Egjiptiani Saad Gumaa ia ofroi sot dorën e vajzës së tij 20 vjeçare, gazetarit irakian 29 vjeçar Muntader al Zaidi, i cili para tre ditëve në konferencën për shtyp në Bagdad gjuajti me këpucë drejt presidentit amerikan Xhorxh Bush.
Vajza Amal, studente për gazetari në Universitetin Minij, është dakorduar me propozimin e babait të saj.
“Për mua do të jetë nder. Do të doja të jetojë në Irak, sidomos kur do të isha e martuar me një hero të tillë”, deklaroi vajza e re.
Babai i saj thotë se e ka ftuar vëllaun e Al Zaidit, Derham dhe ia ka komunikuar ofertën.
“Nuk kam asgjë më me vlerë t’i ofroj se vajzën time dhe jam i gatshëm vetë t’i siguroj gjithçka që është e nevojshme për dasmën”, deklaroi Gumaa.
/ShqipMedia/
Qyfyre ==>hahahahMmEeTtIi shiko pjesmarrjen dhe postimet e tua. Leri moderatoret ta vendosin sesi zhvillohet ose jo tema. Nuk je ti ai qe i jep drejtim gjerave ketu. Po nuk te pelqeu mos merr pjese fare.![]()
Krijoni Kontakt