Fatkeqësisht më duhet të pranoj që ju të dy më sipër keni nxjerrë hanxharët, për të mbrojtur idetë tuaja fetare, kur vet tema flet për tolerancën fetare.
Or njerëz të mirë, bëhuni tolerant dhe respektoni fenë e tjetrit sepse kjo është dhe tradita Shqiptare.
Unë kam një histori që desha ta ndaja me ju. Pas viteve 1990 kur u hoq dhe ndalimi i praktikimit të besimit në Shqipëri familja ime jetonte në një apartament të thjeshtë në një pallat nga ata të asaj kohe dhe në katin tonë ishin 4 apartamente, familjet ishin 2 muslimane, një e krishterë Ortodokse dhe tjetra ishte Katolike (e rrallë kjo sepse në Përmet spara ka Katolik, por ata ishin të ardhur, sepse kryefamiljari kishte qënë officer)
Nuk kishte festë fetare që ne të mos ftonim njëri tjetrin për drekë. Asnjëri nga ne nuk ishte praktikues i fortë i fesë, por thjesht besimtarë si shumica e Shqiptarëve. Dhe këto ishin festat e mia të preferuara, sepse ne shkonim si vëllezër me njëri tjetrin dhe nuk kishte kënaqësi më të madhe kur në festën e Pashkëve, Muslimanët kishin më shumë vezë të kuqe në shtëpi sesa vetë të Krishterët. Apo fëmijët e të krishterëve dilnin për të luajtur me ëmbëlsira dhe fruta në ditën e Bajramit.
Ja pra për këtë lloj tolerance dhe bashkjetesë fetare e kam fjalën unë, dhe jo për radikalizma që dikush mundohet ti sjelli këtu duke kopjuar deklarata nga lider fondamentalist të cilësdo fe qofshin.
Respektojeni njëri tjetrin o njerëz ashtu siç e ka thënë dhe vet Zoti në të dy librat e Shenjtë si në Bibël dhe në Kuran.
Gëzuar festat e Kurban Bajramit dhe Krishtlindjet sepse kan qëlluar shumë pranë njëra tjetrës këtë vit

Krijoni Kontakt