Flamirin e te ndjerit e djegshin perqafone tash te bosnjes te imponuarin
Flamirin e te ndjerit e djegshin perqafone tash te bosnjes te imponuarin
Ky flamur eshte produkt i politikes se Be-se per krijimin e nje populli te ri pa identitet - eksperiment hesapi! Mirepo nese bashkesia nderkombetare mendon se do te kete sukses ne kete e ka shume gabim
Edhe ti Llapi nuk e di cka ke marr turr e po mbron me nje gje, qe nuk ka asnje domethenie dhe nuk mund t'i thuhet as flamur. Ky flamur na fyen rende si njerez pikesepari, e le me tjerat. Ku po e perfaqesojka ky flamur Zahir Pajazitin ose Adem Jasharin, ose ne fund te fundit edhe ty? Gjeje ti nje element ne qat flamur qe te perfaqeson ty, historine tende? As harta e Kosoves nuk simbolozon asgje, sepse ata nuk jane kufijte real te shqiptareve. Pretendimet tona jane pak me te medha sesa ai territor aty, se historikisht na takon territor shume me i madh.
Ky flamur o produkt i dy njerezve, prej dizajnerit ne duar te Thacit.
Dhe, Thaci tha: Ja ku o flamuri o popull !
Mirepo, e harroi nje gje shume te rendesishme: Qe Thaci nuk o populli !![]()
ky flamur nuk eshte se me pelqen por pa dyshim qe ma ka rrit edhe me shum dashurin ndaj flamurit kombetar .
Ndryshuar për herë të fundit nga extreme : 13-12-2008 më 12:07
We are all Aliens
Qeverrisje Katundi = Flamur Katundi
Tregim humoristik
- Sa dhe çfarë ngjyre kanë yjet në Flamurin e Republikës së Kosovës? - pyeti arsimtari i gjuhës shqipe nxënësit në klasën e katër në gjimnaz.
- …shtatë yje të verdhë, profesor, - ia priti me vrull një nxënëse duke menduar në shtatë ditët e javës, - mirëpo profesori i tha se përgjigja nuk është e saktë.
- Pesë yje të kuqë, profesor, - tha një tjetër nxënës, duke menduar në pesë gishtat e dorës dhe në yjet e kuqë proletarë, - mirëpo edhe këtë e mohoi profesori dhe i tha të ulet.
- Mendoj se sipas traditës popullore duhet të ketë tre yje të kaltër… nuk jap më shumë, - tha një nxënës, që ishte më i miri në klasë, për të cilin shokët menduan sikur ia qëlloi, - mirëpo as këtë nuk e pranoi arsimtari.
- Nxënës të dashur… Flamuri i Republikës së Kosovës ka gjashtë yje të bardhë. Nëse ju e keni vështirë të mbani mend yjet në flamurin e Hashim Thaçit, më falni të Republikës së Kosovës, atëherë mund të mbani në mend gjashtë ndjenja të njeriut: zemërimi, urrejtja, dhembja, gëzimi, vullneti, dhe dashuria.
- Nuk e kam ditur që njeriu paska kaq shumë ndjenja. Për shembull, unë nuk di ç’është gëzimi dhe dashuria. Pikërisht, atë ditë kur ka dalë flamuri i ri nuk jam gëzuar, por kam qarë, kurse vajzën që dashurova një kohë të gjatë, ma mori një zyrtar i unmikut, vetëm pse ai kishte automobil, - tha një nxënës dhe fill pas tij e përkrahën të gjithë, se me të vërtet nuk dinin ç’është gëzimi dhe dashuria, këto dy ndjenja që rrallëkush i ka përjetuar.
- Mirë, mirë… nëse keni problem me ndjenja psikologjike, atëherë mund të kujtoheni në gjashtë pjesët e trupit të njeriut: koka, trupi, dy krahët dhe dy këmbët, - shtoi arsimtari.
- Gjepura…! Vëllai im është pa një krah, kurse vëllai i Mimozës nuk i ka dy këmbë dhe sa e sa të tjerë që gjymtyrët i kanë humbur gjatë luftës në Kosovë, prandaj sipas kësaj numri i pjesëve të trupit nuk është i saktë.
- Atëherë më lehtë e keni të mbani në mend gjysmë vitin që i ka 6 muaj, dhe nuk do të gaboni. Sa i përket ngjyrës, mund të kujtoni kapuçin tonë të bardhë, prandaj kurrë nuk do të gaboni kur të shkoni në provim pranues në Universitetin e Prishtinës.
- Zgjidhja e fundit duket se është më e lehtë dhe vendimtare, - tha në shenjë miratimi një nxënës.
- Arsimtar, ylli Davidit i ka gjashtë cepa, dhe kjo ndihmon të mbahet në mend, - tha një tjetër nxënëse.
- Ti po mendon se të gjithë ne dimë për yllin e Davidit… harroje këtë. Më mirë mbahen në mend muajt e gjysmëvitit, - e përmbylli një tjetër.
- Kur të shkoj në provim pranues, do të marrë gjashtë kokrra fasule me vete dhe do t’i numëroj, - tha një nxënëse duke biseduar me zë të ulët me shoqen në bankë, të cilën arsimtari nuk e dëgjoi.
- Po të zuri profesori duke numëruar kokrrat e fasules në provim pranues, vaj halli për ty… - ia priti shoqja e bankës.
- Ç’të duhen kokrrat e fasules, kur ke gjoksin e bardhë, moj bukuroshe! Shkopsiti kopsat në gjoks dhe në provim kalon…, - ndërhyri një tjetër me zë të ulët, pastaj qeshën.
- Po fusha e flamurit çfarë ngjyre ka, nxënës të dashur? - vazhdoi të pyes arsimtari.
- Uaaa, këtë pyetje edhe fëmijët parashkollorë e dinë, - klithi një nxënës dhe fill pas tij qeshën të gjithë për pyetjen e lehtë.
- Atëherë trego çfarë ngjyre ka? - e përsëriti pyetjen arsimtari.
- Lëre të lutem arsimtar!… të kuq, - u përgjigj pas pak nxënësi si me përtesë.
- Duket qartë që nuk e din, - tha arsimtari, ndërkohë që tërë klasa heshti në shenjë habie.
Një nxënës nxjerrë telefonin celular dhe në shtëpi e pyet bacën për ngjyrën e flamurit të Republikës së Kosovës. Baca i tregoi se flamuri ka ngjyrën si fustani i Meritës, (është fjala për motrën Merita).
- Flamuri e ka ngjyrën si fustani i motrës sime, profesor, - u përgjigj një nxënës, që sapo e mbylli celularin.
- Po talleni me mua… Ku di ç’rroba mbani në shtëpi? - i qortoi arsimtari nxënësit. Duket qartë që as këtë pyetje nuk e dini, prandaj po ju tregoj që ta mbani në mend. Fusha e Flamurit të Republikës së Kosovës është e kuqe, më falni se gabova, e kaltër, (nxënësit qeshin për gabimet e arsimtarit). Është normale që unë gaboj, sepse jam rritur dhe kam ngrënë kërbaçin e shkaut për flamurin kuqezi. …Unë e kam vështirë të mësohem me flamurin e kaltër të Ahtisarit, kurse ju nxënës të dashur jeni të rinj dhe e keni më lehtë të mësoheni, - kështu ua sqaroi arsimtari i gjuhës shqipe. Arsimtari do të vazhdonte të sqaronte edhe shumë pengesa tjera, mirëpo ra zili dhe ora e fundit mësimor mori fund.
06.06.2008
Ndryshuar për herë të fundit nga bklyn_kid : 13-12-2008 më 13:51
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
me pelqen ...ky eshte mendimi im ...
E ke shkruar shume bukur.
Po gjynaf per shqiptaret e Kosoves.
Me kujtohet sa u deshperova kur e pashe per here te pare!
Tani sikur u mesova dhe ka nje kuptim ky flamur ( teritori i kosoves eshte ne flamur dhe nuk ben vaki qe te çoptohet Kosova dhe kjo eshte e rendesishme )
Mbase nje dite do bashkohemi dhe do kemi ate bukuroshin kuq e zi
Ai me Mikeia tejkalon te terve
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Lorena1 : 14-12-2008 më 18:05
Edhe me voten me fake accounts prap 73% kundra
http://www.forumishqiptar.com/member.php?u=45441
Po cili SHQIPTAR nuk u deshperua deri ne maksimum mori Lorena
Nuk eshte problematike kjo, se na sjellin tjetrin harren te nevojtores me territor te ri, dhe keta perfaqsuesit tone e pranojne pa problem.teritori i kosoves eshte ne flamur dhe nuk ben vaki qe te çoptohet Kosova dhe kjo eshte e rendesishme
Eh kjo eshte shum problematike, se ky dem i madh qe eshte bere nga keta politikuajt tane nuk çbehet aq leht, ose me mire te themi qe nuk çbehet fare.Mbase nje dite do bashkohemi dhe do kemi ate bukuroshin kuq e zi
Krijoni Kontakt