Close
Faqja 15 prej 74 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 740
  1. #141
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, Marte, 09 Dhjetor 2008

    Miti Durrës-Prishtinë
    Eduard Zaloshnja

    Kohët e fundit, qeveria shqiptare, ashtu siç rilindasit tanë krijuan mitin e Skënderbeut, po mundohet të krijojë mitin e rrugës Durrës-Prishtinë, si një autostradë e nivelit ndërkombëtar që po bashkon kombin tonë. Por, ka një ndryshim midis këtyre mit-krijimeve, rruga Durrës-Kukës nuk është ndërtuar 500 vjet më parë, ajo është akoma duke u ndërtuar. Dhe, për këtë arsye, ky mit nuk mund të ngjisë edhe aq lehtë tek shqiptarët. Në kushtet kur informacioni është kaq i freskët, mitet dekonstruktohen lehtë.

    Kështu, qeveritarët, sa herë flasin me superlativa për rrugën Durrës-Prishtinë, i referohen në fakt segmentit Rrëshen-Kalimash, i cili është i vetmi segment që po ndërtohet me karakteristikat e një autostrade ndërkombëtare me 4 korsi. Dhe ky segment është vetëm 37 kilometra. Pjesa tjetër është rrugë me karakteristikat e një superstrade të zakonshme, si ajo që lidh Vorën me Fushë Krujën.

    Në fakt, sipas studimit të fizibilitetit të kryer me financim nga Banka Botërore që në vitin 2004, edhe segmenti Rrëshen-Kalimash ishte parashikuar me karakteristikat e një superstrade si ajo Vorë-Fushë Krujë. Kjo, sepse volumi i parashikuar i qarkullimit të makinave, si dhe kushtet e vështira të terrenit në segmentin Rrëshen-Kalimash, nuk e justifikonin koston e ndërtimit të autostradës me 4 korsi.

    Dhe në fakt, ç’kuptim ka që të harxhohen qindra milionë dollarë më tepër për të ndërtuar dy korsi ekstra, në 37 kilometra të një rruge, e cila është 220 kilometra e gjatë?Do kishte shumë më tepër kuptim që, për shembull, segmenti Fushë Krujë-Milot të ishte bërë me karakteristikat e një autostrade ndërkombëtare me 4 korsi. Kjo, sepse, së pari, terreni është fushor në këtë segment (pra kostoja e shtimit të dy korsive do të ishte relativisht e ulët), dhe së dyti, volumi i trafikut është i madh (ngaqë përmbledh edhe trafikun që shkon drejt Shkodrës).

    Një pjesë tjetër e mitit që qeveria po mundohet të krijojë rreth rrugës Durrës-Prishtinë, është se ajo rrugë ka qenë prioretiteti i saj numër një që kur erdhi në fuqi. Por, realiteti është fare ndryshe. Qeveria e gjeti gati studimin e fizibilitetit për këtë rrugë, por nuk bëri asgjë deri në vjeshtën e vitit 2006 për të përgatitur projektin e rrugës dhe tenderin që do caktonte kompaninë që do e ndërtonte atë sipas projektit.

    Vetëm në vjeshtën e 2006-s, papritur e pakujtuar, rruga Durrës-Prishtinë u bë kryefjala e qeverisë shqiptare dhe e buxhetit të saj. Dhe, për të justifikuar ndërtimin e rrugës pa një projekt të përfunduar dhe pa një çmim limit, pra në kundërshtim me ligjin shqiptar të prokurimeve publike, qeveria tundi flamurin e urgjencës së ndërtimit të rrugës patriotike.

    Ndërkohë, ajo kishte pasur 16 muaj në dispozicion që ta përgatiste projektin në përputhje me studimin e fizibilitetit, si dhe të zhvillonte tenderin në përputhje me legjislacionin shqiptar. Dhe, në qoftë se ajo do e kishte bërë këtë gjë, taksapaguesve shqiptarë do u ishin kursyer, të paktën, nja 350 milionë dollarë.

    Pjesa e fundit e mitit që qeveria po ngre rreth rrugës Durrës-Prishtinë, ka të bëjë me një nga kompanitë që merr pjesë në ndërtimin e saj. Është fjala për kompaninë amerikane “Bechtel”. Fakti që ajo është pjesë e konsorciumit që po ndërton segmentin super të kushtueshëm, Rrëshen-Kalimash, sipas qeverisë, është garanci se nuk ka korrupsion në atë segment. Këtë argument mund ta pranojnë disa shqiptarë, por atë mund të mos e pranojnë shumë amerikanë. Më i shquari ndër ta ndoshta është Stuart Bowen, Inspektori i Përgjithshëm për Rindërtimin e Irakut. Dhe ja përse:

    Në vitin 2003, fill pasi trupat amerikane çliruan Bagdatin nga thundra e Sadam Husenit, kompania “Bechtel” fitoi një kontratë të USAID-it për rindërtimin e Irakut. Në vitin 2004, kjo kompani fitoi një kontratë të dytë rreth 1,8 miliardë dollarëshe për ndërtimin e spitaleve, shkollave, urave, ujësjellësve, etj.

    Por, një kontroll i ushtruar nga institucioni i drejtuar prej z. Bowen, konstatoi se një pjesë e mirë e punës që “Bechtel”-i ishte presupozuar të kryente sipas kontratës, në fakt, nuk ishte kryer. Inspektorët analizuan 24 projekte që kishte marrë përsipër kompania, dhe konkluduan se 10 prej tyre nuk ishin kompletuar sipas objektivave origjinale, ndërsa për 3 të tjerë, nuk ishin në gjendje të përcaktonin se cilat kishin pas qenë objektivat.

    Sipas raportit të bërë publik nga Inspektoriati i Përgjithshëm për Rindërtimin e Irakut, kostoja e moskryerjes së punimeve sipas kontratës, ishte e lartë për taksapaguesit amerikanë: Qeveria amerikane i kishte paguar 180 milionë dollarë firmës “Bechtel” për 10 projektet e papërfunduara. Këtu përfshiheshin 24 milionë për sistemin e pastrimit të ujit të pijshëm në lagjen e varfër Sadër të Bagdatit, 26 milionë për një spital në Basra, dhe 4 milionë për një fushë përpunimi plehrash në Bagdat, të cilat kurrë nuk u ndërtuan.

    Një problem tjetër që kostatuan inspektorët, ishte se një pjesë e madhe e fondeve të akorduara “Bechtel”-it, nuk kishte shkuar për punë konkrete të projekteve (tulla, llaç, beton, etj.), por për shpenzime administrative. Sipas raportit të Inspektoriatit të Përgjithshëm për Rindërtimin e Irakut, vetëm 59% e fondeve të veprave të përfunduara nga “Bechtel”-i shkuan faktikisht për ndërtimin e tyre.

    Në një intervistë dhënë rrjetit televiziv NBC, Mark Tokala, zyrtar në ambasadën Amerikane në Bagdat, e karakterizoi punën e “Bechtel”-it në Irak si “një sukses në shkallën 42%”. Ndërsa Frederick Barton, i cili analizon rindërtimin e Irakut për Qendrën e Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, deklaroi në një intervistë për rrjetin e sipërpërmendur televiziv se qeveria amerikane, ndoshta, nuk i kishte vlerësuar mirë paraprakisht shanset për sukses në rindërtimin e Irakut. “Të paktën dikush nga qeveria të na kishte thënë që në fillim se do i derdhnin paratë lumë, të ndërgjegjshëm se vetëm 50% e tyre do materializohej në vepra konkrete”, - tha ai gjatë intervistës.

    Të duket sikur këto fjalë të z. Barton janë thënë jo vetëm për qeverinë amerikane, por edhe për atë shqiptare në lidhje me rrugën Durrës-Prishtinë....

  2. #142

  3. #143
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Inat vetem inat e asgje tjeter! Ju jane erresuar syte dhe shikoni vetem zi!
    E mor Zaloshnja sa poshte e ke ul veten duke u kthyer ne nje lepepeqist te neokomunisteve.

  4. #144
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kjo Ura besoj qe do jete nje Atraksion i vertetë,te mos them qe do gjirohet ndonje film i tipit OO7,por megjithatë besoj se pikturohet shpesh nje pejsazh i tille ne te ardhmen.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #145
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Kjo Ura besoj qe do jete nje Atraksion i vertetë,te mos them qe do gjirohet ndonje film i tipit OO7,por megjithatë besoj se pikturohet shpesh nje pejsazh i tille ne te ardhmen.
    Shqiperia ja ka pas borxh Kosoves nje rruge te tille!

  6. #146
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    watson..

    po deshe.. beji nje pietje nga ana ime atij shokut inxhinier..

    a ndan ai te njejtat mendime.. sikurse edvinet e larot pas tij.. per rrugen e per bashen.. apo ka tjeter mendim..

    pres pergjigje.. nga shoku yt meqe qenka ne tavë.. pra ne brendi te ceshtjes..
    Ai nuk eshte ne maje fare qe t'a dije se ca pislliqesh mund te behen qe atje, por ne terren ku punon me thote se ka shkelje. Nuk ka shkelje ne kuptimin ne punime te dobeta gjate rruges, punimet po behen ne menyre cilesore, sipas rregullave. Shkeljet jane te "gjerat e vogla", shkelje ordinere qe me pas po t'i mbledhesh ne total dalin humbje te medha. Shembull konkret, çimetoja blihet me çmime shumë te larta se të tregut, 30 % më të shtrenjta se e njëjta cilësi çimetoje në treg. Hekuri po ashtu blihet më shtrejtë se në treg (për cilësi të njëjtë). Ka dhe abuzim ordiner si me naftën për shembull, një përqindje e madhe e naftës e planifikuar për makineritë që punojnë për rrugën shkon për makinat private të shefave, miqve të tyre, shumë herë edhe te makinat e punëtoreve të thjeshtë, bën vaki që vijnë njerëz që s'kanë lidhje me rrugën por meqë kanë njohje me ndonjërin aty e mbushin depozitën e makinës plot me naftë qyl.

    Pra abuzimi kryesor është bjerja e shumicës së materialeve me çmime shumë herë më të larta se çmimet e të njëjtave materiale në treg. Kjo është abuzim i pastër, sepse cilësia e materialeve është e njëjtë, si ato që janë shumë më lirë, si këto që blihen shtrenjtë. Se sa mund të jetë abuzimi, s'mund të llogaritet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 12-12-2008 më 18:41
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #147
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin

    Ke dhene nje pergjigje tipike si ato qe jipeshin nga inspektoret e kontrollit te kohes se para viteve '90!
    Ai shoku apo miku yt nese punon atje, me siguri ka funksion te tille sa nuk e ka idene se si e sa blihen materialet e ndertimit, sepse firmat si Bechtel nuk punojne me sirtare pa celesa apo me administrate qe merr urdhera nga politika.
    Ka nje ndryshim shume te madh sa qe nuk arrihet as qe te konceptohet.

    Une e besoj se cimento dhe hekuri blihen me cmime tjera nga ato te tregut shqiptar per shume aresye.

    Ne strategjine e punes te gjiganteve sikur Bechtel vlen cilesia, standarti dhe siguria e vepres! Bechtel nuk blen cimento qe ndryshe shkruhet ne leter e ndryshe eshte brenda apo hekuri qe vjen me certifikata falso te cilesise prej vendeve te Europes Lindore.

  8. #148
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    si flet ti sikur punon vet aty

    Leni mër pallavrat, ndaç me e dit si o realiteti, ndaç se do t'bosh fi-llozofi, boje për vete.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #149
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    si flet ti sikur punon vet aty

    Leni mër pallavrat, ndaç me e dit si o realiteti, ndaç se do t'bosh fi-llozofi, boje për vete.
    Cilin realitet?

    Mos shkruani marrezira se ai edhe sikur te doje nuk mundet dot te dije se cila eshte politika e blerjes atje.

    Funksionon ndryshe biznesi e jo si komunalja e Kucoves apo si firmat e ndertimit te politikaneve dhe boseve te droges.

  10. #150
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Realiteti pra qe ka abuzime, qe shkrujta me larte. Ai eshte inxhinier, di gjona se ka rreth 2 vjet qe punon aty. Del ti tashi tu lexu gazeta, nga forumi dhe na flet sikur punon ne aty ne terren, na trego pale edhe kumunalen e Kucoves.

    Ndac me besu mër, brari tha shkruj ça menon ai për abuzimet, unë shkrujta ça kam bisedu me të. Beso, s'beso, t'pëlqe, s'të pëlqe puna jote, skom nërmen me të mbush mendjen. Si të dush mër, s'bo me zor.
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 15 prej 74 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •