gjon si emėr i pėrveēėm ose si emėr familjar, madje edhe si emėr fshati dokumentohet nė hapėsirėn shqiptare qė nė shek. XIII, do tė pėrmendim sevastin shqiptar tė periudhės anzhuine Jonima (Yonima, Gionima), nė vitin 1274, i cili sipas praktikės sė njohur tė krerėve mesjetarė shqiptarė mbiemrin e ka marrė nga fshati Gjonima - fshat qė ekziston edhe sot nė trajtėn Gjonėm nė rrethin e Kurbinit. Nė tė njėjtėn kohė kemi edhe fshatin e Vlorės Gjonėm, i cili pėrmendet nė defterin e shek. XV, fshat qė sot nėn ndikimin e fenomenit tė rotacizmit, fenomen qė ka vepruar nė krahinat e jugut, quhet Gjorm. Kemi pastaj mė 1335, njė akt dokumentar qė flet pėr njė bari, me emrin Gjon, nė afėrsi tė Tuzit (Gon, pastor prope Tuzi) dhe njė tjetėr Gjon Mėhilli (Gon Michil), nė Kushevė diku nė veri tė Koplikut. Gjejmė mė tej njė Gjon (Jon) pranė Kotorrit nė vitin 1327 dhe njė tjetėr Gjon (Jon de Albania), vajza e tė cilit mė 1392 ishte shėrbyese e Radaēė-s (eius filia: Radaēa serva). Shih pėr kėto tė dhėna nė vėllimet e njohura tė Acta et Diplomata Res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia, vol.I (1913), Vol.II (1916), nė vendet pėrkatėse sipas datave.

    Emri Gjon ėshtė kaq i lashtė sa ka hyrė edhe nė sferėn e legjendave tė vjetra shqiptare. Fillin e saj legjenda e ka te njė nėnė, djali i vetėm i sė cilės me emrin Gjon, u zhduk. Nėna, thellėsisht e dėshiruar pėr tė birin, brodhi nė tė katėr anėt duke thirrur ēdo natė: Gjon! Gjon! Nė pritje tė pėrgjigjes ajo nuk vdiq, por u shndėrrua nė shpendin e njohur me emrin gjon ose qokth (nė latinisht: otus scops), i cili natėn gjatė verės guat afėrsisht: Gjon, Gjon! Pėr gjyshet tona tė dikurshme gjoni nuk ėshtė shpend, por ėshtė nėna e dėshiruar e shndėrruar nė shpend, qė vazhdon tė kėrkojė tė birin e vet, Gjonin. Sipas albanologut tė shquar gjerman, Gustav Meyer, legjenda e nėnave shqiptare ka hyrė edhe nė mitologjinė e grekėve tė kohės sė re, tė cilėt shpendin e natės e quajnė sipas apelativit shqip, nė greqisht Ī³ĪŗĪ¹ĻŽĪ½Ī·Ļ‚ (gjonis). Nuk ėshtė pa vend tė kujtojmė edhe emrin e shkrimtarit tė parė tė literaturės shqipe, i cili nė Mesharin e tij tė botuar mė 1555, prezantohej nė pasthėnie para lexuesve me kėto fjalė: "Unė, dom Gjoni, biri i Bdek Buzukut".

    Le ta mbyllim kėtė rrufe qė historiani zviceran e shkrepi nė qiell tė kthjellėt, me traditėn popullore shqiptare. Kur etnografėt tanė filluan, mė tepėr se njė shekull mė parė, tė regjistronin kujtesėn popullore mbi Skėnderbeun, ata vazhdimisht kanė ndeshur nė dy emra tė lidhur ngushtė me tė - me vetė trajtėn Gjergj qė mbante Heroi dhe me emrin Gjon qė mbante i ati i tij. Nuk janė pra emra tė stisur nga fryma nacionaliste e rilindėsve tanė. E kundėrta, janė rilindėsit tanė, tė cilėt emrat Gjergj dhe Gjon i trashėguan nga tradita popullore. Kėtė faktor tė dorės sė parė duhej ta dinte historiani O. Schmitt. Nė intervistėn e pėrmendur qė ai dha mė 21 dhjetor 2008, ai justifikohet duke na thėnė se emrin Ivan e ka pėrdorur mbasi e ka gjetur tė pėrshtatshėm pėr publikun gjerman, meqenėse punimi i tij nė origjinal ėshtė nė gjermanisht. Orvatja pėr t‘i shpėtuar gabimit e shtyn atė tė bjerė nė njė gabim tjetėr. Emri Ivan nuk i pėrket as onomastikės gjermane. Pyesim: Pėrse zoti Schmitt parapėlqeu pėr publikun gjerman trajtėn Ivan, e cila ndeshet vetėm nė dy apo tre dokumente sllave dhe nuk preferoi ta quante tė atin e Skėnderbeut nė trajtėn "Johanes" qė ndeshet nė burimet latine, trajtė qė ka pėrdorur vetė i ati i Skėnderbeut? Po tė kishte parasysh publikun gjerman, ai tė atin e Skėnderbeut duhej ta quante tė paktėn Johanes, siē quhet p.sh. gjeniu i muzikės gjermane Johanes Sebastian Bach. Nga ana tjetėr, me justifikimin se emrin Ivan e ka pėrdorur se kėshtu e donte publiku gjerman, duket sikur nė variantin shqip ai pėrgjegjėsinė e vet kėrkon t‘ia hedhė pėrkthyesit, Ardian Klosit, i cili duhej ta kishte pasur nė konsideratė kėrkesėn e publikut shqiptar. Se kush e ka pėrgjegjėsinė, autori apo pėrkthyesi pėr kėtė shpėrfytyrim tė emrit pagėzimor tė tė atit tė Skėnderbeut, le ta zgjidhin ata vetė. Pas gjithė kėtyre tė dhėnave kaq bindėse, lind pyetja: Pėrse historiani zviceran e quan me lehtėsi dhe papėrgjegjėsi tė atin e Skėnderbeut Ivan, qoftė edhe nė tekstin gjermanisht? Kur shohim se nė trajtesėn e tij historiani zviceran pėrdor pėr shqiptarėt onomastikė dhe toponomastikė serbe edhe nė raste tė tjera tė pajustifikuara, madje kur shohim se ai quan Ivan edhe birin e Skėnderbeut, pa qenė nė gjendje tė na japė si dėshmi qoftė edhe njė akt dokumentar - kemi tė drejtė tė shohim te historiani zviceran njė provokim. Pėr ne ky qėndrim ka vetėm njė shpjegim. Shpjegimin duhet ta kėrkojmė pėr sa i pėrket ideologjisė, te shkolla historiografike gjermano-prusiane, e cila pėrēmon popujt e vegjėl, kurse pėr sa i pėrket faktologjisė, materialin historik ai e ka vjelė nė magazinėn e shkollės historiografike agresive serbomadhe, e cila pėr interesat e saj ekspansioniste, e ka denigruar vazhdimisht historinė e shqiptarėve. Ashtu si nė tė kaluarėn, edhe nė tė ardhmen, shqiptarėt tė atin e Skėnderbeut do tė vazhdojnė ta quajnė Gjon Kastrioti, ashtu siē e kanė quajtur dhe do ta quajnė Gjon Kastrioti edhe birin e Heroit.

    Vepra e Skėnderbeut

    Mit apo histori e vėrtetė?

    Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, ngul kėmbė se historia e Skėnderbeut, ashtu siē ėshtė trajtuar deri sot nė historiografinė botėrore dhe shqiptare ka veshjen e njė miti. Kjo do tė thotė se nuk ėshtė histori e vėrtetė. Ai shton gjithashtu se gjatė dekadave tė regjimit komunist, miti i Skėnderbeut mori nota tė theksuara, mbasi ai i shėrbente interesave partiake tė Enver Hoxhės. Si rrjedhim, motivi qė e shtyu historianin zviceran tė ndėrmerrte trajtesėn mbi Skėnderbeun ishte ta ēlironte popullin shqiptar nga zgjedha e mitit tė tij, pra ta ēmitizonte Skėnderbeun nga mjegullnaja qė ka krijuar pėr tė, sipas tij, historiografia skėnderbegiane botėrore dhe shqiptare. Pra, ta zhvishte Skėnderbeun nga veshja legjendare dhe ta ulte nė tokėn e njė personaliteti historik.

    Pyetja qė shtrohet kėtu ėshtė kjo: A ėshtė me tė vėrtetė jeta dhe veprimtaria e Skėnderbeut, ashtu siē e ka trajtuar historiografia e re skėnderbegiane, njė mit apo ėshtė njė histori reale? Po fillojmė me pyetjen paraprake: Ē‘ėshtė miti?

    Miti (nė greqisht: μυτος, pėrrallė) nėnkupton qenie mbinatyrore ose personazhe dhe ngjarje tė lidhura me historinė e njė populli, diku me njė bazė tė pakėt historike, diku krejtėsisht imagjinare, tė cilat njerėzimi i ka hyjnizuar pa qenė i sigurt se kanė ose jo njė bazė tė vėrtetė historike. Mite nė botėn antike janė pėr shembull figura legjendare tė lidhura me origjinėn e kombėsive, siē janė Remi dhe Romuli pėr origjinėn historike tė Romės ose tregimi i legjendarizuar i themelimit tė kėshtjellės sė Rozafės. Mite janė edhe tregime tė kohėve pėrrallore ose heroike prapa tė cilave ato lėnė tė kuptohet njė fakt i rėndėsishėm natyror, historik ose filozofik, siē ėshtė p.sh. legjenda e varkės sė Noes qė shpėtoi nga pėrmbytja universale. Mė nė fund, nė mit hyjnė edhe llojet e veēanta tė krijimtarisė gojore popullore nė trajtė rrėfenje pėr qenie tė mbinatyrshme, pėr heronj legjendarė, pėr ngjarje a dėshmi tė ēuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet e lashta tė njerėzve, pėr prejardhjen e botės e tė jetės mbi tokė, pėr natyrėn dhe shoqėrinė. Historianėt konsiderojnė mit edhe orvatjen pėr ta paraqitur njė ngjarje apo njė personalitet historik ndryshe nga ē‘ka qenė, duke i veshur ngjarjes apo personalitetit njė petk tė rremė ose pėrrallor.

    Sipas historianit zviceran, jeta dhe veprimtaria e Skėnderbeut, nė radhė tė parė lufta njėēerekshekullore qė ai udhėhoqi kundėr invazorėve osmanė, krijimi nėn udhėheqjen e tij tė shtetit tė pėrqendruar shqiptar, konsiderata qė ai fitoi sa ishte gjallė nga elita politike dhe humaniste evropiane dhe kontributi qė ai dha pėr mbrojtjen e qytetėrimit evropian nuk janė ashtu siē i ka pėrshkruar deri sot historiografia skėnderbegiane. Pėr tė ato janė vlerėsime tė fryra jo reale. Pra, janė mite, tė cilat pėr hir tė shkencės sė vėrtetė moderne duhen shpartalluar.

    Nė kapitullin e parafundit tė punimit tė tij me titull, "Kujtimi, harresa, rikujtimi", O. Schmitt-i pranon se miti i Skėnderbeut u krijua qė sa ishte gjallė Heroi. Pas vdekjes, shton ai, "lavdia e tij jashtė Shqipėrisė u rrit aq fort sa qė zor se gjeje vend nė Evropė ku tė mos njihej emri i tij". Vini re: simpatinė kaq tė madhe qė Skėnderbeu siguroi nė Evropė qė kur ishte gjallė, historiani zviceran e quan mit! Por, thekson ai, ndėrsa miti i Skėnderbeut nė Evropė po rritej, nė Shqipėri po venitej. Nė Shqipėri, shkruan ai, miti mbijetoi vetėm nė radhėt e shqiptarėve katolikė. Pas vitit 1800, ai thotė mė tej, miti mori drejtim tė kundėrt. Ndėrsa Evropa filloi ta harronte Skėnderbeun sepse nuk kishte pse tė trembej mė nga osmanėt, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, mbasi nė shek. XIX ka njė mori veprash pėr tė nga historianė e letrarė evropianė, nė Shqipėri dhe nė Ballkan, shkruan ai, miti filloi tė ringjallej, sepse kishin nevojė pėr tė hequr qafe zgjedhėn osmane. Ringjallja nė Shqipėri, nėnvizon ai, mori pėrpjesėtime historike nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ai shton se vetėm nė fund tė shek. XIX Skėnderbeu u kthye nė atdheun e vet, ku ndėrkaq shumica e popullsisė shqiptare ishte kthyer nė fenė myslimane. Vini re: Skėnderbeu, prijėsi i krishterė, u kthye nė atdheun e vet kur shumica e shqiptarėve qenė myslimanė. Edhe ky qenka mit. Qė nga fundi i shek. XIX e deri nė ditėt tona, pohon ai, Skėnderbeu do tė bėhej simboli kombėtar i padiskutueshėm i shqiptarėve.

    Burimet dokumentare qė kemi kaluar nėpėr duar na sugjerojnė tė pohojmė se ky pėrvijėzim i historianit zviceran pėr jehonėn historike tė Skėnderbeut gjatė katėr shekujve qė pasuan vdekjen e tij nuk ėshtė i saktė. Ai ėshtė fund e krye njė pėrvijėzim i rremė.

    Siē e kemi pohuar edhe herė tė tjera, Skėnderbeu mė 1468 vdiq vetėm fizikisht, por emri i tij buēiti pa ndėrprerė, pėr shekuj, si brenda ashtu edhe jashtė Shqipėrisė.

    Nga burimet historike tė shek. XV del se Skėnderbeu u nderua si Hero qė kur ai ishte gjallė, madje jo vetėm nga shqiptarėt, por edhe nga elita politike dhe humaniste evropiane. Mjafton tė pėrmendim dy pėrgėzime qė i erdhėn Skėnderbeut, kur ishte gjallė, nga jashtė vendit pėr fitoret e mėdha qė shqiptarėt korrėn kundėr ushtrive osmane. Pasi shqiptarėt e mundėn mė 1450 sulltan Muratin II nėn muret e Krujės dhe e detyruan tė largohej me turp nga Shqipėria sė bashku me ushtrinė perandorake - Republika e Raguzės e pėrgėzonte Skėnderbeun pėr madhėshtinė e pabesueshme tė shpirtit tė tij dhe pėr burrėrinė e shkėlqyer qė ai tregoi, duke mbrojtur dhe duke ruajtur fenė katolike kundėr turqve tė pashpirt. Nė mesazhin e pėrgėzimit thuhej tekstualisht:

    "Me tė vėrtetė ju pėrballuat me njė ushtri tė vogėl gjithė ato turma tė panumėrta tė turqve, i dolėt zot qytetit dhe kėshtjellave tuaja tė paprekura kundra hovit dhe peshės sė gjithė asaj pėrgatitjeje dhe pėr kėtė punė do tė fitoni shpėrblim tė amshuar pranė Perėndisė. Po ashtu, ndėr mbretėr, ndėr princa tė tė gjithė botės do tė keni lavdėrime dhe lavdi tė pavdekshme... Qofshi pasqyrė e shembull pėr tė gjithė princat e krishterė dhe pėr mbarė kombet dhe emri juaj do tė kurorėzohet prej famės sė amshuar".

    Nė letrėn qė Papa Kaliksti III i dėrgoi Skėnderbeut mė 9 qershor 1457, i shkruante ndėr tė tjera: "Ne, bir i dashur, kemi pasur gjithmonė mendim shumė tė mirė pėr fisnikėrinė tėnde dhe e kemi ditur se me sa durim dhe dituri u ke qėndruar nė ato anė, i vetėm, turqve tė egėr, tė cilėt me njė mizėri tė madhe njerėzish kanė vėrshue nė tokat tuaja pėr tė dėmtuar dhe shkatėrruar besnikėt e Krishtit". Mė tej, "Emri yt i lumtur ėshtė pėrhapur nė tė gjithė popujt katolikė pėr tė gjitha kėto punė tė mira qė ti ke kryer, pėr kėto fitore tė shkėlqyera qė ti ke korrur".

    Nė njė letėr tjetėr qė Papa Kaliksti III i dėrgoi Skėnderbeut mė 11 shtator 1457, pasi i njoftonte hidhėrimin e madh qė ndjeu kur mori vesh dėmet e mėdha qė kishin pėsuar viset shqiptare nga mizėria e ushtrive osmane, i thoshte: "Kur dėgjuam kėto lajme, ne u prekėm thellėsisht, sepse po shohim se ti gjithnjė e mė tepėr po bėhesh i denjė pėr trimėrinė tėnde tė shkėlqyer dhe pėr bėmat e tua, tė cilat do tė kujtohen mė tepėr se ato tė princave tė tjerė katolikė".

    Pėrtej kėtyre pėrgėzimeve vlen tė pėrmendet edhe njė fakt historik, qė tregon reputacionin jo tė vogėl qė Skėnderbeu kishte siguruar sa ishte ende gjallė nė arenėn ndėrkombėtare - krejt nė kundėrshtim me pohimin e historianit zviceran se Evropa u kujtua pėr Skėnderbeun vetėm pas vdekjes sė tij. Konsiderata qė tashmė Evropa kishte pėr Skėnderbeun del nė punimet e Dietės sė Mantovės - kongres i cili u zhvillua nė korrik tė vitit 1459 pėr tė shqyrtuar projektin e hartuar nga Papa Piusi II pėr njė fushatė tė re kundėr Perandorisė Osmane. Si njė argument tė rėndėsishėm pėr dėbimin e sigurt tė invazorėve osmanė nga Evropa, Papa pėrdori pjesėmarrjen e Skėnderbeut dhe tė shqiptarėve nė fushatė. Nė Kuvendin e Mantovės Piusi II tha ndėr tė tjera: "E kush do tė mendojė se turqit nuk do tė munden? Atyre do t‘u shtohet edhe Gjergj Skėnderbeu me njė ushtri shumė tė fortė shqiptarėsh" (Et quis non his copiis superatum izi Turcas arbitratur? His accedet Georgius Scanderbechius et Albanorum fortissima manus...).

    Pohimet e Raguzės, Kalikstit III dhe Piusit II, O. Schmitt mund t‘i konsiderojė si pėrgėzime dhe vlerėsime retorike, pra si nxitje pėr tė vazhduar rezistencėn shqiptare, e cila ishte nė interes tė tyre - pėr kėtė arsye jo argumente me vlerė dokumentare. Nuk di nėse do ta pranojė vlerėsimin qė ka bėrė njė kundėrshtar i Skėnderbeut, Antonio Sabeliko (Antonius Sabellicus), njė humanist italian, bashkėkohės i Skėnderbeut, i cili ishte 32 vjeē kur vdiq Heroi. Nė veprėn e vet "De Bello napolitano" (Mbi Luftėn napolitane), ai tregon se ēfarė i kishte thėnė i ati, Johan Koēi (Johannes Coccius), i cili si dhe Skėnderbeu kishte marrė pjesė nė luftėrat qė u zhvilluan nė Pulje, mė 1461. Nė kėtė luftė Skėnderbeu ishte rreshtuar nė anėn e mbretit tė Napolit, Ferdinandit tė Aragonės, kurse Johan Koēi luftonte nėn komandėn e Robert Orsinit nė radhėt e kundėrshtarėve tė mbretit napolitan, tė kryesuar nga Rene d‘Anzhu. Biri i Johan Koēit, humanisti Antonio Sabeliko, ka shkruar nė veprėn e pėrmendur: "Thonė se ky (Skėnderbeu - K.F.) ka qenė shumė i rreptė nė luftė dhe se, pas Pirros, i cili luftoi nė tokėn e Italisė me romakėt, nuk ka dalė nga shqiptarėt njeri me nam kaq tė madh. Im atė, Johan Koēi, i cili pėr shumė kohė shėrbeu nė Luftėn Kalabreze, kishte zakon, kur unė isha i ri, tė mė tregonte se kishte parė njė burrė epirot (Skėnderbeun - K.F.), i cili kishte dalė me gjashtėqind kalorės nė Pulje nė emėr tė Ferdinandit. Sa qe i gjallė, ai mbrojti trimėrisht me njė grusht burra kundėr turqve, nė Epir, principatėn qė kishte shtėnė nė dorė rishtazi me pėrpjekje tė mėdha. Mbante gjithmonė gjashtėqind kalorės tė zgjedhur. Sė bashku me ta, nė pėrleshje tė egra, ai shpesh shpartalloi dhe vuri pėrpara ushtri armike shumė mė tė mėdha se tė vetat". Pastaj Antonio Sabeliko shkruan nga ana e vet: "Pas vdekjes sė tij, (Skėnderbeut - K.F.) thonė se popujt, tė habitur nga trimėria e kėtij burri, zunė tė shihnin tek ai diēka qė kalonte pėrtej aftėsive njerėzore dhe tė kujtonin princin e dashur me kėngė madhėshtore. Burra tė denjė pėr t‘u besuar mė kanė treguar se m‘u nė mes tė zjarrit tė luftės, kur gjithēka shungullonte nga armėt e barbarėve, grumbuj vajzash (shqiptare) e kishin zakon tė mblidheshin ēdo tetė ditė nė sheshe, ku ai kish sunduar dhe tė kėndonin lavdinė e princit tė tyre tė vdekur, ashtu siē bėnin edhe tė moēmit nė kremtimet mortore tė heronjve tė mėdhenj". Ja teksti nė origjinal: "Ferunt hunc ferocissimum in armis furisse, et qualem post Pyrrhum, qui cum Romanis in terra Italia bellavit, Epiroticum nomen non habuit. Solebat Joannes Coccius, pater meus, qui Calabro bello... aliquandiu militavit, adolescenti mihi enarrare, vidisse se Epirotam hominem, qui cum sex centis equitibus Ferdinandi nomine in Apuliam transiverat... Is principatum sua industria in Epirum recuperatum, quood vixit, adversus Turcos cum paucissimis fortiter defendit. Sexcentos lectissimos equites habuit semper. Cum his saepissime barbarotum copias suis longe majores, conserto proelio, fudit, fugavitque. Quo factum esse ajuint, ut post ejus mortem eximia viri admiratione populi imbuta, quasi in illo aliquid vidissent quod humanum excederet fastigium, grati principis memoriam solemnibus consecrabant carminibus. Retubrunt mihi fide digni viri, vel medio ardore belli, et tum quum barbarorum armis omnia strepebant, puellarrum caetus in his urbibus, qiubus ille imperavit, octavo quoque die mediis triviis coire solitos ac defucti principis, ut veteres magnorum heroum in comitiis solebant, lauder decantare. (Antonius Sabellicus, Rerum Venetarum, Venecia 1718, f. 756-757).

    O. Schmitt lė tė kuptohet se e ka lexuar A. Sabelikon dhe e citon tri herė. Dy herė pothuajse pėr tė njėjtėn gjė - se i ati i kishte treguar se Skėnderbeu luftonte me llėrė pėrveshur (f. 121, 315). Vetėm kaq! Herėn e tretė e pėrmend vetėm si burim italian pėr historinė e Skėnderbeut, pa cituar prej tij asnjė njoftim (f. 484). Nuk kuptohet pėrse historiani zviceran hesht pėr njoftimet e pėrmendura qė jep A. Sabeliko pėr Skėnderbeun. Siē shihet kėtu, Johan Koēi, edhe pse kundėrshtar, e ngre lart Skėnderbeun pėr nga fitoret qė korrte kundėr sulltanėve. Pėr kėtė arsye, dėshmia e tij se Skėnderbeu korrte vazhdimisht fitore me ushtrinė e vet tė pakėt kundėr ushtrive superiore osmane duhet besuar mė tepėr se sa pohimi i vonuar i historianit zviceran, i cili flet pėrēart kur thotė se Skėnderbeu pėsonte vazhdimisht disfata nga sulltanėt turq. Veē kėsaj, mospėrfillja e kėtij dėshmitari tė kohės tregon se O. Schmitt nuk ėshtė i ndershėm pėrballė burimeve dokumentare.

    Edhe njoftimi i dytė qė A. Sabeliko ka marrė jo nga i ati, por nga dėshmitarė tė tjerė, se fill pas vdekjes sė Skėnderbeut vajzat shqiptare e nderonin Heroin me kremtime pėrkujtimore nė vendet ku ai kishte luftuar, tregon se pėr Heroin shqiptar ishte krijuar edhe njė rit, i cili nėnkupton edhe njė mit.

    Kėshtu zė fill qė nė shek. XV miti i Skėnderbeut, i cili siē do ta shohim nuk u shua as mė vonė, sikurse pretendon historiani zviceran. Ky ėshtė njė fenomen krejt i natyrshėm e krejt i shpjegueshėm, po tė kemi parasysh se nė mungesė tė letėrsisė sė shkruar historike dhe tė biografive tė dokumentuara, respekti i shtresave tė gjera tė popullsisė lind dhe zhvillohet nėpėrmjet legjendave dhe miteve.

    Krahas mitit nuk vonoi tė fillonte jetėn e vet edhe historia e shkruar. Nuk do tė kapemi nė kėtė rast pas botimeve tė shekullit XV qė janė nė diskutim pėr autenticitetin e tyre, siē ėshtė ajo e Anonimit Tivaras dhe e Martin Segonit, por do tė fillojmė me njė monument letrar tė sigurt - me veprėn themelore tė historiografisė skėnderbegiane - tė humanistit shkodran, Marin Barleti, botuar latinisht 40 vjet pas vdekjes sė Heroit nė Romė, nė vitet 1508-1510.

    Siē dihet, vepra e M. Barletit me titull "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut, princ i epirotėve", mė tepėr se njė pėrshkrim biografik i Heroit ėshtė njė trajtesė historike kushtuar luftės ēlirimtare qė zhvilluan shqiptarėt nėn udhėheqjen e tij kundėr invazorėve osmanė nė shek. XV. Lėndėn e veprės sė vet, autori nė pjesėn mė tė madhe e ka vjelur me sa mundi, nga goja e pjesėmarrėsve dhe e bashkėkohėtarėve tė Heroit, ndoshta edhe nga tregimet e pasardhėsve tė tyre dhe vetėm pjesėrisht e ka hulumtuar nėpėr dokumente tė shkruara venedikase. Si rrjedhim, vepra e tij i pėrket kryesisht historiografisė tregimtare dhe mė pak asaj dokumentare. Megjithatė, Barleti bėn pjesė nė pararendėsit e historiografisė moderne. Ai ka meritėn se e hartoi trajtesėn jo vetėm me mish, por edhe me tru, madje edhe me ndjenja. Nuk ėshtė njė historian i ftohtė. Ashtu siē e kėrkonte koha, ai ėshtė edhe njė letrar humanist. Si humanist, Barleti ishte i mbrujtur me kulturė klasike latine. Megjithatė, ndonėse jetoi nė mėrgim tė gjatė, pėr nga ndjenjat ai mbeti njė shqiptar i lidhur me fatet e atdheut tė vet. Dashuria pėr atdheun e vet pėrputhej dhe me momentin dramatik qė kalonte Evropa, e cila nė atė kohė jetonte nėn ankthin e invazorit osman. Pėr kėto arsye, "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut" rrėmbeu elitėn intelektuale evropiane, tė cilėt shikonin te vetėmohimi i shqiptarėve dhe te madhėshtia e Skėnderbeut njė burim frymėzimi pėr tė mbrojtur lirinė e atdheut tė tyre, sa herė qė kjo liri rrezikohej nga ndonjė agresor i huaj, apo nga ndonjė despot i brendshėm. Te kėto vlera, tė marra bashkėrisht, qėndron sekreti pėrse vepra e humanistit shkodran pushtoi, pėr shekuj me radhė, historiografinė skėnderbegiane perėndimore dhe lindore. E shkruar nė latinisht, vepra e Barletit u pėrhap kryesisht nė vendet evropiane dhe jo nė Shqipėri, ku pėrveēse ndalohej nga sundimtarėt osmanė, nuk njihej as gjuha e ciceronit. Shqiptarėt qė banonin nė atdhe nuk patėn pra mundėsi ta mėsonin historinė e Heroit tė pavdekshėm as nga vepra e Barletit, as nga pėrshtatjet e saj, as nga veprat e shumta qė u botuan dhe u ribotuan nė gjuhė tė huaja, me tė cilat u mbush njė bibliotekė e tėrė. Si rrjedhim, pas vdekjes sė Skėnderbeut, trajtimi i figurės sė Heroit ndoqi dy rrugė paralele, tė veēuara njėra nga tjetra - brenda nė Shqipėri nėpėrmjet legjendave, tregimeve, kėngėve, toponimeve, tė cilat e shndėrruan Heroin nė mit popullor - jashtė Shqipėrisė nėpėrmjet Marin Barletit, i cili ndikoi nė krijimtarinė historike, letrare, muzikore, artistike evropiane. Pohimi i historianit zviceran se miti i Skėnderbeut nė traditėn popullore mori fund me vendosjen e sundimit osman dhe u ruajt aty-kėtu vetėm nga shqiptarėt katolikė, nuk ėshtė i saktė. Vizitatori apostolik, Marin Bizzi, i raportonte Papės Pali V mė 1610 se Skėnderbeu "i cili u dallua nė luftimet e shumta kundėr turqve, luftime tė cilat tė thurura nė vargje kėndohen nė atė gjuhė prej tė gjithė shqiptarėve, edhe nė prani tė turqve" (Scanderbegh, che si segnalo con tante valorose fattioni contra Turchi, le quali ridotte in versi si cantano in quella lingua da tutti gl‘Albanesi in prezenca anco dei Turchi. M. Bizzi, Relazione dell‘arcivescovo d‘Antivari diretta al Papa Paolo V, nell anno 1610, f. 86 e dorėshkrimit).

    Shprehja e M. Bizzi-t "nga tė gjithė shqiptarėt" (da tutti gl‘albanesi) nuk do tė thotė vetėm nga shqiptarėt katolikė, siē e shtrembėron O. Schmitt, por nga tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare, pra dhe nga shqiptarėt myslimanė. Ėshtė e tepėrt tė riprodhojmė kėtu dėshmitė qė kemi nga udhėtarė tė huaj, tė cilėve, siē shkruanin ata, u bėri pėrshtypje kujtimi tepėr i gjallė i veprės sė Skėnderbeut jo vetėm nėpėr fshatra, por edhe nėpėr qytetet shqiptare. Do tė pėrmendim vetėm njėrin prej tyre. Njė udhėtar gjerman qė e vizitoi Shqipėrinė e Veriut mė 1868, nė njė bashkėbisedim qė pati me njė malėsor shqiptar, i cili e njihte Heroin vetėm nėpėrmjet traditės popullore, kur e pyeti nėpėrmjet pėrkthyesit se a e dinte qė nė atė vit mbusheshin 400 vjet nga vdekja e Skėnderbeut, malėsori iu pėrgjigj afėrsisht kėshtu: "Mbaje gojėn, zotni, se Skėnderbeu nuk ka vdekur!" Dhe pyetjes sė udhėtarit tė huaj "nėse nuk ka vdekur ku ndodhet?" - pėrsėri malėsori iu pėrgjigj: "Kėtu rreth e rrotull nėpėr bjeshkėt tona". Prapė vizitori i huaj: "Pėrse rri nė bjeshkė? Pėrse nuk vjen t‘ju ēlirojė?" Malėsori i nxehur i tha: "Tė lutem, se tė kam mysafir nė shtėpinė time, mos e ofendo Skėnderbeun. Se kur do tė na ēlirojė, ai e di. Nuk ka nevojė ta mėsojmė as unė, as ti". Ja ky ėshtė miti i Skėnderbeut. Ky ėshtė pėrfytyrimi qė kanė ruajtur malėsorėt tanė pėr shekuj pėr Skėnderbeun - pėrfytyrim qė nuk ka lidhje me tė vėrtetėn historike, por qė dėshmon adhurimin e malėsorėve tė pashkolluar pėr Heroin e tyre tė sė kaluarės. Miti i Skėnderbeut nė traditėn popullore ishte ende i gjallė, madje tepėr i pasur edhe nė shek. XX. Njė pjesė e legjendave tė lidhura me Heroin qė qarkullonin ndėr shqiptarėt e pashkolluar nė fillim tė shek. XX i mblodhi Marin Sirdani, tė cilat i botoi nė punimin e tij "Skanderbegu mbas gojėdhanash", botuar nė Shkodėr mė 1926. Materiali i pėrmbledhur nė kėtė vėllim, edhe pse ka veshjen e legjendave, pavarėsisht nėse i pėlqen apo nuk i pėlqen historianit zviceran, ėshtė njė pasuri e vyer historike, njėkohėsisht edhe letrare. Legjendat tregojnė rrėnjėt e thella qė ka lėnė Skėnderbeu nė kujtesėn popullore. Gjatė viteve ‘50 tė shek. tė kaluar - vitet e regjimit komunist - folkloristėt shqiptarė vunė re se nė malėsitė e paprekura nga shkolla kombėtare lėvrinte ende njė letėrsi gojore e pasur mbi Skėnderbeun. Malėsorėt tanė tė thjeshtė nuk dinin as kur lindi, as kur vdiq Heroi Kombėtar. Por ata dinin sikur tė ishte fosilizuar nė ndėrgjegjen e tyre se Skėnderbeu ishte njė hero qė kishte luftuar kundėr zgjedhės osmane pėr lirinė e vendit dhe e kishte ngritur atdheun nė shkallėn mė tė lartė tė lavdisė.

    Historiografia shkencore skėnderbegiane, qoftė evropiane, qoftė shqiptare, nuk ka fare lidhje me traditėn popullore skėnderbegiane. Ashtu si tradita popullore skėnderbegiane mbijetoi pa u ndikuar nga historiografia e pėrpunuar skėnderbegiane, po ashtu ndodhi edhe me historiografinė e pėrpunuar evropiane, e cila u zhvillua gjatė shekujve pa e njohur traditėn popullore skėnderbegiane. Ndėrsa tradita popullore skėnderbegiane vazhdoi rrugėn e saj shekullore tė mitizimit pėrherė e mė tepėr tė Gjergj Kastrioti Skėnderbeut, historiografia e pėrpunuar evropiane u shkėput dalėngadalė nga historiografia tregimtare e M.Barletit dhe hyri gjatė shek. XIX nė historiografinė kritike dokumentare skėnderbegiane. Ndonėse me vonesė, edhe historiografia shqiptare skėnderbegiane u shkėput dalėngadalė nga mitizimi barletian i Skėnderbeut. Sikurse u tha edhe mė parė, historiografia shqiptare skėnderbegiane e shek. XX, nėn ndikimin e historiografisė shkencore skėnderbegiane evropiane, hyri edhe ajo nė rrugėn e historiografisė kritike shkencore dokumentare. Duke ndjekur kėtė rrugė, ajo nuk e ka parė Skėnderbeun si njė mit, por si njė personalitet historik tė shtjelluar nė bazė tė burimeve dokumentare. Si pėrfundim, akuzat qė historiani zviceran O. Schmitt, i pasuar nga duartrokitėsit e tij johistorianė i drejtojnė historiografisė sė re shqiptare skėnderbegiane sikur ajo vazhdon tė pėrkundet nė djepin e mitologjisė skėnderbegiane, ėshtė fund e krye njė shpifje groteske.

Faqja 15 prej 70 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Oliver Jens Schmitt "Skenderbeu"
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-09-2011, 15:40
  2. Gjergj Kastrioti - SKĖNDERBEU (1405-1468)
    Nga biligoa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 15:58
  3. Nju Jork: Promovohet Albania Media Center
    Nga brooklyn2007 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 16:01
  4. Tirana ka nevojė tė promovohet
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 07:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •