Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 195
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shkuar skllavit

    Vishmu, çvishmu, siç ke qejf
    Shamë, lëvdomë, siç di ti
    Shkuar skllavit do më kesh
    Gladiator që s'do mëshir!

    Më fillo e më mbaro
    Me urinë siç e ke ti
    Nëse fundit nuk të ngop
    Ktheu prapë në fillim!

    Çlodhmë, lodhmë, pa mbarim
    Vdiqmë, ngjallmë, kryqëzuar
    Nëse lart ka Perëndi
    Poshtë qenke ti për mua!

    ---------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ngujim

    Hapësirë e ngujuar kullës së shpirtit
    Shpirt i ngujuar kullës së jetës
    Jetë e ngujuar kullës së mitit
    Mit i ngujuar kullës së gënjeshtrës.

    Unë i ngujuar kullës së uni-t
    Tjetri i ngujuar kullës së tjetrit
    Ne të ngujuar kullës së fundit
    Fund' i ngujuar kullës së universit.

    ---------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anëtarësuar
    01-12-2008
    Postime
    146

    mondishall

    urime krijon shume bukur teper domethenese te gjitha nuk do te vecoja asnje me pelqejne te gjitha krijimet qe ke postuar

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga ardita04 Lexo Postimin
    urime krijon shume bukur teper domethenese te gjitha nuk do te vecoja asnje me pelqejne te gjitha krijimet qe ke postuar
    Te falenderoj ardita04 per leximin dhe pelqimin ne temen time. Meqe jemi ne linje, me thuaj fshehtas ne vesh dhe ndonje verejtje, se prape falenderim ke per te mare nga mua.
    Te uroj gjithe te mirat ne jete.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anëtarësuar
    01-12-2008
    Postime
    146

    mermeris...........

    jo jo nuk kam asnje verejtje me te vertete shkruan bukur .

    Te uroj dhe une gjithe te mirat dhe mos u largo se jemi ketu dhe do te te ndjekim gjithmone

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Po vjen!

    Ajo po vjen, nga dita në ditë
    Ne prapë se prapë, të verbër
    Të shurdhër, të pakuptimtë
    E ndjejmë në mosekzistencë.

    I largohemi asaj
    Me injorancën tonë historike
    E kërkojmë pastaj
    Me hipokrizinë tonë biblike.

    E çkrijojmë atë
    E prapë ajo rikrijohet
    Largafër është
    Veç pret njeriun, të zgjohet!

    ---------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Mondi na dritherove me kete poezi ,pershendetje miku im,mua personalisht me pelqejne te gjitha.
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Po vjen!

    Ajo po vjen, nga dita në ditë
    Ne prapë se prapë, të verbër
    Të shurdhër, të pakuptimtë
    E ndjejmë në mosekzistencë.

    I largohemi asaj
    Me injorancën tonë historike
    E kërkojmë pastaj
    Me hipokrizinë tonë biblike.

    E çkrijojmë atë
    E prapë ajo rikrijohet
    Largafër është
    Veç pret njeriun, të zgjohet!

    ---------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Mondi na dritherove me kete poezi ,pershendetje miku im,mua personalisht me pelqejne te gjitha.
    Faleminderit i dashur ajzberg!
    Mua me thuaj sa dritherohesha tek e shkruaja. Na ben mire ama kjo lloj dritherime, sikurse dhe te tjerat me te gezueshme.
    Perqafime, Mondi

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Do te vije, si dita qe lind
    Telegram s do dergoje
    Befas s do kete zile tring
    Asgjeja do te na pushtoje..............................Mondi eshte e tmereshme dhe nuk e vashdoj dot.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Ngujim

    Hapësirë e ngujuar kullës së shpirtit
    Shpirt i ngujuar kullës së jetës
    Jetë e ngujuar kullës së mitit
    Mit i ngujuar kullës së gënjeshtrës.

    Unë i ngujuar kullës së uni-t
    Tjetri i ngujuar kullës së tjetrit
    Ne të ngujuar kullës së fundit
    Fund' i ngujuar kullës së universit.

    ---------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.
    Te pershendes o Mondi me nje "sonet" me te njejten tematike qe une kam shkruar qyshkur.
    Duhet luftuar ky problem shekullor qe po na shkund thelle ketej nga veriu i shqiperise.


    Ngujuar

    Rrime ngujuar me kafet e hidhura,
    karabinat varun tek kullojne gjak,
    brez pas brezi me oxhaqe t’fikura,
    trim pas trimi me lepurin ne bark.

    Pjellen e vet mallkojne ne ngjizje
    nenat shpirtshkreta pa drite ne sy,
    rubzeza qe nuse, orezeza ne lindje
    me djepin mes lotesh e varrin ne gji.

    Femijet e padijes me lugeter lozin
    kater qosheve te errta te konakut.
    Rrezet pirate doçkat s’ua ngrohin.
    U thyhen endrrat ne lugun e harkut.

    Gjaku qe derdhet eshte i yni gjak,
    o vellezerit e mi, qe po merrni hak.

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •