Close
Faqja 14 prej 70 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 691
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Faktikisht, paranoja eshte virtyti me i madh i nacionalizmit stalinist qe keni te gjithe ne shpirt. C'do mit sado i vogel t'ju vihet ne dyshim hidheni perpjet si femije, sepse burra s'jeni dhe s'do beheni kurre. Juve ju duket sikur gjithe bota po ju vihet kunder (a valle i rruhet botes per nje kastrabe qe s'e njeh njeri jashte shqiperise) vetem sepse kerkojne te shpalosin te verteten. Lubonja ka te drejte per ne, jemi nje komb i shushatur qe e percmojme dijen dhe shkencen, injoranca eshte patriotizmi jone.

    Une s'e kuptoj ca dreqin do Ismail Kadaraje qe per c'do veper historike hedh mendimin e tije, a do thuash ti se valle eshte historian? Ik o Ismail se te ka hikur koha, thurri ndonje levdate te re partise, se me histori ka kush merret. Mire qe s'fut dhe hundet ne fizik i mjeri se rrezik do na thote qe bota s'rrotullohet rreth dielli, por dielli rreth Shqiperise.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Shpesheher ndeshim ne keto biseda ende te pasqaruara; sa vjeēar ishte Gjergji kur u muarr peng nga Sulltan Murati ?
    Nese e lexojmi me vemendje kete letren me poshte besoj se behet fjale per njė moshe me te re, perafersishte ne mes 12 et 15 vjeēare.

    ************************************************** ****
    Letra e Sulltanit derguar Skenderbeut;


    "Unė, Lartėmadherija, Emiri i Madh, Muhamet-Beg, i biri i Lartėmadherisė se tij Emirit te Madh Sulltan Murat-Begut"

    Skenderbeut, princit te Shqiptarve e pirotve, shendet.

    "Unė nuk njoh, shumė i dashtuni Skenderbeg, miqėsi mė tė lidheshme se ajo qe vjen nga miqėsia engushtė; mbi te gjithat kur kjo lidhje ėshtė formuar qė nga rinija, "siØnė mes neshė, atėhere qė ishe pengė tek i ati imi dhe qe ne te dy jetonim sė bashku si vllėzer.

    Dhe kur mendoj per ato momente te kendsheme te feminisė sonė, kur mė kujtohen sherbimet e tuaja tė shkelqyera, pėr te gjitha qe ke bėr per te famshmen shtepi te Otomanit, pėr ngritjen e perandorisė sonė, ju pergezoj dhe per te ju vertetuar me duket se eshte nje detyr perandorake.

    Asgjė nuk do me ishte mė e kendshme per mua, e marr Perendin deshmitar, vetem qe t'ju shof perseri dhe te knaqem nga prezenca juaj.

    "Nese trupat e forcave te mija keto ditė kan guxuar te pushtojnė Shtet e tuja dhe te shtrojnė dhunim, unė s'jam pergjegjes; ato kane vepruar pa urdherin tim dhe fitoret tuaja mbi ta nuk me kane hidheruar fare.

    "Mirėpo ta lėmi kėtė, pėr te ardhur ne marredhenjet tona te vjetra; se njė bashkim i shenjtė paqėsor do te na pajtonte pergjithėmon.

    "Pra, qe se si do te ishin bazat e aliances sonė;
    po te thėm, ta dini mirė se cilat jane pikat qe udhezohet paqa me keto kushte.

    "Unė kerkoj qarkullim te lirė neper tokat tuaja "pėr trupat e mia, qe shkojne te luftojnė kunder Venedikasve; pastaj te me japish, peng, Gjonin birin tuaj, per te cilin do kujdesm "si per femiun tim; dhe me ne fund njerzit te mujne te bejne tregti lirishtė mes tyre.

    "Nese ti pranon, eja, lirishtė tek une : pritja do jet e rangut madhor.
    "Po, mbi besimin dhe fjalen e suverenit, do te benim marreveshje te besushme me juve per nje paqe te pathyeshme; asnjhere mė vendi yt nuk do shqetesohet as nga ushtria ime dhe nga tjeter kushi.

    "Pėr te tjerat, nese keni ndonjė pytje per te bėrė, apo per te "kthjellur dyshime, drejtohu me plotė besim, te derguarit tim Mustafas.

    Dhėnė nė qytetin tonė perandorakė tė Konstantinopojes "Mė 6 Maj, 1461"


    Neser ne vijim; pergjigjeja e Skenderbeut ne letren e tij....

    ************************************************** **********************
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 29-12-2008 mė 17:08
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #133
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Dallimi midis psesudo-historianeve dhe historianeve me grade shkencore eshte se te paret i "perzgjedhin faktet" ashtu sic u do qejfi, dhe i interpretojne ashtu sic u do qejfi. Kurse shkencetaret, dhe Schmitt eshte i tille, i servir te gjitha faktet e njohura mbi jeten e Gjergjit, qofshin keto nga historiane bizantine, osmanllinj, venedikas, napolitane, serbe, bullgare rumune e me the te thashe.

    Te te pyes kot, se po te te pyes plot e fshin postimin, siē dhe ke bere pa te drejte ne postimet e tjera.

    Njeh ndonje historian te huaj (me titull dhe me grada) qe ka shkruar per Skenderbeun. Nqs po atehere ata jane pseudo apo historian?? Ka me dhjetra historian boteror qe kane shkruar per Skenderbeun. Ka buste dhe sheshe ne shume qytete boterore. Asnje bashki nuk ia vendos emrin nje sheshi, pa u konsultuar me nje historian te mirefillte se ēfare ka bere Skenderbeu, cila ka qene vepra e tij, etj.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    ajo eshte pikerisht fakti se rrefimi i Barletit eshte shume nje veper letrare se sa historike.

    Nuk jam i kesaj fushe, por ama nja dy gjera i di dhe po ti tregoj dhe ty meqe si ke kuptuar akoma.

    Barleti eshte kronist i kohes? Dhe si i tille veprat e tij jane nje baze e fuqishme per te gjithe historianet.

    A eshte historian Barleti? Eshte por jo ama nje historian i mirefillte.

    A jane vepra letrare ato te Barletit? Absolutisht qe jo! Nga e shpike kete ide. Ose te pakten me thuaj nje emer historiani (qofte dhe pa grada shkencore) qe ta mesojme dhe ne.


    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Albo

    P.S Kam porositur te dy librat e Schmitt, pasi ti lexoj do te jem ne gjendje tu jap pershtypjet e mia.
    Kete bej, shko lexoi dhe jo te flasesh kot ne ajer.

    ps: Te te bej nje pyetje personale: Perveē historise qe ke bere ne shkolle, ke lexuar ndonje liber per Skenderbeu nga ndonje autor i huaj?
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  4. #134
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet nė Bllog
    22
    Geni_25, sa pyetje budallacka dhe komente jashte teme kishe bere ti ne kete teme, aq libra e studime kam lexuar une mbi jeten e Gjergj Kastriotit. Ju nuk keni nevoje te pyesni, ju keni nevoje te lexoni e mesoni se edhe nuk dini edhe hiqeni sikur dini.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=37527
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=470
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=91609
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=40738
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=70752
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=71897
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=41100
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51960

    e plot tema te tjera ne forum qe sjellin plot informacione te larmishme mbi jeten e Gjergj Kastriotit nga burime te ndryshme.

    Burimi me autoritar ne syte e mi mbi jeten e Gjergj Kastriotit deri me sot eshte amaneti i Joan Muzakes per femijet e tij, te cilin e gjen ne anglisht me lart, zbuluar nga Robert Elise (edhe ky i huaj e jo shqiptar).

    Lexoni e mesoni e pastaj hajdeni te diskutoni ne tema te tilla.
    Albo

  5. #135
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet nė Bllog
    22
    Ashtu edhe sic dyshoja, ne shkrimin e Kadarese me lart, ai nuk kish parasysh aspak vepren e Schmitt kur beri komentin per "cmitizimin e figures se Gjergj Kastriotit" por kish parasysh te gjitha mbeturinat turke mes shqiptareve qe sulmojne figuren e Gjergj Kastriotit si ne Kosove, Maqedoni edhe ne Shqiperi.

    Kadare as qe e ze ne goje Schmitt me lart, por kjo nuk i pengon nacionalistet e rruges shqiptare qe te shtremberojne fjalet e tij.

    Albo

  6. #136
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    ju keni nevoje te lexoni e mesoni se edhe nuk dini edhe hiqeni sikur dini.
    Eshte e vertete qe nuk di shume gjera prandaj kur shkruaj i referohem fakteve te paraqitur nga historian te mirenjohur.


    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Lexoni e mesoni e pastaj hajdeni te diskutoni ne tema te tilla.
    Albo
    Megjithate le te te tregoj diēka per librin qe qe porositur dhe do ta lexosh:

    Mund tė themi se “Skėnderbeu” i Schmittit nė gati gjysmėn e tė dhanave qė pėrmban bazohet mbi pėrzgjedhjen e dokumentave tė historianit serb Jovan Radoni, dishepull i Jirečekut dhe autor botimesh rreth mesjetės sė Ballkanit. Radoni-i asht autor i pėrzgjedhjes sė dokumenteve serbe, osmane etj. - qė pėrban vijimin ideal tė dy vėllime-ve tė para tė Acta et Diplomata. Dikund Schmitt-i vėren en passant se Radoni ka qenė edhe “pėrfaqsues i nacionalizmit serbo-madh” (f. 490). Mendojmė se militantizmi ideologjik nuk duhet ta ketė damtue punėn pėrzgjedhėse tė Radoni-it. Tė paktėn nji gja tė tillė e shpresojmė, pse kėshtu edhe studimit tė Schmitt-it s’do t’i kufizohej vlera qė i buron prej bouquet-ės sė Radoni-it! Prej Radoni-it ai citon mjaft dendun nė libėr. Mund tė themi pa frikė se 40% e citimeve tė librit janė marrė prej Radoni-it dhe
    Spremi-it. Ky i fundit - historian jugosllav e bashkėautor i Historisė sė Jugosllavisė gjatė kohės sė komunizmit - ka hjedhė poshtė akuzat e tradhtisė sė Vuk
    Brankoviqit nė betejėn e Fushė Kosovės. Kudo gjejmė Radoni dhe Spremi, e
    Schmitt-i na duket si nji discipulus unius magistri (dishepull i nji mėsuesi tė vetėm).
    Schmitt pėrpiqet me tė gjitha forcat me e paraqitė Skėnderbeun dhe kryengritjen e tij nė nji ambjent tė pėrziem sllavo-arbnor me besim ortodoks, pėr me i heqė karakterin thjeshtė arbnor kryengritjes sė tij. Ndėrkaq citon prej D. Frangut emnat e komandantave besnikė tė Skėnderbeut: Moisiu, Muzaka i Angjelinės, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollė Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi (ff. 131, 360). Ku janė serbėt kėtu, po bullgarėt


    E metė e madhe shkencore na duket fakti se nji pjesė e madhe e librit tė Schmitt-it asht e ndėrtueme mbi hamendje.Hamendje: Skėnderbeu mori nocionet e islamit prej dervishėve bektashinj, prej kėtej legjenda e Sari Salltikut mund tė duket ma pak pėrrallore, pohon Schmitt-i. (ff. 50-51). Hamendje rreth gjuhėve qė dinte Skėnderbeu: simbas autorit ai na paska dijtė bullgarishten perėndimore, ndoshta serbisht, arbėrisht, greqisht, turqisht, arabisht, persisht...(f. 52). Sigurisht qė kėto janė hipoteza, pėr tė cilat Schmitt-i nuk na jep burime tė sigurta.
    Hamendje me nji fjalė, prej tė cilave Skėnderbeu na del nji koleg i Pico della Mirandola-ės dhe jo nji luftėtar. Hamendje tjetėr asht takimi i Skėnderbeut
    me Huniadin (f. 55). Hamendje janė lėvizjet e Skėnderbeut drejt veriut tė krishtenė, kur ai ishte ende tek Sulltani, pėr me thurė fijet e politikės sė
    tij (f. 58). Hamendje asht fakti se Skėnderbeu i njihte planet e Huniadit dhe Brankoviqit nė vitin 1443 (f. 68). Hamendje janė dyshimet e Schmitt-it se
    armėt qė ndodhen nė Vjenė nuk kanė qenė tė Skėnderbeut. Ato armė mund tė mos kenė qenė tė Skėnderbeut, por ai si historian duhet tė prodhonte dokumentet pėrkatėse me mbėshtet ketė hipotezė. Arsyetimi i Schmitt-it nė ketė pikė asht tepėr fėmijnor. Meqė shpata ka nji mbishkrim arabisht me gabime, dhe tue qenė se Skėnderbeu e njihte mirė arabishten (hipotezė tjetėr kjo) ai s’kishte si tė pėrdorte nji shpatė me mbishkrime plot gabime (fq. 123). Pse, mos vallė nji shpatė me gabime shkrimi do tė ishte ma pak e efektshme nė luftėn kundėr osmanėve?! Po sikur Skėnderbeu tė kishte probleme me gramatikėn arabe
    dhe tė mos i kishte vu oroe gabimet e shkrimit tek shpata e tij? Hamendja tjetėr: rrethi i pėrkrenares - simbas Schmitt-it - asht shumė e vėshtirė qė tė jetė prodhue nė shek. XV. Por, shton ai, brenat e dhisė ama janė tė vėrteta, pse ato
    kujtojnė Aleksandrin e Ri. Lexņ: provojnė nji tezė tė Schmitt-it tė shprehun nė nji artikull tė tijin. Po si ka mundėsi qė shpata dhe gjysma e pėrkrenares tė jenė tė rrejshme e brenat tė jenė tė vėrteta! Kėtė gja e din vetėm autori. Hamendje tjetėr: mundet qė popėt ortodoksė tė katundeve t’Arbnisė tė kenė pasė qėndrim tjetėr prej peshkopėve tė tyne (f. 134). Hamendje tjetėr: Skėnderbeu duhet tė jetė paraqit (pėrpara vitit 1443) si mysliman sunit (f. 471). Hamendje Schmitt-i paraqet edhe rreth popullsisė nė trevat shqiptare. etj
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  7. #137
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Nji tjetėr problem asht vetė Skėnderbeu. Schmitt-i e quen atė e shokėt e tij qė u kthyen nė atdhe: renegatė. Nuk e di nėse historiani ynė e ka tė qartė vlerėn e kėtij termi dhe nėse e kupton mirfilli se ēka domethanė me u marrė peng! Pengu nuk asht nji shenj miqsijet apo krushqijet, madje detyra e nji robi tė marrun
    peng, qysh se shndritė dielli mbi tokė, asht me fitue rishtas lirinė. Nuk ka asnji dokument, pėrveē hipotezave tė Schmitt-it, ku tė pohohet se Skėnderbeu ndėrroi fenė me vullnetin dhe me bindjen e tij tė thellė shpirtnore. Gjasa ma e madhe asht qė ai tė ketė jetue si nji kriptokristian deri nė ēastin e ikjes, siē dėshmojnė edhe biografėt e parė. Mandej, pėrfytyrimi i Schmitt-it i nji actus fidei tė Skėnderbeut mbas kthimit nė Arbni asht krejtsisht holliwoodian. Vetėm kronikat e sulltanit dhe historiani Schmitt (pjesa tjetėr janė gjithsesi mbasardhės tė kronikanėve tė sulltanit), e quejnė Skėnderbeun renegat. Na duket intuitive
    se nji njeri qė nuk ia kthen shpinėn vendit tė vet dhe mendon pėr tokėn amtare, pėr pronat dhe pėr njerzit e vet - simbas normave tė qytetnimit nuk asht nji tradhtar. Edhe konventat moderne qė rregullojnė trajtimin e robėve tė luftės njohin tė drejtėn e robit me ikė dhe me fitue rishtas lirinė.



    Ka nji manķ nė kėtė libėr me paraqit emnat, toponimet, termat e ndryshme nė format e tyne sllave. Folėm ma nalt pėr emnin Ivan. Kemi mandej emnin Joan Muzaki. Toponimin Bila kamin (Guri i Bardhė), Ivan Balšiq (sic! shih. f. 150), Suva gora (Mali i Thatė), Dolgo berdo (Mali i Gjanė). Mandej emna tė pėrveēėm: flitet pėr Golem Aranit Komninoviqin, kurse djali i Skėnderbeut quhet Ivan (fq. 213). Prapė: Lukaris/Lukareviq, de Pozza /Puēiq (pėr mbaresat sllave tė tė dyve autori
    frymzohet tek Radoni, shih: nota 167, f. 317). Pėr me shkrue formėn Golem Aranit Komninoviqi, Schmitt-i frymzohet rishtas prej Radoni-it (shih: nota 337, f. 196). Edhe pema gjenealogjike, e riprodhueme nė tekst (f. 195) paraqet format e sllavizueme. Pse? Vetė pėrzgjedhja e nji forme gjuhėsore/etnike tregon se autori mban nji qėndrim tė caktuem dhe pėrēanson historinė jo si nji shkencatar i paanshėm por si nji aktor i vendosun me e kthye Skėnderbeun sa nė nji
    udhėheqės ushtarak makiavelik dhe tė randomtė aq edhe nė nji satelit shpirtnor tė botės sllave!
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  8. #138
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Kam njø dyshim. Mendova tė bėj njė vėrejtje jo si njohės i lėndės, por thjesht si lexues. E kam fjalėn pėr pozitėn e vasalit qė autori i atribuon Skėnderbeut. Nė libėr O. J. Schmitt i thurr lavde qė janė aq mė shumė bindėse kur ngrihen nga njė studiues i huaj dhe kur herø herø trajtesat shqiptare shpørfillen si jo
    te besueshme. Mjafton tė lexojmė disa rreshta aty-kėtu nėpėr libėr. “Qysh nė tė gjallė tė vet Skėnderbeu mori lavdi tė madhe nė Ballkan dhe nė Perėndim. Ai kishte sfiduar me sukses sulltanin si i vetmi fisnik ortodoks i Gadishullit. Kasnecėt
    e tij e kishin pėrhapur kumtin e kėtyre sukseseve nė oborret e Evropės”. Ėshtė njė kre i veēantė qė i kushtohet “karizmės” sė tij. (fq. 111-124). Pikėrisht pasi ke lexuar kėto faqe vjen si e papritur qė autori e ve Skėnderbeun thjesht nė pozitėn e vasalit tė mbretit tė Napolit, Alfonsit V. Ēfarė ėshtė nė parim vasaliteti? Ėshtė njė kategori juridiko-ndėrkombėtare qė pėrcaktohet si njė lidhje e qėndrueshme nėnshtrimi e varėsie e “mė tė voglit”, vasalit kundrejt “mė tė madhit”, suzerenit.
    Vasali mund tė ketė njė autonomi tė brendshme, por pėr sa i pėrket arrėdhėnieve me tė tjerėt ėshtė i varur, nuk mund tė veprojė pa pėlqimin e uzerenit. A ka qenė efektivisht Skėnderbeu nė njė shkallė tė tillė varėsie kundrejt
    mbretit tė Napolit? Autori e pėrsėrit kėtė gjatė gjithė shtjellimit tė lėndės, madje e trajton posaēėrisht nė njė nga krerėt mė tė gjatė. Pasi e hap me cilėsimin “Hero i Rilindjes Evropiane” i vė titullin “Vasal i Napolit” (fq. 279-305). Kam mendimin se O. J. Schmitt arrin nė kėtė konkluzion duke u nisur nga njė pikėpamje thjesht formale. E quan tė mjaftueshme tė mbėshtetet nė njø letėrkėmbim midis
    Skėnderbeut dhe Alfonsit tė Napolit. Pėrmendet p.sh. njė ndihmė qė Skėnderbeu i kėrkoi nė mars 1451, Alfonsit, duke i premtuar se “pas dėbimit tė osmanėve do tė bėnte personalisht para mbretit betimin e vasalitetit” (fq. 107). “Nė kėtė mėnyrė, - konkludon autori, - Skėnderbeu u bė vasal i kurorės napolitane” (fq. 108). Aty pėr aty shtohet se nė dokumentet e kohės qoftė tė Alfonsit apo tė Venedikut apo tė papės Skėnderbeu quhet thjesht “zot i Krujės” ose “zot nė viset arbėreshe”.
    Argumentin tjetør pėr tezėn e tij autori e gjen te njė letėr qė Skėnderbeu i dėrgonte nė korrik 1456 Dukės sė Milanit nė tė cilėn ai shkruante: “Theksojmė se pėr Shkėlqesinė tuaj nuk ka mbetur e fshehtė qė jemi vasal dhe kapiten tė tė shkėlqyeshmit mbretit tė Aragonės nė viset arbėre” (fq. 279). Autori shton se “Skėnderbeu nuk ishte vasal vetėm nė kuptimin e rangut, ai kishte ndaj Alfonsit njė ndjenjė tė thellė besnikėrie” (fq. 280). Kjo ėshtė ana formale e trajtimit dhe gjykimit, nisur nga “betimet solemne” tė vasalitetit. I kthehemi pėrsėri pyetjes:
    a pasqyrohet kjo pozitė e vasalit nė veprimtarinė konkrete luftarake dhe politike tė Skėnderbeut? Vetė autori bėn njė pėrshkrim tė gjatė e tė hollėsishøm tė kėsaj veprimtarie dhe ajo e ve nė dyshim konkluzionin e tij. Ai vetė flet pėr “pozitėn
    e spikatur tė Skėnderbeut qė shprehej simbolikisht pėrmes petkash tė shtrenjta dhe armėsh madhėshtore tė ēmuara tė cilat ia dhuronin Venediku, Papa dhe Milano” (faq. 128). Kryesorja ėshtė se nė qėndrimet dhe veprimet e tij,Skėnderbeu nuk del aspak i kondicionuar nga “vasaliteti”. Ai hyn nė luftė, nė aleanca ose nė traktativa pa pyetur “suzerenin”, madje dhe nė kundėrshtim me politikėn e tij.

    PROF. ARBEN PUTO
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pergjegjeja e Skenderbeut ne leter derguar Sulltanit

    Gjergj Kastrioti, i mbiquajturi Skenderbeg, princi i Epirotėve dhe i Shqipėtarėve, ushtar i Jezu Krishtit,
    per Muhametin, suveren i turqėve, shendet.


    [I] « Ne kemi marrur, shkelqsija e juaj, letren tuaj tė shenuar mė plotė deshmi dhe miqėsi.

    « Te larguar nga njeri tjetri prej njė kohe tė gjatė, ato ndjenja te perbashkėta, thua ti, ishte sikur njė klapė e rėnd, dhe tani don te zgjohesh pėr njė aliancė intime te cilen Une e pranoj kerkesen tuaj mė deshirė, mirėpo Jo tė gjitha kushtet.

    « Keshtuqe, si aleat dhe mik i Venedikasėve, nuk mundem, pa e thyer besen e dhėnė ne mungesen e dinjitetit tim, tu japi te leje kalimin per ti sulmuar.

    «Kurse pėr tua dorzuar djalin tim peng, qė permes tij te beni si njė nyje te njė lidhjes sė re nė mes nesh, zemra e njė babait dhe tė njė nėne nuk do ju mund ti kundershtonin nje sakrilegje te tillė; tė vetmin fėmij qe Zoti na ka dhuruar" e qė ėshtė ende i moshes sė re !
    « Megjithatė, do ishte njė keqėberje e pa permirėsueshme ndaj tij duke mos ia arritur qe ta rriti sipas dokeve dhe nė fene e vendit te tij.

    « Mbetet tani vija e relative e tregtis sė lirė nė mes dy vendeve; me kete, tere Keshilli im dhe se dhe unė e pelqejmi mė deshirė, sepse te dy popujt do tė gjenin njė perparsi.

    «Ti mė fton gjithashu qe t'ju vie per vizit "nė plotėbesim" pėr tė cimentuar njė miqėsi prej kohesh ne vuajtje; falenderoj shkeqesin tuaj.

    « Mjerishtė pėr mua, udhėtimi nė Konstantinopoj, mė perkujton shumė mbrresa, gjendja e qeveris sime nuk mė mundėson; sepse nuk ėshtė e mjaftueshme qe te mirrem mė kėtė komb shqiptar krenar, aqė tė shendrritshėm, aqė te pa mposhtur, aqė tė pa nxituar pėr ēlodhje.

    « Mirėpo kjo ėshtė edhe knaqėsi tjeter, qė do ta beja si te jetė e mundur.


    Nga ana jonė, mė 1 Qerrshor 1461 » [/I]



    ************************************************** **********************************

    Nuk kishin kaluar as 40 ditė nga kjo iniciative per paqė kur nė Kruj paraqitet perseri Mustafaj, kete here me letren per marrveshje konforme.
    Sulltani ne kete mesazh ishte perbetuar se do ta ruante paqen tere jeten e tij, vetem nese Skenderbeu do e thyente i pari....
    Mbi te gjitha, Sulltani kishte vendosur qe te heqi pergjithemon pretendimet mbi Shqiperinė dhe njihte te perjetshem Skendrbeun princ legjitim te Shqiptarve dhe Epiroteve.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #140
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899

    Vojsava Kastrioti

    “Ndėr kėta (tė ardhurit nė Palaco Adriano tė Italisė fill pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit-shenim i javan) tė parėt, prindėrit e mi, qė emėrohen gjer mė sot Mėrkuri e Njani i Dharenjėve, gjėrinj (gjini, fis, gjak) tė Kastriotit nga ana e Vojsavės, sė jėmės sė tij, se biljes (bijės) sė Prenkut tė Mirditėve”.

    Gavril Dara i Riu - Kėnga e Sprasme e Balės, botim i 1961, fq. 20
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 30-12-2008 mė 23:47

Faqja 14 prej 70 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Oliver Jens Schmitt "Skenderbeu"
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-09-2011, 15:40
  2. Gjergj Kastrioti - SKĖNDERBEU (1405-1468)
    Nga biligoa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 15:58
  3. Nju Jork: Promovohet Albania Media Center
    Nga brooklyn2007 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 16:01
  4. Tirana ka nevojė tė promovohet
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 07:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •