Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post Argumenti dhe Argumentimi

    Gjatė pjesėmarrjes nėpėr diskutime tė ndryshme nė forum, has shpeshherė tre lloje tė ndryshme shkrimesh (postimesh). Nga njėra anė, ekzistojnė shkrime tė zhveshura nga pikėpamja strukturore, si pėr shembull, replikat e ēastit, mungesa e qendrimit ndaj njė ēėshtje tė parashtruar, etj. Nga ana tjetėr, pėrballem me shkrime tė cilat marrin njė formė strukturore, pėr arsye se paraqitet njė argument, njė qendrim i autorit (le t’i konsiderojmė anėtarėt si autorė pėr hir tė kėsaj teme). Mirėpo, nė kėtė pikė, shkrimet kategorizohen nė bazė tė strukturės sė rrjedhės tė logjikės apo arsyetimit tė tyre, qė do tė thotė se kemi argumentim tė dobėt dhe argumentim tė plotėsuar (tė fortė, tė qendrueshėm).

    I shtyrė nga kėto tre kategori shkrimesh, vendosa tė hap kėtė temė me objektivat nė vijim. Sė pari, do tė paraqes njė pėrkufizim tė detajuar tė argumentit: struktura, investigimi i shkrimeve nga pikėpamja argumentative, identifikimi i argumentit, linjės sė arsyetimit dhe konkluzioneve. Sė dyti, do tė ekspozoj forcėn e njė argumenti (pra, shkallėn e qendrueshmėrisė sė linjės sė arsyetimit deri nė pikėn ku rrjedhin konkluzionet), bazuar mbi kategorizimet e ndryshme tė argumentėve.

    Pra, objektivi qendror i kėsaj teme ėshtė paraqitja e strukturės sė argumentit, identifikimi dhe analiza e argumentit dhe argumentimit tė njė teze, si dhe ekspozimi i fuqisė sė njė argumenti tė dhėnė (nė bazė tė klasifikimeve tė tij), duke ndjekur planin e mėposhtėm (tentativ):

    I. Argumenti

    II. Argumentimi
    1. Argumenti deduktiv
    2. Argumenti induktiv
    3. Falsitetet (Tipet e argumentimit tė gabuar ose tė dobėt)

    III. Referenca pėr lexim tė mėtejshėm

    Pjesa ku do tė ndalemi mė gjatė ėshtė pika 3, Falsiteti, sepse linja e arsyetimit apo argumentimit logjik ėshtė pikėprerja e thyerjes sė argumentit me qendrueshmėrinė e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 02-08-2007 mė 03:33
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Argumenti dhe Argumentimi

    I. Argumenti

    1. Ē’ėshtė Argumenti

    Tė gjithė ne na ėshtė dhėnė rasti tė shkruajmė njė esse, tė pėrpilojmė raportin e njė kėrkimi shkencor, dikujt edhe tė shkruajė njė libėr letrar ose jo. Pėr tė pėrpiluar edhe shkrimin mė tė vogėl, na ėshtė dashur tė shqyrtojmė materiale tė shumta, tė cilave u referohemi me emrin ‘burime’. Nė tė vėrtetė, meqenėse leximi i burimeve tė shumta paraqet njė detyrė tė vėshtirė dhe tė gjatė, problemin e shqyrtimit tė burimeve e kemi tejkaluar duke cekur materialet bazė. Nė procesin e ‘cekjes’ sė materialeve, jemi pėrqėndruar (ose tė paktėn ashtu supozoj) tek seksioni hyrės i burimit, si dhe tek paragrafet pėrfundimtare tė kėtij tė fundit, ku kemi arritur tė gjejmė konkluzionet e shkrimit. Pėr kėtė arsye, kemi arritur tė kuptojmė qėllimin e pėrpilimit tė materialit, pra, ēėshtjen kryesore qė trajtohet pėr krah me qendrimin e autorit ndaj asaj ēėshtje. Megjithatė, para se tė nxirrnim pėrfundimet tona, na ėshtė dashur tė gėrmojmė mė thellė nė materialin bazė pėr tė shqyrtuar, nė mėnyrė kritike, ‘zinxhirin’ e arsyetimit tė pėrdorur pėr tė arritur nė konkluzionin e dhėnė. Ėshtė pikėrisht ky lexim dhe shqyrtim kritik qė na intereson tė zhvillojmė mė sė gjeri.

    Nė pėrgjithėsi, pėr secilin autor qė lexojmė, apo pėr ēdo material bazė (burim) qė shqyrtojmė, duhet tė jemi tė aftė tė kryejmė dy pika kryesore. Sė pari, duhet tė identifikojmė qendrimin specifik qė autori mban ndaj njė ēėshtje tė caktuar (dhe tė parashtruar). Sė dyti, duhet tė identifikojmė mėnyrat ose formulimin qė autori ka pėrdorur pėr tė suportuar qendrimin e tij. Nėse arrijmė tė identifikojmė qendrimin dhe formulimin (ose paraqitjen) e evidencave suportuese, atėherė kemi arritur tė identifikojmė argumentin e materialit tė dhėnė.

    Paraqitur nė mėnyrė skematike sipas gjykimit tė shėndoshė, argumenti ka formėn e mėposhtme:

    Argumenti = Perfundimi + Arsyetimi

    Ata qė kanė vizituar Parthenonin, mund tė bėjnė analogjinė se Parthenoni ėshtė argumenti, pėrfundimi ėshtė pedimenti, dhe arsyetimi ėshtė tėrėsia e kolonave, tė cilat suportojnė pedimentin:


    Teksa paraqitja strukturore e argumentit ėshtė dhėnė nė mėnyrė atomike dhe tė pėrgjithshme, shpeshherė mund tė hasen argumente, arsyetimi kryesor i tė cilėve suportohet nė mėnyrė rekurrente nga arsyetime dytėsore. Edhe nė kėtė rast, koncepti i argumentit nuk humbet (nga pikėpamja strukturore). Natyrshėm, lindin pikėpyetje tė tipit “jo ēdo strukturė e tillė mund tė konsiderohet argument.” Faktikisht, ēdo strukturė pohimesh qė pėrbėhet nga njė tėrėsi pėrfundimesh tė suportuara nga njė tėrėsi arsyetimesh pėrbėjnė njė argument. Atėherė, pikėpyetjet lindin tek fuqia ose qendrueshmėria e njė argumenti tė dhėnė. Kėtė do ta diskutojmė gjerė e gjatė mė vonė.

    Po japim njė shembull tė thjeshtėzuar. Konsideroni pohimin e mėposhtėm:
    S’ka gjė tė keqe me konsumimin e alkoolit, sepse sapo pashė njė sondazh, ku mbi 80% e njėrėzve e pėrdorin rregullisht.

    Ky ėshtė njė argument, sepse mund tė idenfikojmė fare qartė pėrfundimin, i cili ėshtė: “S’ka gjė tė keqe me konsumimin e alkoolit.” Gjithashtu, mund tė identifikojmė arsyetimin: “Sepse 80% e njerėzve e pėrdorin rregullisht”. Pra, identifikuam pėrfundimin bazuar mbi arsyetimin: “Pse ky pėrfundim?” – “PĖR SHKAK TĖ kėtij arsyetimi.” Sigurisht, qendrimi i autorit tė kėtij argumenti ėshtė implicit, por i qartė: ai ėshtė nė favor tė konsumimit tė rregullt tė alkoolit.

    Pohimi i mėsipėrm nuk ėshtė e thėnė tė jetė domosdoshmėrisht i vėrtetė, apo i fortė (i qendrueshėm). Pėr hir tė pėrcaktimit tė strukturės, na mjaftojnė shembuj tė thjeshtė, tė fortė ose jo, argumentesh.

    Pėr ta mbyllur, po paraqes njė shembull tjetėr argumenti, pa gjykuar mbi qendrueshmėrinė e tij:
    Patjetėr qė Zoti ekziston! Nėse nuk do tė ekzistonte, atėherė e gjithė baza morale do tė humbte dhe bota do tė kthehej nė njė vend tė lemerishėm.
    Identifikojmė pėrfundimin (konkluzionin) fare qartė: “[Patjetėr qė] Zoti ekziston”. Arsyetimi pėrkatės pėr suportimin e kėtij konkluzioni pėrbėhet nga dy evidenca: e para lidhet me bazėn morale, “[sepse pėrndryshe] baza morale do tė humbte”, dhe e dyta ėshtė mė e drejtpėrdrejtė: “[sepse pėrndryshe] bota do tė kthehej nė njė vend tė lemerishėm”. Edhe njėherė, nuk do tė diskutojmė rreth vėrtetėsisė sė kėtij pohimi. Mjaftoi qė treguam se ky pohim dhe paraprijėsi janė argumenta.

    Mė lart pėrmendėm se mund tė identifikojmė njė linjė arsyetimi nė mėnyrė rekurrente. Pra, jepet pėrfundimi kryesor, i cili suportohet nga njė arsyetim. Ky arsyetim suportohet nga njė nėn-arsyetim, e kėshtu me rradhė. Kėto nėn-arsyetime janė, nė fakt, evidenca pėr mini-argumentin. Ky mini-argument ėshtė, nė tė vėrtetė, njė arsyetim kryesor i pėrfundimit kryesor. Nė kėtė mėnyrė, formohen paragrafet, essete, librat, vėllimet e librave, etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:17
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    2. Identifikimi i Linjės sė Arsyetimit

    Dy shembujt e dhėnė mė lart pėrfaqėsojnė dy argumente fare te thjeshta, tė cilat nuk hasen shpesh nėpėr shkrime akademike. Nė kėto tė fundit, argumenti paraqitet nėpėrjet njė linje arsyetimi, e cila fillon me qendrimin e autorit, vijon me zinxhirin dy-palesh mini-argument + arsyetim, dhe pėrfundon me nje konkluzion qė mbėshtet qendrimin e shprehur mė parė (nė mėnyrė eksplicite ose jo). Argumentit kryesor tė njė esseje (shkrimi, raporti, kėrkimi, etj.) i referohemi mė pėrgjithėsisht si tezė. Pra, teza e njė materiali ėshtė argumenti kryesor, i cili suportohet nga njė linjė arsyetimi. Ne ēdo hallkė tė zinxhirit tė arsyetimit gjejmė njė argument dhe evidencat pėrkatėse. Meqenėse ēdo argument suportohet (sado fort ose dobėt), atėherė edhe teza (argumenti kryesor) do tė suportohet eventualisht, saqė nė fund tė materialit, del pėrfundimi i autorit. Se sa e fortė ėshtė linja e arsyetimit, kjo varet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe tė pashmangshme nga qendrueshmėria e cdo (mini-) argumenti tė kėsaj linje.

    Siē mund ta merrni me mend, hallkat e kėsaj linje argumentimi mund tė konvertohen nė paragrafe, ku ēdo paragraf ekspozon pikėn e tij (mini-argumentin) dhe vijon me evidenca nė favor tė asaj pike. Mė tej, paragrafet duhet tė lidhen nė mėnyrė logjike, pėr tė suportuar nė kėtė mėnyrė tezėn (ose argumentin kryesor) tė paraqitur nė fillim tė materialit.

    Qendrueshmėria logjike e linjės sė arsyetimit varet gjithashtu edhe nga shkalla e qartėsisė sė shprehjes sė tezės nga autori. Nėse njė material i dhėnė nuk ka njė tezė tė deklaruar qartė (pra, edhe njė qendrim tė autorit), atėherė linja e arsyetimit mund t’i kalojė kufijtė logjikė, duke implikuar argumente tė tėrėsisė sė falistetit. Pėr kėtė do flasim nė vazhdim, por paraprakisht po ri-shkruaj njė postim qė kam bėrė mė parė.

    Me pak fjalė, struktura e njė shkrimi akademik dhe pėrbėrja e linjės sė arsyetimit mund tė pėrmblidhet si mė poshtė.

    Teza Pėr tė filluar njė shkrim tė ēdo lloj forme, duhet tė perpilosh njė tezė (ose njė pikė kryesore), ta deklarosh atė nė kokėn e shkrimit, tė shpallėsh qendrimin tėnd ndaj saj, dhe ta pėrkrahesh kėtė qendrim gjatė gjithė shkrimit duke ndjekur njė lineancė mjaftueshmėrisht logjike. Kjo linjė pėrmbledh dy pėrbėrės kryesorė: logjikėn informale dhe mendimin kritik. Kėtyre komponentėve i referohemi si linjė argumentimi tė tezės sė shprehur nė fillim.
    Teza mund tė marre forma te ndryshme retoriku, duke qenė edhe atomike nė vetvete.

    Argumentimi Nė vazhdim, autori duhet tė sigurojė mjaftueshmėrisht shumė evidenca nė favor tė tezės qė ka parashtruar. Kėto evidenca mund tė marrin formėn e fakteve (shkencore, historike, etj.), shembujve tė mjaftueshėm nė favor tė qendrimit tė shprehur, ose njė shembull i gjatė por i logjikshėm dhe i kompletuar. Si do qė tė jetė, kėto evidenca pėrfshihen nėn termin 'argument'. Njė argument i ēfarėdoshėm duhet tė pėrfaqėsojė njė hallkė tė fortė tė linjės logjike tė argumentimit. Prandaj, paraprijėsi dhe pasuesi i njė argumenti tė dhėnė duhet tė jenė tė lidhur nė mėnyrė logjike dhe transitive, duhet tė vijojnė. Gjithashtu, njė argument mund (ose duhet) tė pėrmbajė pretendime tė autorit, pėrfundime tė ndryshme, ose pohime themelore.

    Nė mėnyrė qė tė mbrojė qendrimin e vet duke pėrdorur linjėn e tij tė argumentimit, autori duhet tė marrė parasysh pikat e mėposhtme:

    - A ekziston ndonjė shpjegim 'ndryshe' qė mund t'i dobėsojė argumentat e dhėnė?
    - A janė tė lidhur logjikisht komponentėt e ēdo argumenti tė dhėnė?
    - A ekzistojnė kundėrshembuj tė fortė ndaj pohimeve tė njė argumenti tė dhėnė?
    - A ekzistojnė evidenca krahasuese ndaj pretendimeve tė dhėna nė njė argument?
    - Si mund ta pėrforcoj arsyetimin e njė argumenti tė dhėnė?

    Duke mbajtur ndėr mend kėto pyetje, autori bėhet bindės dhe e pėrforcon linjėn e tij tė argumentimit me fakte, evidenca, dhe shembuj tė fortė e tė zgjedhur. Nė kėtė mėnyrė, ai pėrforcon karakteristikėn analitike te shkrimit dhe, pėr pasojė, anėn logjike tė vijueshmėrisė sė 'hallkave' tė argumentimit.

    Perfundimet Nė fillim, autori jep tezėn dhe qendrimin e tij. Nė vazhdim, ai pėrdor njė linjė logjike argumentimi. Nė fund, ėshtė e domosdoshme tė pėrpilojė shkurt dhe saktė perfundimet (konkluzionet) nė favor tė qendrimit tė tij.

    Si pėrfundim, nė njė artikull tė dhėnė, Koka (teza+qendrimi i autorit)<-->Trupi (argumentimi i autorit)<-->Fundi (konkluzionet e autorit), pėrfaqėsojnė (me pak fjalė) mėnyrėn akademike tė tė shkruarit.

    Nė ēdo shkrim, mjafton tė identifikohet konkluzioni dhe qendrimi (pra, argumenti kryesor) i autorit, sepse kėto pėrbėjnė tezėn. Mė tej, nė ēdo paragraf, kėrkohet pėr evidenca (arsye, arsyetime) nė favor tė tezės themelore. Konsiderohet, gjithashtu, vijueshmėria logjike e kėtyre evidencave nė favor tė argumentit themelor.

    Nė postimet e ardhshme do tė ndalem tek tėrėsia e argumenteve false (tė gabuara, tė dobta), duke pėrkufizuar tė gjithė grupet e tyre krah mė krah me shembuj realė.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    II. Argumentimi


    Mė sipėr ekspozuam strukturėn e argumentit, duke dhėnė njė formulė (argumenti = pėrfundimi + arsyetimi) si njė ndihmesė pėr identifikimin e tij. Nė terma tė tjerė, argumenti pėrbėhet nga njė konkluzion (qendrim, pohim) si dhe nga tė paktėn njė premisė (arsyetim). Siē u pėrkufizua mė lart, premisa (arsyetimi) jepet si evidencė pėr tė suportuar konkluzionin, i cili ėshtė pretendimi (qendrimi) i shprehur paraprakisht nė formėn e tezės, ose i nėnkuptuar deri nė fund (ku shprehet nė mėnyrė eksplicite).

    Nė vija tė pėrgjithshme, argumenti ndahet nė dy kategori: deduktiv dhe induktiv.


    1. Argumenti Deduktiv

    Njė argument quhet deduktiv kur premisat e tij (ose pohimet, ose linjat pėrkatėse tė arsyetimit) sigurojnė (tė paktėn me shqyrtim tė parė) evidenca tė mjaftueshme nė favor tė konkluzionit. Pra, nėse pretendohet se premisat e argumentit garantojnė konkluzionin e dhėnė, atėherė argumenti cilėsohet deduktiv. Prandaj, do tė ishte tejet e paqendrueshme nėse do tė pohohej se premisat janė tė sakta ose tė qendrueshme, por konkluzioni del i gabuar (fals).

    Pėrkufizimi i mėsipėrm ėshtė bashkėrenditės dhe i prerė, sepse njė argument deduktiv ose ėshtė i tillė nė bazė tė kritereve tė dhėna nė pėrkufizim, ose nuk mund tė quhet argument. Pra, nuk mund tė konsiderohet deduktiv njė argument i cili pėrmban disa pohime tė vėrteta dhe disa pohime tė gabuara, sepse asnjė nga kėto pohime tė bashkėrenduara nuk do tė nxirrnin vėrtetėsinė e konkluzionit.

    Argumente deduktive hasim shpesh nė shkencat natyrore. Pėr shembull, silogjizma ėshtė njė argument deduktiv i rėndėsishėm nė shumė prova matematikore. Pėr thjeshtėsi, konsiderojmė rastin e mėposhtėm:
    Tė gjithė liderėt e forumit janė oligarkė. Borix ėshtė lider forumi. Prandaj, Borix ėshtė oligark.

    Premisat e kėsaj silogjizme janė dy fjalitė e para. Konkluzioni ėshtė fjalia e fundit, nisur nga premisat. Ky argument ėshtė deduktiv, sepse konkluzioni i nxjerrė vėrtetohet nga dy premisat, po tė konsiderohen absolutisht tė vėrteta. Kjo do tė thotė se, nėse premisa e parė nuk ėshtė e vėrtetė, atėherė nuk ėshtė e thėnė qė Borix tė jetė oligark. Pra, konkluzioni shpallet nga premisat.


    2. Argumenti Induktiv

    Njė argument quhet induktiv kur premisat e tij sigurojnė (tė paktėn me shqyrtim tė parė) njė farė niveli mbėshtetje (por, jo domosdoshmėrisht mbėshtetje tė plotė) pėr konkluzionin. Pra, linja e arsyetimit rrit gjasat qė konkluzioni tė jetė i vėrtetė. Siē nėnkuptohet nga pėrkufizimi, induksioni na lejon mė shumė hapėsirė pėr tė gjykuar rreth konkluzionit. Pra, njė argument induktiv ėshtė i suksesshėm sa herė qė premisat e tij paraqesin evidenca tė pranueshme (dhe logjike) nė mbėshtetje tė vėrtetėsisė sė konkluzionit.

    Fleksibiliteti i argumentave induktivė i jep linjės sė arsyetimit mundėsinė qė as tė mos pranohet si absolutisht e saktė, as tė mos hidhet poshtė si absolutisht e gabuar. Prandaj, mund tė pohojmė se njė argument induktiv i dhėnė ėshtė relativisht mė i qendrueshėm ose mė i dobėt se njė argument tjetėr induktiv.

    Argumentet induktive nxjerrin njė pėrfundim tė pėrgjithshėm bazuar mbi njė numėr tė fundėm premisash tė cilat dėshmojnė drejt atij pėrfundimi. Konsiderojmė shembullin e mėsposhtėm:
    1. Planeti Mėrkur rrotullohet nė trajektore eliptike rreth diellit
    2. Planeti Venus rrotullohet nė trajektore eliptike rreth diellit
    3. Planeti ynė rrotullohet nė trajektore eliptike rreth diellit
    4. Planeti Mars rrotullohet nė trajektore eliptike rreth diellit
    Atėherė, edhe planeti Pluton rrotullohet nė trajektore eliptike rreth diellit.

    Pra, nisur nga katėr fakte bazė (premisa), ne nxjerrim, nė mėnyrė induktive, konkluzionin se planet Pluton rrotullohet rreth diellit. Ne dimė qė ky konkluzion ėshtė i vėrtetė. Por, nė dy-tre shekuj mė parė njė premise e tillė si premisa 3 (e jo mė konkluzioni) do tė dukej absurde dhe qesharake. Pra, vėrtetėsia e konkluzionit bazohet nė disa – por jo absolutisht nė tė gjitha – premisat. (Vėreni shprehjen ‘nė trajektore eliptike’. Nėse kjo nuk do tė ishte pėrdorur, atėherė argumenti nuk do tė quhej i plotėsuar.)

    Nė pėrgjithėsi, argumentimi induktiv paraqet dy problema kryesore. Sė pari, mund tė mos kemi shumė evidenca (premisa tė tjera) nė dorė pėr tė nxjerrė njė konkluzion tė pėrgjithėsuar. Nisur nga shembulli i mėsipėrm, fakti qė ne vėrejmė se planetet ‘e vegjėl’ rrotullohet nė trajektore eliptike rreth diellit, nuk do tė thotė se edhe planeti Pluton ndjek njė trajektore tė tillė, por jemi tė sigurt se ėshtė kėshtu (sigurisht, Newton e vėrtetoi dhe e pėrgjithėsoi pėr cdo objekt qiellor).


    Si pėrfundim, argumentimi deduktiv pretendon se garanton plotėsisht konkluzionin e paraqitur, ndėrsa argumentimi induktiv thjesht rekomandon konkluzionin e paraqitur.

    Nė vijim, do tė paraqes disa pika kryesore rreth vlefshmėrisė dhe falsitetit tė argumentave deduktivė dhe induktivė, duke vijuar me kategoritė e ndryshme tė argumentave qė konsiderohen tė dobta ose false.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    3. Falsitetet

    Qė tė vlerėsohet objektivisht vlefshmėria e njė argumenti, duhen ekspozuar paraprakisht tipet e dobta ose false tė argumentave. Ky ėshtė edhe njė nga objektivat e kėsaj teme. Mė poshtė vijon lista e falsiteteve qė do tė ekspozoj mė nė detaj nė vazhdim.

    Argumentim Ad Hominem (Rrethanor dhe “Gjithashtu dhe Ti”)
    Argumentim Ad Ignorantiam
    Petitio Principii
    Pėrgjithėsimi i Njėanshėm
    Falsiteti “Straw Man” (Falsiteti i "Dordolecit")
    Falsiteti i Justifikimit
    Falsiteti Non Sequitur
    Falsiteti i Dykuptimshmėrisė (Ekuivokimit)

    Argumentim nė bazė tė Autoritetit
    Argumentim nė bazė tė Besimit (Famės)
    Argumentim nė bazė tė Traditės
    Argumentim nė bazė tė Pasojave tė Besimit
    Argumentim nė bazė tė Ndjenjave
    Argumentim nė bazė tė Frikės
    Argumentim nė bazė tė Lajkės
    Argumentim nė bazė tė Risisė
    Argumentim nė bazė tė Mėshirės
    Argumentim nė bazė tė Talljes
    Argumentim nė bazė tė Zemėrimit

    Pėrbėrja
    Shkak i Diskutueshėm (Cum Hoc, Ergo Propter Hoc)
    Shkak i Gabuar (Post Hoc, Ergo Propter Hoc)
    Injorimi i njė Shkaku tė Zakonshėm
    Ndarja
    Tė Menduarit Bardhė e Zi
    Falsiteti i Kumarxhiut
    Falsiteti Gjenetik
    Argumentim nė Bazė tė Shoqėrisė sė Keqe
    Atakimet Personale
    Pėrgjithėsim i Nxituar
    Falsiteti i Gjakftohtėsisė
    Gjallėrimi Ēorientues
    Perdja e Tymit
    Falsiteti i Subjektivizmit
    Hunda e Gamiljes (Reductio Ad Absurdum)
    Deklarimi i Veēantė
    Nė Qendėr tė Vėmendjes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 27-07-2007 mė 05:33
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Sinops

    Pėrpara se tė filloj me ekspozimin e falsiteteve, e gjykoj tė nevojshme tė paraqes rastin mė tė shpeshtė tė pėrpilimit tė tezės, trupit tė arsyetimit dhe pėrfundimin nė mėnyrė verbale.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:17
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ē’ėshtė Falsiteti

    Hasemi shpesh me gabime tė formave mė tė ndryshme dhe pėrdorim po aq shpesh justifikimin “ēdo njeri gabon”, justifikim tė cilin e admiroj, pasi ka merituar tė klasifikohet si veēori e mendėsisė sė pėrbashkėt. Por, po tė tregohemi tė kujdesshėm, do tė vėrejmė se justifkimi i mėsipėrm “shfajėson” gabimet faktike, qė lindin atėherė kur gabojmė rreth njė sėrė faktesh tė dhėna (tė paraqitura). Nga ana tjetėr, ekzistojnė pėrgjithėsisht edhe gabimet nė arsyetim. Kėtyre tė fundit i referohemi me termin falsitet.

    Mė nė detaj, falsiteti ėshtė njė argument (bazuar nė pėrkufizimin strukturor tė argumentit: pėrfundim + arsyetim), premisat e tė cilit nuk sigurojnė evidenca tė mjaftueshme pėr pėrfundimin pėrkatės. Meqenėse argumentet ndahen nė dy kategori – deduktive dhe induktive – ėshtė e pritshme qė edhe falsitetet (argumentet e dobėta, tė gabuara) tė kategorizohen njėlloj. Pra, falsiteti deduktiv konsiderohet njė argument i cili ėshtė i pavlefshėm (ose i pavend), sepse mund tė pėrmbajė premisa tė vėrteta teksa konkluzioni ėshtė i gabuar (fals). Mė tej, falsiteti induktiv ėshtė njė argument i cili duket si induktiv (me shqyrtim tė parė), por premisat e tij nuk paraqesin evidence tė mjaftueshme nė favor tė konkluzionit (i cili ėshtė i pėrgjithshėm, siē argumentuam mė lart). Kjo do tė thotė se, megjithėse premisat e dhėna mund tė jenė tė vėrteta, ato nuk i rrisin gjasat e vėrtetėsisė sė konkluzionit. Njė shembull i falsitetit induktiv (falsitet, ky, mė pak i dallueshėm) ėshtė argumenti i mėposhtėm:
    “Charlize Theron ėshtė aktore e pėrkryer. Umma Thurman ėshtė aktore e pėrkryer … Al Pacino ėshtė aktor i pėrkryer. Tė gjithė aktorėt hollivudianė janė tė pėrkryer.”
    Konkluzioni (fjalia e fundit) nuk ka probabilitet tė lartė pėr tė qenė i vėrtetė, nisur nga disa premisa (fjalitė e para) qė mund tė jenė tė vėrteta. (Krahasojeni kėtė shembull falsiteti induktiv me shembullin e dhėnė mė lart pėr argumentin induktiv rreth trajektores sė planeteve.)
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Hominem’


    Pėrkthyer nga latinishtja, ‘Ad Hominem’ do tė thotė ‘kundėr personit (njeriut)’. Nėn kategorinė ‘Argumentum Ad Hominem’ pėrfshihen tė gjithė falsitetet, ku njė pėrfundim, pretendim, apo argument hidhet poshtė nė bazė tė ndonjė fakti tė pavend rreth autorit qė ka prezantuar atė pėrfundim, pretendim, apo argument.

    Ky falsitet pėrbėhet nga dy pjesė. Tek e para, goditet karakteri i autorit tė argumentit nėn shqyrtim, apo rrethanat e tij. Tek e dyta, kjo goditje merret si evidencė pėr tė suportuar argumentin e ‘goditėsit’:



    Pra, autori Borix deklaron njė pėrfundim. Goditėsi atakon karakterin e Borix dhe konkludon se pėrfundimi i Borix ėshtė gabim. Ky lloj argumentimi nga ana e goditėsit ėshtė njė rast tipik i falsitetit ad hominem dhe mund tė duket mė qartė nė shembullin e mėposhtėm:

    Njė anėtar i Partisė Socialiste:
    “Pra, sipas rezultateve tė kėrkimit tim shkencor, zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri shfaqin parregullsi nė procesin e votimit.”
    Njė person tjetėr:
    “Ti je socialist, s’do mend qė do tė pohosh atė. Prandaj, unė nuk tė besoj.”

    S’do mend qė tė gjithė ne e kemi hasur kėtė shembull falsiteti (madje, edhe kur nuk je anėtar partie). Vėreni qė kam shtuar frazėn “sipas rezultateve tė kėrkimit tim shkencor”. Nėse ajo frazė do tė mungonte, atėherė do tė ishte mė e vėshtirė ta cilėsonim personin e dytė si njė person goditės, megjithėse argumenti do tė ishtė sėrish ad hominem.


    Raste specifike tė argumentimit Ad Hominem


    Rasti “Gjithashtu dhe ti”

    Ky rast ėshtė njė formė e zankonshme e falsitetit ad hominem dhe ndodh atėherė kur goditėsi bazohet nė ‘tė shkuarėn’ e autorit tė argumentit nėn shqyrtim. Pra, rrjedha logjike ėshtė si mė poshtė:



    Shembulli i mėposhtėm e qartėson kėtė rast falsiteti:

    Njė anėtar i Partisė Socialiste:
    “Pra, sipas rezultateve tė kėrkimit tim shkencor, zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri shfaqin parregullsi nė procesin e votimit.”
    Njė person tjetėr:
    “Kėshtu the edhe pėr zgjedhjet e kaluara, tė cilat dolėn qė ishin tė rregullta. Prandaj, unė nuk tė besoj.”

    Pra, “personi tjeter” (goditėsi) merr pėr evidencė njė gabim faktik nė tė kaluarėn e autorit duke e goditur atė, nė mėnyrė qė ta pėrdorė si evidencė pėr pėrfundimin e tij se zgjedhjet e 3 korrikut ishin tė rregullta. Mė specifikisht, konkluzioni i goditėsit “Prandaj, unė nuk tė besoj”, ka si evidencė suportuese fjalinė “Kėshtu the edhe pėr zgjedhjet e kaluara, tė cilat dolėn qė ishin tė rregullta.” Por, kjo evidencė ėshtė njė falsitet Ad Hominem “Gjithashtu dhe ti”, sepse bazohet te njė gabim faktik nė tė kaluarėn e anėtarit tė Partisė Socialiste.

    Termi “Gjithashtu dhe ti” ėshtė ideuar nė bazė tė insinuancės sė falsitetit nė fjalė: “Edhe nė tė shkuarėn”, “Gjithashtu edhe herėn e kaluar”. Megjithatė, ky lloj falsiteti nuk bazohet vetėm nė tė shkuarėn e autorit ‘nėn goditje’. Ai bazohet edhe nė veprimet dhe sjelljet e atij autori. Pėr shembull, nėse pranojmė si tė vėrtetė pėfundimin qė “Duhani shkakton kancer”, dhe duke ditur qė “Borix pi duhan”, atėherė njė i afėrm i Borix mund tė bėjė falsitetin: “Duhani s’ėshtė ndonjė gjė e keqe. Nė fund tė fundit, edhe Borix pi duhan.”


    Rasti “Rrethanor”

    Ky falsitet ndodh atėherė kur njė person ‘godet’ pėrfundimin, pretendimin, apo argumentin e njė personi tjetėr (autorit) duke pretenduar se autori ka argumentuar nė atė mėnyrė vetėm pėr interes vetjak. Nė shumė raste, kjo ndodh pėr arsye tė rrethanave tė autorit, tė cilat mund tė jenė bindje politike, bindje fetare, etniciteti, e tė tilla. Forma e kėtij falsiteti paraqitet mė poshtė:



    Shembulli qė kam paraqitur nė pjesėn ku pėrshkruhet falsiteti Ad Hominem ėshtė i vlefshėm edhe pėr kėtė rast. Pra, goditėsi ndėrton njė argument ad hominem rrethanor, duke pretenduar se autori (anėtari i Partisė Socialiste) ka paraqitur argumentin nė fjalė pėr shkak tė bindjeve tė tij partiake.


    Nė tė dyja kėto raste, si dhe nė pėrgjithėsi, argumenti ad hominem ėshtė po aq i fortė sa “…njė shtėpi e ndėrtuar nė rėrė.” Ky falsitet ėshtė shumė i shpeshtė (qoftė kėtu nė forum, ku nuk pėrjashtoj vetveten, qoftė edhe nė jetėn e pėrditshme shoqėrore dhe shkencore).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:18
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Ignorantiam’


    Pėrkthyer nga latinishtja, Argumentum Ad Ignorantiam do tė thotė (literalisht) “argument bazuar mbi injorancėn”. Kėtij lloji i referohemi edhe si ‘Barra e Vėrtetimit’. Falsiteti Ad Ignorantiam ndodh atėherė kur njė provė apo vėrtetim i nevojitur (i detyruar) bėhet nė anėn e gabuar tė ‘barazimit’, por mund tė haset shpesh edhe nė rastin kur njė mungesė evidence e njėrit krah merret si evidencė e fortė pėr krahun tjetėr. Verbalisht, forma e kėtij falsiteti ėshtė:



    Mė poshtė po zgjedh dy shembuj pėr ta qartėsuar falsitetin e kėtij argumenti.

    Shembulli 1 – Adaptuar nga ‘The Blind Watchmaker’ (R. Dawkins)

    Njė prift ka argumentuar:
    “Ngjyra e lėkurės nuk ėshtė e shpjegueshme nga premisat Neo-Darwiniane. Nėse arinjtė polarė dominojnė polin e veriut, atėherė duket se nuk ka patur nevojė qė ata tė evoluonin me nje ngjyrė tė bardhė lėkure.”

    Pra pėrfundimi i autorit (priftit) tė kėtij argumentimi ka si premise bazė vėshtirėsinė e priftit pėr tė kuptuar premisat e Teorisė sė Evolucionit. Pra, nisur nga injoranca, prifti nxjerr njė pretendim pėr krahun tjetėr (evolucionistėt) dhe ua lė atyre barrėn e vėrtetimit. Krahu tjetėr (R. Dawkins, nė rastin tonė) argumenton se prifti ėshtė gabim, sepse nuk i njeh mirė premisat e evolucionit. Ky (pretendimi i priftit) ėshtė njė shembull tipik i argumentimit Ad Ignorantiam.

    Shembulli 2

    Personi A:
    “Mendoj se qeveria duhet tė rrisė pagat e nėpunėsve shtetėrorė.”
    Personi B:
    “S’mė duket ide e mirė; buxheti i shtetit ėshtė i vogėl.”
    Personi A:
    “Si mund tė jesh kundėr rritjes sė pagave?”


    Mund tė pohojmė se argumentimi nė kėtė shembull i apelon injorancės. Kuptohet nė mėnyrė implicite se Personi A, i cili bėri njė pretendim, ia lė “shtetit” apo Personit B barrėn e vėrtetimit tė pretendimit tė tij, teksa personi B e kundėrshton nisur nga ndonjė mendim praktik. Vėreni se Personi A nuk ka bėrė dy pretendime, por argumentimi i tij ėshtė njė: “Nuk mund tė jesh kundėr rritjes sė pagave, prandaj mendoj se qeveria duhet t’i rrisė ato…” Nė kėtė formė, argumentimi ad Ignorantiam bėhet mė i qartė.

    Duhet tė theksojmė njė veti tė falsitetit ad Ignorantiam. Pėr sa kohė qė krahu tė cilit i bie barra e vėrtetimit nuk e suporton argumentimin e vet me evidenca tė mjaftueshme kundrejt pretendimit fillestar, atėherė ky i fundit konsiderohet i vėrtetė. Kthehemi pėr pak ēaste tek shembulli 2 mė sipėr. Pėr sa kohė qė “shteti” apo “Personi B” nuk vėrteton pretendimin e tij se “…pagat nuk duhen rritur”, atėherė argumentimi i personit A mbetet i vėrtetė. Si pėrfundim, nuk ėshtė e nevojshme vetėm ta pėrcaktojmė njė argument si njė falsitet ad ignorantiam, por ėshtė e domosdoshme gjithashtu tė paraqesim evidenca suportuese kundrejt atij argumentimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:18
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Petitio Principii’


    Pėrkthyer nga latinishtja, ‘Petitio Principii’ do tė thotė (literalisht) ‘tė kėrkosh [njė premisė] si me porosi’. Ky falsitet ndodh atėherė kur bėhet njė argument apo pretendim dhe quhet (drejtpėrdrejt ose jo) si i vėrtetė, por nuk jepen evidenca suportuese nė favor tė pretendimit. Pėr ta paraqitur verbalisht:



    Siē kuptohet, kjo linjė arsyetimi ėshtė e gabuar, sepse tė pranosh si tė vėrtetė konkluzionin e argumentit nėpėr premisat e kėtij argumenti nuk pėrbėn evidenca bindėse. Gjithashtu, ta marrėsh vėrtetėsinė e ēfarėdo qoftė pretendimi (premise) si tė mirėqenė nuk konstituon nė evidencė. Nė tė gjitha rastet e njėjta, kėto arsye vlejnė pėr ta konsideruar kėtė linjė arsyetimi si falsitet.

    Shembulli 1

    “Zoti duhet tė ekzistojė. Mbi tė gjitha, shumica e njerėzve besojnė nė Zot.”

    Sigurisht, ky shembull paraqet njė argument (nga kėndvėshtrimi strukturor), sepse jepet njė pėrfundim (“Zoti duhet tė ekzistojė”), i cili suportohet nga njė pretendim apo premisė (“[sepse] shumica e njerėzve besojnė nė Zot”). Autori i kėtij argumenti e ka paraqitur si tė mirėqenė (petitio principii) vėrtetėsinė e premisės nė fjalė, e cila nėnkupton edhe vėrtetėsinė e konkluzionit tė dhėnė. Ky arsyetim ėshtė i gabuar.


    Shembulli 2

    “Kjo ėshtė kėshtu siē them unė. Mė beso, se jam mė i madh se ty.”

    Nė tė vėrtetė, njė fqinja ime ėshtė rreth 90 vjeē, mė e madhe se mua, por ėshtė (jo pėr faj tė saj) analfabete. Nėnkuptohet falsiteti i ‘kėrkimit tė njė premise si me porosi’, pra, ‘petitio principii’ ėshtė i gabuar logjikisht.

    Ky falsitet njihet ndryshe si 'Argumentum in Circulo', si dhe 'Tautologji' (nė shkencat ekzakte dhe nė Logjikė).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:18
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 05:40
  3. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:08
  4. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56
  5. Kur mungon argumenti
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2003, 15:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •