Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Mos blini naftë më 1 dhjetor

    Çmimet e larta të karburanteve, ndryshe nga çfarë po ndodh në të gjitha vendet e tjera, e bënë Zyrën për Mbrojtjen e Qytetarëve që të kërkojë nga të gjithë shqiptarët që në shenjë proteste të mos blejnë asnjë litër karburant më datë 1 dhjetor. "ZMQ kërkon që konsumatorët shqiptarë, nëpërmjet refuzimit për t‘u furnizuar me karburant ditën e hënë, dt. 01.12.2008, të shprehin protestën e tyre në lidhje me këtë situata të pa tolerueshme në treg. ZMQ fton të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare, duke kërkuar që të hënën, për 24 orë, ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve, si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Evropë", shprehen përmes një qëndrimi zyrtar përfaqësuesit e ZMQ-së. Nisur nga ankesat, kjo zyrë vërejti se "situata që paraqitet në treg, me çmimet e naftës dhe nënproduktet të saj, është skandaloze dhe po kontrollohet tërësisht nga kartelet që sot operojnë në këtë treg". Po kështu, u vu re se organet shtetërore vazhdojnë të mungojnë në përmbushjen e detyrës së tyre thelbësore, atë të rregullatorit dhe të arbitrit në mbrojtje të interesave të konsumatorëve. Sipas ZMQ-së, mangësitë për këtë pasqyrohen dhe në ligjin aktual, që favorizon mundësinë që shoqëritë grosiste, të përcaktojnë me lehtësi edhe çmimet e pakicës.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Çmimet e larta të karburanteve, buxheti fiton 40 milionë dollarë në 3 muaj


    Buxheti i shtetit ka marrë vetëm nga karburantet brenda tre muajve 5,9 miliardë lekë ose rreth tetëdhjetë milionë dollarë si taksa. Të dhëna zyrtare të administratës së doganave bëjnë me dije se, saktësisht për 6.3 miliardë lekë karburante grosistët kanë paguar 5.9 miliardë lekë taksa dhe kjo vetëm si pasojë e çmimeve mjaft të rritura të karburanteve. Të ardhurat nga taksat e karburanteve janë trefishuar brenda tre viteve, ndërkohë, krahasuar me vjet, për të njëjtën sasi të karburanteve të zhdoganuara ato janë 93 për qind më të larta. Për karburantet paguhet tatim mbi vlerën e shtuar që është 20 për qind e vlerës dhe kjo rritet paralelisht me rritjen e çmimit të karburanteve. Gjithashtu, paguhet edhe akcizë, edhe taksë doganore, të cilat në zërin e të ardhurave kanë pësuar rritje të qartë krahasuar me vjet. Ajo që vihet re më së shumti është se, për 6,3 miliardë lekë karburante janë paguar 5,9 miliardë lekë taksa, që do të thotë një vlerë e jashtëzakonshme taksash për karburantet. Çmimet e karburanteve vijojnë të rriten përditë dhe buxheti arkëton nga kjo rritje gjithnjë e më shumë pará. Shqipëria është një prej vendeve me çmimet më të larta të karburanteve në rajon dhe krahasuar me vitin 2002 çmimet e tyre kanë njohur një rritje prej mbi 130 %, ndërkohë që në tregun botëror çmimet nga ajo kohë janë rritur me 90 për qind. Gjatë këtij harku kohor çmimet në Shqipëri kanë njohur vetëm rritje, ndërsa në tregun e huaj ato herëpashere kanë njohur edhe ulje-ngritje. Në vendin tonë ka një specifikë me çmimet, pasi ato, kur kapin një vlerë, çfarëdo që të ndodhë në tregun e huaj, në tregun tonë ato nuk ulen më. Çmimet e mëdha të karburanteve kanë ndikuar në të gjithë treguesit e tjerë të çmimeve, pasi kanë rritur koston e produkteve dhe të shërbimeve të tjera. Brenda gjashtë muajve, të ardhurat nga taksat e karburanteve kanë kaluar nivelin e 11 miliardë lekëve, sipas të dhënave zyrtare, ndërkohë që vjet ato ishin me pak se tetë miliardë lekë për pothuajse të njëjtën sasi karburantesh ose për një sasi karburantesh shumë pak më të vogël. Kjo rritje çmimesh dhe rritje të ardhurash në buxhetin e shtetit po thellon hendekun me konsumatorët, të cilët vuajnë kostot dhe çmimet e larta.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  3. #3
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    larg pikave të karburanteve për 24 orë.

    Në një situatë ku çmimi i karburanteve në Shqipëri mbetet i pandryshuar megjithëse në bursat ndërkombëtare ka pësuar një ulje të konsiderueshme, Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, i fton këta të fundit të protestojnë duke mos iu afruar për një ditë pikave të shitjes me pakicë. “ZMQ fton të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare duke kërkuar që të hënën, datë 1 dhjetor, ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve për 24 orë, si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Europë”, theksohet në njoftimin për shtyp të kësaj zyre.

    Nëpërmjet kësaj proteste synohet të shprehet pakënaqësia e konsumatorëve ndaj çmimeve të kripura të cilat vazhdojnë të rrisin gjithnjë e më shumë koston e jetesës. Nga një vëzhgim i iniciuar nga ankesat e vazhdueshme të konsumatorëve, ZMQ arriti në konkluzionin se situata e çmimeve të naftës dhe nënproduktet e saj është skandaloze dhe se kontrollohet tërësisht nga kartelet që sot operojnë në këtë treg.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja keshtu luftohet mafia..
    i lumte organizatoreve..

    sigurisht miljarderet do blejne naft sepse ato qindarka centet e litrit as qe u hyjne ne hesap.. po te shohim miletin..

  5. #5
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Konsumatorët mbesin në dorë të tregtarëve të karburanteve për çmimet e larta të karburanteve. Ndërsa çdo propozim për ent rregullator, apo dhe për një situatë stabilizuese është parë me çudi, duke i shtuar “treg i lirë”. Pavarësisht normës së fitimit të importuesve si dhe të vetë shtetit. Në këtë lojë duket se shteti që rri e bën sehir, duke përfituar fryrjen e buxhetit nga rritja e çmimit, por edhe importuesit e mëdhenj të karburanteve marrin pjesën e tyre të majme, duke përfituar nga mungesa e kontrollit. Shteti me akcizën fikse prej 360 lekë të vjetra për litër fiton gjithnjë e më shumë para për arkën e vet, ndërsa importuesit mbajnë fitimet, të cilat në dukje pak për litër, por që në total kapin një shifër marramendëse prej të paktën 2.2 miliardë lekë në muaj.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Un personalisht do bashkohem ne greve.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    A ka ndonje lajm se si ka kaluar kjo greve?
    Jam shume kurioz ta mesoj nje gje te tille...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #8
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    A ka ndonje lajm se si ka kaluar kjo greve?
    Jam shume kurioz ta mesoj nje gje te tille...
    Si gjithë grevat e tjera!
    Kur bëhet fjalë për të drejtat e tyre, për çmime për papunësi, për sistem të korruptuar, Shqiptarët janë indiferent dhe nuk reagojnë, kur bëhet fjalë për tubime politike shqyhen b*ythësh.
    Mirë mor tua bëjnë, 200 Lek ta çojnë çmimin se pak e kan!
    Më acarohen nervat për të tilla gjëra se jemi shumë të plogësht ndaj padrejtësive që na bëhen!
    Vjen fundi i vitit dhe në gjithë botën perëndimore ulen çmimet nëpër dyqane, në Shqipëri dyfishohen.
    A ka Zot atje lart mor, të vër dor mbi këtë popull të shkretë, se qeverritë që vinë e ikin nuk duan tja dinë.....
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    sa kushton nafta sot per sot ne shqiperi
    po ta llogaritesh ne euro
    a mund te me ndihmoni
    ketu ne austri ka rene sot nen 1 euro
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    Edhe ketej ne Amerike ka rene shume. Rreth $2 per 1 gallon

    Afersiht 0.4 euro per liter.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Mitro Çela, kujtime..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:26
  3. Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  4. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •