Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post Argumentum ad Enverum

    Shkrimi qe vijon eshte nje permbledhje e shkurter e nje artikulli qe kam bere disa kohe me pare, dhe qe kam botuar ne nje forum tjeter. Le te diskutojme ne menyre racionale.

    ---

    Titulli i temes mund te jape efektin e intriges, pasi eshte i padegjuar dhe i paperdorur. Megjithate, cdo term i ri qe lind zoteron ne menyre natyrore atribute si efekti ne fjale. Ne kete teme po paraqes shkurtimisht se c'eshte argumenti 'ad Enverum', pse eshte nje falsitet logjik (dhe qe duhet evituar) dhe c'terapi socio-politike mund ta zevendesoje.

    Sic i kam paraqitur me ne detaj ne temen Argumenti dhe Argumentimi, nje argument karakterizohet (ne terma te thjeshte) nga struktura: arsyetim -> perfundim. Pra, nese ke nje perfundim dhe disa premisa (te arsyetuara) qe cojne ne ate perfundim, atehere ke te besh me nje argument, nga pikepamja strukturore.

    Nga ana tjeter, falsitet logjik konsiderohet ai argument, premisat e te cilit nuk jane te mjaftueshme ose mjaftueshmerisht te arsyeshme, te arsyetuara, racionale qe te sjellin konkluzionin e paraqitur ne argumentin fals. Ndryshe nga gabimi faktik, falsiteti eshte nje gabim logjik.

    Ne studimin e Logjikes, jane identifikuar nje sere falsitetesh logjike, qofshin formale ose joformale.

    Nder falsitetet logjike ne fjale, mund te vecoj nje argument fals te famshem 'Argumentum ad Hitlerum', i cili ndodh atehere kur argumentohet se nuk duhet bere dicka nese te njejten gje e bente Hitleri; ose kjo gje eshte e keqe, sepse e bente Hitleri. Ky emer i ketij rasti specifik eshte perdorur per here te pare nga Leo Strauss (Wikipedia).

    Nen te njejten drite, mund te identifikojme nje rast tjeter specifik te Argumentimit ne baze te shoqerise se keqe, apo te falsitetit Reductio ad Absurdum, qe sic sugjeron tema eshte Argumentum ad Enverum, nje latinizim i emrit te ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, per hir te taksonomise se falsiteteve logjike.

    Me pak fjale dhe me pak analogji, argumenti ad Enverum ndodh atehere kur nxirret nje konkluzion (kryesisht negativ), i cili eshte arsyetuar duke perdorur premisa te tipit "Meqenese Enveri e bente kete gje", "Si Enveri me shoke", "Si ne kohen e xhaxhit", "Si puna e Enverit", e plot te tjera. Pra, per te favorizuar konkluzionin "Prandaj eshte e gabuar", nje person (shqiptar, kryesisht) kryen (me ose pa dijeni) falsitetin logjik te pagezuar me emrin ne fjale.

    Per te vertetuar (rigorozisht) qe argumentet e tipit ad Enverum (sipas perkufizimit te mesiperm) jane, ne fakt, falsitete logjike, perdorim racionalet e falsiteteve "mėmė": Reductio ad Absurdum (Prova me Kundershembull) dhe Falsiteti i Asociacionit ("Shoqeria e Keqe"). Ne rastin e pare perdorim nje kundershembull teper te thjeshte: "Enveri ose Hitleri, ose Stalini, etj., besonin se 1+1 bejne 2. Prandaj, eshte mire te mos besosh se 1+1 bejne 2". Ne fakt, nje plus nje bejne dy. Kjo eshte nje prove standarde ne logjiken informale qe perdoret nga fallaciste te famshem neper rrethet filozofike perendimore, kryesisht. Por, ta hedhesh poshte kete rezultat duke e argumentuar se e ka thene nje person negativ si Enveri, Stalini, apo Hitleri, atehere po kryhet nje falsitet logjik 'ad Enverum', 'ad Hitlerum', ose 'ad Stalinem' (nese mund te bej edhe kete pagezim). Sidoqofte, ky falsitet qartesohet me shume duke perdorur racionalen e skemes se falsitetit te asociacionit:


    Nisur nga skema, po citoj shkrimin qe ka bere ne postimin perkates ne temen e Argumentit:

    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Falsiteti e ka marre emrin nga vrojtimi i natyres njerezore: njerezit nuk shoqerohen me njerez qe i konsiderojne te keqinj (te papelqyeshem), prandaj cdo gje qe pohojne e pretendojne keta te fundit eshte per t'u hedhur poshte nga te parte. Sidoqofte, ky fakt nuk perben nje justifikim te forte apo logjik per te hedhur poshte nje argumentim qe behet nga 'te keqinjte'.
    Jo me kot kam nxire pjesen e fundit te citimit te mesiperm - nuk mund te bazohesh ne sjelljen apo veprimet e dikujt per te arritur nje konkluzion logjik. Por, jo cdo argument i struktures se paraqitur lart eshte nje falsitet ne teresi. Mund te kete raste kur nje argument ad Enverum te jete nje argument i qendrueshem, me teper se sa nje falsitet logjik. Per shembull, ne rastet kur politike-beresit aktuale kane shkelur parime te ndryshme te ekonomise se hapur, referencat/premisat per te hedhur poshte veprimet e tyre mund te jene bazuar tek ekonomia e centralizuar e sistemit komunist shqiptar, per hir te krahasimit dhe kontrastimit racional. Megjithate, falsiteti kryhet kur referimi i shkon nje personi te vetem (teksa ka patur shume te tille) dhe serish mund te kryhet ndonje falsitet ad Hominem i thjeshte ose ad Hominem Abuziv.

    Pra, argumentet qe permbajne premisa me karakteristikat e pershkruara me lart, shpien ne nje konkluzion fals. Per kete arsye, ato argumente nuk jane te qendrueshme. Per pasoje, ato nuk jane as te pranueshme. Meqenese ligjet e logjikes nuk jane universale, atehere dikush mund te refuzoje cdo falsitet, duke gjykuar me racionalen e tij. Sidoqofte, ne boten akademike nuk pranohen lehte as gabimet faktike, as gabimet logjike, sic jane falsitetet.

    Nga ana tjeter, individi qe kembengul ne argumentime te qendrueshme (logjikisht te shendetshme) nuk ka pse t'i referohet nje kohe te perenduar per te nxjerre nje konkluzion te cfaredoshem, i cili mund te nxirret fare sakte me premisa te tjera qe bazohen ne metoda bashkekohore. Pra, ne vend te kryerjes se falsitetit ad Enverum, individi mund te perdore nje teresi nen-argumentesh bazuar ne kerkime shkencore moderne, ne shembuj te kohes moderne. Per shembull, nese Personi A arrin ne konkluzionin se: "Fabrikat duhet te shkaterrohen se i hapi Enveri", atehere Personi A kryen nje falsitet logjik (falsitetin ad Enverum, per hir te temes). Por, Personi B qe thote: "Fabrikat duhet te mbyllen, sepse kosto njerezore dhe ajo e alokimit te materialit te pare eshte e paperballueshme ne kushtet aktuale te ekonomise se vendit" dhe e argumenton me nen-argumente "pse"-ne, atehere Personi B po paraqet nje argument logjik dhe te qendrueshem (ose te pakten me te qendrueshem se argumenti i Personit A).

    (Sqarim: Pagezimi 'ad Enverum' i falsitetit nuk identifikon vetem personin ne fjale, por te gjithe sistemin totalitar ku bente pjese dhe drejtonte personi ne fjale.)

    Duke qene ne moshe teper te re, ndjehem i indinjuar me ate pjese te politike-beresve dhe ate pjese te shoqerise shqiptare qe cdo sekond te jetes se tyre publike nuk e kalojne pa kryer falsitetin ad Enverum. Personalisht, them se ajo kohe ka perenduar, ata persona kane hyre ne histori me atributet perkatese, ata persona gjykohen nga koha. Eshte aq e veshtire te lesh nje kohe te tille te perendoje edhe nga mendjet e te rinjve?

    Vendosa nje dite (para disa javesh) te degjoja nje seance te kuvendit tone. Mbeta teper i mahnitur nga frekuenca e larte e falsiteteve logjike qe ligjberesit tane kryenin here pas here. Falsiteti me i shpeshte ishte Ad Hominem Abuziv (atakimet personale), dhe diku andej nga ndonje mes i te dyja paleve te medha politike, mbinte edhe ndonje falsitet ad Enverum... Ndonjehere lexoj edhe shkrime te gazetareve apo degjoj lajme te gazetareve, ku falsiteti ne fjale eshte i pranishem (dhe, per mendimin tim, ne kohen kur jetojme, as qe nuk duhet te ekzistoje si "argument"...).

    Cfare duhet bere per te shmangur falsitetin ad Enverum? (Kjo eshte nje pyetje e hapur per te gjithe.) Personalisht, mendoj se duhet nje orvatje me e forte per te perpiluar premisa te mire-argumentuara, ne menyre qe te dale rrjedhshem nje linje logjike arsyetimi, e cila shpie ne konkluzionin perkates. Pra, qe te mbyllesh nje fabrike te hapur nga sistemi totalitar me Enverin ne krye, nuk mund ta justifikosh duke perdorur premisen "sepse e ndertoi Enveri". Por, mund ta argumentosh duke bere ndonje kerkim te detajuar, argument pas argumenti deri ne konkluzion.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ajo qe kane arritur te bejne drejtuesit e shtetit Shqiptar, qe pas Luftes se Dyte Boterore e deri tani, eshte mohimi dhe mungesa e nje pike relevante (per rjedhoje edhe referimi) ne shtetare - ndaj e njejta "teknologji" argumentum eshte bere nga Enveri, ashtu kane vijuar te gjithe deri me sot, ku me i dukshem eshte roli i sali berishes, i cili e ka perdhosur e perēudnuar figuren e nje shtetari a politikani Shqiptar ne nje sharlatan tribal ballkanik, pa kurrfare vlere ... perpos te asaj te mbijeteses se tij politike ... me ēdo ēmim e kusht te disfavorshem per Shqiperine ...

    argumentum ad enverum = argumentum ad salum

  3. #3
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    argumentum ad enverum = argumentum ad salum
    argumentum ad salium

    Shkon me mire keshtu, duket me latinisht

    Sa per temen gjithe analiza nga Borix qendron!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shkelqesia_E_Tij : 12-12-2008 mė 18:00 Arsyeja: kundra rrymes!!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    shifni ēfar thot salikja:

    “Ju e zhbėtė lustracionin, sepse i dhatė pafajėsi dhe dėmshpėrblyet pėr vitet e burgut Nexhmije Hoxhėn. Korba e Zezė e tė gjitha tė zezave qė i ndodhėn kėtij kombi. Edhe kur i shoqi i saj u debilos, kur herė imitonte njė kafshė, dhe herė njė tjetėr nė oborrin tij, kjo drejtonte me dorėn e zezė shtetin, edhe pas vdekjes sė tij”
    nga ana tjeter, salikja mbron ligjin e lustracionit qe lejon ish-ministrat e diktatures qe te vijojn te jene ne politike, deputete etj kuqalasha si vetja vet e si "kokrrat e molles" (se pandalueme) ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Shkrimi qe vijon eshte nje permbledhje e shkurter e nje artikulli qe kam bere disa kohe me pare, dhe qe kam botuar ne nje forum tjeter. Le te diskutojme ne menyre racionale.

    ---

    Titulli i temes mund te jape efektin e intriges, pasi eshte i padegjuar dhe i paperdorur. Megjithate, cdo term i ri qe lind zoteron ne menyre natyrore atribute si efekti ne fjale. Ne kete teme po paraqes shkurtimisht se c'eshte argumenti 'ad Enverum', pse eshte nje falsitet logjik (dhe qe duhet evituar) dhe c'terapi socio-politike mund ta zevendesoje.

    Sic i kam paraqitur me ne detaj ne temen Argumenti dhe Argumentimi, nje argument karakterizohet (ne terma te thjeshte) nga struktura: arsyetim -> perfundim. Pra, nese ke nje perfundim dhe disa premisa (te arsyetuara) qe cojne ne ate perfundim, atehere ke te besh me nje argument, nga pikepamja strukturore.

    Nga ana tjeter, falsitet logjik konsiderohet ai argument, premisat e te cilit nuk jane te mjaftueshme ose mjaftueshmerisht te arsyeshme, te arsyetuara, racionale qe te sjellin konkluzionin e paraqitur ne argumentin fals. Ndryshe nga gabimi faktik, falsiteti eshte nje gabim logjik.

    Ne studimin e Logjikes, jane identifikuar nje sere falsitetesh logjike, qofshin formale ose joformale.

    Nder falsitetet logjike ne fjale, mund te vecoj nje argument fals te famshem 'Argumentum ad Hitlerum', i cili ndodh atehere kur argumentohet se nuk duhet bere dicka nese te njejten gje e bente Hitleri; ose kjo gje eshte e keqe, sepse e bente Hitleri. Ky emer i ketij rasti specifik eshte perdorur per here te pare nga Leo Strauss (Wikipedia).

    Nen te njejten drite, mund te identifikojme nje rast tjeter specifik te Argumentimit ne baze te shoqerise se keqe, apo te falsitetit Reductio ad Absurdum, qe sic sugjeron tema eshte Argumentum ad Enverum, nje latinizim i emrit te ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, per hir te taksonomise se falsiteteve logjike.

    Me pak fjale dhe me pak analogji, argumenti ad Enverum ndodh atehere kur nxirret nje konkluzion (kryesisht negativ), i cili eshte arsyetuar duke perdorur premisa te tipit "Meqenese Enveri e bente kete gje", "Si Enveri me shoke", "Si ne kohen e xhaxhit", "Si puna e Enverit", e plot te tjera. Pra, per te favorizuar konkluzionin "Prandaj eshte e gabuar", nje person (shqiptar, kryesisht) kryen (me ose pa dijeni) falsitetin logjik te pagezuar me emrin ne fjale.

    Per te vertetuar (rigorozisht) qe argumentet e tipit ad Enverum (sipas perkufizimit te mesiperm) jane, ne fakt, falsitete logjike, perdorim racionalet e falsiteteve "mėmė": Reductio ad Absurdum (Prova me Kundershembull) dhe Falsiteti i Asociacionit ("Shoqeria e Keqe"). Ne rastin e pare perdorim nje kundershembull teper te thjeshte: "Enveri ose Hitleri, ose Stalini, etj., besonin se 1+1 bejne 2. Prandaj, eshte mire te mos besosh se 1+1 bejne 2". Ne fakt, nje plus nje bejne dy. Kjo eshte nje prove standarde ne logjiken informale qe perdoret nga fallaciste te famshem neper rrethet filozofike perendimore, kryesisht. Por, ta hedhesh poshte kete rezultat duke e argumentuar se e ka thene nje person negativ si Enveri, Stalini, apo Hitleri, atehere po kryhet nje falsitet logjik 'ad Enverum', 'ad Hitlerum', ose 'ad Stalinem' (nese mund te bej edhe kete pagezim). Sidoqofte, ky falsitet qartesohet me shume duke perdorur racionalen e skemes se falsitetit te asociacionit:


    Nisur nga skema, po citoj shkrimin qe ka bere ne postimin perkates ne temen e Argumentit:



    Jo me kot kam nxire pjesen e fundit te citimit te mesiperm - nuk mund te bazohesh ne sjelljen apo veprimet e dikujt per te arritur nje konkluzion logjik. Por, jo cdo argument i struktures se paraqitur lart eshte nje falsitet ne teresi. Mund te kete raste kur nje argument ad Enverum te jete nje argument i qendrueshem, me teper se sa nje falsitet logjik. Per shembull, ne rastet kur politike-beresit aktuale kane shkelur parime te ndryshme te ekonomise se hapur, referencat/premisat per te hedhur poshte veprimet e tyre mund te jene bazuar tek ekonomia e centralizuar e sistemit komunist shqiptar, per hir te krahasimit dhe kontrastimit racional. Megjithate, falsiteti kryhet kur referimi i shkon nje personi te vetem (teksa ka patur shume te tille) dhe serish mund te kryhet ndonje falsitet ad Hominem i thjeshte ose ad Hominem Abuziv.

    Pra, argumentet qe permbajne premisa me karakteristikat e pershkruara me lart, shpien ne nje konkluzion fals. Per kete arsye, ato argumente nuk jane te qendrueshme. Per pasoje, ato nuk jane as te pranueshme. Meqenese ligjet e logjikes nuk jane universale, atehere dikush mund te refuzoje cdo falsitet, duke gjykuar me racionalen e tij. Sidoqofte, ne boten akademike nuk pranohen lehte as gabimet faktike, as gabimet logjike, sic jane falsitetet.

    Nga ana tjeter, individi qe kembengul ne argumentime te qendrueshme (logjikisht te shendetshme) nuk ka pse t'i referohet nje kohe te perenduar per te nxjerre nje konkluzion te cfaredoshem, i cili mund te nxirret fare sakte me premisa te tjera qe bazohen ne metoda bashkekohore. Pra, ne vend te kryerjes se falsitetit ad Enverum, individi mund te perdore nje teresi nen-argumentesh bazuar ne kerkime shkencore moderne, ne shembuj te kohes moderne. Per shembull, nese Personi A arrin ne konkluzionin se: "Fabrikat duhet te shkaterrohen se i hapi Enveri", atehere Personi A kryen nje falsitet logjik (falsitetin ad Enverum, per hir te temes). Por, Personi B qe thote: "Fabrikat duhet te mbyllen, sepse kosto njerezore dhe ajo e alokimit te materialit te pare eshte e paperballueshme ne kushtet aktuale te ekonomise se vendit" dhe e argumenton me nen-argumente "pse"-ne, atehere Personi B po paraqet nje argument logjik dhe te qendrueshem (ose te pakten me te qendrueshem se argumenti i Personit A).

    (Sqarim: Pagezimi 'ad Enverum' i falsitetit nuk identifikon vetem personin ne fjale, por te gjithe sistemin totalitar ku bente pjese dhe drejtonte personi ne fjale.)

    Duke qene ne moshe teper te re, ndjehem i indinjuar me ate pjese te politike-beresve dhe ate pjese te shoqerise shqiptare qe cdo sekond te jetes se tyre publike nuk e kalojne pa kryer falsitetin ad Enverum. Personalisht, them se ajo kohe ka perenduar, ata persona kane hyre ne histori me atributet perkatese, ata persona gjykohen nga koha. Eshte aq e veshtire te lesh nje kohe te tille te perendoje edhe nga mendjet e te rinjve?

    Vendosa nje dite (para disa javesh) te degjoja nje seance te kuvendit tone. Mbeta teper i mahnitur nga frekuenca e larte e falsiteteve logjike qe ligjberesit tane kryenin here pas here. Falsiteti me i shpeshte ishte Ad Hominem Abuziv (atakimet personale), dhe diku andej nga ndonje mes i te dyja paleve te medha politike, mbinte edhe ndonje falsitet ad Enverum... Ndonjehere lexoj edhe shkrime te gazetareve apo degjoj lajme te gazetareve, ku falsiteti ne fjale eshte i pranishem (dhe, per mendimin tim, ne kohen kur jetojme, as qe nuk duhet te ekzistoje si "argument"...).

    Cfare duhet bere per te shmangur falsitetin ad Enverum? (Kjo eshte nje pyetje e hapur per te gjithe.) Personalisht, mendoj se duhet nje orvatje me e forte per te perpiluar premisa te mire-argumentuara, ne menyre qe te dale rrjedhshem nje linje logjike arsyetimi, e cila shpie ne konkluzionin perkates. Pra, qe te mbyllesh nje fabrike te hapur nga sistemi totalitar me Enverin ne krye, nuk mund ta justifikosh duke perdorur premisen "sepse e ndertoi Enveri". Por, mund ta argumentosh duke bere ndonje kerkim te detajuar, argument pas argumenti deri ne konkluzion.
    TITULLI KA LLOGJIK,PO ZHVILLIMI I TEMES POSHTE ESHTE:KISHA KOHE,E ZDIJA CFARE TE SHKRUAJA.
    PER ENVERIN,KA SHUM FALLSITETE,PO FALLSITETI ME I MADH ESHTE:
    QE POPULLI SHQIPTAR E KA KUPTUAR,TE KEQEN QE I SOLLI ENVERI,KOMUNIZMI,E PERSONAT QE VEPRONIN NE EMER TE TYRE.
    Kush prishi fabriken,nuk e prishi se e kishte ndertuar enveri:
    e prishi se keshtu e kishte mesuar enveri.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    I nderuar Dilo, me vjen keq qe edhe ju, si shume te tjere, nuk lexoni me mendje, por thjesht pasqyroni germat nepermjet nervave optike dhe kaq.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    I nderuar Dilo, me vjen keq qe edhe ju, si shume te tjere, nuk lexoni me mendje, por thjesht pasqyroni germat nepermjet nervave optike dhe kaq.
    E vertet,se menyre tjeter per te lexuar nuk ka,ne qofte se nuk eshte handikapat.

    Po me qe ju jeni ne gjendje te perdorni dhe nerva te tjere,mund ta shpegosh,me shkurt e sakte se cfar mendon per enverin,edhe shqip,se mbase arri dhe e kuptoj.

    1)Kur do te shkruash nje artikull per enverin,ki parasysh,qe enveri ka qene nje person i gjalle,jo nje abstraktizem,o fenomen.

    2)Dihet cfar i ka bere ati populli,dhe gjykohet per ate qe ka bere,nuk mund te arsyetosh se si duhet te gjykohet.

    3)Fallsiteti ideologjik mbi enverin eshte,se shum njerez si ju,duan te vene ne fillim logjiken o arsyetimin para realitetit, e jo ne fillim realitetin e pastaj llogjiken.


    PO TA SHKRUAJ DHE NJE HERE:
    FABRIKAT U PRISHEN JO SE I NDERTOI ENVERI,U PRISHEN SE KESHTU I MESOI ENVERI,E VAZHDOJNE TE ZBATOJNE MESIMET E TIJ.

    Vazhdo, te arsyetosh argumentin ne menyre racionale,e jo te argumentosh arsyetimin ne menyre iracionale.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    PO TA SHKRUAJ DHE NJE HERE:
    FABRIKAT U PRISHEN JO SE I NDERTOI ENVERI,U PRISHEN SE KESHTU I MESOI ENVERI,E VAZHDOJNE TE ZBATOJNE MESIMET E TIJ.

    Vazhdo, te arsyetosh argumentin ne menyre racionale,e jo te argumentosh arsyetimin ne menyre iracionale.
    Po ju pergjigjem edhe njehere se nuk ka nevoje te shkruhet mendimi me germa te medha, aq me teper kur futet ne kategorine e falsitetit ne fjale qe shume, ashtu si ju, kryejne cdo dite per t'u shpetuar ekspozimit te mungeses se objektivave e qellimeve per nje te ardhme ndryshe dhe te pavarur nga e shkuara e hidhur. Gjithashtu, sofizma asnjehere nuk ka nxjerre gje ne drite, sa do t'i rrotullosh fjalet e premisat perreth njera-tjetres. Do t'ju lutesha ta rilexonit me vemendje te gjithe shkrimin e mesiperm, sepse druaj se nuk e keni lexuar/kuptuar aspak. Mendimin tuaj e mora dhe e pranoj me respekt, por vetem nje here.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    i nderuar karkaxholl, te siguroj se ky artikull eshte perfunduar para dy vjetesh.l...
    I nderuari Borix, i them kėtij DILO-s se kot mundohet tė argumentojė jo argumentet dhe kot shan Enverin, meqė Sami frashėri pėr kėtė ka njė aforizėm shumė tė qėlluar: "Diamanti sado i prerė shtrėmbėr tė jetė ka vlerė mė shumė se cilido xham i prerė nė mėnyrėn mė precize".
    Le tė merret ky me Salo Ēobanin - dhiarin.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Po ju pergjigjem edhe njehere se nuk ka nevoje te shkruhet mendimi me germa te medha, aq me teper kur futet ne kategorine e falsitetit ne fjale qe shume, ashtu si ju, kryejne cdo dite per t'u shpetuar ekspozimit te mungeses se objektivave e qellimeve per nje te ardhme ndryshe dhe te pavarur nga e shkuara e hidhur. Gjithashtu, sofizma asnjehere nuk ka nxjerre gje ne drite, sa do t'i rrotullosh fjalet e premisat perreth njera-tjetres. Do t'ju lutesha ta rilexonit me vemendje te gjithe shkrimin e mesiperm, sepse druaj se nuk e keni lexuar/kuptuar aspak. Mendimin tuaj e mora dhe e pranoj me respekt, por vetem nje here.
    Per ta lexuar e lexova,e nuk arri te kuptoj(duket injoranca ime)se ku do te dalesh.
    Cfar objektivi ka,meqe sipas jush ka nje objektiv.
    E me qe qenka e rendesishme per te arthmen,mund ta shpegosh se cfar qellimi ka.
    Qe personi x nuk i pelqen grupi G e kuptova,po se cfar do te argumentosh per enverin,nuk arri ta kuptoj.
    Se e beri dhe karkaxholli nje teme te tille,po kuptohej se cdonte te thoshte o te shpegonte.
    Qe personi x nuk i pelqen grupi G,KUPTOHET,e ka mundesi qe dhe grupi G,mos i pelqeje personi X.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •