¨Përshendetje të gjithëve--pasi erdhi koha e pushimeve ju deshiroj pushime te këndshmë dhe per ata te cilet bëjnë rrugë te gjatë per ne atdhe ju uroj rrugë të mbarë .
Tani unë do ta bëjë rrugën Francë--Itali--Sloveni--Kroaci--Mal i Zi --??por tani desha ta dij nëse do te ishte më mirë te kaloj neper kufirin e Moriçanit per në Shkoder dhe te hyj ne autostraden e Re Durrës -Kukës-Kosovë apo te vazhdojmë si herave tjera Podgoric --Kosovë neper Rozhajë
Cili është mendimi i juaj ---faleminderit për mirëkuptim
P.S--kuptohet pas 27 Qershorit
Përshëndetje F.SH
H2K-MATTEO-UK
i/e regjistruar
Anëtarësuar: 26-12-2003
Vendndodhja: london
Postime: 2
nga mali i zi do hysh ne shqiperi ne piken doganore te qytetit te shkodres do me thene ne veri perendim te shqiperise. masandej nga shkodra per tu lidh me autostraden durres- kukes- prishtine ke dy variante.
varianti i pare eshte qe te ndjekesh autostraden shkoder- tirane deri ne milot dhe aty mund te lidhesh me autostraden tjeter durres prishtine. nga shkodra deri ne milot mund te jete nja 60-70 km( afersisht).
varianti i dyte eshte te ndjekesh rrugen shkoder kukes qe eshte rreth 120 km dhe do lidhesh me autostraden ne qytetin e kukesit. kjo rruge nuk eshte ne nivele te mira per te udhetuar pasi eshte i demtuar ne shume vende asfalti. nga autostrada shkoder tirane eshte me mire, por ne ate ane ke shume trafik ne krahasim me rrugen e kukesit.
domethene nese kalon nga autostrada shkoder tirane dhe te ndalesh ne milot per te kapur durres prishtine distanca nga miloti deri ne kukes do te jete afersisht120 km sipas kesaj autostrade te re.
kjo mund te zgjidhet duke e bere si nje figure gjeometrike te nje trekendeshi kendrejte ku kendi i drejte do te ishte ne milot.rruga nga shkodra deri ne milot dhe rruga nga miloti deri ne kukes do te ishin dy katete dhe rruga shkoder kukes do te ishte hipotenuza.
u mundova te ta sqaroja sa ma mire, por nuk e di se sa e ke kuptue. une te kisha keshillue me ndjek rrugen per ne milot qe te kapesh autostraden per prishtine pikerisht ne ate pike. milot eshte shume afer lacit dhe rreth 50 km larg tiranes.
__________________
P.S---nuk e kisha vërejtur këtë postim si do çoftë tani është më aktual.
Përshëndetje dhe një javë te mbarë pune për të gjithë F.SH
Ne lidhje me kostot e ndertimeve te rrugeve qe behen sote ne bote, do shtoja nje informacion qe do ishte interesant per tu pare e lexuar:
8,1 km samlet veilengde.
29 m veibredde fra skulder til skulder.
Kostnad i prosjektet: 1.384 millioner kr (2009).
Finansiering: 100 % bompenger.
Byggetid: Januar 2007 til juni 2009.
Åpnes 22. juni av samferdselsminister Liv Signe Navarsete.
Kilde: Statens vegvesen
Qe don te thote ne pika te shkurta:
Do ndertohet 8,1 km rruge autostrade
29 m teresisht e gjer
Kostoja eshte 1.384 mil kr norvegjeze,ose 1 miliarde e 384 mil kr norvegjeze
Koha e ndertimit e kesaj rruge do zgjase,Janar 2007-Qershore 2009
Dhe do financohet e gjitha 100% nga populli,me nje takse automatike qe do regjistrohet cdo here qe do kaloj makina gjate kesaj 8,1 km autostrade
Qe don te thote pra se: 8,1 km autostrade na u desh 2 vite e gjysem kohe qe te ndertohet,ne nje teren pothuaj aspak te veshtire.E shumta teren i rrafshet me disa kodrina.Ku u ndertuan 3 ura,njera mbi nje lume,dhe dy tjerat per te lidhur dy kodrina.E gjitha thuaj 1 deri ne 1,5 km gjatesi urash,te marra te gjitha ne total.Se mos te harroj qe jane dhe dy tunele ne dy kahje,me nga 50 m per secilin,ne mes dy kodrinash.
Po ti konvertosh ato 1.384 mil kr ne euro i bie qe te jene 173,6 mil euro
Mos te harrojme dhe kete, qe firmat qe e ndertuan kete cope autostrade ishin suedezo-norvegjeze,qe i kishin te gjitha makinerit dhe materialin punues te veten.
Mos shpifni o antishqipetare,mos hudhni balte mbi rrugen e kombit, a'qe me shume qe nje proces gjyqesore nuk esht bere,qe te na dilka fajtore per vjedhje dikush.
Kryeministri Berisha do të presë shiritin e përurimit të korridorit të shqiptarëve në prani të personaliteteve të rëndësishme botërore
Projekti gjigant Durrës-Kukës në pritje të inaugurimit
Nesër merr jetë rruga Durrës-Kukës, projekti inxhinierik më i madh i shqiptarëve. Një ditë para inaugurimit, aorta e kombit ka marrë formën e një rruge me përmasa europiane, e cila do të sjellë bashkimin fizik të shqiptarëve. Vëllimi gjigant i punimeve për ndërtimin e rrugës ka përfunduar brenda afeteve të caktuara, duke vënë në jetë kështu superstradën shekullore që shqiptarët prisnin prej vitesh. Çdo shqiptar që mezi e ka pritur këtë ëndërr të realizohet, po fillon të numërojë orët mbrapsht deri në finalizimin e saj. Ky projekt, për çdo vizitor shqiptar, por edhe të huaj është i përmasave të paimagjinueshme. Duke ndjekur trajektoren e kësaj vepre madhështore, befasinë që ka shkaktuar jo vetëm në sytë e çdo shqiptari, por edhe çdo zyrtari të lartë europian apo amerikan që e ka vizituar atë, kupton se në nyjën lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës është bërë një punë e papërsëritshme në historinë e kombit. E cilësuar si aorta e kombit, në çdo metër e kilometër të kësaj rruge ravijëzohet ëndrra e çdo shqiptari për bashkim e zhvillim. Është kjo rrugë që ndriçon Shqipërinë në mes të të gjitha vendeve të Ballkanit, duke u bërë kështu ura lidhëse zhvillimore, ekonomike, politike e kulturore në të gjithë rajonin. Kompania Bechtel-Enka bëri të mundur avancimin me hapa të shpejtë në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 61 kilometrash, duke sjellë prerjen e shiritave të inaugurimit të veprës shekullore për shqiptarët. Janë gjithsej 29 ura gjigante që janë të përfunduara tashmë. Autostrada Durrës-Kukës do të shkurtojë distancat mes shqiptarëve, shteteve dhe popujve të Ballkanit, në radhë të parë të shqiptarëve. Është kjo autostradë që, me përfundimin e saj ka hedhur pas krahëve sulme të ashpra, që e kanë shoqëruar në çdo kilometër të ndërtuar, sulme nga ato segmente anti-kombëtare që jo vetëm nuk e ndërtuan atë gjatë kohës që qeverisnin vendin, por angazhuan çdo qelizë për të penguar ndërtimin e saj. Ajo që vetëm para dy vitesh dukej krejt e vështirë për t'u imagjinuar dhe që gjatë gjithë kësaj kohe u shoqërua me debate të forta, lidhur me fondet, sot vihet në shërbim të qytetarëve. Bechtel-Enka, kompania amerikano-turke, e cila ndërtoi pjesën më të vështirë të autostradës nga Rrësheni në Kalimash, prej 60 km, është angazhuar që lotin tjetër ta mbarojë sa më shpejt. Për kompaninë e njohur, por edhe për shqiptarët, dita e nesërme përbën një ngjarje të rëndësishme në kuadër të këtij projekti madhor. Autostrada e re, projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë - segmenti Rrëshen-Kalimash, është pjesë integrale e korridorit Durrës-Morinë, ndërsa tuneli bi-tub (një tunel për çdo drejtim kalimi) prej afro 6 km, është një vepër e vërtetë arti. Për një anë të tynelit janë gërmuar mbi 1 milion metër kub material shkëmbor. Në realizimin e këtij projekti, Bechtel-Enka punësoi një personel prej rreth 3200 vetësh, ku përfshihet një përqindje e rëndësishme e punonjësve shqiptarë.
Projekti nxit zhvillimin e turizmit në vend
Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Kështu, pritet që në verën e 2009, qindra mijë pushuesit nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit. Edhe nxitimi i tyre për të ndërtuar në rrugën e re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor. Autostrada do të jetë gati 45 km (30 mile) më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës dhe koha e udhëtimit do të reduktohet me dy orë, nga gjashtë orë të tanishme. Dy korsitë ekzistuese - që përshkruajnë rrugën, kufizojnë shpejtësinë mesatare me më pak se 40 km për orë. Shpejtësia e parashikuar për rrugën e re është 80-100 km/orë, me "zvarritje" korsish rrugët e pjerrëta pengonin ngarkesat e mallrave - të kamionave, duke bërë të ngasin ngadalë. Qeveria pret një rrugë më të shkurtër për të nxitur ekonominë dhe për përmirësimin e hyrjes drejt Durrësit, e cila është 35 km nga Tirana, duke sjellur të ardhura dhe turistë të mërguar drejt zonave veriore e lindore të Shqipërisë. Rruga do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis Portit të Adriatikut në Durrës pranë Tiranës dhe Morinës në kufi me Kosovën.
Lehtësirat e qarkullimit
Shpejtësia e qarkullimit të mjeteve në këtë aks, do të jetë 100 km/orë. Në tunel dhe në disa pjesë të këtij segmenti, rruga do të jetë me 4 korsi, ndërsa në pjesët e tjera me dy korsi. Ndërkohë në shpatet e kodrave do të ketë rrugë të tjera lidhëse që lidhin fshatrat. Sipas projektit, seksioni i parë është Rrëshen-Reps, 19.5 km, seksioni i dytë Reps-Thirrë 26.5 km, seksioni i tretë Thirrë-Kolsh, 14.85 km dhe tuneli afro 6 km. Urat që do të ndërtohen në këtë segment të vështirë malor, do të jenë 29. Rruga Rrëshen-Kalimash, 60.85 km, është pjesë e autostradës prej 170 km, për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis Portit të Adriatikut në Durrës, pranë Tiranës dhe Morinës në kufi me Kosovën. Ky projekt, i cili lidh Shqipërinë me Kosovën, Maqedoninë, Serbinë Jugore dhe rrjetin Trans-Europian të rrugëve, do të përmirësojë situatën ekonomike të zonave nga kalon, do të stimulojë turizmin, ndërtimin dhe shërbimet, si dhe do të përmirësojë pozicionin konkurrues të Portit të Durrësit.
Kohëzgjatja e Projektit
2006 - 2009
Tipare kryesore:
Gjatësia: 60.85 km (5.53 km tunel)
Tipi: 4-korsi autostrade
Shpejtësia e planifikuar: 80 -100 km/orë
Ura: 29 copë në total
Afro 4.5 km rrugë do të jetë mbi ura dhe struktura
Deri në 80 m lartësi
Ndërtuar nga trarë të gjatë të betonuar 38 m
Rruga: 2 korsi në çdo drejtim plus shpatulla të fuqishme
3,75 m linja gjatësi
2 m shpatull e fortë
Kryetari i PS-së, i vetmi që nuk ka vizituar rrugën
Aksi Durrës-Kukës nuk është vizituar ende nga kreu i opozitës, Edi Rama, i cili përfundimin me sukses të këtij projekti e sheh si fundin e karrierrës së tij politike. Edi Ramës, bashkë me deputetët socialistë antirrugë, po u jepet përgjigjja më e mirë, nëpërmjet përfundimit të projektit, të cilin ata po e luftojnë fort. Rruga është vizituar dhe është vlerësuar dhe nga deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës dhe ende nuk është vizituar nga kreu i opozitës, i cili është angazhuar në një fushatë frenetike trillimesh për të përbaltur deri në maksimum madhështinë e kësaj rruge. Pak muaj më parë, përfaqësuesi tjetër i opozitës, Ilir Meta, vizitoi dhe vlerësoi projektin më madhor të shqiptarëve dhe i bëri thirrje Ramës të çkompleksohet nga rruga. Megjithatë, sërish kreu i PS-së është mbyllur në akuzat qesharake të Prokurorisë, të fabrikuara në zyrat e Partisë Socialiste. Shumica e deputetëve socialistë që kanë shprehur dëshirën për të vizituar këtë projekt madhor, janë kërcënuar nga Rama se nuk do të jenë më pjesë e politikës së re.
Elis KUÇI
rd
Ne inagurimin e rruges Durres-Kukes eshte njoftuar ne menyre zyrtare nga Keshilli i Ministrave qe do te mare pjese edhe kryeministri i Turqise Taip Erdogan. Gjithashtu pritet te marin pjese edhe nje sere personalitetesh te tjera te larta te turpit diplomatik. I vetmi qe nuk deshiron te flase per madheshtine e kesaj rruge eshte krytari i opozites, Edi Rama.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
---
POKO,te falemnderit per kete informacion shume te cmuar !
Besoj se pas disa ditesh,kur te qetesohen pakez gjakrat,vet keta qe kane shpifur deri me sot per kete rruge,do i hajne fjalet e veta bash si llokume...
Tash eshte me rendesi qe vepra te perfundohet dhe te behet sa me pare eficente,sepse po fillojne edhe pushimet dhe ketu kah ne ka nje interesim te jashtzakoneshem per te kaluar pushimet ne Shqiperi...
Mirupafshim dhe e derzhgofte ky popull kete veper te permasave te piramidave te faraoneve egjyptas !
Shendet !
Berisha sot po ben ingaurimin e dyte te rruges Durres Kukes , rruge kjo qe ska mbaruar akoma.
Ka ardhur Erdogani nga turqia po se ca do ky turk qe ska asnje lidhje me kete rruge e di Sala.
Hashim Thaci se mori mundimin se si njeri normal erdhi njhere.
Inagurim me qesharak se ky i dyti skam pare asnjehere. Asnje eveniment ska tani ne ate rruge, ajo po ecen me ritmin e vet, po ska mbaruar, tuneli dyte akoma ska mbaruar, pjese pjese punimet ne rruge skane perfunduar.
Njesoj si ta kesh ditelindjen me 5 janar e te mbledhesh te dashurit me 5 qeshor per ditelidjen.
Ka rrjedh fare ky Berisha. E do prape krymenister i shqiptareve medet.
Krijoni Kontakt