Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345

    Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren

    TE VERTETA TE PANJOHURA E TE PATHENA PER HIMAREN

    Nga Dr.MOIKOM ZEQO

    Himara,- princeshe e gjenezave te mugeta

    Para disa ditesh bera nje udhetim ne Himare dhe ne treven e Bregut te Detit. Gjate viteve kam kaluar shpesh nepermjet Himares per me ne Jug. Gjate udhetimit te fundit qeshe me i perqendruar dhe m'u duk se optika e shikimit me solli detaje dhe motive, qe kurre nuk i kisha pare me pare. Dukshmeria e pejsazhit, njerezit, monumentet, ne kohera te ndryshme mund te lexohen dhe te kuptohen ndryshe nga i njejti person. Kjo varet nga fuqia hulumtuese, pasurimi diturak i njohjes dhe koncepteve. Treva e Himares eshte e pashembullt dhe e jashtezakonshme ne pikepamje gjeografike, ekologjike dhe te trashegimise historike dhe kulturore. Himaren une mund ta krahasoj me nje Princeshe te Magjepsur ne Gjume. Kjo princeshe e gjenezave te mugeta duket se ka lindur nga nje epos i tej-jetshem, befas eshte ngurrosur e shtrire buze detit dhe pret te zgjohet dhe ende nuk eshte zgjuar. Kjo metafore buron nga perrallat dhe ju lutem shume mos e keqkuptoni dhe as mos e shperdoroni, por une kam deshire te besoj ne nje zgjim te ri te kesaj Princeshe !

    Emri, projekt mitologjik I vjeter

    Emri i Himares si toponim permendet te Homeri te pakten qe nga shek.XIII para Krishtit. Asnje emervend i Shqiperise nuk eshte kaq i lashte dhe kaq i vjeter sa ai i Himares. Marin Barleti e citon Homerin, ai shkruan se kjo eshte Himara e Odiseut "vend malor kundrejt Korkyres me popull te pamposhtur, luftarak.". Nga fjala Himare ka rrjedhur dhe emri Kimera, nje lloj kafshe hibride, qenie mitologjike me trup dhie dhe koke luani, me bisht gjarperi. Njihet nje skulpture ne historine e artit e quajtur si Kimera etruske, e derdhur ne bronx. Mitologet dhe historianet e artit nuk kane dhene ende nje shpjegim te kenaqshem perse eshte krijuar ne perfytyrim nje qenie e tille hibride, sic jane fjala vjen sfinkset, sirenat, kentauret, grifon-_tj. Qeniet hibride jane si nje kozmogoni e vogel ne miniature te Akrokerauneve, ku pjese te vecanta formojne nje te tere. Keshtu mund te bashkohet trupi i nje dhie me koken e nje luani, apo dhe me nje gjarper mitologjik si per te metaforizuar nje bashkejetese te totemit te malit, te dhise, te totemit te luanit, si nje fuqi siperore dhe te totemit ilir te gjarperit si nje fuqi ktonike e thellesive te tokes. Pra ne vete emrin e Himares ka nje fantazi te brendshme dhe potenciale, nje projekt mitologjik shume te vjeter. Himara eshte nje nga perlat e Kaonise ilire ne shekuj, banoret e brigjeve te saj jane quajtur fisi i Kerauneve (nga emri i vargmalit).

    Zeusi i kerauneve me i vjeter se ai i mitologjise greke

    Vete kreshtat malore te Akrokerauneve, ose Maleve te Vetetimave kane qene sipas profesorit te Kembrixhit, Hamond, qe une kam patur rastin ta takoj ne Tirane para shume viteve djepi i lindjes se kultit te Zeusit, qe ka si atribut rrufene. Ky prototip i Zeusit u zhvendos me vone ne Olimp te Greqise. Zeusi i kerauneve perfaqeson keshtu nje mitologji paragreke, qe duhet marre ne konsiderate nga studjuesit. Emri i malit te ikes shpreh pikerisht nje emer binjak te Maleve te Vetetimave. Gjithnje i kam menduar keto ide, sidomos kur beja zhytje nenujore ne Palase, Dhermi, Porto Palermo dhe sidomos ne Gjirin e Gramates ne Karaburun. Para shume kohesh konsulli francez Pukevil, qe ka jetuar ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes ka shkruar i entusiazmuar per brigjet e Himares, duke qene akoma me i skajshem ne idete e tij. Ai ka shkruar " nese Homeri do te kishte zgjedhur malet e Himares per skenen e "Iliades", gjerat do te kishin marre rrjedhe tjeter. Kaonia (Himara) eshte vendi ku magjistarja ircea, e porositi Odiseun te ruhej nga sirenat, perroi i Himares, qe zbret nga ika ka patur emrin "Feniks", qe te kujton jo aq shpendin magjik, qe ringjallej nga hiri i tij, sipas konceptit te egjiptianeve te vjeter, por ndoshta shtegtimet e popullit te cuditshem te fenikasve". Pukevili mendon se ne Himare ndodhet Burimi i Argjendte qe e permend Plini. Ne dokumentet mesjetare permendet Burimi Mbreteror ku vinin dhe perandoret e Bizantit. Per Himaren dhe Kaonine kane folur Herodoti, Tukiditi, Skymni, Livi, Virgjili etj. Ne kete zone ka gojedhena lokale per shpellen e Polifemit, ku pati aventuren e tij te pabesueshme dhe te paharruar Odiseu. Duket sikur parahistoria zanafillore e Himares eshte sperkatur me yllesi perendish dhe qeniesh te shpirtezuara. Kaq shume autore legjendare te antikitetit kane folur per te per te mos harruar me vone, gjeniun e romantizimit, poetin Bajron, i cili ka shkruar vargje te shkelqyera per himariotet luftetare.

    Francezi Leon Rei: "Shqiperia mund te mburret me historine e Himares"

    Arkeologu francez Leon Rei ka skalitur keto fjale: "Nese Shqiperia ka me se te mburret, ajo, ne rradhe te pare duhet te mburret me historine e Himares". Dhe ja ne Palase para shume vitesh eshte gjetur nje perkrenare bronxi tipike ilire e shek.V para Krishtit. Per fat te keq kjo perkrenare sot eshte zhdukur. Eshte e pafalshme qe nga shteti shqiptar nuk jane organizuar ekspedita arkeologjike ne Himare. Themelet e mureve te kalase se Himares kane gure te medhenj qiklopike, te tipizuara si mure pellazgjike, qe te pakten jane te lashte nga shek.V para Krishtit. Padyshim ne keto mure jeta ka qene akoma me e vjeter.

    Fshatrat e Himares, qytete te vogla te lashta

    Nje force e cuditeshme, nje lloj elani jetesor, sic do te thoshte filozofi Bergson, e ka ngritur jeten e njerezve ne shpatet e Bregut te Detit, duke i emertuar perfundimisht ata si bregdetas. Fshatrat e Himares mund te quhen si qytete te vogla, teper te lashta, qe perbejne nje bizhuteri perrallore. Shtate fshatrat e Himares si ne nje numer padidik Palasa, Dhermiu, Vunoi, Himara, Piluri, Kudhesi, Qeparoi. Por ne dokumente flitet edhe per nje koncept me te gjere te Himares, ku perfshihet dhe Nivica, Piqerasi, Lukova, Dukati, Radhima, Tragjasi, Gumenica, Terbaci, Lopesi, Mavlova, Vranishti, Smokthina, Kallarati, Lepenica, Progonati, Tepelena, etj etj.

    Por une dua te perqendrohem tek vendbanimet e bregdetit dhe jo tek shtrirja e ndikimit administrativ ne periudhe mesjetare. Himara eshte e vetemjaftueshme ne krejt deshmite e saj qe jane deshmi te klasit te pare, por fatkeqesisht shume pak te studjuara. Kryemonumeti eshte deti perrallor Jon, qe lidhet me legjenden shume te hershme te Jonit si bir i Dyrrahut, te cilin e vrau gabimisht Herakliu dhe e hodhi trupin e tij ne det, duke marre deti perfundimisht emrin Jon, te nje nipi te dinastise se mbreterve ilire te Durresit. Ne librin tim "Panteoni ilir" kam shkruar gjeresisht per legjendat jo greke te qerthullit te Durresit, qe jane pak me te lashta se shek.VII para Krishtit. Kjo eshte arsyeja, qe piktori shtegtar anglez Eduard Lir pikturoi ne brigjet e Himares disa mrekulli, qe nuk ka askush fuqi t'i harroje. Eduard Lir sic deshmon ne ditaret e tij e shkroi emrin me skalitje ne nje nga shkembenjte e Himares, por ky mbishkrim, qe eshte nje lloj gjerdani perlash per ne shqiptaret ka humbur si shume deshmi te tjera nga pangopesia e harreses.

    Damiani, personazhi arberor i Himares

    Pashe dhe vezhgova ne menyre te vecante Kalane e Himares. Muret pellazgjike qene teper te dukshem, hijerende dhe te lexueshem. Mbi to dukeshin mbeturinat e rindertimit te kesaj kalaje nga Justiani i Madh, Perandori ilir i Bizantit. Kjo kala pati dhe nje rindertim ne shek.XII gjate betejave apokaliptike te normaneve nga njera ane dhe bizantineve dhe arberve nga ana tjeter. Me 1537 ne Himare erdhi nje nga sulltanet me te medhenj te te gjithe koherave, Sulejman Kanunliu. Kronistet osmane thone se nje djale himariot, i quajtur Damian, u hodh nga nje vend i fshehur per t'a vrare Sulltanin, ndersa ai pushonte. Rojat e Sulltanit e copetuan me jatagan Damianin, por s'munden te copetonin dhe te vdisnin imazhin kujtesor te ketij Muc Shavola arber. Duket se figura e Damianit fluturon si nje binjak ajror, e prej enderre i te njejtit fat tragjik te shqiptarit Milosh Kopiliqi ne Fushen e Mellenjave, ne Kosove me 1389, ku pasi vrau Sulltan Muratin, u masakrua edhe vete. Kuptohet se Sulltan Sulejman Kanunliu e bombardoi kete keshtjelle. Por himariotet nuk u nenshtruan dhe kjo krahine aq shume qe e plotfuqishme saqe Perandoria Osmane u detyrua t'i njihte nje lloj autonomie dhe per kete shpalli Venomet e Himares, qe u shkruan ne pllaka bakri te medha, ku shpallej urbi et orbi vetqeverisja e himarioteve, mospagimi i taksave dhe e drejta per te perdorur flamurin e tyre te lundrimit ne anije.

    Protagonizem himariot ne historine e Shqiperise

    Historia na thote edhe te tjera motive shume te cuditeshme. Himarioti Anton Linerosa, sipas Barletit mori pjese ne Kuvendin e Lezhes dhe u vra ne betejen e Torviollit me 40 trima te tij me 1444. Me 31 gusht 1431, i biri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, Gjoni zbret nga Italia ne Himare dhe cliron tere zonen dhe keshtjellen e Borshit. Madje u kap rob dhe komandanti osman Sulejman Pashe Eunuku, qe Gjon Kastrioti ja dhuroi mbretit te Napolit. E kush e ka shkruar valle historine e robit te luftes, gjeneralit eunuk ne Napoli te Italise? Askush! Dhe nje tjeter histori eshte magjepse. Princi Balsha i II ka qene zoterues i Himares, pas vdekjes se tij zoteruese qe gruaja Komita Muzaka. Ne perfytyrimin tim gjithnje ka qene shqetesues motivi se si ka jetuar dhe cka bere kjo femer qe historia e permend jo rastesisht. Jeta e Balshes II dhe e Komita Muzakes mund te kishte zanafilluar nje roman te shkelqyer per mesjeten. Po per c'arsye valle shkrimtaret shqiptare i dijne kaq pak keto histori te vendit te tyre? Pushtimi osman eshte nje histori kryengritjesh te himarioteve. Himariotet nuk kane reshtur per te patur lidhje em Evropen Perendimore. Me 12 korrik 1577 pleqte e Himares dergojne nje leter per Papen, te cilen e derguan ne Rome Gjik Kola me Gjergj Katasin. Ne kete leter ata i thone Papes se jane arber, se krenohen me Skenderbeun dhe se kerkojne qe Europa t'u jape arme per te luftuar kunder pushtuesve. Nje leter e dyte i eshte derguar Papes me 1581, ku i thone se jane gati 50.000 luftetare shqiptare te ngrihen ne kryengritje. Papati i Romes beri dicka tejashtezakonshme: nisi misionare katolike gjate shekujve XVI-XVIII. Per dy shekuj me rradhe keta misionare te ditur, pjesa me e madhe me origjine shqiptare, bene te mundur qe te gjallerohej shqiptaresia, te levrohej gjuha shqipe. Shenimet e ketyre misionareve mund te botoheshin ne nje liber te madh, qe mund te quhet Libri Evropian i Himares. Ky liber duhet botuar edhe ne shqip sepse jane te pakta vendet ne Shqiperi, qe mund ta kene kete deshmi monumentale. Ne shek.XVIII himariotet derguan ne Rusi Pango Bixhilin dhe Hil Kristoforin tek Caresha e Rusise Elisabeta Petrovna. Ne letren qe ju dergua caresesh "Flasim shqip, ate gjuhe qe flitet ne tere Shqiperine deri ne Bosnje". Me vone jane po himariotet, qe i dergojne leter mbret Ferdinandit te IV ne Itali. Te tera keto letra jane nje nga korrespondencat me te cuditeshme ne kohera qe kane bere shqiptaret me Evropen.

    Historia e kapetanatit bregas

    Por shume himariote edhe kane merguar. Shqiptare nga Himara shkuan ne ishujt Hidra, Speca, Poro, si dhe ne keshtjellen e Peloponezit. Kapedan Kristo Bega nga Vunoi, u vra ne Mesolongj me 40 himariote ne fillim te Revolucionit Grek. Shume nga trimat dhe heronjte e ketij revolucioni qene nga Himara. Me 1818 Regjimenti Shqiptar ne Korfuz luftoi per mbrojten e Psares. Anglezi Millingen ka shkruar "Himariotet kishin pamje me luftarake ne tere ushtrine. Nuk kane dallim nga shqiptaret e tjere. Veshja dhe gjuha - krejt e njejte". Kush e ka shkruar kete histori kaq te cuditeshme dhe te nderthurrur? Per fat te keq askush. Trimat e Himares u bene te famshem ne bote. Merkur Bue Shpata qe gjeneral i pathyeshem deri ne Spanje, Zhonopulli arriti dhe graden e Feldmarshallit ne Spanje, Konstandin Kasneci qe gjeneral i shquar i Austro-Hungarise, Pano Vixhili u be Konsull i Rusise ne Arte. Ndoshta shqiptaret nuk e dine qe e motra e Heroit te revolucionit grek, suliotit shqiptar Marko Bocari, qe martuar ne Dhermi te Himares dhe lindi Jan Kocanin, komandant gjithashtu i shquar. Gjeneral Dhimiter Leka qe himariot ne Napoli. Pikerisht Dhimiter Lekes Jeronim De Rada i kushton kryevepren e tij "Milosao". Ruhet korrespondenca e nipit te Dhimiter Lekes, Gjergj Bazile me De Raden. Nje djale nga Vunoi qe ne truprojen e Bajronit me 1921 ne Mesolonji, sic deshmon ne shkrimet e tij Eduard Lir. Andrea Pavllo Vreto nga Dhermiu ka shkruar dhe botuar ne Napoli librin "Histori e Skenderbeut". Odise Kasneci dhe Sokrat Leka kane qene veprimtare te Lidhjes se Prizrenit, dega e Gjirokastres. Jani Minga dhe Halim Xheloja qene nismetaret e pare te shkollave shqipe ne Bregdet. Petro Marko dhe Stefan Duni nga Dhermiu morren pjese ne Luften e Spanjes. Madje nje himariot tjeter ka marre pjese ne luften per clirimin e Kubes. Himariote te tjere kane luftuar edhe ne Egjipt edhe ne Moldavi. Mbi Viktor Emanuelin e II gjate pushtimit fashist ne Shqiperi qelloi nje djale i ri, qe ishte edhe poet, Vasil Laci nga Piqerrasi. Gaqo Trola nga Vunoi krijoi me 1942 elegjine e kenduar per vrasjen e Qemal Stafes. Mos ju duket e paket dhe e shpifur kjo histori Eshte absolutisht e vertete.

    Dua te skicoj dicka edhe per nje institucion shekullor luftetaresh qe quhet Kapetanata e Himares. Me trimat himariote kishin graden Kapetane. Ata njiheshin te tille ne Napoli, Venedik dhe Korfuz. Ata u shquan si kapetane ne disa breza si Kasnecajt ne Vuno, Gjikajt dhe Lekajt ne Qeparo, Rexhajt ne Himare. Edhe studimi i ketij institucioni ushtarak i familjeve te permendura himariote meriton nje liber me vehte. Himara i ka patur lidhjet me Evropen te perjeteshme. Jano Kasneci u shkollua ne Padova, Kosta Ndruci dhe Spiro Kasneci u shkollua ne Napoli, Llambo Rexho dhe Kole Mishili u shkolluan ne Venedik etj.

    Historia e Kishes katolike ne Himare

    Ata gershetonin kulturen evropiane me shqiptaresine. Nuk eshte e rastit, qe Papa Dhimitri nga Dhermiu perktheu ne shqip katekizmat, u hapen shkolla shqipe gjate shek.XVI-XVIII. Historia e Kishes Katolike ne Himare nuk mund te zhduket dhe nuk mund te mohohet. Po keshtu as ajo e Kishes te Ritit Lindor, te monumenteve kishtare me afreske te mrekullueshme, madje dhe me shenime kronikore, qe per fat te mire i ka botuar i ndjeri Theofan Popa. Per shkak te levizjes neper bote, ne Itali, Spanje, Greqi, France, ne Rusi, ne Amerike, ne Meksike, Argjendine, Australi dhe Kube ndodhte qe gjate kthimit te tyre ne atdhe himariotet te flisnin pervec shqipes gati te gjitha gjuhet e tjera te medha te botes. Kjo poliglosi, te kujton dicka nga bota e sotme globale, shpreh interesa te shumfishta kulturore dhe gjuhesore. Ne keto brigje kane qendruar figura te medha te kombit shqiptar si Ali Pashe Tepelena, Hoxhe Tahsimi, Abdyl Frasheri, madje dhe Naim Frasheri, i cili gjate kohes qe qe nepunes dogane ne Sarande erdhi dhe ne Llogara dhe ne Himare, Ismail Qemali, erciz Topulli dhe Mihal Grameno (prej Gramenos ruhen disa pershkrime te bukurive natyrore te Himares). Gjate Luftes Antifashiste, himariotet u treguan trima. Nga gjiri i tyre lindi nje nga mjeshtrit e paharruar dhe te shqetesuar te gjuhes shqipe, i mrekullueshmi Petro Marko. Jo rastesisht, Petro Marko la amanet qe t'i varrosej trupi ne Dhermi, ne vendlindje. Sa e pafundme qe qenka Himara!

    Dramat e gjeneruara nga shovinizmi i te tjereve

    Por Himara ka dhe drama te medha. Shovinistet greke e kane synuar pambarimisht, madje e kane deklaruar Himaren "krahine autonome", kane bere masakra. Keto gjera ndodhin ne histori. Shqiptaret e Dhermiut kane emigruar ne ishullin e Korfuzit, ata te Himares ne Krete, ku mesuan dhe gjuhen greke. Dhermiu e ruan dhe sot dialektin grek te Korfuzit dhe himariotet intonacionin e greqishtes se Kretes. Shkollat greke kane ndikuar ne greqizmin e Himares. Ka shume beteja politike, teper arkaike. Ne epoken globale keto beteja jane jashte kohe dhe te sforcuara. Nuk mendoj qe te mos flitet greqisht ne Himare, nisur nga nje vizion kulturor i shumefishte me duket se greqishtja, qe perdoret ne Himare eshte nje element kulturor, qe krijon nje element gjuhesor pasurie te vecante. Meqenese kjo ka ndodhur historikisht ne nuk mund ta c'bejme historine. Po nuk eshte njerezore dhe as e drejte te zhduket gjuha shqipe ne Himare. I ndjeri miku im Petro Marko e ka shprehur kete shqetesim si askush. Petro Marko do ta apostoloje shqip ketu perhere. Te gjitha partite politike duhet te kene parasysh boten globale dhe jo koncepte qe sjellin tension te kote. Bota eshte e lire dhe e hapur, por nuk duhet te kete deformim te lirise te askush, qofte tek ai qe flet shqip dhe qofte tek ai qe flet greqisht. Ky eshte nje problem delikat, qe mbart disa here edhe probleme te medha, madje dhe hakmarrje politike. Kjo eshte ne kundershtim me vizionin e ri emancipues te botes. Nuk besoj se keto gjera do te zgjidhen me politika te sforcuara. Besoj ne nje realitet ku etnite dhe popujt do te vellazerohen dhe nuk do te shpikin kufinj te rinj. Populli shqiptar eshte mik i popullit grek, por une besoj thellesisht dhe pa lekundje se edhe populli grek eshte mik i popullit shqiptar. Eshte e papranueshme nxitja e urrejtje etnike dhe ideja e kantonizimit, pikerisht ne epoken e madhe te hapjes se kufijve, madje te zhdukjes se kufijve.

    Asnjehere nuk me ka mahnitur Kalaja e Himares si kete here. Brenda rrethit te saj eshte nje lagje ndertesash prej guri me dritare te medha, te stilit dalmato-venecian. Ndikimi i Venedikut ketu ka qene shekullor. Deri me 1947 ka ekzistuar reliefi me figuren e luanit te Shen Markut, qe me pas e cuan ne fondet e Muzeut Arkeologjik te Tiranes. Ky reliev nga Vunoi i duhet rikthyer Vunoit. Shtepite e stilit dalmato-venecian te keshtjelles se Himares duhen restauruar, banoret qe i kane braktisur shtepite duhet te rikthehen. Nje lagje me shtepi te tilla ndodhet ne Ulqin, shtepi te ngjashme ka ne Budva, ne Tivar, dy te tilla jane ende dhe sot ne Durres. Ky stil arkitekturor eshte nje deshmi e forte. Shtepite e keshtjelles se Himares mund te kthehen ne shtepi muzeore, fjala vjen Muzeu i Tradites fetare, i etnografise dhe kenges popullore, i shkolles shqipe, i bashkejeteses se traditave gojore greke, i traditave ikonografike ne shekuj, i heronjve himariote etj. Pa harruar edhe nje muze arkeologjik, qe do te kishte nje ekzotike te pashlyeshme.

    Ne Vuno pashe shtepine e tipit kulle, te Odise Kasnecit, qe eshte nje kryeveper. Perse te mos kthehet ne muze te rralle? Te tere kishat e zones se Himares kane vlera artistike. Pse mos te publikohen me albume afreskat dhe ikonat e shkelqyera? Pse mos te ngrihet ne Palase nje skulpture bronxi e Jul Qezarit, i cili ka qene aty ne vitin 48 para Krishtit?

    Ka ardhur koha qe politika shqiptare t'i ktheje syte

    Asnje zone e Shqiperise nuk ka per ta arritur shkelqimin e k`nges popullore dhe polifonise shqiptare, sidomos te Pilurit. A mund te harrohen kengetaret e medhenj dhe te pazakonte si Neco Muko, qe botoi dhe dy libra muzikore te quajtura "Lyra himariote"? Ai i kendoi dertit te perjetshem erotik, qe e metaforizon si "Lulja jeshile". A mund te harrohet Nase Beni dhe poeti popullor me i shkelqyer dhe i famshem i Shqiperise se sotme, pilurioti Lefter ipa? A mund te harrohet Katina Bejleri kjo kengetare e madhe e Himares? Ne shtepine e Lefter ipes pashe me syte e mi pllaken matrice te gramafonit, ku me 1924 ne Paris Neco Muko incizoi kryevepren "Vajza e Valeve". M'u drodhen duart kur e preka kete pllake. Ai nje enderr perralle kam ne koke idene qe te behet nje skulpture vigane e "Vajzes se Valeve" per t'u vendosur mbi nje platforme mbi siperfaqen e Detit Jon. Kjo do te bente pershtypje te jashtezakonshme ashtu sic ben edhe Statuja e Sirenes se Anderstenit e vendosur mbi ujerat e Amsterdamit. Kjo statuje do te na kujtonte mallin, apoteozen e dashurise, tragjedite e shpresen. O Zot, ka ardhur koha qe politika shqiptare t'i ktheje syte nga Himara. Kjo Princeshe ne Gjume padyshim qe do te zgjohet. Amen!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Shendelli.
    Me sa di un Himara esht emer Grek ,dhe nje koloni e tyre .
    Ajo u be Ilire pas pushtimit te saj prej Filipit 5 ,mbreti i Makedonis .
    Gj t m .

  3. #3
    i/e larguar Maska e Fredi
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    55
    Ku i ke lexuar keto ti gladiator. Une nuk jam historian por nuk ma mer mendja qe eshte keshtu. Po te flasesh mire me ndonje historian do te ta shpjegoje. Mesoje pra historine mire se paske mangesi me duket.
    Me respekt Fredi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Dhimitėr Leka nga Dhėrmiu

    "I fundmi por mė fatlumi" shkruan Paolo Petta pėr Dhimitėr Lekėn nė librin e tij "Stradiotėt- Ushtarėt shqiptarė nė Itali, shekujt XV-XIX".

    Le tė shohim se ē'shkruan ai pėr tė nė kapitullin e fundit tė kėtij libri tė lartė cituar botuar nga shtėpia botuese Argo e Lecces nė 1996.

    Pėrkthimi ėshtė bėrė nga italishtja.

    -Pas prishjes sė formacioneve "maqedone", disa prej oficerėve shqiptarė ngelėn nė Mbretėrinė e Napolit; njė prej tyre meriton tė kujtohet si i fundit, dhe mė fatlumi ndėrmjet tėrė ushtarėve shqiptarė qė ushtruan profesionin e tyre nė Itali.

    Dhimitėr Leka u lind nė Drimades (Dhėrmi) tė Himarės, nė 1778; nuk e dimė nė se kish tė bėnte me Gjon Lekėn*, qė nė 1847 qe njė nga protagonistėt e njė kryengritje jo me fat tė shqiptarėve ortodoksė nė Kurvelesh, i cili u vra dhe u qa nė kėngėt popullore. Dhimitėr Leka, i hyrė nė fund tė shekullit XVIII nė regjimentin 'maqedon' nuk pati rastin qė tregonte guximin e tij me armė: kariera e tij i dedikohet nė fakt besimit tė mbretit, i cili pėlqente qė ta thėrriste "besniku im grek(it. il mio fido greco)" e nuk do harronte se si nė ditėn e 15 majit 1848, nė moshėn 70 vjeēare drejtoi veprimet ushtarake nė qendėr tė Napolit, kundėr kryengritėsve liberalė.
    Nė tė vėrtetė, Dhimitėr Leka nuk qe pėrndjekės i liberalėve, bile dimė se ka mbrojtur disa prej tyre; por u gjend kundoherė nė krahun e monarkisė nė vitet e kryenngritjes . I ngritur nė gradėn e togerit tė pėrgjithshėm nė 1855, qe i pranishėm nė 1856 nė atentatin e bėrė kundėr jetės sė Mbretit tė kryer nga njė ushtar italo-shqiptar Agesilao Milano(me tė cilin, pėr arsye se qe shqiptar donte tė bisedonte), nė vitin 1860, tanimė tetėdhjetėvjeēar, qe inspektor i pėrgjithshėm i kėmbėsorisė dhe dha dorėheqjen ditėn e hyrjes nė Napoli tė Garibaldit.
    Dhimitėr Lekės dhe familes sė tij kjo karrierė i solli edhe njė titull prestigjoz fisnik: i shoqėruar me njė prejardhje tė dyshimtė... nga shoku i Skėnderbeut, Lekė Dukagjini, i paraqitur si "Dukė" dhe bile edhe si pasardhės i Dukas-ve tė Bizantit, ai morri njė titull dukal, qė u solli pasardhėsve tė tij martesa tė shkėlqyera.
    Historia personale e Dhimitėr Lekės ēon nė ekstrem njė kontradiktė qė kish vazhduar nė shekuj: besnikėria ndaj kurorės e ushtarėve profesionistė vinte kundėr rebelimit tė fshatrave italo-shqiptare, qė tanimė po piqej nė njė afrim tė ndėrgjegjshėm.
    Ky afrim u duk qartė nė vitet '40, kur shumė italo-shqiptarė ishin afruar me konspiracionet kunder Burbonėve, duke sfiduar "Xhandarmėrinė dhe kasapin" dhe mė pas nė 1848, kur "komunisti" Domeniko Mauro pati mbėshtetjen kompakte tė fshatrave shqiptare. Mėrguar nė Korfuz pas reaksionit monarqik, Mauro bile kish tentuar tė rekrutonte luftėtarė shqiptarė pėr tė mbrojtur revoluconin italian. Qėndra e tėrė konspiracioneve qe kolegji italo-grek i San Domenico Corone; pas atentatit tė Agesilao Milano u fol pėr njė konspicion tė madh shqiptar, qė do tė kish qendrėn pikėrisht nė kolegj, gjė e cila u mohua, por qė mbase ekzistonte vėrtet. Edhe tej Farit, shqiptarėt u futėn nė masė nė opozitėn demokratike, qė nga ana e saj kishin njė italo- shqiptar Francesko Krispin - si njė prej krerėve mė me prestigj.
    Nė 1860 Garibaldi gjeti tek shqiptarėt e Piana-s - qė u quajtėn nga historian anglez Trevelyan "vatra e lirisė nė Siēilinė perėndimore", njė mbėshtetje tė sigurtė, qė ai vetė e mbante mėnd dhe e kujtonte dhe nga shqiptarėt e Kalabrisė mundi tė rekrutonte qindra luftėtare trima. Italo-shqiptarė tė tjerė u hoqėn mėnjanė e ndėrmjet tyre edhe Jeronim De Rada, i cili mė parė ishte afruar me rrymat e tjera liberale, dhe qė pikėrisht Dhimitėr Lekės i kish dedikuar Milosao-n e tij- romani nė vargje qė pati aq shumė rėndėsi nė evolucionin e literaturės dhe ndjenjėn kombėtare shqiptare - si "dėshmi - (kėshtu lexohet nė dedikimin) - nė ruajtjen (it. Attacamento KVJ) e zakoneve tė lashta tė njerėzve tė shpėrndarė tė Epirit (it. dispersa gente d'Epiro KVJ)".**

    * Besoj se Paolo Petta e ka fjalėn pėr Zenel Gjolekėn

    ** Eshtė interesante tė shėnohet se Jeronim De Rada (apo tė paktėn sipas Autobiogafisė tė botuar nė shqip, thotė se Dhimitėr Leka ėshtė nga Mirdita. Ndėrkaq sikundėr pohon edhe Petta, nė kėtė autobiografi tregohet ndihma e madhe qė u jep Dhimitėr Leka Jeronim De Radės., i cili qe nė atė kohė nė anėn e lėvizjeve liberale)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    DOSJA HISTORIKE E HIMARES
    AUTORET:

    Dr. Kristaq Vasil Jorgji

    Hyrje

    A e dini se:

    Etimologjia e Emerit dhe fillimet historike te Himares

    Himara dhe Udhetimi i Odhisese

    II. Himara ne Shkrimet e Lashta

    XXXXXXX

    Himara ne Kohen e Skenderbeut

    Autonomia e Himares dhe Venomet e Saj

    Pakti i Korfuzit

    Misionaret Baziliane ne Himara

    Fragmente nga libri i F. Pukevilit

    D12

    Eqerem Bej Vlora - Kujtime

    Niko Kanzazaqis - ASKETIKA(Raca)

    "Libra per nje Shoqeri te Hapur" Prof. dr. Jup Kastrati

    Fragmente nga libri "Krishterimi ne Shqiperi" nga Imzot Zef Mirdita

    Virgjili "Eneida"

    Fragmente nga "Odiseja" e Homerit

    Citim ne Anglisht

    Fragmente nga libri "Enigma"

    XXX

    Ku ka zbritur Jul Qezari ne Bregdetin e Himares

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Hyrje e Autorit


    Shkrimi i kėtij materiali ka nisur pjesėrisht rreth vitit 2001
    dhe ideja pėr tė shkruar nė mėnyrė tė organizuar
    nė gjysmėn e parė tė vitit 2002.

    Duhet tė them qė nė fillim se nuk ėshtė qėllimi i kėtij libri shkrimi i historisė sė plotė tė Himarės, detyrė qė do tė kėrkonte shumė mė tepėr njohuri dhe kohė se kam unė. Nė vend tė kėtij qėllimi madhor, motivimi im ėshtė tepėr mė modest - tė jap disa fakte tė cilat mund tė analizohen, dhe tė komentohen nga te tjerėt, kushdo qofshin kėta - historianė me profesion apo edhe pa profesion. Kam dashur qė tė jap FAKTET, spese kam pėrshtypjen (qofsha i gabuar), se deri tani historia ėshtė mė shumė komentuar se sa lexuar; se kjo nga ana e saj ka prodhuar mė shumė tym se nxehtėsi, se ka patur mė shumė keqinformime mbi ato qė dikush ka komentuar mbi njė material, i cili ka komentuar atė qė njė komentues tjetėr ka komentuar - duke lėnė pa pjesė atė qė duhet tė jetė i pari - dokumentin.

    Duke shfrytėzuar burimet e gjendura nė Shqipėri, Gjermani, Itali, Angli (veēanėrisht nė British Library) si dhe burimet e Internetit, tė cilat kanė si anėt e forta dhe dobėsitė e tyre, jam munduar tė jap dokumenta origjinale. Nėse do tė ketė ndonjė kontribut qė unė do tė parapėlqeja tė kish ky botim, ai do ishte tė ishte njė libėr referimi pėr disa dokumenta themelore pėr historinė e Himarės. Nuk dyshoj qė edhe tė tjerė kanė tė tilla dokumenta - ndoshta kjo ėshtė pjesa ime e guximit. Le tė mė falin nėse pėrsėris sepse nė kėtė ndėrmarrje jam nisur nga thėnja e Virgjilit "fortuna audaces juvant" apo " Fati i ndih guximtarėt". Shpresoj tė jetė kėshtu.

    Himara ka padyshim njė nga historitė mė tė lashta tė Shqipėrisė. Mbase ėshtė e vėrtetė sikurse edhe e pavėrtetė, se nė kohėn e socializmit, kur dikush paraqiti njė version tė Historisė sė Himarės, komenti qė ēoi nė mosbotimin e njė pėrpjekjeje serioze pėr kėte histori qe se "ka dalė bishti mė i rėndė se sqepari". Qė do tė thoshte se historia e Himarės po ja kalonte asaj sė Shqipėrisė. Matematikisht e vėrtetė.

    Por...

    Por. Janė bėrė edhe mė parė pėrpjekje pėr tė pasqyruar historinė e saj tė cilat kanė njohur njė revival kėto dy vitet e fundit. Disa si ai "Himara nė breg tė detit", Baēa i Kleanthi Andonit, libri "Himara nė stuhitė e shekujve" Arbri 2001, i Spiro Rushės nga Qeparoi, "Dėshmoj pėr tė vėrtetėn" i Aleks Nikollorit, Erik 2001,"Dhėrmiotasit e Himarės" tė botuara nė Greqi nga Kosta Dede, libri i Pirro Polo-s, "Qeparoi historik dhe turistik i kapedanėve" Dita 2001, librat "Kur ēelnin shkronjat" dhe " Shtatė detet e Himarės" tė To Enės tė Idajet Jahjaj, dhe pa dyshim libri i Fane Veizit "Bregu i Detit ne Kėngė" janė disa nga shėmbuj tė kėtyre pėrpjekjeve. Kam lexuar nė dorėshkrim njė libėr tė Aleko Rrapos pėr historinė e Himarės, e cila ėshtė shkruar rreth viteve '80.

    E pa vėne asnjėherė nė dyshim Historinė e Shqipėrisė dhe periodikėt e shumtė. Ka edhe njė POR, qė i ka rrėnjėt nė historinė e kėaj treve. Nė kohėn e sotme, kur shumė njerėz po lenė Shqipėrinė, dhe kjo plagė ėshtė ende mė e rėndė pėr Himarėn pėr vetė lidhjet historike qė kanė patur me Perėndimin, pėrfshirė kėto edhe Greqinė (edhe ndonėse nuk ėshtė nė perėndim gjeografikisht me Himarėn), ka njerėz qė kanė vėnė nė dyshim nėse Himariotėt do tė kthehen.
    Eshtė e vėshtirė qė tė bėsh parashikim pėr njė ēėshtje me aq tė panjohura. Kėto vendime merret me analiza konkrete kryesisht me bazė personale, objektive si dhe subjektive. Personalisht edhe pesimistėve qė anojnė tė mendojnė se emigrantėt nuk do tė kthehen mė pas nė Himarė, u kam dhėnė shėmbullin e njė Joniani tė shquar, Odhisesė, i cili ndonėse i joshur nga perėnditė, nimfat pasuria, fama, pushtimet, udhėtimet, i kėrcėnuar nga tėrė rreziqet qė i sillnin njerėzit dhe Perėnditė, i qėndroi besnik vėndit tė tij. Ndonėse kjo i kushtoi njė jetė (dhe padyshim njė vėnd nė historinė apo letėrsinė botėrore). Ka njė motiv qė e udhėheq Odhisenė nė rrugėn e kthimit nga Troja. Do tė mė pėlqente qė ajo tė qe NOSTALGJIA apo MALLI pėr tokėn e tij, dheun e tij dhe tė parėve tė tij. Dheu i tokės sė ashpėr, me ullinj, plot bukuri e det, me blu deti dhe qielli, me shkėmbinj tė rėndė dhe tė kryeneēė - ja pse kthehet Odhiseja- njė motiv qė unė besoj se e kanė edhe Himariotėt kudo ku janė.

    Ka edhe njė opinion i cili pėr mendimin tim modest ka njė peshė tė madhe, ndonėse shpesh inkoshient, tė pandėrgjegjshme, nė kėtė vendimmarrje. Himariotėt si tėrė mesdhetarėt, i kanė pasionet e mėdha, futur kėtu edhe dashurinė pėr tokėn e tyre. Shkaqe ekonomike i kanė shtyrė qė tė bredhin nė tėrė botėn, shkaqe qė dikė tjetėr i ka bėrė tė harrojnė tėrė atdheun e tyre, apo mėmėdheun. Por pėr ata ėshtė ndoshta mė e vėrtetė se tė tjerėt, ajo qė i ka pėrmbledhur njė Dhėrmias i madh, Petro Marko.Edhe ai jetoi larg vėndlindjes sė tij, tė cilėn e quante (dhe kėtu edhe unė jam dakord me tė) si fshatin mė tė bukur tė botės, dhe dėshėronte tė vdiste atje. Sikundėr im atė, qė thoshte se kur tė vdiste donte tė varrosej nė Dhermi. Sikurse edhe im gjysh qė sakrifikoi e la Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr tė vdekur nė vėndlindjen e tij. Sikundėr mijra tė emigruar, qė nė kohėn e Enver Hoxhės, kur nuk lejoheshin tė shkelshin nė tokėn e tė parėve, dilnin nė Sidari ne Korfuz dhe qanin "vėndin me vulė" - siē mė shpjegonte Kosta Dede nė Korfuz.

    Dashuria pėr baltėn e kuqe, pėr Ēikėn plot mjergull e borė, pėr ullirin mijėvjeēar, pėr fiqtė e detit (si ata vetė, me gjėmba jashtė por tė mrekullueshėm brėnda), detin i kaltėr dhe ajrin e pastėr dhe ujin e pastėr (qė si gjaku nė organizmin njerėzor shkon nė ēdo qelize duke rizgjuar jetėn nė ēdo ēast), lag tėrė pemėt e rritur me gjak dhe djersė nga tėrė bregasit, janė pėrbėrėsit qė ngjizin kėtė nostalgji. E unė kam besimin se e gjithė kjo do tė bėjė qė tėrė ata qė e kanė kėtė kujtim tė gdhėndur nė mėndjen e tyre, pavarėsisht se ku u ka rėnė rasti tė jenė nėpėr botė, tė rikthehen sėrisht nė Himarė.

    Poeti piluriot Lefter Ēipa ka bėrė pėrkufizimin mė tė shkurtėr tė plotė tė natyrės sė Himarės " Himarė e bukur Himarė, mal pėrpjetė e poshtė dallgė". S'ka thėnė thėnė ndoshta det, por dallgė pėr tė simbolizuar shpirtin e trazuar nga fortunat apo tramundanat e Bregut, tė brėndshme dhe tė jashtme, tė Himariotit. E me kėtė shpirt tė trazuar ai ka bredhur tėrė botėn duke sjellė me vehte pėrvoja dhe dituri duke e kthyer kėtė vėnd njė kopėsht tė madh me njė bukuri tė rrallė. E ndoshta ka ardhur koha tė them edhe dy fjalė pėr kėngėn popullore, e cila ka qenė edhe dokumenti i vetėm pėr Himariotėt. Vargje tė shumta kanė sjellė nga thellėsite e shekujve historinė e kėsaj treve - ndoshta jo me vlera tė mirėfillta historike, por pa dyshim pėr tu patur parasysh. Shpesh lavdėruese por qė meritojė vėmėndje dhe qė padyshim kanė vlera.

    Poeti i madh anglez, Lordi Bajron ka shkruar pėr Himariotėt vargje monumentale : Tė bijtė e Himarės, qė s'falin as mikun/ si mund ta lenė tė gjallė armikun/ tė tė mos hak pushkėt besnike/ka shėnjė mė tė bukur se zemrat armike! e cila nė anglisht ėshtė: The sons of Chimari who never forgive/ the fault of a friend, bid an enemy life ?/ Let those guns so unerring such vengeance forgo? What mark is so fair as the breast of a foe?

    E ndėrkaq Nase Beni, njė bir patriot i kėtyre brigjeve, qė la edhe ai SHBA pėr tu kthyer nė vėndlindjen e tė parėve, thurr kėto vargje lapidare pėr Himarėn: Kush ėshtė lule e vilajetit/ qė ja kanė bota sevdanė/ Himara nė breg tė detit/ Stisur ndė Akrokeraunė/ Rreth e rreth anės sė detit/ Shtatė fshatra qė janė/ Si sorkedh tėrė mileti/ Tė penės e tė dyfekut/ aman trima kapedanė/ i tregojnė gjoksin dovletit/ si zogjtė nė tramundanė.

    Nė vitin 1993 pata rastin tė shkoja nė fshatin tim Dhėrmi, me drejtoren e atėhershme tė USAID-it, zonjėn Dianne Blane. Padyshim qė fshati i bėri njė pėrshtypje tė jashtėzakonshme aq sa tani adresa e saj tė E-Mail-it ėshtė Himara. Por ajo ngeli pa mėnd kur e ftuar nė kafenė e fshatit, u pėrball me njė tufė burrash tė cilėt e sfiduan me shumicėn e gjuhėve tė rėndėsishmetė botės. Ajo u pėrgjigj padyshim anglisht, por edhe frėngjisht pasi kish punuar nė Afrikėn Franceze dhe kėshtu qe mbi mesataren amerikane tė mėsimit tė gjuhėve. Por dhėrmiotėt, e sikundėr jam i bindur edhe qeparotasit, vuniotasit apo tė tjerėt, mund tė flasin shumė gjuhė, dhe mund tė merren vesh me tėrė botėn. Sepse janė nė gen kozmopolitė, qė ėshtė njė tipar i vyer nė kohėn e sotme. Siē thotė njė kėngė popullore.

    Ėshtė fakt i njohur lidhja e ngushtė e Himariotėve me Greqinė dhe Italinė. Kjo ėshtė edhe "una questione spinosa" siē thonė italianėt, apo e ngatėrruar. Ka ngatėrrime politike, jopolitike dhe gjeopolitike dhe unė nuk do tė ngatėrrohem me kėtė ēėshtje pasi nuk kam as fuqi dhe as dėshirė tė ndez polemika nacionalistėsh tė tė dyja palėve tė cilėt janė plot vullnet. Por nga ana tjetėr, faktet do tė jepen dhe pastaj secili le tė marrė kėtė vendimin qė ja thotė llogjika. E them kėtė pasi e kam tė freskėt fytyrėn e Xhafės, shoferit, i cili ngeli i mahnitur, kur unė vizitova shtėpinė e hallės time nė Dhėrmi dhe fola vetėm greqisht. Por pata njė reagim tepėr mė tė habitur tė njė politikani tė ri kur i tregova "Kujtimet" e Eqrem Bej Vlorės, i cili shkruante "s'kish dyshim se njė pjesė e Himarės ishte me origjinė ndonėse tė largėt Greke". Madje ai mė tha se nuk duhej tė pėrmėndej ky fakt. E kundėrta. Unė mendoj se shumė "Xhafa" qė gjykojnė pa patur fakte dhe pa njohur. Unė jam ndodhur pėrballė njerėzve tė cilėt kanė pohuar se "ata mendonin, por meqė nuk dinin asnjė gjė konkrete pėr problemin nė fjalė". Me kėtė nuk dua tė marrė asnjė anė nė polemikėn e madhe nėse Himara ėshtė Greke nė origjinė, pasi ēėshtja e territorit tė Himarės si tokė ėshtė e mbyllur qė nė 1913, nė mos gaboj, aq mė tepėr qė e ardhmja ėshtė europiane. Ajo qė dua tė them ėshtė se janė Himariotėt qė do tė vendosin se ēfarė janė nė bazė tė fakteve dhe zemrės sė tyre.

    Do tė jetė mirė qė tė vendosin se ē'janė tė zotėt e punės. Dikur (shihni pėrkthimin e Eduard Lirit) tė pyetur nėse janė Shqiptarė, tė Krishtėre apo Turq, ata pėrgjigjen se janė thjesht "Himariotė".

    Siē tha Hugoi, kur morri pjesė nė njė diskutim nėse shkrimtarėt duhet tė japin mendime pėr kritikėn letrare "E kush e njeh mė mirė minierėn mė mirė se minatorėt".

    Dhe Himariotėt kanė treguar nė shekuj se sikundėr Kalorėsit e Tavolinės sė Rrumbullakėt tė mbretit legjendar Artur tė Anglisė kanė " Urtėsinė pėr tė zbuluar tė DREJTĖN, kanė Vullnetin ta zgjedhur tė DREJTĖN dhe Forcėn qė ta zbatojnė tė DREJTĖN". Amen.

    Dr. Kristaq Vasil Jorgji nga Dhėrmiu i Himarės

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    A e dini se:

    Pėrveē Himarės sė Shqipėrisė ka edhe nje Himarė tjetėr, nė Jordani - nė Detin e Vdekur i cilėsuar si "Wadi Himara"
    (shih htpp://www.tictac.co.il)?
    Se ka nje Himarė edhe nė gadishullin e Manit ne Greqi, afėr Flimochorit
    Se ka njė rrugė tė emėrtuar "Himara" ne Athinė Greqi, nė lagjen Maroussi
    Se ka njė Himera edhe nė Itali
    Se emri i Himares ėshtė shėnuar ne murin e Parlamentit Grek, sė bashku me Moravėn, Korēėn, Tomorin, Gjirokastrėn, Trebeshinėn etj Ka njė kompozitor maroken tė quajtur Aboul Housain Ali Ibn al-Himara al Gharnati, i cilėsuar si njė nga mė tė mirėt pėr muzikėn andaluzianė-marokene?
    Se ka edhe emra personash Himara - njė sekretare e njė shkolle fillore nė Miami, Florida quhet Himara Batres
    Se ka njė individ tė quajtur Mansuetti Himara
    Se ka njė voleibolliste nė Belgioioso tė quajtur Himara Balzano, (shih www.nwmvolley.it),
    sikurse edhe njė piktore spanjolle quhet Leidi Humphreys Himara?
    Se Peter Himara eshte kryeplak i njė fshati nė Kosice
    Se nė kohėn e Luftes sė dytė Boterore ka patur njė oficer ne flotėn Italiane tė quajtur Filip Himara?
    Se ka njė student Nigerian tė qujatur Ndubisi Chimara nė Universitetin e Nigerisė?
    Se ka edhe kuaj (Ulla Britta Himara) dhe qen (Chimara Schuru-esch-Schamops) me emrin e Himarės?

    Grupi amerikano-latin "Eskalofrio Son" ka nje kėngė: "Fiesta imara" (Los huaraches de paco)
    (shih tek htpp://members.tripod.com/MSKA/eskalofrio)
    Se ka njė "Himara Holding" e rregjistruar nė Canada me numėr telefoni (780)-422-3057)?
    Se ekziston edhe njė metodė pėr termodinamikėn qė nė anglisht ėshtė "Numerical Study on Transient Aerodynamics of Moving Flap Using Conservative Chimara Grid Method"
    Se nė njė film vizatimor per fėmijė "Maverick" njė nga personazhet pozitivė Meshkuj ėshtė Himara Kemshin?
    Se sė fundi Hewlet Packard ka hedhur nė treg Digital Camera me "Himara Greeting Card"?
    Se ka pasur njė anije passagjerėt greke tė quajtur "Himara"1800 tonėshe, e cila mė 19 Janar 1947 u hodh nė erė nga mina detare tė lėna pas Luftės sė Dytė Botėrore. U vranė 393 nga pasagjerėt dhe anėtarė tė ekuipazhit - shpėtuan 200. Tė lidhur nė zinzhirė qenė 40 guerilas grekė, tė cilėt nuk shpėtuan dot.
    Se ka njė fshat Vuno edhe ne Qipro i vendosur pėrballė Turqisė?
    Se ka edhe njė fshat Dhrimadhes apo Dhėrmi nė Greqi i ndodhur nė veri tė Kakavijės, afėr Konicės?
    Se Akrokeruanet (apo malet e Vetetimės) janė pėrmėndur nė vjershėn e Percy Beshy Shelly-it? "Arethusa" si dhe tė Robert Duncan? Arethusa u ngrit /nga koēia e saj me dėborė/ nė malet e Akrokerauneve...
    Se ka njė tregim tė Melvill, Herman "Njeriu me shkopin ndriēues" ku pėrmenden Akrokerauanet sikurse edhe nga Horaci dhe Aleksandėr Dumasi(i Ati) nė librin e tij, "Tulipani i zi"?
    Se Poema "Milosao" e Jeronim De Rades i kushtohet Kapedan Dhimiter Lekes mga Himara

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Etimologjia e emrit dhe fillimet historike tė Himarės.

    Emri i Himarės ndeshet nė literaturė nė shumė dokumente.
    Ky fakt ėshtė dhėnė pjesėrisht edhe nė faqen e parė tė kėtij shkrimi nėn titullin:
    "A e dini se"?
    Himara, Chimarra apo Chimara, Chimera, Chimerum dhe Chimerium, janė nga format mė tė pėrdorura. Cimera, Cemarra apo Chimęra, Chimęrum deri tek Zimara dhe banorėt Zimarioti, janė disa nga forma e ndeshura nė versionet e tė shkruarės latinishte.
    Shpjegimet janė edhe kėtu tė shumta. Nga ajo Greqishte apo "himeros" qė thotė "pėrrenj" - e pėrshtatshme pėr nga vėshtrimi qė mund ti kenė bėrė grekėt, tė cilėt e kanė parė nga Deti Jon - plot pėrrenj.
    Shpjegimi tjetėr po greqisht ėshtė edhe Himera nga e cila pėrshkruan njė kafshė mitollogjikė - me kokė luani dhe demi me trup...
    Spiro Rusha nė botimin e tij tė fundit jep njė shpjegim tjetėr, i lidhur edhe mė tej me sankrishten dhe shqipen.
    Ai argumenton se termi "Himarė" vjen nga shqipja "Hi, apo Hijė, Hėnė, Yll apo Hyll" dhe "MARS" qė ėshtė perėndia e luftės.
    Nė esencė, pėrsėri sipas Rushės, termi "HIMARĖ" do tė mund tė transkriptohet si Perėndia e Luftės.
    Edhe shpjegimet e emrave tė fshatrave qė pėrbėjnė krahinėn e Himarės janė interesantė pėr tu shpjeguar. Njė pjesė e tyre janė tė shpjegueshme lehtė me greqishten. Ashtu sikundėr edhe vetė emri "Himarė".
    Kėshtu "Vuno" nė greqisht ka shpjegimin "Mal".
    "Palasa" me termin korrespondues "i lashtė, i vjetėr".
    Dhėrmi apo mė mirė Dhrimadhes me termin "dushk",
    Ilias me termin "Ilios, Helios", "diell" etj.
    "Qeparoi" mendohet se eshte nje titull nderi qe i jepesh ushtarit romak mbas betejes ne qoftese ai ishte shquar ne ate beteje si trim. Ka te ngjare qe per here te pare ta kene perdorur venecianet kete term kur kane shkelur per here te pare ne teritorin e Qeparoit dhe kane ndeshur banoret e hershem dhe duke pare trimerine e shkathesine e tyre i quajten "qeparotas", me pas ndoshta mori edhe vendi emerin "Qeparo".
    Kudhėsi, dhe Piluri, janė mė tė vėshtirė pėr tė gjetur etimollogjinė e fjalės.
    Ndėrkaq ka edhe pėrpjekje pėr tė gjetur edhe shpjegime shqip.
    Kėshtu Dhėrmiu ėshtė tentuar tė shpjegohet me dy togėshin "dhe mih" shpjegim ndoshta i pėrshtatshėm pėr tė dhėnė vėshtirėsinė e kultivimit tė bimėve nė kėtė rajon.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Himara dhe udhėtimi i Odhisesė

    Spiro Rusha nė librin e tij "Himara nė stuhitė e shekujve " botim i viti 2002, shtron hipotezėn se Himara ėshtė pėrmėndur edhe nė librin e shquar "Odhise-ja" tė Homerit. Ai thotė se Homeri pėrmend nė librin e tij vetėm njė herė Epirin dhe shpjegon se "Odhisea ėshtė nisur nga ishulli Ajaja ku banonte Ēirēja dhe lundroi nga Perėndimi drejt Lindjes dhe arritėn atje ku ėshtė krahina dhe qyteti i burrave himarjote". Homeri, sipas z. Rusha thotė se "populli jeton pa e parė diellin pėr shkak tė reve tė mjergullės qė mbulon tėrė krahinėn". Homeri nuk e shpjegon shkakun e kėtyre reve dhe mjegullės sė vazhdueshme nė qiellin e Himarės. Z Rusha pėrmend edhe Pukėvilin si mbėshtetės pėr hipotezėn sė kėto re janė produkt i vullkaneve tė shumta - duke theksuar se edhe nė kohėn e Pukėvilit kėto fenomene nuk qenė aktuale.

    Njė argument tjetėr qė mbėshtet kėtė hipotezė ėshtė edhe citimi i Barletit kur thotė se nė kuvendin e Lezhes merrte pjesė edhe princi Andrea Topia, i cili citohet te ketė pohuar se tė parėt e tij " ishin te njohur si princėr edhe pėr sundimin e Himarės sė Uliksit... njė vend malor kundrejt Korkyrės (Korfuzit KVJ) ku banon njė popull i pamposhtur dhe trim qė tė mos themi luftarak, tė cilin e quajmė zakonisht Himarjotė, ata i kanė pėrbuzur gjithmonė turqit e harbuar pas nėnshtrimit tė Epirit me vdekjen e Skėnderbeut dhe kanė jetuar gjer nė kėtė kohė me njė farė lirie tė pashoqe tė natyrės" (Historia e Skenderbeut f. 93)

    Ndėrkaq Plini i Dytė, autor i veprės "Historia e Natyrės", nė librin e tretė pėrmėnd Cimmerium si vėndin "Cimmerii dicuntur homines, qui frigobus occupas terras incoilunt, quales fuerunt inter Baias et Cumas, in ea regione, in qua convallis satis eminenti jugo circumdata est, quae neque matutino. Neque vespertino tempora Sole contegitor" si vėnd tė vendosur nė Kampanja. Askush nuk e vė nė dyshim se pėrmėndja nė librin e Homerit, qė ėshtė qenė njė nga dy biblat e grekėrve tė vjetėr si dhe njėkohėsisht nje nga librat mė tė shquar tė letėrsisė botėrore, paraqet njė vlerė tė jashtėzakoshme. Dhe padyshim do tė uronim tė qe kėshtu.

    Ndaj, pėr ta verifikuar kėtė hipotezė sa interesante aq edhe tė vlefshme, le te shohim ne fillim se ē'thotė vetė Homeri tek Odhisea, Kėnga XI 15
    ...nga Perėndimi, kur rrugėt e i mbulojnė hijet e natės, arritėm nė kufijtė e oqeanit, ku truall e banesa kanė kimerėt. Jeton ky popull krejt mbuluar me mjergull edhe me re, pėlhurė qė kurrė s'e ēan tė thuash njė rreze dielli, as kur ky i ngjitet qiellit as kur zbret nėn dhe. Mbi ata tė mjerė kish rėne nata e amshuar..."

    Duhet thėnė qė nė fillim se nuk ka asgjė tė ēuditshme qė Himara tė jetė njė nga stacionet e Odisesė. Dhe kur dihet se studimet e bėra pėr tė hartuar njė hartė tė udhėtimit tė bėrė nga heroi grek, tė shtrira nė mė tepėr se 25 shekuj, janė aq tė shumta dhe aq kontradiktore, ėshtė e lehtė tė pėrjashtosh ndonjė emėr. Aq mė tepėr kur duhet parė me dashamirėsi. Aq mė tepėr qė teoritė e kanė bėrė Odisėn tė jetė edhe nė Spanjė, Krime, dhe deri nė Polin e Veriut dhe tė Jugut.
    Aq mė tepėr kur ai ka ndejtur edhe nė ishullin Fanos(nė lashtėsi Othonos) qė ėshtė aq afėr Himarės, aq mė tepėr qė stacioni i fundit para se tė arrijė nė Itakė ėshtė ishulli i Feakėve apo Korfuzit qė ėshtė aq pranė brigjeve. Por duke bėrė njė vėshtrim mė tė vėmėndshėm nė librin e Homerit sė pari duhet thėnė se jo tė tetė vjetėt e udhėtimit tė tij janė vite lundrimi, siē mund tė imagjinohet. Llogaritjet tregojnė se udhėtim nė det i Odisesė zgjati jo mė tepėr se gjashtėdhjetė ditė. Kjo do tė thotė se mbetja nga tetė vjetėt ėshtė kaluar nė tokė duke e ngushtuar tepėr numrin e vėndeve ku ai ka shkelur. Ndaj disa studjues qė janė marrė me kėtė hulumtim, e kanė ndarė tėrė udhėtimin nė tetė etapa, duke nisur nga Troja e duke pėrfunduar nė Itakėn e tij tė famshme, fqinjė gjeografike tė Himarės.

    Etapa e tetė sipas rikonstruksionit tė bėrė (shih htpp://web.tiscali.it/apaone/ilvero.htm) ėshtė ai qė e ēon udhėtarin e famshėm (ėshtė pėr tu pėrmėndur se ka edhe njė shpjegim tė emrit Odhiseja nga shqipja Udhė, e cila ėshtė interesante) nga ishulli i Ēirēes nė Himarė, sipas dy autorėve Rusha dhe Barleti, por nė Imera (apo Himera) sipas studjuesit Italian. Imera apo Himera, (Himara ???) e Italisė Himera e Italisė (it. Imera) ėshtė njė luginė e cila shtihet nė pjesėn veriore tė Ishullit ndėrmjet Palermos dhe Mesinės me nje lume me te njėjtin emėr. Po ashtu ka edhe njė Termini Imerese si dhe Terme Imerese (apo Ujrat Termale tė Imerės). Himera, sipas tė dhėnave historike ėshtė themeluar rreth viti 649 p.e.s dhe qe njė qytet grek i lulėzuar dhe sė bashku me Selinuntėn, pėrbėnin avancimin mė verior Grek drejt Perėndimit. Ėshtė themeluar nė Perėndim tė lumit me tė njėjtin emėr dhe ne Jug tė saj ndodhen dy kodra qė e pėrmbyllin kėtė vendodhje. Kėto kodra rreth 100 metra tė larta, janė tė rėndėsishme pėr tė kontrolluar tėrė pllajėn dhe bregun. Edhe sot mund tė dallohet mbetje arkeollogjike tė cilat dėshmojnė pėr lashtėsinė si dhe lulėzimin e qytetit. Eshtė i famshėm nė kėtė qėndėr edhe tempulli i Fitores si dhe mbetjet e disa lagjeve tė qytetit. Tempulli i fitores ėshtė njė tempull dorik, me kompleksi e tij mbresėlenės me kapitele me kokė luani qė tani janė nė Muzeun Arkeollogjik tė Palermos. Gėrmimet e bėra nga Universiteti i Palermos kanė nxjerrė nė dukje tashmė njė pjesė tė madhe tė vėndbanimit si dhe njė vėnd nderimi tė dedikuar Perėndeshės Athinė.

    Aktualisht sot pėrveē tempullit tė Fitores, i cilėsuar si tempull i vetėm dorik peripterik nė provincėn e Palermos, shihen tė vendosura nė mes tė dhjetra hektarėve mund tė vrojtohen edhe qendra tė ndryshme gėrmimi. Himera u themelua nga njė pėrzjerje kalcidezėsh tė Zanklės dhe dorikėsh dhe jetoi vetėm 240 vjet i shkatėrruar nga ana e Kartagjenasve.
    Ėshtė pėrmėndur nga Diodori (XIII, 62,4), por i pacituar nga Tucididi. Diodori thotė se jeta e kėtiij qyteti mbaroi rreth vitit 429 pes, nga furia hakmarrėse e Hanibalit, biri i Xhiskonit. Dimė edhe emrat e tre themeluesve apo tre njerėzve qė luajtėn rol themelor nė themelimin e saj - Euklidi, Simo dhe Sakoni. Tucididi na siguron se ndonėse u themelua nga njė pėrzjerje kalcidezėsh dhe dorikėsh- institucionet kishin vulė kalcideze.

    Ėshtė pėr tu shėnuar se disa autorė se Himera ka qenė ndėrmjetėse (it. mediatrice) ndėrmjet Kartagjinezėve dhe Etruskėve, por edhe i interesuar direkt pėr tregėtinė direkte me Spanjėn. Emri i saj lidhet me betejėn e famshme tė Himerės tė viti 480 p.e.s. qė shėnoi pėr grekėt e Siēilisė, fillesėn e viteve tė zhvillimit politik, kultural dhe artistik. Kjo luftė nisi me dėbimin e tiranit tė Himerės, Terillo, nga ana e teronit tė Agrixhentos. I dėbuari, pasi kish rėnė dakord me generalin Anasilao tė Rezhios kish kėrkuar ndihmė e Kartagjinezėve dhe kėta tė fundit zbarkuan nė Panorm (njė tjetėr koinēidencė me Himarėn e sotme pasi edhe gjiri i sotėm i Porto Palermos, emėrtohej nga romakėt e lashtė Panormus, siē citohet edhe nga udhėtarė tė ndryshėm tė shekullit XIX qė kanė kaluar nėpėr Shqipėri). Hamilkari, babai i i tė famshit Hanibal?? rrethoi Himerėn e zaptuar nga Teroni. Por tė gjendur para rrezikut punik apo kartagjinez, u formua njė alenacė ndėrmjet Teonit tė Agrizhentos, Xhelonit tė Sirakuzės dhe Imprezėve (Herodoti VII, 165-167; Diod. XI, 20,3 ss; PolieniI,28,1) dhe ēoi nė fitoren e famshme tė grekėve, e cila pati njė jehonė tė madhe. Kjo ka ndodhur nė tė njėjtėn ditė tė betejės ė famshme tė Salaminės, dhe e frymėzoi Pindarin (OL.XII;1-3) tė predikojė se Himera do tė qe e famshme dhe e fuqishme - gjė qė nuk ndodhi.

    Por sidoqoftė qyteti pati njė zhvillim dhe u shndrua nė njė qendėr tė fortė tregėtare qė kontrollonte njė territor tė shtrirė nė Siēili. Pas luftės sė 480 p.e.s. natyrisht pati zhvillime tė reja me shėmbje aleancash, ngritje nė fuqi tė prijėsve tė ndryshem ndėrmjet tė cilėve edhe Ergotelit tė Filatorit, i bėrė qytetar i Himerės nė 472. Mė pas, pati njė regjim demokratik dhe vazhdoi tė mbajė njė politikė tė jashtme tė kujdeshme dhe u rreshtua me qytetet e tjera dorike tė Siēilisė. Nė 415 p.e.s. u deklarua aleat i Sirakuzės dhe qe e pranishme nė disfatėn shkaktuar Athinasve diku rreth Assinaros-s. Ndaj nė 409 p.e.s. qe shkaku tragjik i fundit, pasi Kartagjenasit nuk i'a kursyen sulmin sė bashku me Selinuntės tė cilėt ranė nė tė nėjtin vit. Mė kot shkuan edhe pėrpjekjet e bėra mė pas.

    Dy vjet mė vonė mė 407 p.e.s., Kartagjenasit themeluan njė qytet nė vėndin e ujrave termale tė vjetra (Diod. XII,114,1). Qyteti i ri kish popullsi tė pėrzier, Katagjenase dhe Himeriotė tė shpėrngulur nga qyteti i rėnuar i tyre. Ky fakt si dhe fakti tjetėr qė ujrat termale morrėn emrin e Imerės tė bėn tė mendosh qė Greket e Himerės kishin zėnė pozita tė rėndėsishme nė qytetin e riformuar duke kapur dhe pėrqėndruar nė hegjemoninė e poltike dhe ekonomike tė qytetit tė formuar.

    Zbulimet e para arkeollogjike tė Himerės filluan nė 1537 nga Claudio Maria Arezzo dhe Tommaso Fazello, tė cilėt sinjalizuan sė pari mbeturinat e a qytetit nė tė majtė tė lumit tė Madh. Pas kėtij propozimi pėr vėndodhjen e Himerės, vazhduan debatet deri nė njohjen pėrfundimatre tė vėndodhjes sė qytetit tė lashtė. Gėrmimet vazhduan edhe nė kohėn e sotme nga Universiteti i Palermos. Himera ėshtė e njohur edhe pėr emetimin e monedhave tė dhrahmave dhe nėnnjėsive tė tyre, tė cilat kanė filluar tė duken rreth viteve 550-530 pes. Mė pas nga viti 472 p.e.s. Himera sikurse edhe Agrixhento nisi nxjerrjen e tetradhrahmave(katėrdhrahmave). Po ashtu edhe pėrdorimi monedhave tė bronxit - hemilitrom, pentonkion, tetakras, heksas, tė cilėt sebashku me dhrahmat, patėn njė pėrhapje tė madhe nė tėrė Siēilinė.

    Udhetimi i Odhisesė pėr nė Himera (Himara??) Ashtu sikundėr pėrmėndėm nė fillim, (gjitmonė sipas hipotezės sė paraqitur) krejt udhėtimi i Odhisė pėr kthim nė shtėpi ėshtė ndarė nė dymbėdhjetė etapa:
    Etapa e parė deri nė kepin Malea,
    Etapa e dytė e udhėtimit ėshtė nga Kepi Malea nė tokėn e lotofagėve,
    Etapa e tretė nga Lotofagėt deri nė ishullin e Ciklopėve ku ndodh takimi me Polifemin, djalin e Poseidonit, mbretit tė Dettrave dhe vėllait tė Zeusit, mbretit tė perėndive,
    Etapa e katėr nga kėtu nė ishullin e Eolit, zoti Erėrave,
    Etapa e pestė nga Eoli nė tokėn e Lestrigonėve,
    Etapa e gjashtė nga kėtu nė ishullin e magjistares Ēirēe, ku qendron tepėr gjatė,
    Etapa e shtatė nga kėtu nė vėndin e orakullit tė Tirezit, qė parasheh te ardhmen,
    Etapa e tete pėr nė Himera,
    Etapa e nėntė nga Himera nė kalimin e Shillas dhe Karibdit,
    Etapa e dhjetė nga kėtu nė ishullin e Trinakias,
    Etapa e njėmbėdhjetė nga Trinakia nė ishullin e Oxhixha-s, dhe e fundit
    Etapa e dymbėdhjetė pėr nė ishullin e Feakėve nga ku Odhisea lundron pėr nė Itakė, ku e prisnin Penelopa dhe mtonjėsit. (shih Hartėn mė poshtė pėr paraqitjen grafike)
    Udhėtimi i Odhisesė nga ishulli i Ēirēes pėr nė Himera duket se ėshtė nisur nga Ustika pėr nė perėndim tė ishullit tė Siēilisė. Odhiseja udhėton tėrė ditėn dhe zbarkon nė tė ngrysur; kjo nė vetvehte ėshtė tregues i distancės, pasi ėshtė e lidhur me distancėn qė mund tė pėrshkruajė njė varkė me vela qė qe nė pėrdorim tė udhėtarit legjendar tė Homerit.

    Por le te shohim ē'thotė vetė Homeri tek kėnga XI 628-630.
    "Nėpėr moēale kalo gjer nė ato vise, ku Piriflegjeronti Akeronti e pret e ujrat nga Stigjia derdhen nė Koēit brėnda.
    Kėto dy lumenj me shungullimė sė bashku rrjedhin para Shkėmbit tė Madh"...

    Nė fakt shkėmbi i pėrmėndur ka tė ngjarė tė jetė njė shkėmb i stėrmadh i quajtur Mali Kalogjer, dhe tė dy lumejtė mund tė jenė Lumi Torto, dhe nė krah tė tij Lumi i Madh apo i Himerės
    ... "Atje duhet tė afrohesh, Vėr veshin ē'po tė them - tė gėrmosh Njė gropė tė madhe, e bėj tri baltime tė vdekurve, mė pas me qumėsht dhe mjaltė, pastaj me verė"...

    Ky vėnd i pėrshkruar ėshtė i rėndėsishėm pasi ėshtė vėndi i Tempullit dorik tė Himerės, i cili siē ėshtė treguar nė pjesėn e pėrgjithshme ėshtė aktualisht i rrėnuar. Po ashtu ėshtė pėr tu pėrmėndur fakti se edhe kolonia Greke e Himerės ėshtė themeluar thuajse njė shekull mė vonė pas Homerit, por siē ndodh nė kėsi rastesh tempulli ėshtė paraprirė nga tempuj paraardhės prehelenistikė.

    Ashtu si nė Siqili edhe nė vende tė tjera, ėshtė i njohur fakti i shfrytėzimit tė vendeve tė ritit pėr objekte tė tjera kulti nga ana a kolonėve grekė.

    Homeri e ka cilėsuar rajonin e Adės dhe Persefonit si vėndin e Himerės dhe tė Himeriotėve; por ėshtė pėr tu shtuar se monedhat e emetuara nga kolonia greke mbajnė emrin interesant tė Himarės(it. Chimara).

    Odhisea qėndron pėr pak kohė nė ishullin e Himerės dhe tokėn e Himeriotėve. Siē ėshtė porositur nga Ēirēja, pak pas perėndimit tė diellit, para faltores tė Adės, Odhisea bėri njė kurban sė bashku me dy shokė tė udhėtimit me qėllimin pėr ti kėrkuar faltorit Tirez tė dhėna mbi udhėtimin qė do tė kryente. Pas kėsaj ai vazhdoi udhėtimin pėr nė Schilla dhe Karibda.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    II. Himara nė shkrimet e lashta

    Ėshtė pėrmendur nė shumė shkrime se banorėt e hershėm tė Himarės quheshin Kaonė dhe vėndi Kaonia.
    Historiani Roman Apiani pėrmėnd "Chaonia" apo Kaoninė si tokė tė Kaonėve nė kufirin jugor me Ilirinė. Kėshtu Pausania nė librin e tij, "Pėrshkrimi i Greqisė", kur pėrshkruan orakujtė(sidomos atė tė Dodonės) pėrmėnd edhe njė Fenis(ang. Phaenis) si bijė e njė mbreti tė Kaonisė.

    Ėshtė po mjaft interesant pėrmėndja e Kaonisė nė librin e Virgjilit "Gjeorgjikat", thuajse qė nė fillim tė tij nė vargun e 10-tė. Ja se ē'shkruan Virgjili, pėrkthyer nga Gjon Shllaku, botim i "Shpresa" Prishtinė, 2000, tek:
    Kėnga e parė, 10: "...ju Bah dhe Ceres jetėdhėnėse, qė nė sajė tuaj toka ndėrroi lendet/ e Kaonisė me kallza tė bėshme" * *

    Kaonia: dheu i Kaonėve, pjesė e Epirit; ndoshta Kanina e sotme nė Shqipėri. Atje ndodhet pyllli I Dodonės me lisat profetike. Nė sajė tė Ceresit nė Kaoni, njeriu hoqi dorė nga zakonet primitive, tė marra e tė egra mbolli e kultivoi grunin, kallėzi i tė cilit zevendėsoi lendet e lisit. (Shėnim i pėrkthyesit Gjon Shllaku KVJ)
    Kėnga e dytė v.100, "Nga lisi i atit Kaonian, kshu lindin/Palma truphedhur dhe druni i bredhit,/ Qė do tė shohė shumė ngjarje nėpėr dete.* *
    Janė lisat e Zeusit tė adhuruar nė Dodonėn e Kaonisė (Shėnime tė pėrkthyesit KVJ)

    Njė shkrimtar dhe ushtar i shquar, Jul Qezari (Ēezari??) pėrmend edhe ai vėndin e Akrokeraunėve.
    Ja se ē'thotė Ēezari nė librin e tij "Luftrat Civile" pėrkthyer nga latinishtja nė anglisht nga W.A. McDevitte dhe W.S. Bohn, i gjėndur nė wed-site e MIT(Massachuset Institute of Technology, SHBA. Libri 3. Kap. 6. (Shėnim: Libri i Qezarit filon me pėrgatitjet e luftės me Pompeun. Ai shpjegon nė vetėn e tretė, pra flet pėr veten e tij si Qezari dhe jo unė)

    Kapitulli 2. Nė pėrmbushjen e kėtyre gjėrave dhe festimin e Festivalit Latin dhe bėrė votimet, ai shpenzoi njėmbėdhjetė ditė; dhe duke mos pranuar postin e diktatirit, doli jashtė qytetit dhe shkoi nė Brindizi, ku kish urdhėruar dymbėdhjetė legjione si dhe flotėn qė ta takonte.. Por nuk gjeti aq anije sa do tė qe e mjaftė tė transportoheshin pesėmbėdhjetė mijė ushtarė legjionarė dhe pesėqind kuaj. Kjo (sasi e pakėt anijesh) qe e vetmja gjė qė e pengonte Qezarin qė tė pėrfundonte shpejt e shpejt luftėn. Bile edhe kėto trupa zbarkuan mė pak se ky numėr pasi. Disa kishin qenė nė shumė luftėra ne Gali, dhe se marshimi i gjatė nga Spanja i kish pakėsuar numrin e tyre, si dhe njė vjeshtė e ashpėr nė Apuli (Puglia KVJ) dhe njė rrethim i Brindizit pas vėndeve tė Spanjės dhe Galisė, kish dėmtuar shėndetin e tėrė ushtrisė.

    (Kap. 3, 4, 5 pėrshkuajnė pėrgatitjet e Pompeut pėr luftė KVJ )
    Kapitulli 6. Kur Qezari erdhi nė Brindizi. ai u mbajti njė fjalim ushtarėve: Meqė ata kishin ardhur nė fund tė mundimeve dhe rreziqeve te tyre, atyre do tu duhet qė tė lenė skllevėrit dhe sendet nė Itali dhe tė hypin nė anije pa ngarkesa, nė mėnyrė qė shumė njerėz tė kenė mundėsi tė hypin nė anije; se ata mund tė prsinin ēfarėdo gjė kur tė fitonin dhe nga zėmėrgjerėsia e tij. Ata thirrėn me njė zė "ai mund tė japė ēfarėdo urdhėri dhe se ata do ta zbatojnė atė me plot dėshirė".

    Ndaj ai ngriti velat nė ditėn e katėrt tė Janarit, me shtatė legjone nė kuvertė, si ėshte thene mė lart. Ditėn e pasme ai zbarkoi ndėrmjet shkėmbejve tė Akrokerauneve dhe vėndeve tė tjera tė rrezikshme, duke patur njė rrugė tė sigurtė anijet e tij dhe duke patur frike nga tėrė portet e tjerė qė mendonte se qenė nė zotėrim tė Pompeut, ai zbarkoi njerėzit e tij nė njė vend tė quajtur Farsal (lat. Pharsalus dhe kėtu Qezari bėn njė gabim, gabim i cili ėshtė vėnė nė dukje edhe nga Liku - shih pjesėn pėrkatėse KVJ)

    Kapitulli 7 dhe 8. Tregon rreth kthimit tė anijeve nga Palasa drejt Brindizit dhe se si flota e Bibilit e vedosur nė Korfuz kapi disa prej tyre dhe i dogji. Mė pas ai u kujdes qė tė patrullonte tėre bregdetin nga Salona nė Korfuz pėr tė mos lejuar zbarkime tė tjera.

    Kuint Horac Flaku lindi nė Venoza nė vitin 65 p.e.s. Studjoi nė Romė dhe mė pas nė Athinė pėr stdimė retorike dhe filozofike. Me vrasjen e Qezarit u fut nė ushtrinė e Brutit dhe Kasit. Nė Filipi shpėtoi nga vdekja dhe meqė ushtria e tij u mposht u kthye nė Romė pa mbėshtetje politike. Pasi siguroi mbėshtetjen e Mecenatit, u fut nė qarqet intelektuale dhe pati njė influence tė madhe. Ndonėse i mbrojtur politikisht, mbrojti pavarėsinė edhe duke mos pranuar propozime tė volitshme sikundėr postin e sekretarit tė Perandorit.
    Vdiq pak kohė pas vdekjes sė mikut tė tij Mecenatit nė vitin 8 e.r. dhe u varos afėr tij.
    "Quem mortis timuit gradum/ qui siccis oculis monstra natantia,/qui uidit mare turbidum et / infamis scopulos Acroceraunia?"

    Straboni, Plini i Ri apo i Dyti.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Himara, e vėrteta qė nuk duhet fshehur
    Nga ArberXYZ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 05:11
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  4. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23
  5. E Verteta
    Nga baobabi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •