E di si po vete kjo puna e ketyre puneve: Qente lehin karvani shkon perpara.
Plasin diskutime "jo shamia eshte e shenjte", "jo shamia eshte mesjetare" dhe ne fund ato qe kane mbajtur shami vijne e shtohen.
Dhe une mendoj se do shtohen akoma me shume e akoma me shpejt. Dhe jo vetem ne Maqedoni.
Ndoshta eshte e parakohshme por pyetja qe une mendoj se duhet shtruar eshte:
1. Pavaresisht kundershtimeve askush nuk po ua mohon te drejten besimtareve te mbajne shami. Biles po tolerohen edhe aty ku po shkelet hapur laiciteti.
2. Edhe ne ato raste kur ka patur ndonje problem te vogel gjithmone eshte zgjidhur ne favor te besimtareve. Dhe jo sepse keta jane shumica apo i mbron Zoti, po fale mentalitetit europian (qe pikerisht kete mentalitat besimtaret e quajne "te shthurur dhe te pafe").
Atehere pyetja shtrohet, nqs keto shamite (dmth besimtaret) te jene shumice a do kene te njejten tolerance qe po tregohet ndaj tyre? (E theksoj toleranca e "te pafeve" nuk eshte aspak sepse mendojne qe besimtaret "jane rruga e vertete" por thjesht respektim i lirive).
Sot ne kundershtim me laicitetin, lejohet mbajtja e shamive dhe mjekrrave ne shkolla dhe kudo. (Une megjithese jam ateist s`kam ndonje kundershtim).
Po nqs keta behen shumica a do lejohem une psh te pi nje birre ne lokalin tim te preferuar? (Nuk pretendoj ta pi ne shkolle apo ne zyren e bashkise).
Pjesa besimtare kerkon tolerance, mirekuptim, respektim te drejtash, standarte demokratike etj etj.
Po mire nqs ata do kene ne dore te bejne ligje:
A do e lejonin alkoolin?
A do e lejonin minifundin?
A do e lejonin seksin para martese?
Puna eshte se sipas ligjeve fetare (qe sipas tyre jane hyjnore) keto ndalohen rreptesisht.
Atehere mund te vijme tek pyetja finale:
Pse kerkojne ato te drejta qe ata vete ua mohojne te tjereve?
Krijoni Kontakt