Close
Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 195
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Të ashtuquajturit, njerëz!?

    Ooh sa u lodha, me të ashtuquajturit njerëz!
    Të quajturit e vërtetë, më thoni, ku t'i gjej?
    Kaq vështirë qenka, unë s'kërkoj më tepër
    Veç dua mes njerzve, veten time ta kem.

    Nuk di ku jam unë, mes të ashtuquajturve njerëz
    Me veten time tallen, lëvdohen marrëzisht
    Ku mësuan xhanëm, të klonojnë jetën?
    Herë më ngrehin lart, herë më kthejnë në hiç.

    Paskan kohën e tyre, të ashtuquajturit njerëz
    Jetës nuk i dua, asnjë çast të saj
    Nëse duhet vdekur, për një kohë tjetër
    Të vdekur më keni, edhe pse jam gjall'!

    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  2. #32
    Ky zhgënjim qenka i pistë
    Dhe pa luajtur, më ze mat!


    Nëse duhet vdekur, për një kohë tjetër
    Të vdekur më keni, edhe pse jam gjall'!
    Mesazhi i dy poezive te fundit, ka te njejten tematike dhe duket qe mbart te njejtin frymezim.
    Me pelqeu vecanerisht mbyllja e tyre, pa lene mennjane edhe vargjet me lart. Te uroj suksese Mondi!

    palma

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te falenderoj e pershendes me vargje, mikja ime palma...

    Mere si të duash, afendiko!!

    Unë rroj me dhimbjen tënde
    Se më dhemb edhe mua
    Kurse ti me dhimbjen time
    Si Pilati i lan duart!

    Unë rroj me qejfin tënd
    Se fitoj ndonjë grimcë
    Kurse ti me qejfin tim
    Ligësisht shëmton turinjtë!

    Unë as dua të jem, ti
    Ti tmerrohesh të jesh, unë
    Hë, si thua, me të mir’
    Të mos jemi larg kaq shumë?

    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  4. #34
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Kjo shtrigë!

    I ngjeshem vetes
    Më tej s'më nxe
    Nga erdhi teprica, s'e di.
    Jashtbrenda mbetem
    Ç'të mbaj, ç'të le
    Në mes? S'dua gjysëm njeri!

    M'u ngjesh vetja
    Më tej hapësirë
    Ç'është kjo tepricë boshe?
    Kur linda eca
    Me veten i lirë
    Tani rri strukur në qoshe.

    Tepricën e flaka
    Në shtrigë u kthye
    Veten ma ndjek për ta vrarë.
    Larg botës ika
    Diku mes yjesh
    Sa kohë kjo shtrig' të jet' gjallë!

    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.
    Pershendetje Mondi!Krijimtarine tende e kam ndjekur hap pas hapi.S'ka ngelur ndonje poezi e pa lexuar.Arsyeja e ndjekes eshte e qartee pelqejne!E veçova kete poezi(ndoshta e kane veçuar dhe te tjere),per filozofine e saj,eshte teper filozofike.Te uroj krijimtari te pa shtershme.Me respekt Rizai

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ketu ku jam i dashur Riza, kam gjetur librarine me te pranueshme e te kenaqshme per te "blere" qofte dhe nje poezi, tregim, apo pjese shkrimesh te ndryshme. Jemi te gjithe ne forum, "shitesa" e "bleresa" te njeri-tjetrit, pa na imponuar askush deshirat e pelqimet. Mbase e teprojme ne vleresime, sikurse na vjen si keq te anojme ne verejtje. Shpesh ndajme cmime te meritueshme e te pameritueshme, por mbi gjithshka ekziston nje dashamiresi per t'u patur zili nga jeta tej forumit. Me mire pra ketu, ne kete librari e biblioteke me rreth 40 mije anetare, se sa ca kolibeve te ashtuquajtura dyqane librash. E kam fjalen per ato te Korces, se ne Tirane di qe ka vertet serioze dhe te kohes.
    U zgjata ca, po ti e ke fajin kur thua qe je i pranishem ne temen time vazhdimisht. Je dhe jam ne tendja, sikurse ne gjithe krijuesit e tjere, keshtu qe duke te falenderuar ty, falenderoj cdo mik forumist, qe ndalet qofte dhe kalimthi ne vargjet tona. Muza na ndihmofte te kenaqim njeri-tjetrin, krijues apo lexues qofte.

    Shpirti i poetit

    Shpirti i poetit është gjyq pa fund
    Avokatët dorëzohen seancës së parë
    Pretencave janë të gjithë dhe askush
    Vendimet një vulë në letrën e bardhë.

    Aty është poeti i munduar
    Gjykues e i gjykuari për jetë
    Fajtorët veç në vargje dënuar
    I burgosuri ai-poeti vetë!

    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  6. #36
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mermerit o shpirt poeti...Si gjithmone i vecante Mondishall.Ndjej kenaqesi dhe qetesi kur lexoj vargjet e tua.Mos te pushofte penda kurre.Perqafime i nderuar.
    "Carpe Diem"

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I pafuqishem mikja ime DI ANA, per te gjetur falenderimin me fjale me te bukura, prano pershendetjen time me vargje...

    Kam thirrur!

    Kam thirrur aq,
    sa meteorë të rinj u krijuan universit.
    Këtu veç plas
    Kaq afër dhe s'më dëgjojnë dot njerëzit.

    Tani mërmëris
    E njerëzit çuditen me mua
    Tjetër gjë nuk di
    Nuk di si t'i mbaj, ditën zgjuar!

    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    S'besoni?

    S'besoni?
    Sot hyra nëntokës, shëtita
    Skelete qëniesh më pengonin ecjen
    Një filxhan me fosfor më ftuan të pija
    Veshur fallxhore, takova vdekjen.

    S'besoni?
    Përmbysa filxhanin
    Vdekja-fallxhore filloi rrëfimin
    "Si rron akoma", më tha, "mes të gjallëve?
    Më keq se mua, ta skeletojnë shpirtin!"

    S'besoni?
    Mbase për ju qenkam i çmendur
    E megjithatë, sot nëntokës shëtita
    Aty veç skelete qëniesh kam gjetur
    Këtu ama-skelete shpirtrash!

    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Urime për temen Mondishall!

    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin

    Kam thirrur!

    Kam thirrur aq,
    sa meteorë të rinj u krijuan universit.
    Këtu veç plas
    Kaq afër dhe s'më dëgjojnë dot njerëzit.

    Tani mërmëris
    E njerëzit çuditen me mua
    Tjetër gjë nuk di
    Nuk di si t'i mbaj, ditën zgjuar!
    Mondi Mik!
    Vazhdo e mos ndalo, mërmëris ....mërmërisja jote, është shume shpirtrore!
    E di Ti ...se ç'kënaqësi ndjejm, kur të lexojmë mërmërisjen Tënde...eh!
    Dhuro shumë...e prit pak!

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mik Caushi! Njehere kenaqesh ti, dhjetfish une, por njeqindfish ama me shtohet ankthi dhe pergjegjesia per te shtuar cilesisht burimin e kenaqesise.

    Po risjell dy poezi te vjetshme, te njohura per shumicen e forumisteve, por qe me thene te drejten i kam per zemer dhe s'dua t'i zevendesoj me tjeter krijim te sotshem. Vargjet, nese jane vertet vargje, s'kane fatin e lules se keputur, qe per pak kohe e ruan freskine, prandaj, perderisa keto vargje m'i ka pranuar e preferuar e dashura ime, po ja ridhuroj sot e perjete....

    Veç Një!

    Khajam, s'të kam zili!
    T'i kam falur gjithë çupat e botës
    Bëj siç të tha shpirti: Pi!
    Dhe fundin nxirrja gotës!

    Veη Një, ooh, veç Një, timja është
    Atë veç në vargje mund ta dehësh
    Të tjerat trup dhe shpirt të kan' dhënë
    Por timen, as me sy s'mund ta prekësh!

    Kënaqu me kaq, Khajam!
    Që dehe çupën time me vargje
    Të tjerat dhe në varr i ke pran'
    Veç Një, ooh, veç Një, kurrë s'e pate!

    Edhe sot

    Ne bëmë dhe sot të zakonshmen
    Veç shtuam mes nesh, një, "Gëzuar!"
    Nuk pritëm ditën e joshjeve
    As dhuratat e ditës, s'kërkuam.

    Ne bëmë dhe sot të zakonshmen
    Mes të jashtzakonshmes tonë, dashuri
    Nuk pritëm kjo ditë të krijohej
    Të hynte mes nesh një "Valentin".

    Ne bëmë dhe sot të zakonshmen
    Me të veçantën e saj, si gjithmonë
    Valentinët shkojnë e vinë, motesh
    Një ditë mbase mer emrin tonë.
    -------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •