Close
Faqja 657 prej 1135 FillimFillim ... 157557607647655656657658659667707757 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 6,561 deri 6,570 prej 11341
  1. #6561
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    ajo kenga eshte kushtuar per palestinen me sa po shoh se skam kohe te degjoje cdo video qe hidhet cdo seconde ne kete forum per tu tall me islamin.
    dmth time-wise , seshte healthy kjo gje ta bej .

    nje person ndihet keq c'ndodh ne palestine, vajton duke kenduar per te , e ju mallkoni nga ana tjeter per keqardhjen qe kengetari sjell per gjendjen ne palestine. tani cdo njeriu qe i vjen keq per gjendjen ne palestine , tregon natyren e tij humane. ata qe e mallkojne nje person te tille , tregojne se sjane te tille. te pakten keshtu kuptohet.

    cka te beje nihilizmi ketu?
    se kam problem te mi pergjigjesh pyetjes , e ti lesh menjane komentet e siperme

  2. #6562
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-10-2006
    Postime
    241
    Kta jane rob te lezetshem burrash, pastaj ca llogjike eshte kjo? Mos fol per palestinen por per presheven, mos fol per obamen por per sali berishen, mos fol per milanin por per partizanin...Nuk eshte 28000 km2 toka o njerez do flasim e per te tjeret dreqi ta haje.

  3. #6563
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Ateistet besojne ne kesulekuqen dhe spajdermenin.
    Betmenin nuk po e besojkan a?

    Ateistet nuk besojne ne asgje,...

  4. #6564
    Kete pata parasysh o brooklyn. Se cpune ka nje shqiptar qe me kendon ne ate kodosh menyre si puro e safi arab ate se marr vesh. Te dhemb shpirti per nje vuajtje te tille njerezore? Shume mire, ska asgje te gabuar. Po kendo si shqiptar te pallofsha trute e jo si magjyp e bir magjypi...Bjeri ciftelise e lahutes apo dhe qypit po deshe po jo me ate zerin si afez se as muzika nuk eshte shqiptare dhe as stili i te kenduarit ska asgje shqiptare. Pastaj ky qe qurravitet keshtu per Palestinen, a i ka kenduar ndonjehere Kosoves dhe vuajtjeve te saj? Po pyes per kuriozitet se nuk e njoh fare.

  5. #6565

  6. #6566
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    PO pra kto jane skllave qe vetquhen Shqiptar, ashtu si ka turq dhe arabe te cilet dine shqipen dhe mbjellin perqarje.


    Ka shume pak shume shume pak shqiptar mendje shplare te cilet bejne gjera te tilla.

  7. #6567
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Eh mer Darius sa kendojne shqip pervec atij magjypit Ramadan.Po ketyre poshte do i japim status shqiptar?







    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 28-12-2008 mė 00:56

  8. #6568
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga Lizi Lexo Postimin
    E hapa kete teme per te kuptuar me mire bindjet dhe idete tuaj ,sa per kuriozitet Ne cfare besoni ? (Kujdes kjo teme eshte hapur per te pare ate qe ju besoni dhe jo ne ate qe nuk besoni )
    Ne seks.
    Po ta dha,besoje.
    Po s ta dha, mos e besoj.
    Besimi eshte gje e madhe,sidomos kur ta japin.

  9. #6569
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Frederick Nietzsche thote se "Besimtar eshte ai qe nuk don te dije cfare eshte e verteta".

    Nje fe qe e paraqit veten si nje ideologji eshte per ta vene si leter by_the ne nevojtore, pasi ne thelb ajo shkaterron instinktin krijues dhe ekplorues te njeriut. Nje fe qe i kthen njerezit ne ideologe, ne thelb i ka kthyer ata ne tufa te privuar nga llogjika, debati, diskutimi, dhe kritika ndaj cdo gjeje qe hasin ne jete. Ideologu e ka mendjen e mbushur pertej diskutimit, dhe nuk pranon dot nje kendveshtrim tjeter. Ideologu i ka te vertetat absolute dhe nuk pranon ndryshimin qe imponon koha. etj etj

    Keshtu feja mund te sillet ndryshe, mund te sillet si nje filozofi, ku teorite fetare komunikohen si besytni dhe jo bindje absolute. Kjo nuk eshte dicka siperfaqesore, pasi ketu behet llaf per thelbin e mendesise qe pranon nje popullate. Versioni ideologji vs filozofi eshte ne thelb ai midis diktatures, apo shoqerive te mbyllura dhe demokracive apo atyre te hapura e progresiste.

    Ne Shqiperi mjafton ti hedhesh nje sy dy feve kryesore, Islamit dhe Krishterimit. Cdo islamik i vertete ne Shqiperi ka qene historikish, eshte dhe do jete nje bigot i vertete. Nje njeri ideolog ne thelb injorant dhe i padale e i paedukuar. Nivelin me te larte te edukimit nje islamik e merr ne shkollat kuranore ne Arabi - pertej kesaj bota islame nuk ka asnje edukim cilesor, ne fakt vete arabet i dergojne femijet e vet per tu shkolluar ne perendim.

    Kete e verteton fare mire edhe fakti qe nuk gjen as ne histori e as sot ne trevat shqiptare asnje islamik qe ka nje nivel te lavderueshem intelektual, si dhe te kete nje kontribut cilesor ne kulturen shqiptare. Islamiket ne Shqiperi njihen per bindjet e tyre ndaj tradites islamo-arabe dhe mos diskutimin e termave te kesaj feje ne trojet shqiptare. Keshtu jo vetem qe kultura shqiptare nuk njeh asnje islamik si kontribues ndaj saj, jo vetem qe asnje prej baballareve te shtetit Shqiptar qe prej Rilindasve e deri tek Zogu nuk kane qene islamike (mysliman po, por jo islamike) por edhe sot zonat islamike ne trojet shqiptare jane thellesisht te prapambetura, injorante dhe te paedukuara, me shume pak merita ne shoqeri. Me tej kjo shtrese akoma nuk njeh dhe nuk pranon variantin shqiptar te islamit, nje variant ky shume here me tolerant dhe mendje-hapur (Islami i uiskit dhe i rakise - si i thone llafit).

    E kunderta ndodh me te krishteret. Se pari, nga ana teorike krishterimi u ka kerkuar shqiptareve besim dhe jo bindje. Ne fakt vet shqiptaret e perceptojne fene si nje besim, nga vjen edhe fjala "besimtar". Shqiptaret kane qene nga kombet e pare qe me ligj (Kanunin) parashikonin ndertimin e nje shoqerie ne thelb laike, edhe pse kapitulli i pare i Kanunit quhet "Kisha". C'ka tregon se tradita shqiptare e fese nuk ka qene kurre bindja, sic bejne sot lloj lloj magjypesh e arabesh pisanjose shqipfoles, mjekermykur. Kjo ka sjelle qe te krishteret shqiptare historikisht te kene pasur nje mendesi me te hapur ndaj zhvillimeve progresiste ne bote, c'ka ka sjelle qe ata historikisht kane sakrifikuar dhe kane dhene shume here me teper se myslimanet ne kulturen shqiptare edhe pse kane qene ne minorance. Kjo sepse filozofia e kultures se krishtere tranmetoi tek ata nje mendesi krijuese, qe nuk e kerkonte dijen dhe kontributin vetem tek mesimet fetare apo si variant fetar, por edhe si kombetar pertej fese.

    Shqiptaret per mendimin tim sot jane shume pak ateiste, pra njerez qe e mohojne Zotin. Ndoshta kjo shihet nga shume njerez si nje konflikt i kote. Shqiptaret sot duan qe feja te qendroje jashte shtetit dhe shoqerise, e te jete dicka private, personale, individuale. Kjo eshte totalisht normale dhe e llogjikshme.

    Por kur magjypt e arabise dalin hapur me pantolla te shkurtra, me mjeker si cjap, me ferexhe, me falje arabisht etj etj, keto ne thelb perbejne ashtu sic thote edhe Pirro Misha, nje deklarate politike anti-europiane dhe pro-orientale. Ata hapur thone se varianti europian i jeteses nuk na perket ne. Keta njerez e nxjerrin fene e tyre jashte jetes private dhe e shpalosin si flamur kudo qe shkojne duke deklaruar hapur perkatesite dhe bindjet e tyre fetare dhe duke i kthyer ato ne nje propagande te heshtur por te qarte. Kjo eshte nje tradite tashme e shume sistemeve despotike sidomos ne boten islame, sic u pa edhe ne Iran gjate revolucionit disa dekada me pare.

    Prandaj frika e vetme qe duhet te kete shoqeria shqiptare sot eshte pikerisht prej atyre qe e shpalosin fene e tyre ne Shqiperi si nje bindje absolute dhe si nje deklarate kunder normave te nje shoqerie te hapur dhe demokratike.

  10. #6570
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Artikull i gjate dhe shume i goditur ky me poshte nga Pirro Misha. Nje kryeveper.


    "Toleranca fetare apo papėrgjegjshmeri?

    Nga Pirro Misha


    Tre fakte mė shtynė tė ulem tė shkruaj. Njė libėr i botuar muajt e fundit nė Francė, njė artikull i botuar nė njė tė pėrditshme nė Tiranė, njė pamje nė sallėn e pritjes tė aeroportit tė Tiranės. Si pėr tė treguar se radhitja e mėsipėrme ėshtė e rastėsishme, po e nis nga kjo e fundit.
    Aeroporti
    Aty nga fundi i muajit shtator, sė bashku me mikun tim Kujtim Ēashku po prisnim tė vinte koha pėr t’u nisur, kur na zuri syri atė grup prej rreth 10 djemsh e njė vajze pak a shumė tė njė moshe, qė rrinin tė veēuar nė qoshen mė tė largėt tė sallės sė pritjes. Nė fakt tė gjithė pasagjerėt kthenin kokėn pėr t’i parė. Djemtė mbanin tė gjithė mjekra tė gjata, ndėrsa vajza ishte e mbuluar me tė zeza, duke lėnė jashtė vetėm sytė. Dukej qė vinin nga fshati, ose nga ndonjė qytet i provincės. Nuk e di se ku shkonin…

    Libri
    E gjen sot nė ēdo vitrinė librarie nė Francė. Titullohet “Diksioneri botėror i fondamentalizmit”*. E ka pėrgatitur njė grup ekspertėsh ndėr mė tė njohurit nė Europė pėr ēėshtjet e Lindjes dhe tė radikalizmit islamik. Libri synon tė japė njė panoramė tė universit tė sotėm tė radikalizmit islamik. Njė zė i veēantė nė tė i kushtohet Shqipėrisė ose, qė tė jem mė i saktė, rrezikut tė fondamentalizmit nė Shqiperi. Ē’thuhet aty? Nė njė vend si Shqipėria, qė krenohet pėr traditėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės mes feve, prej dhjetė vjetėsh po veprohet pėr zevendėsimin e islamit tradicional me njė islam tė afėrt me konceptet whabite - pra tė islamit nė njė ndėr format e tij mė radikale qė praktikohet nė Arabinė Saudite, si dhe nė disa nga vendet e tjera arabe tė ashtuquajtura tė Gjirit. Sipas librit, kjo pėrpjekje mbėshtetet me mjete tė fuqishme financiare. Gjithnjė sipas librit, gjatė periudhės sė parė pas hapjes sė Shqipėrisė (periudhė kjo e pėrcaktuar deri nė vitin 1997) nuk synohej thjeshtė mbushja e zbrazėtisė sė lėnė pas nga komunizmi nė institucionet pėrfaqėsuese tė bashkėsisė muslimane. Nė atė kohė synohej qė vetė politika e vendit tė orientohej drejt integrimit me bashkėsinė e vendeve islamike. Si promotor kryesor i kėtij projekti pėrmendet emri i B.Gazidedes, i cili, sipas autorėve tė librit, mbante lidhje tė ngushta me shėrbimet e fshehta tė disa vendeve arabe, si dhe me ato iraniane. Ndėrkohė, vėnien nė jetė tė projektit e morėn pėrsipėr njė sėrė organizatash tė ashtuquajtura “bamirėse” apo “kulturore” arabe. “Nė Shqipėri veprojnė, thuhet nė libėr, rreth 30 organizata tė tilla tė financuara kryesisht nga Arabia Saudite, tė cilat punojnė pėr njė objektiv qė, ē’ėshtė e drejta, ato s’e kanė fshehur kurrė – ri-islamizimin e Shqipėrisė.”

    Libri bėn njė analizė tė hollėsishme tė mėnyrės se si veprojnė kėto organizata, qė edhe pse disi tė reduktuara kėto dy tre vjetėt e fundit, prapė janė mjaft tė pranishme. Objektivi i tyre kryesor ėshtė “ēkombėtarizimi” i islamit lokal nė emėr tė njė islami “universal”. Pėr kėtė qėllim s’mjafton thjeshtė predikimi i vizionit tė umės**, por kėrkohet tė nxiten ndjenjat antiperėndimore, duke shfrytėzuar pasigurinė apo zhgėnjimin e natyrshėm qė ndjejnė shumė njerėz nė kushtet e ēoroditjes qė sjellin ndryshimet rrėnjėsore dhe kriza e tranzicionit. Nė fakt mėnyra se si veprojnė kėto organizata ėshtė tepėr e sofistikuar. Nga njėra anė ato ushtrojnė presion mbi grupe tė caktuara tė popullsisė pėr tė arritur atė ēka ata e konsiderojnė sjellje ”islamike” – gratė tė mbulohen, fėmijtė tė ndjekin shkolla kuranike, meshkujt tė mbajnė mjekėr etj. Mjeti mė efektiv i presionit mbetet e ashtuquajtura ndihmė ‘bamirėse’ ekonomike e sociale. Nė fillim kjo iu jepet tė varfėrve, jetimėve, nevojtarėve e pakushtėzuar, pastaj gradualisht kalohet nė privilegjimin financiar e materjal tė atyre qė ndjekin porositė. Sė fundi, jo rrallė, ndihma bėhet krejtėsisht e kushtėzuar. Njė rėndėsi e posaēme i kushtohet hapjes sė shkollave islamike me mėsues, sė paku fillimisht, arabė, furnizimit me literaturė propagandistike tė pėrkthyer nė shqip, si dhe dėrgimi i tė rinjve shqiptarė pėr shkollim nė vendet arabe. Kėta tė fundit zenė njė vend tė rėndėsishėm nė planet afatmesme tė kėtyre organizatave, sidomos pėr realizimin e objektivit tė shkatėrrimit tė trashėgimisė fetare e historike lokale. Synimi ėshtė qė tė vendosen nė institucionet e bashkėsisė muslimane shqiptare. Po tė njėjtit qėllim i shėrben dhe ndryshimi i specifikės arkitekturore tė xhamive tė trashėguara nga Perandoria Otomane - ndėrhyrja shkon deri nė dekoracionin e tyre tė brendshėm - pėr t’i zevėndėsuar ato me austeritetin e rreptė whabist. (Por kjo e fundit, pėr mendimin tim, ėshtė sidoqoftė njė temė mė vete, sepse diskutimi mund tė shtrihet dhe nė stilin e kishave ortodokse qė po ndėrtohen nė vend.). Sipas librit, NGO-tė e Arabisė Saudite kanė ngritur deri tani mbi 200 xhami tė tilla nė Shqiperi, me njė stil krejt tė ndryshėm nga ai tradicional. Nė pjesėn kushtuar Shqipėrisė pėrmenden, ē’ėshtė e vėrteta, shumė detaje, emra organizatash e individėsh, lidhjet e tyre direkte apo indirekte me qarqe radikale apo dhe fondamentaliste e terroriste. Njė vend, ndonėse jo shumė i madh, i kushtohet dhe veprimtarisė sė organizatave apo fondacioneve tė ndryshme bamirėse, fetare apo kulturore iraniane, qė veprojnė nė Shqipėri nė drejtim tė bektashinjėve, si dhe atyre fetare turke. Kosova dhe Maqedonia kanė kapituj mė vete.


    Artikulli (dhe interneti)
    Pak a shumė nė tė njėjtėn kohė qė mė ra nė dorė ky libėr, nė njė tė pėrditshme tė Tiranės botohet shkrimi me titull “Al-Mustafa kundėr Ervinit” (Tema, 8 shtator 2002.) Autori i shkrimit quhet Olsi Jazexhi, njė emėr qė ndeshet here pas here kohėt e fundit nė kėtė gazetė. Eshtė njė artikull shqetėsues. Jo thjeshtė pėr mllefin e madh, qė s’do pėrbėnte ndonjė ēudi nė panoramėn e shtypit shqiptar, sesa pėr gjuhėn e referencat qė pėrdor. Njė gjuhė e huajtur nga universitetet e fanatizmit e radikalizmit islamik. Sa pėr tė sqaruar lexuesit, duhet shtuar se ky artikull u botua si njė ndėrhyrje e autorit nė njė polemikė tė zhvilluar aso kohe mes Mustafa Nanos dhe Ervin Hatibit pėr ēėshtjen e muslimanizmit tė shqiptarėve, njė polemikė, qė pavarėsisht nga tema “delikate” apo ndonjė fjalė a shprehje e pavend, mendoj se ishte krejt normale. Pa bėrė komente, do mjaftohem duke cituar nga artikulli. Olsi Jazexhi i sulet Mustafa Nanos, duke e akuzuar se bėn pjesė nė “renegatėt besėthyes Perėndimofilė qė ngrenė lart flamujt e pederastisė, feminizmit, anti-maskulizmit, antishqiptarizimit, antinacionalizmit dhe ēfarė tė urdhėrojė blloku mė i fortė i kohės.” Pėr shkruesin e artikullit armiqtė e vėrtetė tė shqiptarėve na qenkan “Imperializmi kristiano-europian dhe mashat e tij.” “Varfėria akute e kėtij populli dhe pėrdhosja qė Europa Kristjane i ka bėrė dhe i bėn atij prej 100 vjetėsh, shkruan O.J. nė “Tema”, ka shtyrė dhe shumė jetimė te civilizmit Osman tė Shqipėrisė qė tė marrin vendin e renegatit. Viktimat shqiptare nga kryqėzata Europiane sot shihen pėrballė ambasadave greke dhe italiane nė Tiranė.” Ose mė tej: “Mustafa Nano ka lindur nė shekullin e XX-tė, kur shqiptarėt nė vend qė tė dėbojnė princat kristjanė nė Dar-al-Islam…, janė detyruar qė tė dėbohen nga trojet e tyre amtare nė Kosovė, Ēamėri, Mal te Zi dhe Maqedoni…Nė sh.XX dhe XXI, shqiptarėt nuk janė mė mbrojtės tė nderit tė civilizimit Islamik, siē ishin nė kohė tė Hajredin Barbarosės. Nė kėtė shekull ata janė kthyer nė prostituta tė semaforėve tė Kristendomit perėndimor.” Besoj se mjafton. Gjuha e O.J. ėshtė njė shartim termash modernė me koncepte tė dala nga mesjeta, si Dar-al-Islam***, luftėra tė shenjta, princėr tė krishterė (emėrtimi i vendeve tė sotme ballkanike), kryqėzata etj. Njė hibridizim paradoksal mes demagogjisė panislamiste, aludimeve pseudohistorike e hiles tashmė tė njohur pseudonacionaliste, qė e ndeshim jo rralle vitet e fundit, kur teorira tė tilla mundohen tė bėhen tė besueshme duke i veshur me njė vello nacionaliste.
    S’ėshtė e vėshtirė ta kuptosh zanafillėn e njė gjuhė tė tillė krejt tė huaj pėr mendėsinė shqiptare! Eshtė pak a shumė e njėjta pėrzjerje qė gjen nė mesazhet e Bin Ladenit, kur veprimet e tij tashmė tė njohura pėrligjen duke iu referuar imperializimit kristian, kryqėzatave mesjetare, apo ngjarjeve tė tjera historike, tė ndodhura kushedi se kur. Sigurisht, me kėtė s‘dua tė bėj asnjė aludim tė pavend. Po mendoj se nėse vėrtet po kalohet nė njė faze kur propagandues tė njė fantizmi tė tillė fetar, apo tė internacionalizmit islamik s’janė mė thjeshtė misionarėt arabė, por qytetarė shqiptarė, atėhere ndodhemi para njė rreziku qė s’mund tė injorohet. Njė rrezik, ē’ėshtė e vėrteta, ende margjinal, por qė mund tė bėhet shqetėsues nė se dukurive tė tilla s‘i kundėrvihet askush. Tė kuptohemi, kėtu s’ėshtė fjala thjeshtė pėr artikujt e njė tė riu tė kthyer nga studimet nė Malajzi, qė nė fund tė fundit ka tė drejtėn e tij tė botojė atė qė mendon. Tė ishte me kaq, as qė do t’ia vlente tė pėrmendej. Por ēėshtja, pėr fat tė keq, nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Pėr kė dėshiron tė mėsojė diē mė shumė pėr kėtė temė e kėshilloj tė kėrkojė nė internet. Le tė klikojė psh., sa pėr fillim, emrin e Olsi Jazexhiut nga faqja personale e tė cilit nė internet mund tė kalohet nė sėrė linkesh qė ai rekomandon dhe do tė kuptojė se artikulli i mėsipėrm s’ėshtė veēse maja e ajsbergut, nėn tė cilin fshihet njė realitet mė kompleks, plot me tė papritura. Do njihesh psh me njė sėrė qendrash mjaft aktive (e me sa duket mirė tė financuara, shumė syresh nė Maqedoni), qė pėrhapin njė mori materjalesh propagandistike nė shqip pėr variantin arab tė islamit, pėrpjekje tė shumta pėr revizionimin e plotė tė asaj qė njihet si histori e shqiptarėve, duke hedhur baltė mbi thuajse gjithė figurat qendrore tė saj, qė nga Skenderbeu, P.Bogdani, deri tek Fan Noli e Fishta, pėr t’i zevėndėsuar ato me figura tė tipit Haxhi Qamili. Ka studime qindrafaqshe, polemika, tjerrje fetare, ose kureshti tė tilla si p.sh. stemėn apo flamurin qė na paska patur Haxhi Qamili. Historia, ē’ėshtė e vėrteta, mbetet njė terren i preferuar. Duhet krijuar njė histori tjetėr qė shqiptarėt tė binden se vendi i tyre natyral ėshtė nė Lindje, aleancat e tyre tė natyrshme janė ato me vendet islamike, ndėrsa armiku, sigurisht, Europa e pafe dhe Perėndimi. Njė botė e tėrė paralele ku punojnė shumė njerėz pėr tė vėnė nė qarkullim njė informacion alternativ (e jo pak disinformacion) tė pėrditshėm nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, diaspora e sidomos vėllezėrit e njė feje nė Dar-al-Islam. Mund tė lexosh psh, tė pėrkthyera nė shqip materjalet e konferencės sė fundit Islamike, fjalimin e mbajtur nga ministri i jashtem i Malajzisė apo Arabisė Saudite, apo pse jo edhe thirrje pėr xhihad nė s’di cilin ishull tė arqipelagut indonezian.
    A ekziston tek ne rreziku i arabizimit tė Islamit?
    Paraqita disa fakte dhe tani ėshtė mė se e natyrshme tė bėhet pyetja: A ka vend edhe tek ne pėr atė shqetėsim qė shprehu para pak javėsh shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti kur nė njė takim nė Tiranė me njerėz tė letrave foli pėr rrezikun e arabizimit tė Islamit shqiptar! Natyrisht, ai i referohej Maqedonisė. Ai e bėri kėtė koment, duke iu pėrgjigjur pyetjes se si shpjegohej qė njė pjesė e madhe e botimeve shqip nga Maqedonia tė ekspozuara nė panairin e fundit tė librit nė Tiranė, ishin libra propagande fetare arabe. Vetė Kimi ėshtė besimtar, ai foli ndėrkohė dhe pėr rolin e rėndėsishėm qė ka luajtur feja nė kontekstin maqedon si njė faktor qė mbrojti shqiptarėt nga asimilimi. Por, sipas tij, kjo s’duhet tė bėjė tė mbyllen sytė pėrpara njė situate qė mund tė ketė pasoja nė radhė tė parė pėr shqiptarėt.

    A ka vend, pra, tė flasim pėr njė rrezik tė tillė edhe nė Shqipėri?
    Sigurisht, situata ne Shqipėri ndryshon jo pak nga ajo nė Maqedoni. Nė fakt dukuri si ato qė pėrmėnda s’kanė tė bėjnė aspak me bashkėsinė muslimane shqiptare, apo institucionet e saj pėrfaqėsues, qė mbeten shembuj tė traditės tė tolerancės fetare. Kushdo qė e njeh sot Shqipėrinė e di se fakte tė tilla janė margjinale dhe aspak pėrfaqėsues tė realitetit fetar nė Shqipėri. Por kjo s’do tė thotė se pėr to duhet heshtur. Pėrvoja e popujve tė tjerė na tregon se toleranca dhe bashkėjetesa fetare ėshtė njė lule e ēmuar, por edhe e brishtė, e cila thahet e prishet, po s’u tregua kujdesi i duhur.
    Nė se i besojmė tablosė qė na jep libri francez atėhere ka vėrtet arėsye pėr t’u shqetėsuar, nė mos pėr sot, pėr nesėr. Jo se shqiptarėt do u kthekan nga sot nė nesėr nė fanatikė, por sepse problemeve tona do t’iu shtohet njė tjetėr problem, ndoshta mė i vėshtiri, kur ke parasysh peshėn e madhe qė ėshtė duke marrė nė boten pėrreth faktori fetar. Sigurisht, s’jam nė gjendje tė gjykoj faktet e sjella nga libri, por diēka e di: disa gjėra i kemi parasysh. Para syve tanė sa vinė e shtohen nė rrugėt e Tiranės tė rinjtė mjekėroshė apo vajzat e mbuluara. Disa vite mė parė kalimtarėt kthenin kokėn me ēudi kur shihnin rrugės ndonjė vajzė tė mbuluar, tani me ē’duket askujt s’i bėn mė pėrshtypje.


    Diēka pėr ēėshtjen shamive dhe tė mjekrave
    Nė tė vėrtetė bėhet fjalė ende pėr njė pakicė thuajse tė papėrfillshme. E megjithatė, fjala s’ėshtė thjeshtė tek mjekra qė mbajnė ca tė rinj, apo shamija me tė cilėn mbulohen ndoca vajza. Problem ėshtė mendėsia qė kėto simbole jo rallė pėrfaqėsojnė. Disa pedagogė tė Fakultetit Gjuhė Letėrsi mė tregonin pėr njė studente kokėmbuluar qė kishte dalė nga klasa sepse sipas saj feja ia ndalonte tė dėgjonte kur aty flitej pėr Naim Frashėrin, ndėrsa njė tjetėr kishte refuzuar tezėn e provimit ngaqė nė tė i kishte rėnė tė fliste pėr Fishtėn. E pra ėshtė absurde qė shembuj tė tillė fanatizmi, qė duhen analizuar e kuptuar, kalohen thjeshtė si ca ēudira kureshtare! Nė tė vėrtetė njerėzit edhe diskutojnė, por privatisht, sepse ėshtė krijuar njė ide sikur pėr ēėshtje tė tilla ėshtė mirė tė mos debatohet publikisht. Tė kuptohemi, s’jam pėr kalimin nė ekstrem, duke mos lejuar p.sh. hyrjen nė institucionet publike tė grave tė mbuluar, apo burrave me mjekėr alla islamikēe, siē ndodh bie fjala nė Turqi. Po ashtu do tė ishte njė marrėzi qė tė shohim tek ēdo i ri me mjekėr, apo vajzė e mbuluar njė fanatik. Nė fund tė fundit toleranca pėr kė mendon ndryshe bėn pjesė nė sistemin e vlerave tė qytetėrimit europian qė kėrkojmė tė bėjmė tonin. Por kjo tolerance s’duhet tė na bėjė tė druhemi tė hapim nje debat, ku tė tregohet se mbulimi me shami, apo mbajtja e mjekrės nė njė formė tė caktuar qė dallon besimtarėt e disa vendeve arabe, mė shumė se sa kėrkesė e fesė, ėshtė pjesė e njė konteksti kulturor qė ndryshon krejtėsisht nga yni. Kėto dukuri janė pjesė e kontekstit social e kulturor tė disa vendeve qė, duke evidentuar diferencėn nga kultura perėndimore, rreken tė afirmojnė identitetin e tyre. Eshtė fjala pėr vende qė prej dekadash, pėr njė sėrė arėsyesh qė s’ėshtė vendi kėtu t’i shtjellojmė, kalojnė njė krizė sociale, ekonomike, kulturore, pėr tė cilėn ata ia venė fajin Perėndimit dhe pikėrisht pėr kėtė arėsye refuzojnė modelet e simbolet perėndimore. Eshtė njė dukuri qė s’e ndeshim pėr herė tė parė nė historinė moderne. Veshja ėshtė shpesh shenja e parė e pranimit apo refuzimit tė modeleve. Nė Indi p.sh. gjėja e parė qė bėri Mahatma Gandhi, kur nisi lėvizjen e tij kundėr anglezėve, ishte braktisja e xhaketės dhe kravatės pėr t’u veshur me robėn tradicionale indiane. Mao Ce Duni ndaloi veshjen euopiane, duke imponuar uniformėn “revolucionare”. Nė Iran, pas revolucionit islamik tė Khomeinit, masa e parė e ndėrmarrė ishte imponimi i njė stili tė caktuar veshjeje dhe sidomos mbulimi i grave. Pra, kemi tė bėjmė me simbolikėn e njė reagimi antiperėndimor e antieuropian, ku feja s’ėshtė veēse njė pretekst, njė element pėr tė arritur mobilizimin emotiv nė njė projekt qė nė thelb mbetet politik. A s’ia vlen tė hapet ky debat?

    Ēėshtja e imazhit
    Sigurisht, ėshtė njė shqetėsim qė s’ka arėye pse tė fshihet. Njė vend si Shqipėria s’ka asnjė interes qė tė perceptohet si njė vend islamik. Aq mė tepėr po tė kihet parasysh konteksti i sotėm botėror! Kėtu s’ėshtė fjala thjeshtė pėr pragmatizėm, por pėr t’i bėrė botės tė njohur realitetin e Shqipėrisė si njė vend multikonfesional, qė s’e identifikon veten me asnjė fe. Tė sqarohet se nuk ka sens ta quash Shqipėrinė njė vend tė moderuar islamik (siē bėnte “The Economist” veē pak javė mė parė), duke iu referuar tė dhėnave tė shtatėdhjetė vjetėve tė shkuar, sepse Shqipėria e 2003 ėshtė e ndryshme nga ajo e 1938, nga ku vinė tė dhėnat e fundit pėr pėrkatėsinė fetare. Sa janė njerėzit sot nė Shqipėri qė nuk identifikohen me asnjė fe? Po numuri i martesave tė pėrzjera? Tė ē’feje duhen llogaritur fėmijtė e dalė nga kėto martesa! Por mė kryesorja ėshtė qė Shqipėria ėshtė sot njė vend qė mund tė merret si shembull i bashkėjetesės fetare. Njė vend ku vetė Islami s’ka asnjė lidhje me shfaqjet e fanatizmit qė gjen sot nė disa vende. Islami shqiptar ėshtė dhe duhet tė mbetet pjesė integrale e qytetėrimit europian. Kjo duhet bėrė e ditur.
    Tek shkruaj kėto fjalė mė vjen ndėrment reagimi i Faik Konicės mė 1936, (aso kohe ambasador i Shqipėrisė nė Uashington) kur tek po shihte njė dokumentar kushtuar Shqipėrisė, dėgjon ta quajnė Shqipėrinė vend musliman. “Pastaj gati sa nuk brofa nga vendi nga habija…shkruan ai. Shqipėria nuk ėshtė njė vend musliman. Ajo ėshtė njė vend me tre besime dhe pikėrisht pėr shkak tė kėsaj rrethane nuk ka fe shtetėrore…Me zgjimin e kombėsive nė Europė dhe kur gojėtaria e Gledstonit kishte ngritur kundėr turqve njė lėvizje tė krahasueshme me kryqėzatat nė mesjete, grekėt dhe serbėt, kėta fqinjė tė ndershėm tė Shqipėrisė, nuk vonuan tė rroknin pėrfitimin qė do tė nxirnin po tė ngatėrrohej feja me kombėsinė. Nė ēdo rast vihej gishti mbi fenė myslimane, qė e kishte njė pjesė e madhe e shqiptarėve pas pushtimit, dhe nė sajė tė “hipnotizimit nga pėrsėritja”, kishte shpresa qė bota do bėhej tė besonte se shqiptarėt na ishin “turq”.”
    Me qė jemi tek tema e imazhit, a s’ėshtė koha qė Shqipėria tė sqarojė njė herė e mirė ambiguitetin e saj tė zgjatur nė lidhje me antarėsinė nė Konferencėn Islamike! Dikur, ngurimi pėr tė dalė nga kjo organizatė pėrligjej me nevojėn e votave tė vendeve arabe kur votoheshin rezolutat pėr Kosovėn nė OKB. Siē dihet, kur erdhi koha e luftės sė Kosovės pikėrisht kėto vende mbajtėn qendrime nė mos kundėrshtuese, nga mė tė ftohtat pėrsa i takon ndėrhyrjes ndėrkombėtare nė Kosovė. Atėhere, ē’e pėrligj vazhdimin e qėndrimit nė kėtė konferencė!

    Nė vend tė pėrfundimeve
    Nė fakt, sot pėr sot gjykoj se s’ka arėsye serioze pėr tė venė alarmin. Ajo qė tė shqetėson ėshtė indiferenca e papėrgjegjėshme e qeveritarėve dhe, nė pėrgjithėsi, e elitave intelektuale e politike pėr njė problem qė qė nga Rilindja e kėtej konsiderohej si njė ndėr problemet qė meritonte vemendjen mė tė madhe pikėrisht pėr potencialin pėrēarės qė mbartte, duke qėnė nė tė njėjtėn kohė njė terren lehtėsisht i manipulueshėm nga jashtė. Unė s’bėj pjesė ndėr adhuruesit e periudhės sė Zogut, pėrkundrazi, e megjithatė gjykoj se sot kemi ē’tė mėsojmė nga politika qė ndoqi Zogu nė ēėshtjen e fesė. I vetėdijshėm pėr “problemin e trashėguar fetar” Zogu bėri ēmos qė kisha ortodokse tė bėhej autoqefale, qė prirjet autonomiste tė katolikėve tė mbaheshin nėn kontroll, dhe muslimanėt sunitė shqiptarė tė veēoheshin nga ēdo ndikim nga jashtė, pėr t'u futur nė rrugėn e reformimit e modernitetit. Pėr tė neutralizuar ēdo problem, Zogu mbante nėn kontroll tė rreptė shkollat fetare, duke kufizuar shumė numurin e tyre, dhe mbi tė gjitha s’lejonte subvencionimet e institucioneve fetare nga jashtė, pa aprovim tė qeverisė. (Konferenca e bashkėsisė sunite shqiptare e vitit 1923 mori njė sėrė vendimesh tė rėndėsishme nė drejtim tė reformimit dhe europianizimit tė islamit shqiptar.)
    A s’ėshtė, pra, koha qė shteti shqiptar tė hartojė njė politikė tė qartė nė ēėshtjen e fesė, duke u ndėrgjegjėsuar se kjo ėshtė njė fushė qė s’mund tė lihet jashtė vemendjes nė emėr tė bindjes naļve se ne shqiptarėt na qėnkemi ca qėnie tė veēanta, tė lindura me njė tolerancė fetare, tė cilės s’ka armik qė i bėn dot gjė! Kaq e vėshtirė qenka tė kuptohet qė lėnia shkolla fetare janė diēka qė s'mund tė lihet jashtė vemendjes! Qė shteti detyrimisht duhet tė vendosė nėn kontroll subvencionimet e ardhura nga jashtė, sidomos mėnyrėn se si pėrdoren! Ēka kėrkon, sigurisht, qė institucioneve fetare t’iu krijohen kushtet pėr tė qenė tė pavarura financiarisht, duke iu kthyer atyre me prioritet pronat e trashėguara.
    Pėrndryshe, ēdo pėrpjekje pėr tė shmangur cilėndo bashkėsi fetare e institucionet e tyre nga tradita jonė e bashkėjetesės e tolerancės fetare mund tė jetė me pasoja tė paparashikueshme. Traditat tona fetare janė njė pasuri qė duhet ta ruajmė, njė ndėr ato vlera qė me mburrje mund t’ia ofrojmė edhe vetė Europės, nė rrugėn tonė drejt integrimit. Nė realitetin shqiptar ka shumė nevojė pėr tolerancė, por toleranca s'duhet kthyer nė papėrgjegjshmėri. "
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 28-12-2008 mė 05:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •