Close

Rezultati i Sondazhit: C'mendoni per flamurin e shtetit te Kosoves?

Votues
168. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Me pelqen

    25 14.88%
  • Nuk me pelqen

    128 76.19%
  • Nuk e di

    15 8.93%
Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 264
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flamuri kosoves eshte nje shenj-simbol per momentin politik qe kalon kosova e ne duhet ta duam..ta respektojm..e pik..

    ka halle tjera kosova .. e mos u merrni me kte muhabet si kalamajt qe zihen per gollat.. e futbollit..
    piktori i flamurit shqiptar eshte .. dhe ata qe e votuan shqiptar jan..
    bukur boll..

  2. #62
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Nuk ka asgje te perbashket me identitetin shqiptar!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2007
    Vendndodhja
    Në Sadovinë të Jerlive- Viti - Kosovë
    Postime
    79
    Flamuri i Kosovës nuk më pëlqen. Ai nuk është flamuri im. At flamur na e imponuan të huajt, le ta rrespektojnë ata...dhe përkrahësit e tyre...
    Nuk ka flamur tjetër për shqiptarët përveç flamurit tonë kombëtar, ai Kuq e Zi me shqiptonjën dykrenëshe...Ai është i ngulitur në shpirtë, në zemër dhe në gjakun e çdo shqiptari...
    exha...(Shpëtimi)

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Flamuri shteteror i Kosoves eshte jo vetem i pakuptimpte per gjithe banoret e Kosoves, por eshte i frikshem per patriotet shqiptare. Eshte i frikshem pasi ai flamur nuk vulos pavaresine e popullit te Kosoves, ai flamur vulos tranzicionin e Kosoves nga nje protektorat i OKB ne nje koloni evropiane. Bashkimi Evropian ka dy kolonite e para moderne ne Evrope e ne Ballkan: njera e ka emrin Bosnje Hercegovine, tjera e ka emrin Kosove. Jo me kot keto dy vende "te pavarura" kane te njejten flamur te Evropes se Bashkuar.

    "Flamuri shteteror i Kosoves eshte i perkohshem"

    Keto fjalet e cituara me lart jane fjale qe i leshojne njerez qe nuk kuptojne sic duhet kontekstin historik te ngjarjeve: flamuri i nje shteti te pavarur nuk ndryshohet cdo vit dhe dita e shpalljes se pavaresise ne 18 shkurt 2008 nuk eshte nje dite e revizionueshme ne histori. Historia shqiptare e ka perjetesuar tashme faktin se nje flamur i huaj evropian u adoptua si flamur i shtetit te Kosoves nga kreret e institucioneve ne Prishtine. Emrat e ketyre krereve do te jene po te perjetesuar ne histori dhe nuk kane per ti shpetuar gjykimit te bashkekohasve dhe brezave te shqiptareve qe vijne pas. Paradoksi me i madh i 18 shkurtit 2008 ishte se presidenti dhe kryeministri i Kosoves festonin me nje flamur evropian, kurse shqiptaret ne rruget e qyteteve te Kosoves e botes festonin me flamurin kombetar shqiptar.

    "Flamurin evropian e zgjodhem si kompromis me vezhguesit nderkombetare"

    Sic u shpreha diten e pavaresise ne shkurt te ketij viti, po e perseris: lidershipi politik i Kosoves deshtoi testin e kohes, testin historise. Ata mund te kene kaluar testin politik qe perpiluar nga nderkombetaret ne Prishtine, por jo testin historik. Ata zgjodhen si simbol unifikues te nje shteti te ri te pavarur nje flamur me te cilin nuk identifikohet askush ne Kosove, as popullsia shqiptare dhe as minoritet e tjera. Dhe situata behet akoma me tragjike kur degjon justifikime te tilla sikur "flamuri ishte nje kompromis". Sikur liderat e Kosoves te kishin marre mundimin te hapnin librin e historise se Shqiperise ne 28 nentor 1912, Diten e Pavaresise, do te kishin kuptuar se pavaresisht nga rrethanat e kohes, nje gje ishte e panegociueshme dhe e pakompromentueshme: flamuri kombetar i Gjergj Kastriotit, flamuri i fshire nga kujtesa kolektive e shqiptareve per plot 5 shekuj pushtimi turk. Dhe po te kishin reflektuar pak mbi domethenien e atij flamuri, do te kishin kuptuar se te shpallesh pavaresine nuk do te thote vetem "te ndahesh nga zoterimi i Turqise e Serbise" por do te thote edhe kthim ne identitetin e te pareve, kthimin tek ai flamur qe te paret tane e mbanin ne zemer me shekuj e nuk ua kishin marre borxh as Sulltanit e as Bashkimit Evropian.

    Jo me kot, i ndjeri president Rugova adoptoi nje flamur shteteror ne Kosove te ngjashem me flamurin kombetar, me disa ndryshime te vogla te parendesishme si per ta dalluar nga flamuri i Republikes se Shqiperise. Flamur me ngjyra ndryshe por me te njejten embleme dhe me te njejten domethenie si flamuri kombetar. Dhe per ironi te historise, te njejtet kokeboshe qe dolen te protestonin flamurin e dizanjuar nga ish-presidenti per Kosoven si dicka "e huaj e jo shqiptare", po te njejtet njerez zgjodhen si flamur shteteror te Kosoves nje flamur te huaj qe nuk e lidh asgje me Kosoven dhe historine e saj shekullore. Absolutisht asgje.

    "Identiteti i popullit tone eshte identiteti evropian"

    Pas luftes se Bosnjes dhe pas parcelizimit te Bosnjes ne kantone, fale perberjes diverse etnike dhe fetare te saj, ishte e pamundur qe boshnjaket te binin ne nje mendje per flamurin e shtetit te tyre te ri. Kompromisi i castit ishte adoptimi i flamurit evropian me nentekstin: "Identiti i Bosnjakeve eshte identiteti evropian." E njejta gje ndodhi edhe ne Kosove, me ndryshimin e vetem se ne Kosove 95% e popullsise eshte shqiptare dhe vetem 5% jane minoritete.

    Po si ta kuptojme kete "identitetin evropian"? A nuk ben pjese Bosnja e Kosova ne gjeografine e kontinentit evropian? A nuk kane qene pjese e ketij kontinenti me shekuj? Po kane qene. Atehere perse duhet ta perforcojme "identitetin evropian" kur te gjithe e dine qe Bosnja e Kosova jane Evrope?!

    Ne fakt, e verteta eshte se si ne rastin e Bosnjes, si ne rastin e Kosoves kemi te bejme me popullsi pa identitet kombetar. Por per tu treguar te ndjeshem ndaj ndjenjave te njerezve, nderkombetaret shpikin terma te pakuptimta si "identitet evropian". Kjo eshte menyra e tyre per te thene, qe mungesen tuaj te identitetit do ta mbushim ne me ideologjine e kohes, idene e Evropes se Bashkuar. Ju nuk e dini se nga vini si popuj, por mos e torturoni veten te zbuloni se kush jeni e nga vini, e rendesishme eshte se cfare duhet te beheni ne te ardhmen: te beheni evropiane!

    "Duhet ti largoheshim idese se "Shqiperise se Madhe""

    Lexoj shpesh krere te shtetit ne Kosove qe hedhin idene ne opinionin publik shqiptar se "vepruam ashtu sic vepruam ne lidhje me flamurin pasi nuk deshem qe ti jepnim shkas Serbise te na sulmonte me argumentin e "Shqiperise se Madhe"". Pra shkurt e prere, sipas tyre, nese Kosova adoptonte nje flamur shteteror te ngjashem me flamurin tone kombetar, pala serbe do te ishte absolutisht kunder dhe do ta shikonte nje hap te tille si nje perpjekje te prishjes se kufijve dhe krijimit te "Shqiperise se Madhe". Dhe sipas tyre, kjo do tu jepte municion serbeve per te sulmuar interesat shqiptare ne syte e Perendimit me argumentin: "Ndalet enderren e Serbise se Madhe per te krijuar nje Shqiperi te Madhe!" Dhe kjo per Perendimin ishte e papranueshme, pasi ata jane kunder idese se "Shqiperise se Madhe".

    Te gjithe ata qe bluajne keto mendime ne koke jane pseudo-patriote dhe shqiptare inpotente. I gjithe ai gjak e gjithe ajo sakrifice e bere nga brezat para nesh per te fituar lirine, nuk u derdh per te kenaqur palen serbe apo per ti bere qejfin nderkombetareve. Dita e Pavaresise, dita historike e artikulimit te aspiratave te nje populli per te jetuar i lire e ne paqe, nuk i perket as pushtuesve te djeshem dhe as kolonizatoreve te sotem, eshte dita kur mbare populli i Kosoves flet i lire me anen e gojes se te zgjedhurve te tyre ne instancat me te larta te shtetit demokratik. Prandaj presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci nuk duhet tia kishin vene veshin pales serbe apo nderkombetareve, duhet t'ua kishin vene veshin aspiratave te popullit te Kosoves. Po ta kishin bere nje gje te tille, nuk do ta gjenin sot veten ne nje pozicion te tille ku pjesa derrmuese e qytetareve te Kosoves e shikon flamurin e tyre shteteror si te huaj e jo te tyren.

    Ironia tjeter e madhe e argumenteve si keto me lart eshte se shkabonjen me dy krena te flamurit tone kombetar e gjejme ne flamujt e mbare popujve ballkanike, perfshi ketu palen serbe. Serbet e Kosoves identifikohen shume here me mire me nje flamur te ngjashem me flamurin kombetar shqiptar, se sa me emblemen e Bashkimit Evropian.

    Si dilet nga kjo rruge pa krye?

    Kuvendi i Kosoves, te ngreje nje komision per dizanjinim e nje flamuri te ri shteteror. Pasi ta kene bere nje gje te tille, duke marre parasysh kerkesat e shumices se qytetareve te Kosoves, le ta nxjerrin perpara Kuvendit te Kosoves per diskutim e votim. Pasi te fitoje shumicen e votave ne Kuvend, le te mbahet nje referendum ne mbare Kosoven, ku sovrani popull te votoje pro apo kunder flamurit shteteror. Ne kete menyre, nuk jane pushtetaret por qytetaret e Kosoves ata qe zgjedhin flamurin shteteror.

    Sic e kam shprehur edhe nje shkrim tjeter timin ne lidhje me flamurin vite me pare, nuk ka asgje te keqe qe flamuri shteteror i Kosoves te jete ndryshe nga flamuri kombetar. Por keto ndryshime nuk duhet te jene esenciale, duhet te jene estetike. Nuk duhet te kete flamur shteteror pa shkabonjen me dy krena ne qender te vete, pasi po aq i rendesishem sa eshte pasja e nje flamuri unik shteteror, po aq i rendesishem eshte ruajtja e vazhdimesise se tradites e trashegimise shqiptare. Kjo e dallon nje popull te lashte autokton nga nje popullsi e perzier dhe pa tradite te lashte.

    Albo

  5. #65
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Jashte identitetit Kombetar....

  6. #66
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-12-2008
    Postime
    146
    ju pershendes me pershendetjen me te mir ne kete selam alejkum we rahmetullahu we berekatuhu po posht qe kan ra krijesat e krijuesit (All-llahut) ku mund ti perkulemi nje flamuri qe eshte pagan ne iu perkulemi vetem All-llahut dhe ne muslimant -shqiptaret fare nuk na bene per ketre flamur perveq disave devijuarve apo disave qe e kan ende eren e komunizmit dhe kosova si shtet shum shpejt do behet si shtet islamik dhe natyrisht keto simbole menjeher do ti shkattrrojm apo vetvetiu keto bijn posht we alejkum selam.

  7. #67
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Per Temen:

    "Ne kete Flamur qdo kush mund ta gjej Veten ,Vetem Shqiptari jo"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Cfare mendoni per flamurin e shtetit te Kosoves ?
    Une nuk po thom kurgjo, veq cka po mendoj ma mire mos vetni se ju vjen trishtim.
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  9. #69
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-12-2008
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Paske prirje për Science-Fiction Movies. Përse nuk bëhesh berber?
    nuk ia ke haberin per debat se nuk ki llidhje qka d.m.th. kan ke to fjal

  10. #70
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Llapi:(Tek Reputacioni i Kuq)"Ne kete Flamur qdo kush mund ta gjej Veten ,Vetem Shqiptari jo" une kisha than ndryshe veq ju ldk-ucat e flliqt jo o kjo pun u krye veq koritni kot
    Pasi qe te njef e gjith forumi se jeta juaj ka vetem nje domethenje dhe ajo eshte PDK,dhe qdo gje ne jete e shef me keto lloj ngjyra thjesht je i ,manipuluar politikisht dhe pse jo viktime e Fundamentalizmit Partiak...Thjesht perfundimisht nese nje Qeshtje me Interes Kombetar ,bie ne kundershtim me interesat Partiake ateher at ate qeshtje e shef me nje sy negativ dhe e urren.
    Keshtu qe nje mendje e tille e juaja eshte e infektuar dhe asesi nuk mund te prodhoj efekte te shendosha.

    Thenja ime qe te erritoj ty :

    "Ne kete Flamur qdo kush mund ta gjej Veten ,Vetem Shqiptari jo"

    Ja ta Interpretoj Une kete ,shpresoj qe edhe ti do ta kuptosh kete me mire:

    Dy ngjyrat (Kuq dhe Zi) te cilat jan prezentim dhe identifikim i nje Shqiptari ndaj qdo kombi tjeter thjesht qdo shqiptar fillet e identitetit te tij kombetar i ka te ngjurosura me keto dy ngjyra... Sa qe edhe po ta perdoresh trurin ti me mire ateher do kuptosh qe edhe partia jota ka nje kontradite me kete flamur ! pse?? Sepse llogoja e partis sate eshte me ato dy ngjyra dhe tash ,ne baze te ketij flamuri duhet te i ndryshoj dhe ti zevendesoj me verdh e kaltert,sepse perndryshe nuk je parti e ketij shteti.

    Kush jan ata qe e gjejne veten ne kete Flamur???
    Ne baze te ngjyrave qe ka ky flamur ,ateher te gjithe Popujt e Ballkanit mund te gjejne veten ,perveq te shqiptareve qe perveq ngjyrave qe i ndan me kete flamur as emocionalisht nuk e lidh ndonje gje me kete flamur.

    Ne kete flamur shume ma leht mund ta gjejne veten: Serbi,Boshnjaku,Greku,Makedoni,Turku,Malazezi etj se sa Shqiptari ,qe qoft edhe me nje ngjyr kombetare nuk eshte i perfaqesuar ne kete flamur ,bile rrethi apo korniza e flamurit te ishte bere me ndonjeren prej ngjyrave tona kombetare,mesiguri se do ta hante pazari disi.

    Perndryshe ky Flamur : Nuk me prezanton mua si Shqiptar as edhe me llogon e hartes se kosoves ,sepse edhe ajo harte eshte e cunguar dhe nuk paraqet realitetin ton kombetare por paraqet padrejtesin ,qe nuk dojm ta rikujtom .

    Kalo mire
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •