Qeveria e Kosovės ndjenė se konflikti nė rripin e Gazės mes Izraelit dhe Hamasit ka ndikuar negativisht nė procesin e njohjes sė shtetit tonė.
Qeveria e Kosovės pret qė tė pėrmbushet synimi i shpallur nė fillim tė kėtij viti pėr arritjen e dhjetė njohjeve tė reja deri nė pėrvjetorin e pavarėsisė. Zyrtarėt nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme thonė se vende si Katari dhe Pakistani pritet shumė shpejt ti shtohen listės sė shteteve qė njohin Deklaratėn e Pavarėsisė tė 17 shkurtit.
Megjithatė, ata ndjejnė se konflikti nė rripin e Gazės mes Izraelit dhe Hamasit ka ndikuar negativisht nė procesin e njohjes sė shtetit tonė kėtė fillimvit. Ka disa kriza ndėrkombėtare qė po ndėrhyjnė nė mėnyrė tė tėrthortė edhe nė procesin e njohjeve, ka thėnė tė hėnėn Ministri i Jashtėm Skėnder Hyseni, duke iu referuar nė mėnyrė indirekte konfliktit nė Gazė.
Kjo ėshtė krejt e natyrshme, krejt e kuptueshme, ėshtė shprehur ai. Por, Hyseni ka shtuar se Qeveria po punon qė pasojat nga kėto kriza ndėrkombėtare tė zbuten nė maksimum. Zyrtarėt nė Ministrinė e Jashtme ndjejnė se procesi i njohjes sė Kosovės ėshtė zbehur nė agjendat e diplomatėve perėndimorė, pasi Gaza ka dalė si rast mė urgjent dhe mė i rėndėsishėm globalisht.
Nė fillim tė muajit janar, Ministri i Jashtėm i Britanisė sė Madhe, David Miliband, i kishte shkruar 33 shteteve qė tė njohin Kosovėn. Qeveria nė Kosovė druan se kėso iniciativash do tė ketė mė pak pėr shkak tė koncentrimit qė po merr konflikti nė Gazė.
Mė 3 janar, ushtria Izraelite sulmoi autoritetet e Hamasit nė Gaza.
Javėn e kaluar ėshtė arritur njė armėpushim. Nuk dihet sa do tė zgjas armėpushimi nė kėtė rajon antagonizmash tė thella, por edhe procesi i rindėrtimit dhe sanimit tė pasojave do tė marrė investim tė madh diplomatik.
Pavarėsisht kėtij konteksti, institucionet e Kosovės dėshirojnė tė besojnė se kur tė ketė kaluar gjysma e parė e kėtij viti, vendin do ta kenė njohur 30 shtete tė reja.
Qėllimi i autoritete kosovare, tė mbėshtetura nga shtetet e fuqishme perėndimore, ka qenė qė tė arrihet njė shumicė prej 100 vendesh tė cilat do ta njohin vendin tonė.
Krijoni Kontakt