O suliot, ngushellime
...
Ka edhe, IT-orian nuk e di ti?
Lexoje kete materialin ketu posht per te kuptuar disi me mire PISLLEKUN shmitian (lexo serb ketu)
-----------------------------------------------------------------------------------------
Polemikė me Schmitt-in
Studiuesi Ardian Ndreca ka bėrė njė analizė tė hollėsishme mbi linjat delikate tė librit “Skėnderbeu” tė studiuesit sviceran Oliver Jens Schmitt.Analiza e tij botohet nga shtėpia botuese “Onufri”, e cila e nxjerr nė qarkullim ditėn e hėnė dhe vjen si vijim i debateve tė gjata qė lindėn menjėherė pas botimit tė monografisė sė Schmitt-it
Kur “Skėnderbeu” nuk asht historia e Skėnderbeut
ARDIAN NDRECA
Kohėt e fundit tė pėrditshmet shqiptare vluen prej qėndrimesh, ma sė shumti polemike, ndaj kėsaj vepre tė historianit tė ri zviceran Oliver Jens Schmitt. Me tė drejtė autori i veprės dhe pėrkthyesi i saj A. Klosi, ftuen polemistat me e lexue ma parė veprėn dhe mandej me ba debat. Na duket nji kėshillė me mend, edhe pse u duk se pėrkthyesi nė zjarrminė qė kap shpeshherė opinionin publik nė kėsi rastesh, e ndiente veten paksa bashkėautor tė veprės, kajherė tue e tėrhjekė autorin e vėrtetė nė gjinin e polemikave, dhe tue paraqitė tezat e tija - ndoshta thjesht pėr arsye marketingu - nė mėnyrė tė diskutueshme. Po pėrpiqemi me rreshtue dy fjalė rreth kėsaj vepre tue e pasė lexue ma parė, dhe tue u pasė mundue me kuptue me ndihmėn e arsyes thelbin e saj, objektivat dhe rrugėn qė mton me ēilė nė lamijen e studimeve skanderbegiane. *** Historiani i ri Schmitt nuk e msheh se qėllimi i veprės sė tij asht me ēmitizue figurėn e Skėnderbeut dhe e me ēlirue kėshtu pėrfytyrimin e gjanė popullor prej pėrrallash e dokrrash qė janė rranjosė kahmot. Nji objektiv i lavdėrueshėm ky, mbasi shkenca historike punon mbi fakte e mbi dokumente dhe pėrjashton kategorikisht vlerėsimet metahistorike, emocionale, patriotike dhe gjykimet e bazueme nė hamendje. Nė ketė objektiv ban pjesė edhe orvatja e tij me interpretue arsyet e kryengritjes sė Gjergj Kastriotit tue u nisė prej shkaqesh thjesht personale. Ma sė pari autori mundohet qysh nė faqet e para me paraqitė “unitetin” skanderbegian si diēka tė rrejshme, tė paqėndrueshme, si fryt tė nji pėrceptimi tė mavonshėm tė historianėve.
Nė kėtė kuadėr ai nuk ngurron me e quejt thjesht “pamflet” traktatin latinisht tė Frang Bardhit, ku leksikografi i parė shqiptar, kundėrshton tezat e Tomko Marnaviqit, simbas tė cilit Skėndėrbeu kishte qenė boshnjak. Schmitt ven nė dukje me tė drejtė, por pa nevojė, se asokohe konceptet etni/kombėsi ishin mjaft tė ngatėrrueme dhe nuk kishte kufij tė caktuem etnik, fetar. Ma sė shumti - por kėtė gja Schmitt-i s’e ven oroe -mund tė flasim nė mėnyrė statike vetėm pėr kufijt fisnorė. Pjesa tjetėr e pėrcaktimeve luhatet nė natėn e errtė ku tė gjitha lopėt duken tė zeza, siē shkruente dikur nji filozof gjerman. Nė fakt edhe pse historianit tė ri shumė gjana i duken tė errta, ai nuk ngurron me i ndriēue herė mbas here me nji dritė subjektive, tė pazakontė pėr nji shkencatar, sidomos atėherė kur elementet i pėrshtaten teoremave tė tija. Pra kemi nji ndėrthurje aksiomash dhe teoremash. Pėr shembull nji aksiomė e Schmitt-it asht identifikimi i tė jatit tė Gjergj Kastriotit me nji sundimtar tė arealit sllav dhe ortodoks. Pa hije dyshimit ai e quen atė: Ivan Kastrioti. Le tė bajmė nji hap mbrapa. Tek vepra “Arbėria venedike”, pėrkthyesi Klosi shenjonte paraprakisht: “I jemi shmangur prirjes pėr tė shqiptarizuar emra mesjetarė si Juan (sic!) ose Andrea, qė sot mund tė jenė bėrė Gjon ose Ndre; nuk dimė si kanė tingėlluar ata emra nė atė kohė” (fq. 6). Si rrjedhojė e kėtij arsyetimi nė teksin nė fjalė gjejmė pėr shembull: Joan Kastrioti, por ndeshim edhe nė Pal e Lekė Dukagjini. Ēėshtja e emnave historikė nė nji tekst shkencor nuk mund tė jetė prerogativė e
thjeshtė e pėrkthyesit, pse vetė natyra e librit pėrjashton gjykime tė pathemelta si ato tė masipėrmet.
Ne sutor supra crepidam! Nė kėtė rast autori mund ta kishte ndriēue pėrkthyesin e vet tue i kujtue se nji historian i mirėfilltė si Milan Šufflay dėshmon se qysh nė vitin 1281 ndeshim nė dokumente emna me trajta shqiptare: «ducam Gjinium Tanuschum Albanensem» (Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, Beograd 1925, f. 123) e kjo traditė vijon me «U doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut» nė 1555 e deri nė ditėt tona. Fakti qė nė vitin 1281 ekzistonte emni
“Gjin” (shih edhe: Acta et Diplomata), kurse nė 1400 nuk ekzistonte emni “Gjon”, nuk pėrputhet me ligjet historike tė gjuhės shqipe. Do tė ishte qesharake me pohue gjana tė kėtilla, mbasi nė tė dyja rastet vepron i njėjti ligj
gjuhsor. Por edhe po tė pranojmė kushtin paraprak tė logjikės sė Schmitt-it, pra tue u nis thjesht prej dokumenteve serbe pėr me pėrfundue se i jati i Gjergj Kastriotit pėrmendet vetėm si Ivan dhe si rrjedhojė ishte sllav - prapseprap ky silogjizėm nuk asht i rregullt, mbasi Šufflay na njofton se asokohe emni Ivan pėrdorej dendun edhe prej shqiptarėve. Pra, sido qė ta marrim gjykimi i Schmittit s’ka bazė logjike dhe shpėrdoron pa kujdes ato pak tė dhana qė ka nė dispozicion. Siē shihet tek vepra e maparshme e Schmitt-it, Klosi pėrdor nji palė argumente e tek kjo e fundit pėrdoren argumente tė tjera. Pėrfundimi asht se si autori si pėrkthyesi pėrdorin o formėn Joan ose Ivan Kastrioti por nuk pranojnė kurrsesi “pėr arsye shkencore” me e shkrue emnin e tė jatit tė Skėnderbeut, nė formėn Gjon Kastrioti. Lexuesi e kupton mirė se po tė shihet nė mėnyrė thjesht abstrakte ēėshtja, forma
“Ivan” apo “Gjon” nuk do ta ndėrronte thelbin e gjanave dhe nuk do tė tjetėrsonte qėllimin e luftės sė Skėnderbeut. Por nė kėtė libėr pėrdorimi i trajtės “Ivan” rreket me e nxjerrė tė jatin e Skėnderbeut si pjesė organike
e universit sllavo-ortodoks.
Šufflay na dėshmon qė trajtėn “Ivan Kastrioti” e gjejmė kryesisht nė dokumentet sllave, e nė fakt historiani zviceran nuk paraqet dokumente tjera, pėrposė atyne sllave pėr me mbėshtet tezėn e tij. Dyshimi i ligjshėm qė lind asht ky: - a mjaftojnė dokumentet serbe pėr me vendosė pėrkatsinė etnike tė babės sė Skėnderbeut? Ēėshtja e dytė asht feja. Schmitt-i thekson, sa herė qė ka rastin me folė pėr tė, se Ivani ishte ortodoks. Nuk paraqet dokumente historike pėr me mbėshtet ketė tezė, por niset prej pellgut hapsinor prej nga vjen Gjon Kastrioti, prej emnave tė njerzve qė banonin n’ato treva, prej pėrziemjes etnike dhe kulturore. Sigurisht Schmitt-i s’e ka fjalėn pėr Krujėn, ai flet pėr nji vend tė pacaktuem me saktėsi (mbasi hipotezat janė disa) dikund mes Dibrės dhe pjesės perėndimore tė Maqedonisė sė sotme. Pra, ai gjykon Gjon Kastriotin sundimtar tė Krujės nė bazė tė disa tė dhanave tė vagullta fetare, kulturore dhe etnike tė nji zone tė shtrime qė ndodhet mjaft larg prej Krujės nė kohė dhe nė hapsinė. Milan Šufflay shkruen se nė Krujė, me ardhjen e Anzhuinėve nė Arbnķ nė vitin 1272,
merr fund ndikimi grek dhe dekretet e Papės qysh nė vitin 1319 quejnė prijsat e familjeve princnore tė Muzakajve, Matarangvet, Arianitve, Blinishtėve, Jonimėve “dilecti filii” (bij tė dashun) e “viri catholici” (burra katolikė). (Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, ff. 94, 95).
Qysh nė 1167 Kruja kishte qenė me ndėrpremje ipeshkvi katolike (Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, f. 88). Nė vitin 1279 Kruja ka ipeshkvin e vet katolik, nė vitin 1319 kryeipeshkvi i saj Andrea ban pėrpjekje paqtuese mes
fisnikėve shqiptarė dhe Papės dhe titulli episcopus Croensis o Croyacensis dokumentohet dendun nė kėtė periudhė. Kurse historiani i ri Schmitt, tue u nisė prej dokumenteve serbe dhe atyne qė janė filtrue nėpėrmjet historiografisė serbe, pėrpiqet me argumentue se Ivan Kastrioti ishte sllav dhe ortodoks! Mundet qė i jati i Skėnderbeut tė ketė qenė edhe ateist, por pėr me mbėshtetė nji tezė tė tillė duhen dokumente, e Schmitt-i nuk na
ofron dokumente objektive historike pėr tė pranue pėrkatėsinė ortodokse tė Gjon Kastriotit. Ai thekson se prejardhja etnike s’kishte randėsi, se nuk kemi burime tė sakta (nuk mund tė quhet burim historik pėrceptimi
psikologjik i Arbėr Muzakės, shih ff. 37-38), se kohnat ishin tė turbullta, e megjithėketė pasiguri objektive ai zgjedh prejardhjen sllavo- ortodokse tė Kastriotėve. Asht, e theksojmė, nji zgjedhje e kryeme pa kritere shkencore, e lejueshme nė nji roman apo nė nji histori serbe pėr pėrdorim tė mbrendshėm joshkencorė. Argumente tė tėrthorta pėr me vėrtetue qenjėn ortodokse tė familjes Kastrioti, si pėrzgjedhja e emnit Gjergj pėr djalin e vogėl (“Prindėrit i dhanė njė emėr tė pėlqyer nė botėn ortodokse” ff. 48-49) janė orvatje meskine, mbasi nji argument i tillė mund tė kishte njifarė vleret joshkencore pėr emnat: Kritobulos, Manuel, Niqifor - por jo pėr emnin Gjergj, qė asht deri edhe shenjt pajtor i Anglisė! Autori trajton si tė vėrteta edhe hipotezat ma t’papėrfillshme. Pėr shembull emni i Gjon Kastriotit shenjohet nė pemėn gjenealogjike tė riprodhueme nė tekst: Ivan/Hamza - tue
dashtė me nėnvizue se nė fund tė jetės ai ndrroi rishtas fenė dhe u ba mysliman. Ketė gja Schmitt-i e jep si te provueme, por kurrkund nuk na ka dhanė nji copė dokument apo dėshmi historike qė ta mbėshtesin (shih: f.217)
Sigurisht, autori nuk ka asnji burim tė sigurt historik, por kjo gja nuk e pengon me e marrė sikur tė ishte e vėrtetė. Ka lajme pėr shembull qė autori i thith prej autorėve sllavė. Ai pėrmend se pranė Ivan Kastriotit silleshin murgj tė Malit Atos. Kjo e dhanė asht e marrun prej Jovan Radoni- it dhe Foti-it. Mund tė themi se “Skėnderbeu” i Schmittit nė gati gjysmėn e tė dhanave qė pėrmban bazohet mbi pėrzgjedhjen e dokumentave tė historianit serb Jovan Radoni, dishepull i Jirečekut dhe autor botimesh rreth mesjetės sė Ballkanit. Radoni-i asht autor i pėrzgjedhjes sė dokumenteve serbe, osmane etj. - qė pėrban vijimin ideal tė dy vėllime-ve tė para tė Acta et Diplomata. Dikund Schmitt-i vėren en passant se Radoni ka qenė edhe “pėrfaqsues i nacionalizmit serbo-madh” (f. 490). Mendojmė se militantizmi ideologjik nuk duhet ta ketė damtue punėn pėrzgjedhėse tė Radoni-it. Tė paktėn nji gja tė tillė e shpresojmė, pse kėshtu edhe studimit tė Schmitt-it s’do t’i kufizohej vlera qė i buron prej bouquet-ės sė Radoni-it! Prej Radoni-it ai citon mjaft dendun nė libėr. Mund tė themi pa frikė se 40% e citimeve tė librit janė marrė prej Radoni-it dhe Spremi-it. Ky i fundit - historian jugosllav e bashkėautor i Historisė sė Jugosllavisė gjatė kohės sė komunizmit - ka hjedhė poshtė akuzat e tradhtisė sė Vuk Brankoviqit nė
betejėn e Fushė Kosovės. Kudo gjejmė Radoni dhe Spremi, e Schmitt-i na duket si nji discipulus unius magistri (dishepull i nji mėsuesi tė vetėm). Schmitt pėrpiqet me tė gjitha forcat me e paraqitė Skėnderbeun dhe kryengritjen e tij nė nji ambjent tė pėrziem sllavo-arbnor me besim ortodoks, pėr me i heqė karakterin thjeshtė arbnor kryengritjes sė tij. Ndėrkaq citon prej D. Frangut emnat e komandantave besnikė tė Skėnderbeut: Moisiu, Muzaka i Angjelinės, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollė Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi (ff. 131, 360). Ku janė serbėt kėtu, po bullgarėt? A po mos ishin thjesht oplitė dhe kuzhinjera nė ushtrinė e Skėnderbeut?
Ēdo personazh arbnor i nji farė randėsie duket se e shqetson autorin. Nuk ka ēka i ban psh. Pal Engjellit, por Johan Gazuli e Pal Gazuli (sic) nuk i kujtojnė se nė Shqipni ekziston ende sot nji fshat me emnin Gazull dhe se ka me qindra mbiemna: Gazulli. Pėrkundėr, ai shton: “Gazulėt mund tė shihen si njė familje ballkanike diplomatėsh” (ff. 141, 143). A mos vallė ky asht ēmitizimi i shumėpritun? Nji projektim i vagullt nė kohė e nė hapsinė, nė natėn e errtė ku tė gjitha lopėt duken njilloj tė zeza! Kleri ortodoks, pohon autori, e tradhtoi Skėnderbeun gjatė gjithė kryengritjes; megjithatė antarė tė kėtij kleri - vijon ai - patėn randėsi politike pėr luftėn e Skėnderbeut, por ai nuk mbėrrin me na pėrmend si bashkėpuntorė tė prijsit kruetan veē nji murg prej Malit Atos qė historia na e ka pėrcjellė pa emėn deri n’ditėt tona (ff. 133-134). Megjithatė Skėnderbeu vijon me u quejt prej Schmitt-it “i vetmi zot ortodoks i Ballkanit” a thue se Skėnderbeu ishte nji vlladikė!! (f. 468). Kah ana tjetėr ai pohon se Skėnderbeu bahet katolik kur betejat e tija zhvendosen nė zonat e popullueme me katolikė (ff. 146- 147). Kjo hipotezė do tė kishte bazė nė qoftė se Schmitt-i do tė ishte i zoti me ndėrtue hartėn e pėrkatsisė fetare tė popullsisė arbėreshe. Por ai ma sė pari nuk merr parasysh nė ketė libėr veprėn e Farlatit dhe sigurisht qė pa nji histori kishtare tė rajonit s’mundet me ba fluturime tė kėtilla pindarike. Aq ma tepėr nji determinizėm i tillė minimalist, ku gjeografia pėrcakton besimin, nė nji rrypinė toke si Arbnia, na duket ma fort fryt i nji fantazie tė plleshme sesa pėrfundim shkencor. Megjithėse Skėnderbeu asht “i vetmi zot ortodoks i Ballkanit” - vetėm kleri katolik nuk e ka tradhtue asnjiherė - pohon autori (f. 220). Spjegimi i Schmitt-it asht ky: mbasi kleri katolik nuk njihte besnikėrinė qė rridhte prej lidhjeve tė gjakut, ai i ndejti besnik Skėnderbeut (f. 221). Pra, kleri katolik i ndejti besnik gjatė gjithė kohės (jo pėr nji kohė tė caktueme, apo thjesht mbas vitit 1666) nji princi me tė cilin s’e lidhte as feja dhe as gjaku?- Por simbas Schmitt-it gjuha dhe pėrkatėsia etnike nuk kishin randėsi, feja ishte nji motiv dytėsor (shih: ff. 251, 477-478), kurse suksesi nė luftė mvarej prej pareve (f. 153). Simbas kėtij arsyetimi Skėnderbeu pėr 25 vjet qe ma i pasuni sundimtar nė Ballkan dhe jo princi i vendit ma tė damtuem e ma tė shkatrruem prej luftet! ***
E metė e madhe shkencore na duket fakti se nji pjesė e madhe e librit tė Schmitt-it asht e ndėrtueme mbi hamendje. Hamendje: Skėnderbeu mori nocionet e islamit prej dervishėve bektashinj, prej kėtej legjenda e Sari Salltikut mund tė duket ma pak pėrrallore, pohon Schmitt-i. (ff. 50-51). Hamendje rreth gjuhėve qė dinte Skėnderbeu: simbas autorit ai na paska dijtė bullgarishten perėndimore, ndoshta serbisht, arbėrisht, greqisht, turqisht, arabisht, persisht...(f. 52). Sigurisht qė kėto janė hipoteza, pėr tė cilat Schmitt-i nuk na jep burime tė sigurta. Hamendje me nji fjalė, prej tė cilave Skėnderbeu na del nji koleg i Pico della Mirandola-ės dhe jo nji luftėtar.
Hamendje tjetėr asht takimi i Skėnderbeut me Huniadin (f. 55). Hamendje janė lėvizjet e Skėnderbeut drejt veriut tė krishtenė, kur ai ishte ende tek Sulltani, pėr me thurė fijet e politikės sė tij (f. 58). Hamendje asht fakti se Skėnderbeu i njihte planet e Huniadit dhe Brankoviqit nė vitin 1443 (f. 68). Hamendje janė dyshimet e Schmitt-it se armėt qė ndodhen nė Vjenė nuk kanė qenė tė Skėnderbeut. Ato armė mund tė mos kenė qenė tė Skėnderbeut, por ai si historian duhet tė prodhonte dokumentet pėrkatėse me mbėshtet ketė hipotezė. Arsyetimi i Schmitt-it nė ketė pikė asht tepėr fėmijnor. Meqė shpata ka nji mbishkrim arabisht me gabime, dhe tue qenė se Skėnderbeu e njihte mirė arabishten (hipotezė tjetėr kjo) ai s’kishte si tė pėrdorte nji shpatė me mbishkrime plot gabime (fq. 123).
Pse, mos vallė nji shpatė me gabime shkrimi do tė ishte ma pak e efektshme nė luftėn kundėr osmanėve?! Po sikur Skėnderbeu tė kishte probleme me gramatikėn arabe dhe tė mos i kishte vu oroe gabimet e shkrimit tek shpata e tij? Hamendja tjetėr: rrethi i pėrkrenares - simbas Schmitt-it - asht shumė e vėshtirė qė tė jetė prodhue nė shek. XV. Por, shton ai, brenat e dhisė ama janė tė vėrteta, pse ato kujtojnė Aleksandrin e Ri. Lexņ: provojnė nji tezė tė Schmitt-it tė shprehun nė nji artikull tė tijin. Po si ka mundėsi qė shpata dhe gjysma e pėrkrenares tė jenė tė rrejshme e brenat tė jenė tė vėrteta! Kėtė gja e din vetėm autori. Hamendje tjetėr: mundet qė popėt ortodoksė tė katundeve t’Arbnisė tė kenė pasė qėndrim tjetėr prej peshkopėve tė tyne (f. 134). Hamendje tjetėr: Skėnderbeu duhet tė jetė paraqit (pėrpara vitit 1443) si mysliman sunit (f. 471). Hamendje Schmitt-i paraqet edhe rreth popullsisė nė trevat shqiptare. Qe arsyetimi i tij: nė vitet 1536-1539 nė Dibėr osmanėt numronin 44 mijė banorė. Hamendje: nė kėto vite popullsia e Dibrės mund tė ketė arritė nivelin e para pushtimit osman, pra para pushtimit osman atje banonin rreth 44 mijė banorė. Hamendje tjetėr: nė zonat e Matit dhe ultėsinės mes Adriatikut e Krujės jetonin tė paktėn po aq njerėz sa edhe nė Dibėr. Pėrfundimi: “vijmė nė njė vlerėsim tė kujdesshėm prej 90 mijė banorėsh nė trevat e sunduara prej Skėnderbeut” (ff. 129-130). Quod erat demonstrandum! Tė gjitha kėto hamendje, qė marrin vėrtetėsi vetėm prej hamendėsisė sė tyne, duken si sistemi i parashikimit tė motit pėr gjithė shekullin XV tue u nisė tek niveli i ujit nė Adriatik.
Duket se historiani ka zbatue teoremėn e dytė tė Euklidit pėr me gjetė numrin e popullsisė pėrgjatė katetit dibran dhe matjan tė kandit tė drejtė tė Krujės! Ky mekanicizėm mendor e kthen historinė nė diēka qesharake, pa ide dhe pa mendime tė mirėfillta. Por xhevahiri ma i ēmueshėm i kėtij libri asht nji dokument i diplomatėve de Curte e Trivulzio drejtue dukės Sforza tė Milanos ku pohohet se kėta dy kanė ndie prej nji ambasadori tė Skėnderbeut nė Romė se shkaku i kryengritjes sė Skėnderbeut kundėr sulltanit ishte vrasja e tė jatit tė heroit tonė. Kemi pra dy ambasadorė qė ndigjojnė nji ambasador tjetėr qė i thotė Papės se ky asht shkaku i luftės. Asnji dokument papnor i njohun deri mė sot nuk thotė se ai ishte shkaku i kryengritjes. Madje nuk ka dokumente historike tė besueshme qė i jati i Skėnderbeut tė jetė vra, aq ma pak tashti qė, simbas vetė Schmitt-it, kishte ndrrue fenė dhe ishte nėnshtrue fizikisht dhe shpirtnisht. I gjithė libri rreket me ēmitizue Skėnderbeun tue u nisė prej kėsaj letėr. Kėshtu, hakmarrja, kjo pėrbamėse psikologjike e nxjerr Skėnderbeun si nji naiv fatlum qė luftoi me sukses pėr 25 vjet kundėr fuqisė ma tė madhe tė kohės! Asnji historian serioz nuk do ta mbėshteste kurrė nji vepėr mbi nji hipotezė kaq tė paqėndrueshme. Por kėtu ndoshta ka ndikue edhe nji narēizizėm i tepruem i autorit ndaj nji dokumenti qė ka zbulue ai vetė, qė e ka shty me u ngutė kaq fort! Hamendjet e pafundme i rrijnė kėtij libri po aq mirė sa i rrinė xhepat kostumit tė nji tė vdekuni. Nuk i shėrbejnė pėr asgja. Mungesa e logjikės nė faqet e kėtij libri asht mbresėlanėse. Skėnderbeu pėr me u hakmarrė pėr tė jatin, ka kontribue nė mėnyrė aktive pėr me vra djalin e madh tė Muratit II, Aladinin. Jo vetėm aq, por Skėnderbeu shtin me e vra tue qenė larg prej tij. Pra, nji vrasje me porosi (shih: f. 58 passim).
Asnji dokument osman nuk akuzon Skėnderbeun si vrasės tė Aladinit. Vrasja e trashigimtarit tė fronit do tė kishte qenė akuza e parė pėr bukėshkalin, kronikat osmane tė mbushuna me shamje kundėr Skėnderbeut do ta kishin pėrmendė pafundsisht! Pyesim: kush ka fitue historikisht prej kėsaj vrasje? Historia na thotė se ka fitue Mehmet Fatihu gjenial, djali i Muratit me nji skllave tė krishtenė ose hebreje. Kėshtu shkruen F. Babinger-i. Aktorja tjetėr asht serbja Mara Brankoviq, grueja e preferueme e Muratit e cila do tė ruejė nji ndikim tė madh tek Mehmeti edhe kur ajo do tė tėrhiqej nė nji monastir ortodoks nė Thesali. Asht e dijtun se ka qenė traditė osmane qė djali i madh i Sulltanit tė faronte vllaznit tjerė pėr me sigurue pushtetin e vet, dhe Mehmeti tue e dijtė se ishte i gjykuem pėr vdekje i ka dalė para punės dhe e ka vra tė vllanė. Mandej Mehmeti njihej si gjakatar i madh dhe i pandalshėm para asgjaje. Fakti qė Mehmeti dhe Mara shkojnė mirė ma vonė, shtyn me mendue se mund tė ketė qenė ajo qė ka kurdisė planet. Por nuk ka asnji element objektiv historik qė tė na bajnė me pohue se Skėnderbeu i vret djalin sulltanit pėr me u hakmarrė. E gjithė kjo mesele asht prodhim i nji fantazie tė ndezun, por pa asnji bazė historike dhe pa asnji themel logjik. Na habit fakti sesi ka mujtė Schmitt-i me ndėrtue nji gja tė
kėtillė. Absurd asht pėrfundimi simbas tė cilit: pėrziemja e Skėnderbeut nė ketė vrasje asht e sigurt, kurse ajo e Mehmetit e dyshimtė (f. 61).
Historiani i ri Schmitt s’e ka kuptue apo ban sikur s’e ka kuptue, se motivi personal ishte motivi ma i fundit i ndeshjes mes osmanėve dhe Skėnderbeut. Lufta nė Egje, nė More, nė Peloponez, nė Vllahi, Hungari - dhe vetė ftesat e herė mbas hershme tė sulltanit drejtue Skėnderbeut pėr pajtim, tregojnė se politika osmane e ngjadhnjimit shkonte shumė pėrtej zhdukjes nga faqja e dheut tė nji rebeli qė sundonte mbi male tė zhveshuna, pa pasunina dhe pa tituj qė mund t’i jepnin famė ngadhnjimtarėve. Me pohue se hakmarrja ka qenė shkaku kryesor i luftės sė nji populli pėr me qenė i lirė dhe i nji udhėheqėsi pėr mos me iu nėnshtrue sulltanit, asht si me pohue se tė gjitha funksionet jetike: tė trunit, tė zemrės, tė mėlēisė, mvaren kryekėput prej ngjyrės sė lėkurės! Filozofia e historisė (Meinecke, Dilthey, E. Meyer) na mėson se nji proēes historik, siē asht pėr shembull kryengritja 25 vjeēare e Skėnderbeut nuk mund tė trajtohen si tė ishte nji “faida”, mbasi efektet e gjestit tė Skėnderbeut rrezatohen edhe nė shekujt e mavonshėm deri nė vjeshtėn e vitit 1912. Friedrich Meinecke e thotė qartė tek nji
studim i tiji i vitit 1927 me titull: “Kausalitäten und Werte in der Geschichte”, se konceptimi antik i historisė, qė zgjati deri nė prag tė Iluminizmit, shihte tek historia gjurmėn e vendimeve dhe tė veprimeve individuale, kurse konceptimi modern qė ndjek hallkat e lidhjeve shkakore dhe tė kavive meta-individuale tė jetės historike, prihet kah nji ekuilibėr i arsyeshėm. Simbas Meinecke-s, nji interpretim i njianshėn qė sheh individualizmin dhe trajton nji
arsye private si qendėr tė gravitetit tė nji proēesi historik e kthen historianin mbrapa nė kohė tek Tukididi dhe Herodoti. Pra, po tė mendojmė se akejtė me tė vėrtetė sulmuen Trojėn pėr me rimarrė Helenėn do tė kthehemi
tek mendėsia historike e Homerit. E njejta gja po tė mendojmė se nji hakmarrje personale vuni Skėnderbeun nė krye tė nji lėvizjes sė pėrbotshme kundėr osmanėve pėr 25 vjet!
Por edhe po ta pranojmė si tė vėrtetė faktin qė i jati i Skėnderbeut u vra prej sulltanit, sa princa dhe fisnikė prej Ballkanit i shėrbejshin sulltanit, mbasi ky u kishte vra etnit! Ndėr ta kishte edhe mjaft serb, prandaj Skėnderbeu tue mos u hakmarrė nuk thyente asnji taboo. Schmitt-i ka humbė drejtpeshimin, mbasi nji dokument i konfeksionuem prej vėzhguesash tė huej pranė nji oborri si ai i Papės, nė mungesė tė ēdo konfirmimi edhe tė tėrthortė nuk ka ma shumė dinjitet shkencor sesa nji hipotezė e dobtė. Druhemi se historiani zviceran Schmitt nė ketė rast e ka humbė fillin. I pezmatuem prej entuziazmit tė nji zbulimi madhor, sėmundje e randomtė kjo e diletantizmit shqiptar, ai ka pėrfundue nė krahėt e nji gnosis thjeshtėzuese pa baza logjike e historike. E kėshtu me nji hop tė vetėm ai ka lanė mbas doret kritikėn e saktėsisė (anąkrisis) tė cilėn na e porositė nxehtėsisht J. G. Droysent tek “Historik” e tija. Nji tjetėr problem asht vetė Skėnderbeu. Schmitt-i e quen atė e shokėt e tij qė u kthyen nė atdhe: renegatė. Nuk e di nėse historiani ynė e ka tė qartė vlerėn e kėtij termi dhe nėse e kupton mirfilli se ēka domethanė me u marrė peng! Pengu nuk asht nji shenj miqsijet apo krushqijet, madje detyra e nji robi tė marrun peng, qysh se shndritė dielli mbi tokė, asht me fitue rishtas lirinė. Nuk ka asnji dokument, pėrveē hipotezave tė Schmitt-it, ku tė pohohet se Skėnderbeu ndėrroi fenė me vullnetin dhe me bindjen e tij tė thellė shpirtnore. Gjasa ma e madhe asht qė ai tė ketė jetue si nji kriptokristian deri nė ēastin e ikjes, siē dėshmojnė edhe biografėt e parė. Mandej, pėrfytyrimi i Schmitt-it i nji actus fidei tė Skėnderbeut mbas kthimit nė Arbni asht krejtsisht holliwoodian. Vetėm kronikat e sulltanit dhe historiani Schmitt (pjesa tjetėr janė gjithsesi mbasardhės tė kronikanėve tė sulltanit), e quejnė Skėnderbeun renegat. Na duket intuitive se nji njeri qė nuk ia kthen shpinėn vendit tė vet dhe mendon pėr tokėn amtare, pėr pronat dhe pėr njerzit e vet - simbas normave
tė qytetnimit nuk asht nji tradhtar. Edhe konventat moderne qė rregullojnė trajtimin e robėve tė luftės njohin tė drejtėn e robit me ikė dhe me fitue rishtas lirinė.
nuk ka ma shumė dinjitet shkencor sesa nji hipotezė e dobtė. Druhemi se historiani zviceran Schmitt nė ketė rast e ka humbė fillin. I pezmatuem prej entuziazmit tė nji zbulimi madhor, sėmundje e randomtė kjo e diletantizmit
shqiptar, ai ka pėrfundue nė krahėt e nji gnosis thjeshtėzuese pa baza logjike e historike. E kėshtu me nji hop tė vetėm ai ka lanė mbas doret kritikėn e saktėsisė (anąkrisis) tė cilėn na e porositė nxehtėsisht J. G. Droysent
tek “Historik” e tija. Nji tjetėr problem asht vetė Skėnderbeu. Schmitt-i e quen atė e shokėt e tij qė u kthyen nė atdhe: renegatė. Nuk e di nėse historiani ynė e ka tė qartė vlerėn e kėtij termi dhe nėse e kupton mirfilli se ēka domethanė me u marrė peng! Pengu nuk asht nji shenj miqsijet apo krushqijet, madje detyra e nji robi tė marrun peng, qysh se shndritė dielli mbi tokė, asht me fitue rishtas lirinė. Nuk ka asnji dokument, pėrveē hipotezave tė Schmitt-it, ku tė pohohet se Skėnderbeu ndėrroi fenė me vullnetin dhe me bindjen e tij tė thellė shpirtnore. Gjasa ma e madhe asht qė ai tė ketė jetue si nji kriptokristian deri nė ēastin e ikjes, siē dėshmojnė edhe biografėt e parė. Mandej, pėrfytyrimi i Schmitt-it i nji actus fidei tė Skėnderbeut mbas kthimit nė Arbni asht krejtsisht holliwoodian. Vetėm kronikat e sulltanit dhe historiani Schmitt (pjesa tjetėr janė gjithsesi mbasardhės tė kronikanėve tė sulltanit), e quejnė Skėnderbeun renegat. Na duket intuitive se nji njeri qė nuk ia kthen shpinėn vendit tė vet dhe mendon pėr tokėn amtare, pėr pronat dhe pėr njerzit e vet - simbas normave
tė qytetnimit nuk asht nji tradhtar. Edhe konventat moderne qė rregullojnė trajtimin e robėve tė luftės njohin tė drejtėn e robit me ikė dhe me fitue rishtas lirinė. e vet nuk e shton mbaresėn sllave -viq ! Asht interesant madje fakti, se nė pemėn gjenealogjike t’Aranitėve, renegatėt, pra ata qė kanė tradhtue Arbnķn, kanė mbetė pa emėn e shenjohen thjeshtė: renegatė. Zakonisht nė pemėt gjenealogjike paraqiten me emėn edhe fėmijėt e vdekun nė moshė tė mitun, tė ēmendunit e edhe kopilat, kurse renegatėt shlyhen sepse kanė tradhtue tokėn e vet. Nji lajthitje (lapsus calami?) tjetėr asht pohimi se Koncili i Firences i dha fund skizmės 400 vjeēare mes ortodoksve dhe katolikėve (f. 63). Jepet ideja se skizma mori fund. Dokumenti i 5 korrikut 1439, qė sot ruhet nė Laurenziana, u firmos gati prej tė gjithėve (pėrjashto pak grekė) dhe vendoste bashkimin mes grekėve (jo tė gjithė ortodoksve, mbasi ma vonė do tė ketė marrveshtje tė veēanta me jakobitėt dhe me armenėt) dhe Kishės sė Romės. Por fundi i skizmės nuk qe nji fund i vėrtetė, Bessarioni e Pletoni nuk mjaftonin me bashkue dy kishat,
siē e tregon historia deri nė ditėt e sotme. Nji spjegim qė s’bind asht ēeshtja e titullit tė Skėnderbeut. Šufflay dishmon se Gjergj II Balshaj thirrej Princeps Albanie (sic - pse asht gjinorja e latinishtes sė asaj kohe), Karl Topia
thirrej catholicus princeps Albanie.
Kurse Skėnderbeu thirrej Albanie Dominus (Schmitt, nota 113, f. 139) ose princeps catholicus (Schmitt, f. 331). Por ai ishte njeri i luftės - vijon Schmitt, ndryshe prej monarkėve tė tjerė ballkanikė qė jetonin nė pallate, me kancelarė e me njerėz tė dijtun (sic! shih: f. 472). Po e lamė mėnjianė kėtė pėrfytyrim romantik, mbasi as krajl Nikolla nė shekullin XX nuk ka jetue ashtu siē sheh andrra Schmitt-i pėr monarkėt e Ballkanit gjatė shekullin XV.
Po kthehemi tek titujt. Simbas Schmitt-it, Skėnderbeu mbetė pa titull pse ai ndihet i mvarun prej Bizantit dhe tue mos pasė nji titull prej tij, mbetė pa gja. Por Bizanti, i cili nė vitin 1453 do tė shembej pėrfundimisht, nuk gėzonte ma as autoritet moral e as perandorak me i dhanė kujt tituj. Mandej mes Bizantit dhe Arbnis kishte hy si pykė fuqija osmane dhe asht absurde qė nji princ praktik dhe i shkathėt pėr me ba aleanca tė priste me marrė titull prej nji perandorije qė ishte nė grahmat e fundit! Pse duhej ta lidhte fatin e vet dhe famėn nė zenit me nji realitet qė po perėndonte? A nuk kishte nji burim tjetėr titujsh nė Perėndim? Pse nuk mori titull prej Papės, kur
ma vonė ishte ba i randsishėm pėr gjithė krishtėnimin? Kėtė gja nuk e dijmė, mbasi dokumentet qė ka zbulue Schmitt-i pėr ēeshtjet e randsishme nuk na thonė gja. Por heshtja dhe padija jonė sot nuk provojnė se Skėnderbeu s’e kishte tė qartė se Papa asokohe ishte i vetmi autoritet qė mund tė jepte tituj. Nė mars tė vitit 1452 nė Romė Papa Eugjeni IV kishte ba kunorzimin perandorak tė Frederikut III. Bekimi mbi “rota porhyretica” i Perandorit
nė mes tė bazilikės sė shėn Pjetrit dhe dorzimi i drandofilles sė artė i kishin tregue mbarė botės se kush kishte pushtet me kunorzue nji monark. Prandaj teza e Schmitt-it mbetė pa bazė dhe mbi tė gjitha nuk spjegon sjelljen e Skėnderbeut mbas ramjes sė Konstantinopojės. Nė veprėn e Schmitt-it gjejmė herė mbas here interpretime dhe vlerėsime tendencioze. Ai, pėr shembull, ushtron nji skepsi pirroniane ndaj Kuvendit tė Lezhės (f. 77), gati-gati
i duket e pamundun qė arbnorėt mbėrrijnė me u mbledhė nė kuvend dhe me marrė vendime politike. Rreket me provue se kuvendi dėshtoi, por harron se nji pėrfundim i tillė e ban ma tė vėshtirė spjegimin e sukseseve tė Skėnderbeut. Asht interesant fakti se kur flet pėr dėshirėn pėr liri qė nxiti Kuvendin e Lezhės, autori e ven nė thojza fjalėn liri (shih f. 79), sikur kjo tė ishte e marrun uha sub condicione. Sulmet e Skėnderbeut kundėr Arbnisė venedikase i duken pa kuptim dhe gjithēka shumėzohet me zero. (ff. 84-94).
Na vjen me pyet nga e din autori qė “trupat rezerviste nga Dibra e sipėrme llahtariseshin nga pamja e sulltanit” (f. 102), apo prej ku del se tė krishterėt jetonin tė tmerruar nė malėsi ? (f. 135) Schmitt-in duket se e skandalizon fakti qė Skėnderbeu dhe barinjt e tij (nuk e hup rastin me theksue se ushtarėt e tij ishin barinj, a thue se ushtarėt serb apo mercenarėt spanjoll ishin orėndreqės apo kirurgė) banin ekspedita plaēitėse nė tokat e pushtueme prej turqve dhe digjnin e grabitnin (f. 121). A thue se nė nji kohė kur komandantat e Skėnderbeut tė kapun prej Ballaban Pashės ripeshin sė gjalli, ai duhet tė vepronte nė pėrputhje me konventat e Gjenevės?
Mandej nuk na duket se asht thjesht plaēka e preja motivi pse njerzit e ndiqnin Skėnderbeun, siē don me na ba me besue Schmitt-i, mbasi ai vetė pohon se po ata njerz pranonin ma mirė me vra veten sesa me iu nėnshtrue turkut (f. 147). Autori e quen Ballaban pashėn “fshatari plak” pse ishte me origjine fshatare, nė nji kohė qė Ballabani kishte luftue gjithė jetėn e si fshatar s’i kishte mbjellė kurrė dy kokrra qepė! Asht si me quejt nipin e nji lundėrtari tė famshėm, por qė s’ka lundrue kurrė: “detar i famshėm”! Shpesh autori pėrdorė “due pesi e due misure”. Pėr shembull: pėr tė Barleci asht legjendar, por nuk ngurron me e citue, tue e nxjerrė si tė besueshėm, kur prifti shkodran thotė se djemt matjanė rekrutoheshin pėr plaēkė (f. 130). Nė nji anė Barleci asht legjendar, nė anėn tjetėr kronika e Carlo Tocco-s asht e besueshme! Sidomos kur prej saj citohen shamjet e poetit ndaj arbnorėve tė quejtun “bari derrash”, a thue se grekėt apo serbėt ishin bari gamilesh! (f. 116). Prej Barlecit merren dhe nėnvizohen disa episode qė do ta banin qesharak Skėnderbeun. Psh. kali i tij derdh lot njeriu kur vdes i
zoti, ose Skėnderbeu ishte nji njeri gjysėm hyjnor! (f. 117). A thue nuk e din autori se nė tė gjithė letėrsinė kalorsiake perėndimore dhe bizantine gjejmė episode tė kėtilla, gja qė nuk ia ul vlerat dėshmive tė dorės sė parė tė Barlecit e tė D. Frangut!
Paralelizmi mes cubit Tocco dhe Skėnderbeut, asht i pa bazė, pėr vetė faktin se cubit Tocco i humb nami dhe emni, pse cubnia nuk asht ideal qė pėrjetsohet nė vetėdijen e popujve, kurse liria po. Nė libėr citohet pėrmbledhja foklorike e Marin Sirdanit pėr me i ba nji lloj proēesi ndėrgjegjes kombtare tė shqiptarėve qė ka mbart nė shekuj idena aq antishkencore e antihistorike (ff. 119-120). Vetėkuptohet se rigoroziteti shkencor i Schmitt-it do tė dėshironte qė edhe folklori tė shprehej nė terma ekuacionesh matematike. Historiani i ri Schmitt pėrmend unazėn e Skėnderbeut qė kishte Leden (Ėēäį) dhe mjellmėn (nė tekst shohin pėrēudnisht tė shkrueme: Leiden). Menjiherė hipoteza absurde: mos nėnkuptonte Skėnderbeu Kastorin, djalin e Zeusit, pra a mos ndoshta kishte idenė e prejardhjes sė vet hyjnore! Nė kėtė pikė burimi i Schmitt-it asht rishtas mentori i tij Radoni (shih f. 128, nota 63). Nji mendim kaq absurd dhe teveqel, nuk do tė mund t’i kishte lindė Skėnderbeut as po tė kishte pasė njikohsisht dijet e Winckelmann- it dhe marrinė e madhshtisė sė Neronit! Kėto janė hipotezat me anė tė cilave historiani Schmitt don me ēmitizue figurėn e prijsit arbnor? Apo ēmitizim domethanė me e kthye Skėnderbeun nė nji figurė qesharake? Mund tė themi se nė kėtė rast arma e pazakontė e historianit tonė asht kthye nė nji boomerang dhe e i ka ra atij vetė. Janė tė pakuptueshme pėrfundimet e autorit: “Kėshtu fati i Gjergjit nuk mund tė quhet aspak i jashtėzakonshėm. Fati i Gjergj Kastriotit ka mbetur i pashlyeshėm nė kujtesėn e brezave tė mėpasėm vetėm pėr shkak tė famės sė tij tė vonė” (f. 49). Ne kujtuem se autori don me spjegue famėn e Gjergjit tue nisė prej jetės sė tij, pse pėr me spjegue famėn e tij tue i nisė te vetė fama, na duket nji tautologji shterpė….
Krijoni Kontakt