Close
Faqja 23 prej 30 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 298
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Enveristet e Kosoves jan mbetje(mbeturine) e enveristeve te paraviteve 90 kur e tere Kosova ishte enveriste(dihet se pse).Ka nga ta qe kan qene neper burgjet Jugosllave.Kan kontribuar ne menyren e vet per qeshtjen kombetare.Mirepo ka edhe nga ta qe jan te pashkolle dhe te pa dije.Pa marre parasyshe nga cila grupe,nje gje kan te perbashket te dy paletarrieren.Pra deshirojne me cdo kusht te vijne ne pushtet.Jo per te bere politike me te mire se te tjeret,por thjeshte per te qene ne pushtet.
    Enveristet qe ende punojne ne "ilegale" jan te inkuadruar ne PDK.Keta edhe jan me te rrezikshem pasi qe mundohen te kamuflohen dhe te paraqiten si demokrat.Ndersa pjesa tjeter ka marre si detyre patriotike te dali haptas,pra me emrin e vet.Biles siq e ceku edhe me larte nje enverist i frustruar,kan mbledhur nenshkrime ne Ferizaj,per ta emeruar nje rruge ne emer te Enber kanibalit.
    Per ate cfare enveri beri per Kosoven,duhet ta emerojme nje nga WC-te publike me emrin e tije.
    Ne Shqiperi le ta emertojne me emrin e tije ndonje thertore.
    Jo se na la lezet,por sa per te kujtuar "veprat" e tija.

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Postime
    61
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    eter..

    kur te kesh njohuri elementare per histori te kosoves e te shqiperise eja e diskuto ketu..
    tash per tash je per filma vizatimor or shoki enveroist.. i dal bojet.

    ne regjimin enverist i eshte then derrit daj por me ardhjen e liris se fjales ktu e 18 vjet ma pare doli e verteta per shum gjera..

    ..
    Jo vetëm në kohën e Enver Hoxhës ore "daja" Brari, por edhe sot në Demokraci i thon derrit "daja" Brari.

    Historia e juaj Brari është histori e krijuar nga humbësit dhe e falsifikuar nga falsifikatorët e vjetër dhe sot të ri, ju as nuk keni data as udhëheqës dinjitoz të cilët krijuan epoka të lavdishme ju as nuk keni krijuar histori shqiptare për fëmijët tanë që ate ta mësojnë e të mburren me te se janë Shqiptar. E gjithë historija juaj është e lidhur me fqinjët tanë të cilët bashkpunuan në dëm të Shqipërisë ku shihet mjaftë mirë sot se nga ajo histori e juaj sot kanë mbetur mbi gjysma e Shqipërisë e okupuar nga fqinjët. Historija juaj edhe sot është aktive e cila punon në bashkpunim me fqinjët tanë që janë në duart e fqinjëve dhe përdoren si copa thëngjilli dhe në libra të historis suaj kufiri mes Shqipërisë dhe greqisë është i vënë diku mbi Qytetin e Vlorës. Këto copa thëngjilli në duart e Greqisë sot bëjnë presion që Historia jonë Kombëtare të ngushtohet të mos flitet për tokat e Çamërisë apo të mos flitet për tokat në Maqedoni ;Kosovë, Plav e Guci sepse historia dikur në kohën e Enver Hoxhës na paska qenë Histori e Bashkimit Kombëtar, duhet të ndryshohet flasin Copat e thëngjillit që janë aktualisht në duart e Greqisë, Serbisë etj. Prandaj Brari mos u mundo të na flasësh dhe t'i mbrosh copat e thëngjillit sepse ato e kanë ngjyrën e zezë mos na i hijesho e të na i bëshë me ngjyrën e Bardhë.

    Na flisni ju për pensionet e familjarve të heronjëve tanë që i përmende më lartë si Luigj Gurakuqin e të tjerët me radhë ore Brari, po për cilat pensione flet edhe na del komik i rangut 'arli Çaplini !? Flet për ato pensione që i tuboi e më pas ia mbathi me arin e grabitur për në Greqi e më pas në Evropë !? Ose për pensionet që i mirrte nga Nikolla Pashiçi për ta rrëzuar Qeverinë e Fan Nolit mendon ti. Kjo është ajo historia e juaj e turpit Brari që sot mundoheni të na e servoni si të vërtetë në kohën që e vërteta Histori e popullit ju verbon. Histori për popull ju asnjë here nuk keni krijuar të lavdishme por vetëm të turpëshme që do t'ju mallkojnë brezat për dëmet që i keni shkaktuar popullit dhe zgjatjes së robrisë e cila po na përcjell edhe në ditët tona si rasti i vitit 97 dhe ngjarja e fundit e Gërdecit me mijra viktima në kohë paçeje të ndodhin këso gjërash është turp e përte turpi sot nga kjo qeveri aktuale të shihen flakët që marrin mijra jetrash njerzish vetëm që qeveritarët tanë të ruajnë tregtinë dhe bashkpunimin Berisha-Fazlliç. Kjo është sa i përket propagandës sate që e bënë në favor të Sali Berishës që thua se na bëri me televizora e shtëpi e gjëra tjera e nuk e përmend fare Veriun e Shqipërisë që e ka ngjallur Kanunin dhe sot janë ngujuar me mijra familje të cilat nuk kanë siguri as fëmijët t'i dërgojnë nëpër Shkolla. Kjo pra është edhe një dëshmi e juaja e asaj Historisë që të duket ty si pozitive !!
    Të flasim pak edhe për ata rreshtat që ti i solle për Azem Bejten kurse te ne e tregojnë dhe e këndojnë të ri e të vjetër ato vargje si injoruese ndaj atyre që e tradhtuan popullin dhe ishin në krah të serbisë. Për ta kuptuar t'i kuptuar më mirë Brari këta rreshta duhet të fillosh e ta mësosh edhe historin e fqinjëve tanë Greqi e Serbi, e në këtë rast që po flasim duhesh ta mësosh përmendësh "Krijimin e Mbretërisë Sërbomadhe" e pastaj të dalin në mënyrë të shtjerrur ato vargje. Përse të dalin të shtjerrura ato vargje Brari !? Sepse politikanët e regjur nga Beogradi, oficerët e lartë, klerikët me fondet e tyre sekrete mundoheshin me to ta thyenin qëndresën shqiptare, udhëheqsit e saj si Azem Bejtën, Idriz Seferin, Sadik Ramë Gjergjevikun etj u premtojnë grada e ofiqe duke i servuar edhe 15.000 napoleona florinj, por është e kotë edhe sot flitet në Drenicë fjala dhe krenarija e Azem Bejtes i cili patë thënë:" Jo shqiptarizmën e kam timen ate nuk e shes, serbjanizma ashtë e huaj, ate nuk e blejë". Kurse Idriz Seferin edhe në moshën e pleqërisë së thellë, Kosta Popoviçi përpiqej t'ia brente ndërgjegjen kombëtare, por përgjigja e tijë siç e kujtonte Bislim Hogoshi i Gollakut ishte " Ahqipnia nuk mund të bahet Serbi e as Serbia nuk mund të bahet Shqipeni, e pra, besa jonë e djepat tonë nuk i ndërroj me të huaj". Për Hasan Prishtinën mendojë se shumëkush i ka ndëgjuar fjalët e tija shpërthyese si kryeprijës " As ari i tanë botës nuk mundet me më nënshtrue përveç vdekjes".

    Përse ti përmenda këto më lartë Brari !? Dua të ta bëjë me dije se përhapja e farës së tradhtisë në gjirin e kombit shqiptar, në ato momente , përbënte një shqetsim tepër serioz në lëvizjen kombëtare shqiptare . ky fakt i detyroi forcat atdhetare në Drenicë që të marrin vendim për likuidimin e agjentëve serb, por gjithmon në Besë së pari me paralajmrim. Ka me qindra raste që edhe sot flitet anekënd Kosovës për aksionet që i patë ndërmarrur Azem Bejta, Baram Curri e shumë të tjerë kundër likuidimit të spiujve të serbisë. Baram Curri ua prente nga një vesh ta kuptonte populli spiunin, ose Azem Bejta i hidhruar nga tradhtia që i patë bërë Myftar Dauti e Kosta Peçanici të cilët i patë vrarë me nipin e tijë 9 shokë dhe 29 ushtar, pastaj spiunët e tjerë te serbisë si Rexhep Beqiri dhe të tjerë në fshatrat e Sankocit, Krajmirocit, Vershecit, Dobrajës. Të tillët i patën thurë vargje të tilla të cilët në momentin që luftonte Azem Bejta me serb ata ia mbathnin për të ik e thurnin vargje se ja pam sherrin Azem Bejtës, ose nga një end tjetër jashtë Drenicës kur takoheshin dy pleq bisedonin " Auuuu tym i madh po shkonte në Drenicë bre" Sepse luftë kaqakësh bëhej jo e organizuar mirë. Kjo e dallonte Luftën të cilën e organizoi Enver Hoxha sepse Lufta të cilën e organizoi Enver Hoxha ishte luftë në të cilën u bashkuan të gjithë si në Jug njejtë edhe në Veri, i ri e i moshuar, djem e vajza, prandaj edhe është një prej luftërave më të suksesshme të cilat o organizuan në Historin tonë Kombëtare. Duan apo nuk duan humbësit kjo është e vërteta.

    Diçka fillove ta kruash edhe tek të rejat të cilat presin tek semaforët nëpër qytetet e Italisë ore Brari. Shiko dhe kupto një here e mirë Brari mos u bë si një Malok i fëlliqur e të sjellësh përçamje këtu në forum sikurse që ke leh deri tash kundër Shqiptarve të Kosovës në dallim nga ata të Shqipërisë ose anasjelltas siç e bënë me stilin tënd filtrues për të mos kuptuar këtu në forum të tjerët. More i ndyeri Brari po ti nuk arrinë të kuptosh se një shqiptare nga Jugu është edhe motër e imja siç është edhe një nga Shkupi e Prishtina, për mua janë të njejta. Po ti nuk arrinë të kuptosh se në Kosovë nuk janë të gjithë sikurse që ti mundohesh t'i përulësh me stilin tënd të mjerë duke u munduar t'i fajsosh shqiptarët e Kosovës se erdhën nëpër Hotele dhe i shfrytzuan të rejat me 5-10 DM ..... Vetëm brumi i pregaditur në Serbi ua mbush kokën shqiptarve se ashtu ishte, kurse në realitet krejt ndryshe ishte Brari.

    Si ishte në realitet, shtrohet pyetja !? Shqiptarët e Kosovës dhe ata nga Shqipëria e kishin mall për njëri tjetrin se kur do të vinte dita të takoheshin e rrinin bashk. Kur erdhi koha pas viteve 1990 të parët që ia mësyen Shqipërisë ishin të dërguarit special me autobusa nga Kosova, por me dirigjime nga Beogradi. Përse u dërguan të tillët në Shqipëri. Të tillët kur erdhën në Shqipëri i venin 1000 DM nën kambzën e tavolinës gjoja të mos lëvizë Tavolina se ky e ka paraqitë veten si një pasanik i madh !!! E ky "pasaniku ka hip edhe mbi tavolinë e ka kërcy si djall, se një njeri normal i cili është i përmallshëm duhet të futet me hallet e vëllezërve atje eë të shkëmbej biseda për hallet që ata i kanë dhe ne që i kemi e jo në atë mënyrë e më e keqja pas shumë vitesh me e pre në Besë një familje Shqiptare të bëjë gjëra të cilat nuk i ka traditë populli jonë t'ja keqpërdori nderin e familjes. Po këte e kanë bërë nga Kosova njerzit e dërguar nga Beogradi si gjoja pasqyrë e Shqiptarve të Kosovës të lënë hije të keqe në Shqipëri që më pas të hapet lajmi në tërë Shqipërinë se Shqiptarët nga Kosova janë të tillë, të fletet keq për ta. Kurse ata Shqiptar nga Kosova kur kanë ardhur në Kosovë gjithçka të mbrapshtë kanë folur për ju në Shqipëri si: ata ishin të pa moralshëm, vjedhës, të pabesë e shumë gjëra tjera që dike dike edhe kanë arritë ta bindin për fatë të keq tonon andej Drinit dhe këndej. Kjo ishte politika Jugosllave e cila është munduar ta krijoi një ndamje shpirtërore mes popullit tonë i cili ishte i ndarë dhunshëm.

    Një tjetër gjë që kishe bërë në atë postimin tënd më lartë Brari vrejta thjesht se ti nuk i kontribon këtijë forumi, sepse ti vetëm i nxjerr llafet pa i matur fare. nga të pjelli nga koka mendimi se unë jam enverist ose stalinist!? Unë ënë disa postime që i kamë bërë kam thënë se Enver Hoxhën e dua vetëm se ka bërë për Shqipërinë dhe jo pse ishte Komunist, këte është dashur ta kuptosh mirë para se të vazhdoje më lartë për të debatuar dhe përmendur emrin Etërit. Por tash unë dalloj nga ti Brari se posa dikush të flet mirë për Enver Hoxhën ty të gjithë ata të duken enverista, komunista, stalinista, kjo të bënë qesharak para forumistëve dhe i lenë ata të nënkuptojnë se Brari nuk është i denjët të kuptoj shkrimet e atyre që i shkruajn në këtë forum.

    Daja Goni Fort mirë the për llojin e enveristëve, nuk është i gjithë populli i njejtë dikush arrin më shumë e dikush më pak, as gishtat në një dorë nuk janë të njejtë.
    Harrove t'i përmendësh edhe kundërshtarët e Enver Hoxhës që ishin në Kosovë si: Sinan Hasani, Rrahman Morina, Ali Shukriu. Përse nuk tregon për këta shqiptar të cilët ishin masha e Beogradit dhe i burgosnin enveristët, mos rastësisht ti u thur lavdatë këtyre që nuk i përmende dhe mos je gëzuar kur kanë futë enveristë nëpër burgjet serbe.
    Ne u kemi treguar me kohë vendin të tillëve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Etërit : 26-12-2008 më 01:12

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKË

    “Kundërshtimi i opozitës për ligjin e dosjeve, tregues i lidhjeve të saj me ish-regjimin e Hoxhës”

    26-12-2008 / Nertila Konomi


    Deputeti i PD-së Genc Juka shpjegon në një intervistë për gazetën “55”, reformat mw tw fundit të qeverisë


    “Gjatë mandatit të saj, qeveria Berisha ka ndërmarrë një seri nismash dhe reformash të suksesshme, të cilat përbëjnë themelin e programit të saj. Të tilla, do të përmendja reformat institucionale, veçanërisht ajo në sistemin e drejtësisë, reforma fiskale e cila ka krijuar shumë fasilitete për biznesin shqiptar, iniciativa “Shqipëria 1 Euro”, e cila nxit investimet e huaja në Shqipëri, reforma me background social në sistemin e pagave dhe të pensioneve, reforma në arsim veçanërisht në arsimin e lartë, projekte gjigante në infrastrukturë, si rruga Durrës-Kukës, reformimi i ushtrisë duke na afruar më shumë se kurrë me NATO-n, e shumë e shumë të tjera. Të gjitha këto reforma dhe iniciativa përkthehen në progres të madh për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke na dhënë të drejtën si mazhorancë qeverisëse të kërkojmë edhe një mandat tjetër, për të përmbushur ëndrrën e shumëdëshiruar të çdo shqiptari, anëtarësimin në BE”

    TIRANE - Deputeti i PD-së Genc Juka në një intervistë për gazetën “55” ndalet në çështjen më të debatuar politike të kohëve të fundit, ligjin për hapjen e dosjeve. Sipas tij, ky ligj lan njëherë e mirë hesapet në planin moral, për të gjitha krimet e diktaturës komuniste 45 vjeçare. Juka thekson se duhet të distancohemi njëherë e mirë nga reminishencat negative të sistemit më gjakatar në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore. Ai thekson se ky ligj është një detyrim moral ndaj shoqërisë shqiptare, ndaj viktimave të komunizmit dhe kjo është më e pakta që mund të bëhet për një shoqëri të traumatizuar nga ai sistem.
    Ndërsa kundërshtimi me fanatizëm që opozita bën në lidhje me miratimin e këtij ligji provon edhe njëherë se e majta vazhdon të ruajë lidhje shpirtërore me ish regjimin e Hoxhës.
    Miratimi i ligjit të dosjeve i shtohet listës së gjatë të nismave të suksesshme të ndërmarra nga qeveria Berisha dhe që na jep të drejtën si mazhorancë të kërkojmë edhe një mandat të dytë për të përmbushur ëndrrën e çdo shqiptari, anëtarësimin në BE.

    Sapo është miratuar së fundi ligji për hapjen e dosjeve. Si e komentoni ju këtë proces?
    Në opinionin tim, ligji për hapjen e dosjeve është ndër më të rëndësishmit e parlamentit pluralist në Shqipëri. Ai lan njëherë e mirë hesapet në planin moral, për të gjitha krimet e diktaturës komuniste 45-vjeçare në Shqipëri, një epoke që fshiu me dhunë vlerat e perspektivën e këtij vendi, pasojat e së cilës vuajmë edhe sot si shoqëri. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit ish-komuniste të Evropës Juglindore që ende nuk ka bërë publike arkivat e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, të cilat njihen për famën e keqe në përgjimin, keqtrajtimin, burgosjet dhe vrasjet e dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë. Mbetemi të vonuar në këtë iniciative, ndaj të gjithë së bashku, si shprehës dhe mbrojtës të interesave të një populli, i cili prej vitesh e kërkon një gjë të tillë, duhet ta denoncojmë genocidin komunist jo vetëm me fjalë, por edhe me ligj. Të distancohemi njëherë e përgjithmonë nga reminishencat negative të sistemit më gjakatar në të gjithë Evropën Lindore dhe Qendrore, të spastrojmë institucionet e një shteti demokratik nga individët që i kane shërbyer regjimit në masakrimin dhe persekutimin që ky i fundit i bëri individit dhe një shoqërie të tërë, për fajin e vetëm se ajo aspironte mendimin e lirë dhe perspektiven evropiane. Do të ishte absurditet i madh që të mbeten kapardisur në nivelet e ndryshme të administratës shtetërore ish-sigurimsat e regjimit komunist, ndërsa me qindra e mijëra njerëz të rinj nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë dhe të tjerë, te shkolluar madje edhe në perëndim, janë të pa punë dhe të detyruar të marrin rrugët e mërgimit.

    A mendoni se ky miratimi i ligjit te dosjeve është një detyrim ndaj shoqërisë shqiptare dhe viktimave të komunizmit?
    Pa dyshim, dhe për mendimin tim, kjo është më e pakta që mund të bëhet për një shoqëri të traumatizuar nga ai sistem dhe të gjithë ata individë që u persekutuan, torturuan, burgosën, internuan, vranë dhe denigruan për fajin e vetëm se aspironin demokracinë, se guxuan të artikulonin fjalën e lirë. Duke parë statistikat e terrorit dhe genocidit komunist të ushtruar gati gjysmë shekulli nga regjimi i Hoxhës mbi shqiptarët, jo ne qe i kemi përjetuar por dhe çdo individ pa asnjë lidhje me Shqipërinë nuk mund t’i kalojë në heshtje. Një populli të tërë ju mohuan të drejtat e tij më minimale të ekzistencës, që nga e drejta për shkollim e deri tek e drejta e besimit, ku të gjithë ishin të dënuar me punë të detyruar, jo për shtetin e tyre, as për vendin e tyre, jo për familjen e të afërmit e tyre, por për partinë, partinë të identifikuar në mënyrë cinike me klasën punëtore. Çdo krim dhe e keqe që i bëhet qoftë dhe një individi, shteti dhe shoqëria duhet ta ndëshkojnë, pasi kanë detyrimin për të vendosur drejtësi. Kur ky krim është kryer ndaj një kombi dhe një populli të tërë, parimi i vendosjes së drejtësisë është kusht i pazëvendësueshëm. Problemi themelor moral si për botën e qytetëruar, ashtu edhe për ne është vendosja e paqes shoqërore dhe stabilitetit të brendshëm të një populli të traumatizuar.

    Ligji për hapjen e dosjeve konsiderohet si një hap drejt forcimit të demokracisë në vendet postkomuniste por si i interpretoni ju reagimet kundërshtuese që vinë nga ana e opozitës?
    Është fakt i pamohueshëm që ndonëse prej 18 vjetësh jemi ndarë përfundimisht nga sistemi komunist, frymëzues, mbështetës dhe shërbëtore të denjë të klikës diktatoriale, vazhdojnë të mbështillen me demokracinë, brenda partive dhe organizatave të tjera politike, shoqërore, jo qeveritare, brenda institucioneve të drejtësisë e deri në parlament, në mjediset shkencore e akademike. Dhe kjo është e pafalshme, pasi institucionet në shoqëritë demokratike duhet të ndërtohen me njerëz me integritet moral dhe profesional, të papërlyer direkt ose indirekt me krime. Ky është një nga parametrat e demokracisë së vërtetë, i cili garanton drejtësi, pavarësi institucionesh dhe integrim të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike. Sa i takon qëndrimeve në lidhje me këtë ligj, në individë të caktuar po edhe përmes politikanëve vërejmë një fare skepticizmi në lidhje me mënyrën sesi do të implementohet në praktikë ky ligj, duke pasur parasysh këtu preferencat selektive apo edhe vështirësitë objektive prej mungesës apo asgjësimit që i është bërë dokumentacionit sapo sistemi ra. Ndërsa për fat të keq, në qëndrimin ekstrem “en-block” të opozitës vihet re një kundërshtim me fanatizëm që i bëhet ligjit, duke provuar edhe një herë se e majta vazhdon të ketë lidhje të ngushta shpirtërore me sistemin diktatorial të Hoxhës, se brenda saj “strehohen” individë mëkatarë dhe me duar të “përgjakura”. Pavarësisht vështirësive që mund të ketë zbatimi në praktikë i ligjit, unë edhe njëherë dëshiroj ta theksoj se si klasë politike, ligjin për pastërtinë e figurave ia kemi borxh Shqipërisë dhe shqiptarëve; e kemi obligim në kuadër të reformave integruese që po implementojmë, për t’i treguar botes se drejtojmë vendin me një klasë të pastër, përmes ligjit dhe rregullave të një sistemi demokratik; dhe se ecim drejt progresit, zhveshur nga çdo reminishencë e sistemit që na la në errësirë mendimi dhe varfëri ekonomike ekstreme.

    Ligji i dosjeve është një hap që u iniciua nga qeveria Berisha. Gjithashtu gjatë këtij mandati qeverisës janë ndërmarrë nisma dhe reforma të parealizuara më parë, ç’mund të thoni në lidhje me këtë fakt?
    Ligji i dosjeve u iniciua nga qeveria Berisha, si vazhdim i një nisme të ndërmarrë që gjatë mandatit të parë qeverisës që fitoi PD në vitin 1992. Gjatë këtij mandati, qeveria demokratike i kushtoi një vëmendje të veçantë rehabilitimit në aspektin financiar, profesional dhe arsimor të shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Pavarësisht mbështetjes së dhënë për këtë shtresë, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që ende jemi debitorë me këtë kategori të persekutuar të shoqërisë shqiptare, pasi ndonëse është folur shumë nëpër tribuna dhe foltore, ku janë denoncuar në terma të përgjithshëm krimet e klikës kriminale komuniste, nuk është ndërmarrë asnjë iniciative ligjore dhe ndaj personave që i kanë shërbyer me zell sistemit në krimet qe ai kreu ndaj shqiptarëve, nuk është ndërmarre asnjë akt formal për t’i bërë publike emrat e tyre dhe për të “ndaluar” me ligj që ata të ushtrojnë funksione të larta politike dhe shtetërore. Siç e thatë edhe ju, gjatë mandatit të saj, qeveria Berisha ka ndërmarrë një seri nismash dhe reformash të suksesshme, të cilat përbëjnë themelin e programit të saj. Të tilla, do të përmendja reformat institucionale, veçanërisht ajo në sistemin e drejtësisë, reforma fiskale e cila ka krijuar shumë fasilitete për biznesin shqiptar, iniciativa “Shqipëria 1 Euro”, e cila nxit investimet e huaja në Shqipëri, reforma me background social në sistemin e pagave dhe të pensioneve, reforma në arsim veçanërisht në arsimin e lartë, projekte gjigante në infrastrukturë, si rruga Durrës-Kukës, reformimi i ushtrisë duke na afruar më shumë se kurrë me NATO-n, e shumë e shumë të tjera. Të gjitha këto reforma dhe iniciativa përkthehen në progres të madh për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke na dhënë të drejtën si mazhorancë qeverisëse të kërkojmë edhe një mandat tjetër, për të përmbushur ëndrrën e shumëdëshiruar të çdo shqiptari, anëtarësimin në BE.
    Intervistoi.


    ...55

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Pershendetje pu pu pu po kete paska pune more jajaja more Eteriti po te paska dale pune me Halabake more e kuku cfare fjale dhe fakte na paska sjell ky Breari ti baco vertet po dukesh i afte na ke sjell fakte po duket se i ke te ushtruara mire nga Kuzhinat Titiste amanet i ke sigurishte nga Sinan Hasani e Halit TERNAFCI hahahaaha

    per temen pak
    Si jane pritur deklarimet e udheheqesit komunist ne vitin 1974 kunder Traktatit te Varshaves dhe NATO-s. Interpretimet e bera ne Greqi e Jugosllavi, diskutimet ne seline e Aleances se Atlantikut te Veriut dhe komentet e diplomateve amerikane

    Ne nje fjalim te tetorit 1974, Enver Hoxha, udheheqesi komunist i Shqiperise, foli per vendosmerine e Tiranes dhe vendeve te tjera, si Jugosllavia e Greqia, per te qendruar jashte Traktatit te Varshaves dhe NATO-s. Fjalet e Hoxhes kane shkaktuar reagime te ndjeshme dhe diplomatet amerikane ne Beograd e Athine jane aktivizuar te kuptojne e interpretojne pjeset me te rendesishme te ketij fjalimi. Gjithashtu, sic tregojne dokumentet e kohes, selia e NATO-s ka trajtuar problemet e permendura nga Enver Hoxha ne fjalimin e tij.

    Ne nje telegram te 7 tetorit 1974, ambasada amerikane ne Athine njofton Departamentin e Shtetit dhe homologet ne Beograd e Moske, se shtypi grek ka shfaqur interes te madh per fjalimin e Hoxhes. Ne menyre te vecante, shtypi grek ka theksuar se gazeta "Borba" ne Beograd ka shprehur komente ne favor te fjalimit. Trajtimi i medias (greke) ve ne dukje garancine e Hoxhes per popujt grek dhe jugosllav, se kufijte e ketyre vendeve me Shqiperine do te mbeteshin gjithnje te sigurt", thuhet ne telegramin e derguar ne Uashington. Megjithate, ne raportin nga Athina thuhet se mediat konservatore duket ta kene injoruar fjalimin e Enver Hoxhes.

    Tri dite me pas, ne Departamentin e Shtetit do te mberrinte edhe informacioni nga Beogradi. Ambasada amerikane ne Jugosllavi do te njoftonte me 10 tetor 1974 se fjalimi i Enver Hoxhes, me 3 tetor, vazhdon te publikohet ne Beograd. "Editoriali i "Borba"-s me 6 tetor thoshte se teksa editoret nuk bashkoheshin me disa gjera te thena nga Hoxha, ata e pelqenin qendrimin e tij, ndoshta duke iu referuar konstatimit te Hoxhes se Jugosllavia, Shqiperia dhe Greqia kane interesa te perbashket ne mbrojtje dhe se siguria e secilit komb eshte e thelbesore per dy te tjeret", shkruhet ne telegramin e nisur nga Beogradi.

    Gjithashtu, TANJUG, agjencia jugosllave e lajmeve, ne materialin e shperndare vetem per nivelet e larta te qeverise dhe partise, e ka publikuar fjalimin dhe reagimet per te cdo dite dhe se fundmi duke vene ne pah reagimin e favorshem grek.

    Reagime kane mberritur ne Departamentin e Shtetit edhe nga misioni amerikan ne NATO, lidhur me nje fjalim te Enver Hoxhes me 3 nentor 1974. Ne kete fjalim, udheheqesi komunist i Shqiperise, ka permendur gjeresisht Jugosllavine, Greqine, Bashkimin Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Bullgarine. Me 13 nentor 1974, telegrami konfidencial i mberritur ne Uashington ve ne dukje se Hoxha nuk ka permendur Rumanine. Duke iu referuar edhe nje bisede me perfaqesuesin e Turqise, diplomatet amerikane shkruajne se marredheniet mes Shqiperise dhe Rumanise jane shume te mira, duke mos qene nevoja qe Rumania te permendet ne menyre te vecante.

    Gjithashtu, perfaqesuesi italian ne NATO i eshte bashkuar qendrimit turk, ndonese ka nenvizuar se deklarimet antisovjetike te Hoxhes ishin me te fortat qe ai kishte bere ndonjehere. "Trajtimi i vendeve Perendimore ne pergjithesi nga lideret shqiptare ishte pak me teper paqtues se te ne shkuaren, ndonese ata nuk merrnin nje linje afrimi", thuhet ne telegram. Perfaqesuesi italian ka shtuar se Hoxha ka shprehur gatishmerine per vendosjen e marredhenieve diplomatike me Mbreterine e Bashkuar, me kushtin qe britaniket te kthenin floririn shqiptar dhe me Republiken Federale te Gjermanise, nese Boni binte dakord te paguante reparacionet e luftes.

    Ne vitet 1973-1975, Shtetet e Bashkuara kane ndjekur me interes zhvillimet ne Shqiperi edhe per shkak te levizjeve te brendshme. Keto ndryshime ne ushtri dhe kulture shqetesuan jo pak udheheqjen komuniste te komanduar nga Enver Hoxha, ndonese nuk ishin te mjaftueshme per te tronditur pushtetin e tij personal

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    . Kjo e dallonte Luftën të cilën e organizoi Enver Hoxha sepse Lufta të cilën e organizoi Enver Hoxha ishte luftë në të cilën u bashkuan të gjithë si në Jug njejtë edhe në Veri,
    Historia,mbase nuk eshte e vertet,kur e shkruajn pjesa e popullit qe humbi,por eshte gjithmon me e vertet se sa kur shkruet nga ata qe fituan.
    E ne rastin e historis te shkruar nga fitimtari enver hoxha,e verteta,nuk egziston.

    Luften ne shqiperi,e bene shqiptaret, nuk e organizoi enver hoxha,e organizuan jugosllavet o serbet,e ata bashke me ruset,e vune ne krye mbas luftes.
    E vune ne krye,se la kosoven jugosllavis,e sma ha mendja se e beri per te mire te shqiperis.
    Enveri,gjithmone mendonte per te "miren" e shqiperise,prishi maredhenjet me rusin e kinen,per te miren e shqiperis.
    Natyrisht,po te ishte akoma gjalle,kushedi sa te mira do bente akoma per shqiperin e kosoven bashke.

    NUK ESHTE E DREJTE TE VESH FOTOGRAFIN E ENVERIT,PA NEXHMIEN.

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Kolosi i gjysem shekulli dhe komandant i kombit shqiptar i Mdhi Enver Hoxha.
    Na mesove se si duhet atdheu na dha pushken dhe penden na e kalite idealin per atedhe te qofshim fale o i madhi i te gjitha koherave. Nuk besoj qe nje figur kaq e rendesishme dhe me kaq merita te medhaja e ka vendin qe te diskutohet ne kte forum, dote kaloj fortuna e demokracis dhe nje dite dote kthjellen njerzimi dhe dote shohin se çfar mekati kan bere nda figures se madherishme te Enver Hoxhes

    DONI FAKTE Re: Kush ka qene Enver Hoxha?TE JA KU I KENI O ZOGISTE E TITIST LEXONI MIR E JO MBRAPSHT Në kohën kur propaganda revizioniste dhe një pjesë e shtypit reaksionar botëror kishin shpërthyer një fushatë të paparë shpif*jesh, trillimesh e dezinformimesh të paskrupullta rreth Kosovës dhe demonstratave të saj, "Zëri i Popullit", organ i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, botoi artikullin: "Pse u përdor dhuna polico*re e tanket kundër shqiptarëve në Kosovë?", i cili me argumente të shumta dhe të pakun*dërshtueshme, hidhte dritë mbi të vërtetën rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, rreth shkaqeve të vërteta që detyruan popullin tonë të robëruar të ngrihet në greva e demon*strata, rreth qëllimeve e kërkesave të vër*teta të tyre. Me anë të këtij artikulli, Shqipëria socialiste ngriti fuqishëm zërin në mbrojtje të popullit tonë të robëruar e të luftës së tij të drejtë, dënoi ashpër dhunën dhe terrorin barbar që u ushtrua mbi ne dhe riafirmoi edhe një herë qëndrimin e saj të drejtë marksist-leninist si ndaj popull*it shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, ashtu edhe ndaj popujve të Jugoslla*visë.

    Jehona që pati ky artikull në popullin tonë ishte e jashtëzakonshme dhe e paparë ndonjëherë. Pothuaj se s'ka mbetur shqiptar që të mos e ketë lexuar ose dëgjuar fjalën e ngrohtë të Nënës Shqipëri dhe të mos ketë thirrur nga zemra: "Të falemnderit, Nënë!"

    Populli ynë u bind edhe një herë se "Zëri i popullit" është vërtet zë i popullit, se ai është edhe zëri i tij, se zëri i Shqipë*risë Socialiste është zëri i së vërtetës.

    Revizionistët jugosllavë gjithmonë janë munduar që për luftën e drejtë që bën popu*lli shqiptar në Jugosllavi për të drejta e liri, ta fajsojnë, padrejtësisht, Shqipëri*në socialiste dhe Partinë e saj të Punës. Në se këtë ata nuk e thoshin drejtpërsëdrejti, publikisht, e kanë thënë vazhdimisht në më*nyrë të tërthortë dhe, sidomos, e thoshin hapur nëpër mbledhjet e shumta që organizo*nin në popull. Tani, pas grushtit dërmues, që u dha atyre artikulli i "Zërit të popullit", revizionistët dhe tradhtarët dolën edhe hapur dhe publikisht. Gjithë makina propagandistike e Jugosllavisë u angazhua në fushatën kundër "Zërit të popullit" e nëpërmjet tij, kundër Shqipërisë dhe Partisë së Punës. Artikuj e komente të shumta janë botuar dhe emituar në mjetet revizioniste të informim*it, si "përgjigje" ndaj artikullit të "Zër*it të popullit", kurse në mbledhjet e shum*ta të të gjitha niveleve, revizionistë dhe tradhtarë të ndryshëm po vazhdojnë të dërdëllisin e të lehin kundër tij.

    Në mënyrë që t'u kishte sukses propaganda telallët revizionistë e kanë shoqëruar atë edhe me shpifje e trillime të nxjerra nga arsenali i propagandës antishqiptare të ko*hës së Rankoviçit.

    Si duket, revizionistët dhe tradhtarët po mendojnë se janë ende në vitet pesëdhjetë, kur njerëzit, duke mos e njohur sa duhet as Shqipërinë socialiste dhe as klikën revizi*oniste të Beogradit, edhe mund të mashtroheshin dhe t'u besonin shpifjeve e trillimeve të poshtra të Titos e Rankoviçit dhe të kë*lyshëve të tyre. Esat Toptanët dhe Mustafë Merlikët e Kosovës, të mbyllur nëpër mbledhje, bare e sallone bixhozi, duke pirë, siç thonë edhe vetë, "ujë të Savës" janë larguar aq shumë nga populli sa nuk e njohin atë fare dhe prandaj e mendojnë popullin aq naiv, aq injorant, sa të luajnë me të ashtu si duan ata! Por, edhe këtu ata mashtrohen keq.

    Populli ynë e njeh sot fare mirë Shqipërinë kuqe të Enver Hoxhës, e njeh jetën e lum*tur socialiste që lulëzon atje, e njeh politikën e saj të kristaltë marksiste-leninis*te e i njeh edhe ata që dërdëllisin kundër saj. Prandaj nuk mashtrohet nga të lehurat e tyre. Gjithë ai që e ka lexuar apo dëgju*ar artikullin e "Zërit të popullit" ose që e njeh sadopak Shqipërinë socialiste dhe politikën e saj, nuk mund të mos shohë se ato që llomotisin armiqtë dhe tradhtarët kundër Shqipërisë, nuk janë tjetër veçse trillime shpifje të poshtra dhe naive.

    Vetëm renegatë si Fadil Hoxha, Xhavit Ni*mani, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu etj, mund ta quajnë ndihmën dhe përkrahjen e sinqertë të Shqipërisë socialiste për popullin tonë në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare si "sulm", "ndërhyrje", "shovinizëm" e "pater*nalizëm", kurse ndërhyrjen me ushtri tanke e bajoneta të Serbisë, ta quajnë "ndihmë" e "përkrahje internacionaliste e vëllazërore" Vetëm plehëra si ata mund ta quajnë ideolo*gjinë marksiste-leniniste të Shqipërisë si "reaksionare", "aventuriste" e "luftënxitë*se" dhe të llomotisin se ajo u shërbeka blloqeve e superfuqive imperialiste!!! Blofe të tilla kundër Shqipërisë nuk bëjnë as qarqet më reaksionare të botës.

    Klouni Xhavit Nimani në një fjalim të tij duke përsëritur si papagall ato që i kishin thënë padronët e tij në Beograd, e akuzoi "udhëheqsijen e Shypnisë" se gjoja ajo po i fut në një thes të gjithë shqiptarët e po i quan "vëllezër shqiptarë" edhe forcat më reaksionare të popullit shqiptar! Kështu flet ky sharlatan, por me siguri që kështu nuk mendon as ai. Nuk mund të mos e dijë Xhavit Nimani dhe shokët e tij se, kur flitet për "vëllezërit shqiptarë", bëhet fjalë për po*pullin, për njerëzit e ndershëm, dhe jo aspak për tradhtarët e shitur, qofshin këta ballistë e zogistë apo revizionistë si ai. Tradhtari mund të jetë gjithçka, por vëlla nuk mund të jetë kurrë.

    Veçanërisht e poshtër dhe cinike është orvatja që, duke falsifikuar dhe shtrembëruar haptazi dhe në mënyrën më të palejueshme artikullin e "Zërit të popullit", të bindet o*pinioni (sidomos ai jugosllav) se Shqipëria për ngjarjet në Kosovë gjoja "fajëson popullin serb" dhe se gjoja ajo "nxit urrejtje e konflikte në mes tij dhe popullit shqiptar" Në këtë mënyrë, propaganda revizioniste për piqet ta diskreditojë në sytë e popujve ju*gosllavë politikën e drejtë marksiste-leni*niste dhe konsekuente internacionaliste të Partisë së Punës ndaj popujve të Jugosllavi së dhe të gjithë botës. Qëndrimin e saj të papajtueshëm me udhëheqjen revizioniste të Jugosllavisë, Partia e Punës e Shqipërisë e ka theksuar qartë, hapur dhe vazhdimisht, po as në artikullin e "Zërit të popullit" të 8 prillit dhe askund tjetër nuk mund të gjendet asnjë fjalë kundër p o p u j v e të Jugos*llavisë, asnjë identifikim dhe përzierje e popujve të Jugosllavisë dhe krerëve të tyre revizionistë e shovinistë.

    Vetëm njerëz të pafytyrë si Dragosavci e Fadil Hoxha, si Vidiçi e Mahmut Bakalli, si Dushan Ristiçi e Xhavit Nimani mund ta aku*zojnë udhëheqjen e lavdishme të Partisë së Punës për mungesë të internacionalizmit, e*dhe pse e dinë mirë se ishte pikërisht kjo udhëheqje, ishte pikërisht shoku Enver Hoxha që kishte urdhëruar divizionet partizane shqiptare të vinin e të luftonin jo vetëm për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, por edhe të popujve të Serbisë, Bosnjës e Malit të Zi. Qëndrimin e saj internacionalist ndaj popujve jugosllavë Partia e Punës e ka dëshmuar me gjakun e derdhur të qindra partizanëve të pavdekshëm, që ranë për çlirimin e popujve jugosllavë, po e dë*shmon edhe sot kur atyre, si pasojë e poli*tikës tradhtare e antipopullore të udhëheq*jes jugosllave, po u kanoset rreziku i ndër hyrjes së superfuqive imperialiste.

    Në propagandën e tyre të poshtër kundër Shqipërisë, revizionistët jugosllavë dhe tradhtarët shqiptarë kanë shkuar aq larg sa ta përdorin si "argument" edhe çështjen e fesë me qëllim që t'i nxisin kundër Shqipërisë besimtarët e ndershëm nga radhët e popullit tonë. Kështu vepronin armiqtë e popullit e*dhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, që, me anë të fesë, u munduan ta ndajnë e ta përçajnë popullin tonë. Nga kjo lodër e poshtër, populli ynë nuk u mashtrua as në të kaluarën dhe aq më pak mund të mashtrohet sot kur ndërgjegjja e tij klasore e patriotike ësh*të ngritur dhe po ngritet vazhdimisht. Besimtarët e ndershëm e dinë se ata që po flas*in e "merakosen" për fenë në Shqipëri, jo vetëm që vetë nuk njohin fe, por ata nuk dinë e nuk njohin as komb e atdhe. Shqiptarët kurrë nuk
    KURE T MBAROSHE KETE E DERGOJE TJERAT LEXO ME VEMENDJE

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Ty te paska honger dhia,teseren e partis.

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Pse ku po e shef ty Serafino mose je me teseren e Serbise ty lal ?

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Citim Postuar më parë nga Etniku Lexo Postimin
    Pse ku po e shef ty Serafino mose je me teseren e Serbise ty lal ?
    E shof mer shpirt,po jo vetem qe te ka honger teseren,por ty te ka humbur dhe dhia.

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    PO jo more Serafino se teseren e te madhit ENVER e kame dhe e ruaj po ti more i gjore ku ke me cu ate te Rankovicit te ka henger dreqi lal hahha

Faqja 23 prej 30 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •